“Kjo është shtëpia e Zotit, ju nuk mund të më largoni”. 

Sigurisht fraza është e rindërtuar dhe dhe e përkthyer nga një gjuhë tjetër, por faktet janë fakte.

Në shtator të vitit 2000, në Bolzano, Saimir Pirgu, një 18-vjeçar që sapo kish mbaruar shkollën e muzikës në Shqipëri, trokiti në derën e konviktit Rainerum, shtëpi për studentët e drejtuar nga Salezianët. Pirgu kërkonte punë dhe strehë, iu tha se ishte shumë i moshuar dhe shumë shqiptar.

Kur la qytetin e tij, Elbasanin, Pirgu u tha prindërve të tij, që të dy të punësuar në Metalugji, se ishte pranuar në Konservatorin Claudio Monteverdi në Bolzano për Violinë, dhe kjo ishte e vërtetë. Por u tha gjithashtu që kishte fituar një bursë dhe kjo nuk ishte e vërtetë. Siç pritej, kursimet e tij morën fund brenda një ose dy ditëve. Kur nuk kishte më asnjë grosh iu drejtua Salezianëve që e pranuan.

Pirgu, që tashmë është 31 vjeç dhe një tenor me karrierë ndërkombëtare, ka debutuar në Metropolitan Opera në vitin 2009 në rolin e Rinuccios në operën “Gianni Schicchi” të Puccinit, aria e gogël e të cilit mund edhe të mbyllë spektaklin. Të enjten, më 7 mars, ai u kthye si Alfredo Germont në “Traviatën” e Verdit, i verbuar nga shkëlqimi i kurtizanes parisiane, Violetta Valery.

Si djalë ballkanas, Pirgu dëshironte të luante piano, por ai kishte vesh të mirë muzike dhe komisarët komunistë e caktuan atë në violinë. Por në adoleshencë mësoi se ç’do të bëhej kur të rritej. 

“Kurdo që një njeri i rëndësishëm vdiste, televizioni ynë kombëtar transmetonte ‘Tre tenorët’ gjatë gjithë ditës”, tha ai vjeshtën e shkuar në San Francisco, ku debutoi në rolin e kokëkrisurit Tebaldo në “Capuleti e i Montecchi” të Bellinit. “Kush e di pse? Kur isha 14 apo 15 vjeç, i regjistrova ato në një videokasetë. Audioja ishte e tmerrshme, por e mjaftueshme për mua. U përpoqa t’i imitoja, por ishte e pamundur. Zëri im po ndryshonte. Nuk kapja dot notat e larta”.

Me të mbërritur në Bolzano, Pirgu u soll më së miri sin ë shtëpinë e tij të re – duke ndihmuar në kuzhinë ashtu si gjithë qiraxhinjtë e tjerë – ashtu si edhe në shkollë. “Këndo”, i kishte thënë mësuesi i muzikës Vito Maria Brunetti “Brenda një viti do të bëhesh këngëtar”.

“Dhe u bëra”, thotë Pirgu. Në vitin 2002, vit në të cilin u diplomua, ai merr pjesë në një konkurs në kujtim të Enrico Carusos dhe Tito Schipa, tenorë të mëdhenj të të kaluarës.

Me një emër ekzotik, Pirgu nuk shtron sfida të mëdha. Për momentin, për shumë dashamirës të operës është thjesht “Tenori shqiptar”. Vendlindja e tij është vetëm 45 milje larg prej takës së çizmes italiane përtej kanalit të Otrantos, por për shumëkënd në Perëndim ajo mund të jetë edhe ana e errët e hënës.

“Njerëzit më pyesin nëse jemi sllavë”, thotë Pirgu. “Jo, nuk jemi. Shqiptarët janë po aq të vjetër sa dhe grekët e romakët. Njerëzit më pyesin nëse jam mysliman. Jo, nuk jam. Shën Pjetri kaloi përmes Shqipërisë përgjatë rrugës së tij për në Romë. Jemi një popull i vogël, vetëm 3 milionë e gjysmë dhe kemi qenë të pushtuar nga Perandoria Otomane për 5 shekuj, por ne kurrë nuk i humbëm gjuhën dhe traditat tona”.

Saimir Pirgu në rolin e Alfredos në operën “Traviata” në Metropolitan Opera në Los Angelos

“La Traviata” është opera e Violettës dhe disa tenorë e konsiderojnë Alfredon si një rol të dorës së dytë. Për karakterin, Pirgu është shumë i ngjashëm dhe e do muzikën e tij. “Alfredo është i ri, i pasionuar, pak provincial”, thotë ai. “Dhe në krahasim me botën perëndimore, Shqipëria është një lloj vendi provincial. Unë nuk jam aq naiv sa ai, por kur dashuroj, dashuroj me pasion. Do të doja që mbyllja të ishte ndryshe për Alfredo dhe Violetën. Më pëlqejnë fundet e lumtura. Por Verdi, gjeniu, e dinte më mirë se unë”.

E drejtuar nga Yannick Nézet-Séguin, “Traviata” ndjek triumfin e “Rigolettos”. Tenori Plácido Domingo, që e ka filluar karrierën e tij dekada më parë, ka luajtur rolin e Alfredos në vitin 1970, ndërsa këtë radhë shfaqet si baritone në rolin e të atit moralizues të Alfredos.

Deri më sot, Domingo ka pasur raste të ndryshme për të vlerësuar kolegun e tij më të ri. Si drejtor i përgjithshëm i Operës së Los Angeles, Domingo ka prezantuar Pirgun në "Gianni Schicchi" (me regji të Woody Allen) dhe "Così Fan Tutte" të Mozartit,  me " Lucia di Lammermoor" të Donizettit që do të vihet në skenë sezonin e ardhshëm. Në Paris të dy i ka bashkuar “Cyrano de Bergerac" e Franco Alfanos.

"Ia kemi kaluar më së miri së bashku," tha zoti Domingo së fundi mes performancave në Valencia, Spanjë. "Unë me të vërtetë po kërkoj të punoj përsëri me Saimirin. Teknika e tij është madhështore, dhe cilësia lirike e zërit të tij është kaq e bukur".

Përpara Domingos, më i qëndrueshmi nga “Tre tenorët”, Luciano Pavarotti, ndoshta edhe më i dashuri, e kishte shumë për zemër Pirgun, thuajse si ta kishte bir arti. Gjatë qëndrimit në një klinikë dobësimi në afërsi të Bolzanos, duke dashur t’u jepte mësim talenteve të reja, Pavaroti kontaktoi Brunettin, që is jell nxënësin e tij Saimir Pirgu.

“Big Luciano kishte simpati dhe respekt për Saimirin”, është shprehur Brunetti së fundmi. “Ata u bënë miq të mirë”.

Çfarë i mësoi Pavarotti? “Luciano më dha madhështinë”, përgjigjet Pirgu. “Ai më tregoi një tjetër botë. Mjaft ta shihje atë si përgatitej, si fliste, si ecte në dhomë”.

Por ajo çfarë donte të dinte Pirgu, ishte sekreti i shëndetit të tij vocal.

Siç tregon Pirgu, përgjgjja e Pavarottit ishte kjo: “Intonimi. Këndo me tonin e saktë dhe automatikisht zëri yt do të bëhet i përsosur. Dhe kur njerëzit të kuptojnë fjalët, ky është maksimumi”.

Në fillim, fjalët i sollën ca probleme Pirgut në Teatrin Komunal të Bolzanos ku ishte punësuar ndërsa vazhdonte akoma shkollën. Zotërimi i tekstit për rolin që kishte në “Flauti magjik” të Mozartit ishte i dobët dhe regjisori donte që ai të largohej. Por Manfred Schëeigkofler, asokohe drejtor i përgjithshëm, kundërshtoi. Schëeigkofler bëri një audicion me Ioan Holender, drejtorin despotik të Vienna State Opera.

I mrekulluar prej tij, Holender i dorëzoi Pirgut një kontratë për rolin e Nemorinos në “L’Elisir d’Amore”, një rol vendimtar për Caruson dhe Schipa. Ky debutim në vitin 2004 i hapi shumë dyer.

Me flokët e zinj, me sytë e gjallë dhe një buzëqeshje fitimtare, Pirgu e ka të lehtë të veshë petkat e Nemorinos, por edhe tragjeditë, të stuhishme ose të errëta, i shkojnë për shtat gjithashtu. Të kënduarit e tij tingëllon spontan dhe i pasforcuar, falë një loje intuitive dritëhijesh dhe një prekjeje të mëndafshtë në pasazhet e qeta. Tani për tani profili tij është më shumë lirik se heroik, por sipërmarrës kokëkrisur tashmë i kanë parashtruar oferta për maratonomakun e Siegfriedit të Vagnerit. Ndoshta një ditë. Ndoshta kurrë.

Më herët me ndihmën e Schweigkoflerit, Pirgu hartoi listën e teatrove ku duhet të këndonte. “La Scala, Covent Garden, Bavarian State Opera, Zurich, Metropolitan Opera”, i kishte thënë Schweigkofler. “Saimiri këndoi te të gjitha, madje përpara afatit”.

Një tjetër aventurë për Saimir Pirgun. Nikolaus Harnoncourt, mjeshtri radikal antikuar, e ka caktuar për një kryerol emocionues nga Mozart “Idomeneo”, një vijim i historisë së luftës së Trojës. Verën që shkoi, Franco Zeffirelli peshkon Saimir Pirgun për “Don Giovannin” në Arenën romake 15.000 vendëshe të Veronës, e vetmja vepër mozartiane që ngjitej në atë hapësirë antimozartiane. Në televizionin zviceran, Pirgu portretizoi poetin Rodolfo në operën “Boheme” të Puçinit, që u transmetua live nga hapësira të ndryshme publike në Bernë, ku kalimtarët mund të ndërhynin dhe në momentet më intime të operës.

Me pak fjalë, Pirgu ia ka dalë mbanë. Me fitimet e para ai u bleu prindërve një shtëpi, duke shtuar  dyshimet e të atit se ai merrej me drogë dhe seks, siç thotë ai. “Ai pyeti nënën time: Si është e mundur, në një kohë kaq të shkurtër, të vijnë paratë nga hiçi? Ai nuk mund të besonte që të kënduarit mund të më jepte një jetë kaq të mrekullueshme”.

Pas “Traviatës”, Pirgu i bashkohet dirigjentit Riccardo Muti dhe Chicago Symphony Orchestra për Meshën në Si minor të Bach-ut, që Riccardo Muti refuzon ta trajtojë si një ushtrim praktik të performancës baroke. Në shkelje të ortodoksisë bashkëkohore, ai ua ka besuar pjesët e solistëve një kuarteti zërash operistikë talianë.

“Intensiteti i Meshës së Bach-ut buron nga intensiteti i tekstit liturgjik”, është shprehur së fundmi dirigjenti Muti në Ravena. “Të kënduarit nuk duhet të jetë kurrë i ftohtë apo i rëndë. Një zë joshës, karizëm dhe personalitet teatror janë avantazhe për çdo këngëtar dhe sigurisht në operë ato mund të mbulojnë shumë mëkate. Pjesët e kënduara të Bach-ut kërkojnë muzikalitet dhe shprehshmëri të lartë erbale”.

Pasi ka bashkëpunuar me Riccardo Mutin, me një repertor nga Mozart dhe Mercadante te Berlioz dhe Verdi, Pirgu e mirëpret këtë sfidë të fundit me gazmendin e tij karakteristik.

“Jam kundër idesë se duhet të jesh i specializuar”, thotë ai. “Duhet të këndosh me zërin tënd dhe ta bësh mirë këtë gjë, çfarëdo pjese qoftë. Verdi, Puccini, Mozart, Tchaikovsky, Bach: nuk ka rëndësi. Kjo është ajo që këngëtarët e mirë bëjnë gjithnjë. Specializohesh kur nuk bën dot gjë tjetër”.

Matthew Gurewitsch

Marrë nga Shqiptari i Italisë 

100 Komente

Faleminderit Pirgu... vetem kujdes me dashurine dhe perkujdesin ndaj Shqiperise. Nuk e duan vlla, nuk u morr vesh kurre pse-JA! Suksese te metejshme.

Suksese me te medhaja ,i uroj djalit.tipa si ky meritojn me shume.

ps keto jemi te lashte,jomuslyman, etc nuk ju ndan shqiptarit ngado qe vete.thua e kunderta do i bente superior!

Sa bukur ! Lart e me lart Saimir!

“People ask me if we’re Slavs,” Mr. Pirgu said. “We’re not. We Albanians are a race as old as the Greeks and Romans. People ask if I’m Muslim. I’m not. St. Peter passed through Albania on his way to Rome. We’re completely Catholic. We’re a small people, just three and a half million, and we were folded into the Ottoman Empire for five centuries, but we never lost our language and traditions.”

Shume suksese Saimirit.

e nga dolem te gjithe katolike ne?

Mysliman qe pi rakine = katolik

Mire e ka pas Saimiri. Tek ne, çdo gje behet "e vlefshme" smiley

Rri urte se te bona ortodox!!!!

ti bëj swedin unë Aquan. 

aqua osht anglikane

Po ortodoksët e perëndimit janë anglikanët. 

Mu s'me prano asilloj feje, kom bo pakt me Zotin dhe i morr komandat direkt pre atij, pa kto instancat e ndermjetme "Jezus, pape, kardinal, kryepeshkop, prift fshati". Me i llaf, kam mor te drejta isoj si Jezusi ose si Muhameti, me perjashtimin e vetem qe s'me lejohet te urdheroj te tjeret smiley

Me mik ë? smiley

p.s. 1000 here me mire ashtu. Fat e mbaresi smiley

 

People ask if I’m Muslim. I’m not. St. Peter passed through Albania on his way to Rome. We’re completely Catholic

Te jesh muslim nuk eshte as faj as gje e keqe.Saimir eshte emer arab.Ne nuk jena katolike po shumica te pafe.apostulli pal sipas bibles ka predikuar ne iliri  province e romes ne qytetet e themeluar nga romaket apo greket.Pastaj traditat , kultura , psikologjia jone etj na ben me teper lindore  .Nuk e di nese saimiri ka degjuar  ndonjehere avazet elbasanllie qe jane tepke si ato te anadollit.

Mos ja fut kot... se Saimir edhte shqip sa-i mire... kurse emri arab eshte Samir....

Alidems, keta edhe Fat-mir emer arab e nxorren, edhe Bes-mir, edhe Dit-mir etj qe s'me vijne ndermend. Na hapen barkun... pfffff 

Po qy u knoqa qy me saba tu lexu per suksesin e Pirgut?! Edhe me shume!!!

Te lumte patriot!!!! U ndjeva krenare smiley   , une u kenaqa ma shume Bama  se djali qeka nga  anet tona smiley

Si djalë ballkanas, Pirgu dëshironte të luante piano, por ai kishte vesh të mirë muzike dhe komisarët komunistë e caktuan atë në violinë. Por në adoleshencë mësoi se ç’do të bëhej kur të rritej.

Eh, nuk ka djal ballkanas thuaj qe te mos deshiroje ti bjere qemanes (oksidenti i thote ppppianno, tha Shazivari). Qe te gjithe e kane nga nje piano ne shtepi, ne mos nje Bechstein, te pakten nje Steinway e kane ku mund te luajne.

 

Saimirit, ja boft Zoti drite gjithandej ene sa me lart me talentin e tij.

Por dmth, ky donte te luante ne piano, komisaret komuniste e vune ti binte violines, dhe ky me ne fund u be tenor?

Eh, komisare komuniste te poshter!

SHyqyr qe s'u bo soprano thuj!

eh! smiley

me ata te Gur Kusarit gjithcka mund te ndodhte. Nuk e kishte njeri vete ne dore. smiley

bravO (theksi ke o-ja smiley )

Shkrimi eshte mush me mufka. Per te mos bere peshk mistrecin komplet me nje djalosh te talentuar dhe dora jone, ja njera:

"Shën Pjetri kaloi përmes Shqipërisë përgjatë rrugës së tij për në Romë".

Ndonje dite do te kumtohet lajmi qe Buda ka kalu neper Elbasan ne rrugen Egnatia. Ekziston nje teori qe kaluar shen Pali, jo shen Pjetri.

E paske nga ana fetare ti per mufkat. Thashe se ishte shkrimi gabim.

sa i shef ene ti kto detajet e vockla: ca boni shen Pali, shen Pjetri apo shena Nou?  smiley

tashti ka Lindja e Aferme per ne Itali po kalo ene gazi nga ne, se i bje mo shkurt, e jo mo mos kalonte shen Pjetri per t´shku n´Rom e me gjet nji gur e me ngrejt kishen.

sikur ka qene Enea, mer, tu u kthy nga Troja, qe shkoi me bo Romen. Masnej erdhen kto te tjeret... apo e kom gabim?

po mer, Çim, ene Enea anej ka ne ka kalu.

Qe t´gjith kan kalu nga ne.

Puna osht, sic e thoshte ene Miri Lemes, "qe t´gjith kalojn knej, asnjoni nuk rri!" smiley

smiley

smiley

looool

smiley

Folni per vete ju te dy! Se ai muhabeti me Tepron me poshte vle ene per ju te dy. Qashtüü!

Te ka thirr dhe e ke nigju!!!!

 

“Ejani peshqit e pamarrun vesh që ta dëgjoni fjalën e Zotit që u lindi në marri të njerëzve qëi mbyllin veshtë dhe zemrat e zërit të Zotit dhe mbesin në mëkat” Kur fillojne 13 te martat?

Qe qe dulem prap tek Gur-Kusari. Nc nc nc, si s'na u ndane keto muhabetet e Gurit, ngelem tek Guri megjithse banojme ne Bronx, apo "I teti ne bronx", ku merret vesh, si ka qene ajo shprehja e vjeter te Guri: "Kto s'tjapin as i Gur me ça kaptinen"?

Ore Heretik, po lere ore Artistin artist, mos e gjyko per njohurite historike pse mund te kete ndonje pasaktesi.

Pse Alidea çfar eshte artisti ndonje gje e pagjykueshme, perendi e Olimpit, çfar bejne nate e dite kritiket e artit dhe artistet per njeri tjetrin? Pastaj tani eshte hap loja e çmitizimit ronshem, jemi duke kritiku edhe veprimtarine e Nene Terezes, Papes, veprimtarine e Jezuit, Muhametit etj. Plus kritika e bere shokut Enver nga kritike arti qe ngaterrojne Kadri Hazbiun me Fiçor Shehun.

Nga tere ajo interviste ti ke kapur nje pasaktesi.. mire heretik no problem  kritikoje, nuk e di a me kupton. 

Ti si e ke hallin, do qe te nxjerr edhe te tjera?

Un asnji hall nuk kam jo, jepi hape kutine e pandores smiley

E hap kutine e pandores un e hap se eshte omelsine e mire, si pune keku. Apo e ke fjalen per ate poçen apo vorben e mitologjise greke? E kena ç'mitizu edhe ate, e kena bo prej plasmasi trasparent, nudo me i fjale, porno, duket se çfar vlo gllu-gllu mrena.

t paska met merak Pandora , cune me komplekse smiley

heretik

je njesh fare. buda ka kalu neper elbasan.... hahahahha sa kam qesh.po shen Pali kaloi e la ca shenime,,,nga ku buron fjala "shen" smiley))

"Si djalë ballkanas, Pirgu dëshironte të luante piano, por ai kishte vesh të mirë muzike dhe komisarët komunistë e caktuan atë në violinë. Por në adoleshencë mësoi se ç’do të bëhej kur të rritej. "

Nqse Pirgu eshte sot 31, ai ka qene 9 vjec ne 90. Se kur qenkan marre komisaret komuniste me formimin muzikor te Pirgut nuk e kuptoj.

Bravo per suksesin, por kto martirlleqe te bejne per te vjelle. Me siguri djale fuksi qe e kane lejuar tek shkolla e muzikes n'Qelbasan.

Me mire te kendoje dhe mos japi intervista se qenka cun trap!

FALEMINDERIT Saimirit qe na nderon kudo qe jep shfaqe!

Une e kam taku shume pak por te gjithe koleget e tij e lavderojne shume si cun. Vertete BRAVO per arritjet dhe gadishmerine per te marre pjese ne evente qe kane lidhje me Shqiperine.

suksese artistit! Si djal që ka menduar për prindërit i lumt!

Kto gazetarët dhe "zbukurojnë" ndonjë shprehje s'ke ç'bën.

 Jemi një popull i vogël, vetëm 3 milionë e gjysmë dhe kemi qenë të pushtuar nga Perandoria Otomane për 5 shekuj, por ne kurrë nuk i humbëm gjuhën dhe traditat tona”.


http://www.youtube.com/watch?v=OTUIzv-aO...

- Just a little bit ( po pak fare, ama) of religion identity.But, hey. What's a little hypocrisy among friends. right ???

Artikull vertet emocionues. Sa do te doja ta kisha ndjekur Saimirin ne rolin e Alfredos...kurse mesha ne b-moll e Bachut performuar nga Orkestra simfonike e Chicagos nuk qenka uploaduar ende me c'pashe. smiley

Urime dhe suksese te metejshme!

si su rehatut i here mer smiley

Grazie Sajmir ! Pema plot gjuhet.

Kisha n'plan me te ndjek gjer ne Met por spo na dalin paret smiley

MET-i osht sport i rond. smiley

eh e di

duhet me shtri komt sa ke batabijen kineze smiley

Bravo Saimirit, se se bashku me nje plejade te re artistesh me fame, si Inva Mula, Ermonela Jaho e disa te tjere, .... zanin shqipes lart ja ngrite(t)... gjithe ket popull n'drite e qitet....

Ju lumte, si per vete e po ashtu edhe per emrin e mire qe i vene Shqiperise, por mire do te bejne qe te mos japin intervista me "lufte" e me "t'..ime" se keshtu e 10sin fare muhabetin....Nuk fitohet fame, duke treguar vend e pa vend per kulshedren komuniste, nuk fitohet fame duke i thirur te tjeret te meshirojne, nepermjet vuajtjeve te pashoqe qe ke bere ti dhe askush tjeter..... keto jane b...q..mlliqe.(nejse se nga Elbasoni eshte, pre e gurkusarsve)

Megjithate pertej verejtjeve etike, eshte i madh.... ne zhanrin e vet....

İ mire eshte po tani dhe ekzotizmi eshte reklame e mire keshtu qe hajt mo,nji vesh shurdh nji sy qorr...ose te dysmiley

NYT deri tani kurre nuk ka shkruajtur mire per Shqiperine!!!

Nen petkun e se vertetes jornaliste ka vjellur permanent vrer kunder te gjithe kombit shqiptar.

Per mua ky artikull me duket sipas asaj fjales se urte qe ka jugu shqiperise:

ruhani nga greket dhe kur ju falin dicka 

pra ne kete rast mos ja merrni nyt me te mire dhe kur ju lavderojne.

Se kuptoj se cbejne shqiptaret e amerikes ???

Pse dhe sa kohe akoma do ta tolerojne nje gazete te tille ???

 

E ka denu  NM ket Gjon. E ka perdor per leter higjenike. C'jemi ne qe te kemi mundesi te bejme me shume se i madhi? Nje hic jemi...

 

tenori nga ana e errët e Hënës’

C'i kane keta tituj keta? gjithe bota ja mbath ne itali ose usa. po do te behesh i famshem dhe ke talent, atje duhet vajtur. gjithe hena te errta keta.

ne shqiptaret jemi me penallti. edhe artistet jane me penallti. se c'i duhet krishterimi dhe shen pjetri ketij, s'e marr vesh. edhe ja fut katundit per shen pjetrin. je artist o Sajmir, je qytetar i botes. kur ke dhe ti lakra ne koke, imagjino te tjeret.

urime per cfare ke arritur. ndjese per kritiken.

Po cfar lakra ka moj injorante, ai sheh qe abozohet me dicka, dhe thote te verteten. Te te thone ty qe je budiste cfar do te thuash? Atij nese i thone mysliman vetem se eshte shqiptar dhe ai nuk eshte mysliman, cfar do te thote ai? Te thote PO jam, kur ne fakt s'eshte? E pike e zeze.... dhe mua me pyesin kur u them qe jam shqiptar nese e ha mishinn e  derrit apo pi alkool, dhe mua kjo me bezdis, sepse nuk e kuptoj perse duhet te me pyesin, aq me teper kur ngaterojne albanine me algjerine apo armenine.

ngadale mi ngadale ti ora, me shpate ne dore. lexon ndonje pyetje ti, rreth fese aty?

c'i duhen fete atij, kur se pyet njeri? 

qetesohu dhe merr fryme thelle.

alba ke te drejte .Artisti ne fjale me sa duket paska kaluar neje periudhe shume te veshtire ne fillimet etij.Kjo patjeter e ka lene me pasoja...po une nuk do ndalesha ne ç'thote ne intervista...i lehte ,ndersa zerin e ka engjellor,jo shume te fuqishem po shume melodioz.

Do isha kurioze te dija se çare feje eshte sot Pirgu......

myslyman nga gjysherit, sic duket.

Sic duket nga kush? Nga ty? E di ti me mire nga c'e di ai vete keshtu? Sa gjysher ka pas mysliman, se e garantuar 90% e myslimaneve shqiptare s'kan pas me shume se 2 gjysher mysliman.(breza e kam fjalen) te tjeret kan qene ateiste, myslimane nga halli, dhe te krishtere per qindra vjet.

 dhe te krishtere per qindra vjet.

Kjo përgjigje do kishte qënë më e pranueshme se ajo katolike, sepse katolicizmi është krijuar më vonë si nën-degë e krishtërimit. Por, pas deputimit të mbrëmshëm sinqerisht nuk e mendon fare nëse ky është katolik, mysliman, apo budist. Njerëzit shohin talentin që ai ofron, te tjerat behen sekondare. 

Katolicizmi eshte krijuar me vone, por eshte dogme, fjala nen-dege nuk eshte e sakte megjithese e kuptoj se cfar deshe te thoshe.smiley

Ke të drejtë smiley

Qenkan merzitur kozmopolotet sepse sajmiri nuk deklarohet qytetar i botes!
se mos vret veten ndonjeri(a) ne shenje proteste .apo nuk jane edhe te ndjeshem ne kesi gjerash

Saimir Pirgu në galën MET mbrëmë dha një performancë shumë të mirë duke kënduar krah për krah sopranos Diana Damrau e cila shkëlqeu në rolin e Violetës dhe Placido Domingos. La Traviata e Verdit ëshë padyshim një ndër operat më të arrira, sidomos kur je duke e ndjekur live është e pamundur të mos emocionohesh e të drithërojë shpirti përpara një opere të tillë. 

Suksese Saimir Pirgu! Duartrokitjet që more mbrëmë ishin mjaft të merituara e të uroj që të shoh sa më shpesh në ketë anë të Atlantikut me qëllim që të vij sa më shpesh e të të ndjek nga afër. 

sa ishin biletat? mesataret ose te lirat e kam fjalen?

Imja sh e lire dhe afër orkestrës. Rush tickets but worth trying to get them.

dmth, po vajte tafti-bafti dhe mund te gjesh bilete te mire dhe te lire? qarte?

 

me rush tickets ti kupton ate qe blihet tek kioska e vecante me cmim te ulur, apo tek sporteli?

lexo në inbox.

thanks

Pse mer cun t'vika turp nga feja e babgjyshit ne e nondajes ty? smiley

Katalikt kane pas majt hunen me dore kur blejshin ide nga nondaja jote! 

Gjynof qe e dhjesin kshu kta cunat e jone meselene! 

Per pese pare spec! smiley

MET? 

Ok! 

But ask me if I care! 

Ktynve qe i vje turp prej meje (myslimon, anipse jo praktikant) une i vej i' kryq t'modh (pun not intended) dhe s'e kthej mo krytin mrapsh! 

mrroklla, ki kujdes se vjen Ora1 dhe ta rregullon qejfin.

Nuk besoj se eshte pune turpi ajo, eshte pune acarimi nervash kur perballesh me te paverteta qe jan shpesh te qellimshme. Pse e kane kete mani (ata qe zakonisht na dun keq) gjithmone te permendin fjalen mysliman apo religjon? Pse psh kur behet fjale per nje grek, irlandez, anglez apo gjerman nuk te shkon ndermend ti vesh ne dukje perkatesine fetare? 

Ai ne ate pozicion qe eshte pavaresisht se e pranoj e ka tepruar njecik i takon te flase, per punra ne jeten e perditshme pastaj une ju them edhe qe shqiperia eshte principate tribale ne kufi me zululandin dhe s'e ve  une hic ujt ne zjarr per ate pune. 

Pse psh kur behet fjale per nje grek, irlandez, anglez apo gjerman nuk te shkon ndermend ti vesh ne dukje perkatesine fetare? 

 

 

Po pse te sikletos ky muhabeti i fese ty o vlla? 

Ky eshte problemi im. Pse te sikletos? 

Sidomos ky dajkua qe ka vajtur aq lart?

Mbaje o vlla veten me respekt! 

Ke arritur personalisht kaq shume, je aq i sukseshem, dhe shkon e ndrydhesh e sperdridhesh neper gazeta? 

Jo mire, jo mire! smiley

 

Sepse nuk ka sigurinë në vetvete dhe të vendit nga vjen. Eshte fatkeqesi sepse vertet fama dhe suksesi i tij duhej t'ja kishin hequr disi kompleksin qe ai ndoshta ka për vendin nga vjen, për të shkuarën e tij. Hajt mo, une them që i falet sepse njerëz jemi e gafa bëjmë siç tha i ndjeri xhaxhi Vani smiley

Mua personalisht me sikletos sepse eshte ceshtje perceptimi, nuk jam rritur ne ambjent fetar, dhe skam qejf te gjykohem nga feja mer vlla, dua te gjykohem me shume identitete te tjera para identitetit fetar, kam nje identitet individual, nje kombetar, nje kulturor, nje krahinor, nje familjar etj identitete qe kan kontribuar shume ne formimin tim, por jo identiteti fetar, une nuk vij nga shoqeri fetare qe te me identifikosh me fene. Ta thash edhe njehere me lart po te ishte Pirgu italian s'do merrej njeri me fene e tij, nuk do ja permendte njeri, prandaj smund te besh me faj Pirgun e cdo shqiptar tjeter pse reagon, reagon sepse ka nje shtytje pra, ja permendin, dhe ja permendin zakonisht ata qe i duan te keqen. 

Se harrova, nuk e kam fare problem une faktin qe shqiptaret jan ne pergjithesi te religjonit mysliman. Fare, dhe kjo nuk me bezdis fare, absolutisht, kujt nuk i pelqen ky fakt, si brenda si jasht le te haj mut Ama nuk me pelqen qe te keqperdoret per qellime antishqiptare sic perdoret rendom, duke renduar pikesepari mbi komunitetin mysliman shqiptar, qe eshte ne pune te vet, dhe pastaj mbi te gjith shqiptaret.

Me falni qe ju nderhyj, por deklarimet se shqiptaret jane "ne te vertete te krishtere" besoj se ne nje fare niveli behen per te miren e vendit, dmth, patriotikisht, nga njerez qe perballen me Evropen perendimore dhe duan te ndihmojne procesin e "integrimit evropian". Si me thene, Pirgu eshte nje nxenes i vogel i Kadarese. Eshte shume e sikletshme dhe problematike si strategji, por nuk i duhet mohuar natyra strategjike. Vecse nese ne rastin e Kadarese nuk e ve ne dyshim qe pikerisht per strategji behet fjala, per Pirgun s'shprehem dot me bindje. Mund te jete edhe nje rast kolonizimi i thjeshte mendor.

Trop, une s'shikoj asnjë problem tek fakti që ai i kthehet identitetit të tij, sepse fundja Iliria në kohën që permend Pirgu ka qënë më shumë e krishterë sesa myslimane. Por, kur ai thotë të "gjithë" bie në sy për keq, sidomos për pjesen tjeter shqiptare qe identifikohet shume me kete besim. Syshqiponjat shqiptarë janë në gatishmëri dhe s'të lënë të lëvizësh as para as mbrapa smiley

Shyqyr qe jane syshqiponjat, lirikashqiptare, qe gjeja te mos rehatohet ne ngushtimin e perhershem te lakut rreth identitetit. Ai bie ne sy per keq sepse, me gjithe respektin, flet budallalleqe.

S'e mohova qe binte ne sy per keq. Por, njekohesisht kemi edhe tendecen të kapemi pas diçkaje e të mos e harrojmë. Uroj që Pirgu të kete kuptuar thagmën që ka thënê në intervistën e tij, ose së paku dikush t'ja ketë vënë në dukje që të mos e përsërisë më. 

Kjo puna e identitetit të krishterë të shqiptarëve, bazuar në parësinë kohore, dmth. se para se të konvertoheshin në Islam qenë të krishterë e prandaj vazhdojnë të jenë ngjan si tepër e dyshimtë, pasi, para se të bëheshin të krishterë qenë paganë e në fillimisht fare majmunë sipas Darvinit. Për të qenë evropian nuk ka pse të jesh medoemos fetarisht i përcaktuar.

Edhe evropianet perpara se te konvertoheshin ne hic qene te krishtere. Identiteti ka marredhenie fluide me te verteten, kjo me identitetin, e keshtu me radhe. Historia si cdo shkence eshte funksionale, e zevendesuar here pas here nga intervistat e VIP-ave per gazetat prestigjioze.

Njerezit u ndjekan mire t'ju kthehen rrënjeve e degëve prej nga vinë mesa duket. Ndjesia për t'u përkitur (belong, si thuhet tamam në shqip), krijoka komplekse të mëdha tek njeriu, saqë ky fillon e flirton me idene po sikur, po sikur. Nuk e di nese kjo na ndodh vetem neve si rracë, apo e kanë dhe kombësi të tjera? Por, di të them diçka që e kam vënë re sidomos këtu në usa, shqiptarët, veçanërisht meshkujt hiqen për rracë italianë, restorantet italiane, guzhina jonë italiane. Dhe, ironia më e madhe është kur i sheh këta të mbuluar me tatuazhe me shqiponjën dykrenare, apo edhe me zinxhirët në qafë për t'i thënë të tjerëve sa shqiptarë janë. 

Shume arabe te thone qe jane berbere, jo arabe tamam. Pastaj te shpjegojne qe berberet erdhen nga veriu i Evropes ne kohen e Romes e terci e verci.

Po pyte dy libaneze, te dalin tre me gjysh/stergjysh francez. 

Jo shume ndryshe nga shqipot qe jane "katolike", jo sepse jane pagezuar personalisht, por sepse "ashtu e ndjejne veten" dhe "ne te krishtere kemi qene, por turku...."

Me i' llaf, ne, arabt, dhe levantinet! 

Kompleksi sa nji xhami, me gjithe minare! smiley

Tani që po kujtohem një mikesha ime arabe që është katolike sapo prezantohet me të huaj "makes sure she says she's catholic and that she speaks aramaic the language that Jesus spoke". Në fillim më bëri përshtypje sepse e dëgjoja, dersia i rashë në të që ajo nuk kërkon të identifikohet me pjesën islame, dhe pse ajo vete vjen nga bota arabe por i përket një feje tjetër. Komplekset qënkan shumë të pafundme. 

te shkretet, kujtojne se katolicizmi do i zbardhe lekuren.

E ke te sigurte ti qe eshte kompleks i saji dhe jo reaksion ndaj perceptimit te gabuar te te tjereve? Sepse ta garantoj une qe 99% e njerezve te huaj qe ajo takon sapo u thote nga vjen krijojne nje perceptim te gabuar mbi fene, identitetin kulturor te saj etj etj. Nuk ka asgje te keqe qe ajo te mbroje identitetin e saj. Sot psh thuhet pa teklif qe polaket jan katolike, megjithese nje pjese e mire nuk jane, ose i perkasin nje besimi ndryshe feta, qe ruset jan ortodoks, megjithese serisht nuk jane etj etj. Ka nje tendence te gabuar te yshtur nga racizmi dhe imperializmi per te kufizuar lirine dhe identitetin e shume popujve dhe individeve duke ju dhene nje identitet imperialist qe ju mohon prejardhjen dhe genin e tyre. Nje nga menyrat me te mira per te bere kete eshte te kufizohet identiteti etnik dhe ai fetar. Mblidhen popujt si bageti rreth nje identiteti te perbashket qe i dhuron imperialisteve dhe dogmatisteve me pak kokcarje, me shume kliente dhe me shume ushtar. 

Sepse islami = terror. Dhe ajo do të make sure që nuk e shikojnë me atë sy por ndryshe. 

ti e paske koken me lakra per vete o Godo. jane me miljona myslymane ne kete bote, qe jane njerez per se mbari. i shkret ti.

Mrroklla

me vjen keq qe flet kshu ti... ne jemi ne ate vend me milenia mer plak, nuk themi qe kemi gjysher italjon e me the e te thash! qe shqiptaret jan te krishtere ne origjine e di dhe bufi, eshte fakt historik. Ku e sheh problemin ketu ti?  por edhe qe qendresa shqiptare ndaj pushtimit osman eshte fakt historik. Ke degjuar ti te themi ne qe e kemi marr gjuhen nga roma e lashte apo greqia e lashte? jo mer plak plot krenari themi kemi gjuhen tone poaq te lashte ne mos me te lashte. Mos na ngaterro me popuj e raca te tjera mer jahu..

Une psh vij nga familje myslimane nga njera ane, por nuk e kam fare ate identitet, hic mor burr, zero, familja ime por edhe zona nga vij i ka rujt traditat njesoj pa asnje ndryshim sic i kishin kur ishin te krishtere, e ndoshta qe kur ishin pagane. Pse une duhet me pas kete identitet tashme qe te paret e mij, ata dy-tre qe nje zot e di pse e moren, as vete nuk e kan pas kurre e te hedh poshte nje linje gjaku me kete qe ka me qindra e me shume vjet ne ate toke e ate zone? Nuk e bej mor vlla une ate pune qe te dukem si pa komplekse. Nuk e kuptoj ama pse do ishte kompleks per djalin tend nqs do kthehej ne fene e te pareve te tu? 

Edhe qe te jem i qarte, jo se ka ndonje te keqe te kesh prejardhjen nga turqia, se une do isha shume krenar por te isha me prejardhje turke, e pse jo? Cfar mangesish ka ne histori apo edhe qyteterim turqia? Edhe sot e them pa pike hezitimi, pa medyshje fare, qe eshte qyteti me i civilizuar ne  europe, nje vend ku racizmi nuk njihet si fenomen... nqs ka nje problem eshte pak fetar, perndryshe stambolli eshte top of the world city. Por ja qe jam shqiptar mer plak, pse qenka kompleks te distancohem nga dicka qe s'jam kur me cajne bythen si ne media apo ne perceptim publik, e aq me keq kur kjo propagande e felliqte eshte e stisur nga ndjenja anti-shqiptare?  

PS: Qe ne 1959-en ka aplikuar Turqia per t'u qasur (asociim i thote ministria jone e linjes). Ne te njejtin vit me Greqine. smiley

ketu vihet re nje ngaterrim i gjerave. te gjitha ato qe thote pirgu jane te verteta, s'jane genjeshtra ( pervec shen pjetrit qe e ngaterron me palin).po kush e pyeti dhe pse i hap keto pete? ketu eshte problemi. pastaj filozofet fusin dhe kadarene ketu, qe s'ka bere gje tjeter vec tregon historine shqiptare ashtu sic eshte. qe shqiptaret s'jane fetare, kete e di dhe bufi, se te ishin aq fetare as Dulla s'do e kish eliminuar dot fene.

nje shejtan amerikan, i lexuar dhe i ditur me tha nje dite per te me provokuar: shqiptaret jane me shumice te krishtere, yes? jo i thash, jemi  me shumice myslymane, dhe pastaj ato shpjegimet turke dhe enverhoxhore kundra fese... etc etc.

po kush e pyeti dhe pse i hap keto pete? ketu eshte problemi.

nga emri i tij besoj. Saimir eshte emer musliman megjithese ky vjen nga shqipja (sa i mire), perdoret dhe nga arabet  ne formen SAMIR. 

pergjigjen e jep pra me sqaruar miletin (gazetarin) sa i perket ATIJ VETE (qe ne thelb nuk eshte fetar por vetem hiqet si ja do puna, siç kemi bere historikisht te gjithe ne te tjeret, duke fillu prej Skenderbeut, heroit tone kombetar), jo me regullu biografine e tere shqiptareve ose me ofenduar ata muslimane.

my point is: mos flasi fare fare per kete pune po nuk e pyeti njeri. that's all.

Kuro

Samir dhe Saimir jane dy emar krejt ne ndryshem... Sa i mir, nuk eshte mysliman, eshte shqiptar. Samir nuk dmth sa i mir ne arabisht. Mos ngatero kekun me byrekun.

Ka te bej shume fakti qe shqiptaret kan qene te krishtere sepse perndryshe dalim tek tezat e serbosllaveve dhe grekeve qe shqiptaret kan ardhur si myslimane azie ne ballkan, pra si pushtues fetar. Fakti qe shqiptaret kan toponime, por edhe stergjysher te krishtere e hedh poshte kete teori te felliqte RACISTE antishqiptare.

Saimirit suksese te metejshme dhe te gjitha te mirat e tjera. 

“People ask me if we’re Slavs,” Mr. Pirgu said. “We’re not. We Albanians are a race as old as the Greeks and Romans. People ask if I’m Muslim. I’m not. St. Peter passed through Albania on his way to Rome. We’re completely Catholic. We’re a small people, just three and a half million, and we were folded into the Ottoman Empire for five centuries, but we never lost our language and traditions.”

Dude, watch "Life of Pi" and chill out smiley.

 

Do shkoj ta shoh Saimir me 11 prill ne CSO ne rolin e Alfredos bashke me nje grup te tjere shqiptaresh.  Dikush qe ka komunikuar me te, i kishte thene qe kishte deshire qe te na takonte personalisht o mbrapa skene ose nje dite tjeter mbas shfaqes me vone.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).