Prodhimtaria e memories kolektive të shqiptarëve gjatë gjysmës së parë të shek. XX kalon kryesisht nëpërmjet modelit letrar të trashëguar nga veprimtaria e rilindësve, publicistikës dhe hapave fillestarë të historiografisë. Kjo e fundit, me ndonjë përjashtim të sforcuar, është e pamundur të konsiderohet si shkencë e bazuar në qasje kritiko-analitike dhe ngelet e tillë, artizanale, deri pas Luftës së Dytë Botërore.

Produktet botohen në revista të ndryshme kulturore ku mbizotëron roli i revistave fetare në të cilat, shpesh herë, e kaluara mesjetare modelohet në funksion të interesave të ndërlidhura me doktrinën.Artizanët, në rastet kur nuk janë ingranzhe të klerit, janë pjesë e mendimit politik të kohës dhe përballen me të kaluarën jo nga pozita e historianit, por nga pozita e njerëzve me influencë tek rrathët e ndryshëm social e në mënyrë të veçantë tek aparati administrativ. Situata ndryshon dukshëm pas Luftës së Dytë Botërore me përcaktimin e metodologjisë, objektivave, fondeve dhe me ndërtimin e institucioneve specifike me synime katërçipërisht ideologjike.

Historiografi funksionale

Duke pohuar se «kalitja ideologjike e njeriut është garancia për çdo sukses në revolucion» Mehmet Shehu përkufizonte në mënyrë të qartë masat e domosdoshme në atë që ai quan «farkëtim i njeriut të ri». Ky prototip social do të krijohet që në bankat e shkollës, nga ato tekste që M. Shehu këmbëngul se «duhet» të rishikohen «për të përcaktuar çfarë është e drejtë e çfarë është e shtrembër, çfarë është e tepërt e çfarë është mangut [...], faqe-për-faqe [...] dhe fjalë-për-fjalë».

Motoja e reduktimit të njohurive në «as më shumë e as më pakë», aq sa i nevojitet «njeriut të ri» për t’ju bindur verbërisht “bandës” enveriste, shtrihet në të gjitha fushat e edukimit, ku historiografia, për vetë forcën e saj indoktrinuese, i nënshtrohet një ndërhyrjeje intensive dhe të mirëprogramuar. Nga kush? Në radhë të parë nga ajo “banda” e Byrosë politike, e përbërë me njerëz pa arsimin e mjaftueshëm: ky nivel udhëheqjeje përcakton çfarë duhet e çfarë nuk duhet të jetë historiografi, e këto persona flasim nga pozita që u mundësojnë ekskluzivitetin e përdorimit të foljes modale ‘duhet’, një ves ky i pavdekshëm për elitat shqiptare.

Që këtu mund të themi se studimet në fushën historike janë gjymtuar si nga objektivi – «farkëtimi i njeriut të ri» –, ashtu edhe nga objektiv-përcaktuesit – strukturat partiake. Përveç kësaj, ato – veçanërisht fusha e studimeve medievistike – plazmohen sipas metodologjisë marksiste-leniniste. Përparësia e historisë funksionale, binarët politik në të cilët ajo rrugëton dhe qasja marksiste-leniniste janë tre tiparet kryesore të “progresit” që solli enverizmi në historiografi dhe që akoma sot, pas 22 vitesh, mbijetojnë të qeta deri edhe në nivelin e pavetëdijes.

Derivatet e modelit marksist

Ajo çka sot njohim më pak – por përjetojmë më shumë – nuk është ideologjizimi i historiografisë dhe pilotimi i saj, se sa roli i metodologjisë, i cili, theksoj, nuk duhet ngatërruar me bindjen politike. Metodologjia marksiste-leniniste e aplikuar nga historiografia shqiptare ka në themel materializmin historik, një realitet paradigmatik i nënvizuar nga udhëheqja politike e Shqipërisë dhe i kanonizuar nga udhëheqja shkencore. Për hollësi mund të lexohet fjalimi i Hysni Kapos, që përcjell diktatin e Byrosë politike, me rastin e krijimit të Akademisë së Shkencave të RPSH dhe i drejtuesit të saj, historianit Aleks Buda.

Ky vizion, së pari, vendos në themel të historisë sonë aksiomën e evolucionit shoqëror të përftuar natyrshëm nga «zhvillimi i brëndshëm» dhe nga «rritja e forcave prodhuese të vendit», pra faktorët që ndikuan pozitivisht në të kaluarën shqiptare janë kryesisht made in Albania.

Së dyti, pasojë e këtij zhvillimi është paradigma që i jep «masave popullore» autorësinë e «krijuesit të vërtetë të historisë».

Së treti, meqenëse flasim për «masë popullore» duhet të kemi parasysh edhe rolin antagonist të pakicës «shfrytëzuese», që rrjedhimisht nënkupton një konfliktualitet të qëndrueshëm dhe të përhershëm klasor. Pikërisht ky konfliktualitet, sipas shkollës historike të pas Luftës së Dytë Botërore, «shtyn përpara gjithë zhvillimin historik». Kështu të paktën shprehej Enver Hoxha një vit përpara jubileut të pesëqind vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Inversioni kohor

E tërë historia shqiptare, nga etnogjeneza, e fiksuar diku ne shek. VII-XII, dhe në vijim, është intepretuar nëpërmjet determinizmit të «masave», të «elementit vendas», të «rezistencës ndaj shfrytëzuesve» dhe të «identitetit» që këto faktor krijojnë. Ku më mirë se në doktrinën e regjimit enverist jetësohen tre paradigmat e mësipërme? Teorikisht, si rezultat i pjekurisë vendase – që nuk mohon flukset nga jashtë –, regjimi ishte kurorëzim «i luftës së pandërprerë të masave» – e që këtu parulla patetike «populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë» – kundër «klasave shfrytëzuese» të brëndshme e të jashtme (armiqve), si dhe i vetëdijes kolektive.

Historiografia shqiptare, me pak fjalë, është rezultat i nevojave të enverizmit për legjitimitet e konsensus, por gjithashtu është edhe një shëmbëlltyrë e këyre dekadave që në të vërtetë mbulojnë disa shekuj: nëpërmjet inversionit e kaluara projektohet nga e tashmja, ndërsa në realitet ndodh e kundërta. E thënë ndryshe, «masat» mesjetare ndërtohen mbi imazhin e «masave» moderne, marrin formë dhe rol vendimtar në zhvillimet politike. Është thelbësore, pra, të kuptohet që përtej tentativës së krijimit të analogjive mes diktaturës së proletariatit, nga njëra anë, dhe epopesë së Skënderbeut e Rilindjes, nga ana tjetër, shkolla historiografike shqiptare e ka ndërtuar të kaluarën mbi baza ideologjike dhe mbi realitetin socialist.

Kjo shpjegon inflacionin e rolit të «masave», të identitetit të kombit që në mesjetë, të rezistencës konstante, të sakrificës shekullore shqiptare, të mbështetjes në «forcat tona». Emrat më të shquar shqiptar të historiografisë, letërsisë, artit e fushave të tjera kanë kontribuar në rrënjosjen e paradigmave të tilla. Duhet theksuar gjithashtu që ky vizion është internacionalist dhe fokusimi i historiografisë shqiptare përfshin, siç pohon historiani Koço Bozhori, edhe «masat e shtypura të popujve të tjerë».

Shartimi i metodologjisë

Popullsia, për shembull, në epopenë skënderbeiane është faktor po aq sa vetë udhëheqësi i saj, ndonëse sipas materializmit historik ky personazh duhej të luftonte për interesa personale, tipike të «klasës shfrytëzuese» ku ai, teorikisht, përfshihej, meqënëse historianët shqiptar kanë pranuar gjërësisht se Arbëria e asaj kohe ishte në një fazë të zhvilluar feudalizmi. Por ja që roli i heroit, i cili ka zëvendësuar rolin e personazhit historik, e njëson Skënderbeun me popullin duke krijuar një mospërputhje teorike në kuadrin e metodologjise marksiste: nuk ka një fragment të vetëm në studimet shqiptare ku Skënderbeu të paraqitet si «shfrytëzues» e për rrjedhojë në konflikt me të «shfrytëzuarit».

Kuptohet që një Skënderbe «shfrytëzues i masave» zbeh pozitën e heroit dhe në këtë rast tolerohet devijimi – gjithmonë i kontrolluar – nga qasja marksiste, për t’u gërshetuar me ngjyra patriotike. Nëse populli përfshihet kudo si rezultat i aplikimit të metodologjisë marksiste, prezantimi i Skënderbeut, për arsye ideologjike, thyen skemat në emër të ndikimit të metodologjisë nacionaliste, por asgjë nuk del jashtë kornizave të enverizmit. Memoria kolektive, çka është më thelbësore, ndodhet dyfish e manipuluar.

Modifikimi i pavetëdijes kolektive

M. Shehu ankohej deri edhe se tekstet e këngëve shqiptare, sidomos ato të vjetrat, krijonin tek dëgjuesi iluzionin që në Shqipëri «tema kryesore nuk ishte ndërtimi i socializmit e mbrojtja e Atdheut, por ishte dashuria». Njeriu i ri, përveçse në gjendje konstante tensioni e frike ndaj agresioneve të huaja misterioze, duhej të raportohej me traditën sipas diktatit politik. Ky ishte thelbi i terapisë së trushplarjes për disa dekada, që vulosi thellë në pavetëdije etikën e filtruar nga metoda «as më shumë e as më pakë» njohuri. Dominimi i monovizionit historik që kemi trashëguar është pasojë e vazhdimësisë së patrazuar të asaj elite kulturore që akoma sot edukon breza studentësh e boton libra shkollor, po aq sa e vazhdimësisë së qasjes marksiste ndaj të kaluarës – megjithë modifikimet me tone eurocentrike dhe nacionaliste – si dhe e ndikimit të shkollës mbi dy breza.

Në thelb «masa» nuk e ka humbur rolin historik të sajuar gjatë regjimit; ajo vazhdon të projektohet në të kaluarën si monolit me identitet qartësisht kombëtar; nuk vërehet asnjëlloj kompromisi mes sunduesve dhe të sunduarve gjatë shekujve, që nënkupton konfliktualitet konstant; në rastin e heroit nuk mbizotërojnë interesat personale. Ajo thjesht ka ndryshuar emër, nga «masë popullore» në «komb» apo në ndonjë kolektivitet mbikombëtar.

Pastaj nëse shtojmë këtu edhe faktin që ideja e një korsie të vetme interpretimesh historiografike është mbizotëruese, mund të themi pa frikë që rrugëtojmë verbërisht në gjurmët e shkollës së regjimit. Nga ana tjetër, në historiografinë shqiptare alternativat më të preferuara ndaj metodologjisë marksiste paraqiten po aq funksionale dhe të ideologjizuara.

 

http://www.e-zani.com/2013/03/12/nga-his...

22 Komente

Doan, le të mos e trashim gjërin. Hidhni sytë vërdallë nëpër historiografitë e fqinjëve, nëse keni mundësi. Do të shihni tipare të ngjashme, anakronizma, teleologji, etnocentrizëm të theksuar etj. Këto ishin dhe tiparet e shteteve të shek. XX. 

Për kuriozitet, para disa ditësh po shihja rastësisht një periodike të partisë komuniste të Greqisë, që e trajtonte revolucionin e pavarësisë së tyre si luftë klasash. 

Për kuriozitet, para disa ditësh po shihja rastësisht një periodike të partisë komuniste të Greqisë

Dhe "per kuriozitet" dhe "rastesisht" sikur nuk ka kuptim!

Per nje njeri si puna yte, i cliruar nga komplekset e botkuptimeve statike, nuk ka ndonje gje te keqe nese lexon periodike te partise komuniste greke...jo rastesisht.   

..o histori, o prapesi, o dreq

qe doani paska lindur te te ndreq..

allahu akbar !! hu-hu..

meqë keni qejf t'i bini më qafë kot Doanit, një grek flet për "pushtimin" turk:

Its a part of Greek, and especially Greek-American national religion that the Turks are demons. That Christianity was totally illegal under the Turks, and even Greek language, that they carried on in 'hidden schools'. I am Greek, and I was shocked to learn from an ordained priest and Professor of Byzantine Theology back before I researched for myself how ridiculous the generally believed story of Turkish rule is. That the Patriarchate was what the Turks used to communicate Sultan's edicts. Just looking at a map and realizing the entire Balkans under Turkish occupation for 400 years doesn't speak Turkish and is 95% Christian is enough to recognize the Turks religious policy. Yes, the Turks became extremely barbaric when the rebellions broke out, but what Empire has ever abstained from barbarism during rebellion. But the Greeks DID massacre Tripoli and all but wiped out Turkish and Greek Muslims in the mainland. And, a large minority of Greeks remained in Turkey, until the pogroms of this century...Which, Greece DID provoke by invading 1920 and penetrating to Ankara, burning and looting the entire way. They didnt count on being pushed back and worry about the Greek minorities left to suffer the consequences of Greece's attempt to dismember Turkey. The modern massacres have obscured the 400 year period of Turkish rule so that Greeks believe it was ALWAYS this way. There is so much smoldering hatred from these catastrophes, you have to understand where Greeks are coming from, there were very real massacres of tens of thousands. 2 million refugees forcible expelled and dumped into a desperate situation in 1922.
 

"pushtimin"

OK, nuk ishte pushtim (ky emer ka dy kuptime ne shqip).

cfare ishte?

pushtimi ishte veç 25-50 vjet. Pas kësaj kohe, ishte sundim. 

po mire, "sundimi turk", nuk kuptoj cfare ndryshon kjo ne stancen ndaj PO?

Ia heq mekanizmin e urrejtjes ndaj turkut, se nuk thua dot "na pushtoi, na vrau, na..." etj. 

Kur thua 500 vjet pushtim, dmth, ndryshe 500 vjet robëri. Dhe supozon se kur "i pushtoi", ishin tokat "tona" - që nuk ishin, se sistemi ishte feudal. Ky variant, bën që të duhet të djersijmë bythën ca më tepër, në mënyrë që të shndërrohemi (nëse duam, gjithnjë), në evropianë. 

Ndërsa urrejtja (që nga turku ngelëm pa atdhe etj etj), është easy dollar.

Realisht, në rastin më të mirë, mendoj unë, nëse nuk do sundonte PO, kishte mundësi të kishim shijuar ndonjë Capella Sistina në trojet shqiptare sot. Në rastin më të mirë... Dmth na imagjinon dot, të kishim shiju pak Renaissance historike, sa të lumtun do kishim qenë sot, që do na zgjidhej Papa? smiley 

Në rastin më të keq, latinët e mutit, mund të dërgonin ca ekspedita katallanësh këtej në trojet e Arbrit e t'i shtronin këta të fundit në hu... 

ah, me kape tu hik. nuk eshte urrejtje ajo. une kurre nuk kam per te kuptu njerez qe urrejne pas dickaje qe ka vite (ose dekada) qe ka ndodh. robve iu vdesin femijet edhe mesohen me ate fakt. ajo urrejtje eshte fallso, eshte e shtire. ose eshte e indoktrinuar me zombie (ose formula gjakmarrjeje).

perbuzja dhe neveria ndaj nje realiteti te caktuar (i cili po ashtu ushqehet nga aktualja) jane tjeter gje.

urrejtja  si e tille eshte e pamundur (per tru normale, gjithnje); urrejtja eshte bullshit!

also , trying to forgive it will set you free, but first it will piss you offsmiley

 naten !

Vështrimi ndaj historisë, është çështje komplekse. Po ja të marrim një shembull të thjeshtë, komentet jashtë mase negative, shumë negative madje, ndaj zgjedhjes së Papës, unë nuk i justifikoj dot lehtë. 

Të thonë se janë "anti-teistë", pordhë me rigon. Le të më gjejnë diçka më të bukur se kjo krijuar në ato vite, këta "anti-teistët" mua. Dhe, të them përsëri, sikur të kishim një mrekulli të tillë në trojet shqiptare, sa "anti-teistë" do shifje sot tek tema e Papës?

 

e cfare ka ketu per tu habitur o amir? se ti e lidh cdo gje me myslymanizmin. erdogan si udheheqes i turqise eshte vetem domen i myslymaneve, a si? ai po flet per aftesite e tij ekonomoke, jo per fene. 

Ja ku u bënë dhe dy shembuj për loloton. Greqia një, Turqia dy. Po do shembuj dhe për Serbinë, të jap unë. 

Nuk thashe ndonje gje per myslymanizmin, thjesht thash qe dhe greku po i rishikon opinionet qe ka pas per turkun, kshu qe mos te na vije cudi qe dhe keta tanet ti rishikojne pacavuret qe kane pas shkruar per turqit.

Mirë, le të mos e keqpërdorim këtë, për t'i krefur bishtin vetes, se nuk është rasti. Grekët nuk ka gjasë të konvertohen në turq. 

Ahmet Davutoglu, tek "Thellësia Strategjike", ankohet mbi rolin e Islamit si pengesë dhe prodhim a-historicizmi. Kështu ai përdor shembullin e Laing, dhe librin me titull "The Divided Self", për të ofruar një skizmë të njeriut të ri turk midis vendit dhe kohës. Aty rrëfen se ka distancim të madh që vjen prej botëkuptimit historik të Turqisë, dhe përjetimit së të tashmes. Titulli i kapitullit duhet të jetë: Nënshtresa Psikologjike, apo diçka e ngjashme. Faqe 110-116. 

Këtë shpjegim e kam lexuar nga një filozof grek, që ankohet se Greqia ka probleme të ngjashme. E madje edhe Shqipëria gjithashtu. Pra, probleme që lindin prej modernitetit dhe aftësisë, apo paaftësisë për tu përshtatur me të. 

Ndonjë koment mbi këtë? 

As for 1453-1821, If you try to debunk the myths, you get a reaction as hostile as if you mocked God's existence to a churchgoer. There is NO convincing, no debate possible with any Greek-American who hasn't studied the period seriously. If you try to cite any sources or point to any facts about it, its rejected because Greek history in English is a big lie and conspiracy from Greek haters, even though every non Greek historian who spent his life's work studying Greek history is more captivated and in love with Greece and its story than any Greeks are, who haven't spent years deciphering dialects of Greek no longer in usage. DO NOT talk about the Turkish period with a Greek American using facts. EVER. I cant even talk to a single blood relative in my gigantic family, other than that ordained priest/scholar about it. Shouting matches will erupt. Therefore, ignore totally all the negative reviews of anything regarding Greek history from Greeks. They'll tell you Spartan Pederasty is a fabricated conspiracy by English homosexual historians.

Ti, nemesis-julius, e ben si ai qe " ..kur isha njehere ne Canakala.." ; meqe ke emigruar ne Greqi kujton se gjithe bota flet greqisht. E kujt i plasi se cfare thote ky greku yt  qe na sjell si prove.

Ketu ceshtja eshte se Doani nuk ka bythe te beje filozofin, se materializmi dialektik nuk hidhet dot poshte as me fetva-te e sheriatit e as me sofizmat bizantine te patriarkanes tende, se rezultatet e historiografise shqiptare prej nje shekulli, megjithe te metat e mundshme, nuk zerohen dot me sure' te botuara qofte edhe ne 'zanin e nalte'. Dhe se eshte vertete shume e trishtueshme te veresh se si ze hapesire gjithmone e me teper nje klase intelektualesh,e cila prodhon vec fraza, qe kerkon t'i shese ne vend te ideve.

Mulli me erë -tha- po uji nga i vjen..?

e meqe jemi te ata te medhenjte fare: "fraza te medha, por te zbrazeta, me keq se ne panairin e librave ne Lajpcig".

Ky , vjen hera heres me paragrafe qe edhe kane kuptim dhe lexohen . Po ti cveshesh nga Pordhet e Medhaja te gjithe keta jargavitesit e kohes sipas Modelit  Dani arrin te kuptosh se ka vetem nje pike nga e gjithe Llafollogjia qe mund te lexohet

Derivatet e modelit marksist

Per ta pershtatur ne Shqip edhe kete derivatet e tij them se ka dash te thote , ate qe ndoshta e ka arrite si rezultat i formalizmit ne te menduar ..

Metodologjia marksiste-leniniste e aplikuar nga historiografia shqiptare ka në themel materializmin historik, një realitet paradigmatik i nënvizuar nga udhëheqja politike e Shqipërisë dhe i kanonizuar nga udhëheqja shkencore ..

Megjithse nje shprehje shume firifiu ne kuptimin Logjik , po ti marresh vetem esencen e asaj qe ka dashe te evidentoje mer jahu Metodologjine ...duhej te kishte ndaluar ATY tek Metodologjite dhe cilen quan Metodologji te sakte .Te gjitha keto ne se keta lloj lloj llafollogesh do kishin ndonje fare Vlere qofte edhe shkollareske ! Po me qe ka ardhur dhe sipas rregullit te Derstiles ka vlere ....le ti beje keto raporte te dallueshme midis Metodologjive pastaj ....

Te tjerat i ka sipas tij Maja te mendimit smiley

Dhe Kosova 3. E kur isha unë në Canakala, tha... 

Në Canakala mos je vetë!

Goditje poshtë brezit kjo, nga Respublica. Ndonjë K.C ta ketë shkrujt thu? Nuk duhet të ndryshohen faktet, sipas mendimit tim! Duhet ndryshuar narrativa. Forma e rrëfimit. Është ndryshe të thuash na vranë NE - si perceptim, dhe ndryshe që ndodhën konflikte e u vranë njerëz. 

Arnaut or mik, une s'te marr vesh se c'kundon..

Ne kuptofte gje Emigranti ,eshte i lutur te ma thote dhe mua.

Ne mos po , zahmet e ke, na i formulo me nja dy fjali te shkurtra e te qashtra ato mendimet e tua; ne paç doemos.

E ne mos paç nge ,me sqaro te pakten : cfare je ti? grek apo bizantin? po une- turk apo osman ? ( Oidrisin lere menjane se si 'feudal qe ka qene ai do jete o ostrogot o vandal. Sa per Emigrantin, e tha vete ai - bullgar nga Lajpcigu)

Fol o mir..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).