1. Rekrutim në punë mbi premtimin e votimit familjar për partinë që ka pushtetin.
  2. Anëtarësim në parti dhe kërkesë për votim, për të mbajtur vendin e punës.
  3.  Shkarkim nga puna, në rast se një individ është i afërt me partinë kundërshtare.

Fushata

Nëpunësve u merren të dhënat personale dhe u shpërndahen tesera të PD-së

Fatjona Mejdini

Partia Demokratike ka nisur fuqishëm në bazë anëtarësimet në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Punonjësit e administratës shtetërore janë bërë shënjestra e një presioni politik ku i kërkohet direkt dhe indirekt që të votojnë për PD-në, pasi do të jenë të ekspozuar. Burimet e gazetës “Shqip”, bëjnë të ditur se në qytetet kryesore në vend anëtarësimi në partitë të cilat drejtojnë institucionet shtetërore po bëhet dhe mbi bazën e presionit. Një rast i tillë është dhe ai i kompanisë më të madhe të naftës në vend “Albpetrol” në Qarkun e Fierit, në të cilën pak ditë më parë, për rreth 3000 punonjësit e kësaj kompanie ka nisur procesi i anëtarësimit në Partinë Demokratike, i cili mësohet se po bëhet i detyruar dhe nën kërcënimin e vendit të punës. Por paralelisht me këtë proces, po ecën dhe ai i rekrutimeve elektorale. Qindra qytetarë në të gjithë vendin po punësohen rishtas në kompanitë shtetërore në këmbim jo vetëm të votës së tyre, por të familjarëve gjithashtu dhe të gjithë njerëzve të afërt me ta. Duket se direktiva e Kryeministrit Berisha në mbledhjen e zhvilluar rreth një javë më parë me krerët e PD-së në rrethe ka kërkuar rritjen e numrit të anëtarësimeve të kësaj partie në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Procesi i politizimit të administratave shtetërore në prag të fushatave elektorale është i njohur në Shqipëri dhe është evidentuar disa herë me shqetësim nga ndërkombëtarët dhe po kështu dokumentuar në raportet e tyre për monitorimin e zgjedhjeve në vend.

Situata

Aktualisht, punonjësit e kompanisë më të madhe të naftës në vend, “Albpetrol” pas muajsh mospagese dhe problemesh si pasojë e një procesi të nisur, por të dështuar privatizimi, po përballen me një tjetër problem. Prej ditësh, tashmë ata janë të detyruar të firmosin anëtarësimin e tyre në Partinë Demokratike, pavarësisht nëse janë simpatizantë të ndonjë force tjetër politike, apo qytetarë të paangazhuar në politikë. Burimet bëjnë të ditur se refuzimi që ata mund t’i bëjnë një nisme të tillë të marrë nga drejtuesit e institucioneve, i çon automatikisht në humbjen e vendit të punës. Një nismë e tillë duket se vjen në një kohë kur marrja e një mandati të tretë qeveris është kthyer në sfidë të rëndësishme për partinë në pushtet dhe për pasojë rritja e numrit të anëtarësisë u krijon drejtuesve të PD-së idenë e kontrollit mbi qytetarët dhe për pasojë për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme.

Praktikat

Praktikat e anëtarësimit dhe rekrutimit të punonjësve të administratës në vend në kuadër të zgjedhjeve politike të radhës është konsideruar si e patolerueshme nga ana e ndërkombëtarëve dhe institucioneve të tyre përgjegjëse për demokratizimin e jetës në Shqipëri. Është ironike që në një moment mazhoranca kërkon me insistim të miratojë ligjin për statusin e nëpunësit civil për të përmirësuar pozitën e tyre, nga ana tjetër kryen anëtarësime të sforcuara partiake tek ta. Por ky nuk është rasti i parë kur punonjësit e administratës shtetërore kanë qenë të detyruar jashtë vullnetit të tyre të kryejnë aktivitete partiake. Me dhjetëra mitingje dhe festime në sheshe vitet e fundit janë realizuar mbi bazën e presionit të përdorur mbi punonjësit e administratës. Në këto fushata janë përfshirë dhe arsimtarët dhe po kështu, punonjësit e shëndetësisë në vend.

11 Komente

Ja kete lajm nuk e dija.. smiley

Lajm i gazetes shqip apo i muçit ky, me siguri.

Sado antarsim me detyrim te bejne ata te PD, njerzit kur te vije dita e votimit, kane te drejte te zgjedhin partine e zemres , jo ate te dhunes psikollogjike. 

Pjero,

je shume naiv. Keto veprime, pra show antaresimesh me dhune e me joshje punesimi etj., behen vetem me qellimin qe neser kur ti kene fituar zgjedhjet me meriten e vetme te vjedhjes dhe tjetersimit, ti thone nderkombetreve dhe popullit opozitar se shenjat qe ne do e fitonim ishin qe me perpara. Keto quhen taktika te krimineleve.

E ke gabim, nje shokut tim ne bashkine e tiranes me dt 24 i kerkuan voten e tij dhe te gruas te fotografuar ne cel, ndryshe ik vet nga puna i thane. 

Kot lodhet Sala. Rama e ka pergatit vete humbjen. Fitohen zgjedhjet me Ngjelen dhe Gjinushin mo aman.

PP, po Ngjela dhe Gjinushi, sa per dijeni, jane nder politikanet me te pregatitur aty. Une po te isha aty ne Shqiperi, keta te dy do ti ftoja per te formuar polin e trete. 

Keto mund te formojne bolen e trete po per pol te trrete mos e rruj hic Pjero smiley

Pse na i keni heq vlersimet me yje are?

Futja kot , " Presion Administrates " E pse u dashka Presioni kur dihet qe ai ose ajo qe punon ne Administrate eshte me PD - ne ????

Ahhh nga Gazeta " Shqip " , mire.

Po m'shti me zor me qa hallet e partise me seriozitet dhe rigorozitet.  Nga dihet qe administrata eshte besnike e vijes se Partise?  Dhe pse je kunder fushates "Beso dhe Kontrollo" te Partise?  Kaq kisha smiley

Per artikullin, te punesuarit e administrates shteterore jane nen thike me dy presa.  Nuk flas per drejtoret apo kreret e institucioneve qe gjithesesi kane "menduar" per kohe te keqija, por edhe pastrueset sikur te mos ishin nen presionin e qeverise, do shkojne ne kutine e votimit nen presionin e vendit te punes.

Nje dileme e tille, produkt i nje sistemi te shkaperdredhur, ku mungojne edhe strukturat me minimale mbrojtese sic jane psh sindikatat, kercenon vetvetiu institucionin e votes se lire.  Aq me keq akoma qe ne  nje kohe krize ekonomike e papunesie mjet e siguri punesimi eshte sindikalizmi ne partite e punes.   

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).