Nga sot ligji për moratoriumin e skafeve nuk është më aktiv. Qyteti i Vlorës dhe operatorët turistikë e kanë mirëpritur përfundimin e moratoriumit, duke shpresuar që ky ligj të mos kthehet më.

Kryetari i shoqatës së operatorëve turistikë për jugun, Vasil Bedini, shprehet se operatorët turistikë e kishin pritur prej kohësh shfuqizimin e ligjit që i kishte penalizuar në bizneset e tyre.

“Prej mbrëmjes së djeshme operatorët turistikë kanë pritur me padurim që të binte ky ligj i moratoriumit që na ka penguar në punën tonë gjatë viteve që kanë kaluar. Kanë qenë 7 vite që ne prisnim me padurim që ky moratorium të binte, duke patur parasysh që kërkesa e turistëve ka qenë e vazhdueshme që të kishin mundësi të eksploronin bregdetin shqiptar. Shpresojmë që të gjithë të pajisen me mjete lundruese dhe të vendosin flamurin kuqezi që nuk e kemi parë për shumë vite me radhë në detin Jon dhe Adriatik.”- u shpreh Bedini.

Tashmë, kur moratoriumi nuk është më në fuqi, me sezonin e ardhshëm pritet dhe një hov për zhvillimin e turizmit detar. Vetëm në qytetin e Vlorës, moratoriumi penalizonte dhe dëmtonte më shumë se 800 familje, të cilat e kishin peshkimin burimin e vetëm të të ardhurave. Por tani mbetet ende e paqartë se si do të operohet me mjetet lundruese me flamur shqiptar e dokumentacionin e tyre.

7 Komente

ti pjer ishe per moratorium apo jo, me ca peshkohet aty me dinamit, polici detare a ka? un kot ja fus jo se marr vesh ndonje gje

Po dolen ne opozite keta te PD-s tani qe u hoq moratoriumi do I futen skafeve per te bere lek dhe ti prishin Pune qeverise. 

shume mire!
tani kane mjetet e bashke me ndihmen e italjaneve kane mundesite ti kontrollojne kufijte detare..

ata qe duan te ikin, ikin me apo pa moratorium. po nje pjese e mire e atyre qe kane ngelur nuk jua mban per asgje dhe veç llafe kane smiley

Eshte bere keq per leke dhe do tju duhen per fushaten..I nxori Sula hidrocentralet,TECet ne shitje por askush nuk eshte interesuar..Nuk flitet me per transport njerezish se vizat u hoqen por per "trafik mielli". Tani do filloje lufta e vertete mes klaneve te kartelit PD

Nuk flitet me per transport njerezish se vizat u hoqen

flitet, flitet. ka shumë që janë kthyer e s'kanë më të drejtën për nja 15 vjetë të qëndrojnë legalisht. të paktën në itali

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).