Poeti i ri ëndërrimtar, i lindur më 21 korrik 1925 në Temal të Dukagjinit në vitin 1948, u arratis nga Shqipëria për t’i shpëtuar ferrit komunist. Më vonë, duke u endur nga Beogradi në Romë, nga Roma në Mynih, do të kuptonte se ai mund të shkonte kudo, me përjashtim të vendit të vet, ku nuk po kthehet as i vdekur.

Ishte nxënës i jezuitëve, gjë që përcaktoi për gjithë jetën orientimin e tij kulturor e intelektual. U bë kështu vazhduesi më i denjë i veprës së autorëve të letërsisë shqipe në gegnisht nga Budi tek Mjeda e Koliqi, ndoshta i vetmi autor modern shqiptar i denjë për të vazhduar trashëgiminë e tyre të ndritur. 

Emri Martin Camaj na kujton veprën e tij gjeniale, që nis vëllimin poetik “Një fyell ndër male”, botuar më 1953 në Prishtinë e vijon me botimet në revistën “Shêjzat” (1957-1975), me vëllimet “Legjenda” (Romë, 1964), “Lirika mes dy moteve” dhe “Njeriu me vete e me të tjerë”, (Mynih 1967 e 1978), romanet “Djella” (1964) “Dranja”(1981) “Shkundullima”(1981) Rrathë (1981) dhe “Karpa”(1987) si dhe antologjinë “Këngë shqiptare” ( Düsseldorf 1974).

Camaj është edhe një ndër albanologët më të shquar, kryesisht me punimet e tij mbi gjuhën shqipe, historinë dhe të sotmen e saj. Ndër studimet kryesore mund të përmenden: “Meshari i Gjon Buzukut” (Romë, 1960); “Tekst mësimor i gjuhës shqipe” ( Wiesbaden, 1969); “E folmja shqipe në provincën e Avelinos” ( Firence 1971) e sidomos, “Gramatika shqipe” ( Wiesbaden 1984). 

Martin Camaj vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Lenggries të Bavarisë. Fjalët e fundit të poetit ishin: “Të dashun miq e vëllazën shqiptarë, intelektualë…gëzohem pa masë se keni vendosë të vlerësoni veprën time: ky vlerësim na afron. Bâtë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonëse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt”. Studiuesi më i njohur i Camajt është Hans-Joachim Lanksch.
Po e kujtojmë sot, në përvjetorin e vdekjes, me poezinë “Elegji e Parë”:

Kur kam me qenë i këputun
nga mundi i vjetve të rrëpita sa 'i shkamb, 
mos të vijë keq ty, Taze, për mue 
të shtrimë mbi drrasat e vdekjes, 
kingj i gatuem për flije.
Leni plakat të qajnë mbi mue at ditë 
për njerzit e vet, vdekë qysh kur.
Edhe një amanet, moj grue:
kur vdiq im atë, premë dy qe
me ngimun të unshmit e thneglat e lamit 
me grimca buke.
Por unë do të vdes mes njerzve gjithmonë
të ngishëm,

prandej ndër drekët e mija qitni 

vetëm kafe të idhta.

Martin Camaj.

Burimi Radio Vatikani

18 Komente

Black, black, black, Number One.

vetëm kafe të idhta. - qe besa sot n'kët dit' përkujtimore do ta baj siç e ke lan ti amanet. 

I përjetshëm qoftë kujtimi për Të.

 

Kur të vdes le të bâhem bár

në malet e mija në pranverë ,

në vjeshtë do të bâhem farë .

 

Kur të vdes le të bâhem ujë

e fryma e eme avull ,

në fusha do të bie si shi .

 

Kur të vdes le të bâhem gúr

në skâjin e vendit tem

të qindroj kufi .

 

                           Martin Camaj

Pakkush si Camaj me ben te ndihem krenar qe jam shqiptar. Kryemjeshter. Sa deshire do kisha pas me e taku. . Edhe akoma e kam at deshire xhanem smiley

 

Poshte realizmi socialist megjithe poetet e tij te leshit.

avash mer, se na treme!

Ky Camaj duhet te kete qene vertet i modh perderisa pashe prej teje per here te pare nje koment serioz.

Poshte realizmi socialist megjithe poetet e tij te leshit.

uaa edhe kete e the o Fiqo? po me leshin ata thurnin triko qe na mbanin ngrohte ne dimrin e vetmise se madhe more Fiqo.smiley  Ky mohimi mekanik me "poshte" eshte version i komunizmit  kokeposhte o Fiqo. nga zero vijme, drejt  zeros shkojme , dhe tjeter fat s'kerojme ne.

Por une do te vdes mes njerezve gjithmone

te ngishëm,

prandej ndër drekêt e mija qitni

vetëm kafe të idhta.

 

Shume e bukur kjo pjese.

love him naturally !

no.., wait.., he is the only one I love

 

Paska vdekur ne vitin 1992? :o

Pse e dija rilindas kete une?

nooooo really ?

 e ke ngaterru me ndonje tjeter , ose je i ri ne moshe smiley

Ma nderpreu dhe 97-a shkollen ne mes ne fakt e mbrapa s'u be asnjehere tamam

Poshte realizmi socialist megjithe poetet e tij te leshit.

realizmi socialist kishte te mire te vetme qe ishte rryme kolektive (direction), si me thene kompeticion (gare).  dobesia e tij, ishte koha e shkurter, 50 vjet i jane artit te pamjaftueshme per zhvillim. duhen te pakten 150 vjet qe poetet e leshit te behen prej guri.

poezise se camajt i mungon muri me kalu, rreziku, tejkalimi i vetes, jo talenti. por talenti nuk mjafton me u bo i madh. duhet me rreziku me shume ne Art, ai e perdori kete vetem kur u arratis, jo ne letersi. kjo i ngeli si duket vetem hobi.

FRAGMENT...

Niset për gurbet punëtorime nji copë qielli në krahe krypë deti në kutia pishe.Në dorë mban nji bahee gur lumejsh në gojënë vend të bukës.Rruga i zdrit prëparame gaca zjarmi në sy.

Cfare ka bere ky Martin Camaj se ma ka zene veshi disa here.

ndoshta i vetmi autor modern shqiptar i denjë për të vazhduar trashëgiminë e tyre të ndritur.

 

Nuk e kuptoj dot se pse e kemi zakon qe ti japim Cezarit me teper se i takon atij smiley

 

Pararendësi i hollimit te brekve prej verteti eshte hollimi i brekve prej çumçakizi. Esht e habitshme çmund tna mësojë e çmund ti mësojmë gjuhës. Si ta thom ndryshe.. Çdo moshë ka ilaçet e veta ndonëse smundja nuk njeh moshë. From the muddy banks of Whishkah, tha

Ne driza jane gjarpijt e zez

e ti je e zhveshun nen diell

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).