“Më lejoni t’ju garantoj se shumë vende po mbyllin përfaqësitë diplomatike për shkak edhe të krizës...nuk ka nevojë për panik...problemi kërkon zgjidhje ndërinstitucionale, problemi është transparent. Jemi të hapur dhe nuk kemi gjë për të fshehur”

Ambasada, Panariti: I kam bërë të ditura problemet me buxhetin. Zgjidhje ndërinstitucionale

Ministri i Jashtem, Edmond Panariti ka theksuar sot se institucioni qe drejton do te garantoje funksionimin normal të ambasadave natyrisht duke pasur më përparësi qendrat kryesore si SHBA dhe Bruksel.

Duke iu pergjigjur medias per pyetjen e problemit me financimin e ambasades sone ne Washington, Panariti theksoi se ajo eshte nje ceshtje qe kerkon zgjidhje nderinstitucionale.

“Më lejoni t’ju garantoj se shumë vende po mbyllin përfaqësitë diplomatike për shkak edhe të krizës. Me lejoni t’ju garantoj se ministria do garantojë funksionimin normal të ambasadave natyrisht duke pasur më përparësi qendrat kryesore si SHBA dhe Bruksel. Nuk ka nevojë për panik. Shqetësimet për probleme në buxhet i kam bërë të ditura dhe kam pasur mbështetjen e dy kaheve politike. Problemi kërkon zgjidhje ndërinstitucionale, problemi është transparent. Jemi të hapur dhe nuk kemi gjë për të fshehur”, tha Panariti.

Pak dite me pare, ambasadori Gilbert Galanxhi denoncoi faktin se se Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhet në krizë mbijetese, praktikisht e falimentuar dhe në pamundësi të plotë për të siguruar jetesën e përditshme të diplomatëve e jo më funksionet diplomatike.

14 Komente

Rasti i ambasades Shqiptare ne SHBA tregon qarte qe se sot ne shek. 21 vendi eshte katandisur ne nje Republike bananeje...Nje republike baanesh ne jug te Evropes. Inegzistenca e perfaqesimit shtetit ne nje prej vendeve me te fuqishme te planetit, me nje diaspore te konsiderueshme shqiptaresh eshte e pajustifikueshme!

 

Ja ca shembuj te vegjel qe pertheksojne ato qe shpreha me lart

  Ambasada e Maqedonise      Ambasada e Armenise  

Cfare justifikimi i lodhur ! Po mire pse tek ceshtja e fshehjes ishte puna? Njerzit se kuptojne pse alokohet nje shume aq stratosferike per disa kompani lobimi dhe nderkohe si jepen leket perfaqesime diplomatike. Te cilat jane pjese esenciale e shtetit. Ceshtja qendron tek menaxhimi i turpshem qe po i behet parave, jo tek mungesa e tyre.

KEtu ka nje lloj deficence shteterore, se nga nje ana ky thote jemi transpartent kur s'kemi lek, nga ana tjeter populli shqiptar s'e di pse jepen nje shume aq e madhe parash disa kompanive lobuese.Le te transparentizojme ato.

Ambasada e Turkmenistanit

Ambasada e Moldavise, USA

Ambasada e Moldavise ne Israel

Ambasada e Malit te zi

ça u be me ata  2 feneret e makinave  te ambasades qe kushtojne  1600 $  copa smiley...  pagoi taksapaguesi shqiptar  per riparimin e tyre..smiley

Ahhh Belulo me tregoi njona se si funksionon "mafia e fenerave".

Keto te ambasades lidhen me ata qe rregullojne makina dhe bejne riparime fiktive dhe parat i ndajne mes tyre. 

sistem i njohur Rono...   besoj keshtu manipulojne edhe me bonot  e ushqimit  kur jane ne sherbim..  shkojne hane te Mc Donalds,  dhe  u tregojne  llogari sikur gjoja hengren  ne restorante te mira..smiley

p.s     dmth  biznesi i fenerave ecen mire....    hemm,  me erdhi nje ide.. po sikur te investojme ne ''obligacionet  e fenerave''...

I paskan rrjep tshkretet smiley Ja kisha bo un per 1500, asnji qindark me shum.

E ke lexuar gabim, ishin $800 copa = $1600 per te dy.

E mer Xhib, 

Me urdhenesa ka lart problemet nuk eliminohen, vetem shumefishohen

Shife ca kishte telegraphi sot:

Dun me na heq ene pornon

Banning porn in the EU won't make women and men equal

In 24 hours time MEPs will vote on a "ban on all forms of pornography" in a bid to "eliminate gender stereotypes" that demean women. But porn is not the cause of gender stereotypes; so eliminating it will not end them, argues Dr Brooke Magnanti.MPs, peers and their staff are accessing hardcore pornography website through Parliament's internet network, a Freedom of Information request has revealed. Porn doesn't create gender stereotypes, writes Dr Brooke Magnanti. Photo: Alamy

 

Konsullata e Shteteve te Bashkuara ne Milano. Ndan te njejten ndertese me radion time te preferuar Monte Carlo dhe 105. Poshte ka bare ku bejne apertive mjaft te mira. Gjendet ne nje zone relativisht "in". Me pelqen shume stili i kesaj ndertese, sidomos sepse gjendet ne nje pike ku degezohen dy rruge.

Ballkoni i konsullates shqiptare ne Milano, Piazza Duomo. Fatmiresisht kjo foto eshte shkrepur ne ato pak momente kur flamuri valvitet. Pergjithesisht gjendet i lidhur gonxhe pas boshtit. Natyrisht pllakata ne hyrje nuk eshte ne shqip, por vecse ne italisht:

Mendoj, qe ambasadat ne vendet mike dhe me shumice emigrantesh, duhet te kene prioritet. Ne kete koh krize, mundet qe te veprohet si vendet e Beneluksit/Benelux , dhe ketu une do te propozoja qe te zgjidhnim Italine, si partneren tone strategjike. Ne disa vende ku mbyllen ambasadat, mund te caktohet ambasada italiane (me marrveshje dy paleshe) per te mbuluar çeshtjet shqiptare.  Ne ndonje vend te larget (kontinent tjeter) mund te caktohen edhe ambasada belge, gjermane, hollandeze apo luksemburgase per çeshtjet shqiptare, e ne kete rast, pala shqiptare sheh se kush ambasade punon me mire per çeshtjet shqiptare, qofte ato te emigracionit, dokumentave, qofte politike, ekonomike etj. 

Gjithshka varet edhe nga kontratat/marrveshjet e lidhura, se nese nje ambasade e huaj qe mbulon edhe Shqiperine, eshte e shtrenjte, pas 1 viti a 2 vjetesh, nuk e rinovon me ate marrveshje/kontrate. 

Jeni shume mbrapa zoterie. Ne e kemi nje marreveshje te tille me Turqine, ose vellezerit e Sali Berishes. Nese nuk ambasade me der shqiptare, mund te shkosh te mbarosh pune ne ambasaden turke.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).