Nje studio televizive, diku ne Europe. Viti 2013. Nje zonje e moshuar perballe nje piktori modernist. Zonja pyet: Cfare eshte per ju nje artist?

Piktori buzeqesh, behet gati te flase me nje siguri qe vetetin fillimisht, por befas mrrolet dhe thote: Vertet nuk e di.

_____

Pa perjashtuar keshillimet me google, cfare mendoni se eshte nje artist? A eshte artisti nje kategori historike apo nje e dhene e perhershme, e pandryshuar?

63 Komente

pytje qinmilionçe

 e me qi ishim tek karli sot:

Art is always and everywhere the secret confession, and at the same time the immortal movement of its time.

ndërsa për artistët kontemporanë.. llafos pifi

 

Per mua artisti lind , kur ka shanc dhe fat , lind dy here smiley

artisti  nuk ka limit, nuk ka fre , nuk njeh mure moralesh apo caqe  dogmash , artisti luan me endrrat , deshirat, egot , erresirat dhe dritat qe cdo njeri mbart ne vetvete.

Artisti eshte dhurate.

Artisti sipas teje ELBA eshte halabak?

 edhe mysliman

ahahaha

sa e padurueshme qe je mi

bobo

mjere sociologjia per ty

smiley

 

Artist...ai që e ka talent për art por dhe që s'ka por ka vullnet e dëshir për art;  i fut një tra-la-la e xhepin ndoshta jo plot por i shtyn 6 muaj.smiley

valla kur ske talent perfuno edhe kshu , ose ashtu  smiley

Artistet te vertete jane fare pak.

Shumica perfitojne nga fondet publike per te bere "bohemen" ne kurriz te atyre qe punojne...

Artis lind, nuk behesh. Dhe po ti permbahemi asaj qe ka thene ajo zonja franceze  se "grua nuk lind, behesh"  me deduksion gjeja e pare qe mund te them eshte se nje artist nuk eshte grua.Sofizmi shpeton edhe pse nganjehere lendon smiley

Jo mer Spiritus se tani kane dale disa zonja artiste franceze qe thone se grua behesh me nje operacion plastik artistik.

Jo jo, behesh femer ashtu me operacione qe kapercejne ylberin, por grua ncuqqsmiley Por qe te mbetemi tek pyetja dhe duke integruar dhe kapercimet ylberike ne kete ceshtje, a mund te sqarosh heretik : zakonisht per artistet thuhet se kur gjene muzen, frymezohen , dmth ngrefen. Po per femrat artiste ca ndodh , c'raport kane me muzen smiley

Per t'u pergjigj simetrikisht kunder feministeve: sh'ngrefen!

Kurse seriozisht: prodhimet  artistike (dhe jo vetem artistike) femrore moderne (pak a shume qe nga fillimi i shek. kaluar), seç kane nje gje qe me prekin me shume se prodhimet e atyre qe e kane vazhdimisht prej shekujsh te ngrehur.

Simetria qendron nqs mbetemi ne siperfaqen karnale  te komentit kur , ne fakt, po flisja per dicka trashendetale sikurse eshte frymezimi artistit.Pa kerkuar shembuj ilustrues, them se veprat e artit me dinjitoze, qe shekujt nuk i kane ckrehur dot, jane ato te meshkujve, ne te gjitha zhanret e artit. Prandaj muza  pranevihet me poetin mashkull sepse vetem meshkujt kane ditur te ngrejne monumente persosmerie per femren, ata i kane kenduar, e kane pikturuar, e kane muzikuar aq mjeshterisht. E kunderta nuk ka ndodhur. Me ndonje perjashtim qe ti mund ta thuash.

E ç'mke fut me i telash te modh me u pergjigj. Megjithate un riperseris komplimentet qe te kam bere per gjysmat e komenteve te tuja (gjysmat e).

Para se ata qe e kane te ngrehur te ngrenin monumente persosmerie per femren, e ka kriju Tjeter Kushi femren si nje monument persosmerie (jo rstesisht gruaja u krijua e dyta, dmth mbas nje pervoje, akoma me teper eksperiece, dhe jo si mendojne feministet qe na kane lene ne vend te dyte, na shtypen, daci, mjau, mjau). Ti si doktor grash e ke kuptu mire kete gje, ne nje koment ashume artistik ke thene pak a shume se nuk ka gje me te bukur se nje grua me barre, ka nje aureole hyjnore mbi te. Edhe si doktor t'i e di mire se çfar mrekullie ndodh ne ndryshimin total te trupit te femres menjehere sa fillon konceptimi.

Lere se ç'ka ndodhur ne shekuj, sepse shume mire ka ndodh, teoria justifikuese komuniste "ashtu ishte koha atehere". Shif se çfare ndodh tani, arti eshte bere tokesor, femeror, e pavarsisht degjenerimit e banalizimit, por te dish te shohes me sy te paster, eshte vertet i bukur se eshte me barre, seç ka nje aureole qe premton nje lindje te veshtire, por me rezultate fantastike, ku e ku me te bukura se ato shekujve te ngrefosur.   

Nga qe mbeti dje  pa pergjigje  ky koment, Heretik (dhe kjo mund te duket shperfillje) por edhe nga pamundsia per te shperfillur drogen virtuale ja vlen te komentoj dy momente, nje per natyren e femres dhe tjetra per natyren e artit.

Tani, qe Zoti derdhi gjithe talentin e tij prej krijuesi dhe artisti  tek femra,  nuk mund te mohoet e drejta qe kane feministet kur flasin per femren si dytesore.Kjo jo vetem nisur nga gjeneza e konceptimit (nga brinja e Adamit, pra si pjesa qe i neshtrohet te teres) por edhe nisur nga fakti se si perceptohet femra nga meshkujt.Ajo eshte preceptuar si sexi tjeter dhe ky diferencim nuk eshte pasoje e ndonje ngjarjeje historike por e nje te dhene biologjike.Mashkulli eshte veteperceptuar si Absolut kurse femra si tjetri qe definohet prej kesaj reference, si gjysma tjeter e domosdoshme. Mbi kete diferencim biologjik/seksual  u mbivendosen te gjitha konstruksionet social kulturore. femra riprodhon jeten, mashkulli krijon, Krijuesi, farehedhesi , ajo toka qe ushqen jeten etj. etj per ta mbyll me metaforen e meshkujve qe vijne nga Marsi dhe femrave qe vijne nga Venusi. 

Arti per se nuk eshte shprehje e vullnetit njerzor. Arti eshte shprehje e pamundesise se qenies per te refuzuar joshjen qe vjen prej vezhgimit te botes reaale.Arti eshte jonjerzor sepse paraqet nje bote te trilluar ku vezhgimi, ndryshe nga ajo qe vezhgojme ne boten reale, eshte me fokus dhe pa sfond (ketu po perdor fjalet e R.Zekthit ) Kur vezhgojme nje tablo ne fokusohemi tek ajo, perhumbemi duke dale nga vetja dhe kridhemi ne brendesine dhe sensasioniet qe na percjell ajo.Kurse ne realitet ndodh ndryshe. Provo te fokusohesh , bie fjala, ne nje femer qe ecen ne rruge, duke neglizhuar sfondin per rrreth dhe rrezik perplasesh me ndonje shtylle. Veprat e artit jane shprehje e vullnetit te njeriut per te imituar (mimesis) realitetin. I gjithe arti klasik dhe i rilindjes eshte , ne thelb, imitim sipas normave estetike. Ndersa arti postmodern, dhe ketu pajtohem me ty, eshte ne thelb rikrijim, shpikje dhe mirefilli nje trillim.E kjo e ben akoma me jonjerzor dhe mbase per kete arsye me sensasional. Gjithsesi, mendoj se vetem talenti dhe gjenialiteti jane parakushte per te ngritur nje krijim postmodern ne nivelin e artit te madh. Vetem guximi krijues (shembulli kanoces me merda apo i origjines se botes) nuk eshte i mjaftueshem per te shmang banalitetin.

Sipas meje, arti nuk ka në thelb imitimin. Sipas meje, artist është ai që gjendet në skaj të një konflikti. Ai që është pre e një insinuate të shëmtuar. Pra, supozojmë se është dikush që dëgjon pas derës një grindje, një zënkë, një rrahje dhe nuk e di se çfarë të bëjë. Të ndërhyjë, të mos ndërhyjë. Është ai që do të kishte dashur shumë të ndërhynte, por nuk ka gjetur kurajën asokohe. E këtë kurajë të munguar, ai e shpreh në veprën e tij. Pra, sipas meje, një artist i mirëfilltë është pikërisht ai që ka kurajën t’i përvishet a posteriori një insinuate të shëmtuar. 

Shume artistike si pyetje.

http://www.artscroll.ru/Images/2008/z/Zl...

Eshte mire qe te thone diçka edhe artistet e Peshkut, neqoftese nuk jane te mrrolur si ky piktori. Po pres me padurim pergjigjen e autores se pyetjes.

Artistet jane ata qe ushqehen me art, sot arti eshte biznes! 

Si tha ai gjykatesi per pornon, kur s'po e perkufizonte dot: Duhet  ta shoh qe te them eshte a s'eshte porno.

Kshu dhe arti, varet gjeresisht nga pikpamja e secilit, ashtu dhe bartesi/ja e artit, pra artisti.

P.sh. thote mileti per ndonjeren "goce artiste", po njerez te ndryshem kane parasysh karakteristika te ndryshme me kete epitet. P.sh. une kam parasysh zemren e saj me kete shprehje, Spiritus penden e saj ne kapele, heretiku xhezven teksa i ben kafe krushkes, Elba i shikon prapanicen, etj.

E mer Xhib, mer Xhib, te gjitha keto artistiklleqe i ke thene sipas zakonit, qe pjesen me te mire te kesh rrujt per veten tate. 

Dmth xhib, femra ne syte e mashkullit eshte nje detaj, nje pende ne kapele,  nje varse ne qafe qe te orienton drejt gjoksit, nje corape me ate vizen mbrapa qe te con ne vise misterioze..etj. etj. Djalli fshihet mbas detajeve dhe i bje qe ti femren, e shikon si misherim te djallit.Kjo eshte shume ofenduese, eshte herezi, tash e tutje je ne gjak me komunitetin feminist te peshkut.

I pakapshmi demonizon fene, ti demonizon femren, quo vadis? Po i heq botes dy kolonat permes te cilave kalon lumi i optimizmit tone per kete jete e par ate te pertejmen.

Ai gjykatsi ka qene icik modest. Si tha ai mjeshtri tjeter, duhet me vu dore ne plage me besu.

Se po i fshijne komentet e mia , nejse

xhibi une kam parasysh tarracen e mendjes qe nxjerr kumlla kosturii apo hurma farzeza

that gets my attention smiley  for sure !!

Mendoj se artisti dhe kreativi ne pergjithesi eshte nje njeri qe vuajtjen dhe keq-qenien personale arrin ta kanalizoje ne dicka qe ka nje forme, qe ka nje kuptim. Ne dicka qe mund ta shohesh, mund ta ndjesh. Te qeshesh, te qash. Te mrekullohesh. Ne nje fare menyre artisti eshte pacienti. Arti eshte ilaci. Ose me sakte, arti eshte droga qe e mban ate gjalle. Arti nuk e sheron artistin. Thjesht kenaq patologjine e tij. Kur admirojme nje veper, admirojme vuajtjen e nje njeriu qe Zoti i dha talentin per ta kthyer ate ne art.

qenke me Freud-in; te prezantoj me Jung-un smiley

Nuk e dija. smiley

me fjale te thjeshte artist do karakterizoja dike qe me artin e tij (piktor, muzikant, aktor etj)  argeton apo kenaq  njerezit...  

por nuk eshte e thene  qe   te gjithe artistet  jane kategori  historike....  sepse edhe Sinan Hoxha   ''eglendis  miletin e Lushnjes...,  po nuk   besoj se ka lene takim me historine..smiley

Artist eshte vetem ai artist qe nuk pret te duartrokitet

si, vetduartrokitet?

Akoma me pak (vetduartrokitja e ka duartrokitjen brenda)

e kisha ne kutptimin:  mjafton te kenaqet vet  me artin e tij,  pa i interesuar  fare nese do kenaqet publiku apo jo.. 

Pyetje = 5milione pergjigje. Per mua personalisht artin nuk e shoh si nje profesjon por si nje menyre te jetuari. Eshte nje bashkjetese shpirterore me te bukuren, te shemtuaren, provokativen, arrogancen,ziline, etj

Une thjest e gje te mahniteshme faktin qe nje shkendije te trasmetuar qe prej neuroneve kalon me shpejtesin e drites, kalon ne muskut e trupit dhe me pas shendrrohet nga nje shkendije ne nje veper artistike.

Logic will get you from A to Z; imagination will get you everywhere

Albert Einstein

Artist- dikush qe e di se c'eshte, teksa noton si akull mbi veten e shkrire:

 

Jam një yll solstici 

që I frikësohem poezisë sime të trishtë 

jam ujë I kristalizuar 

me dashuri dhe zë hyjnor 

Jam dëborë, 

por lulet më dashurojnë 

flutur bëhem për to, 

e gjumi më puth mbi mandarina erëmira 

Jam arabeskë e qendisur, 

me nota muzikore, 

Nëpër ajër më pikturojnë gjethet, 

kur unë vallëzoj me vjeshtën. 

Jam dëshira e fundvitit për buzagazin fëminor 

dhe fuqia e erës që vjedh dëshpërimin. 

Unë shkëlqej në përkëdheli, 

çdo ditë çelem e lumtur, 

e kujtdo që ia shtrëngoj dorën  

I dërgoj mendime të ylberta. 

 

Unë jam Fantazia, 

Fantazia e Dimrit. 

 

Reprisa: 

Nel blu dipinto di blu, 

felice di stare la su. 

(con te) 

artist per mua eshte ai qe arrin te me emocionoje... qofte edhe gjeja me e thjeshte ne bote qe me jep emocion per mua eshte art ...

ja mi, mu m'thote shefja ime kohet e fundit : he mi artiste smileysmiley

smiley you are

Me duket ja thua vetes ne pasqyre smiley

arti eshte kategori historike. artist eshte gjithkush qe prodhon dicka sipas ligjeve te estetikes. qe te ndodhi kjo dhe te krijosh art duhet te jesh pak i cmendur ose paranormal.por jo cdo i cmendur eshte nje artist.

Hesapi eshte i thjeshte, nga gjithe artistet hiq ato prej rrene dhe ngelen te vertetet. 

Artisti eshte femije 2-4vjeç (nga ato qe dine te perdorin ipadin me sy mbyllur).

Artist eshte gjithkush qe ben diçka te BUKUR.

Artist eshte nje njeri me shpirt te lire. 

A mund te jet Artist Sali babasqap Berisha ? Perderi sa ka arrit te mesmerizoje dhe Jozefin Dylqinj Topallen deri ne habiti qe i ka care kodrat mes per mes ...perse te mos jete .

Po qe Mashtrimin dhe Hipokrizine i ka kthyer ne ART ??? Them se eshte Artist !

Dikush qe percepton dicka nga zoti dhe ka kapacitetin/ aftesine teknike ta percjelli tek njerezit.

Shumicen e atyre qe krijojne gjera te bukura do ti quaja artizane.

Ndersa shumicen e artisteve moderne do ti quaja intelektuale ose intelektuale ne tentative.

 

           Mirembrema, eshte vone, por po i hedh nja dy mendime. Pyetja eshte e veshtire, jo se nuk ka nje pergjigje qe mund ta definoje artistin, por se ka shume te tilla. Fakti qe piktori u mrrol dhe qe vetsiguria e tij u tret papritur, do te thote as me pak, as me shume se mbetet e veshtire te japesh perkufizim universal per nje kategori historike si arti, rrjedhimisht per artistin. (kush ishte e para, veza apo pula).

            Ndersa duhej qe megjithe kete larmi pergjigjesh, koncepti te behej gjithnje e me i qarte, ne te vertete ai sa vjen e vishet me mjegull. Nese do mund te sillja ndonje kuptim timin te momentit, qe ka shume mundesi te ndryshoje perseri, do ishte: artisti eshte nje provokator; nje trazues i talentuar i kujteses kolektive dhe individuale mbi Harmonine, sidomos ate te padukshmen. Eshte funksionimi hera here me nderprerje i kesaj kujtese, mendoj, ajo qe siguron nevojen e perhershme per art.

            Thuhet shpesh se dy gjera e bejne njeriun te krahasueshem me nje Zot: dashuria dhe krijimi. Gabimisht, e para, aftesia per te dashur e projektuar tek tjetri/tjeret afer teje te njejten harmoni qe ke vete ne nje cast te dhene, eshte konsideruar si me e thjeshta, me e pakushtueshmja, dicka qe duhet te ndodhe for free, si ajri qe thith. Ne te kundert krijimi, eshte pare si nje cilesi e nje grupi te vogel, te privilegjuar njerezish, gati gati hyjnore, qe vazhdimisht u shkon Muza per vizite, shpirti i tyre mbarset dhe sjell ne jete artin. Une besoj se eshte krejt e kunderta. Krijimi, dhe jo dashuria eshte gjendja natyrale e njeriut. Por ti mund te krijosh e prape nuk je artist, ashtu sic mund te jesh dashuror i perkryer dhe prape nuk e fiton dot zemren e artit. Asnje nga dy cilesite, ne menyre te pavaruar nuk te con ne ate gjendje te vecante qe po e quajme Zot; duhet me se s’ben te dyja se bashku. Ne nje deduksion te thjeshte, ky eshte dhe momenti i prodhimit te artit te mire, artit te madh. 

po talentin ??

Gjithë veprimtaria njerzore që bëhet në kërkim të së bukurës e ka emrin ART.

Artisti është pjellë e kësaj veprimtarie. Por ti, nuk është e thënë ta gjesh të bukurën atje ku e shoh unë. Ndryshimi qëndron tek formimi, karakteri, steriotipi i jetës që ndjek, etj.

nje artist esht nje qe i mban permiet dhe frutat ne frigorifer

unë nuk qënkërkam. në frigorifer mbaj vetëm frutat, permiet në kantinë

Kur profesionin e do me shumë dëshirë, të gjithë njëzëri thonë ky është artist smiley

Tekstin s'e kisha dëgjuar asnjëherë me kaq vëmendje por është gjenial në shumë rrafshe : https://www.youtube.com/watch?v=1-VUlOL1B0M

nuk eshte e nevojshme te besh gjera shume te medha per te qene artist,shpesh jane ne jeten e perditshme dhe i nenvlehtesojme, a nuk eshte artiste nje femer (mashkull) qe merr dy rrecka dhe me pasion e durim ben nje fustan te bukur per kukullen apo per femijen e saj?

dmth gjith rrobaqepsit jane artista.po bukpjeksit qe me mielle dhe uje krijojne forma aq te bukura te bukes, a jane artiste? smiley

Spiritus,sigurisht smiley ,sa mire qe e kujtove

Artist eshte ai qe ka fantasy. smiley

Mero Baze, pershembull..smiley

Kurse Top Channel asht cooperative artistesh. smiley lol

Hop këtu e hop atje, atje tej bën një ve. Kush është?

Artist eshte ai qe komunikon diçka, mundesisht ne menyre te bukur.

artisti eshte nje produkt i trashegimise materiale. qe te jesh artist nuk duhet te mendosh per para, pra duhet ti kesh me pare ne menre qe ti dedikohesh artit. nqs e ke mendjen per te bere para, nuk je artist. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).