-Një vështrim mbi krijimtarinë poetike të poetes dhe publicistes së njohur RAIMONDA MOISIU

Të shkruash, do të thotë të japësh, është një dhënie e pandërprerë, një raport tepër i ngushtë mes njeriut dhe jetës, ëndrrës dhe realitetit, magjikes dhe reales, të bukurës dhe shpresës.  E tillë është poezia, një bashkëbisedim mitik dhe intim me lexuesin dhe kohën. Raimonda Moisiu,poete dhe publiciste e njohur, një emër që është prezent presj vitesh në botën e madhe të letrave, ka tashmë një universe poetik të vetin, duke prestuar të flas thellë dhe intimësisht, ngrohtë dhe tepër emocionalisht, pse jo dhe fuqishëm me njerëzit, botën dhe ëndrrat, me magjiken dhe realen, të gërshetuara mjeshtërisht në vargjet e saj poetike…Raimonda Moisiu, vjen në poezi, mjaft elegante, e brishtë, femërore dhe mitike, e veshur me një tis magjie transparente, i cili natyrshëm i jep asaj statusin e PRINCESHËS se poezisë.  Shpirti i madh dhe i bukur i poetes shpalos nëpër gjithë materialin e shkruar të saj poetik një botë të re, të paeksploruar më parë nga asnjë poete tjetër. Ajo fiton kështu dimensionet e reja të një poetike moderne, tepër origjinale e të realizuar, ku më tepër se kund duket brendësia e zemrës së saj. Raimonda Moisiu ka aty një çiltërsi mahnitëse tejet transparente dhe të bukur gjer në magjepsje:

Fatin tim…

E kërkoj,

mes nostalgjisë e fluturimit, nëpër

hapësirën e qiellit, që është

aq e madhe, sa e madhe është edhe

dashuria. . . .

…se

Për të rrëmbyer zemrën time, duhet

një vështrim, që

mezi përmban klithmën e buzëve. . . . .

Shkruan poetja, duke i çelur kështu një portë të fshehtë dashurisë, asaj që ne shpesh e fetishizojmë gjer në misticizëm, ndërsa autorja e bënë atë të prekshme, njerëzore dhe natyrisht mjaft poetike…Raimonda Moisiu di të zbuloj me mjaft poetizëm, vlerat e shpirtit dhe të jetës, vlerat e ëndrrës dhe realitetit, duke krijuar kështu një realitet të ri poetik me ngjyra marramendëse, me metafora shëndrritëse dhe zëra të fshehtë sa të mistershëm aq dhe të prekshëm, sa njerëzor aq dhe femëror…Ajo tenton të mbetet kështu një poete me një rezonancë zërash të fshehtë që zbulohen duke i përjetuar thellë përmes poezisë së saj të mrekullueshme…

Vargu poetik si një zbulim në jetë…

Vlerat e krijuesit, nuk rajvizohen brenda ditës.  Ato duanë kohë, shumë punë dhe përpjekje që të marrin trajtat e dukëshme dhe të lexohen qartë. Kështu dhe Raimonda Moisiu, vlerat e saj si krijuese i ka ngjizur pak e nga pak me punën e saj në vite. Ajo e sjellë vargun poetik si një proces të gjatë zbulimi, ku natyrshëm spikat bota e madhe e femrës dhe realiteti, dashuria dhe ëndrrat, të cilat janë këtu nebuloza e krijimit të një realiteti poetik origjinal dhe tepër të bukur larë në një ujëvarë drite dhe dashurie…Dashuri, sa shumë dashuri shpërthen nëpër vargjet e Raimonda Moisiut, aq shumë dashuri sa duket sikur Bota është e veshur e tëra me dashuri…ku natyrshëm protagoniste është ajo…femra…:

Duamëni!

Duamëni me shpirt,

Siç iu dua edhe unë me shpirt!

Duamëni,

Edhe pakëz më pak se sa iu dua unë,

Nuk ka gjë,

Nuk iu dhimbsem?

Nuk janë dy buzët e mia lyer me të kuq,

Është zemra ime që po fjaloset me ty….

…. Me ju të gjithë!

Këtë muzg.

Ju, kurrë nuk mund të dashuroni me kaq pasion,

Sa dashuron një grua.

Unë jam një grua,…

Jam një grua…Një mesazh që poezia e sjellë përmes shpirtit të ndezur, ku dashuria dhe realiteti njehsohen duke u bërë kështu një mesazh i bukur. Poezia e Raimonda Moisiut, vjen e angazhuar sociologjikisht por edhe shpirtërisht.  Aty është femra që flet.  Është zëri i saj tingëllues gjer si një pëshpërimë, herë si një ledhatim dashurie, herë si një brengë dhe herë si një thirrje…Dhe të dëgjosh këtë zë do të thotë të jesh pjesë e kësaj poezie që autorja ndërton me shumë shpirt dhe pasion. E veçanta poetike e Raimonda Moisiut, mendoj se është pikërisht tek zbulimi që ajo bënë përmes vargut në jetën e përditshme.  Këtë e dëshmojnë një sërë poezish mjaft të realizuara si “Mos dhunoni brishtësinë!”, “Endem”,”Një pëllumb i bardhë”,” Jam ”Shaganeja”* jote”, “Dua DIELL. . . . . . diell DUA! –“ etj.  Zbulimi që autorja bën nëpërmjet poezisë, është një befasi.  Raimonda Moisiu e realizon atë jo thjesht si një fenomen, por si një dukuri të shpirti njerëzor, një shpalosje shumedimensionale që argumenton realitetin:

Dua diell!

Diell !

Diell dua,

siç duan qeniet e gjalla ajër.

Diell,

që të më ngrohë, të më shpëtojë,

të më ndriçojë rrugën, për

në kështjellën e dëshirave.

Jam nisur të kërkoj një qiri,

të më bëjë dritë,

në burgun e ftohtë të qenies sime…

Zbulim dhe kërkim.  Një zbulim vërtet dramatik i femrës për vogëlsitë e kësaj bote por njëherësh dhe kërkim i forcës për të ecur dhe për të rigjetur dashurinë e mohuar. Drama e madhe e jetës në poezinë e Raimonda Moisiut është vërtet një risi, një gjetje mbresëlënëse sa origjinale aq dhe e bukur, e ndërthurur me dhimbjen dhe trishtimin, por edhe më shpresën se jo gjithçka ka mbaruar.  Poetja di të ringrejë si një feniks dashurinë brenda shpirtit të trazuar të femrës e cila asnjëherë nuk resht së kërkuari.

Aromë femre…

Të dua! Unë e çmendura,

që mezi pres çdo mbrëmje,

në një çast të vetëm; Të vetëm. . . . !

Të qetë, të heshtur,ëndërrimtar,

të marr ngrohtësinë, brishtësinë,

e trupit tënd. Të më zgjosh agimin,

të më thuash diçka; Të ndjehem grua!

…dhe padyshim që poezia e Raimonda Moisiut ka arome femre, aromën e jetës dhe dashurisë së përjetëshme. Teksa lexon poezitë e Raimonda Moisiut për botën magjike femërore, ndjehesh i pushtuar nga shpirti i madh e fisnik i FEMRËS, si një qënie njerëzore por edhe e perëndishme…Plot dritëhije dhe mistere, plot pasion dhe ofshama, plot ëndrrat dhe përqafime, puthje dhe dashuri, dashuri dhe përsëri dashuri…Në jetën e përditshme ne shpesh përpiqemi të dukemi dhe të shtiremi si puritanë, por ndërkohë të gjithë e mendojmë atë, të bukurën përvëluese që fsheh dashuria, fsheh femra dhe mashkulli…dhe asnjëherë nuk guxojmë ta themi me zë të lartë…Por Raimonda Moisiu e thotë këtë jo vetëm me zë kumbues por dhe bukur, mjaft bukur estetikisht, poetikisht dhe njerëzisht:

Vështrohemi mbi burim,

duke përkëdhelur kaçurrelat e njëri-tjetrit,

mes burbuqeve të përflakura,

të puthjeve të nxehta.

Si dy nimfa të çmendura,

si luspat e midhjeve në ujë. . . .

- nëpër përvëlimin e lakuriqësisë.

Natyrisht ky fragment poetik nga Raimonda Moisiu ndoshta nuk mund të thotë gjithçka, por në pak vargje thotë atë që ne shpesh e anashkalojmë duke puritanizuar qëndrimin tonë qytetar, por harrojmë qëndrimin tonë të brendshëm shpirtëror, të cilin Raimonda Moisiu nuk e harron, as e anashkalon, por e thekson, sepse natyrisht, ne jemi qenia, por mbi të gjitha jemi shpirti që ndjen dhe flet…Nëpër universin poetik të dashurisë së Raimonda Moisiut, ndjehet frymëmarrja e femrës në krahët e mashkullit, ndjehet zhurma magjike e puthjes dhe shtrëngimi i përqafimit.  Ndjehet fërfërima e brishtë e fijeve të flokut të femrës mbi supet e mashkullit, ndjehet etja për dashuri dhe shpresë, zjarri për pasion dhe dritë, ku në fund të fundit, pohohet jeta me gjithë përmasat e saj. E pra, kjo aromë femre mbush poezitë lirike të Raimonda Moisiut plot me pasione të pashuara, ku ndizen rrallë dëshirat e çmendura dhe zërat e marrë të dashurisë…. Por në asnjë moment poetja , nuk kalon në banalizim, përkundrazi, gjithë poezitë e ndjeshme të dashurisë së Raimonda Moisiut, janë një mrekulli poetike sa korrekte aq dhe të ndjera, sa realiste aq dhe magjike, plot brerore zjarri dhe magjie…

Bota sociale,angazhimi poetik dhe koha

Raimonda Moisiu, mund të konsiderohet një poete mjaft sociale dhe sa shqiptare aq dhe ndërkombëtare, kjo edhe për faktin e jetesës së saj jashtë Shqipërisë në SHBA.  Kjo formë jetese e ka bërë poeten sa të ndjeshme aq dhe të angazhuar me anën sociale të jetës e ndërkohë jetesa në SHBA i ka dhënë asaj edhe eksperiencë, përvojë jetike pse jo dhe një këndvështrim më të gjerë në gjithë krijimtarinë e saj poetike. Por ajo që e socializon dhe e pasuron më tej jetën dhe krijimtarinë e Raimonda Moisiut, padyshim është puna e sajë për shumë vite si publiciste.  Gazetaria i ka dhënë asaj disa dhunti ndijimesh të veçanta që përgjithësisht i kanë vetëm gazetarët. E të gjitha këto ndërthuren mjeshtërisht në krijimtarinë e saj poetike, duke e bërë atë një poezi unike, origjinale dhe të kuptueshme për një kategori lexuesish tepër të gjerë. Raimonda Moisiu e gjen veten si krijues në krah të njerëzve të trishtuar e të varfër, njerëzve në nevojë dhe brenda dramës së tyre të madhe tragjike dhe sociale.  Kujtojmë këtu poezinë “Besmir-ferishtja e poemës së mjerimit, Elegji,-kushtuar Besmir Ujkës, djaloshit shkodran, që vdiq nën pirgun me plehra. ”. . . Tronditëse, po të kemi parasysh dhe sensibilitetin e madh të poetes Moisiu e cila me zemër në dorë poetizon dhimbjen dhe brengën :

Në këtë ditë pranvere-drita, dashuria

ndriçonin si brishtësia fëminore, si

pafajsia e moshës,

në sytë e tu të qeshur…

Ngado kishin çelur bliret. . . . .

Me vete kishe trastën,

strukur në të,

“Poemën e mjerimit. ”

Gjysëm helm, gjysëm e ëmbël,

në kalldrëmet e fëmijërisë,

vrapoje duke i bërtitur botës me gurgullima fëmijnore:

“Kafshatë që s’kapërdihet asht’ or vlla mjerimi”!

Realiteti për Raimonda Moisiun është sa goditës aq dhe tronditës. Edhe pse jeton përtej oqeanit, ajo jeton Shqipërinë, jeton njerëzit e saj, jeton dhimbjen dhe brengën shqiptare duke u shëndrruar kështu edhe në një tribunë e vegjëlisë së heshtur në vendin e saj të shtrenjtë…Natyrisht, motive të kësaj natyre e përmase Raimonda Moisiu trajton edhe për botën perëndimore, ku aktualisht jeton.  Këndi i gjerë i shikimit të poetes fut brenda poezisë së saj mjaft probleme sociale por edhe psikologjike, trajtimin e femrës dhe botës së saj të madhe.  Poetja Raimonda Moisiu realizon më së miri edhe pozicionin e saj si një publiciste e zonja dhe e talentuar. Puna si gazetare për shumë kohë, kontakti me njerëzit dhe problemet e tyre i ka dhënë Raimonda Moisiut edhe nje “shqisë “ të re, perceptimin e thellë social dhe moral, njerzor dhe shpirtëror të realitetit ku jetojmë. Këtë e gjejmë edhe në poezitë e  librave të tjerë të botuar të Raimonda Moisiut :, “ Dashuria nuk ka emër”,  “-Sikur nuk më ke puthur kurrë”,”Lulëkuqja e egër”, debutime mjaft të suksesshëm dhe tejet të realizuar, si artistikisht ashtu dhe mjeshtërisht. Poetja i jep lexuesit një mundësi të re për të depërtuar në brendësi të botës së madhe të femrës dhe në shpirtin e bukur njerëzor…Por ajo që e bën poeten Raimonda Moisiu të veçantë është ligjërimi i rrjedhshëm poetik, i figurshëm dhe me mjaft guxim qytetar. Noviteti poetik i Raimonda Moisiut konsiston në faktin e një poezie të fuqishme shpirtërore me një zë femëror të mrekullueshëm dhe origjinal. Nëse një poezi të Raimonda Moisiut do të ma jepnin ta lexoja pa emrin e autores, ju garantoj se do ta gjeja menjëherë se poezia ishte e Raimonda Moisiut.  Ajo i ka vënë poezisë së saj në çdo detaj shpirtin dhe zemrën e vet,i ka dhënë si të thuash identitetin e vet, pathosin dhe ngjyrën e shpirtit të saj, duke e bërë kështu një poezi sa intime aq dhe bashkëkohore, moderne dhe shprehëse, të fuqishme dhe njerëzore…

Realja dhe irealja, një lajtmotiv i përhershëm i poetes

…shpesh poetja ndodhet mes ëndrrës dhe zhgjëndrrës, duke u përpjekur të ndërtojë një realitet përtej atij realiteti që jeton.  Natyrisht, kjo gjë preston atë që poetët gjithmonë kërkojnë e kërkojnë atë që të tjerët nuk e shohin, nuk e ndjejnë por në fund të fundit e dëshirojnë…Poetët janë vizionar dhe arkitektët më të mëdhenj të së ardhmes.  Poetët nuk janë kurrsesi konformistë apo njerëz të momentit.  Poetët në një mënyrë apo në tjetër janë ndërgjegjja e njerëzimit.  Ndaj kjo gjë i con ata përtej reales, përtej të prekshmes dhe të së përditshmes.  Ja si shkruan Raimonda Moisiu për këtë gjendje dhe realitet :

Ndonjëherë…

Qenia ime më duket si një kufomë,

që mezi po pret çastin,

e nisjes drejt një botë të padukshme.

Mundohem të flak tutje trishtimin,

e mungesës së vështrimit adhuronjës.

-. -

Është më se e kuptueshme, Raimonda Moisiu kërkon.  Ajo nuk resht së kërkuari në krijimtarinë e vet dhe gjithsesi ky kërkim i jep asaj statusin e poetes novatore që përtej ëndrrës zbulon një realitet të dëshiruar nga të gjithë, një realitet që poetja i jep ngjyrat e një mjedisi njerëzor plot dritë dhe shpresë, ku ëndrra është bërë e prekshme.  Dhe sikundër e dimë të gjithë, këtë privilegj e kanë vetëm poetët. Në shpirtin e poezive të Raimonda Moisiut zgjohet ëndrra dhe shpresa, zgjohet dashuria e vërtetë dhe magjia e puthjes, zgjohet mirësia dhe bekimi. Raimonda Moisiu, nëpër të gjitha vargjet e vet, mundohet të jetë MONDA e realitetit, ajo femra e ndjeshme, vibruese, e dridhshme, e ndjeshme, njerëzore dhe e ëndërrt, që ti takon përditë dhe e njehson me gjithë njerëzit e mirë e të mrekullueshëm të kësaj bote. Poezia e Raimonda Moisiut është një apël për mirësi, dashuri, paqe, dritë, bashkim dhe dinjitet. Natyrisht kjo është një ecje mjaft e sigurt dhe plot talent, elegancë femërore dhe mjeshtëri poetike e Raimonda Moisiut drejt një perspektive poetike të mrekulleshme dhe mjeshtërore.

Si përfundim,

Raimonda Moisiu, mbetet poete e konsoliduar, mjaft e ndjeshme, me një varg tepër të realizuar, plot shpirt dhe shpresë, plot jetë dhe dashuri. Ajo padyshim është një mjeshtre e përdorimit të figurave poetike, dhe metaforës…Krijimtaria e saj poetike është e pjekur dhe shprehëse, e prekshme dhe e kuptueshme, e dashur dhe vibruese, e thjeshtë dhe moderne, e lehtë për tu asimiluar nga lexuesi dhe tepër e thellë…Ajo dominon një varg ku bota e madhe femërore ka atdheun e vet dhe triumfon, duke u shëndruar në një mesazh madhor për të gjithë…Dhe unë do të thosha me shumë çiltërsi se, -Raimonda Moisiu është princesha e poezisë moderne…

 

15 Komente

 

Nga Raimonda Moisiu

 

Nje zile …,

Hahahaaaaa ….,

Nje zile ne celular ,

Kaq…vetem kaq….asgje meee ….shume!

I dashuri im u step,

U ndal!

Ngriti koken ,veshtroi aty te cepi i dritares...

Është më se e kuptueshme, Raimonda Moisiu kërkon.  Ajo nuk resht së kërkuari në krijimtarinë e vet dhe gjithsesi ky kërkim i jep asaj statusin e poetes novatore që përtej ëndrrës zbulon një realitet të dëshiruar nga të gjithë, një realitet që poetja i jep ngjyrat e një mjedisi njerëzor plot dritë dhe shpresë, ku ëndrra është bërë e prekshme.  Dhe sikundër e dimë të gjithë, këtë privilegj e kanë vetëm poetët.

 

Flet shkrimtari dhe publicisti Vasil TABAKU:

Bisedoi:Raimonda MOISIU

-Ju jeni një nga shkrimtarët pionierë të letrave shqip. Kalimi  juaj i sukseshëm nga mësues në poet, prozator publicist e gazetar.  C’mund të na thoni si filloi karriera tuaj shumë dimensionale? Si u gjendët në këtë “udhëtim” të bukur e mbresëlënës?
- …eh po ju më thoni të kthej kokën pas…natyrisht, kur njeriu ecën e ecën, dikur  ndalet dhe kthen kokën.Ja, tej diku është buzeqeshja ime prej gjimnazisti, fytyra ime e ciltër dhe naive… një poezi e vogël lirike,,naive e vibruese, shkruar fshehtas mësuesit të letërsisë …Druajtje, ëndërra, netë pa gjumë dhe…dështime të natyrshme. Ajo poezi nuk u lexua kurrë nga asnjë, por ama ishte poezia ime e parë…”Me fustanin prej drite të Hënës,me buzëqeshjen prej luleve të mollës,kalove ti mespërmes ëndërrës,dhe  humbe ashtu sic humbet flukëza e dëborës…” Kjo bëri që unë të shkruaja pastaj e të shkruaja pambarim.Filloj kështu një maratonë e poezisë, që  më bënë të ndjehem gjallë edhe sot.Ndërsa kur  mbarova fakultetin dhe isha mësues në fshatin Ninësh të Mallakastrës, isha autor  i një libri poetik.  Kisha botuar që student vëllimin poetik “Hyrja e Pranverës” dhe ndërkohë  kisha botuar dhe  shkrime publicistike tek gazeta “Zëri i Rinisë” apo gazeta “Drita” duke i dhënë kështu vetes edhe një mundësi tjetër krijuese, atë të publicistikes.Sa e bukur aq dhe e vështirë, shpesh  duhej të përshtateshe, të shkruaje duke anashkaluar problemet, në të kundërtën, duhej të përballeshe me një trysni politike, pa e kuptuar as vet shëndrroheshe në “armik  i klasës”. Pra  ishin vitet 1977,1978 ku unë një mësues fshati  isha edhe poet edhe  gazetarm, ose me saktë korespondent i “Zërit të Rinisë” në Mallakastër dhe Fier.Në Ballsh ishte duke u ndërtuar Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës, një kantier  i madh pune,  isha si të thuash atëherë kronisti i kësaj vepre të madhe industriale duke botuar  reportazhe dhe shkrime në shumë gazeta të kohës …Ishte  vërtet bukur por dhe e vështirë…

....

 

 

 

13 Janar 2013

Fjale e Lire

 

http://www.zeri.info/artikulli/1771/grat...

 

 

Ndonëse aktiviteti ishte paraparë si një lloj debati për zërin e femrës në letërsi, të ftuar të diskutojnë, të pranishmit dhe pjesëmarrësit dukej se nuk kishin shumë për të debatuar për temën.

 

Princeshe, natyrisht, se mbretnesha eshte Kozeta.

Suksese Rajmonda, ti je njeri i mire smiley

-Ju jeni një nga shkrimtarët pionierë të letrave shqip. Kalimi juaj i sukseshëm nga mësues në poet, prozator publicist e gazetar. C’mund të na thoni si filloi karriera tuaj shumë dimensionale? Si u gjendët në këtë “udhëtim” të bukur e mbresëlënës?"

Ora ime e letersise ka mbetur shume prapa megjithate nuk mbaj mend qe zonja ne fjale te kete qene nje household name per tu quajtur "shkrimtare  pionere e letrave shqip"?

Nuk është zonja pionerja, është z. Tabaku.

Vasili shkruan bukur. 

Ja dhe nje eremim kurmi me kokerdhoke te lumtur bilirubine per flladin e ameshimeve dhe muzgjet e melodrames si mendafsh ofshamash ne ikje e tretje pa kthim... pra per natenemire, poezia "Do te te puth tere trupin":

Nje zile …,
Hahahaaaaa ….,
Nje zile ne celular ,
Kaq…vetem kaq….asgje meee ….shume!
I dashuri im u step,
U ndal!
Ngriti koken ,veshtroi aty te cepi i dritares,
Shtyu me te dy pellembet makinat, rete dhe oqeanin,
Dhe u sul drejt vendit me te embel !
Atje! – mes dy pellumbave qe ushqehen
Nga te rrahurat e nje zemre.
Ai e di !
Se kapricioja ime zgjat …
Sa vesa mbi petalen e kuqe te trendafilit,
Sepse une kam nje sekret qe te zbut,
dashnori im!
Ate delikatesen e feminitetit tim,
Qe do te ndricoje ne cast,
erresiren ,
Erreeeeesiiiiiiireeeeeee ,
eeee….rrreeee ….siiiii…reeeen ,
Erresiren e shtratit tone!
Ajo …
Eshte erresira me e bukur e njerezimit,
Erresira permbi carcafet e bardhe te shtratit tone…
Ku dy pellumba te medhenj, te bardhe ,
Qendrojne kryelarte … !
Po te presin ty…qe te dy …nuk e shikon?
Me sqepat si dy buze te etura per dashuri.
Keto pellumba jane te vetmit ne bote,
Qe,
nuk largohen,
kur I perkedhel ti !
Edhe ne I ledhatofsh…..
Me babezine e kaposheve te uritur,
Ata nuk largohen ,
Rrijne atje!
Te uritur ,te embel,te pafjale te urte,.
SI t’i kene ujdisur atje engjejt…!
Nuk i shikon duart e mia te zgjatura per dashuri?
Ende nuk u ngope se perkedheluri……pellumbat?
Ka edhe me…edhe me ….. mee…!
Hahahaaaaa…po si u zemerove me mua ,
Dashnori im, ylli, enderra, pranvera ime ,
kometa ime me bisht te praruar .
E shikon se sa kaprcioze qe jam??
Rri pa levizur ca…,
Do te te puth neper trup aq here,
Sa pika loti kam derdhur per ty,
Kur me ike I zemeruar.
O perendi, mos u ligshto nga loja ime!
Kur te shikojne njerezit ne rruge,
Thone per ty,
Qe je nje vigan I menduar dhe madheshtor,
si nje bust .
Po une di ca me shume nga ata
Qe ti ,
Keta caste ,
Kullot neper te fshehtat e qenies sime
Si gugitjet e pellumbave … !
Ardhi casti I ameshimit !!!
Shpirti im
Qe me ishe merzitur aq shume me mua,
Tani …
Tere hyjnia e qiellit po rendon
mbi qepallat e mia,
mbi nje re te purpurt
Te sapo dale nga parajsa !

Raimonda Moisiu
Hartford CT
2008

tingelloka si leter kercenimi smiley 

merre me leng...

Princeshe analfabete!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).