Kreu i PS-së nëpërmjet një deklarate për mediat prezantoi kandidatin e radhës për deputet, zotin Ilirjan Celibashi, njëherësh ish-kryetari i KQZ-së si deputet në qarkun e Fierit.

Ilirjan Celibashi është prurja më e re e Partisë Sociliste për zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i PS-së nëpërmjet një deklarate për mediat prezantoi kandidatin e radhës për deputet, zotin Ilirjan Celibashi, njëherësh ish-kryetari i KQZ-së si deputet në qarkun e Fierit. Gjatë fjalës së tij kryesocialisti Rama vlerësoi Celibashin si personin që garantoi rotacionin e pushtetit ndershmërisht. 

“Skudra jonë ngrihet mbi vlerat e bashkëjetesës demokratike dhe të bashkuar me qëllimin e madh për të ‘Rilindur Shqipërinë’. Sot skudrës sonë kombëtare për ‘Rilindjen e 23 qershorit’ i bashkohet njeriu që mbahet për garantimin me ndershmëri të të vetmit rotacion pa dhunë në vend, Ilirjan Celibashi. Jam i lumtur që pas thirrjes sime për 2 vite që ti bashkohet dhe ai ma shprehu vetë vullnetin për tu bashkuar, me ne. Ai është një shembull për faktin se ndër të tjera me 23 qershor shqiptarët do zgjedhin mes pushtetit të një njeriu të vetëm dhe një skuadre njerëzish që janë këtu jo për të fituar për të përfituar, por për të dhënë në rrugën e një fitoreje ku do fitojë cdo shqiptar pa dallim partie”, u shpreh Rama. 

Rama nuk kurseu sulmet ndaj kryeministrit Berisha, duke e akuzuar për vjedhje programi, teksa shtoi se “ajo është fundi i një epoke përfitimi personal e cila po vjen me rilindjen e një politiket ë re”.

CELIBASHI: ANGAZHIMI IM DO JETË SHEMBULL PËR POLITIKËN

Kandidati për deputet, njëherësh ish-kreu i KQZ Ilirjan Celibashi theksoi se vendosi të angazhohet në politikë pasi sipas tij cdo njeri që mendon se duhet të ndryshojë dicka në Shqipëri, duhet të ndërmarrë një hap të tillë. Celibashi tha se angazhimi i tij do jetë shembull për politikën, duke shtuar se beson në alternativën e PS-së.

“Së pari do thosha që ftesa për ty angazhuar me ps daton shumë kohë më përpara që të vitin zgjedhjet e këtij viti, jo vetëm nga kreu Rama por edhe miq të tjera brenda PS. Është e vërtetë që më parë e kam refuzuar ftesën, po ashtu sikurse kryetari Rama evidentoi mendoj se është rasti se kush mendon se kapacitete për të përmirësuar atë cka është Shqipëria sot, duhet të angazhohet politikisht. Dua të përcjell me kandidimin tim mesazhin që qytetarët shqiptarë këtë radhë të mbështesin pa asnjë lloj ngurimi alternativën e PS, pasi mendoj se kjo është alternativa më e mirë për të qeverisur Shqipërinë për 4 vite të ardhme. Kjo alternativë do sjell jo vetëm zhvillimin ekonomik, por pas tranzicionit të gjatë programi i PS, do ketë mundësi të sjellë paqen sociale, stabilitetin politik dhe mirëkuptim mes palëve. Kontributi mi do jetë modest, por besoj se të gjitha ata që shprehin nevojën që ky vend duhet të ndryshojë duhet të angazhohen politikisht. Angazhimi im në politik do jetë shembull që politika shqiptare nuk duhet të jetë një mjet dhe profesion që nuk siguron realizimin e interesave të ngushta të atij që merret me politik por mjeti për të ndryshuar shoqërinë njerëzore. Mendoj se politika në Shqipëri mund dhe duhet të ndryshojë”, tha Celibashi.

 

NDERKOHE, NJE VIDEO KA FILLUAR TE QARKULLOJE NE INTERNET

33 Komente

ekipi  sa vin  e  po forcohet se tepermi..smiley

 

p.s   besoj se per nja 2, 3 jave  ky do prezantoj,  ne Lushnje  kesaj rradhe, edhe ate ishkryeprokurorin ''e pavarur''  Dhori Sollakun  .. dhe ky e meriton,  se ka tamam  mbiemer   majtist..smiley 

Nuk e nxorre kot Dhorin, se do jete dhe ai dhe Ina Rama... + ca biznesmene, ca gazetare dhe ca tipa si "bajraba" !

Horra* te te gjitha shtresave, bashkojna !

* Bajraba aty eshte prape, por edhe FRROKU na doli pjese e Koalicionit per Rilindje ne Shkoder! Lum si na smiley

Celibashi, mos ishte ky qe "vodhi" votat e Ngjeles ne Tirane ne 2003 ?? smiley  O Ngjela shkrete, qe do jete edhe ai ne Listat e PS-se !!! Rama bashkon hajdutin dhe te vjedhurin ne nje liste! siç bashkon heroin e mbrojtjes se Mediave (Alfred PEZA) bashke me listat e tij, si uzurpator i mediave qe i shkruan titujt me sms...po sipas PEZE-s !

Rama bashkon ne Koalicion Bajraben, Frrokun, Ngjelen e persekutuar dhe Kurt Kolen, gjithashtu edhe persekutuesit e tyre qe perfaqesohen me 4 partiçka ne Koalicionin e Rilindjes me bash 30 Parti!

 

Lefto, a ka mundesi me ma shpjegu, si ka mundesi qe ti keto llafe, tale - cuale, i ke thone siç i tha Laura Vorpsi, ne oren 17.00, ??? Keni qene ne nje gjatesi vale telepatike, apo ti ka dergu me e-mail, si zedhenes i PD per Froncen??????

Po kete pune kane perfaqesite tona dipllomatike jashte, te kontribojne me debate ne rrjetet sociale shqiptarofolese, kuptohet mbi bazen e direktivave te PPSH-se, do me thene te PD-se. Po Lefto hajt ma rruj njehere, por jo me brisk po me llape.

Laura dhe te tjere rreth saj, me duket se lexojne PPU-ne !! s'ka mundesi tjeter!

sinqerisht e kam

s'kam asnje "lidhje" direkte me PD, se po te kisha, do vija aty si "Selami" smiley

Pse ere qyl kontribuoke ti? I forte qeke smiley

Gjithesesi kur krahasoj celibashin dhe sollakun me fahrin dhe keltis krujen preferoj 100 here me mire ata te paret, apo je leftyyyysmiley

si ka mundsi? po kur ka qene e majta ne pushtet, kqz ka qene e pavarme!

Celibashi per nga statura as krahasohet me ate kakzozen ristanin megjithse bathorja do ti barazoje. Te rrim shtrembet e te flasim drejt po me zgjedhje te pastra ne tiron rama ska pjerdh as per sokol as per lulezim as per spartak

Rama ; ".... Jam i lumtur që pas thirrjes sime për 2 vite që ti bashkohet dhe ai ma shprehu vetë vullnetin për tu bashkuar, me ne..." 

Celibashi; ".... “Së pari do thosha që ftesa për ty angazhuar me ps daton shumë kohë më përpara që të vitin zgjedhjet e këtij viti, jo vetëm nga kreu Rama por edhe miq të tjera brenda PS..." 

 

Celibashi njihet si njeri administrator i votimeve, njeri i qete, apolitik, dhe nuk ka asgje te keqe te mirresh me politik kur shkeputesh nga fuksionet shteterore administrative. E keqja, nuk qendron tek Celibashi, por tek Palloshi yne qe e ka ftuar me kohe, ne kohen kur ky administrator ka patur nje fuksion sa te larte aq dhe delikat, nje fuksion paparti, neutral. Pse duhet ta ket bere kete ftese Rama, dhe a mund te quhet nderhyrje flagrante kjo e nje kryetari te nje partie ndaj kryetarit te KQZ. Pastaj kjo ftese, a nuk mund te quhet si rrezim i ter atyre akuzave qe ai ka bere per vjedhjen e votave. 

Kjo gje te le te kuptosh se Buall Mavria apo Lul Basha nuk kan patur mundesi te manipulonte zgjedhjet, se ne krye te KQZ kan qene njerzit e ftuar nga PS. Kjo bie pak si ere nejvotore. 

 

Rama; ".... Sot skudrës sonë kombëtare për ‘Rilindjen e 23 qershorit’ i bashkohet njeriu që mbahet për garantimin me ndershmëri të të vetmit rotacion pa dhunë në vend, Ilirjan Celibashi..." 

  Mesa dime nga historia politike, teoria dhe praktika, rotacioni pa dhune eshte merite e partive ne pushtet, politikanve drejtues.  ç'ne Celibashi, kur ai eshte thjesht nje administrator i larte i votimeve, asgje me shume. Apo ka patur detyra nga PS qe ne nuk i dime. 

Me keto veprime, Edi Rama, kam frike se do rrij edhe 4 vjet ne opozite, dhe do jete mire qe te mesoje me shume. 

Oooo Pjer, ta kom thone dhe diku tjeter... mos u merr me politike te nolte, po veni men makro-micro ekonomise, se per ate je tamom ti plako, per ket dege te kon ra ene floket ene dhomet ty......Celibashi ka 6 vjet qe eshte largu nga KQZ-ja plako, dhe para dy vjetesh ky robi ka qene i papune.... dhe e kon kerku per ti gjet i ven pune, por atij nuk i ka pelqy rroga. Tashti qe po bohet deti kos... tashti e mori dhe ky burri lugen dhe o burrraaaa....

nuk di a te mjafton korigjimi....

Rrofsh Alidemso, s'di si te te dergoj nje puthje me ato figurat ketu smiley Te kam borxh nje shishe smiley

person te cilin e mirepres qe hyn ne politike . I lumte. Me mire te merren keta me politike qe marrin vesh nga shteti nga ligjet sesa copat e Karjanes me dy sy qe sillen verdalle neper parti politike dhe me se shumti tek PD.

me keta persona ( celibashi, sollaku, etj)  politika nuk behet me domain i laro-balove por kthehet serioziteti me shume se cka qene ne parlament.

 

Me keto kandidatura, shoku Rama e ka te sigurte humbjen. Do te ishte ndryshe nese do te kishte zgjedhur njerez qe gezojne respekt dhe mirekuptim tek publiku, po Celibashi? Celibashi eshte ish-kreu i Kqz qe s'ka bere ndonje gje me shume vetem se ka manipuluar zgjdhjet ne favor te Rames dhe kunder opozites se atehershme.

Mos je tu e ngatru mi ristanin, se ai ishte kryetari i kqz kur fitoj sala 

apapapa

me leke eshte bere ky muhabet, se ska mundesi kjo tendence e peshtire riciklimi

ankand kane per ti bo zgjedhjet

Po ce do kete bre? Kete saliu e vendosi ne krye te kqz ate kohe(ehh kohe te arta per opoziten),e ky pa piken e turpit shkoi e hapi kutite e votimit ne tirane,saliu bente gjoja ky shkoi e beri trasparence me verte..lere po erdhi edhe ai kryeprokuri i saliut(sollaku) hajde ti mbash pd-istat.

Eshte e vertete qe nje kundershtar si Berisha punon me mish e shpirt per te mbyllur te gjitha rruget e financimit te partise kundershtare dhe per te denigruar te gjitha figurat e te gjitha partive pa dallim feje, krahine dhe ideje. Por, edhe kryetar me te dobet se Rama social-istet nuk kane per te patur.

Ky sistemi "une zgjedh ke te dua se topi eshte imi dhe penalltine e gjuaj vete" ta shpif politiken si majtas si djathtas. Edhe ate pak perfaqsim qe kishte populli ja hoqen me perdhune dhe tani detyrohet te shohe "lojtaret" e blere me miliona nga presidentet e klubeve, per me teper ne nje loje kur golat i behen popullit dhe jo politikaneve.

Gjithsesi, duhet rotacion dhe opozita duhet mbeshtetur (me vote) me Edi Ramen apo pa Edi Ramen qofte. Te tjerat me vone... Propoganda, qe dy krahet jane njesoj eshte shume e shpifur, dhe per me teper con uje vetem ne hullite e nje sistemi te kalbur. Pa rotacion, uji qelbet e behet kenete.

"Propoganda, qe dy krahet jane njesoj eshte shume e shpifur, dhe per me teper con uje vetem ne hullite e nje sistemi te kalbur. Pa rotacion, uji qelbet e behet kenete.

Astero, po ne paragrafin qe ke shkruar me siper e kundershton kete qe thua me poshte..smiley dmth kur thua: "topi eshte i imi........dhe vendos ke te dua, ta shpif politiken, si majtas si djathtas......smiley

Belul, shume e thjeshte kur zgjedhjen per voten e ben me logjike;

Hapi 1:  Asnje nga alternativat ekzistuese nuk jep zgjidhje perfaqsimit direkt nga populli (keshtu qe kjo nuk ngre peshe ne zgjedhjen per vote - per me teper qe Sala eshte i sprovuar si autokrat ndersa Rama megjithe rezervat qe ghithkush ka ngelet per tu sprovuar).

Hapat e tjere i merr me mend vete ti, por te gjithe anojne nga ana e rotacionit (po te duash ti rreshtoj) smiley

Ilirian Celibashi i ka shërbyer përjetësisht e familjarisht bolshevizmës dhe të majtës, por tani ka ardhur koha që “Ilegali” të dalë në mal. Ka përfunduar “operacioni i zjarrit” për përdhosjen e votës së lirë, prej së cilës, Edi Rama trashëgoi disa vite në krye të bashkisë së Tiranës dhe tani ai duhet të dalë në mal, hapur, atje me shokët, për një yrysh të fundit për të rikthyer amanetet e nomenklaturës......

100 keuro kandidimi per deputet, theksoj kandidimi smiley e gjeti menyren Rama per te dale nga borxhet smiley

Ceno, 

tashi vetem i projekt 1 melonsh me firo 10% te duhet. smiley 

mu me marrin per deputet vetem se jam i gjate or ti    , i nderoj socialistat se u rris mesataren smiley

pse a e ka problem mesataren Ps me Ramen krietar?

pranvera me nje lule s'vjen smiley

qe u bane dy lule bashke me ty....smiley

edhe rritet mesatarja pra smiley

Kush eshte zevendesminister I brendshem pervec Pones ?

edhe aq i depolitizuar nuk eshte celibashi sepse pervecse ne KQZ ka qene edhe zevendesminister i brendshem. Keshtu qe mos iu ankoni Berishes kur te vendose ne krye te KQZ-se figuren e paster smiley, Mulin.

Cdo gje eshte e kopsitur tek "Palet ".

Nanua tha ... "Lereni Poziten te punoje .Opozita te pushoje "

Flamurtare te lloj lloj teorive qe kane mend deri tek Gryka si gjithnje me nderhyrjet InteliDjente se "cfare ka qene Lenini"  po fermeret e Amerikes   apo  " Pse Enveri ne kohen e Luftes ka pase qillota angleze " .....e te gjithe keta si eshte e mundur te dalin ne krye smiley  Si kurdohere , ne krye te situatave me palle ne dore shqipetarisht , te gatshem per ANALE te thella e te Vjera , Guzhinat e InteliDjences se Larte do gatuajne sipas Formules "Nuk e njohim ne ate Mut muti ? Po ke te vinim ?...... 

Cfare ka shkele kaq Brutalisht Saliu qe nuk pranon rrotacion ? Ky "marathonomak"  i Demokracise smiley qe mbeshtetet mbi Rotacionin ?

Ose ka dale nga skena e PARE Nanua dhe ata tremben nga Rama se do u tunde HEKURAT ...

 Ose Saliu di ndonje gje nga "brenda " se perse nuk duhet Edvin Kriminel Kristaq Rama , QI e kane Inat edhe Mesila edhe Vorba ...Po cfare di pervecse per te shpetuar familjen nga hekurat ????

Dhe si zakonisht ne rrumpallhanen shqiptare te Filtrave Paranoiake ne krye dalin   perbaltesit Biografike te Lloit LefKOPE . Jo kot e ka slloganin PD-hi Yxhym ose ne shqip Per Para se " u piu e zzea "

Historia e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi politik i çdo lëvizje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë e nisur kundër okupatorit, degjeneroi në lufte civile… Prandaj nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur probleme kardinale si Lufta Civile…..”  EDVIN RAMA

ti je i mendimit qe Rama paraqet rrezikshmeri (hekurat) per familjen e Berishes?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).