Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka miratuar kërkesën për zhvillimin e një referendumi për ndalimin e importit të plehrave në Shqipëri, në një vendim suprizë për grupin nismëtar. Disa burime nga gjykata bënë të ditur se vendimi është final dhe është miratuar me vetëm një votë kundër, por zbardhja dhe publikimi i vendimit nuk është kryer ende.

“Ne kishim bindjen që gjykata do të jepte vendim pasi është në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë sot dhe në të ardhmen, përfshirë edhe ata që punojnë në institucione të tilla si Gjykata Kushtetuese. E vlerësojmë këtë vendim si një provë e qytetarisë që i shërben vendit për të krijuar një të ardhme më të mirë,” deklaroi Kozara Kati, anëtare e grupit nismëtar për zhvillimin e referendumit.

Beteja për referendumin duket se është shumë larg të qenit e përfunduar. Brenda 45 ditësh, Presidenti i Republikës do të duhet të përcaktojë datën e zhvillimit të referendumit, i cili sipas ligjit, nuk mund të zhvillohet më herët se sa 1 prilli i vitit 2014. Por ligji për referendumet thotë gjithashtu që një referendum të fitojë, duhet që të votohet nga së paku 30 për qind e votuesve në listat zgjedhore, ose afërsisht 1.1 milionë shqiptarë. Kjo është shumë e lartë përballë realitetit demografik të vendit, pasi mbi një e treta e të gjithë votuesve gjenden në emigrim.

Ky është referendumi i parë në historinë e Shqipërisë që kërkohet jashtë rrugëve të politikës së qeverisë dhe partive politike dhe ka kaluar në shumë peripeci deri sa mbërriti në këtë pikë.

Por për herë të parë pas dy vjet procedurash, grupi nismëtar i njohur si Aleanca Kundër Importit të Plehrave, është i bindur se asgjë nuk mund ta ndalojë më zhvillimin e referendumit.

32 Komente

Bukur. Nese e bejme ne nje dite me referendumin per Tre Ligjet, e bejme perpara 2014-es, kursejme edhe para.

u sa mire!

Po le te fitoje. Referendumi nuk mbahet dot para zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve nuk ka nevoje se do te jete PS

Je i sigurte qe qeveria e PS-se do te kete b... te anulloje nje kontrate qindramilioneshe me italianet?

Se deshte dhe Berisha te anullonte kontraten e Fatos Nanos me turqit e Telekomit apo me gjermanet e Aeroportit por kur i ardhi Edgorani dhe Merkeli,u terhoq me lezet.

Pastaj kaq te sigurte e ka fitoren PS-ja.I duhen 110mije vota me shume se 2009 dhe koalicioni me LSI-ne.Deri tani nuk shoh ndonje levizje qe te siguroje keto qe permeda me siper.

Great!

Lajm shume i mire ! Do jete hera e pare qe do votoj ne Shqiperi.

I ndihmova personalisht ne mbledhjen e 22 firmave.

te lumte! edhe une po te isha atje, do ndihmoja.

Të lumtë Gjergj! Ju ishit një nga nismëtarët dhe protagonist, përfaqësues i vërtetë i një shoqërie civile që përfaqëson të renë pozitive. E di që nuk ka qenë e thjeshtë për ju, por nuk u dorëzuat në betejën me mafian ekonomike dhe mafian shtetërore.Nuk dorzuat armët paqësore edhe atëherë kur pushtët e Komisionit Qëndror të zgjedhjeve ju kërkuan krahas emrave e firmave edhe fotokopjet e kartave të identitetit të 50 mijë vetave. Madje ju kërcënuan përmes Kosovrastit dhe se do ju hetonin për fallsifikim. Unë bëj pjesë tek ai grup shoqëror që nuk besoj se mutrat e këtij vendi do pastrohen në 100 vjetët e ardhshëm, por të paktën le të jenë plehrat tona. Do bëjmë edhe pa mutrat e napolitanve. I bindur se referendumi do marrë mbi 70%.

Flm Petro dhe alba.. Shpresoj qe te shkoje 50% + 1 e popullsise te votoje. Une personalisht nqs PS do vendoste ne program se deshironte te aprovonte ndryshimin e kushtetutes per Referendumet pa quorum ( edhe pse duhen 3/5 ne paralment) do shkoja ta votoja, te pakten ta fuste ne program te bente te sajen,, Por midis PS dhe PD nuk ka asnje ndryshim. Ne kete pike qe jemi vetem qytetaret mund ta ndryshojne Shqiperine asnje tjeter dhe referendumi pa quorum do ishte nje strument i shkelqyer ( zvicra qe eshte nje nga demokracite me te evoluara te europes e perdor shpesh here si strument legjislativ, dje pezulloi shperblimet multimilionere qe mernin administratoret e kompanive private me kete strument)

Jo ne lidhje me kete artikull, por ne pergjithesi nuk jam shum i bindur tek ideja e referendumit pa quorum si nje instrument i shkelqyer. Demokracija nuk eshte thjesht rregulli i shumices, se ne fund te dites, ai qe ka numrat nuk ka nevoj per demokraci, por gjithashtu ideja e moderimit dhe mbrojtes te pakicave etc. Sistemi si ai i Zvicres, qe lejon popullin te votoj kunder xhamive, ose si  Kalifornise, shpesh sjellin me shume probleme sa zgjidjin. Fjala representative ka me shume vlere sec i jipet ne demokraci, dhe vendet zhvillohen me mire duke siguruar qe demokracite e tyre jane me te vertete representative, e jo duke u hedhur me njehere tek referendumi.

Nuk jam dakord.. koha tregovi qe delegimi total i pushtetit nuk jep rezultate nga me te shkelqyerat por krijon thjesh vetem kasta..

Keshtu me fraza te tilla, pergjigja ime natyrale eshte "never underestimate the power of stupid people in large groups." More to the point however, demokracia reprezantuese sjelle me shume diskutim, me shume mendim me tru ne vend te stomakut, me shume moderim, dhe me shume siguri qe rregullat qe kalohen nuk diskriminojne minoritete te vogla. Kjo pjesa e fundit eshte nje pjese e problemit te demokracive moderne qe referendumi e perkeqesone, dhe pjesa tjeter me teknike, eshte sigurimi qe demokracia eshte reprezantuese-- pra jo monopolime te procesit politik nga kasta sic thua ti.

Kush ndjehet keq në Zvicër, se nuk ka xhami ku të vendosin altoparlantët me amplifikatorë zhurme për të helmuar ambientin, të iki aty ku ka origjinën e kombit e të fesë. Duhet t'i thotë dikush këtu muhametaliut se nëse kapet një i krishterë në Meka, dënohet me...vdekje. 

si punoka artopalanti tashi vllait

Ja per shembull, une nuk kam pse te vazhdoj fare kur Petroja tregojti menjehere problemet e referendumit kur mundohej ta mbronte ate te shkreten.

Gjergji_N , pse e dhane dhe aty media per çeshtjen e Bonuseve qe perfitonin bankieret dhe drejtuesit e firmave ne Zvicer.  

E dhane lesh Pjer.. ne Shqiperi nuk egziston informacioni ( kjo eshte e keqja nr 1 e ketij vendi qe njerzit nuk arrijne te kuptojne ) po sot egziston rrjeti i lire  dhe une kuptoj sh mire 2 gjuhe ( :

ah me fal e paska shkrojtur balkanwebi... Ne TV nuk e di sepse une nuk shikoj fare TV,, mund ta imagjinosh vete arsyen

Ketu e kishin te tera gazetat kete lajm. 

kete shkruan sot Balkanweb;

ROMË- Një deklaratë e kreut të "Lëvizjes 5 Yjet", Beppe Grillo, i cili flet për Corrado Pesserën në postin e kryeministrit të ardhshëm të Italisë. 

''E majta dhe e djathta tashmë kanë qenë në të njëjtën qeveri nën kryesimin e Montit dhe do të jenë sërish nën drejtimit e një kryeministri të ri : Corrado Passera'', deklaroi Beppe Grillo gjatë një interviste të publikuar sot ekskuzivisht nga faqja e internetit ''Wired Italia'', ku flitet për emrin e kandidatit për kryeministër. 

Lajm totalisht fals qe nuk e di ku e ka vjedhur ai i BW.. ky eshte informacioni ne Shqiperi.

Grillo e percmon Passeran dhe ka vite qe shprehet shume kritik per kete bankier italian i perfshire ne disa keqadministrime ekonomiko-financiare ne Itali..

mund te themi qe gjykata kushtetuese eshte e pavarur?   kam parasysh edhe vendimin   kur gjykata kushtetuese  rrezoi marreveshjen per kufijt detare me Greqine...

 

Eshte e pavarur Belul kur miraton kete referendum apo rrezon marreveshjne e plaherave,por eshte e varur kur refuzon te hape kutite dhe ti beje qefin politikave te PS-se.

Si perfundim,per mua eshte institucioni me i pavarur per simpatizantet e PS-se,sipas humorit te kryetarit te tyre.

fitoi?? po kur do behet??

 

Sa eshte perqindja e shtetasve shqipetare qe kane te drejte per te votuar por qe nuk banojne ne Shqiperi? Une mendoj se duhet te jete minimalisht 30 % dhe maksimalisht 40%. Kur nuk krijohen mundesite teknike qe keta shtetas te votojne ne vendet perkatese ku banojne e jetojne, pse nuk ndryshohet metodollogjia e percaktimit te personave qe kane te drejte te votojne?  E them kete se me menyren qe eshte sot eshte abuzuar pafundesisht nga kokepalaret e komisioneve zgjedhore duke futur flete votimi neper kutira edhe ne emer te personave qe figurojne ne listat e votimit, por qe kane emigruar. Pse edhe kesaj radhe per shembull nuk u regullua nje gje e tille per te shmangur abuzimet? Apo i leverdis te dyja partive te medha kjo statuskuo? 

Lajm i mire .

Lajm i mire. Kam vene re qe me keto vendimet jane bere 1 Po, 1 Jo , 1Ndoshta. Sa here del nje ( ose 2) vendim jo i drejte nga gjykatat, hop fshihet me nje te drejte. Te mos ta marr vesh populli nga c'ane iku armiku!smiley

 

Pasi ka treguar hezitim për ta kaluar menjëherë në votim kërkesën për referendum, që së fundi pati edhe kundërshtimin e komisionerit për zgjerim, Stefan Fyle, kryeministri replikoi me deputetët e opozitës. “Unë me të mirë e pata, ju si të doni”, tha Berisha. “3 ligje, 3 sekonda...”, shtoi Topalli.     dumreferendum

Beteja për referendumin duket se është shumë larg të qenit e përfunduar. Brenda 45 ditësh, Presidenti i Republikës do të duhet të përcaktojë datën e zhvillimit të referendumit, i cili sipas ligjit, nuk mund të zhvillohet më herët se sa 1 prilli i vitit 2014. Por ligji për referendumet thotë gjithashtu që një referendum të fitojë, duhet që të votohet nga së paku 30 për qind e votuesve në listat zgjedhore, ose afërsisht 1.1 milionë shqiptarë. Kjo është shumë e lartë përballë realitetit demografik të vendit, pasi mbi një e treta e të gjithë votuesve gjenden në emigrim.

Hallall gjiza per organizimin dhe mbajtjen gjalle te kesaj ceshtje, pasi edhe sikur te mos behet gje mbjell pak shprese dhe optimizem. 

Meqi u arrit deri ketu, kush qene organizatoret dhe ideatoret kryesore (pervec Ina Rames qe do e kete organizuar me Bamirin kete gje si Puci 2.0 nese Puci 1.0 nuk dilte me sukses)?

P.S. Hallall kefir-i dhe Peshkut qi s'e pa te arsyeshme ta qiste ne krye ose tek ballkoni i te zgjedhurave smiley

Sa mire! Jam nje nga firmetaret e kerkeses dhe shpresoj shume qe te jem ne Shqiperi edhe kur te mbahet referendumi!

Shum lajm i mire per demokracine shqiptare. Suksese por duhet sqaruar publiku sepse ka konfuzion se cfare kerkohet dhe cfare arrihet me shfuqizimin e atyre dy neneve. Sipas PD-se arrihet e kunderta e asaj qe pretendohet dhe panorama s'eshte fare e qarte...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).