Shkodër, shpërngulen 140 familje

Shtabi i Emergjencave i ngritur në Shkodër njofton se mbrëmjen e të enjtes shkarkimet në Vaun e Dejës kanë arritur në 2400 metër kub ujë për sekondë. 

Per pasoje në Bashkinë Shkodër janë përmbytur 200 hektarë tokë, në zonën Bahçallëk, Ajasëm, Lagjen Mark Lulaj, Pedonale, duke izoluar rreth 60 shtëpi banimi dhe objekte. 

Në Komunen Ana Malit u përmbyten rreth 1800 hektarë, duke izoluar nga uji rreth 161 shtëpi në fshatin Obot, 19 shtëpi në fshatin Gorricë duke izoluar nga uji rreth 11 shtëpi në fshatin Muriqan. Në Komunën Guri i Zi u përmbyten rreth 800 hektarë tokë, duke izoluar nga uji rreth 


20 shtëpi në fshatin Rrenc, 20 shtëpi në fshatin Kasape. Në Komunën Berdicë u përmbyten rreth 500 hektarë tokë, dukë u izoluar nga uji rreth 55 shtëpi. 
Gjithsejt nga informacionet paraprake kemi rreth 4900 hektarë tokë të përmbytur rreth 315 shtëpi të izoluara nga uji ndersa  jane dhe rreth 30 shtepi te permbytura. 

Jane krijuar  probleme edhe të furnizimit me energji elektrike në fidrin numër 15 i cili furnizon fshatin Bardhaj dhe komunën Postribë për shkak të këputjes së linjës se tensionit te larte në shtratin e Lumit Kir. Gjithsej jane evakuuar 140 familje, 20 ne Ajasëm, 55 ne Bërdicë, 20 ne Bahçallek dhe 45 ne fshatin Kuç. Aktualisht reshjet e shiut kane pushuar dhe nga Vau i Dejes eshte ulur intensiteti i shkarkimit ne disa zona uji ka nisur te terhiqet.

Kreu i Emergjencave flet për gjendjen 
    

Në Shkodër ndodhen zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe drejtori i Emergjencave Civile Alfred Olli, i cili në një intervistë telefonikë për Top Channel bëri me dije se situata ka qenë e keqe gjatë një dite më parë, sidomos në pjesën e pasdites, ndërsa gjatë të premtes, situata është pozitive dhe është përmirësuar ndjeshëm.

"Nuk ka asnjë komunë ose rrugë lidhëse të komunave me akset nacionale të bllokuar. Nuk ka probleme që mund të kërcënojnë jetën e njerëzve ose të pronës publike apo private", tha Olli. Sipas kreu të Emergjencave situata duket e stabilizuar, por vëmendja ka qenë e përqendruar në komunat e Anës së Malit, Bërdicë dhe Gur të Zi. Olli sqaron se ndryshe nga pretendimet e banorëve se nuk janë paralajmëruar nga askush për situatën e përmbytjeve, zyrtarët përgjegjës të këtyre zonave janë njoftuar për përkeqësimin e situatës.

"Në orën 7.30 minuta të një ditë me parë është bërë lajmërimi konform rregullores të KESH, janë lajmëruar kryetarët e njësive vendore dhe zyrtarët. Evakuimi i banorëve ka ndodhur në orët e vona të pasdites, për shkak të rritjes së madhe të sasive të reshjeve. Ka patur evakuime në zonën e Bahçallëkut, Ajasëm dhe në Komunën e Gurit të Zi. Sot banorët po rikthehen në banesat e tyre sepse gjendja është përmirësuar ndjeshëm", njoftoi Olli

Lumenjtë në pikën kritike

Prurjet dhe hapja e portave te hidrocentraleve ka rritur ne piken kritike nivelin e lumenjeve Drin dhe Mat qe derdhen ne bregdetin e Lezhes. 

Në shumë zona të Lezhës ujrat kanë përmbytur tokat, por pavarësisht rritjes se nivelit sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Bordit të Kullimit, por edhe sipas një informacioni të dhënë nga specialisti i Emergjencave Civile pranë prefekturës Ndek Mhillaj ka ujra në siperfaqë por që nuk konsiderohen përmbytje pasi ka pasur nivel të lartë reshjesh. 

Deri me tani nuk ka patur problem me hidrovoret pervec nje mungese disa oreshe te energjise ne hidrovorin e ishull Shengjinit. Nderkohe prurjet ne lumin Mat kane shkuar ne piken kritike, ndersa Lumi Fan i vogel rrezikon nje nenstacion elektrik ne Mirdite. Problematike shfaqet situata ne zonen nga ura e Matit e deri ne grykederdhje ne det. Shume toka qe ndodhet perreth lumit ne kete zone jane permbytur.

Vjosa po përmbyt    

Mëngjesin e të premtes 15 banesa në komunën Novosele u gdhinë të përmbytura, si pasoje e prurjeve shumë të medha të lumit Vjosa dhe situata po përkeqesohet nga shtimi i prurjeve.  

Niveli i shtratit të lumit është rritur ndjehsëm, mbi 7 metra mbi nivelin e detit. Në total janë 1500 hektarë të përmbtyra në zonën e komunës Novoselë, ku 500 hektare i ka përmbytur lumi Vjosë, dhe 1000 ha janë përmbytur nga deti. Drejtuesit e komunes thone se situate po perkeqesohet dhe parashikohet qe fshati Poro dhe hapesira te fshatit Bishan te jene nen uje. 

Ndërkohë problematike jane argjinaturat, të cilat si pasojë e prurjeve janë dëmtuar. Problematike eshte situate ne qarkun e Fierit. Vershimi i Vjoses ka permbytur 300 hektare dhe banesa ne komunat Kutë, Cakran dhe Frakull jane rrethuar nga uji. Ne fshatin Kashishte komuna Frakull nje lagje e tere kercenohet sepse ndodhet prane brigjeve te lumit qe po grryejne me shume shpejtesi token. 

Nderkohe ujesjellesi i qytetit të Fierit ka dale jashte funksionit. Ne Kafaraj ku ndodhen pompat e ketij ujesjellesi uji ka vershuar duke permbytur gjithcka. Situata eshte e renduar dhe parashikohen deme per shkak se niveli i lumit Vjosda eshte duke u rritur ndjeshem.

Përmbytja e fundit nga lumi Vjosë ndodhi në vitin 2010, ku u përmbyten dhjetra banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore. 

Situata është e rënduar edhe në Lezhe. Lumi i Matit është në pike kritike, ndersa Fani i Vogel rrezikon nenstacionin e Mirdites

Elbasan-Gramsh, bllokime nga reshjet

Situatë e rëndë është krijuar prej sasisë të lartë të reshjeve të orëve të fundit në rrugën nacionale Elbasan-Gramsh.

Prurjet e shumta te lumit Devoll e kane bere kete rruge te pakalueshme per te gjitha llojet e mjeteve.Ujerat e lumit kane mbuluar uren e Shushices dhe nga te dyja anet nuk mund te kryhet asnje levizje. Niveli i ujit mbi ure i kalon 70 centimetra, duke e bere te pamundur kalimin edhe te mjeteve te larta.

Policia e cila ka shkuar ne vendngjarje po sigurohet qe asnje mjet te mos kaloje ne kete ure qe tashme eshte e zhytur e gjitha ne ujerat e lumit Devoll. Sipas banoreve te zones nje situate e tille perseritet sa here ka reshje te dendura shiu dhe diga nuk perballon fluksion e prurjeve.

 

*Foto arkive.

.

54 Komente

Fajin e ka Shiu dhe Saliu .

Zakonisht, po kete here fajin e ka Rama qe s'ka votuar ato 3 ligjet. Zoti s'duroi dot me, dhe ky ishte vetem nje paralajmerim. Shkullaku thote qe vetem koalicioni i Metes me PD-ne dhe me pas gllaberimi i PS-se nga Meta e shpeton Shqiperine nga hakmarrja e Zotit, i cili sipas BBC-se eshte kategorikisht kunder referendumeve te organizuara nga populli.

Kete te mire ka Shkodra e demokracise, eshte Venecie sezonale... met pas lezet shpirti marr, po ka lezet marr.smiley Ah Jozi Jozi qe i solle demokracine Shkodres ne bashkepunim me njat tropojanin, Salen. Poshte komunistat qe ju behet qejfi qe permytet Shkodra, keshtu marr kena me nejt, met pas lezet shpirti, bar kena me hanger e Jozin me njat tropojanin Salen nuk e lshojme.

Shyqyr mo se iu ngelen gondolat var ne ballkon shkodraneve.

Shif c'lumturi shpreh varkari te fotoja e pare...

hahah je shumë i keq smiley 

Në lidhje me temën dhe permbytjen më duket si një ndëshkim, edhe si një paralajmërim për këtë qytet. E treta here brenda një kohe shumë të shkurtër. Pse nuk i shqeteson kjo gjë shkodranët, pse nuk ngrihen t'i kërkojnë pushtetit lokal e shtetëror të drejtën për mbrojtjen e jeteses se tyre, te pronava e gjithcka? S'i kuptoj ndonjehere njerezit, ose me sakte, shqiptaret. 

moti do te rregullohet e s'do te kete me permbytje si atehere
mos i prifni dhembet kot ju socialistat smiley

Njerez pa nerv, pa shtylle kurrizore, pa zemer. Po te ishin trima do te futeshin ne greve urie, do te bllokonin rruget, do te digjnin gomat, do te qellonin xhamat e bashkise, komunave, bibliotekat, depot e armeve, burgjet, shik-u, policia. Frikacake. smiley

ama votën qeverisë ja japin pa u'a bërë syrri tërr. ja kështu.

Ku i la nerv ne kome diktatura ketyre, more!

Eh pune te thella ato... Duhet marrin shembull, hajt mo lere ate muhabet.

Ndoshta ka te beje edhe klima, i lagur, i ftohur nuk te vjen shume per te protestuar. Si te protestosh me breke te qullur?! Kurse ne vende me diell, 35° Celsius te nxehet gjaku me shpejt.

Ke te drejte. Sa me veriore vendet, aq me te konsoliduar, sa me jugore aq me "revolucionare". Vec Rusia ben perjashtim, po dhe ato per te mire u perpoqen. smiley

smiley hahahaha fiks. ke pare danez gjaknxehte? ose kanadez? edhe afrikan te emigruar andej zbuten? te ftohtit heq deshiren per sherr. nga ana tjeter, amerike latine perdite grushte shteti, revolucione, hasta la victoria. 

pjesa e pare mire qe jane pa shtylle kurizore e me the te thashe, por pjesa e dyte??? pse duhet te shkaterroshe bashkine, biblioteken, policine, e prap me the te thash? nuk do ti paguajne prap vete? edhe ti ke te njejtin problem qe kane ata njerez, jo shtyllen kurrizore por kanalizimin e dufit, mllefit dhe hallit. nuk protestojne e te blllokojne rruge por tjeter gje bejne. do thush ti ca bejne? po ja njeri e nxjerr dufin duke rraf gruan, tjetri duke vrare fshatarin... ndersa ti qe je ndoshta icik me mire duke menduar si te djegesh biblioteken. kam nje pershtypje qe jo vetem nuk shkon keshu, por as nuk eshte zgjidhja.

Po kshu eshte populli yne mo. Nejse une e kisha me tallje. Per mua, ok me ndihma ekonomike e asistence, por per demshperblime asgje nuk duhet paguar, zero. Mua po mu dogj shtepia nje lesh me japin. Demshperblimet jane para publike, para te mia. Kush nderton shtepi ne zona qe permbyten, te beje sigurim shtepie. Ka kompani sigurimesh plot. Sidoqofte, me sa kemi pare ne tv, jane permbytur zona prane lumenjve. Ka qe per vit te ri qe vetem shi. Jo ndonje drame sidoqofte.

shkodra ka pas qen gjithmon antikomuniste. dull skerdata vajti e i boni hidrocentralet mbi shkodër për tu hakmarrë.

mun ti bote n'gjirokastër t'ishte gjo e mir

Mbas permbytjes se dyte (me duket) u deklarua bashkepunimi me malin e zi per thellimin e shtratit te drinit nga Oboti deri ne grykederdhje. A u dhane fondet me verte apo ishte mashtrim? Nese jane dhene fondet ku kane shkuar? 

si fillim ne na duhen fonde per parlamentin e ri - kto te tjerat presin. Ja kshu, ta marrin vesh mire robt!

tjeter, nqse katnaret shkojne dhe prishin kanalizimet ekzistuse, vjedhin pllaka betoni a ca dreqin jane, ndertojne ku t'u teket etj., nuk m'vjen keq qe natyra i ndershkon

Te gjitha bashke... nga ta fillosh e ku ta lesh.

tmerr! sa vite u bene qe permbyten ata njerez? se mar vesh asnje mase gjithe keto kohe? pse dalin ne votime ata palla?

Po edhe po nuk dolen ti kujton se nuk votojne? Votojne po me doren e zotit, dmth te krimineleve te saliut. Sic e kane zakonin leberit se qe te martohesh duhet te vjedhesh, te behesh anetar i PD-se duhet te kesh vjedhur apo tjetersuar mbi 1000 vota ne zgjedhjet e pergjitheshme dhe jo me pak se 400 ne ato lokalet. Pyesni hunterin me mire nese nuk e besoni. 

 

“Prisnim me shprese te vaket te na  demshperblenin per demet katastrofike te dy viteve me pare, por qeveria na shperbleu po me permbytje” – kjo ishte pak a shume psheretima e nje prej fshatareve ne Kuc te Shkodres qe po luftonte me permbytjen e baneses se tij. Shqiperia e ish kenetave dhe mocaleve po rikthehet ne origjine. Sali gropa nepermjet zedhenesit te tij theksoj sot ne dreke se e rendesishme eshte se nuk kemi humbje jetesh njerzore!!!! Jeto i qullur tere vitin, por edhe po vdiqe kjo qeveri te varos me dinjitet. Te pakten kete gje e ka treguar se di ta beje shume mire. Qeveria e sherbimeve dhe sherbesave mortore.

kur degjon keto thagma permbytjesh, gjakmarrjes, vrasjesh, mendon qe nen diktature u ndertua shume. duhet te jemi realiste.

"C'don populli ben Partia dhe C'thote Partia ben populli" ka qene nje shprehje kuptimplote dhe e gjetur per nje popull si ky i yni. 

epo 20 e ca vjet, as nje investim ne buqesi, hidrocentrale etc etc. c'te them?

O alba ke qene ne Shqiperi ti? Eshte shkretetire dhe kenete, i gjith vendi eshte DJERRE! Ai vend qe ska pasur as nje centim toke djerr. Te mallkon perndia ashtu, te merr inat toka jote, malet dhe kodrat dikur te lulezuara duken rrjepacake. Ai sistem ishte i padrejte dhe i dha humbje te medha shqiptareve dhe races tone ne shume aspekte, por Shqiperine e respektoi, ligjin e zbatoi nje me nje.

epo shyqyr, se keta vllaznit tane, sikur harrun vozitjen me barka.... u bo mire per te ul kolesterolin.... se jena edhe para fushate....

Gëzuar Venecin e ktij viti! 

venecias ti vini anash ju se nuk i futet asnjonit uji brenda ne shtepi smiley

nejse kjo vjen nga varferia e madhe e shtetit dhe e miletit qe s'e mendojne qe te ndertosh ne ultesira eshte me rrezik permbytje

as pune nervash nuk eshte se nuk zgjidhen gjerat me nerva duhet inteligjence e pare smiley

inteligjence eshte qe te mos lejohen apo arrijne hidrocentralet te mbushen plot dmth qe te kene nje rezerve per mbajtjen e shiut. Pare per te ndertu sisteme per largimin e ujrave dhe pengimin e tyre qe te futet ne zona te banuara smiley shkurt duhet shtet por me SH te madhe ama se ky qe kemi nuk ka sh fare smiley

Dihej qe kjo situate do te perseritej por perseritjet vijne me efekte eksponenciale sidomos kur ke njeriun qe eshte dhe me destruktiv se sa vete ana me destruktive e natyres .. xing i pervitshem ! 

Kur debatonim per borxhet ,disa na hapen koken duke na thene qe borxhet ishin marre vetem per investime.Ku Jane investimet e premtuara apo nuk ishte prioritet ?

Sepse e Lidha ate "P.pa Uje " ne krye me kete gondolierin e Jozefperckes qe can krenar Ujrat si zgalem . Ou ....thash me vete ... peshku qeka bo me Uje , ta kete mire me Qeverine  lI Kur shoh me poshte qeka permyt Shkodra  alias " Veneci" i Jozefperckes  , bastioni demokracise Berishiane !

" Hallall permbytjen  Shkodranar e  Shkodranare  .Vit per vit e me shume Uje .Sic ka thene dhe Shoku Sali ....Shkodranet  permbyten , po parimet  e Demokracise nuk i shkelin .".u ndigjua ne Pedonale zebucitesi  i pershendetjes . " Barin e ka mulu uji po Pedonalja do rroje  .  Dhe Uje do pime po Voten do ja japim Saliut " e mbylli fjalen zonja LefKOPE .

Besoj do kemi me vone dhe shpjegime te Hollesishme mbi permbytjet ne Bangladesh ku Kostua e Ujit eshte nen nivelin e kostos se ujit te Liqenit te Shkodres .sic ka  parashikuar Adam Smith !

ai osht tu knu "o sole mioooo", nilloj si ai gondolieri @ the venetian. the best venetian experience this side of the adriatic, tha zhoza

Bir Selmani nenes, ke te qaj me pare. 

Si do i ndaloje permbytjet nje qeveri e ardheshme? Nuk i ndalon dot. Qe te ndalohen permbytjet duhet me se pari nje shtet i fuqishem, me struktura operacionale dhe njerez te specializuar ne krye te tyre. Duhet shtet jo katrahure si shteti yne. Duhet ushtri, sherbim mjekesor, pune vullnetare, ekspertize dhe investim. Kush i premton dot? Shqiperia vetem nje here ne histori e ka pas shtetin, e trasheguam ne por me serbin ne krye e shkaterruam. S'deshet shtet funksional, modern dhe shembullor ne rang boteror? Rrini tani ne nje vend ku po ndodh devolucion, me mutin deri ne gjunj, duke ngrene cti doj bytha mbreterve te rinj, dhe duke e ven jeten ne duar te gardisteve me shume karakter dhe integritet qe vrasin dhe i ndrrojne tyten armes per tu fshehur!!!

#enver

Nga twitter i ResPublica:

ResPublicaAL Këshilli i Europës dhe Londra nën ujë, thuhej sot në shqiptarja.com. Por mos u shushatni! Është fjala për dy rrugë të Kamzës.

mbjellin oriz ne shkoder??

Konkretisht:

Shqip: Vetëm për Shkodrën dhe Lezhën u investuan 1.2 miliardë lekë. Dyshime te cilësia. Buxheti, në rënie. 

Për shkak të shkurtimeve, disa hidrovore stakuan punën, pasi iu ndërpre energjia nga mospagesa e faturave. Buxheti për bordet e kullimit është rishikuar tre herë në 2012, duke e çuar nga 1.7 më 1.2 mld lekë

Ministria e Bujqësisë, e cila menaxhon bordet e kullimit, nxori mësim nga katastrofa e vitit 2010, duke marrë masat me investime të shumta. Pothuajse për të gjithë vitin 2011, siç tregojnë tabelat zyrtare të buxhetit të kësaj ministrie është punuar për zonat përreth Shkodrës dhe Lezhës, rajone të cilat morën më shumë se gjysmën e investimeve për këtë sektor. Në dokumente, thuhet se, “në vitin 2011, u përfunduan të gjitha ndërhyrjet e antipërmbytjeve të fazës emergjente për zonën e Shkodrës dhe Lezhës me një vlerë rreth 1.2 miliardë lekë”. Ministria rendit me radhë të gjitha projektet ku ka investuar, duke nisur me rehabilitimin e argjinaturës së lumit Buna në zonën Shirq-Dajç-Belaj, me vlerë 290 milionë lekë, mbrojtjen e bregut dhe rehabilitimin e argjinaturës së lumit Buna në zonën e Dajçit, me vlerë 272 milionë lekë, e kështu me radhë.

“Impakti i këtyre ndërhyrjeve ka çuar në rritjen e sigurisë nga përmbytjet e zonës së Nënshkodrës”, thotë dokumenti zyrtar, me firmën e ministrit Genc Ruli. Kreu i këtij dikasteri thotë se falë investimeve është arritur rehabilitimi dhe rikonstruksioni me “standarde të larta sigurie të argjinaturave mbrojtëse të lumit Buna (Shirgj-Dajç-Belaj), Vilunit në Velipojë dhe lumit Kir, në një gjatësi prej 25 km”. Pas gjithë këtyre arritjeve të përmendura nga ministria, shtrohet pyetja se si mundet që banorët e këtyre zonave ndodhen aktualisht të pushtuar nga uji, dhe ku një pjesë e të cilëve kanë braktisur shtëpitë nga evakuimi.

Dyshimet bien mbi cilësinë e punimeve. Raportimet nga terreni i korrespodentëve flasin për raste të shumta të çarjes së digave pak pas inaugurimeve.

Në ngjarjet dramatike të vitit 2010 dhe në fillim të 2011-s, ministria lëshoi urdhrin për nisjen e tenderëve me procedurë të shpejtuar. Nuk mund të thuhet me siguri se si janë kualifikuar firmat private që kanë punuar për mbylljen e digave, por rezultati flet qartë se pas më shumë se një viti, sërish kemi përmbytje.

Mul Noka paska hapur kamaren e paska hedhur nje xhevahir tjeter sot.Mos u merzisni,u ka then te permbyturve,se eshte kalimtaresmiley

Shume mire e ka thene.  Te gjithe lumenjte rrjedhin, pas pranveres vjen vera etj.  

Mire u ka thene se jane milet i perkedhel , qajne sikur jane prej sheqeri e do treten.Dihet se zjarri te djeg, uji te lag .E ka pas thane nje plak i vjeter ne peqin pushka te vret e ..... prandaj durim.

po te perkedhel o posi , po te te hyje  uji ne dyshek vit per vit atje ne Amerike ku rri durim do besh dhe ti se te paguan inshuranca nje me nje ,

kurse keta "te perkedhelurit" qe thua ti flene ne kashte te lagur derisa te thahet

shko provoje njeher ta mban ??

E thashe me ironi.

Zbardhet strategjia e mbjelljes së arrorëve: Banorët të kenë ku të kapen, që të mos i marrë lumi. 

Si ka pas qene ajo batuta:

Nga je?

Nga lumi qe te me marresmiley

Kur isha i vogel shpesh enderroja sikur deti kishte ardhur deri tek kati 3 i pallatit dhe une qe isha ne te katertin kerceja ne uje nga dritarja. Asnjehere nuk ia arrita asaj dite por te pakten shkodranet jane shume afer. Sic duket e paskan dash shume me teper se une. Patience and persistence pays.smiley

Shkodra ka pas perher afinitet per venedikun. 

Berisha e ka prioritet Shkodren, uje 24 ore.

Berisha e ka nda dashurine e tij edhe me Fierin, Lezhen Elbasanin Gramshin , po e kruni se e kruni me krapin ne tave...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).