Kur lexon në mediat shqiptare disa formulime lajmesh apo edhe ma keq, analiza të vjen me mendue se për disa asht ma mirë që të mbesin analfabetë të pastër, ose ma së shumti të mësojnë vetëm këndim, por kurrsesi shkrim. Do artikuj ndër gazeta të bajnë me parafytyrue se ai apo ajo që i ka shkrue ka qenë në ato momente frymzimi po aq i qartë dhe i orientuem si ajo pula kur ia presin kryet dhe e lanë me kcye sa andej këtej për pak minuta. Në gazetarinë shqiptare kemi nji kategori mjaft të gjanë gazetarësh bihude që nuk pushojnë së shpalosuni injorancë, banalitete, naivitet, topitje shpirtnore… dhe kur janë lodhë me gjithë këto mrekullina, atëherë jepen mbas spiritizmit e thërrasin të vdekunit prej botës tjetër me i ndihmue me ndonji marri ende të pandieme.

E kam fjalën për atë fenomenin që pat lind fillimisht si kuriozitet i keq e mandej u ba modë e tue qenë se kanë kalue dy dekada që vijon s’asht ma as modë por vetëm nji ves i keq, vesi i atyne që pritojnë me arsyetue dhe i rrasen së kaluemes, pa dijtë as me i drejtue pyetje e as me marrë përgjegje prej saj.

E kam fjalën për qindra e qindra faqe me kinse kujtime e rrëfime që janë botue në këto vite për dhe nga ish-krenët e kohës së komunizmit. Kujtime e rrëfime të Nexhmijes, Ramizit, Hekuranit, Muhos, Lenkës, Aranitit e do kërmave tjera vetëlëvizëse që shprazin rrena pafund; mandej kujtime për Enverin, Mehmetin, Kadriun, Beqirin, Hiton e nji pafundsi figurash tjera, mekanizma e vegla të verbta të nji diktature që rinovohej tue brejt vetveten; mandej kujtime kuzhinierash, dentistash, berberësh, centralistash, shoferash, hetuesish, pilotësh, oficerash, ish-kryetarë kooperativash, pedagogësh, saldatorësh, mjekësh të udhëheqjes (këtu mungojnë vetëm kujtimet e Sali Berishës, i cili asht i vetmi që nuk e kujton atë kohë!).

I gjithë ky teatër pulcinelash përfundon thjesht tue e rijetue atë epokë, ma së shumti tue nxjerrë në pah gjoja detaje prekëse për nji masë sentimentalistash pa kujtesë historike, ose për me mbarue në trionfalizma, sikur ajo kohë të kishte perëndue nji herë e mirë!

Koha e komunizmit do të kalojë atëherë kur njerëzit e asaj periudhë do të reshtin së marruni frymë e së lëshuemi hije mbi tokë, deri atëherë ajo kohë do të na ndjekin mbrapa në politikë, në ekonomi, në arsim e kudo.

Kohët e fundit nji shkrimtar i talentuem, e njikohsisht nji njohës i mirë i asaj kohe, Bashkim Shehu, në nji intervistë të tijën fliste për “kureshtjen obsesive” të mediave për kohën e komunizmit dhe sidomos për përuljen e tyne përpara ish-krenëve të nomenklaturës komuniste që në këto vite janë intervistue ndër gazeta apo janë ftue papushim në programe televizive. Ndaj tyne mediat nuk kanë tregue asnji qëndrim profesional kritik, por thjesht kanë mbledhë e ripërtri rrenat e mistifikimet e pafundme që ish-udhëheqësit komunista apo bashkëpuntorët e tyne kanë dashtë me lëshue në eter.

Shembulli ma i fundit asht lajmi se nji historian rus, njifarë Artjom Ulunjam, na paska zbulue se Enver Hoxha paska mendue me sulmue Jugosllavinë mbas vdekjes së Titos.

Në lajm nuk jepet burimi i saktë i Ulunjamit, mbasi mjaft shpesh gazetat tona mjaftohet me nji copy/paste e nji përkthim të përafërt, pa asnji vullnet investigativ, pa sens kritik e pa logjikë. Para pak vitesh këtë budallallek me brina e pat hedhë në tabaken e mediave shqiptare nji ish ushtarak i naltë enverist fanatik i asaj periudhe.

Absurditeti i nji lajmi të tillë që mbërrin me qarkullue në Shqipni asht mbresëlanës. Vetëm po të kihet parasysh forca ushtarake dhe koncentrimi i armëve taktike të ish-Jugosllavisë, e cila preokuponte seriozisht Italinë, dhe nji pohim si ai i masipërmi do të tingëllonte i pangjashëm, madje komplet idiot.

Nji pohim i tillë kur del nga goja e enveristave shqiptarë ka për qëllim për me naltue figurën e Enver Hoxhës, kur del nga goja e nji historiani rus sigurisht që ka për qëllim me paraqitë Shqipninë si potencialisht dhe vijimisht destabilizuese në Ballkan, tue qenë se në histori nji distancë kohore prej 30 vitesh nuk asht asgja.

Dokumenti kryesor strategjik shqiptar i asaj kohe i quejtun “Arti ushtarak i luftës popullore” pohonte se “Qëllimi i operacionit kundërmësymës (mësymës) është rrethimi dhe asgjësimi i forcave kryesore të armikut që kanë mundur të futen në sistemin tonë të mbrojtjes, rivendosja e gjendjes në kufirin shtetëror”.

Pra, bahej fjalë për nji luftë që asokohe RPSSH doktrinalisht e kontemplonte vetëm mbrenda kufijve kombtare, pa dalë asnji metër përtej. Nji doktrinë e tillë sot ngjan shumë absurde pse asht nji garanci për anmiqtë e vendit, (mjafton të kujtojmë luftën e parë të Gjiut Persik dhe rimëkambjen e Sadam Huseinit). Megjithë megalomaninë e Enver Hoxhës me shokë, kurrkujt nuk i shkonte mendja me sulmue Jugosllavinë, e cila mbas vitit 1968 kishte shpikë teorinë e “mbrojtjes kombtare totale” me gati 2 milion efektiva, kishte përqendrue forca në kufijtë veriperëndimorë dhe juglindorë e ishte gati me bllokue ngushticën e Otrantos në rast konflikti.

Prania e këtyne absurditeteve në faqet e shtypit shpjegohet vetëm me idhujtarinë e çmendun ndaj së kaluemes komuniste dhe ndaj përgjegjësve të asaj tragjedie, tregon nji përulje shpirtnore dhe nji mungesë sensi historik. Nji popull që dorëzohet përpara së kaluemes, edhe kur kjo paraqitet si nji absurditet i mirëfilltë, nuk mendon seriozisht për të ardhmen. Historia e nji kombi asht e lidhun ngusht me lirinë e tij, e këto banalitete e mashtrime janë shenja të nji robnie shpirtnore të stërzgjatun. Që jena të dorzuem përpara së kaluemes e tregon fakti se ende në politikën shqiptare e bajnë ligjin njerëz të farkës komuniste, të cilët kanë formue me të njejtat metoda edhe bashkëpuntorët e tyne të ngushtë. Kur islamikët e sotëm të maskuem si historianë pohojnë se pushtimi osman ishte thjesht nji administrim, ata nxjerrin në pah shkaqet e degradimit moral të nji populli dhe flirtin pesëshekullor të nji pjese të tij me pushtuesin. Kur kryetarja e kuvendit pohon se “Sali Berisha asht partia”, dallimi mes saj dhe Lenka Çukos asht thjesht anagrafik.

Njohja e historisë na çliron prej së kaluemes, madje i jep kuptim edhe së tashmes, e cila gjithnji e shumë po ngjason me nji teatër absurd.

Shënim: Titulli është vendosur nga Peshku pa Ujë. Titulli origjinal ishte "Absurditete gazetareske". 

39 Komente

Shumë të drejtë ka! Thjesht na kanë ça trapin gazetat me storje të komunizmit. 

Cfar te drejte ka? Si u thokan te vertetat kutrum, pa pergjegjsi ku je vete dhe kunder vetes? Para se njeriu te shqiperoje nje te drejte duhet te dije ku e ka vendin. Kete fraze eshte i legjitimuar ta thote vetem nje spermatozoid i mbas viteve 90-te:

"Koha e komunizmit do të kalojë atëherë kur njerëzit e asaj periudhë do të reshtin së marruni frymë e së lëshuemi hije mbi tokë, deri atëherë ajo kohë do të na ndjekin mbrapa në politikë, në ekonomi, në arsim e kudo".

Ndoshta gabohem, nuk e di sakte moshen e tij, por me duket se ka rrezik qe po i ndjell mortjen vetes.  

 

Ndrec, se kom kriju i fare respekti per ty: kur deri as ti nuk realizon se "nostalgjia" per te shkuaren nuk eshte gje tjeter vetemse nje deshire per arratisje metafizike nga aktualja, kjo ma shterr edhe me shpresen qe racionalja do triumfoje najhere ne at mexhlis atje.

Dobet!

 

Ndrec, jepuni njerzve nje demokraci prej verteti, jepuni pune, prosperitet, shtet dhe ligj dhe askush s'do kete nostalgji per komunizmin. se liri  ka edhe qeni qe shkon ke kazani plenave me gjet nje cap buke.

Në fakt, për diçka ka të drejtë që nuk e luan as topi: ka mungesë përfytyrimi për diçka alternative. Nëse do diçka, duhet ta cilësosh se çfarë është ajo që do e si e përfytyron. Kështu që të merresh me të kaluarën, ia heq përfytyrimin së ardhmes. 

 

Ne fakt Ndreca  ka pas ne mendje qasjen ndaj se kaluares por si ajo pula e turrullosme eshte ngaterru duke i ardh rrotull problemit dhe ka humb pikerisht ate qe apelon:qasjen ndaj problemit. Flet per idhujtari e glorifikim, per rrefime sentimentale per kreret e komunizmit e pastaj kalon tek KOHA e komunizmit, tek trashegimnia e saj shpirterore e cila , sipas tij, do te zhduket me zhdukjen fizike te brezave te rritur ne komunizem. Nuk di cfare moshe ka Ndreca dhe nqs eshte i lindur e me kujtese sado pak te komunizmit, duke denu dhe veten me kete zgjidhje e gjithe te lindurit ne komunizem,mbi te kaluaren vihet nje kapak harrese.

Por e kaluara eshte dhe duhet te jete dhe kujtese se perndryshe do te rrezikohemi ti rikthehemi praktikave te saj nqs nuk e filtrojme permes qasjes kritike. Ky eshte absurditeti pare dhe paradoksi ku ka rene Ndreca.Zgjidhja nuk eshte pritja e fundit biologjik te njerzve te lindur e edukuar ne komunizem.Cdo formacion i ri politik starton me ate material njerzor te sistemit te kaluar. Deri tani keshtu ka ndodhur. Futuroteknologjia nuk di c'supriza do te beje. 

 Ndreca te keqen e shikon tek kujtimet e ish nomenklatures se kuqe e harron nje detaj krejt te vogel, per mendesine, kulturen  dhe praktikat qeverisese te cilat , mbijetojne ose ringjallen edhe kur mbartesit e tyre nuk jane produkt i farkes se komunizmit. 

Interesi per te komunizmin nxitet nga nevoja per njohje, eshte nostalgji , dekonstruksion, rikonstruksion, lavazh, arratisje, ushqim per derra te knaqun.Varet, varet nga qasja dhe qesja.

Dhe me se fundi, edhe sikur parajsen te sjelli demokracia, ajo (parajsa) nuk i nxe dot te gjithe, ose jo te gjithe sigurojne nje bilete per ne parjse, nemesis. Demokracia dhe sidomos ekonomia e tregut perhere prodhon te pakenaqur dhe kundershtare prandaj dhe vetepersoset. Dhe ketu vijme tek ajo qe ti thua, e vertete: Nostalgjia per te kaluaren sfidohet me alternativa per te ardhmen. Flasim per nje sistem qe funksionon, jo per nje shoqeri te marre peng nga zotet e pseudosistemit. 

...Por e kaluara eshte dhe duhet te jete dhe kujtese se perndryshe do te rrezikohemi ti rikthehemi praktikave te saj nqs nuk e filtrojme permes qasjes kritike...

 

Shumë e vërtetë kjo, por pikërisht kjo nuk ka ndodhur ende e nuk ka gjasa të ndodhë as në një të afërme të afërt, për sa kohë nuk janë hapur dosjet, nuk ka ndodhur pendimi publik, nuk i është dhënë të mbajë fajin atij që ka shkakuar dëmin e për sa kohë vazhdohet ende me "Por ashtu ishte koha".Ende flirtohet rrezikshëm nga të gjitha palët me vlerësime mbi Hoxhën si "burrë shteti", a thua se Hitleri, Stalini e Mao nuk qenë të tillë, a thua se nuk mund të jesh njëkohësisht burrë shteti e vrasës serial, ndoshta pikërisht për këtë. 

Nuk mund të flitet për të kaluarën duke u nisur nga gjendja e sotme, pasi kjo e fundit është rrjedhojë e së parës e aktorët po ata janë.

Nuk mund të flitet ftohtë e në mënyrë objektive duke u nisur majtas, apo djathtas, pasi e kaluara dhe e sotmja janë si shtatë të tetat e ajsbergut nën ujë.

Si dje, ashtu edhe sot u vranë e po vriten të pafajshëm, mijëra dje e katër sot, por të flasësh për numër viktimash është veçse cinizëm. Por me kë të flasësh? Për sa kohë zaptohet e drejta a priori, për sa kohë tregohet tjetri me gisht e faji lihet jetim e sotmja është shpejt e kaluar dhe e shkuara e nesërme.

Mirazh, sa shume probleme, e shume te thella, ke kap vetem me nje koment me 2000 germa. Pendim? Pale edhe publik. Kush te pendohet? Nga 40 vjeç e siper, 30 vjeç e siper, apo 23 vjeç e siper? Pendim para kujt? Para Ndreces si mekembes i Vatikanit obskurantist mesjetar qe na ndalon tu mejk the seks of para e of mbrapa? Kush eshte pub-liku? Eshte po ai qe dikur quhej "ne emer te popullit"? Apo eshte ndonje Agjensi Trashedentale me istitucion tokesor pub-et e Bronksit dhe Bllokut mush plot me pub-e qe ferkohen mids tyre duke nxjerre shkendija testosteroni?

Me ne fund fare: ku eshte kjo e ardhme e modhe mer jau qe po duket ne horizont, se nuk po shohim gje tjeter veçse foto bardhe e zi me pallto gub, kapelle rePUBlike dhe kostum me kutia kurabije te intelektualeve te shquar te viteve 30-te qe rrezatojne drite, civilizim, dituri, sharm, pare dhe livando kunder zbokthit? 

ku muhabeti me nostalgjira kanalse (te ujrave te zeza), pervec te tjerave, eshte edhe fyerje e drejtperdrejte. e inteligjences dhe e librit te shpise. comprehensive. sinqerisht eshte me mire te te thote tjetri te qifsha c'te ma pragu, se sa te te beje si cool duke perdor llafe te mdhoja, "mallor" (kshu do e shqiperojme nostalgjik ne shqip, meqe po perdoret si shume), ose mbrojtes ("apologjet"... my ass!). Kete ua thone robve qe e dine me tru dhe me lekure se c'qe monizmi, por qe nuk kon qejf me perdor mbiemra or e sahat (i llahtarshem, i felliqur e ku di une). Keta jan robt qe te thone gjera ofenduese te tipit: me mire i lire se jo i lire, me mire i ngopur se i uritur, me mire te thush c'te dush se sa te mos flasesh dot, me mire me pa 150 kanale televizive se sa te kesh zhurmus te Dajti, me mire ulur se ne kembe, etj et. Mirpo, po te te thone ashtu, ka rrezik t'u japesh ndonje rruspe. Kshu qe kalohet te kto pislliqet me "apologjete" e "te permallum". Shume e ndyre gjeja. Tamam terheqje ne llumin perkates dhe zhdepje me pervoje.

Biem dakord që është kështu si thua, por si i thonë it takes two to tango. Po të fillojmë e refuzojmë këto temat e komunizmit që serviren si pite të ngrohta, llumi e humb lojën. Thjesht pse të tjerët refuzojnë ta luajnë. 

Pas këtyre temave, qëndron gjithnjë iluzioni se kush i shkruan, edhe e kontrollon situatën. Për inerci të së kaluarës. Kush kishte pushtetin, kishte dhe resurset dhe udhëzonte sesi do shkruhej e thuhej historia. Tani ka ngelur thjesht iluzioni i kësaj, dhe njerëz që luftojnë për këtë.

Bëj çudi me mediat... këto që serviren si të tilla. Me sajtin e tyre, me ngjyrat, format, larushinë, autoritetin e autorëve që shkruajnë, me reklamat e sponsorëve në sajt... etj. Përtej kësaj, janë thjesht lyrë shkëmbimi qokash. Ato ofrohen si serioze, dhe robt i komentojnë "me seriozitet". 

shif. 

forca ushtarake dhe koncentrimi i armëve taktike të ish-Jugosllavisë, e cila preokuponte seriozisht Italinë..

Deri tani kane ardhe shume Berihaiste Berishsiste po te kesaj kategorie englendisese per here te pare qe lexojme .Per cilen Itali e ka fjalen ky ? Per Italine qe ishte Krahu Me i Fuqishem ajror i Natos ??? Per cfar e prokuponte Jugosllavia ??????Po lere thuaj se e paska kuptuar me duket ...nji pohim si ai i masipërmi do të tingëllonte i pangjashëm, madje komplet idiot. smiley

O Nrece sikur pervec manise per te shkruar gegenisht si "i dijtun mer Jahu " smiley ke fillu dhe te xeberthesh Stratagjemat . Si duket je konsultu mekapterin ushtarak Bujar Nishani . Shembulli me i Plote se ku te shpie Injoranca kur bie viktime e teorive te Babasqapit "se Diktatura zotrie " Dhe ne se do per te tjera do mundohem pak nga pak ne se je i Interesur per te dale akoma me IDIOT se me kaq te shprehura !

Spiritus me therte mua ne ka aq mend Ndreca apo ndonje Ndrece tjeter ....

Procesi evolucionit eshte i pandalshem ne rradhe te pare si Qenie Biologjike e me pas dhe ne ate qe te pakten eshte emertuar Organizimi me i persosur ne qenien njerezore Trurin . Eshte ajo shprehja akoma qe Ndreca eshte motamo dhe ndonje ketu here pas here qe nuku keq ne teresi .Truri nuk e nxjerr mendimin si temthi gjakun ( helmin ) ...smiley Po sa ta kuptoje Ndreca kete pa le se cfare Teorish te tjera do dalin per njerzimin .

Komunizmi si teori ishte parashikimi me shkencor dhe qe u Aplikua ne Fazen e PRE TE TIJ JO MEl lLAFE !... dhe Realiteti i Finales se ketij organizimi Njerzor dhe ne se do Largohet kjo lloj menyre Organizimi shoqeror .... Vetevetiu eshte i zhdukur ,pa Ndrecen dhe pa llapaqensit "se diktatura zotrie " Shoqerive mund tu imponohen DIKTATURA qindra here me te EGRA ne raport me ate qe vleresohet SOT si Liri pa Cak . Nje hap???Ligjerimi pederasteve per Martese ? Dy hapa legalizimi Drogave ....Tre hapa ...Individi komplet i ndervarur nga Interneti ....

Deshe mesmiley Ndersa nga keta me "Se Diktatura zotrie"  do jene ne vend te Klouneve si ne Cirqet qemoti !

Ky shkrimi eshte mjalti ku do ngelin mizat 'nostalgjike' se ti o Ndrec nuk e di qe 'se babasqapi zotrie' 'se jozepercka zotrie' Enveri BERI SHTET. Megjithate kemi Edi Ramen ketu poshte qe ja mbeshtet mendimin Ndreces. Propozoj ti bijme fort edhe Ndreces edhe Edit dy qenave antikomuniste smiley

 

“Duhet pranuar më në fund, hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile….. Prandaj nuk sjell ndonjë fryt të madh pajtimi midis Partisë Demokratike me atë Socialiste ose Ekologjike, por në radhë të parë pajtimi midis ish-palëve pjesëmarrëse në Luftën Civile (dhe trashëgimive të tyre), shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë. Historia e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi politik i çdo lëvizje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë e nisur kundër okupatorit, degjeneroi në lufte civile… Prandaj nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur probleme kardinale si Lufta Civile…..”

 

“Ata që mund të kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhej me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit, me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike….

me fal se nuk e di, kush e thote kte me bold?

Idrizi kur qe esell, pastaj pas nja dy gotave tha "Mos, e paskam dhjere fare, ishalla s'ma cojne tek Peshku.". smiley

Te me falesh qe nuk e ritheksova autorin smiley EDVIN KRISTAQ RAMA 

m'fal po nuk ka mundsi! Ki te kete llafosur kunder udheheqjes mo? jo o derman se do e kesh degjuar jangllesh. Ja te pres xaken ta ckoqise mire si qendron ki muhabet

Po mo ki ka llafos keq. E pjerdh gjithmone muhabetin ki Edi tek temat me komuniste. I ka ngel njolle ne biografi ajo qi ka thone. Kushedi sa veta thartojne turinjte kur e lexojne po sja bo zemra ta shajne melunin smiley

thua ta kete helmosur ai saliu mo dhe i ka leshuar kto llafet pa i menduar mire? se nuku shoh tjater mundesi. 

Ka qen i ri atehere...i njome...nuk e dinte akoma efektin elektoral qe kane 'Idriznat' ne zgjedhje...Tani e ka kthy pllaken...nuk i thote mo veteraneve 'b...qira komuniste' smiley

s'po vje xakja. Me siguri po shef senators-bruins si mu. Dhe me siguri shpreson qe t'shkoje ndeshja me penallti

o patok po ksaj ca i thu ti?

Kur kryetarja e kuvendit pohon se “Sali Berisha asht partia”, dallimi mes saj dhe Lenka Çukos asht thjesht anagrafik

ose ksaj?

këtu mungojnë vetëm kujtimet e Sali Berishës, i cili asht i vetmi që nuk e kujton atë kohë!).

 mos e mroj ndrecen mor burr i dheut se jam i sigurte 100% se javes tjeter do ti sulesh e ta shashe me gjith zemer. 

Privilegji me i Madh MORAL i ish komunisteve qe ha MUT Ndreca dhe i permend eshte se u larguan nga Skena te heshtur pa treguar se si i kishin q.. e ke kishin q...nga prinderit e te gjith ketyre qe hiqen Trima SOT ! Nuk kadale kot ajo shprehja "Gjuha vet ku dhemb dhembi " I meshiroj si efekt elektorat !

Shume mire te thone Ndrec, pse s'u jep njerzve nje demokraci te vertete por u jep artikulla? Apo pret ta bejne te tjeret kete pune qe ti te besh artikulla? 

Jo vallaj se te paskshim njohur per burre te mire (packa se s'ta kishim thene, qe te mos te rriteshin veshet) po ketu na ke zhgenjyer.

Pastaj ca komunizmi flet ti, ne thjesht ishim revolucionare, sot jemi #rilindesa, neser behemi skenderbenj, pasneser ilire, nje nje llaf back to the future...or past, si i bie...

Shume mire te thone Ndrec, pse s'u jep njerzve nje demokraci te vertete por u jep artikulla?

zot na ruj ktu te gjen belaja,

i thojne ndreces qe vjen ktu ne cilsine e opinjonistit pse sna jep demokraci.

i thojne nanes tereze qe ishte murgeshe pse i jepje streh te varferve e nuk zhduke varferine.

i thojne skenderbeut qe ishte gjeneral pse bane principate e nuk bane republike demokratike.

kemi mbet gjith jeten tu kerku gjanat e duhura te njerzit e gabum.  

fillun komentet e fellta...

smiley

e mer mire mo...

ueeeeee Dash Shehi

smileysmileysmileysmileysmileysmileysmileysmiley

FLM miku im!

Ene Ngjelen, po munde...

per t'lepi kallomin.  smiley

Mos vdeksh, o Dash, o rob Zoti!!!

A e ndigjove pordhen apo jo??????

ishte e pakonfondushme, Ron. Pa zhurma ne sfond, sinjal i paster, pa "white noise".

Por, ne mbrojtje te pordheleshuesit, po citoj urtesine e popllit qe thote: pordhen mos ia nigjo politikanit. llafin nigjoja.

hahahahahahaha

ja pordhen Lubonjes muhabetin

hahahahahahaha

uh sa kom qesh, me te gjithen. hajer.

ej, me kismet nga e premtja. do te telefonoj shum shpejt.

Mua mu pordh dhe linku ,se hap dot.

" .... Kur kryetarja e kuvendit pohon se “Sali Berisha asht partia”, dallimi mes saj dhe Lenka Çukos asht thjesht anagrafik..." 

 smileysmiley

   Sikur te  gjitha problemet e sotme te na vinin vetem e vetem prej nostalgjise komuniste, qe kane njerezit.... pa asnje peshe ne jeten politike  dhe shoqerore, te evidentuar  ne menyren gegenishte te Ndreces, problemi do te mund te zgjidhej me nje ligj te thjeshte.Nje ti kap prej zhelesh dhe jashte, te  gjitha medjeve e librarive ..Dhe shpetojme nje here e mire, duke rene ne paqe me vetvehten edhe Ndrecka,i dogendisuri aqe rende nga gjera qe as i ka lexuar  fare.

   " Kujtime e rrëfime të Nexhmijes, Ramizit, Hekuranit, Muhos, Lenkës, Aranitit e do kërmave tjera vetëlëvizëse që shprazin rrena pafund; mandej kujtime për Enverin, Mehmetin, Kadriun, Beqirin, Hiton e nji pafundsi figurash tjera, mekanizma e vegla të verbta të nji diktature që rinovohej tue brejt vetveten.."

  Mirepo

   Ky i  shkolluar, por  i prere, per te prere gjithçka te tjetrit, na mendoka si... "demokrat  safi firaun", se duhet  tu  mohohet njerezve te  shprehen, per momente nga   e shkuara, e perjetuara, mbresat, kujtimet, copeza jete te seicilit, ashtu si i kane te fotografuara ne memorien e tyre, ne memorien historike.Ne  se do te fliste per te pa sakta mes tyre kujtimeve a mbresave do ta  lexoja me kenaqesi dhe  durim.

Thenie te  paragjykuara sakt, sipas mentalitetit komunist,  te  Ndreckes

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).