( ... nëse nuk do të ketë parregullsi në zgjedhje dhe numërimin e votave.)

 

Në emisionin e mbrëmshëm Opinion të Blendi Fevziut, (http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=5737) një panel me 4 opinionistë dhe 2 politikanë-opinionistë diskutuan mbi gjasat e një rotacioni politik këtë vit dhe mbi shkaqet e tij, në qoftë se ndodh. I ndarë në dy krahë të kundërt (politikisht dhe fizikisht), paneli nuk ra dakord mbi gjasat e rotacionit. Por kur u diskutua se cilët mund të jenë shkaqet e tij, nëse ndodh, paneli ra dakord se rotacioni mund të vijë si rezultat i pakënaqësisë së elektoratit me qeverisjen 8-vjeçare të Berishës, e jo prej shpresës për një qeverisje demokratike e të pakorruptuar të Ramës.

Fatos Lubonja, njëri prej panelistëve, e përmblodhi me një paragraf këtë opinion. Në 1992-shin, tha ai, rotacioni erdhi si rezultat i shpresës për një qeverisje demokratike; në 1997-ën erdhi si rezultat i shpresës për një qeverisje joautoritariste; në 2005-ën erdhi si rezultat i shpresës për një qeverisje të pakorruptuar; ndërsa këtë vit, po ndodhi rotacioni, do të vijë prej pakënaqësisë me qeverisjen 8-vjeçare të Berishës, e jo prej shpresës për një qeverisje demokratike e të pakorruptuar të Ramës.

Ky konkluzion, kuptohet, nuk bazohet mbi studime të kryera para e pas çdo rotacioni politik në Shqipëri (në vende më të zhvilluara demokratike, studime të tilla ka kohë që kryen periodikisht). Ky konkluzion, me gjasë, është bazuar në perceptimet individuale të panelistëve të sipërpërmendur. Por realiteti i rotacioneve shqiptare të pushtetit na ka treguar se, perveç segmentëve të elektoratit që janë motivuar nga shpresa për një qeverisje më demokratike e të pakorruptuar, ka patur edhe segmentë që janë motivuar nga pakënaqësia ndaj qeverisë paraardhëse.

Për shembull, në vitin 1992, elektorati që votoi në mënyrë masive PD-në, nuk ta do mendja se përbëhej i tëri nga partizanë të thekur të demokracisë xhefersoniane – në të përfshiheshin familje komuniste, balliste, legaliste, të persekutura, të shpronësuara dhe familje thjesht apolitike. Motori kryesor që i bashkonte ato në një front ndoshta ishte pakënaqësia ndaj qeverisjes puniste. Pakënaqësi kjo që mund të kishte arsye politike, ideologjike, por dhe jo pak ekonomike.

Madje, duke bërë një hamendje retrospektive, mund të thuhet se, në qoftë se PPSH-ja nuk do t’i kishte prishur mardhëniet me Tien Siao Pinin në vitin 1978, Shqipëria do të kishte patur një zhvillim të ngjashëm ekonomik me të Kinës, falë ndihmës dhe shembullit të saj. Dhe në atë rast, ndoshta s’do të kishte ndodhur fare rotacioni. Studentët shqiptarë të Dhjetorit 1990 thjesht mund të kishin pësuar fatin që studentët kinezë kishin pësuar një vit më parë në sheshin Tienian Men...

Le të vijmë tani tek rotacioni i vitit 1997. A ishte ai i motivuar vetëm nga dëshira për një qeverisje joautoritariste? Po të ishte vërtet kështu, elektorati shqiptar nuk do të kishte votuar në mënyrë masive për PD-në në zgjedhjet lokale të tetorit 1996, të cilat u zhvilluan vetëm 5 muaj pas zgjedhjeve skandaloze të majit 1996. Berisha po e tregonte veten pothuaj diktator ndaj opozitës pas majit, por në tetor 1996, skemat piramidale ende u siguronin qindra mijra shqiptarëve të ardhura të majme pa u lodhur fare. Dhe ata e shpërblyen masivisht me votë PD-në, e cila garantonte publikisht se skemat piramidale ishin krejt të pastra e të sigurta. U desh që shqiptarët të humbisnin krejt kursimet e tyre në skemat piramidale, që të ngriheshin në revoltë ndaj qeverisë dhe ta dënonin pastaj masivisht me votë partinë në pushtet.

Në lidhje me rotacionin politik të vitit 2005, pothuaj i gjithë paneli i Fevziut kishte opinionin se Berisha krijoi një frymë shprese për rotacion me anë të demokratizimit dhe hapjes së PD-së (riafrimi i ish-themeluesve të përzënë, plus afrimi në KOP-in e famshëm të të rinjve të diplomuar jashtë), si dhe nëpërmjet premtimeve të tij të fuqishme për tolerancë zero ndaj korrupsionit (fushata e “duarve të pastra”). Në fakt, kësaj ideje i mëshojnë edhe shumë opininionistë të tjerë, si pro-qeveritarë dhe pro-opozitarë.

Por problemi është se fryma e presupozuar e shpresës për rotacion nuk u përkthye në numra. Koalicionit “shpresëdhënës” të Berishës nuk ia dha votën as gjysma e elektoratit në vitin 2005 – ai mori vetëm 41.2% të votës popullore. Ndërkohë, që të ndodhte rotacioni, u desh që të majtët e pakënaqur me Fatos Nanon, në shenjë proteste, të votonin për LSI-në (plot 8.4% në rang vendi). Dhe të mos harrojmë se LSI-ja udhëhiqej nga njerëz që ishin akuzuar për korrupsion të paktën po aq sa ç’ishte akuzuar vetë Nano...

Në mënyrë të ngjashme, ta do mendja se sot ka votues të majtë që do t’ia japin votën Ramës me shpresën se do të mbajë premtimet për një “rilindje shqiptare”, por ka edhe votues të majtë që do t’ia japin atij votën, thjesht që t’u shporret nga sytë Berisha. Dhe ç’është më e rëndësishmja, rotacioni mund të mos ndodhë vetëm nga votimi i të majtve për PS-në dhe aleatët e saj tradicionalë, por edhe nga votimi i disa të djathtëve për FRD-në dhe AK-në, si protestë ndaj Berishës.

Déjà vu 2005! Kuptohet, në qoftë se Berisha pranon ta dorzojë pushtetin siç e dorëzoi Nano... 

27 Komente

Popull trim ky i yni....voton kunder.. per inat te te fortit....

Mire Zalo po kam frike mos qash prape kete vit.

... në 2005-ën erdhi si rezultat i shpresës për një qeverisje të pakorruptuar; ndërsa këtë vit, po ndodhi rotacioni, do të vijë prej pakënaqësisë me qeverisjen 8-vjeçare të Berishës, e jo prej shpresës...

Ketu ndaloj leximin. Abuzues te fjales, te pacipe.

Edhe ta mendosh qe korrupsioni eshte ne nivelet e vitit 2005 dhe megjithate, rotacioni qenkerka  dicka natyrale,jo e domosdoshme.

PS: ja pse i vlejti 21 janari Berishes.

Nuk jam e sigurt qe te kuptoj, 21 janari vlejti per te demtuar shpresen?

Ajo qe po them une me siper eshte qe interpretimi i 2005-es si vote pro dhe 2013-es si vote kunder eshte nje spekullim i qellimshem. Kjo nuk cudit kur vjen nga Lubonja. Por nese e harrojme kush e ka thene dhe merremi me faktet (ndoshta PPU-ja ndihmon me kujtime nga ai vit), vota kunder korrupsionit, denglave dhe bizantinizmit te Nanos mund te interpretohet si shprese per Berishen vetem nese pranon qe populli shqiptar eshte i roitur, do te thoshte ime gjyshe. Pranoj mundesine qe ta kem gabim, por nuk heq dore nga kushti i roitjes.

Kete argumentim s'e mbrojti vetem Lubonja me aq sa pashe..

21 janari ,por dhe votimi i Tiranes ,vlejten  per te demtuar shpresen  per te protestuar,madje me keq, qe s'ka vlere as vota,ndaj te perfitoi kush te perfitoi me kete qeveri se tjeter s'mundemi te kemi.

E kisha degjuar edhe nga te tjere qe Berisha beri fushate te mire per zgjedhjet e 2005-s dhe paraqiti nje version me te pelqyeshem te vetes, por nuk mund te kaloj nga keto fakte tek perfundimi qe Berisha perfaqesonte shpresen pak vjet pas ferrit te vitit 1997 (dhe vjedhjes se votes se vitit 1996 dhe reprezaljeve sigurimse qe paraprine keto, te cilat ben vaki i mban mend Lubonja dhe shoket e tij). Nese ky eshte perfundimi qe mbizoteron mes zoterinjve televizive kjo nuk domethene se ky perfundim eshte i sakte dhe as nuk me nderron mua mendje mbi abuzimin e fjales (dhe dhunimin e logjikes) nga ana e Lubonjes. Me teper ky perfundim sherben si tregues per ideologjine dominuese dhe llogjiken gjykuese ne media, ku rruga drejt fitores interpretohet ex post facto nga kendveshtrimi i fituesit*, dhe per ndikimin shume te madh qe ka Berisha (ndikim qe vjen prej pushtetit qeverises, por edhe prej aftesive taktike-strategjike, edhe prej historise se lavdishme parti-aparatcike-popull) ne formimin e ligjerimit analitik - mund te themi mediatik, por ne Shqiperi keto dy kategori njesohen - shqiptar. Do te thuash ti, kush eshte tropizma qe mendon se perfundimet e saj jane me te sakta se ato te zoterinjve televizive. Perseris, mund te jete gabimi im qe, edhe pse jam e afte te shoh se si Rama nuk frymezon (mjaftueshem) shprese, nuk shoh se si Berisha ben te kunderten, gjithmone nese perjashtojme roitjen.

*por edhe humbesit, dmth, popullit qe ka tashme nje mbret te ri(novuar) tek i cili, nese eshte i shendoshe nga mendja, dmth jo i roitur, automatikisht fillon te shpresoje.

Trop,shume drejt e ke percaktuar si " dhunim te logjikes".Kjo eshte bere e udhes tashme ,aq shume ,sa po behet e demshme dhe per njerezit me  logjike te "kthjellet",se te jesh kundra te gjitheve s'eshte normale;dicka nuk shkon.

Prandaj e permenda dhe ate faktin qe u soll e ne bisede te "Opinion"dhe u anashkalua(m'u duk mua),qe ajo fushata e suksesshme e Berishes ne '95 ne emer te luftes kunder korrupsionit  ,nuk solli vecse nje vrime ne uje per 8 vjet.Ku jemi ? Ne po ato shifra korrupsioni,akoma ne START dhe keta paloanaliste gjenje kurajon te bejne interpretime te tilla.

Dhe ben gabim, sepse humb kete pjese:

Por problemi është se fryma e presupozuar e shpresës për rotacion nuk u përkthye në numra. Koalicionit “shpresëdhënës” të Berishës nuk ia dha votën as gjysma e elektoratit në vitin 2005 – ai mori vetëm 41.2% të votës popullore. Ndërkohë, që të ndodhte rotacioni, u desh që të majtët e pakënaqur me Fatos Nanon, në shenjë proteste, të votonin për LSI-në (plot 8.4% në rang vendi). Dhe të mos harrojmë se LSI-ja udhëhiqej nga njerëz që ishin akuzuar për korrupsion të paktën po aq sa ç’ishte akuzuar vetë Nano...

Dmth ai/keta as vete nuk e beson/jne qe Berisha frymezoi shprese, por e thote/ne keshtu, kot, sa per ta thene, qe te ngelet ne mendje nepermjet kontrastit se Rama eshte i vetmi qe nuk frymezon shprese? Falemnderit per informacionin me siper

Nuk e di per ca e thone, por faktet si mbas shifrave na thone qe s'ka pasur kurrefare frymezimi shprese per qeverisje antikorrupsion.  Rotacioni askohe u shkaktua nga thyerja e PS-se ne LSI, sic kete here do kryehet nga thyerja PD-se ne FRD dhe ne nje fare mase AK.  Dhe po per mua Rama nuk frymezon far shprese.

Jam kunder idese se pushteti "dorezohet" siç e mbyll Zaloshnja idene e tij. Fatos Nano nuk e dorezoi pushtetin, ndonese u VEL nga pushteti se beri ç'deshi (edhe shofer i vetvetes u be madje, perpos te tjerave). Por ne 2005 PS mori vota te kunsiderueshme ne nivel kombetar, ndoshta me shume vota se PD-ja. Humbi se sistemi elektoral ishte i tille, nga DUSHKU ose MEGA DUSHKU. Por kjo eshte histori tjeter dhe CELIBASHI qe shpiku DUSHKUN ne 2001 si ekspert i manipulimit te zgjedhjeve, e "pesoi" bashke me PS-ne DUSHKUN ne 2005. kjo per te thene se pushteti nuk dorezohet, ne asnje vend te botes, perveç rasteve ekstreme.

Pushteti pra merret, fitohet, ai nuk FALET ! kete gje e dinte dhe Hugo Chavezi qe kumunistat nostalgjike te Leninit dhe Stalitit do te kene arsye me teper per ta kujtuar (njeri per Balcamosjen, tjeteri per daten e njejte te vdekjes).

Kjo s'do te thote se pushteti ne Shqiperi mbahet ose merret me dhune. Me manipulime etj. Pavaresisht frikes se Zaloshnjes, qe ne fakt eshte FOBIA e Rames!

Rama qe kur ka ardhur i katapultuar nga Soros ne krye ne PS-se nga nje concours de circonstances - do thoshte frengu - e ka pasur fobi çeshtjen e zgjedhjeve. Kujtojme se ç'perralla nuk shpiku per çertifikatat ne 2007, aq sa zgjedhjet u shtyne nga bojtoti i ketij politikani te deshtuar. Por ato zgjedhje perderisa i fitoi, s'kishte sesi ti kundershtonte qafiri !

Per Ramen eshte e qarte se nese humbet perseri, skenari i 2009-es eshte GATI! Zaloshnja dhe te tjere si ai, veçse pergatisin terrenin : kjo eshte deyra e tyre!

Me te tjerat merret "kryetari"! E degjuan zot ate zonjen qe u prezantua si deputete e ardhshme ne Tirane ? "Faleminderit Kryetar" - tha 3 here gjate 2 minutave fjalim ! As u hutua sa harroi ti shtrengoje duart me Kryetarin para kamerave ne fund... smiley

Mos ja qani hallin Rames, i ka kontot ne Zvicer plot e perplot ai. Pret edhe 4 vjet, nuk do t'a kete fare problem pasi Partine e ka bere siç i do qejfi dhe s'ka asnje ze qe pipetin kunder! Te gjithe ata qe dolen kunder jane perjashtuar, te tjere do perjashtohen. Partia eshte duke u SPASTRUAR nga ata qe mund t'i rrezikonin vendin nese bashkoheshin te gjithe kunder tij nje dite...

E viva il komandate! Nga humbje ne humbje, por prape KRYETAR !!

Nuk e di pse duhet pergjigjur per njerin opsion apo tjetrin, sikur te mos kishte opsione te tjera. Une do te votoj kunders sali-ut, pra kunder PD-se apo koalicionit me te ne krye, pasi dua te mbijetoje une ne radhe te pare, familja ime dhe mbare njerzia qe jeton ne kete vend. Nese sali-u do te vazhdoje te "qeverise" /sundoje fundi do te vije shume shpejt. Nese kjo qe thashe une futet tek njeri opsion apo tek tjetri gjejeni ju te dashur lexues, pasi une e mendova por nuk e gjeta. 

O Lefter, lexoje me vemendje Zaloshnjen... e pastaj bertit ....Rrnofte kumandari.....

Humbja e nanos ne 2005, nuk erdhi as nga Aktet e Saliut, siç perpiqet te na nanurise Shkullaku, per te na e nxjerre Saliun vizionar, as nga pendesat e tij, per te na e nxjerre Saliun te korigjeshem (nga e cila ky popull veshderr, nuk mesoi e nuk mesoi ndonjehere.....) Nuk erdhi as nga koopistet e Saliut...te cilet thane e ç'nuk thane, po mileti i shkrete nuk mori vesh asgje...

OOoo leeefteeeeeer, pushteti u shit ne 2005, a e kupton, u SHIIIT, se nje politikan bir kurve arrivist, e batakçi siç ishte Nano, nuk ikte kollaj nga skena politike, pa mbushur valixhet.... (dhe nuk ishin valixhe te vogla) se te rrosh ne Vjene, pa bere asnje pune, vetem me gjelltoret e Xhoit, apo  me autobuzet e saj me Greqine, sikur nuk del miku im.... dhe se dyti, po te donte Nano, pse si kujton ti, se e kishte te veshtire ai qe ta krifte Meten me postin e kryeministrit, dhe pas nje viti ta rrezonte perseri ashtu siç e rrezoi...

Po e kane thene shume ketu, Saliu asnje pale zgjedhje nuk ka fituar me merite, te tera, i ka vjedhur. Ne ende edhe sot e kesaj dite, akoma nuk e dime se si voton ky kodosh populli, se asnjehere nuk e kemi marrre vesh, se gjithmone ka votuar KUNDER, po asnjehere nuk i eshte numeruar tamam....

dhe vini e shani Cavezin ketu. Ai te pakten pati burrrerine dhe e beri ne tere Venezuelen votimin elektronik, vertete harxhoi 35 milion dollare, por ama u be vendi i pare ne bote qe votoi elektronikisht dhe opozita nuk pati ç'te thoshte....pra fitoi me merite. Kurse ky komandari yt, edhe Fierin me Tiranen qe jane projekte pilot, ka filluar qe ti sabotoje....

Alidemso,

Rrnofte Kumandanti do bertisni prape ju, edhe pas deshtimit te radhes, por s'prish pune smiley ka zera sikur Edi do tentoje prape Bashkine ne 2015 !

Nuk jam aspak nga ata qe besojne teorite konspirative, dhe s'kam besuar kurre "paktin" Nano-Berisha, dhe kam kundershtuar me force idete e disave qe qysh ne 2005-en thoshin se Nano e la pushtetit per t'u bere President...gje qe nuk u be as ne 2007-en, as ne 2012...pavaresisht se Berishes i leverdisti t'a mbaje gjalle kete ide (se Nano mund te behej).

Por Berisha eshte lojtar i forte ne fushen e shahut politik, dhe nuk ja ha qeni shkopin kollaj. Kjo eshte pika e tij e forte, te cilen e tregon gjithnje ne berjen e aleancave. Perkundrazi, Rama s'ka eksperience politike drejtuese (ne ekzekutiv) te mjaftueshem per t'u perballur me Berishen. Shtoji kesaj dhe fakti se e ka treguar gjithnje se s'di te beje Aleanca! perkundrazi, i debon aleatet (shih LSI ne 2009) (shih PDK dhe PBDNJ ne 2013).

Ideja e disave se Berisha nuk ka fituar "vete" asnje pale zgjedhje, eshte nje absurditet tjeter...kot qe t'a debatojme.

Shof qe Nanon ke filluar ta shash TOPA me TOPA tani smiley  Ne 2005 tek Forumi i TCH dhe pastaj edhe ketu tek PPU, e ke pas mbrojt NANON me mish e me shpirt ALIDEMSO (te njejtin pseudo ke pas dhe atje). Nejse, s'ka ngel socialist qe s'e ka kthyer Gunen!

Po u embelsohen 99-shat avash avash smiley

Ky eshte problemi juaj.

Sa per Fierin dhe Tiranen, perfaqesuesit e PS s'paten asnje kundershti ne vendimet e marra, ai i LSI nxgriti i çik zerin per fleten e votimin ne Fier : DMTH : UNANIMITET ose Konsensus PD/PS per keto dy çeshtje...ku e ke hallin ?

S'po gjeni argumenta bindes per te provuar manipulimin ? LOL

 

Lefto. Keto mos ta shajne shume Nanon...se vjen Nano dhe i fut nje kandidim....edhe mjafton sikur 1 deputet te nxjerri qe Rama perfundimisht ti boje valixhet vete e te mos hyje fare ne zgjedhje. Nano pastaj mund te kthehet te vazhdoje te boje qef andej nga eshte dhe e degjeneron perfundimisht Ramen smiley

Lefter, tani qe jeni  edhe ju tamom si ai i pari juj, kjo nuk eshte nai gjo e re... ta kam thone dhe me pare, ti e ke njit gojen te gurrmazi i Kumandarit... dhe e keni bo tujen ate shprehjen e famshme....shpif, shpif, se diçka do te mbetet.....

sa per dijeni, une tek i pari forum qe kam shkru dhe vazhdoj edhe te komentoj eshte vetem PPu-ja dhe pak te xhaxhai... dhe ne asnje forum tjeter.... Nanon asihere nuk e kam dash, qofte edhe kur ka qen ne burg, pasi une nuk besoj asnjehere tek politikanet ...."bij kurvash"... dhe per te mos thene qe e kam urryer, sidomos pas shitjes qe i beri zgjedhjeve ne 2005. (Une e kam mesu interrnetin dhe kompjuterin ne kohen e Saliut dhe jo ne kohen e Nanos, keshtu qe po deshe mos bej diversion.) Nje politikan klasi, e gjen gjuhen per te fituar, e per te mundur kundershtarin, gje qe e ben shkelqyeshem Berisha. Sa per ate qe Berisha eshte politikan klasi, kete nuk ta mohon, edhe per eksperiencen e tij te madhe, ja heq kapelen, por po ta kishte perdorur, vullnetin, zgjuarsine, dhe po te ishte bere pak me shume qytetar se malok, do ti kishte sherbyer ketij vendi, shume, e shume me teper se te gjithe udheheqesit e ketij vendi te marre sebashku (perfshire edhe Skenderbeun qe aq shume e ka per zemer ta krahasojne)

ta do mendja se sot ka votues të majtë që do t’ia japin votën Ramës me shpresën se do të mbajë premtimet për një “rilindje shqiptare”, por ka edhe votues të majtë që do t’ia japin atij votën, thjesht që t’u shporret nga sytë Berisha.

ky pohim eshte realisht i mundur por me poshte vazhdon;

rotacioni mund të mos ndodhë vetëm nga votimi i të majtve për PS-në dhe aleatët e saj tradicionalë, por edhe nga votimi i disa të djathtëve për FRD-në dhe AK-në, si protestë ndaj Berishës.

eh mor zaloshja s'po i len mo kallj syfetit me keto shkrimet e fundit,sepse te thushe qe militantet e "zemerum" brenda PS jane ndryshe nga militantet e "zemerum" te PD eshte pak e guximshme per tu servirur jo per tu gelltitur.Mgja si specialist i kesaj pune smiley ti je i bindun se  Rama(po per arsyet qe ti i keqinterpreton me larte) mund ti afrohet por kurre nuk i arrin numrat qe te mundi Berishen....dhe si perfundim na kujton dezhavune e legenit Nano.Nje mafjozi,pianeci e i degjenerumi qe sla mejhane pa u futur, me nje njeri te perkushtuar qe ri 24 ore ne zyre dhe i ri ne koke punes.   

 

Problemi me Zalozhnjen eshte se deri tani nuk i kane dale asnjehere parashikimet pasi flet kodra pas bregut.

Zaloshnja ndoshta ka harruar qe tani elektorati eshte konsoliduar dhe i cimentuar, pra ata qe votojne per PD-ne ne 09 do te votojne edhe tani,po keshtu ata qe votojne per PS-ne.Une te pakten nuk njoh asnje qe do te nderroje voten ne 2013,juve po njohet na i thoni.

Zaloshnja harron te thote qe PS-ja si parti e vetme ka dale e para edhe ne 09,por LSI-ja morri po aq vota si ne 05,09 dhe ne 2011.

Ne fund te dites pas fanfarave te fushates do te jkalohen ne numurimin e votave,qe do te thote qe Rames is duhen mbi 90 mije vota qe te kaloje koalicionin e Berishes dhe te marre te drejten per krijimin e qeverise.

Ku do ti gjeje keto 90 mije vota kur dihet qe pak dita para votimeve Berisha do te inaguroje rrugen Tirane-Elbasan qe do ti siguroje nje mandat shtese ne Elbasan dhe ndoshta edhe 1 ne Korce?

Rames i duhet patjeter LSI-ja ne koalicion.Nuk e di cfare keshilltaresh ka por keta qe e kane keshilluar deri tani kane qene joefikase.

 

Do t'kisha deshire ta shihja emisionin, e klikova aty ku ishte e nenvizuar por dilte vetem figura, nuk levizte fare. Nderkoh qe kanalet e tjera i shoh pa problem. Kliko vidion qe duhet dhe e sheh. 

Per ate qe thuhet se jopo Rama jopo Berisha, me duket sheqerosje e pjates, politikes shqiptare qe vjen era qelbsillik kilometra larg. 

Ose era gjak.

zgjidh e merr tha!

personalisht njoh shume vete qe do votojne majtas dhe kunderr berishes per arsyen e vetme: rrenimin e shoqerise shqiptare, keta qe flas jane te gjithe votues te djathte qe kalojne kunder.

berishen nuk e shohin dot me sy as elektorati i vet per ato shkaterrime e rrenime qe i ben ketij vendi cdo dite e me shume. edhe ai me i flakti pd-ist me tha qe nuk vete te votoje fare, edhe te perndjekurit s'kane per ta votu. ai ka vetem nje gur ne dore te prishe zgjedhjet, gje qe ka filluar ta beje, qe me kodin zgjedhor para nje vit kur nuk pranonte ndryshime, si tani me kuksianet qe te shkepin fort dhe kuksianet femra qe pjellin lume, me mos ndarjen e mandatave sipas zonave lenien ne fuqi te 2009, me gjykaten kushtetuese qe nuk e pranon fare ta gjykoje, me listat e votuesve, me numerimin elektronik qe po tenton ta shkaterroje, me dhunen ne administrate per te sjelle vota per te mbajtur vendin e punes, do vije dhe momenti blerjes se votave pastaj blerjes se komisionereve, me pas dhuna ne vendnumerime nderhyrja e kqz dhe ristan story......+ kolegj zgjedhor

pra  shkaterrim te procesit ne cdo hallke te tij

e Nise bukur, kot e prishe nga fundi!

Nese vertet paske konstatuar se Berisha s'do marri vota as nga "ata te PD-se", ose nga "PD-ist me i flakte", pse u dashka bere fushata ? Rama e paska ne terezi! Une ne vendin e tij do ndaja vendet e ministrave te rinj qe tani, mundesisht ne Ankand siç po shet mandatet e deputeteve deri ne 1 millione Euro thuhet, per 1 vend te sigurt.

Pastaj, nese e "konstaton" qe s'do votoje njeri per Berishen ti, shume bukur, por mos na u be dhe fallçore tani, qe na "parashikon" te ardhmem ! DMTH skenarin Ristan & Co si ne 2009, sipas teje.

Pastaj, sa per "vota", une kam konstatuar se shume te majte s'do votojne fare, se Rama ja u KA SHPIF dhe po ja u SHPIF akoma çdo dite!

Perjashtoi NANON nga Partia, Islamin, Harasanin, la menjane Majkon, Braçen, Blushin, Malajn, dhe shume te tjere...tani po heq nje e nga nje disa deputete ... lista e te socialisteve te pakenaqur po behet çarçaf.

Kurse Berisha ata te pakenaqur di t'i joshe! se ka pushtetin ! Kush ka çunin pa pune, do t'ja u rregulloje keto muajt e fundit, kush ka gocen mesuese, do t'i gjeje nje vend ne fshat. Kush s'ka marre çertifikaten e Prones, do levizin vendoret etj etj...

23 qershori do ju habise ju qe s'e prisni fitoren e Berishes

Ne lajme, nje pjese nga fjalimi i Edi Rames per fshatin:

Ne kohen e Skenderbeut eee shqiptaret kaaane prodhuar dhe eksportuar..historikisht. Ne do ta rimekembin fshatin. Rilindje!! 

smiley

Rama e bën deputet se i mbylli dosjet e vjedhjeve

Disa vite më parë do të duhej që të hetonte Ramën për aferat korruptive në Bashkinë e Tiranës. Ai nuk e bëri. Dhjetra dosje u mbyllën në Prokuroi. Si kompensim për këtë nder të bërë, sot, Rama e kandidon Muçmatën si kandidat për deputet në Qarkun e Kukësit.
Përgatitja e listave të kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste po bëhet nga kryetari Edi Rama, e ngritur mbi bazën e kthimit të borxheve ndaj atyre personave që i kanë shërbyer Ramës në jetën politike 1998-2013. Vexhi Muçmata, kandidati për Qarkun e Kukësit nën siglën e PS-së është prokurori që do të duhej të hetonte Ramën.
Lidhjet e Muçmatës me Ramën janë të hershme dhe ish-prokuroi ka luajtur pjesën më të rëndësishme të mbijetesës politike të Edi Ramës, për shkak të moshetimit të 30 dosjeve me afera në vlerën e 7 miliardë lekëve. Akuzat e faktuara nga komisioni hetimor parlamentar i vitit 2003, nuk u ndoqën nga drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, i cili ishte Vexhi Muçmata. Gjithashtu, Muçmata ka qenë edhe prokurori i dosjes së Arben Ahmetajt, deputetit të PS-së, për skandalin e vjedhjes së 5 milionë eurove impulse.
Hetimi nga ana e organit të akuzës do t'i shkaktonin Edi Ramës dënimin me burg me akuzën e përfitimit të paligjshëm të taksave të shqiptarëve. Vexhi Muçmata, asokohe drejtues i Prokurorisë së Tiranës, sot kandidat i PS-së për deputet në Kukës edhe pse, Rama u denoncua për 30 dosje korruptive në të gjithë aktivitetin e vet politik, qoftë si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, qoftë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, deri në vitin 2003 nuk u ndoq asnjëherë penalisht. Institucioni i akuzës, që në atë kohë udhëhiqej nga Vexhi Muçmata kishte përgjegjësinë të hetonte çdo akuzë publike, edhe pa një denoncim formal në dyert e institucionit të saj. Pavarësisht se organi i akuzës i drejtuar nga Vexhi Muçmata u njoh me akuzat për shpërdorime, vjedhje e falsifikime dokumentesh, që ngarkonin drejtpërsëdrejti me përgjegjësi penale Edi Ramën nuk u vu asnjëherë në punë. Sot, Vexhi Muçmata kandidohet nga Edi Rama në Qarkun e Kukësit, kthimi i borxhit të vjetër të kryetarit të PS-së nuk ka pyetur as edhe socialistët e thjeshtë në zonën e Kukësit, të cilët kanë dalë kundër zëvendësimit të deputetit aktual, Asllan Dogjani me ish-prokurorin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).