Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Socialiste për ndarjen e 140 mandateve të deputetëve. Në favor të këtij vendimi kanë qenë 6 anëtarë të Gjykatës dhe vetëm 2 prej tyre kanë mbështetur idenë se kërkesa duhej të merrej në shqyrtim

Ndarja e 140 mandateve, sipas skemës së vjetër të përdorur në zgjedhjet e 2009-s, është kontestuar nga socialistët, ku 35 deputetët e opozitës iu drejtuan Kushtetueses për ta rrëzuar një nismë të tillë. Depozitimi i kërkesës është bërë më 13 shkurt në Kushtetuese. 

KËRKESA E PS 

Partia Socialiste kërkoi që të shfuqizohet vendimi i Kuvendit për ndarjen e 140 mandateve të deputetëve sipas skemës së përdorur në 2009-n, duke kërkuar njëkohësisht kthimin e çështjes në KQZ, si i vetmi institucion që ka të drejtën e përllogaritjes së një procedure të tillë ligjore, e cila më pas “vuloset” nga Kuvendi. 

Nisma e PS-së u firmos nga 1/5 e deputetëve të saj, ku u kërkuan dy çështje: “Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 2/2013, datë 31.01.2013 ‘Për caktimin e numrit të mandateve në çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013’” dhe pezullimin e zbatimit të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 2/2013, datë 31.01.2013 “Për caktimin e numrit të mandateve në çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”. 

3 Komente

ka pas naj 2-3 rreshta argumentim Gj.K.? se kshu edhe coc kuptojm naj gjosen'

Lum ai qe e ka rradhen tjeter gjygjin se do e fitoje ,kjo Gjykata Kushtetuese qe te duket e pamvarur po ja bon njehere po , njehere jo.

Ky qe ligji i ndarjes se mandateve. Nuk e kuptoj si dicka e tille behet problem politik, dhe rrezohet nga gjykata... Numrat e kandidateve u caktuan ne baze te popullsise, dhe nuk e kuptoj si mund te justifikohet mos-ndryshimi kur popullsia e rretheve ka ndryshuar. Dicka e tille nuk duhet te jete as teme diskutimi, por dicka automatike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).