Hë mer, ku është Gjermania të na e kalojë këtu?

"Borxhi publik i  Shqipërisë ka arritur në muajt e parë të këtij viti në 63,8 %, të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB ose GDP) në një kohë kur vendet e rajonit e kanë më të ulët borxhin publik dhe më të lartë PBB.   Referuar të dhënave të fundit:  Serbia e ka borxhin publik 58%, Kroacia 54%, Mali i Zi 52%, Maqedonia 31% dhe Bosnja 27%." Heqja me ligj në Shqipëri e tavanit prej 60% për borxhin publik rrezikon rritjen e mëtejshme të tij dhe daljen jashtë kontrollit. Sipas Bankës Botërore çekuilibrat financiarë pengojnë rritjen ekonomike në Shqipëri.

Borxhi publik i  Shqipërisë ka arritur në muajt e parë të këtij viti në 63,8 %, të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB ose GDP) në një kohë kur vendet e rajonit e kanë më të ulët borxhin publik dhe më të lartë PBB.   Referuar të dhënave të fundit:  Serbia e ka borxhin publik 58%, Kroacia 54%, Mali i Zi 52%, Maqedonia 31% dhe Bosnja 27%. Ndërkohë që heqja me ligj në Shqipëri e tavanit prej 60% për borxhin publik rrezikon rritjen e mëtejshme të tij dhe daljen jashtë kontrollit. Përvoja e hidhur e Greqisë, me një borxh publik mbi 100 %  të GDP-së dhe cilësimi i krizës emblematike të Greqisë si "krizë e borxhit publik" ka ngjallur alarm tek institucionet financiare ndërkombëtare, të pranishme në Shqipëri. Banka Botërore (BB), në mënyrë këmbëngulëse, përmes përfaqësuesve të saj e ka paralajmëruar qeverinë e Tiranës se nëse nuk ulet borxhi publik apo kombëtar, Shqipëria rrezikon ta pësojë si Greqia. Shqetësimi artikulohet si "rritje e çekuilibrave financiarë që pengojnë rritjen ekonomike".  

Nga duhet filluar kthimi tek ekuilibrat fiskalë?

Drejtorja e re e Bankës Botërore dhe Koordinatorja Rajonale për Evropën Juglindore, që sapo e ka marrë këtë detyrë, në përfundim të vizitës së saj të parë në Tiranë, e konsideroi  rritjen ekonomike të Shqipërisë në 20 vitet e postkomunizmit  "të shpejtë dhe një ndër më të mëdhatë në Europën Jug- Lindore".  Por konteksti i vështirë global ka sjellë jo vetëm ulje të rritjes ekonomike, por edhe prishje të ekuilibrave fiskalë. Me fjalë të tjera: rritje të borxhit publik, rrezik për asfiksim të rritjes ekonomike.  "Kriza në eurozonë e ka bërë shumë të vështirë që vende si Shqipëria të kenë rritje ekonomike  dhe bashkë me faktorë të tjerë ka ndikuar në rritjen e çekuilibrave fiskalë që duhet të zgjidhen në një periudhë aftashkurtër, që Shqipëria  të ketë rritje ekonomike" tha Goldstein, në një konferencë shtypi në Tiranë.

Rekomandimi Nr 1. i BB-së është shlyerja e faturave të prapambetura të sipërmarrësve dhe investitorëve privatë, që kanë kryer punë të mëdha publike dhe nuk janë paguar nga qeveria, si një nga shkaqet e rritjes së borxhit publik. 

Sa duhet të jetë borxhi publik në vende si Shqipëria që të mos rrezikojë rritjen ekonomike? Ellen Goldstein tha në Tiranë se "niveli më i përshtatshëm i borxhit për një ekonomi në zhvillim si Shqipëria është rreth 40 për qind e PBB-së. Ky është standardi global, që ekonomia të mos jetë në stres dhe në risk, por nuk ka ndonjë shifër magjike sesa duhet të jetë niveli i borxhit publik. E mira është të jetë i ulët",  theksoi ajo.

Përfitimet nga ulja e borxhit publik janë bazike: dhënia hapësirë rritjes ekonomike dhe mosasfiksimit të saj, hapje dhe rritje e vendeve  të punës, reduktim i papunesisë.

Rekomandime e BB-së për qeverinë e re pas zgjedhjeve të qershorit

Trajtimii i çekuilibrave fiskalë në Shqipëri do të jetë pjesë e studimi që Banka Botërore ka nisur të kryejë. Ksenya Lvovski, Drejtorja e Bankës Botërore në Shqipëri tha se "masat fiskale për të trajtuar çekuilibrat fiskale do të jenë pjesë e një drafti  për qeverinë, që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, duke i ofruar asaj opsione dhe alternativa për të përmirësuar situatën fiskale të borxhit publik. Cilado qeveri që do të formohet pas zgjedhjevete 23 qershorit do të përballet me detyrën për të përmirësuar situatën e financave publike, për të përmirësuar efikasitetin e administrimit të të ardhurave  dhe rritjen e qëndrueshmërisë së regjimit fiskal", theksoi Ksenya Lvovski.

179 Komente

na marrshin të keqen gjermania, norvegjia e kina

do ti paguajm borxhin publik me leket e sales

E ka thon Ed Rama? smiley 

Cilado qeveri që do të formohet pas zgjedhjevete 23 qershorit do të përballet me detyrën për të përmirësuar situatën e financave publike, për të përmirësuar efikasitetin e administrimit të të ardhurave  dhe rritjen e qëndrueshmërisë së regjimit fiskal.

Mina me sahat, mina pa sahat.

Kuptohet qe ka dhe nje pikepamje, tashme gati zyrtare nga FMN dhe kryekonomisti i saj, se ne kohe krizash borxhi nuk eshte i rendesishem. 

Ne qofte se ka dicka per tu mesuar nga kjo periudhe, eshte qe me financat publike duhet te tregohesh i kujdesshem para se te filloje kriza qe ti japesh hapesire manovrimi vetes. Po te kete krize eshte teper vone. 

patjeter qe shqiperia do ta kete borxhin me te larte. ajo ishte vendi me i varfer. habitem me ata rrotull nesh qe e kane te larte, pasi ata infrastrukturen e kishin gati pas renies se komunizmit. ne ishim zerro me bisht. te ndertosh gjithe ato rruge s'eshte shaka, jane shume te shtrenjta.

lsho ndonje verdhacuk moj, se na duket sikur e ke me verte...

what? s'te marr vesh c'belbezon.

lsho noi verdhacuk, ndonje nga ata qe zgerdhihen, ne koment, se duket sikur e kishe me verte ate qe the...

shqipot jane me penallti, ti po ashtu, si shqiptar i mire qe je. une kam te drejten e opinionit, ti gjithashtu.

A-ja e gjerave. ik tani se e ndrite, ti dhe shoqja kamuniste  poshte teje.

E paske pas me verte...smiley ika ika..

kujdes mos rrezohesh. take it easy.smiley

madher meri ov gad!!!

 

Pajtohem tërësisht me Alba1,

Rrugët janë kusht sine qua non i shtetit. E madje duhet thënë, që çështja e rrugëve është jo dhe aq çështje axhende qeverie, sesa vizioni e madje filozofie shtetërore. Mandej, do të shtoja gjithashtu që çështja e punëve publike (rrugëve kryesisht) është po aq një çështje dallimi diametral në mendësinë e politikanit. Si të thuash, dikush, ose e kupton, ose nuk e kupton rëndësinë e rrugëve. Pra, rrugë të mesme nuk ka! Për mendimin tim, Berisha ka një meritë të spikatur që ka kuptuar rëndësinë e rrjetit rrugor në zhvillimin e shtetit.

une di, por nuk di sa eshte e vertete megjithese une e besoj, dikush ndoshta jo, qe: rruga e kombit u be me urdher nga europa per te qetesuar disi serbine, qe ta lidhnin me portin e durresit. qeveria shqiptare ( si vend kot qe jemi) s'kishte fuqi te thoshte jo. pastaj mire pane dhe ata, se vodhen sa deshen.

" Urdher nga Europa per te qetesuar Serbine "

smiley   smiley

ja nje nga ata qe s'e beson.smiley

Brad .. po pse se beson ore . ajo ka info te brendshme per keto .. ja ka thene nje njeri i besuar.smiley por nuk do ta ndaje me ne informacionin.. 

 

Kjo bohet shume simpatike kur flet budallalleqe , i shkojne qamet smiley

o i zgjuari brad pitt, po kush te jep gjithe ato miljona borxh kot? pastaj une e besoj, ti jo. 

ndoshta ti beson se je brad pitt, une jo. ndoshta ti ke te drejte, mbase je. 

hajt ik pi ca birre tani e mos na u gajas.

mire smiley

shume miresmiley

Mire, mire, po s'e ke mire.

aspak miresmiley

mora vesht nga nje burim i sigurte qe Tunelin e Elbasanit po e benin qe te qetesonin Maqedonsit smiley

o ruballa, po ti e di qe serbia s'ka dalje ne det.

mire tanismiley

p.sh  nga Mali i zi,  del ne det  Serbia, po te doje...

durresi eshte port i madh dhe me afer rrugeve te tjera. s'ka te krahasuar.

po me Bullgarine, Kroacine?  se edhe me ta jane gjitone serbet..

Ehe ...tani qe rruga e Kombit ka mbaruar Serbet vijne e hajne dreke dite per dite ne Milot  smiley

Na myten serbet mora daj. Degjon vecse serbisht rrugeve te Shqypnis, qe kur eshte bo kjo rruga kombit.

ty tek te ngrenat dhe te pirat te ka ngele ora. flasim per tregti o tuxhsmiley

Kush osht tuxhi ? se une njof njonin por e quajne tunxh smiley pyet belulin po sbesove smiley

sa ke kthyer sot?smiley

Po ca , sa jam ngrit nga gjumi , mrome po se fitoi Bayerni ,u bona pak tape smiley

s'te ka dale akoma, dukesh.smiley

Tani ti do me te thene une qe sme ka dale akoma pija qe ato qe the ti jane te verteta ,po me , jam tape se kam pi dje smiley

une nuk thashe qe jane te verteta ose jo. une i kam degjuar, dhe e besoj, ti jo. kaq. po ti si koke shqipo do te vesh bishta. ik tani se u bere boze.

Po pse merzitesh se marr vesht , po qe na paska shku menja per boze ? apo per te qetesu kosin .smiley

Tunxh eshte.  po mos e kishte fjalen per Tuç Makun kjo.. dhe  pa dashje i doli Tuxh..smiley

ja ashtu, si te doje brad pittsmiley

po ate tunelin nen adriatik per te qetsu italine, kur do ta beni? smiley

po sikur eshte  ideja e Majkos kjo spiritus...smiley   ja pra,  sa te vij PS  ne pushtet..smiley

c'jane keto shumesa qe perdor o Spiritus? qe ketu vuri vizen muhabetit. me fut mua atje ku s'jam fare.

mire thone, me shqipot s'behet muhabet. njeri gozhdes, tjetri patkoitsmiley

nuk ishte per ty moj shoqe, pse merzitesh.

Alba1, gjithe ato milionat borxh i kane dhene arabet, sepse u kemi thene qe jemi myslimane smiley. Europianet s'e zgjidhen qesen per rruget tona. Tunelin e Elbasanit po e paguajne arabet.

jo jo, rruga e kombit eshte bere me hua nga europa. po flasim per rrugen e kombit pra. s'e shikon si u nxeh brad pitt.

Mbase ke te drejte. Nuk e di nga kush u mor kredia per rrugen e kombit. Por gjithsesi, europianet e japin me interesa shume me te larta se arabet. nuk zgjidhin gje qese. Per Europianet, keto kredite per vende si tonat jane thejsht nje shifer ne kompjuter, per Shqiperine jane para te thata qe paguhen nga shqiptaret sa here ta kalojne ate rruge, kur te vendosen toll-et menjehere pas zgjedhjeve, dhe me taksa=pune konkrete. Bankat europiane vdesin te japin kredi te tilla, por puna eshte tek perqindjet. Pra, s'te kane bere nder. Ndere kane bere vetem arabet me kredi shume te uleta.

nuk tha njeri qe na kane bere nder. po tregoj cfare ka ndodhur dhe kush e dha kredine dhe pse.smiley

alba1, rruga e Kombit, nuk u be me urdher nga Europa, as per te qetesuar Serbine, por u be si domosdoshmeri per te lidhur dy shtete te nje kombesie. Me shum material per kete gje gjen tek VQ . 

Pjero, e thashe kete (rreth VQ) diku me lart, por ma fshine direkt. Censure e papare kunder mendimit racianal e fjales se lire!!! Bobo

 Ke shume te drejte .. me rruge te mire edhe droga leviz me shpejt nga kosova ne vlore .. zuuuum..zuuum. dhe pastaj fitojme para me grushta.. me rruge te mira edhe moldavet i sjellim me shpejt ne tregun perendimor.. E shikon sa shum mendon NM per zhvillimin ekonomik?

Berisha ka një meritë të spikatur që ka kuptuar rëndësinë e rrjetit rrugor në zhvillimin e shtetit.

Po o Lirka po, vetem ai. 

Ket e ke qa, me kete ia ke kalu edhe dedikimeve te Frrokut. 

Monda,

 

Nuk kam thënë që vetëm ai e ka kuptuar. Thjesht, kam shtuar që ai e ka kuptuar dhe ka meritë të spikatur tek kjo! Në të vërtetë, mendoj se përqasja ndaj rrugëve është thelbësore në të kuptuarit e sjelljes së aktorëve politikë. Kjo do të ishte një temë interesante diskutimi. Sipas meje, rrugët, sheshet e trotuarët janë thelbi i demaskimit të politikanit. Pra, nëse do të demaskosh një politikan, shih me vëmendje se çfarë përqasjeje ka ndaj rrugëve. Rrugët, sheshet janë hapësira publike per se. Pra, çdo gjë që zhvillohet gjetkë, është politikë virtuale, ndërkohë ajo që kryhet ndaj rrugëve është politika reale. Por, ky është koncepti im. Shih sa të theksuar e kanë dhe kombet e tjera çështjen e rrugëve. Në Poloni, për shembull, ekziston një shprehje, që jep në mënyrë të kondensuar tensionet ekonomike dhe sociale ndërmjet polakëve dhe hebrenjve polakë, që thotë ‘nasze ulice, wasze kamienice’ ne mbajmë rrugët, juve ju lëmë sheshet (ose pjesën në brendësi të pallateve). Pra, rrugët dhe sheshet janë një sfond jashtëzakonisht i egër ku zhvillohet politika e vërtetë. Ose rrugët nuk janë thjesht dekor, nuk janë stoli, por një mbartës i posaçëm i politikave publike. Rrugët dhe sheshet janë një hapësirë që ti e merr të mirëqenë, se të takon. Sipas meje, simbolikisht një rrugë nuk mund të krijojë kurrë borxh (në kuptimin e huasë) të qytetarit ndaj politikanit. Në mendjen time, rruga është një lloj amnistie për borxhet që politikanët kanë ndaj shtetasve.

Lirka, une ne pergjithesi mundohem shume here me te bute.  Po vallai ca gjera duhen troc ndonjehere se s'mban me uje pilafi:

Ca jane keto idiotlliqe pash Zotin? 

Sipas meje, simbolikisht një rrugë nuk mund të krijojë kurrë borxh (në kuptimin e huasë) të qytetarit ndaj politikanit. Në mendjen time, rruga është një lloj amnistie për borxhet që politikanët kanë ndaj shtetasve.

Nuk po flasim ne hava o shoqe!  As per llafet e pazarit polak.  As per filozofine e wool in three.  Dmth le te ndertohen rruget shkel e shko, le te fusi Lulka e dreqi me te bir x pare ne xhep nga kostoja e rruges, dhe amnisti thu ti.  

Mblidhni dhite mer gjindje, mblidhni dhite se po na ikin keto dhite tona duke pare dhite tuaja lisho.  

dikur ndertoheshin edhe ura pa lume, per sehir si me thene. ura si qemoti, me kurriz, ne kulm te te cilave mund te beje sehir fushen - normalisht zonja me tyl, doreza deri tek brryli dhe erashka.

mekatet e mjekut i mbulon dheu, mekatet e politikaneve i mbulon tapeti asfaltit, thote Lirka.Kjo eshte amnistia, Mondeee smiley

me siguri te kujtohen rruget e Tiranes qe shtroheshin nga miku i Rames Kokedhima dhe dy dite pasi perfundonin dilnin gropat se babezia ishte ne ekstrem. Rruget e ndertuara nga qeveria, ne cdo pikepamje arrijne nivel arti. Shiko rrugen e kombit, rrugen Tr El apo rrugen e Bregut per te permendur dy tre sa per ilustrim.

ke te drejte. asfaltshtruesit e Saliut jane artista. po mir qe e kujtove ti se kishin mbet jashte klasifikimit ne kategorite e artistave.

Une sa do te te pershendesja me nje version tjeter te Summertime, por ncuq! smiley

@ emo, s'e gjej dot videon e nje ure te tille qe ishte bere se fundmi dhe u prish brenda vitit.

Më duket se do të ishte më mirë, nëse do t’i kishe ngrënë ca gërma me teper prej fjalëve, si shenjë e superioritetit të dukshëm ndaj bashkëbiseduesit.

Rruazë! smiley

Monda, Lirka eshte e pamposhtshme. Eshte njesoj si te luftosh me sekretarine telefonike te Bell-it p.sh qe te thote: per faturen shtyp 1; per technical support shtyp 2; per kontrate te re shtyp 3.... Ti edhe mund ta hash telefonin nga nervat po ajo goca vazhdon " nese do qe te ridegjosh menune shtyp 8..."

Përtej shakasë,

Komenti im nuk i referohet aspak përvetësimeve të fondeve të destinuara për shtrimin, mirëmbajtjen, apo hapjen e rrugëve të reja. E quaj madje të pavend të bëj një sqarim të tillë. Prandaj, e kam vendosur fjalën ‘simbolikisht’. Pra, nëse ushtrimi i politikës ka një largim de facto prej qytetarit, një pjesë e borxhit të tëhuajëzimit të politikës me qytetarin, mund të shlyhet përmes ndërtimit të rrugëve.

te ndertosh gjithe ato rruge s'eshte shaka, jane shume te shtrenjta

 

po ti ndertosh me te lira, lejohet ?

 

 

Ik, ik dhe ti shoku komunist, bashke me shokun komunist me siper qe akoma s'i ka dal inati siperfaqesor.

sigurisht qe lejohet dhe duhej bere. stalker duhet te jemi realiste. korrupsion ka kudo, s'mund te perjashtohet shqiperia. e filloi nano rendshem, e vazhduan te tjeret super-rendshem. 

po kjo nuk e ben dot shqiperine pa borxh, dhe borxh me te madh se vendet e tjera rrotull nesh qe dolen nga komunizmi ku e ku me ne. 

Mire- do thoshte Monda pa verdhacuk

Lexoni Candide!!! Kush do t'i kuptojë këta pa të verdha, duhet të lexojë Candide të Volterit. Aty i gjen të gjitha. Që të merremi vesh se në çfarë stadi civilizimi jemi. 

 

gjithmone keshtu ka qene, te vegjlit kerkojne te kene dicka te madhe per te ngushelluar kompleksin e te qenurit i vogel. ne na qelloi borxhi.askush nuk na e ka borxh, as kriza e te tjereve.borxhin ja kemi vetes.

Shqiperia dhe Edi Rama jane gjinie te varfera qi jetojne me borxhe. Por, mendoni pak pozitivisht:

Ti je unik, asnjeri nuk është si ti.

P.S. UMP, sorry for the pun smiley

dhe sigurisht, asnje nuk ishte si ne: as lindje as perendim. per kokat me cepa qe kishim, le te mbajme borxhin ne kurriz tani.

tani mos e dridh muhabetin, e kemi nga koka me cepa (mendja histerike) apo borxhi eshte domosdoshmeri/nevoje  historike? dmth, do i permbahesh vijes sumbjektive apo ombjektive?

o njeri, dolem shume shume te varfer nga komunizmi, si askush tjeter. s'te thote gje ty kjo?

po te kishim patur rruge si ato te vendeve fqinje, borxhi do ishte shume here me i ulet. 

jam dakord me ty, por ama vlen dhe fakti qe shume borxhe merren dhe per gjera elektorale se sa per vepra qe i sherbejne popullit dhe qe i paguajne ato borxhe me rritje mireqenieje
sikur te ishin gjithe borxhet vetem per rruge, lum si ne
problemi eshte qe u moren borxhe per te rregulluar sheshin, dhe punimet u pezulluan, borxhi shkoi dem, dhe pastaj u moren borxhe per ta rregulluar sheshin e tiranes provizorisht. pra, ka borxhe e borxhe.

jam dakort me ty, po ama perqindja me e larte e borxhit, vjen nga shpenzimet madhore, qe vendet e tjera nuk i kane bere, pasi rruget dhe mjaft gjera te tjera i kishin gati.

po jo se s'vjen vetem nga ato. Kur u moren ato borxhe, borxhi ne total ishte ende 56 e ca. Po tani qe shkoi 63-66%, ca ndertuan? Marrin borxhe sepse shpenzojne parate e buxhetit vjetor qe ne 3-6 muajt e pare.

degjo, une nuk i di detajet por llogjikoj ne pergjithesi. rruget + shpenzimet e tjera + % e korrupsionit ( qe ekziston ne cdo vend, dhe tek fqinjet tane ndoshta eshte ne te njejten parametra) dhe me del, brenda llogjikes normale, qe shqiperia jone duhet ta kete borxhin me te madh se fqinjet. kaq.

pastaj se kush ishin dhe jane qeveritaret tane, kete e dime te gjithe. po te tjere s'gjekemi dot sic duket.

Ndigjo ti goc qe te flasim pak me kem ne toke se me ja rras gjithcka kamunizmit eshte kollaj.e para e punes nga populli yne filozof vjen maksima qe kemet me i shtri sa ke jorgonin. e dyta nuk ka nje formule matematike se cila eshte pika kritike pertej te ciles borxhi nga nxites kthehet ne frenim dhe humnere e rrokullisjes ekonomike. ka vende qe  ekane 120 apo 150 % por...dhe ky por-i ka shume rendesi ketu, borxhi i tyre kthehet ne rritje, zhvillim dhe prodhim. nga kjo pikpamje, dhe kjo eshte e treta, rruget qe thua ti nuk jane qellim ne vetvete por instrument apo infrastrukture qe lehteson dhe pershpejton zhvillimin apo ekspasionin ekonomik.Ata qe ndertuan rrugen Egnatia, bie fjala, nuk e ndertuan per te shenuar emrin ne histori, por per te lehtesuar ekspansionin ne ballkan. Cili eshte impakti i "rruges se kombit" ? cila eshte leverdishmeria per rajonin ku kalon, flas ne terma ekonomike dhe zhvillimore. mos ma kalo muhabetin ne terrenin nacionalist .

une nuk e kuptoj komentin tend. per mua, je pak jashte teme, ose jam une ndoshta. te gjitha keto qe thua, megjithate qendrojne. po ne nisemi nga faktet ketu: sa eshte marre borxh dhe per cfare. se si manaxhon qeveria ekonomine dhe me tej, e dime kete.

po fus edhe komentin e Blendit ketu: ato 100 ml euro po ka mundesi duhen marre. shqiperise deri tani i jane falur vetem shifra minimale, asgje tjeter. para pak vjetesh u.s.a i dha serbise gjithe ate ndihme, ne ca therrime.

ne komunzem rrinim maje pemes prandaj marrim borxh/kredi me ndertu shtepi. plus qe rruget nuk ishin aq ete domosdoshme ne komunizem.shqiponjat fluturojne lart.

PS1: Vetem per planin urbanistik te Tiranes jane finaNcuar dy apo tre projekte studimore. vetem per parlamentin e ri u ben dy apo tre shpenzime/studime

 

E ka thene Avokat Ngjela: Po mbasi te privatizoni hidrocentralet cfare do privatizoni...shtepine e Saliut???

Ate rrezik e shet mo shtrenjte se hidrocentralet ai.

Qe ta kuptoje rinia sesa shume u kushton Ed Rama, kane printuar ca kartolina qe nga njera faqe duken si kartmonedha 100 Euro. Mos votimi i tre ligjeve te ka heq 100 Eurot nga dora eshte mesazhi i faqes tjeter.  Banale, poooor. Keshtu e kupton rinia, me vlere paraje (sikur ka ndonje vlere tjeter!). Vetem kur ta ndjeje te lekura e vet do e mari vesh shqiptari mesatar se cfare ka ndodhur. Gjindja eshte teper e konsumuar me hallet e dites per te vrare mendjen se cfare dmth 63.8% e pbb vjetore.

Rinia 16 vjecare?

ide shume e mire qe dhe opozita te vere ne levizje trurin dhe te prodhoje kartolina me urimin: ja sa kushton borxhi dhe shlyerja e tij per ty qytetar.

Dhe dihet qe gjeja e pare qe mendon Rinia eshte qe 100 eurot kane ikur nga xhepi i politikaneve, se atyre s'eshte se ua shperndajne ne ndonje sportel 100 eurot koke me koke. smiley

Nje mendim Real per keto Borxhet mund te japesh pasi te kuptohet Perse jane Marre ?

Ka shume arsye qe te marresh Borxh , borxh marrin edhe matrapazet si psh Firmat piramidale ose kapitalizmi salist ( qe perfaqesoi SHTETIN )  , por mbi te gjitha nga llojet e shteteve qe njihen Ky shtet Cjepersih ka marre Borxh per dy Arsye .

1.-Te mbuloje vjedhjet qe beri nga SHITJA e prones Publike te krijuar nga shqiptaret per 50 vjet .Te gjitha keto Vjedhje Pasurie dhe nxjerrje ne Treg te saj kane krijuar ate shtrese qe sot babasqapi me kategorine e Hajduteve e emerton kapitaliste ose kapitalistet Shqiptare ! Ne se kjo pasuri do ishte "shndruar " ne te mire te Zhvillimeve ne nuk do te kishim Alibi BORXHESH . Kjo eshte per te kuptuar teoricienet e te dalurit "me te varferit nga ish kamunizmi  " teori e tejskajmerisht Hipokrite e basqapore qe te ben te mendosh se ne vallaha Ishim Lokomotiva e zhvillimit Boteror ne Ballkan Rajon e me Gjere nga te bijt e faqegjeres .smiley po qe kane mejtim te mendjes Ekonomik zotrie .

2 .- Me e thjeshta fare , pa asnje Koment .Cdo Borxh tjeter perfshire dhe vepren ( tamam veper dhe e Vetme ) rrugen e Kombit , jane marre pa asnje koncept Ekonomik .Thjesht jane marre per te kthyer ne Forme te kamufluar VJEDHJEJE shperblimin per perKarejen e basqapit dhe Klanit te tij Hajdut nga krimi Ekonomik Nderkombetar !

ouu, ja kaluam dhe Greqise keshtu?

mo u merzit, mo u merzit se shifra eshte mjaft e vogel krahasuar me greqine.

nuk u merzita, nuk u merzita..    po pashe   qe jemi  ne  vend te  pare atje dhe thashe:  nuk mundesi.. vendin e nderit e ka zene  Greqia  per te pakten 500 vjetet e ardhshme..

e ka e ka, fli i qete. po ka dhe miq qe e ndihmojne ama. ne s'na jep kush falas. plas po deshe.

mire, mire, do fle.   po kur te vij vafti se eshte ca  si heret akoma  per te rene..

"Pra, rrugë të mesme nuk ka! Për mendimin tim, Berisha ka një meritë të spikatur që ka kuptuar rëndësinë e rrjetit rrugor në zhvillimin e shtetit."

ncncncnc allasoj njerez!!!!

gjithe ato milionat borxh i kane dhene arabet, sepse u kemi thene qe jemi myslimane

smiley  smiley  smiley

O Peshku, FLM!!!!!

PS. Brado, mos e shkruj mo veshT, o burre i dheut!

E mo, arabet po e paguajne me interesa shume me te uleta se europianet, dhe madje sheshin e tiranes e falen fare. kush e ben kete? ate per jemi mysliman e thashe me ironi, por s'diskutohet qe ata na favorizojne per kete, sigurisht qe mbase presin ne kembim ndertim xhamish, reklamim te vendeve te tyre enper kontaktet me europen si dhe, mbi te gjitha, vota neper OKB, sidomos per Palestinen, por ne aty dalim qe s'jemi dhe aq myslimane, thjesht themi qe jemi.

jooo, me ke keqkuptu. Kjo ishte ilac mer. Ju nuk e dini si na e lehtesoni diten smiley

ketu ka storje. gallate

 Noli turbare circulos meos!  Ja kaqi gjo i kerkoi Arkimedi ushtarit romak, po ky i rrasi shpaten ne fyt.

 

Normal, do e gjeje nje dite nje gabim smiley

O Monda, ne ke shpirt...ki meshire per ne!!!

Emo vreje, vreje si ja shpjegon djalit hsitorine e shqiperise Peter-i prej Talje.

 

Po i tregoja djalit artikullin , videot, gjendjen e nxenseve , kushtet se si mesojne .

Djalit nuk i besohej se ne shqiperi ka shkolla te tilla.

E pyetja qe me beri , ishte direkte - Po pse jemi kaq te varfer ?

Po si ta them more bire , kur erdhen pushtuesit komunist, mblodhen me force gjithe pasurin qe kishte vendi,  dhe ndertuan shkolla me kallam ( nje kujtim per te madhin Naim Frasheri) , kur iken, na lane vetem miliona vjet burgje, e mijra te vdekur pa varr.

A kthehen prap keto  pushtues?, me pyet djali .

Nuk besoj, me besimin ne zot , e tek e mira, ato nuk kthehen me.

Jo po kur thoshte marksi qe fantazma e komunizmit vjen verdalle; jo ju!

 

A kthehen prap keto  pushtues?, me pyet djali .

Nuk besoj, me besimin ne zot , e tek e mira, ato nuk kthehen me.

Ymer, ymer!!!

Po edhe kaq i sigurt mos ji o Peter, se Grupi Armiqesor i Torontos eshte rizgjuar ne udheheqjen e PF aka "Kamera e Kuqe"

 

Ky peteri eshte i nolt fare, eshte i njejti peter qe bente llogarine e metrave katrore te bunkereve dhe i dilte me e madhe se shqiperia.

Te shtohet jeta kur lexon keto storje. Kur je peshk i ri nxehesh, pastaj ftillohesh shikon anen e bukur te jetes. smiley

Po domosdo, se bunkeri ka formë kurpudhe, dmth pothuajse gjysmësfere, e po ta pllakosësh, del më e madhe se baza. Shto faktorin numër bunkerash dhe fap të del edhe ty llogaria. smiley

Per Peter panin , ne ukrainisht pan dmth zoteri smiley , 1000m2 = 1km2 smiley 

Po u mbytet Shqioperia mor Delenxhij e grini Pordhe akoma me teori .Nuk late me sekondare e kolektore pa prishur .Nuk late me struktura mirmbajtjesh e riparusish .Nuk late me pa ndertuar gjoja rruga paprishur strukturat e tokes e pa pike kujdesi dhe te dominuar nga te babzitur e Injorante si gjeometra .

Po kur ka mbete Shqiperia te tregoje Pralla Peter ter ter terat e acdcerr cerr cerrat  dhe ajo me 1 zamet mbrapa , aty nuk ka te ardhme tjeter pervec permbytjeve .Late nam me Bloo Mutin , Late nam Me "Venec" e me cfare idiotizmash nuk u pjell mednja si "suma te zgjuara " per ekonomine Botrore deri pervojen per BorGje PuBlike sikur me qene Shqiperia Kuplara !.

Ulni ore kurrizin e qani hallin si do veje Fati atij vendi sa te Largoni kete Kaste Hajdutesh e Berihajsh qe mos Ju digjofte as nje Germe emri ne jete te jeteve ...

Edhe 40 cm Vjosa larg pikes kritike ...Permbytje ...Hec e Drinit ne Piken kritike ...Ku vinei mor lapanjoze teorike Hene ????

Mbase uji i drinit dhe i Vjoses e lan te keqen o Idriz!!! Pak a shume si puna e Herkulit me stallat e mbretit!!!

Le te derdhet Drini...le te derdhet Vjosa...le te pastrohet Shqiperia nga zhuli mesjetare!!!

Sipas Bankës Botërore çekuilibrat financiarë pengojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

vdiqen keta zyrtare e BB per ekonomin shqyptare,kaan 2 dekada po mundohen me shpir e me mish,po akoma nuk e navasin ekonomine tone,,,,

Po keshtu ka lezet po cfare?!!! Pse gjithmone ne vend te fundit do rradhitemi ne e???!! smiley

Pertej atyre 3 kritereve per te cilat akuzuan opoziten qe nuk i pranoi ja ku e shtoi dhe nje vete qeveriu smiley  ec aty   ne vend te pare!

Kjo osht vetem pjese e strategjive te PD per te fitu zgjedhjet. Nuk ka opozite racionale, e cila di me bo mbledhje e zbritje (spo them shumzim e pjestim), qe do kerkonte te vinte ne pushtet ne keto kushte. 

Berisha gjithmone ka qene optimist me borxhinsmiley

 Borxhi mbi 60% te GDP  per Berishen eshte koker Portokalli! smiley 

 

 10 Jul 2012

 

 

 

 

 

Borxhi publik i Shqiperise eshte ne nivele normale dhe te gjitha ato qe merren borxh perdoren per investime qe i kthehen ekonomise jo sic behej ne kohen e socialisteve qe merrnin borxh per te paguar rrogat dhe perballuar shpenzimet operative te qeverise pasi taksat i vidhnin. Sot pagat, pensionet, shpenzimet e ekzekutivit dhe institucioneve te shtetit dalin nga taksat ndersa borxhi shkon i gjithi per investime. Ndertohen rruge qe jane kusht per zhvillimin ekonomik. Borxhi eshte shqetesues nese arrin nivelin 90% te gdp-se por ne keto nivele eshte normal dhe nuk ka pse te kete tavan ndryshe asfikson ekonomine. Ekonomia ka nevoje per investime, publike dhe private, per likuiditet dhe borxhi eshte i nevojshem me kushtin qe te perdoret per investime. Shqiperise i ka ndryshuar faqja pasi ka pasur investime te medha ne infrastruture dhe ka terhequr mbi 1 miliard dollare investime te huaja direkte.

.. ndersa borxhi shkon i gjithi per investime . Ndertohen rruge qe jane kusht per zhvillimin ekonomik

 borxhi shkon per lesh deshe me thone smiley  se investimet nuk jane kryer asnjehere simbas standarteve normale, te gjitha rruget e nedertuara ne shqiperi jane me probleme te medha funksionale qe shkaktojne me 100ra aksidente ne vit, ndoshta me shume!  

http://www.youtube.com/watch?v=1OuxYnqf0LQ

http://www.youtube.com/watch?v=-MLKJMafp1s

A kemi ndonje te dhene per cfare jane marre keto borxhe.Kur them ndonje te dhene flas per dokumenta se kshu me llafe Partie nuk merremi vesh.Cilat Jane kushtet e kredive? Interesi?Me sa di une psh per rrugen e Kombit eshte marre kredi ne banka private me interes te larte.

Kjo qeveri bile duhet falenderuar nga nje dore e mire punistesh ketu pasi ka shlyer nje per nje cdo qindarke te marre borxh nga regjimi komunist i EH dhe nuk kishin qene pak edhe per kete kohe, qindra milione dollare, lere me per ate kohe.

O ti i Riu i Orwellve! Ca ishulli jeton ti mer lal, se me ngjan tamam si ai ushtari japonez qe i gjuante kujtdo qe zbriste ne ishull edhe 30 vjet mbasi kishte mbaru lufta. smiley

ne fermen Mener smiley

Nuk besoj se jeton i izoluar sepse interneti tani eshte kudo, por mund te kete probleme te perpunimit te informacionit qe mer.  

po jo o kuazi, kur mbeti ne ishull nje pllake gramafoni kishte me vete, ate te 91.

Qeverise se atyre te pareve u rruani BISHTIN JU ...Jo vetem qe u lane MILIARDA dhe i vodhet , Jo vetem qe nje Projekt Buxhet per Miljiona njerez e katandiset ne 50% me pak se firuar njerzit e mbyllet veprimtarite etj etj , po shitet Pordhe edhe me kacidhet e saj qe vodhet e grabitet sikur po shlyeni BORXHE . Dhe theksoje mire se dhe me  ato para " Therrime thesari "vajtet   shperblyet Arsidin ....

Nuk harrojne shqiptaret aq Kollaj se kush eshte Berisha Kryemashtrusi e Kryeshpifesi , Kryehajduti e Krye percaresi Shqipetareve ai qe shiti Shqiperine per pese leke dhe Ulurin se ka bere Investime .Per Cfare ? Investimet jane ato qe u nxjerr te ardhura , rrit punesimin dhe Fiton per te shlyer Borxhin , jo ato per te bere Vila ultramiljoneresh ne Gji te Lalzit per Familjet Berisha dhe Klanin e tij Politik  ! Merr dhe LefKOPENE dhe  shko mbaj fjalim tek Kuvendi Partise Demokratike per  Investimet , ku duartroket plot veneracion Dylqinja Topallke e ngazellyer per te carat mes per mes ! Ose ke nje ketu qe kujton gjithmone 5 miljone dollaret dhe 7 dite buket ....dhe aman o ZOT cfare beri kjo Parti per kete Popull smiley

Oidriso, kam fort deshire te bej debat me punistet e vjeter, por shkruaj qarte e permblidhe veten, mendimin dmth. se nuk te marr vesh pastaj.

Tani, ai regjim na la dicka dhe e kemi havale per shume kohe. Njeriun e Ri. Kete nuk e blen kush as per 1 euro e as falas nuk e merr njeri se nuk i duhet as dreqit. Si te ja bejme ketij o oidriso?

Njerezit i firuat ju o oidriso se ndryshe nuk e kishit bere Shqiperine me tela. Po te ishte thare deti, durrsaket me nallane do msynin Italine. Deti nuk u tha po shqiptaret moren anijet e sheqerit e iken nga syte kembet nga tmerri qe kishte bere ju o oidriso.

Mblidhe veten.

Po me the sa vjec je dhe ne se je edukuar ne ate sistem ( ish )  me sinqeritet pa rrena , nuk te vleresij nga te shumices se CEKES .Ti ke shume deshire mor xhan dhe une te lexoj , po nuk eshte fai jot qe perdoresh per "buke peshku " si fjale parrullash .Ti je zbukurus Dekori mor lal . Kur flitet per Para nuk eshte Parrulla e PD-hit shalehapur perpara ....E kupton ndryshimin ? Gjithsesi ai rreshti pare mbetet .

Cfare di ti dose e fermes Orwellit , pervec poshte Mbreti - rrofte Mbreti ! Ose te vertitesh gurin e mullirit nga 91 deri ne !0 mije e 91 me teper se Njeriu i RI ?????  Ne kete rast te ka rene Miladini nga Goja smiley

Per qejf tat ...anijen e sheqerit e shiti shoqnia "Ringjallja " dhe u zhduk me gjithe vain dhe Parate smileydhe i la Meksit Musteqet !

A ke ndonje shifer sa borxhe ishin ato qe lau ?

Eh faleminderit o qeveri ,faleminderit o kryeminister qe na shleve borxhet me paret e tua qe ti kish lene baba

Sali-u premton rritje rrogash per buxhetoret dhe gjithmone e mban llafin, ju a rrit. Por me cfare burimesh? Ja pra me rritje te borxhit publik!!! Edhe Ver Llapen me e vu kryeminister (se vetem ai me Sali-un kane ngel akoma ) do dale i sukseshem. Biles ai eshte edhe social, nuk di as me vjedhe e as me vra njerez kot si kryeministri. 

Ketyre Funderrinave ne 25 vjet , vetem Gerdecin tu Kujtosh , qe ai Ameriqeni kishte fituar Tender me 380 miljone Dollare me MUNICIONE ( nje pjese ) pa deklaruar Fitmet ,rezultat i te ciles solli Nje MILIARDER te RI Shkelzen Berisha e qindra Miljonere te Klanit te tij mbi gjakun e Dajes , , nje fshat te hedhur ne ERE , njzetegjashte te vdekur e qindra te Plagosur dhe nje Ushtri me DAMKE si Hajdute duke cuar para dyerve te Gjyqit e denuar te gjithe ata qe Kundershtuan ose Denoncuan Berishajt deri tek Sh Shtabit te Pergjithshem .

Pa le me tu kujtosh se mijra  familje jo vetem i qendruan Pabukesise por u pasuruan dhe bene Vila vetem me shitjen e Armeve . Dhe ato nje pjese fare e vogel , se Miliardat e tjera flene ne xhepat e meksollareve , berishollareve , medillareve e Imamllareve .

Nje Shtet qe mburret se RRON me te vetmet Burime te mbetura nga Diktatura qe me shume i Shkaterroi e mori Jete njerzish , si Armatimi , HEC e Minierat , eshte e drejte e Ligjeshme e cdo Individ ti vere FLAKEN  , e jo me ta numerosh tek Shtete me Shtetare qe bejne Investime !!! ??? . Mashtures e Hajdute me te keqij e me te Pangopur se  te Fimave Piramidale ! 

Lefter,

Shiko se ne ADNne e komunistave shqiptare ka qene mos-pasja e borxhit.

Ti nuk kishe lindur akoma por Dulla ju numeronte Jugosllaveve borxhet qe kishin marre neper pleniume e mburrej se si kish borxh askujt. Borxhet e Jugosllavise nuk u shlyen kurre e i trasheguan koketrashet e atjeshem...

Kurse ne trasheguam Idris Ferren bashke me Balenat e Kanades, dhe Edi Palloshin...

Trasheguam KALBESIRAT me mire thuj or burre. Rotten communists.

O Lefti, ça debati thua? Ku ka ndonjëherë debat tek peshku, je në vete?
Sikur të përkthesh këtë në një "bashkëbisedim" lezbikesh, e di ça del apo jo? smiley

Po ti na bere moral per punen e gayve ,nga na dole homophob tani?

Borxhi publik I ka qene 51.4 ne 2007 ,51.9 ne 2008, 58.1 ne 2009 ( rritje rreth 7 % ,vit elektoral) ,59.3 ne 2010,59.7 ne 2011 dhe tani 63.8 prape rritje e madhe dhe prape vit elektoral.Te jete rastesi valle?

Është art!

Siç është art përmendja e këtyre çështjeve nga ana e cave - që e duan aq shumë Shqipërinë - vetëm në prag fushate.

si gjithmone ktu diskutohet nga llogore t'forta partish. Asnji nuk merr mundimin me pyt per strukturen e borxhit qe eshte me e rendsishme se vete niveli i borxhit. 

Une e mora mundimin me pyt po sme dha njeri pergjigje.Prisja nga ty qe nuk je llogore por edhe ti sna  dole gje

ca ka per expertise ktu mer gugllusi i vllait? ku experti aty? se nqse e ke kuptu dhe ti ate, cdo gjo mund t'jete pervecse expert

thx!

jo mer vlla se nuk e kisha per ty, e kisha per naj tjeter qe merr vesh nga kto pune

Me pelqen kjo krasitja seleksionuese pikante.

Edhe mua.

E bukura është se po u thonë shokëve të prapaskenave edhe vendin nga shkruajmë.
S'di kujt admini t'i shkruash më para se thonë pastaj "jo nuk isha unë, jo e kanë deduktuar vetë nga sa ke shkruar" etj etj justifikime të kota.

Ndaj admina, mbani shënim, mirë mua apo ndonjë tjetri mund t'i dali vendondodhja, pak rëndësi ka, po mos harroni se pothuajse të gjithë ata që shkruajnë këtu e dinë se kush jeni ju. smiley

Dhe një e bukur tjetër është se mesazhet private edhe kur i fshin, nuk ikin, e lënë një njollë në arkivin e peshkut, apo jo admino? smiley

Qe qeveria po e rrit frikshem borxhin per shkak te zgjedhjeve kjo eshte evidente dhe po nuk u privatizua ndonje gje e madhe deri ne qeshor, edhe me shume do e rrisi sepse duhet me i dhone paret firmave qe kane bere punet publike dhe qe jane te gjithe "kliente" te qeveritareve. Me rotacionin e paevitueshem nuk do rrezikonte Berisha qe njerzit e vet te mos merrnin paret.

Pislliku tjeter ka lidhje pikerisht me rotacionin. Borxhi porritet me shpejtesi tani ne menyre qe para qeshorit te realizohet plani i vitit. Muajt e pare te qeverisjes se ardhshme pritet te jene te veshtire (si gjithmone kur ka rotacion). Problemi kryesor qe mund te kemi mund te jete energjia. Po nuk patem vit te favorshem me reshje nga shtatori/tetori, mund te rrezikojme nderprerje te energjise. Sidomos tani qe CEZ do manaxhohet me stil mesjetar.

Tani te flasim pak per koston e borxhit. Ketu te paktet qe morin pak vesh nga kjo pune bojne sikur nuk morin vesh ose merren me "gallataxhinj" qe tregojne perralla. 

Nese doni nje krahasim me rajonin shifni normat e emetimeve te borxhit. Sot Serbia do emetoje nje 2-vjecar (ne dinar) me coupon rreth 10%. Shqiperia 2-vjecarin e fundit e ka emetuar me 7.39%. Biles po sot rihap nje ankand 7-vjecar ne lek me coupon jo me lart se 9.52% (qe eshte 88 bps me pak se ankandi i fundit 7- vjecar i shtatorit 2012). Hera e pare qe Min. Fin. bo pordhe dhe i thote tregut me lart se kaq s'ta marr. Nuk ka ndodh kurre qe te rihapet nje ankand dhe te vihet limit. Per me teper qe po flasim per nje rihapje me shume me te madhe se ankandi i pare (nga 3 ne 4 Mld ALL) dhe qe jane te gjitha "para te reja" dhe jo maturime qe riinvestohen.

Po keshtu te gjitha normat kane rene me me shume se 1% ne nje vit. Pra kosto e borxhit eshte ulur ndjeshem. Psh norma 12-mujore vjet deri ne maj ka qene rreth 7.40%, sot eshte 6.21% (ose 6.43 mesatarja e tre te fundit) pra nje ulje me gati 20%. Ne nuk kemi pra asnje kosto shtese nese borxhi 12-mujor na rritet me 20%. Po i njejti ushtrim mund te behet edhe per bondet. 

Po a ka ndonje merite qeveria per kete? JO. Kjo vjen vetem nga rritja e likuiditetit te bankave qe kane ulur frikshem kreditimin. Dhe nje pjese nga prurjet e emigranteve te Greqise qe po kthehen perfundimisht (pjese e vogel kjo). Shnet se kapa limitin.

 

jeni mpref keq per rrotacion juve re smiley

qyqja demek do kemi sajmir tahirin minister rendi ?

m'qafsh mu , po minister financash ke do kemi ?

Me aq sa ka fut ne tave binaja, edhe ministrat do jene me rrotacion, 2-3 muj ene hec. Vallai gallate to modhe kena per te pa. Dmth nqs i teket Sales per icik rehat. 

Ty tu thafte goja me kto parashikime! Sa per te prefme, vallahi kur nigjo kshu parashikimesh nuk o se ka nai gjo me u pref. Thjesht kena arrit me nji pike ku nuk ba mo. Normalisht kur uji o i piset ti pret qe te qetesohet e te bi llumi poshte. Ne kena llumin siper kshu qe shpresojme qe ta perzime nje cike qe te bohet i turbullt e jo vec llum.

Sidoqofte per anetaret e qeverise te ardhshme pyte mo mire anej ka LSI se na 4 vene i dine ata mo mire, me duket

 

Ju siguroj qe borxhi i vertete eshte mbi 70%.

1. Detyrimet e CEZ qe tashme kane kaluar ne buxhet por qeveria nuk i raporton si te tilla jane mbi 500 milion EURO. (vete qeveria ka pranuar 290 milion + detyrimin ndaj CEZ ne arbitrazhin nderkombetar 200 milion Euro te cilin CEZ e ka te fituar).

2. Vete qeveria ka deklaruar detyrimet e prapambetura ndaj privateve qe arrijne 200 milion Euro sipas qeverise e cila keto detyrime nuk i ka njohur per vitin 2012 por ja ka kaluar 2013.

3. Akoma nuk kemi nje shifer te qarte per GDP 2012 qe sigurisht nuk mund te jete sa ajo e buxhetuar rreth 10 miliard Euro.

E keqja eshte se recensioni akoma ska filluar.

Une nuk e di car ekonomisti je ti po me shifrat e paske pak keq punen. Se pari, borxhi i CEZ nuk ka pse te jete i qeverise. Ai eshte i CEZ. Nese borxhet qe i ka qeveria CEZ-it (mos likujdim faturash energjie nga institucionet shteterore), jane me pak se ato qe ka CEZ, atehere ate diference patjeter qe duhet ta paguaj CEZ-i (si meme).

Shifra qe ti jep si te sigurte qe do fitonka CEZ ne arbitrazh eshte gati sa dyfishi i cmimit te blerjes se Shperndarjes. Po te kemi parasysh abuzimet e CEZ, une them se arbitrazhi duhet te na paguaj neve e jo CEZ. Megjithate, garancia e BB eshte vetem 60 milione dhe jo 200. 

Po edhe sikur ta supozojme te mireqene 200 milionshin, ate s'ja shtojme dot 290-s, por duhet t'ja zbresim. Kesaj qe thu ti, i thone me ke ti 5 lek borxh, te kam une 4 leke borxh, atehere ti me ke 9 lek borxh.

 

Faleminderit per konsiderateten Lizander!

Le te mundohemi te sqarojme njeri-tjetrin pa "konsiderata":

Se pari CEZ Shperndarje eshte regjistruar si nje kompani qe vepron ne Shqiperi dhe nuk ka lidhje me kompanine meme persa i perket biznesit ne pergjithesi. Pra nese me humbje ose fitim kjo i perket CEZ Shperndajre ne Shqiperi dhe jo CEZ a.s. ne Prage. Nese do te ishte nje biznes normal ai do te shpallej i falimentuar dhe pjesa e mbetur e aseteve do tu te shitej per tju shperndare borxhlinjve. Por ky biznes nuk mund te falimentoje rregullisht per nga natyra e vecante e sherbimit dhe prandaj e ka marre ne dore shteti (ERE) per ta menaxhuar me tej. Ne kete rast shteti (ERE) ka trasheguar asetet dhe detyrimet qe ka kompania. Por Kompania CEZ eshte e falimentuar prej 2 vjetesh dhe vlera e kapitalit te saj nga 30 miliard leke ne daten e rregjistrimit eshte sot - 34 miliard leke te cilat i ka trasheguar shteti (ERE). Ligji nuk ja njeh kete detyrim CEZ Shperndarjes e cila nuk arriti te shpalle falimentin sepse u shtetezua.

Se dyti, CEZ ka keqadministruar ne menyre te qarte kompanine, por askush nuk mund ta gjykoje per kete ligjerisht pasi eshte e sukses ose mossukses i biznesit te kompanise per me teper duke pasur 24 % te kapitalit Ministria e Ekonomise ka qene pjesemarrese ne keqadministrim. Nga ana tjeter CEZ ka si pretendim qe meqense ky eshte nje biznes me çmim te rregulluar nga ERE eshte shteti qe duhet te krijoje frymen e biznesit dhe shteti ka bere absolutisht te kunderten. Disa fakte jane:

- Shteti (institucione shteterore duke perfshire edhe ministrite, bashki, ujesjellesa etj.) vazhdojne te mos paguajne energjine duke pasur fatura te papaguara prej 2009. Ne kete menyre thone ata popullsia eshte nxitur te mospaguaje energjine. Per te patur me shume argumente juridike ata bene gjoja tentative per te nderprere energjine e ujesjellsave ne Janar dhe shteti reagoi duke cuar policine qe dhunoi objektet private (centralet) qe i perkisnin CEZ.

 

 

- Shteti vendosi te rriste cmimin e blerjes se energjise nga KESH tek CEZ ne 2012 gati dyfish pa rritur cmimin e shitjes ne nje kohe te kur CEZ ishte me humbje duke e dyfishuar ate ne menyre te paarsyeshme dhe vetem pas 3 muajsh e uli prape ne menyre edhe me te pallogjikeshme duke vertetuar se perllogaritjet e para ishin te gabuara dhe tendencioze, per me teper nisi ne CEZ ushtri taksidaresh qe vendosen gjoba pas gjobash.

 - Te gjitha gjyqet qe CEZ hapi kunder vjedhesve te energjise u fituan nga keta te fundit, per me teper gjykata shpalli te ligjshme edhe nderhyrjen e policise ne centrale kur u tentua nderpreja e energjise. CEZ nuk ka fituar as edhe nje proces te vetem nga mijra te tille.>>

Se dyti, CEZ pretendon 200 milion EURO ku ka parasysh vleren e blerjes rreth 100 milion si dhe investimet per gjate periudhes rreth 140 milion. Nese e para eshte siguruar me 60 milion nga BB, e dyta nuk eshte parandaj edhe kerkohet nje total 200 milion.>>

Se treti, sic e spjegova me lart detyrimet e kompanise saktesisht 36 miliard leke nuk jane detyrime ndaj CEZ a.s. por ndaj kompanive te treta p.sh. KESH 21 miliard prandaj nuk mund te zbriten sic thua ti.>>

Nuk besoj se jam ekonomist i keq!>>

 

Po perpiqem te bej, shkurtimisht, nje diskutim mbi borxhin, larg llogoreve politike ( sic ka thene dikush ketu me shume te drejte).

Se pari, raporti borxh publik/ GDP ne mase 62-63 % nuk eshte i larte ne vlera absolute. Te gjitha vendet e BE-se e kane me te larte. Sa per te dhene nje shembull, Italia arrin ne 120%, po ashtu edhe SHBA dhe Japonia e kane me te larte se 100% ne raport me GDP-ne.

Problemi tjeter ka te beje me arsyen e rritjes se borxhit publik. Kujtoj ketu rritjen e rrogave, ate te pensioneve, ndertimin e rrugeve etj. etj.Ne fakt, Buxheti i Shtetit eshte dyfishuar ne vlere absolute ne krahasim me ate te vitit 2004. Nga ana tjeter, rritja ekonomike eshte frenuar si ne te gjithe europen ( perendimore dhe lindore), c'ka ben qe raporti borxh/GDP te rritet. Dmth, kjo rritje eshte e ndikuar nga frenimi i ekonomise.

Se treti, duhet theksuar se Nobel-i i ekonomise, Paul Krugman, ka vite qe cirret ne librat e tij dhe ne shrimet e NYT mbi rendesine e shpenzimeve publike ne kohe krizash, duke mos u shqetesuar mbi rritjen e borxhit publik. Keto ide Keynesiane te mbeshtetura fort nga Krugman qe nga fillimi i krizes boterore, tashme po pranohem nenze dhe zyrtarishte edhe nga FMN-ja dhe OSBE-ja.

Se katerti, borxhi publik shqipar eshte ne masen rreth 70% borxh i bredshem, i cili konsiderohet shume me pak i rrezikshem se sa ai i jashtem.

studenti, mire e ke ti po ky injektim borxhi a po stimulon rritjen e ekonomike? Kjo eshte ceshtja. se hudh e hudh me e lubrifiku e hic rritje,  eshte si me bo sex me nje grua shterpe. e kupton tashi.

Nese nuk ka stimuluar rritjen, a ka mbajtur me rroge njerezit qe paguhen nga shteti si ti a venusi, etj. etj. (s'po ta them aspak per keq)? Mua stimulim me duket. Por ti mundesh, me te drejte, te pyesesh, ku jane shperndare parate, per cfare jane perdorur.

Pavaresisht se edhe mua, si shume te tjere, ne lajm te pare s'me pelqen te shoh qe po merret borxh, sic kane thene edhe disa me siper, problemi nuk eshte aq i thjeshte e bardhe e zi sa borxh=i keq, pa borxh = i mire. Prandaj eshte mire qe debatin ta bejne ata qe marrin vesh ndopak. Borxhet qeveritare jane makina komplekse. Do me falesh qe s'kam kohe te shkruaj gjere e gjate per kete. Disa me siper e shpjeguan dicka per shperndarjen e %.

Problemi qe kemi ne Shqiperi nuk eshte thjesht marrja e borxhit apo % ne krahasim me PBB por per cfare perdoren. E dime qe korrupsioni eshte me permasa shume te medha. Vec njerezit ne llogore (dhe ata qe s'kuptojne) bejne sikur s'e kuptojne qe, fatkeqsisht, nje pjese e buxhetit te shtetit, kushdo qofte ne pushtet, perdoret politikisht. Ose perdoret per te paguar me shume buxhetore dhe si shperblim u kerkohet vota, ose paguhet per te bere fushate me inagurime qe s'perfundohen, ose u jepen projekte atyre qe kane paguar per fushatat zgjedhore, etj. Gjithsesi, dicka nga keto rrjedhin edhe per pjesen tjeter te popullsise, ne nje menyre ose tjeter.

1. Kur ben krahasime per perqidjen e borxhit publik ndaj PBB-se mos merr per krahasim vendet e zhvilluara, por ato qe mundesisht jane si ne. Meqe tamam, tamam si ne nuk ka se ne jemi vend pa krize dhe me PBB pozitive 2 shifrore deri perpara 1 viti (gjithmone sipas kryeministrit tone), atehere merr Malin e Zi, Serbine, Maqedonine, Kroacine, Bosnjen e maksimumi mund te shkosh deri tek Bullgaria. Te siguroje qe te gjitha keto shtete e kane shume te ulet kete perqidje. Pse? Sepse kane qeveri me te pergjegjeshme!

2. Pikerisht sepse borxhi perdoret per te rritur rrogat e punonjesve qe paguhen nga buxheti i shtetit eshte veprim kriminal sepse borxhi nuk eshte pasuri private e kryeministrit dhe as merite e tij ne administrimin e shtetit. Borxhi Publik ne 2004 ne vlere absolute ka qene 424,000 Milion Leke dhe ne fund te 2012 -tes ishte 828,000 Milion leke, ose 2 here me shume ne vlere absolute. Pra kemi dyfishim te buxhetit te shtetit, por dhe dyfishim te borxhit publik. Situate paradoksale po te shikosh se perceptimi i njerezve per rritjen e mireqenjes eshte negativ.  

ahahahahahahaha, Shpresa eshte qe te ngeli shtatzene. Per fat te keq ekonomia nuk eshte reaksion kimik, qe i hedh pak kshu e pak ashtu dhe arrin rezultatin e deshiruar. 

Pertej batutave, ideja e injektimit te parave ne ekonomi me ane te borxhit eshte pikerisht ajo qe thua ti. Ne kendveshtrimin tim, zgjatja e krizes ekonomike po e veshtireson situaten, duke qene se investimet publike kane filluar qe heret. Per me tepe qe efektet nuk duken nga nje dite ne tjeter, do te duhen vite natyrisht. 

Gjithsesi, barometri i gjithe kesaj pune eshte teper i thjeshte, shih me sa % na japin borxh. Te gjithe teorite e tjera ( perfshire edhe ato qe kam thene une) jane thjesht kongjuntura mbi te ardhmen. 

Une mendoj qe eshte gabim te krahasosh nivelin e borxhit/gdb te USA , Japoni. edhe Itali... dhe ate ne Shqiperi.. Sepse thjesht Po krahason Ekonomi te Konsoliduara Strukturalisht. me RRumpall Ekonomine e  Shqiperise ku nuk e merr vesh i pari te dytin. 

Deri ne nje fare pike ke te drejte, por ceshtja eshte gjithmone e njejta: cili eshte kredibiliteti yt si shtet te shlyesh detyrimet. 

Per t'ju pergjigj dhe gjembit me lart:nuk jam ne parim kunder marrjes se borxhit , as edhe kunder nivelit te tij (60, 2, 3 apo 5 %)  si shifer ne vetevete dhe kam shpjeguar ne nje koment me lart. I gjithe debati, nga sa kam lexuar dhe degjuar per t'u ndricuar, duke mos qene ekonomist (edhe pse jo te gjithe ekonomistet jane teksniciste per kete ceshtje) eshte raporti i ketij NIVELI borxhi me kontekstin dhe kellqet shqiptare qe , duhet thene, varen me se shumti nga konteksti ekonomise europiane , fqinjeve posacerisht, dhe asaj globale. Ajo qe po duket dhe pohoet gjithandej eshte mungesa e likuiditetit per te kredituar biznesin dhe sipermarrjen te cilat jane motori zhvillimit (punesim, prodhim, konsum) . Nuk e di se cila eshte struktura e borxhit, sa shkon per ivestime kapitale dhe sa per nevoja operacionale, sa per paga dhe sa per shlyrje te borxhit dhe interesave te tij.Nqs supozohet se borxhi ushqen projektet infrastrukturore afatgjata dhe pagat/pensionet plus rritjen e tyre, dhe nqs efektet e investimeve publike duan vite te ndjehen dhe preken per qytetarin konsumator, atehere jemi ne nje pike kritike. rritja me pikatore e pagave/pensioneve , eshte e tille qe nuk mundeson aq rritje konsumi sa te perkthehet ne rritje prodhimi. Pra thjesht stanjacion. Ose per ta thene ndryshe, nqs nje person qe lengon fillon i jep serum kur ai ka kaluar ne piken qe e con drejt vdekjes, vetem se shtyn ditet dhe ndryshe eshte kur serumin ja jep pa arritur pika kritike, ne momentin qe ende ka energji jete dhe thjesht kerkon nje fuqizim .

Nga kjo pikpamje, mania per te rritur borxhin me synimin e investimeve publike gjigande e afatgjata me duket me shume nje gjigandomani elektorale sesa nje logjike qeverisje qe merr ne konsidertae ekuilibrat makroekonomike .Pa llogaritur gropen thithese te korrupsionit, keqmenaxhimin dhe kalkulimet aftashkurtra elektorale. Eshte njelloj si te hash ushqimin e nje muaji ne nje dite, ose do behesh kaps , ose stomaku do pelcasi.

Ne jemi nje shtet Real dhe te besh teori ekonomike te vleshme si per Peshtevarin , kjo nuk ka ndonje argument se cfare perfaqeson Borxhi i Qverise se Babasqapit .

Nqs thuhet qe "marrja e borxhit " eshte nje veprim Ekonomik i arsyeshem ai patjeter paqyrohet ne Afate dhe % .Dhe patjeter ne finale ...Shlyerje te tij . Keshtu Shqiperia nuk ben ndonje shpikje Teoricienesh ne se Borxhi ka Vlere apo jo ,dhe as PPU besoj nuk eshte kateder ku dallohen shumezberthysit e terminologjive ekonomike .

Thelbi eshte ai i Spiritus .injektim borxhi a po stimulon rritjen e ekonomike? Kjo eshte ceshtja....

pa po qe thua ti a de kish studiuar djali filanit ne Howard ....smiley  me prit te presim e ha te hame o hasan Gllava shtate pjate e tete tava , kemi lefKOPENE qe na i shpjegon qindra here me bukur sukseset e ...Ju nuk doni projektin Berisha ...tha Bideja ...smiley

Ketu per mua nuk ka borxh per te "injektuar investimet ' ketu nuk ka asnje Investim qe ka rritur ekonomine ne Burime qe jane me te vertete miniera te ardhurash .Ketu ka RRJEPJE dhe Grabitje ne te tere ato fusha qe Hajdutet trasheguan si Burim pasurie sidomos Energji dhe Miniera , nafte dhe ....qe zhvilluan si tarfik mishi e droge !Pjesa tjeter eshte shperblim krimit nderkombetar qe i mba ne Karrike dmth " nera me ner lahet "

Atehere, pertej parrullave politike dhe "futja kot sa per te zbrazur marazin" si tek paragrafi i fundit ju kujtoj qe te njejtat fjale perdorte edhe qeveria GREKE, qe jemi shtet serioz etj. etj. por nuk ishte ashtu !!! 

 

Ndryshon shteti Real me shtetin Serioz . Ne jemi Shtet Real , kemi nje Borsh Real  dhe nuk operojme me terma ekonomike te vlefshme edhe per Bangladeshin , as me terma per Greqine as me terma per Kinen , Japonine Ameriken dhe ...jeten e re qe do krijohet ne Mars . Biles me siper ke dhe nje mejtim mendje qe Borxhi stimulon ekonomine duke paguar rrogat e Venusit smiley

Rruge: http://www.youtube.com/watch?v=1ES2NAP1e3A

Ura: http://arkivi.peshkupauje.com/2009/06/pr...

Ujesjelles-kanalizime: Ne kushtet e krizes se kreditimit huamarrja e qeverise mund t'ua heqe llokmen nga goja bizneseve private, por nese sjellja e bankave ne sektorin privat ndikohet nga te tjere faktore (rritja e llahtarshme e kredive te keqija, problemet me ekzekutimin e kolateralit dhe sigurisht shtrati i te gjitha ketyre niveli i ulet i rritjes ekonomike, dmth gjithsesi faktore me lidhje te forte me qeverine), atehere pompimi i likuiditetit nepermjet fiskut eshte i nevojshem per ta mbajtur gjalle ekonomine. Problemi me sherbimin e borxhit ngelet struktura, qe eshte akoma afatshkurter plus po rritet pjesa e borxhit te jashtem ndaj borxhit total (ju kujtohet periudha kur mezi morem borxh ne euro me 12-13%?), nuk perfitojme me nga borxhe me kushte te buta sepse na jane rritur te ardhurat per fryme (ketu falenderojme edhe Instatin pervec emigranteve, investitoreve greke, turq, Gerdecit, Lazaratit, Saimir Manes, bulqizakeve), sherbimi i borxhit po ze nje pjese perhere me te madhe te shpenzimeve te qeverise, te ardhurat nuk realizohen (faj i komunizmit berja e planeve optimiste smiley por tek tejkalimi calojme) per te arritur tek pyetja me e rendesishme: sa produktive jane shpenzimet e qeverise? Struktura e ketyre sa vjen e perkeqesohet duke iu meshuar shpenzimeve korrente, megjithese edhe shpenzimet tona kapitale kane arritur te ndertojne nje rruge sezonale te kombit me infrastrukture mjekesore, urbane, shkollore, energjitike gjithe arna (ndonje lajm nga infrastruktura ujesjelles-kanalizime ne fshatra?). Po me llogarine korrente si shkojne punet?

PS: Guce, kur jep borxhin ne dinar pse nuk jep dhe inflacionin e Serbise?

PPS: Planet e PS-se per reduktim te borxhit, permiresim te llogarise korrente, problemeve me kreditimin dhe huate e keqija, bilancit tregtar, planet per nje rregull fiskal, per strukturen e shpenzimeve, planet per infrastrukturen?

dy gjera nuk na u ndane : qe artistet jane ndihmes vullnetare te partise dhe qe rrugeve do tu kendojme ne jete te jeteve. Dikur, dmth para 60 vjeteve u ngrit kenga "Kurvelesh bere xhadene".

Programi PS per borxhin, strukturen e shpenzimeve , infrastrukturen dhe superstrukturen menaxhuese jane top secret. problemi eshte te njihet problemi. zgjidhjet jane opsione zgjedhjesh.

masat fiskale për të trajtuar çekuilibrat fiskale do të jenë pjesë e një drafti  për qeverinë, që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, duke i ofruar asaj opsione dhe alternativa për të përmirësuar situatën fiskale të borxhit publik.

E perse nuk behet PERPARA zgjedhjeve kjo? Apo qe te mos diskutohet asgje politikisht, por thjesht te prodhohen direktiva per diktatoret?

Si edhe ate nivelin optimal 40% nga e nxorren keta ... ... ............

Se harrova te sillja kete me siper: http://www.imf.org/external/pubs/ft/wp/2...

te thashe pa shaka qe fatura e gjithe programit dhe formuala e perllogaritjeve eshte ne shatte dryna. e thene nga brenda kjo.populli yne me prirje  ekonomiste  qe prej koheve pellasgjike mjafton ti shpjegohet qasja, principet, teknikalitetet jane per tekniket.

Thuaj me mire oBoBo-ja nuk e ben publik studimin e vet se ka frike mos ia vjedh PS-ja (nje tjeter tipar pellazgjik ky, kam degjuar).

spiritus pyetje profanismiley nuk ishte e percaktuar me kushtetute çatia e borxhit publik?? dhe me sa maj men ishte diku tek 60%.mos e kan ndryshu prap kushtetuten??

nuk di , mbase dhe rivendoset, te pakten kshu eshte thene.po nga e thena ne te bere rrjedhin shume gjera.

ktu duhet ndihma e belulit dhe kavirit. si ishte ajo me ligjin dhe maliqin?

Ne se shoqerise i nevoitet DICKA qe i jep nje HOP , ajo nuk duhet te pyese e vleresoje Paragrafe te Ngurtesuar . Ky eshte mesimi  i Madh Historik dhe Praktik nga Bota  e zhvilluar .Por problemi KRYESOR eshte se ne nuk Na Nevoitet ndonje GJE .Ne jemi te dytet ne Europe pas Gjermanise dhe si Parti me Pushtet e ne Pushtet rrote me rrote me Partine me te sukseseshme ne Bote ,Partine Komuniste Kineze .

Po Ju nuk u pelqen Projekti Berisha ..tha Bideja i Berishes si Min .Financash ! Ekeqja e ketyre funderrinave eshte se VAZHDOJNE te Mashtrojne e Mbulojne Deshtimin e ardhur nga Vjedhja e Kredive dhe Huave , me slogane Ekonomike ...se BorGjI PubLik zotrie  shkon per te rritur Rrogat e ....LefKOPESE ..tha !

Ai llafi Bames eshte per ne librin e Historise se Shqiperise ... Kur te iki ky nga Pushteti ka per te lene nje Bordello te Madhe !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).