Je i veçantë dhe të pëlqejnë gjërat e veçanta? Je në rrugën e duhur dhe mos u influenco nga të tjerët sepse shumica e ka gabim.

Shqipëria ka nevojë për njerëz të veçantë, njerëz me ide dhe me guxim për të vepruar ndryshe. Masa ka shumë gabime në Shqipëri.

Shumica është e paedukuar dhe nuk e ka aspak mirë, të thuash fjalët magjike është gjëja e duhur edhe pse shumica nuk e bën.

Shumica është e paditur dhe turp t'i vijë.  Nuk informohen nga burime të sakta por mjaftohen nga fjalët e të tjerëve ose lajmet jo profesionale që shfaqen c'do ditë, nuk lexojnë dhe as nuk kërkojnë te informohen nga burimi.

Shumica shpresat i ka tek politika dhe po na shkatërron. Ka mbi 20 vite që i është dhënë më shumë rëndësi seç duhet politikës dhe tani deputetët kanë marrë kot, iu duket vetja mbretër dhe as ata e as fisi i tyre nuk duan t’ia dinë për rregullat, rregullat të cilat e bëjnë demokracinë dhe na japin ne si qytetarë pushtetin.

Shumica nuk di të argëtohet, shumicën e kohës e kalon dukë u shtirur sikur argëtohet nëpër lokalet e qytetit apo në parti pa vlerë që në shumicën e rasteve krijohen thjesht për lek. Tani kalimin më të shumtë të kohës e bëjnë duke u ankuar e duke fajësuar të tjerët. Por ia fusin kot sepse nëse kërkon gjen qindra mënyra për tu argëtuar vërtet.

Shumica mendon se informacioni i saktë është në lajme e jo në jetën reale jashtë televizorit. Shumica harron që televizori është mjeti më i manipulueshëm që ekziston aktualisht, ai krijohet sipas dëshirës së pronarëve të tyre. Informacionet jepen nga gazetarë aspak të informuar mbi informacionet që japin.  Por e kanë gabim sepse lajmi më i saktë është jashtë shtëpisë dhe televizorit tonë, është në rrugë është tek miqtë tanë të besuar.

Shumica ka frikë nga ndryshimi, ndërkohë që ndryshimi është progres.

Shumica do të largohet nga Shqipëria duke menduar se diku tjetër nuk do ketë problem dhe as pakënaqësi. Mendon se do këtë më shumë vlerë se këtu tek ne. Por ja që e ka gabim, kudo do ketë probleme dhe pakënaqësi dhe Shqiptari vlerën më të madhe e ka në vendin e tij.

Shumica  blen çfarë reklamat japin më shumë jo cfarë është më e mira.

Një gjë nuk kuptoj, ti pse sillesh si shumica?!!!!!!!

Ti je unik, asnjeri nuk është si ti dhe as nuk do jetë ndonjëherë. Ti ke mendimet e tua dhe dëshirat e tua, përse nuk guxon t'i ndjekësh dhe zbatosh ato?!

78 Komente

Besoj se shumica e komentuesve eshte dakort.

+ shume

  Ti je unik, asnjeri nuk është si ti dhe as nuk do jetë ndonjëherë. Ti ke mendimet e tua dhe dëshirat e tua, përse nuk guxon t'i ndjekësh dhe zbatosh ato?! - Sepse nuk jetojme vetem per veten. Sepse jeta jone nuk varet vetem nga ne. Sepse sepse sepse...  

Prandaj duhet te luftosh dhe te mos dorezohesh asnjere per te qene vetvetja smiley

Unitet-o, po s'jon me qejf gjonat. smiley
Ta dish ti sa pervoje mcifet mas asaj "si te gjithe", rrezik s'e kishe shkrujt ket manifeston fare.

Me i ra shkurt eshte ajo shprehja e famshme " I cmendur eshte ai qe thote nje te vertete qe se pranon shoqeria normale "

Sigurisht qe jane me qef gjonat smiley pese te mos jene tek e fundit 

Unitet-o, po ju ku bëni pjesë, te shumica apo te pakica?

Ne nuk flasim dot per veten, por ju nga syte tuaj si ju dukemi? Jemi si gjithe te tjeret apo pak ndryshe? 

Me demek thuaj JO per cdo gje dhe je ne rregull.

Dridh zhinxhirin me nje fjale.

"Shumica do të largohet nga Shqipëria duke menduar se diku tjetër nuk do ketë problem dhe as pakënaqësi. Mendon se do këtë më shumë vlerë se këtu tek ne. Por ja që e ka gabim, kudo do ketë probleme dhe pakënaqësi dhe Shiptari vlerën më të madhe e ka në vendin e tij."

16 apo 17 vjec? 

Tallu me ne peshk, tallu....

Si ka mundesi? Eshte hapur teme kryesore, ka shkuar 10 komente, dhe s'ka ardhur Alidea ta shaje? :o

smiley  jo jo duhen dhe shakate  jam dakord  smiley 

Shumica eshte homo, hetero apo bi?

uniteti nuk na the car bere me pallatin 176

Pasion i kendshem rinor.

Me pelqejne keta pozitivistat popo i ngacmoj icik:

Ti nuk paguan qira mujore per apartamentin

Ti nuk paguan faturat e dritave ( plot gabime e ekzagjerime)

Ti nuk ke familje per te mbajtur

Ty te jep mami dhe babi cdo dite te pakten nje 1000 lekesh xhepi

Ti qe tani e ke marre  patenten

Ti qe tani e merr kur te duash makinen e babit  ( ne mos ta pat blere ai already)

Ti e justifikon veten dhe kur nuk e kalon provimin me arsyen se je i/e vecante smiley

etj etj we te bejne ty te jesh i vecante e te shkosh te besh noj piktur murale me kamion smiley 

Nejse faleminderit ! Keep rockin smiley 

 smiley Ki pak meshire!

U tregova shume e meshirshme smiley nuk permena shume gjera te tjera pikante smiley

Kta qe thu ti me siper jane shumica pra smiley

Pse nuk thu ti qenkemi ne lulezim e siper ne si shoqeri, rinia i paska mire punet  smiley 

hahahahahaha Alidea nuk na ndryshon mendim apo na hedh poshte idene tone me problemet e perditshme te gjithsecilit.

Sigurisht qe edhe ne kemi probleme, disa me shume se ato qe permende ti, disa me pak, disa probleme edhe me te medha por kjo nuk do te thote qe te behemi si masa dhe te humbasim origjinalitetin tone.

Ne nuk jemi te vecante se bejme piktura, ne madje mund te mos jemi dhe aq te vecante ama shumica e ka gabim dhe kete e shohim perdite smiley

c'pret nga nji artikull qe shigjeten per ndryshimin e ka te kuqe.

a thu ka maru boja blu!!!

Kush ishte ai që kur humbi njëherë shumicën në kongres (dhe që ironikisht e quante veten "shumica") tha:

Shumica jo gjithmonë ka të drejtë!

Te tille Volodjan nena nuk e lindi...

Dhe ti pret që ne të ndjekim ato që ka thënë ai që i ka shkaktuar njerëzimit 100 milionë viktima (pa përfshirë gratë dhe fëmijët)?

po ata kete duan, qe te rrijme urte...

Dëgjo Emo , ta kesh prej meje. Kur komunistëve t'u shuhet ëndërra për pushtet më 23 qershor, mbaje mend  që do fillojnë të rrinë urtë, që t'i harrojmë. Të harrojmë ata, të harrojmë baballarët e tyre, të harrojmë 100 miliona viktimat (pa numëruar gratë dhe fëmijët). Pastaj do fillojnë të kërkojnë të bëjnë krushqi me ne. Kjo do jetë edhe fundi ynë, dhe rikthimi i tyre. 

Kështu shpresojnë ata. Por ne do t'u përgjigjemi me grushtet tona të fuqishme demokratikase. 

kur rrezohesh, gjeja e pare qe duhet bere eshte te marresh vesh sa poshte ke rene.

(trokit e zgjo).

Emo, ndryshimi vjen vetëm nga manushaqja, po këta nuk e kanë marr vesh akoma. # Rilindje! smiley

Ju lutem perse e fusni politiken kudo? 

Nese shifni UMP apo Uniteti Mendo Pozitiv ju lutem kuptoni qe nuk na intereson jeni blu apo te kuqe, nese jeni shqiptare dhe jeni njerez te mire ne do ju respektojme njesoj. Nese fusni politiken ne mes dhe percillni inatin dhe mllefin qe politikanet iu injektojne me media perdite ne do ju injorojme, ka plot debate dhe vende per te komentuar te qete mbi ceshtjet e shumices, ketu flitet per pakicen smiley.

Tek profili jone politika eshte ne plan te fundit do duhet shume pune te na fusni edhe ne ne debat. smiley

+1

-1

=

0

gradë C

=> 273,15 Kelvin

bravo cuna.
vazhdoni punen. ju admiroj per nismen.
mos ua vini re ketyre ketu qe ju bezdisin ketu se jane ne moshe te thyer

po t'kishte qene blu Em,do kishte pas nja 200 komentesmiley

pertej te majtes e te djathtes te mendosh pozitivisht nuk eshte keq!

"Por e kanë gabim sepse lajmi më i saktë është jashtë shtëpisë dhe televizorit tonë, është në rrugë është tek miqtë tanë të besuar."

 

qendron

 

O uniteti ne flasim ketu dhe ne kafene plot sa te duam po po nuk u be gje ne terren,psh tek pallati yt su be asgje athere kot, tallemi me veten ne fakt.

Shume te drejte ke o njesh smiley

por ti mendon se 11 veta secili ne pune gjithe diten mund te kulturoje te gjithe njerezit e nje pallati qe me shume mundesi nuk kuptojne as shqip tamam? Ne mendojme qe eshte e pamundur prandaj e nisim me gjera te vogla ne fillim pastaj mbas disa vjetesh kur te jemi bere 1000 mbase meremi edhe me rregullimin e pallatit tim. 

Shqiperia nuk ka nevoje per bamiresa qe pastrojne rruget dhe rregullojne shkaterimet e te tjereve, por ka nevoje per njerez qe ngrene zerin per probleme te komunitetit dhe nuk perfaqesojne interesa politike. 

Ne nuk do ndryshojme Shqiperine, por me kohen tone te lire do behemi pjese ne njerezit qe duan ta permiresojne ate, dhe tek njerezit qe nuk rrine kot por japin kontributin e tyre sa munden per kete komunitet qe jetojne. 

vllai me pelqen interesimi qe ke mar per te ndryshuar dicka ne komunitet, si ti dhe alidea apo shum te tjere, nismat tuaja duhet te behen me publike.

 

Faleminderit, thjesht per saktesim nuk jam 1 person por jemi 11, here shkruan njeri artikull here tjetri por te gjithe jemi me disa parime te perbashketa. 

"In a fight between yourself and the world, always side with the world."

Frank Zappa

E verteta eshte se shume rralle ka ndodhur qe shumica e " sklleverve " te jene viktima te "sklleverise.Shumicat..... gjithenje, kane qene skllever vullnetare.Njeri i vecante? Cili?
Sipas meje i vecanti eshte vetem ai qe di te ruaje dita dites te mos i cenohet ajo gjeja e madhe e strehuar brenda trupit te vet, "Perendia" e tij, Shpirti.Nje shpirt i mire, i madh, i drejte.Gjendet ne trupin e gjithseicilit, si tek i pasuri edhe tek lupesi, si tek presidenti edhe tek rrugepastruesi, si tek politikberesi edhe tek bukpjeksi.Po ceshte ne te vertete nje politikberes a kryeminister ose nje lupes?Pozita qe kane rrjedhur ose nga padrejresia dhe shperdorimi ose nga fati.Te ndryshem i ben ne te vertete ajo Perendia e strehuar brenda ....trupit

Dhiz iz maj motto: against the odds. Kundra rrymes jepi parkoje makinen. Dhe it works great. Jam speacial me nje fjale. Ose e vecante. Me 2 . smiley

Kshu po. Ka lezet. I like you already

:blushsmiley105* I like you too Torpido. Apo se paske dhe kete 'emrin' so hot. Rrufe. lol

Po mu?smiley

Ti duhet ti besh upgrade nick-ut, ta sofistikosh pak, jo kshu thjesht futje-qitje si shumica.

Be pakice, its cool.

Ne pamundesi te ideve krative, beje TafusSiSkenderbeu dhe te pakten do kesh ca fanse patriotike.

Te drejte ke xhib, po kena qene pak bizi keto kohe.smiley

Mua, ky manifest smiley siç e quan Emigranti, me pelqeu, mu duk sikur me ngacmoi telat e shpirtit smiley Shkrimi, seç kishte ca ngjashmeri me disa keshilla qe japin kendej nga perendimi, ca biznesmene dhe euforiste smiley

euforistet kerkojne ti nxjerrin geshtenjat nga zjarri me duart tona, o Pjer!

Bravo. Kujt i behet vone per shumicen. smiley

p.s. Je i veçantë dhe të pëlqejnë gjërat e veçanta?

kjo me kujtoi nje batute. Je i veçante, si gjithe te tjeret smiley

Shqipëria ka nevojë për njerëz të veçantë, njerëz me ide dhe me guxim për të vepruar ndryshe. Masa ka shumë gabime në Shqipëri.

Te  isha ne Shqiperi  shume do ma kishin pare hajrin smiley

shqiperia ka nevoje per njerez te zakonshem, mesatare, te parashikueshem, per njerez qe bejne jeten e tyre me ritual prej ore zvicerane, per njerez shtepi-pune-gjume, per njerez qe mund t'i harrrosh sakaq apo t'i ngaterrosh me tjetrin qe te shfaqet gati i njejte me ate qe sapo shkoi e u harrua - pra te kujtoje harrese, per njerez qe nuk pyesin shume e per gjithcka, qe nuk enderrojne, qe bejne 8 orshat pa munguar kurre, qe normat nuk i vene ne pyetje, njerez qe nuk thone gje per poezine e fatos arapit, as librat e stergjate te sulejman krasniqit apo matos, e meqe ra fjala, shqiperia nuk ka nevoje per mato grude, shqiperia nuk duhet te bucase, nje zemrek pertac eshte sekreti i mbrothesise, nje mendje e mefshte, qe mezi kupton, qe rri e ngrire edhe pas shakase me te lezetshme, nje njeri qe pyet pas saj "edhe?"... "edhe?"... ja kjo i mungon shqiperise... ato 200 kokat intelektuale qe i duhen cdo vendi per mbrothesim te importohen dhe te paguhen mbaraz nga puna e papaguar e atyre te pangjyreve me lart, shikoni cdo vend te suksesshem, gjithe boten protestante, gjithe nordiket, ata qe prodhojne celikun e vertete, dhe me gjase do me jepni te drejte, a nuk jane bere ato vende me njerez qe rrine 8 ore ne nje kupe treni duke pare te njejten pike dhe pa te pyetur per asgje, pa dhene asnje shenje me mimike qe te vune re se ishe aty. shqiperia ka nevoje te uniformizohet, te behet meskine, e pafytyre ne kuptimin e portretit, e pa ze, nje femije i urte te cilit kumbullat qe po piqet te koshiut nuk i zgjojne asnje nerv...

I agree  . Albania need  civilized men and women and  Civilizations can only be understood by those who are civilized , i.e, people like you smiley

 

emigrant, ia ke futur kot
per cdo 100 te papune qe ka shqiperia, i nevojitet nje prej atyre qe te caje majat e te krijoje vende pune per 99 te tjeret.
ata qe thua ti jane skllever robote qe mbajne te lumtur ate 1\100

Nevojiten edhe dyqind mije euro apo jo?

Gjojnat e mençme kam qejf t'i them vetë. Ky është paralajmërimi i parë dhe i fundit. Të mos kemi llafe herë tjetër.

p.s Po ne, ç'kemi në sy për to, ne?

barni woz speshell for riellz!!!

Njehere nje burre i vjeter i tregon nipit te tij rreth luftes qe ndodh brenda shpirtit te njerezve

Ai thote- Biri im , lufta ndodh mes dy ujqerve

Njeri eshte djalli , urrejtje, pendime,arrogance, faj,inferioritet, genjeshtra, krenari te rreme, superioritet dhe ego.

Tjetra eshte Zoti, argetime,paqe,dashuri, shprese,pasion,miresi, dashamiresi,bujari, dhembsuri, dhe besim.

Nipi u mendua per nje minute dhe e pyet gjyshin -

Po cili ujk fiton ??

Plaku me qetsi pergjigjet- Ate qe ti ushqen !

Nuk di cilin ujk ushqejne shqiptaret , por di qe gjendja ishte kritike, kishte arrit puna deri te prishja e shpirtit midis personave ne lidhje gjaku .

Sic duket kete artikull kane lexuar banoret e atij pallatit ku banon autori/ja - si dhe te shumices se pallateve. Edhe ata bejne ne koke te vet, shkojne kundra rrymes dhe i hedhin plehrat ku t'u teket, etj.

Fiks meqenese na i kujtove, nje gje per tu shtuar tek artikulli

Shumica nuk e kupton cfare eshte jetesa ne komunitet prandaj ne jemi ne nje qytet ku shumica hedh plerat ku te jete, jo ku eshte vendi i tyre. Ky eshte dhe problemi kryesor i joni se pershtatemi me kete shumice dhe nuk perpiqemi qe ta luftojme kete shumice per ti treguare jane disa gjera qe duhet ti bejne te gjithe jo per te imituar njeri tjetrin, por per te jetuar me mire ne komunitet. 

Shiko se ato pyetjet per pallatin nuk u bene kot. 

Ti qe thua qe s'je shumica, qe e ke kuptuar c'do te thote jetesa ne komunitet, meqe shumica s'e dine, ti qe evidentove nje problem, cfare bere?  

A i hodhe nje sy Ligjit per Administrimin e Banesave te Perbashketa? A i bere ca kopje ta shperndaje ne pallat?  A trokite ne zyrat perkatese per hallin qe keni?

Se per te vecantat, dhe berjen e gjerave te vecanta, nje gje e bukur eshte edhe murali i nje makine ne mur me mbetjet verdalle.  Nje gje e vecante, por jo domosdoshmerisht:

disa gjera qe duhet ti bejne te gjithe jo per te imituar njeri tjetrin, por per te jetuar me mire ne komunitet.

Ose qe ta cyt me tej, te imitohej nga te gjithe ajo e muralit, jo dhe aq estetikisht efikase.

Pershendetje Monda

Sic ju kemi thene ne kemi nje profil te caktuar dhe nje plan veprimi. Pallati ishte thjesht nje artikull per te ngacmuar pak telat e njerezve nuk ishte per te dhene zgjidhje gjithe problemeve te jetes. Ne nuk mund te zgjidhim problemet e te gjitheve, por mund te bashkojme zerin per problemet e tyre. 

Nese mendon se 11 veta mund te rregullojne c'do njeri qe nuk dije te jetoje ne nje pallat ne Tirane atehere po na mbivleresoni sepse ne nuk jemi ne poste te rendesishme dhe as me pushtet ne Tirane, jemi thjesht qytetare qe kane vendosur mos rrine me kafeve duke u ankuar por te nisim te veprojme dhe te ngreme zerin per cfare na shqeteson. Gjerat e sakta behen me hapat e duhur dhe ne pervec se jemi idealista jemi edhe realista dhe nuk mund ti hyme detit me kembe per te ardhur ne Amerike. 

Te me falesh mua qe kujtova se pallati ishte problem i juaji personal (dmth i njerit prej grupit qe jeton ne ate pallat) dhe jo problem teorik por edhe praktik i te gjitheve, ose/edhe ne hava. Here tjeter ju lutem lini nje shenim ne fund qe te jene ne dijeni edhe lexuesit. 

Gjerat e sakta behen me hapat e duhur dhe ne pervec se jemi idealista jemi edhe realista

Realisht per hapa shkruajta.  Realisht per problemin ne fjale ka njerez qe kane ndjekur ate procedure dhe e kane zgjidhur ceshtjen e pallatit. Realisht thjesht do praktikonit ate qe predikonit sepse realisht shumica nuk kane ndermarre ato hapa.

Idealisht mund te ngacmosh telat e njerezve me nje artikull te thjeshte. Idealisht mund te pikturohet edhe nje pallat i paster.  

Te gjitha me siper jane shkruar me deshiren e mire e duke ju uruar suksese te metejshme, pavaresisht tonit ne dukje te ashper.  

dhe nuk mund ti hyme detit me kembe per te ardhur ne Amerike. 

Dhe pavaresisht kesaj qe i thone ketej "cheap shot." 

I mërzitshëm. Nuk janë më vitet 60.

Shumica normale që e ka gabim në shumë gjëra këtu, por zgjidhja nuk është duke i thënë që e ka gabim. Zgjidhja është duke i dhënë dajak kokës shumicës. Pse mendon ti se ajo zonja me buzëkuq e me taka të larta do të preket në zemër e do të ndalë dorën që po hedh qesen me mbeturina nga dritarja e drejt e në rrugë? Jo. Ajo bile ka rrezik të ta përplasë kokës atë qesen nëse ti ngre zërin e i thua që nuk është mirë që ajo përplas qesen në mes të rrugës kur kazani i mbeturinave është thjesht 30 metra më tej.

Por nëse merr një dajak të madh, e i hyn zonjës ku t'i dhembë, e sheh që ajo do të mendohet mirë para se ta hedhë edhe një herë qesen me mbeturina në mes të rrugës. 

Ore, po me cfurk! smiley

Me falni zoti autor, mos jeni gje adoleshent?

Hahahaha jo nuk jemi adoleshente, por jemi te lumtur smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).