Më duhet të rrëfej se shpeshherë nuk më kanë pëlqyer veprat e Hugo Çavezit, sidomos në vitet e fundit të sundimit të tij. Nuk kam parasysh akuzat qesharake mbi diktaturën e tij “totalitare” (njerëzve që ngrenë këtë pretendim, do t’u këshilloja një vit ose dy në një diktaturë të vërtetë staliniste!). Mirëpo, ai ka bërë mjaft gjëra të marra: në politikën e jashtme nuk mund të justifikohet miqësia e tij me Lukashenkon dhe Ahmedinexhadin; në politikat ekonomike, një sërë masash të improvizuara keqas, në vend që t’u jepnin zgjidhje problemeve, patën të bënin me hedhjen e parave për t’i mbuluar problemet në fjalë; keqtrajtimi i të burgosurve politikë që hasi edhe kundërshtimin e vetë Noam Chomsky-t; deri tek e fundit, por jo nga rëndësia, disa masa kulturore qesharake si puna e ndalimit të transmetimit të Simpson-ëve në televizion.

Sidoqoftë të gjitha këto bëhen të parëndësishme nëse krahasohen me projektin bazik me të cilin u mor. Të gjithë e dimë se në kapitalizmin e sotshëm global, me cilësitë e zhvillimit të tij spektakolar dhe rrënjësisht të pabarabartë, ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët janë të përjashtuar sistematikisht nga pjesëmarrja aktive në jetën politike dhe shoqërore. Rritja shpërthyese e lagjeve barake në dekadat e fundit, sidomos megalopolet e Botës së Tretë nga favelat e Qytetit të Meksikos, kryeqytetet e tjera latino-amerikane, deri te ato të Afrikës (Lagosit, Çadit), Indisë, Kinës, Filipineve dhe Indonezisë, përbën ndoshta ngjarjen kyçe gjeopolitike të kohës sonë. Përderisa, për fare pak kohë (ose duke marrë në konsideratë pasaktësinë e regjistrimeve të popullsisë në Botën e Tretë, ndoshta ka ndodhur tashmë), popullsia urbane e Tokës do ta kalojë popullsinë rurale, dhe përderisa banorët e lagjeve barake do të përbëjnë shumicën e popullsisë urbane, gjendemi përpara një fenomeni aspak dytësor.

Këto grupe të mëdha përbëjnë natyrisht objektin e preferuar të përkujdesjes humanitare dhe bamirësisë së elitave liberale – sillni ndër mend imazhet emblematike si ato të Bill Gates-it kur përqafon një fëmijë sakat indian. Vazhdimisht na shtyjnë të harrojmë ndarjet tona ideologjike dhe të luajmë vendit për këtë punë – edhe kur shkojmë të pimë një kafe në lokalet Starbucks, marrim vesh se tashmë po luajmë vendit, pasi një pjesë e çmimit që paguajmë shkon për fëmijët guatemalas apo gjëra të ngjashme.

Mirëpo Çavezi kuptoi se kjo nuk mjaftonte. Ai kuptoi konturet e aparteidit të ri që duket në horizont. Ai kuptoi atë që dikur quhej luftë klasash dhe që tani rilind në forma ndarjesh të reja edhe më të thella. Dhe për këtë punë ai luajti vendit. Ai ishte i pari që jo vetëm “u përkujdes për të varfrit” sipas stilit të vjetër populist peronist, në kuptimin e të folurit në emër të tyre, por i shpenzoi të gjitha energjitë e veta në zgjimin dhe mobilizimin efektiv të tyre si agjentë politikë veprues dhe autonomë. Ai kuptoi qartësisht se pa përfshirjen e tyre, shoqëritë tona do t’i afrohen gradualisht gjendjes së një lufte civile të përhershme. Kujtoni thënien monumentale të Citizen Kane-it të Orson Welles-it, kur Kane-i, i akuzuar se po fliste në emër të të paprivilegjuarve kundër klasën e tij, u përgjigj : “Nëse nuk i mbroj unë interesat e të paprivilegjuarve, tjetërkush do ta bëjë këtë punë – ndoshta dikush pa para e pushtet, dhe kjo do të ishte edhe më keq.” Ky “dikush” ishte Çavezi.

Kësisoj, ndërsa dëgjojmë dërdëllitjet mbi “trashëgiminë e dykuptimtë” të Çavezit, mbi mënyrën se si ai “e ndau në dysh kombin e tij”, kur e nxjerrim përpara kritikave shpeshherë të merituara, nuk duhet të harrojmë se për çfarë bëhej fjalë. Bëhej fjalë thjesht për popullin, për qeverisjen e popullit, për popullin dhe nga populli. Dhe telashet ishin telashet e shkaktuara nga vështirësia e realizimit të një qeverisjeje të tillë. Megjithë teatralitetin e tij retorik, në këtë aspekt Çavezi ishte i sinqertë dhe e kishte me tërë mend. Dështimet e tij janë dështimet tona.

Kam dëgjuar se ekziston një sëmundje në të cilën zemra – si organ – thjesht rritet tej mase dhe nuk mund të funksionojë siç duhet, e kësisoj është e paaftë ta shtyjë gjakun ndër venat e zgjeruara. Mbase Çavezi ka vdekur në të vërtetë nga pasja e një zemre shumë të madhe.

Përktheu: Arlind Qori

47 Komente

Ça ka sot, të tretat ?

Per të dyzetat tia bejm nji te madhe.

Shumë i mirë përkthimi. Përgëzime Arlind!

Na paskesh marre malli per Zizekun smiley

E padyshim qe do i kete marre malli dhe keta qe ja lexojne artikujt.

Xhibo, plasi sytë... duket tjetri, që nga mënyra si mban mikrofonin, (pse ça mendon ti?).

Shumë shumë shumë bukur!smiley

Po ç'e do, na i ka heq admini yllat... 

Anes o bir anes, thote anekdota, o shoke komentatore.

Po shikoja fjalimin e zevendesit te Chavezit ne ceremonine e varrimit te ketij te fundit. Nje fjalim i dobet, here-here qesharak. Maduro mendohet se do te jete presidenti i ardhshem i vendit dhe me aq sa pashe Venezuela po vjen me renie. Megjithate, kur beja krahasimin me elokuencen profesioniste te simpatikeve te politikes perendimore (Maduro vinte edhe ca i trashe nga trupi), nuk me vinte keq per Venezuelen.

Nuk jam plotesisht dakort me Zizekun, dmth nuk me duket se te gjithe ne e kemi fajin per deshtimet e Chavezit. Patjeter qe problemet politike, vecanerisht ato qe has rezistenca ndaj kapitalizmit aktual, jane nderkombetare. Por me duket bllokuese te sugjerosh se vetem po te ishte bota me e mire, do te ishte komandanti me demokrat. Ne te njejten menyre si nuk mund te marre bota meritat per te mirat e Chavezit. (pres kundershtime)

 Por me duket bllokuese te sugjerosh se vetem po te ishte bota me e mire, do te ishte komandanti me demokrat.

Kjo ne fakt me kujton nje bisede me teper se te hershme (andej nga fillimi i viteve '90) me nje profesor timin francez. Me pyeti se pse deshtoi deshtaku, dmth socializmi. Besoj se e imagjinon pasionin tim per ti rreshtuar nje bataljon me arsye, te gjitha te natyres : "deshtaku e kish vete fajin"!
Ai me degjoi deri ne fund dhe buzeqeshi. E mbaj mend si sot te me kete thene: "po ti ishim edhe ne me te mire, edhe ju do ishit me te mire; po te deshtonim ne me pak, akoma dhe me pak do deshtonit dhe ju", dhe iku.
Une asokohe nuk kuptova gje fare. smiley  Te vetmen gje qe dija ishte fakti se ai konsiderohej nje nga profesoret me te mire. Per sa me tha, nuk e lodha me teper mendjen.

Tani : meqe jemi ne rrafshin e mendimit dhe, pour une fois, po e veçojme ate (pra mendimin, boten) nga njerezit, mua sot me eshte mbushur mendja top qe : sigurisht qe ai(ajo, ata ato) do ishin me te mire po te ishte bota (mendimi) me i mire. Hajde te ndryshojme boten (mendimin). Per njerezit, opinionojme nje here tjeter.

S'e di a e kam kuptuar mire kundershtimin tend (ne paragrafin e fundit), por une ate fjaline e deshtimit e lexova jo sikur deshtimi eshte i perbashket, por sikur deshtimi eshte ne natyren e gjese, apo sikur edhe ne njelloj do te kishim deshtuar aty ku Chavezi deshtoi.

"Bëhej fjalë thjesht për popullin, për qeverisjen e popullit, për popullin dhe nga populli. Dhe telashet ishin telashet e shkaktuara nga vështirësia e realizimit të një qeverisjeje të tillë. Megjithë teatralitetin e tij retorik, në këtë aspekt Çavezi ishte i sinqertë dhe e kishte me tërë mend. Dështimet e tij janë dështimet tona."

Keshtu ne teresi pastaj une i kam shume zili ata qe marrin ane pa nje pa dy ne keto ceshtje. Mua me duket sikur s'di asnjehere aq shume sa te gjykoj perfundimisht. 

 

Ne lexim te pare ne fakt m'u duk se Z-ja po iu referohej marksisteve si vetja qe s'kishin ofruar mesime me te mira smiley, por ne lexim te dyte nuk m'u duk se ishte aq shpirtmadh sa te tregohej aq i ngushte ne shenjestrim. As nuk me duket se behet fjale per natyren e gjese qe detyron deshtime te paevitueshme njesoj si te Chavezit sepse kjo vertet qe do ishte pamje e ngushte (psh a do te deshtoje njesoj Maduro?). Sa per marrjen e aneve, nuk e kuptoj mire ku po rreh, ndoshta po kundershton justifikim-perqafimin e Chavezit ne stilin e "edhe ne njelloj do te kishim deshtuar aty ku Chavezi deshtoi"?

Dakord qe Chavezi ka pas nje zemer te madhe, por shume e shume me te madh ka pas nje organ tjeter.

Hajt udha e mbare Zizekut ne boten e pertejshme ku i uroj ta gjeje Cavezin si shpirtin e tij binjak e te kaojne pafundesine se bashku...

/Cavezi vodhi 1 miliard dollare ne 10 vjet pushtet, ky palla e kuqe thote i dhimbsej poplli...

Zemra e madhe e Cavezit

Sa bunkeret e Enverit....

Perle!!!

Jo zhizhek, jo. Nuk vdiq heroikisht nga zemra e madhe, po si qen nga kanceri ne mushkeri. Karma is a bitch, bro!

Meqe ra llafi, padyshim mund te kishte pas me shume shanse po te ishte trajtuar ne spitalet e California, po shoqeria e keqe te merr ne qafe. Kujdes mos biesh edhe ti ne te njejtat gabime. Kapitalizmit mishin t'ia hame, po kocken t'ia ruajme.

zhizheku eshte p*** dhije, mer. ne fund te jetes shife po nuk u bo me i djatht se bushi senior. do e konfidoje ne rrethe te ngushta dhe do pickoje nga shalet motrat medicinale te spitaleve te kalifornise.

ps. jeziti! smiley

 

jezit vjen nga jazek ?? apo nga jésuite ??

e dyta smiley

E kush eshte ky more qe paska pas Kalem !! E pse kalem kish Zizeku ? Kalem kish ai llogaritari kooperatives tene , qe nje here mblodhi me Plus- Minuse , dhe futi nje magazinier ne Burg . 1 miliard dollare i gjeti te vjedhura !

Slavoj Žižek: Një zemër më e madhe se vetë jeta

Lymi i Tutit: Nje xhep me i madh se vet pantallonat.

Teleshet e qeverisjes per popullin e nga populli natyrisht qe kerkojne zemer te madhe e koke te madhe.Dhe Chvez i kishte te dyja keto.Kishte dhe palle te madhe thote heretiku, nqs me kete nenkupton shpaten e Bolivarit te cilen Chavez e vertiste ne tribuna si dikur King Artur. Ti japesh ze te paperfaqsuarve, te neperkemburve, te transformosh getot e te varferve pa tundimin e gijotinave per kundershtaret e privilegjuar, te besh doren e forte me shpaten e drejtesise sociale e njekohesisht te fitosh admirimin e te gjitheve eshte pak e pamundur. Kur lindja eshte e pamundur ne rruge natyrale, prerja cezariane kerkon kirurg te mire por edhe narkoze populiste.

ore, e di qe mbreme, duke dale nga linku ne link (nga linqet vijme drejt linqeve shkojme), zbulova se presidenti aktual i nikaraguas na ishte... daniel ortega i sandinisteve te 79-s ??? smiley E dija te vdekur

eshte toke e bekume amerika latine. toke e realizmit magjik, ringjallje fantazmash  dhe  eksperiemente nga  djemte e shkolles se Cikagos smiley 

 dhe  eksperiemente nga  djemte e shkolles se Cikago

 

smiley smiley

I ke shlyer gjithe mekatet smiley me kete. 

Une mekatar? Po ky eshte lajm i mire. dmth e kam prere bileten per ne ferr smiley e di barasaleten me gocat qe kishin shkuar ne parajse  dhe i shkruajten Zotit per trajtimin aspak human aty? smiley

jo ket nuk e di, por lexova dje nje te PF me ferr komunist ( perle)... smiley 

eksperiemente nga  djemte e shkolles se Cikagos

smiley (megjithse djemt e Cikagos s'ishin fare Amerikane). Tani mezi pres te shikoj kritika dhe opinione per, p.sh. sociologjine apo mjeksine nga Pjeri, Endrity, dhe te tjere.

I morsh te ligat djemve te Cikagos...si tha ajo gazetarja e WSJ kur ra ai termeti i fuqishem ne Kili: Nuk pati deme kolosale per arsye te reformave te djemve te Cikagos!!!

Jo Spiritus nuk e kisha per shpaten e Bolivarit (te cilit ky i merr te keqen si hero i vertete modern, nga ata qe e kuptojne ne fund kotesine absurde te luftes revolucionare). Chavez ne fakt, po tia lexosh biografine (si gjithnje liber jo linke interneti) ka tund shpaten e Bolet-i-vari, me i ardhe turp edhe punonjesve te bordellos. Merre me mend opozitarje me e eger dhe me e hidhura e tij ka qene ishgruaja e tij. Ky eshte karikatura e Bolivarit, dhe s'ka ç'te beje i shkreti sepse postmodernizmi eshte i teri nje karikature. Edhe gjene me serioze te besh, si karikature perceptohet.

postmodernizmi eshte i teri nje karikature. Edhe gjene me serioze te besh, si karikature perceptohet.

Ti e pranon dhe vete qe sot s'duhet marre me njerezit. Por me boten (mendimin).

Pse ben fantazi te kota, nga ku e nxjerr perfundimin qe pranoj qe sot s'duhet marre me njerzit (ne fakt mendoj pikerisht te kunderten). Nuk e marr vesh edhe kete barazim te botes dhe mendimit qe e ben edhe me lart me profesorin francez qe iku. A propo, ku iku profesori? Per te ndryshuar mendimin e botes, apo per te kryer nevojat fiziologjike? 

po pse mo heretik pipi-kakaja, nuk i thoni ju ne italisht 'il mondo', ne sensin e botes, botekuptimeve, kuptimeve, dmth mendimeve??

 

ps: perderi sa thua se ne postmodernizem edhe gjene me serioze te besh, si karikature perceptohet, ke pranuar se nuk duhet marre me njerezit. Une edhe te citova bré

Jo mer vlla me ke interpretu (me deduksion te qellimte), nuk me ke citu. Per sqarim te metejshem, per te mos lene shteg per interpretime deduktive, mendoj se edhe pse perceptohet si karikature veprimtaria jote, duhet me vazhdu me u marre me njerzit, sepse rruge tjeter s'ka.

Jo jo ne italianet nuk e kemi tamam keshtu, edhe kur e kemi, e kemi import frengu. Eshte Sartri juaj qe ka riinterpretuar deduktivisht Dekartin me shprehjen: "Dhjes, prandaj jam", te cilen un si shqiptar i vertete mer jau e ri e ri e riinterpretoj si : "Ta dhjes, prandaj jam". 

vazhdojme deduksionin ahere :

He bravo e kuptove me ne fund thelbin e qellimin e ekzistences tende te bazuar ne dhjerje (te tjetrit). Na ke prure ketu me lavderime edhe filmin e modh francez me titull "Merde".

Po shikoja fjalimin e zevendesit te Chavezit ne ceremonine e varrimit te ketij te fundit.

And the funny part is, you're not kidding smiley

Xhib, me zhgenjen. Me aq sa merresh ti me Edi Ramen, Sali Berishen dhe edramiste saliberishistet e peshkut, duhet te dije se cfare ben njeriu per pak Njohje. A mos valle neglizhoj une faktin qe per ty cdo njohje eshte a priori?

(Stalker, jo se jam kunder asaj qe thua ti, qe ka pas thene profi yt, profe te tjere bashke me Zizekun, kam problem me qasjen totalitare qe i behet muhabetit - ti do te thuash qe nuk ka komunist e as kapitalist jo totalist sepse te gjitha keto bazohen tek disa ide mbi natyren njerezore, ndaj po ta bej komentin tek kllapat brenda Xhibit; pertej evidentimit qe taktikisht me duket bllokues interpretimi/shfajesimi i Zizekut, vlera filozofike e "everything is everything" nuk kundeshtohet dot kollaj pa bere supozime te renda mbi natyren e perendise.)

Po mire bre loqk, kur thone ata vellezerit kosovare, nuk tha njeri qe eshte mekat leximi i fjalimit te zv te Chavez per varrimin e ketij te fundit (fundja per kete luftuam, te permbysem komunizmin qe te kemi demokraci dhe liri per gjithshka, ndac per qasjen ndaj komunizmit), however "njohje" s'e di, mbase dhe qendron xhanem, po kam frike se do vije Bama te ngrere objeksionet e tij per kete term smiley

Kam pasur nje shok qe e perdorte fjalen locke se ishte rritur ne Kosove. Te lutem mos ma shemto perjetimin e fjales. Sa per fjalimin, ate nuk e lexova por e pashe ne C-SPAN, i ke parasysh, ata agjente te internacionales komuniste. Por here tjeter qe do te zgjedh mes Charlie Sheenit dhe Maduros, do te sigurohem qe Xhibi te mos kete kundershtime dhe per me teper te mos mendoje kush se jam bije kapterri dhe qejflie organesh joproporcionale.

Pu pu sa seriozisht e more nje maduroshaka, mbase ngaqe juve te prirurit per shqipbindje te majta kompleksionoheni shpejt kur behet fjale per cdo gje te majte (ecje majtas rruges, p.sh., ose fjetje ne krahun e majte te krevatit)? 

Pastaj cne Charlie, ai s'i ben dot konkurrence Maduros. Dennis Rodman mbase. smiley

P.S. Per zotin e kam me shaka, mbase s'evidentohet gjithmone se kam filluar perdor logaritem te ri ikonabuzeqeshje venes. Plus qe, nuk shkon te biem kaq shume dakort per nje te zi te majte ne Amerike dhe te grindemi kaq shume per nje te bardhe te majte ne Venezuela, se do na gjykojne per kontinentalizem.

Po ti me pse pergjigjesh kur jom tu shkrujt una? S'ke terp me llive gjithe ate poste 2-lekshe mo poshte!

Pse e merrni kaq seriozisht s'e mor vesh. Ja psh per te qene plotesisht transparent (dhe per te te acaru ty, o sa qejf o sa qejf) une e xhibi premtojme qe do shofim "shoqet e ngushta" te Sheen para Maduros.

Po qe je goce kapterri ate mbaje!

Hej sinqerisht e kom kap veten te pakten dy here sot duke perdor batutat e Jovan Bregut, dhe me duket sikur po ja perdor pa leje. Do na duhet shume kohe per te na kalu merzia per humbjen e Trebickes.

Do thush ti Tepro car lidhje ka Trebicka me Chavez. Ta thomi une ty. Kom nje shok tironc, juventin, antikomunist (cun persmari mo) nga i cili kom njoft Evisin, gocen e Trebickes. Sa here nderroj numer une e mor m'telefon se loja o se kush i thote i pari tjetrit "o komunist, o enverist". Heren e funit do fitojsha une se ai nuk e dite kush po e merrte, po prape ma hudhi se me tha "Me fal qe harrova me te cu mesazh dje me te ngushellu per Chavez!"

Po u zite mo kur vendos Zoti me ul galexhantin, nuk do rri t'u shkrujt budallalliqe me c'tensionu atmosferen po do ju godas! Muret vesh?

Une doja vetem te sqaroja xhibin se mungesa e kuriozitetit eshte simptome, kurse per sa i perket turpit qe shoqerohesh me femije kapterrash qe shohin kronika nga Venezuela, ate mbaje.

Pse kot e pi veren une. Per te shpela turpin dhe buken praaaa. smiley

por jo nga rëndësia, disa masa kulturore qesharake si puna e ndalimit të transmetimit të Simpson-ëve në televizion.

Eh, sa me pelqejne filozofet qe kritikojne shoqerite, produkt te te cilave jane vete.

Shyqyr qe Sllavoja ka gjetur Çabe ku duhet me u fale.

Nejse!

Ata qe lexojne Sllavojen duhet ta kene lexuar dhe babain e dialektikes-Heraklitin.Seç kishte  nje shprehje te mire: "Gomaret me pare zgjedhin kashten se floririn".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).