Marrëzia virtuale e shqiptarja pik kom, irracionaliteti elektronik më i madh qyshkurse virtualiteti ekziston dhe Interneti është shpikur, të le pa mend.

Dihet dhe njihet mirë tashmë prej të gjithëve, edhe prej atyre që Internetin nuk e përdorin dhe nga Interneti nuk kanë asnjë ide, megapjesmarrja dhe gigasuksesi i Doktorit në Fejsbuk.

Doktori në Fejsbuk është një fenomen sa i befasishëm dhe i pangjajshëm me asgjë. I tillë që, si thotë me aq mënçuri populli ynë rakipirës, është një dukuri që “ha bukë veç”, përcaktim ky të cilin unë fasulengrënësi si pjestar i denjë i komunitetit të rakipirsave po e pasuroj edhe pak duke e bërë këshu; “Pjesmarrja e Doktorrit në Fejsbuk ha bukë veç dhe mbledh vota pa hesap”.

Partia e Doktorit, Partia Demokratike, që Internetin nuk e ka në fis, nuk është marrë kurrë, dhe as është shquar kurrë, e me siguri as do shquhet ndonjëherë për virtualitete, blogje propagandistike online, aq më tepër sondazhe karagjoze si ky i shqiptares pik kom. Blogjet, gazetat online, komentet e tyre të pafundme janë domen i ish-oficerve të Sigurimit me pseudonime, i shpifarakëve të lindur, i fantaziozëve të çmendur, të cilët, me ndihmën e pakursyer të pjesëmarrjes së shfrenuar të të kudondodhurve bij e bija nipër e mbesa sorollopësh nomenklaturistë e nostalgjikë të kurvit, të gjitha këto bashkë me plot e plot marifete të tjera online dhe offline dhe si t’i duash janë në shërbim të asaj që Internetin e ka në thua, Partisë Socialiste.

Praktikisht e gjithë menuja propagandistike që u serviret çdo ditë online shqiptarëve të gjithë botës, është në ndihmë të, në shërbim të, në funksion të, në mbrojtje të, atij që dihet e stërdihet, njihet e stërnjihet; krahut të majtë të politikës shqiptare.

Tani në këtë prag fushate zgjedhore furia propagandistike virtuale e Partisë Socialiste dhe levave të shumta të saj është ndezur si kurrë më parë. Sajesat, dhe shpikjet, dhe marifetet, nuk po njohin kufi.

Një nga këto sajesa truthara, këto mjete mendjempira, këto leva zemrgurta, është sondazhi i shqiptarja pik kom.

Më bosh se boshësia, më kot se kotësia, edhe një sy të përciptë po t’i hedhësh duket ashiqare se ky i ashtuquajtur sondazh është një gjë aq bosh dhe aq kot sa as mendja s’e rrok.

Mirpo gjithçka që ekziston, përderisa ekziston, nuk mund të jetë fare-fare kot.

Sepse, për shembull, Doktori dhe Edi Rama janë në krye të këtij sondazhi. Që duhet të jesh budalla të thuash se lidhur me këta të dy ky sondazh është bosh apo kot. Të dy ata janë Kryetarë. Realë dhe virtualë. Këtë nuk e lëviz dot asnjë sondazh, sepse është e vërtetë.

Pas kryetarëve respektivë të dy partive të mëdha, ajo që bie menjëherë në sy nga i njëjti sondazh, dhe është lehtësisht e konstatueshme prej cilitdo votues apo thjesht kqyrës të këtij sondazhi gjykuar nga numuri i votave, janë dy emra, luaj vendit, dy emra femrash.

Elisa Spiropali, e papërtuara Kryetare e të rinjve socialistë zgjedhur në mënyrë plebishitare, jo vetëm nga të rinjtë socialistë, por edhe nga gurët, drurët, fushat, arat, malet, kodrat, lumenjtë, përrenjtë e Shqipërisë.

Keti Bazhdari, shkodranja e pëndjekur në krye të konceptimit dhe realizimit të asaj pjese të programit të Partisë Socialiste që lidhet me përndjekjen.

Votimi i këtyre dy femrave nga elektorati i majtë në këtë sondazh po bëhet me aq hov, sa tashmë s’ka asnjë dyshim se Spiropali dhe Bazhdari do vazhdojnë ta kryesojnë atë sondazh edhe në një mijë vitet e ardhëshme, nëse shqiptarja nuk do ta mbylli pas pak ditësh natyrisht.

Afërsia numerike preferenciale e Elisa Spiropalit dhe Keti Bazhdarit ndaj Kryetarit të tyre nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, hendeku numerik tepër i madh që i ndan me gjithë të tjerët  i bën ato jo vetëm “më të votuarat virtualisht” por edhe “më të votuarat realisht”. Votuar tashmë deri edhe nga një sondazh me përgjegjshmëri të dyshimtë por totalisht të lirë, është prova definitive se Elisa Spiropali dhe Kerti Bazhdari janë pa as më të voglin dyshim, pas Kryetarit, dy emrat më të preferuar të krejt spektrit të majtë politik shqiptar.

Votimi në shumicë absolute i këtyre dy emrave na jep haberin fatlum sa befasues dhe real të ekzistencës së një të vërtete relative brenda një gënjeshtre absolute.

Mirpo, po t’i hedhësh një sy komenteve shoqëruese të shqiptares, vëren diçka që të lë pa ment; Spiropalin dhe Bazhdarin “shqiptarja pik kom”, që do ishte më mirë “shqiptarja pika që s’i bie”, i përmend pak ose aspak. Me fjalë të tjera Spiropalin dhe Bazhdarin i do elektorati, por nuk i do shqiptarja. Ky fakt mediatik kryekrejt irracional krijon një situatë paradoksale të tipit; “I zoti e shet, tellalli s’e jep”.

Tabloja kontradiktore nuk të lë të dyshosh për një manipulim brenda një manipulimi, një gënjeshtre brenda një gënjeshtre, bërë nga një femër e pasuksesshme si gazetë, ndaj dy femrave të suksesshme në politikë.

Me këtë konstatim kaq të mënxyrshëm ky muhabet këtu mbyllet.

Por, për hir të një qartësimi më të thellë, le ta zgjasim edhe pak duke e parë nga një këndvështrim tjetër.

Spiropali është më e votuara në Tiranë, Bazhdari më e votuara në Shkodër. Tani, i dashur lexues, duke u bazuar në sa më lart, edhe ti e ke të qartë se ose ky konstatim është i vërtetë, ose efektet e përdorimit propagandistik të virtualitetit janë zero. Përndryshe shemben principet e komunikimit virtual. Me fjalë të tjera, pavarësisht se si i rrotullon syçkat, si i fryn buçkat, dhe si i rrudh turiçkat shqiptarja, po të mos jetë i vërtetë suksesi i Spiropalit dhe Bazhdarit, asgjë virtuale nuk do ishte e vërtetë. Virtualiteti është një. Virtualiteti nuk mund të jetë i vërtetë për Ramën dhe i pavërtetë për Spiropalin dhe Bazhdarin. Veçimi i padrejtë, artificial, diskriminues, nënvleftësues, që shqiptarja e syçkave, buçkave dhe turiçkave, i bën Spiropalit dhe Bazhdarit, të vetmeve që në Partinë Socialiste me Sigurimin, nomenklaturën dhe zgjyrat e tjera të diktaturës janë më larg se me galaktikat më të largëta, është llahtarisës.

Gjithsesi, i pëlqen ose njërit a tjetrit, disa konstatime mund të bëhen.

Një nga këto konstatime, bazuar pse jo edhe në sondazhin e manipuluar të sipërpërmendur të shqiptares, është se ka ardhur famirësisht koha kur femrat, qoftë edhe minimal, të kenë sukses në këtë vend.

Në një pikvështrim më të përgjithshëm mund të thuhet gjithashtu se impakti i blogjeve dhe gazetave tona online është ku thrret qameti, në mos zero, diku afër zeros. Që është edhe ky një haber i mirë, si për të shumtit të cilëve pak ua nin për blogje dhe virtualitete që të mos kenë frikë prej tyre, dhe për të paktit që blogjet i bëjnë, të heqin urgjentisht dorë, në mos t’i ridimensionojnë.

Duke parë se ç’bëhet dhe si bëhet nëpër të ashtuquajturat “blogje” që aq rimojnë me “bërllogje”, nga rendimenti i tyre, impakti i tyre në masën e gjërë të shqiptarëve, pa i hyrë thellë argumentimit, vetëm si mbresë, si shije që të mbetet pasi i sheh, mund të nxirret pa mëdyshje edhe konkluzioni se, për fat, shqiptarët janë efektivisht larg katandisjes “Grillo”. Që është gjithashtu një konstatim lumturues kur mendon se në kurthin e kllounit ra një nga popujt më të vjetër dhe një nga demokracitë më të përparuara të botës.

Jemi që jemi te blogjet dhe rrenat, le të themi dy fjalë të fundit për atë që me këto dy të këqia ka më tepër lidhje; Partinë Socialiste.

Rruga e Partisë Socialiste drejt pushtetit, si çdo rrugë drejt një suksesi, është rruga e ndreqjes së gabimeve. Por problemi me Partinë Socialiste është se Partia Socialiste pas çdo dështimi, përmes blogjesh dhe manipulimesh bën gjithmonë të njëjtën gjë. Çka të kujton Ajnshtajnin, i cili thoshte; “S’ka budallallëk më të madh se të presësh rezultate të ndryshme duke bërë gjithmonë të njëjtën gjë”. Madje Partia Socialiste duke bërë çdo herë, jo të njëjtën gjë të gabuar, por gjithmonë gjëra të ndryshme të gabuara, merr gjithmonë të njëjtin rezultat të gabuar, duke u vënë në garë dhe duke e tejkaluar në këtë mënyrë edhe budallallëkun më të madh që njihet, budallallëkun proverbial ajnshtainian.

42 Komente

LEFTI  dua te te them qe jam shume dakord mbi kete artikull.. Nqs kisha ndonje dyshim qe PS nuk mund te fitonte ne qershor, kete dyshim e konkretizova ne fakt kur po shikoja ne TWITTER postimet e gjysmes se PS mbi kete sondazh.. U dorzova Lefti do fitoni ne qershor prape... Saliu deri ne 2017 smiley

Gjergj,

nuk kam dyshim se çdo sondazh, qofte dhe me 90% qe u jep fitoren, i ben te lumtur socialistet : kenaqen me pak ose me mire, me luge bosh ata smiley

pastaj kendojne ate kenge : "Hap Kutite ose largohu!" - E VETMJA RRUGE !!!

smiley

Ne fakt po me vika keq per ate djalin qe mban cadren!

Shikojeni pa ate raportin e germave per raste te tilla .

Kur vjen nje artikul i kategorise YP Xhixhi me nja dhjetemije GERMA ...duhet dururar smiley Ky qe edhe si lter Higjenike ta perdoresh ke frike se ndotesh .E per cfare flet Ky qe mund ta vleresosh a lexosh ? Apo se e parapelqen Left me ...yyyyyyy ne fund qe ka L..cee ..me  yyyyyyy ne mes se ne fund dhe ka edhe tre mastera ngarkue .

Po pse nga ky Klloun qe vetem peshtyn  , mbetet te zgjidhni e postoni mendime Kunder ?

hallall  buka halla krypa  /mbeci me shendet moj shoqe /  se  ...mund te thoja edhe IKA qe rimon me krypa smiley

Pika pika pike com!

Grillo ka hecur perpara fale bllogjeve e internetit keq apo mire interneti eshte e ardhmja kete duhet ta dine mire partite politike dhe politikanet nese duan te kene sukses ne zgjedhjet e qershorit

As nuk e vazhdoja dot mbas kesaj:

Dihet dhe njihet mirë tashmë prej të gjithëve, edhe prej atyre që Internetin nuk e përdorin dhe nga Interneti nuk kanë asnjë ide, megapjesmarrja dhe gigasuksesi i Doktorit në Fejsbuk.

p.s per ata qe nuk e dine, politikanet shqiptare paguajne Facebook per faqet e tyre ne menyre qe te shfaqen postimet e faqes te sa me shume nga "followers". Dikush duhet te pyesi Ramen, Berishen, Veliajn etj. se nga i gjejne paret per te paguar Facebook. 

me siguri nga kontributi mujor i anetareve me tesere se nuk besoj te financohen ne menyre te paligjshme

absolutisht jo

Ypo ike nga lista e Pd.Si more kopuk mohon impaktin e Shqiperise digjitale ti, xhevairin ne kuroren e sukseseve te Doktorit ne mandaturen e dyte te sundimit te dyte? 

Çka të kujton Ajnshtajnin, i cili thoshte; “S’ka budallallëk më të madh se të presësh rezultate të ndryshme duke bërë gjithmonë të njëjtën gjë

po mirë mo, të njëjtën gjë po bën dhe sula këto njëzet vjetët e fundit.

në nëntëdhjetëeshtatën shtypi rebelimin komunist.

gërdecin e hodhi në erë se ishte bazë komunistësh.

në njëzetëenjë janar katër komunistë vrau

Yp artikull.  Vulen ketij muhabetit te pik.com ia vuri Kananaj

Pasi e deklarojmë që votuam edhe vet për Dashnor Sulën, Fahri Balliun dhe Eduart Selamin në qarkun e Elbasanit,mbasi i bomë pytje vehtes për Rahim Çotën, Zyhdi Hidën dhe Arben Imamin ( aktori elegant që rrahu një rus pijanec të lezetçëm) u hodhëm nga lista tjetër dhe pamë që donim të votonim me çdo kusht për Agim Lekën, Damian Gjiknurin, Skënder Hasa dhe Çim Hysa (zejm be që nuk janë kushërinj pavarësisht ngjashmërisë së emrave,fotos në fejsbuk dhe statuseve me gabime drejtshkrimore Te Uitteri ). Më tej si kaproj u hodhëm në Kukës ku pamë me kënaqësi që PS-ja kishte 83 për qind kurse PD-ja 82 vota. Këtu votuam të tre kandidatët e PD-së, Avenir Çim Peka, Flamur Noka Peka, Isuf Çela Peka (njeriu që nuk e dimë pse është në listë por që kish më shumë vota se të gjithë për momentin). Nga ana tjetër kërcyem dhe votuam për Ilir Zelën (të cilin e pamë si vëllain e Vaçe Zelës) Vexhi Muçmata. Kurse për Ram Hoxhën nuk votuam, sepse kishte emrin e babës së diktatorit dhe mbiemrin e ish-diktatorit kështu që e pamë si personazh shumë të rrezikshëm ndaj dhe kaluam menjëherë në qarkun e Tiranës , ku dhe pamë që po bëhej nomi me vota.

Komenti i plote ketu

Dashka dhe ky legeni me u be deputet i pd-se. Cyc i roitur

Pa lidhjen me shkrimin e Ypit: PPU dhe Monda/Endrity/etj. duhet te ndihen mire qe Anila apo punonjeset e tjera te shqiptarja.com lexojne rregullisht PPU dhe kopjojne idete qe diskutohen ketej.

1) Po ideja qe eshte diskutuar ketu eshte per te pare kush duhet te jete ne lista, e jo te votohet per listat e paravendosura

2) Po ndiqja nje debat te Klani sot per punen e zgjedhjeve. E them pa pike ndroje se debatet qe behen ketu here pas here jane ku e ku ne nivel me te larte se ai qe behej atje, per kedo krah qe mban. Te gjithe ata gazetaret aty me duken komplet truthare, qe jane mesuar qe flasin e diskutojne me njeri tjetrin tere kohen, dhe dine shume pak te argumentave pertej tyre. Jetojne ne "bubble"-in e tyre me pak fjale. 

Kushqe bravo PPU i bie me thene. 

Do shkoje te votoje 10-15% me pak se ne 2009 sepse njerzit jane te lodhur nga keta dhe nuk shikojne alternativa e programe bindese, me siguri qe do fitoje "Partia e Punes"( ne administrate publike ).. Kot sa te diskutojme.

Sa pesimist o Gjergj! do i besh TYM fare miqte opozitare anembane botes !

Leri te shpresojne e besojne edhe pakez, per Nje Rilindje Shqiptare edhe ca kohe, siç besuan qemoti tek "Politika e Ré", tek "1 anetar / 1 vote", apo tek "E vetmja rruge - Hap Kutite ose Largohu"...

I kane qejf parrullat ne fakt, s'ke ç'i ben smiley

Shko ketu e do lexosh per "primarie"

??

Mendje dhallen do ta le per neser. 

Ja si prezantohen partite ne zgjedhje 2013 dhe perqindja qe kane mare ne 2009:

PD+  48.7 %

PS+  45 %

LSI+PBDNJ 6.3%

---------------------

Parashikimi im per 2013

PD+ 44%  (63-65 mandate)

PS+ 44%  (63-65 mandate)

LSI+PBDNJ 10% ( 9-11 mandate)

FRD, AK... 2% ( 0-1 mandat.. FRD ne TR)

Qarqet qe do ndryshojne jane: Korca ( PD 5, PS 6 , LSI 1) Vlora ( PD 4 ,PS 6, LSI 1 , PBDNJ 1) Berati ( PD 2, PS 4, LSI 2) Elbasani ( PD 6, PS 7 , LSI 1) Tirana ( PD 14-15, PS 15 , LSI 2-3, FRD 1 ?). Fieri, Gjirokastra, Durresi dhe i gjithe veriu nuk ndryshojne nga 2009.

Ilir Meta Kryeminister dhe 2-3 ministri i mbeshtetur nga PD  ose 5 ministri  dhe kryesine e parlamentit per lsi+pbdnj dhe Kryeminister Saliu.

Po mire mo, se na u bere si Rama dhe ti tani, qe thote ca do arrij pa e thene si. 

Psh, pse thua ti qe do bjere numri i njeres apo tjetres. Ok ja e kuptoj qe PD-se i ikin ca prej FRD, po PS pse duhet i bjere nje perqind?

LSI + PBDNJ pse rriten me 4%? Mire LSI-ja tani ka me shume lek, po edhe ne kulmin e tyre ne 2005, diku te 8% arriten. Ti thua qe arrijne akome me lart? Po pse?

Harron qe LSI tani ka 3 ministri dhe gjerat nga 2005 kane ndryshuar shume, pastaj llogarite behen vetem ne harkun e ketij 4 vjecari mos shko me mbrapa e ke te kote, me beso... Lsi i mer me shume elektorat PD se i ka mare dhe vendet e punes. Po ju kujtoj se nuk do shkoje te votoje njeri por vetem "Partia e Punes" ,mos e neglizhoni kete fakt. Sot ky milet nuk pyet me per njeri apo ideologji por vetem per te rruajtur vendin e punes.. do beje cdo gje per kete fakt. KETU DO JEMI

Gjergjo dmth ti po i thua Rames 'te dhjefsha rilindjen' apo si? smiley

E ka marre malli Drizon pa ty keto dite. Nga je zhduk? Sa iku macja filluan e levrine minjt, filloi tu postu lirshem si njehere e njekohe Drizoja. C'eshte ky muhabet keshtu!!!

Ka zgjedh i strategji te re. Sme pergjigjet fare se e di qe do i plas surratit llafet e Rames duke i shajt baben e vertete ene ska ca thote. Eshte zhgenjy shume nga cuni Kristaqit po se jep veten smiley

Jo ore nuk vjen fare kur je ti verdalle. Sa i ben citimin ti zhduket smiley 

Nuk abuzohet keshtu me brezin e trete 

Ty drizja ste pjerdh fare o shoku mos ja bej qejfin vetes kot

Shume doreleshuar qenke treguar Gjergj. Shtrengoi dhe ca numrat se per qejf jane komentet. smiley

Do fitoje "Partia e Punes' Blendi nuk do shkojne njerzit te votojne..

Si shpiegohet qe nuk ka alternative tjeter ne Shqiperi o Berishen o Ramen

Se keto te japin vende pune....

 Blogjet, gazetat online, komentet e tyre të pafundme janë domen i ish-oficerve të Sigurimit me pseudonime, i shpifarakëve të lindur, i fantaziozëve të çmendur, të cilët, me ndihmën e pakursyer të pjesëmarrjes së shfrenuar të të kudondodhurve bij e bija nipër e mbesa sorollopësh nomenklaturistë e nostalgjikë të kurvit..smiley

....me ket pohim duket sikur e ka ekzagjiru pak  Ypi. 

edhe mua me duket se e ka ekzagjeruar nuk ma do mendja qe te kete akoma ne SHqiperi NOSTALGJIKE TE KURVIT 

skizofren ,tamam-tamam.

E ka per ndonjerin ketu thua?smiley

Ketu ke ppu jooooooooooooo ska mundesi

Me duket se e ka per postimet ke 55, RD-ja etj...

ore tek 55 dhe RD edhe mund te kete por tek ppu ska mundesi ketu pjesa me e madhe e anetareve jane jasht Shqiperise

 

Gjinushi: PS merr 69 mandate, PD merr 62 mandate 

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, thotë se PS në këto zgjedhje do të marrë 69 deputetë, kurse PS do të marrë 62 deputetë, kurse poli i qendrës mund të marrë nga 3 deri në 7 deputetë.

Duke folur për News24, Gjinushi tha se fitorja është e së majtës.

Ai parashikon se Lezha, Dibra, Fieri dhe Gjirokastra nuk lëvizin si qarqe.

Por shton se PS mund të paraqitet shumë më mirë në qarkun e Elbasanit, që është një bastion i së majtës. Ai e quan Elbasanin një gabim të madh të vitit 2005 dhe 2009.

Sa i përket Kukësit, Gjinushi thotë se poli i tretë mund të marrë aty një mandat, pasi loja është interesante.

Kurse në Durrës, Gjinushi thotë se opozita duhet të shtojë 3 mijë vota, për të marrë mandatin e gjashtë. Edhe në Durrës ai parashikon një mandat për polin e tretë.

Po ashtu në Shkodër ka një shans që poli i tretë të shkëpusë një mandat.

(Gazeta Tema)

Mos me thoni pastaj qe nuk jam vegjent.. po thone vete qe do humbinsmiley

 

 

Duke folur për News24, Gjinushi tha se fitorja është e së majtës.

 

Po patjeter .. ti beson se Saliu do humbe 12% ne Kukes qe Ps do mare nje deputet ( nga 3 me 1 ne 2 me 2), apo do humbe 7% ne shkoder.. E vetmja mundesi qe ka PS per te fituar eshte te thelloje avantazhin ne jug duke mare 4 deputete me shume se ne 2009,,, Po edhe Gjinushi po thote qe sbehet gje.. duhet perkthyer Gjinushi Philipe smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).