Çështja e jetesës në Shqipëri: Andi është i ri, jeton me dy shokë në shtëpi si në kohën kur ishte student, sapo ka nisur punë në një Call Center në Tiranë. Ai do të jetojë duke qenë i pavarur nga familja pasi ka përfunduar studimet, me shpresën se një ditë do krijoj dhe ai familjen e tij. Në më të shumtët e netëve, pas pune, shkon në shtëpi dhe shikon televizor, lexon apo dëgjon muzikë. Do t'ia dali ai deri në fund të muajit pa kërkuar borxh nga shokët?

 
 Andi në 5 pika!
- eshtë 25 vjeç.
- ka diplomë Bachelor dhe Master në Drejtësi.
- jeton te komuna e parisit me 2 shokë të tjerë në një shtëpi 1+1(55 m2).
- ka 8 muaj që ka nisur punën në një kompani Call Center, ku reklamon nëpërmjet telefonit kontrata sigurimi në shtetin fiqnjë Itali, nga e cila përfiton 26.900 lekë të reja.
- është duhanpirës dhe i pëlqen të luaj kalçeto & jeta e natës.
 
Data 1 / E hënë
 
Rroga kalon sapo ka kaluar në bank (26.900 lekë + 4.000 lekë bonus= 30.900 lekë)
Paguan qiranë për shtëpinë që ndanë 2 shokë të tjerë (8.000 lekë)
Paguan pjesën e tij në ujë/drita/”shkallët” (2.000 lekë)
Paguan abonen mujore për të lëvizur me autobuz në Tiranë (1.300 lek lekë)
Blen për të ngren në mëngjes në një byrektore (90 lekë)
Blen 5 paketa duhan të dredhur për të kaluar muajin (1.000 lekë)
Blen për të ngrënë në Fast-Food me miqtë pas pune 2 Hamburger dhe një pije freskuese (400 lekë) si dhe pi një kafe & ujë mbasdite (100 lekë)
 
Andit në fund të ditës i kanë ngelur 18.010 lekë
 
 
Data 2 / E martë
Pi kafe para punës si dhe blenë për të ngrën në një byrektore poshtë shtëpisë (190 lekë)
Shkon në minimarketin e lagjes dhe blenë gjëra për gjithë muajin: 6 pako makarona , 2 kile mish , 1 shampuan për flokët dhe trupin , pastë dhëmbësh 1+1 falas , 3 pako konservash 2+1 falas, 6 pako oriz , 250 gr djathë, enë për larjen e pjatave , 6 vezë, domate & zarzavate të tjera, patate, salçiçe, sallam dhe djath për tost, në total 7.500 lekë.
Pas pune shkonë për të parë një ndeshje me miqtë dhe pi 2 birra (300 lekë)
 
Andit në fund të ditës i kanë mbetur 10.020 lekë.
 
 
Dita 3 / E mërkurë
Rimbush llogarinë e telefonit (1.200 lekë)
Paguan pjesën e tij për internetin në shtëpi (800 lekë)
 
Andit në fund të ditës i kanë mbetur 8.020 lekë.
 
 
Dita 4 / E enjte
Del për drekë jashtë shtëpisë me një shoqe dhe në fund paguan (500 lekë)
Del me shoqerinë në dark te Charlsi pasi i pëlqen muzika e Vedat Ademit, aty blenë 3 birra (1.200 lekë) si dhe një paketë Lucky Strike (200 lekë)
 
Andit në fund të ditës i kanë mbetur 6.102 lekë.
 
 
Dita 5 / E premte
Gjatë pushimit të punës blenë një Snickers dhe 1 pije freskuese (170 lekë)
Mbasdite shkon në farmaci dhe blenë disa ilace pasi nuk ndihet mire (450 lekë)
Në dark del te kafja e lagjes me shokët e dhomës, blenë 1 birrë (150 lekë)
 
Andit në fund të ditës i kanë mbetur 6.250 lekë.
 
Dita 6 / E shtunë
Blenë për të ngrën në byrektoren e lagjes (100 lekë)
Në drekë blenë fruta në lagje (800 lekë)
Në darkë e fton një miku i tij për të festuar ditëlindjen në një lokal, Andi ati i blenë një libër që shoku i është shprehur se i pëlqen (700 lekë), kthehet vonë në shtëpi dhe i duhet të marri taksi (300 lekë)
 
Andit në fund të ditës i kanë mbetur 4.250 lekë.
 
Dita 7 / E diel
Del xhiro nga liqeni, aty ulet diku dhe merr ujë & kafe (150 lekë)
Mbasdite shkon në kinema me miqtë e punës, bileta (500 lekë) aty merr 1 pije freskuese dhe kokoshka (300 lekë)
 
 
Andit në fund të ditës i kanë mbetur 3.300 lekë për 23 ditët e ardhshme të muajit, atij i duhet që direkt pas pune të shkoj në shtëpi, nëse Andi do ia dali apo jo në fund të muajt të mos jetojë me borxhe kjo lihet në gjykimin tuaj.
 
Si Andi janë dhe shumë të tjerë të rinj, të paktën ata e kanë një punë, mund të thoshte dikush... Ne nuk duam të imponojm mendime, thjesht të sjellim realitete, gjykimim e bënë çdokush...

Shënim: Nuk janë shënuar domosdoshmëri të tilla si prezervativet! lol
 
Burimi: #311TA

316 Komente

Edhe thone pastaj iku ajka e Shqiperise e ngelen pleqt .......sokakeve pa shprese  

Lene cinaren e birrat/kafet e perditshme jasht dhe e kalon muajin (me veshtiresi). Kerko per pune me te mire se paske dhe master. Kjo eshte pune adoleshenti, jo 25 vjecari me master ne drejtesi. 

Lene cinaren e birrat/kafet e perditshme jasht dhe e kalon muajin (me veshtiresi).

+1

Artikulli eshte simpatik. Kjo lloj gazetarie blogiste mund te zhvillohej fare lehte ne kushtet e Shqiperise, nuk e di perse nuk zhvillohet.

Andit patjeter qe i nevojitet nje pune qe paguan me shume dhe qe e ben te ndihet me mire- ky eshte problemi me i madh. Por edhe te lere cigaren, internetin ne shtepi, byreqet (!), kokoshkat.

Megjithese me vjen keq per Andin si perfaqesues i te ardhmes, etj, di qe ditari konsumator i prinderve te Andit eshte shume, shume, shume me keq. Nuk ka aty as birra, as kinema, as taksi, asgje. Kot dhe une, jam gdhire keq.

PS: Me stil paraqitja e aspekteve "intelektuale" si blerja e librave per dhurate dhe dredhja e cigares (por ne klub nuk e dredh, i vjen zor...). Keni harruar te perfshini koston e kalcetos, interesit nr. 1 ne liste.

su dashka mo...

aty blenë 3 birra ($15)

Sa kurrnac qenke, s'like bakshish ti? smiley

birrat e "dites" nga 3 dollare. U perpoqa me majt cmimet ne dysheme, me bo nje krahasim realist. 

Ps: Me qujne dore cpum...

Ahhh, e kuptova. Kujtova se ishin 3 birra $5/copa

su dashka mo...

pse kshu?

se kshu vendosi komunalja... smiley jashte me plenat tuja tha!

S'e kuptoj, komunalja ben sikur nuk eshte komuniste smiley. Ajo qe shoku Idris me poshte quan "minimum jetik" eshte problem gjithandej, "a living wage", dhe si i tille duhet ngritur, si problem boteror. Edhe une doja te beja krahasimin nderkombetar por zgjodha te krahasoj brezat. Shqiperia eshte izolacioniste mendore per te keqen e vet, aq me keq te rinjte, iu rrofte interneti.

Ene une e nisa ke 3000 pas taksave, se mun ta kisha nis edhe me rroge baristi starbaksi; edhe atje gje plot me mastera. 

Nejse, perenia nous best. P 

Admina, nuk e di cfare budallalleku mund t'ju kete shtyre, keshtu qe shpresoj te jete keqkuptim.

Thuaj Andit se paska master - gjej Pune tjeter. 

A jane te mjaftueshme 30.000 lek ne muaj per nje te ri per te jetuar ashtu sic ja ka qejfi? = KURRE

Me 30.000 Leke ne muaj po jetojne/mbijetojne shume familje me nga 5 anetare.

Ky tipi ti lene hamburgerat, duhanin, kokoshkat dhe kafet = se demtojne shendetin.dhe xhepin, se per pak harrova birrat.

Plus nga doli kjo, doli pasdite dhe bleu 800 leke fruta, Jo po keni harruar edhe te shkruani:

Te shtunen - 200 skedine

Te dielen - 400 skedine, se donte te nxirrte leket e te shtunes.

Shume e hidhur kjo e skedines. Te lutem mos na e hap ate plage, se i bie ta mbyllim PPU-ne per nje jave e te mbajme heshtje per te metabolizuar stresin.

Po ce hidhur. Del dhe shiko te shtune dhe te djele afer Q.Studenti (qe kane edhe me pak te ardhura) e shiko llotot qe jane te stermbushura, e pastaj ankohen qe skane leke qe me date 10 te muajit.

Cdo pallat ne Tirane ka 1 banke, 2 llotosporte, 1 Apex (lojra elektronike) dhe 1 parukiere.

vetem 1 ne 10 djem nga mosha e andit nuk ve skedina

Nje perpjekje e PARE qe lexojme nga nje i Interesuar per te pasqyruar Realisht ..Cfare permbajtje ka  nje Rroge Masive ne Shqiperi .Kesaj i thone me pak Llafe Ballafaqimi me i Rendesishem e me i faktuar i cdo sllogani Pordhegrires te sukseseve te Babasqapit .Nje perpjekje per te shpjeguar  : Minimumi Jetik ...Ky eshte KULMI i Varferise ...Edhe qente kane mundesi me te medha !

Nje falenderim per Autorin dhe nje  Dhimbje te Madhe per ata bashkekombas se ku i ka katandise kjo Politke Ekonomike e ketyre Hajduteve Injorante qe kane mbi Krye !

Dita 8

Ardi shpall ne FB foto nga dita e parë e pushimeve ne Kroaci smiley

Friends sabmitin hugs and kisses.

Loginout dhe i bejn llogarine tjetrit.

Andi t'i jape pak me forca tek call centeri, se s'e ka rrogen fikse po me honorare. Ka qe nxjerrin 600 e siper atje, ka qe nxjerrin sa andi dhe e lene sepse s'ia dalin. Po ashtu shtepia shume e shtrenjte per 1+1, ka vende te tjera plot por me me pak tangerllik. Andi sikur e paska shkruar per familjen, qe t'i japin leke, sepse para per master paskan pasur. Andi te marre shembull nga te rinjte e tjere qe bejne nga dy pune. Nje qe njoh ne TR sapo ka mbaruar shkollen, 23 vjec goce, dy pellembe permbi toke e pershtypja e pare eshte "kukull e perkedhelur". Punon me makine te nje kompanie e shperndan produktet e tyre ushqimore neper ushqimore lagjesh, pune qe s'ta merr mendja se e bejne vajza, dhe paguhet me honorare. Po te rrije nga mengjesi deri ne darke, i shkon dhe 2 milion ne muaj. Luaji duart, Andi. Bej dy pune.

Telefon 1200 lek = 1000 minuta me oferte. Ma mire puno ndonje gje e mos rri gjithe kohes Jo mbylle ti i pari, jo mbylle ti e para.

Po ai rasti qe permendi Kministri ne mbledhje te qeveriut; Delvinioti qi kish nxjerr 100 mije ojro ne vit nga shitja e gjetheve te ferrave. Pse nuk merrni shembull.

Vete e keni fajin, duhet te punoni me shume, e te argetoheni me pak, ne menyre qe dhe te mos keni kohe ku ti harxhoni paret.

Po nuk i dihet rrezik ai delvinioti ngatarro gjethet e shkurrve me trungjet e pemeve te prera pa kriter. Ne kete rast po te jete i fut mire ne "treg" edhe i ben 100,000 euro/vit

Do jene gjethe ferrash Lazarati ato.

Andi mund te jetoj me 30,000 lek ne muaj  edhe me kete lloj tempi por sblen dot shtepi!dhe nuk krijon dot familje! 

Ku qenka pare qe 25 vjec blen shtepi (nese i ka leke rroge, e jo muhabete te tjera apo te trasheguara)

Ne Evrope eshte e vertete, qe nuk blen nga 20tat. Prandaj dhe gomereve te Italise ju ka dale nami neper bote qe jetojne me mamane deri 40 vjec...

Ne ameriken e veriut, njerezit blejne shtepi masivisht rreth moshes 25 vjec... me kredi me 25 vjet, por te pakten i japin rruge jetes... jo keshtu ne purgator jetesor....

Ne ameriken e veriut, njerezit blejne shtepi masivisht rreth moshes 25 vjec... me kredi me 25 vjet,

po, po ato kreditë e lemanit ja cin nan'n dhe evropit pr at'pun

Ku ne Canada ? smiley

iii

"Ne ameriken e veriut, njerezit blejne shtepi masivisht rreth moshes 25 vjec... me kredi me 25 vjet, por te pakten i japin rruge jetes... jo keshtu ne purgator jetesor.."

Po ca thua more e blen thote shtepine kur eshte rreth 25 vjec por vazhdon te paguaje kredine 25 vjet te tjera, d.m.th. i bie qe ai shtepine e ka blere kur eshte 50 vjec se deri atehere shtepia nuk eshte prone e tij por e bankes qe i ka dhene kredine 

Ja ka fut kot Afrim. Ne moshen 25 vjec shumica ketej e Kane mendjen per Partyyyy. Get drunk and have fun. Nuk blejne shtepi. Po qe dalin me vete me qera po.

mos ua prish imazhin e te huajit shembullor, kokulur, intelektual

Qe ja ka fute kot e di edhe vete ai/ajo, po hajt ma si gjithmone ne jemi me te miret ATA jane te keqinjte

Po e vertete eshte... puno per banken, me mire se per te paguar qera...

Nuk eshte kaq gje e keqe ta kesh shtepine tende kur je 50 vjec... kshu ka ardh koha...

Alternativa eshte mos kesh shpi hic fare, e te vdesesh me qera...

Ju te Canadase merrni assistance. Mjaft se na e shpife. Qenke shume I trashe si njeri. 25 vjec as banka ste aprovon per kredi. Se ske hyre mire ne Pune akoma. 

Tani te them me fal Mimoza, e pranoj qe te qujta gamimisht me mustak. Ti akoma nuk ke fshire qumshtin nga buzet.

ore s'na tregove pak per pervojen tende me mustaqet. ta lekund heteroburrerine nje grua e tille?

Taiming iz evrithing!!!!!-thone knej. Edhe atje ke diskutimi erdhe me vonese, reagove me vonese kundrejt nje shakaje qe se kape, beje pytje te cilave une u kisha dhene pergjigje me pare etj. Shpresoj te kesh problem me internetin, se ndryshe del pak si trap*.

*trap quhet edhe trupi i torpidos, po ti heqesh xhixhivete qe e drejtojne, shtyjne etj. Po ta jap falas ket qe mos te marresh kot. 

 

Te te genjej qe se pi qumeshtin se bej dot. Se te verteten e pi ndonje gote te ftohte organic. Se ma mban lekuren te bardhe si akullore. Sa per ti fshire pastaj buzet ske faj ( I don't blame you ) jam e re ketu dhe sme njeh mire akoma. You have no idea who you are talking to darling. Kam nje jete te tere ketej . smiley

Ta kisha per ato qe the e menyren si ja the... te tjerat i interesokan trapit* qe spo gjeka xhixhivete ti japi dum muhabeteve. Ti si te dush gjithesi. 

 

Go Moza!
ata marrin asistence dhe bejne pune ne te zeze dhe u bie me mire se atyre qe punojne tamam. e rropen shtetin kanadez, e rropen smiley

Kane mesuar nga Anglia smiley

Bobobo sa e hidhet qenke... me vjen keq qe te paska vajtur jeta kaq ters...

Nejse dhe Kandaja e madhe eshte. Kush rri ne Newfoundland ku nuk ka industry, ose ne qytete ku ka shume njerez e konkurence vuan... Po te them qe ketu ku jam une eshte norma qe ne mos 25, 30 vjec shumicen derrmuese te njerzve i ke me shpi e morgixh... tashi nuk kam arsye te genjej per ate qe shoh perdite...

Edhe ne Amerike vende-vende, e njoh ndoshta me mire se ty, se udhetoj shpesh... shqiptaret qe jetojne ne getot e bostonit, new yorkut, apo detroit, jua perplasin deren ne fytyre sic duket kur shkojne ne banke... (nga kjo qe thua ti)

Ka dhe shqiptare qe jetojne ne Houston, dhe jane rregulluar menjehere pas shkolles... Secili njeri e zgjedh pak fatin e tij...

ajo eshte mjalte e embel
sa vjen e po dashurohem virtualisht me ate vajze
vetem kam frike se mos ia bejne bam hahaha

Mazel Tov!

Ti jeton ne North York? smiley

LOL, une jam aq larg nga Toronto, dhe Ontario sa falenderoj zotin per kete... Dhe atje lloj lloj getosh...

ka bore tani ne halifax?

haha... duhet pyetur Fatmir Gani Meta se si eshte koha ne Halifax

une i kom vjedh profilin

Nese te duket toronto me ghetto, i bie te jesh ne Montreal ose Vancouver. Mbase ne Vancouver, meqe je shume larg. Nese po, tri fjale: Lum si ti! smiley

me gjete me gjete... diku midis Vancouverit dhe Montrealit jam. Po ty nga te kemi?

ku je? te pyeta normalisht, per kureshtje.

vorraboms smiley

Tifozat e Tirones, s'jan si t' Partizonit ... e kane epiqendren ... rrofte Kasaci !!!

nejse, doja te dija nese ka ndonje kanadez ketu me pervoje personale ne vancouver. doja te dija se sa shkon temperatura ne vere atje ne krahasim me shqiperine, dhe nese kane rryma te ngrohta detare plazhet aq sa per t'u lare shqiptaret e mesuar ne adriatik e jon, sepse e di qe ka rob qe lahen dhe neper liqene te ftohta. por isha shume kureshtar per vankuverin. klm

Une kam qene disa here ne Vancouver... Ne vere behet goxha ngrohte... jo aq sa ne shqiperi po ke 20-30 grade, jo me shume... Edhe ne dimer nuk behet shume ftohte atje, si ne pjesen kontinentale te kanadase... Dmth temperaturat jane te moderuara...

Plazhin harroje, se atje eshte shume ftohte uji...

Vancouveri eshte vendi me i shtrenjte per jetesen se paret e medhoja te Hong Kongut e kane kthyer ne nje "boom" market...

 

ok flm

fgm,

sa perqind e rroges te muajit shkon per kestet e kredise shpise?

eshte ndryshe per cdo njeri...

rregulli eshte qe shpenzimet per shpine nuk duhet te kalojne 30% te ardhurave mujore, perfshi kestet, taksat, e faturat...

/ka njerez qe abuzojne e vene ke 50% deri ne 70%

Nje rregull tjeter eshte qe nuk duhet te blesh shtepi kur vlera e saj kalon 3x te ardhurat vjetore familjare...Atehere e fut vehten ne rrezik...

Dmth normalisht kestet e mortgage jane tek 30% e ardhurave mujore? Super! Shume pak me duket mua. Apo ti e ke fjalen si te ardhura familjare, pra ti+gruaja?

Familjare ne pergjithesi...

Kush ka pune te mira profesionale, e perballon dhe me nje njeri ne pune...

kuptoj. flm

Hunter:

Shpite, nga 100-500k do kene nje kosot mujore n'buxhetin tat midis 400-3000 dollarve. Varet sa i ke lon bankes kapar, c'te ardhurash ke, besimin e krijuar ke ty, ca lloj sigurimi ke etj...

Flm. Jo e kisha me shume fjalen te raporti mesatar keste/te ardhura. Ketej eshte tek 50%.

ndryshimi i madh eshte tek perqindja. ne AL vazhdon 7-9% per shtepi, qe eshte jashtezakonisht tmerresisht shume. vjedhje

Pse s'thua 10-15%

Sa kushtojne shtepite atje te Ty? 

350k-500k per nje shtepi mesatare 2000sqf.

Po ke ty lal?

Yeah pak a shume. Po psh nje 25 vjecar te marri kredi per nje shpi 500 grand I duhet 20% money down. Nje student sa ka mbaru shkollen si ka ato pare. Mos flasim per mortgage , tax e nje tufe bill-ash prapa qe I ka mbas koke cdo muaj. Therefore spara ka 25 vjecare qe u futen ketyre shpenzimeve kur ne ate moshe e Kane mendjen per qef. Unless they get married at that early age. Anyway so long se na late pa pune. Time is money. lol

Shef ti qe kur nuk ofendon e ben muhabetin me njerezor.

Nqs 25 vjecari eshte beqar, blen nje condominium 700sq per 200k. Me 20% i duhen 40 mije ... shkolla mbaron ne 22 vjec... per tre vjet po te punosh e te kesh tru ne koke i ruan 40 mije ... nuk eshte aq veshtire...

Me dy pale te ardhura pastaj flasim per 500 grand, plus fut ca equity nga condo per down payment.

Po te them qe kjo matematike nuk eshte shume e komplikuar ne baze te vendit ku jeton. Vendet e veshtira, e veshtirsojne jeten... nganjehere njerezit e veshtirosjne vete jeten duke qendrurar ne vende te veshtira...

Cfare je ti njehere se po m'pelqeka muhabeti me Ty. Lol. Shiko pse reagova dhe ju futem ketij debati Ishte se ti the : ' masivisht '. Harroje ate fjale. Se masivisht do te thote nje pjese e mire e te rinjve, nje mase e madhe blejne shtepi. Kjo nuk ndodh masivisht. Nuk e ve ne dyshim se diku ka dhe ndonje tek tuk qe vepron me tru dhe investon ne shtepi ne ate moshe e re. Eshte gjeja me e mire. Po realisht nuk ndodh. Sepse nje sa del nga shkolla nuk paguhet direkt me 6 digits. It takes years te kapesh karieren qe te jep mundesine per cdo gje. Plus sot ka konkurence te madhe ne job market. Nuk behen llogarite si I Ben ti. Kapish? smiley

tani u bera kurioz dhe une per statistika...

http://www.statcan.gc.ca/pub/11-008-x/2007005/10314-eng.htm

First of all, and perhaps not very surprisingly, home ownership rates increase with age (Table 1). While only 38% of young people between the ages of 25 and 27 owned their own homes in 2006, 63% of 31- to 33-year-olds and 73% of 37- to 39-year-olds did. These gaps are even greater if young adults living with their parents are included.1

E fito ti kete raund....

Ketu ku jetoj une perqindja e 25 vjecareve me shpia eshte shume me e larte se 38%. Kjo ka te beje me faktin qe eshte vend ne zhvillim.

Prandaj them qe nganjehere njeriu duhet te levizi...

shkurt, moza... atje ku eshte ky robt s'kane ku argetohen, ndaj dhe blejne shtepi

Si argetohesh ti Torpedo? Dmth pse ja ke vene synin Vancouverit me nje fjale

Edhe e ke prape gabim hamendjen tende... ketu mund te jetosh aq bukur, dac me aktivitete ne natyre, dac per jete note, e noi lek ngelet per me udhtu, e mos me lon vend pa pa neper bote...

Fgm, e ke pare ndonjehere Michael Buble-ne nga afer? E ke taku meqe jetoni afer ? smiley

Jo po ajo qe eshte interesante eshte, kur kam qene i ri kam pas nje dashnore, dhe u ndame keq bashke...

Degjoj qe iku me vajzen n'Amerike.

Mos i ke gje veshet e ngjitur dhe syte bojkaf te erret?

Jo syte I kam jeshil me pak fare si lajthi. Te paska marre malli per ish te dashuren e? smiley

Jo thash se mos ishe vajza ime, nga humori yt dy-leksh... smiley

Pse nuk thua ti qenke I lashte. Fmg, po filloja te te pelqeja pak e nga pak. E mos ma luaj syrin mua ketu. 2 cents e? Mire mire ta mbash mend smiley

Me kete me syte jeshil u be interesante situata ... une per vete mendoj qe ke shume te drejte per gjithcka ke thene me siper, bile ke te drejte edhe per ato qe nuk i ke thene po vetem i ke menduar, ose qe nuk i ke menduar akoma smiley

pse i jam qepur vankuverit, fmg? prej mungeses se bores, motit dhe qytetit ne teresi. po sikur s'ka aq mundesi pune sa ne toronto shemtiren.
sa per aktivitete, e di qe argetohesh kudo. ka qe argetohen me domino ne park

Torpido nice to meet ya. smiley

Ketu ku jetoj une perqindja e 25 vjecareve me shpia ..

hahaha... ku ma gjete foton?

I modh je i modh... po tani kemi nxjerre soletat e akllit per te von katin e dyte... Martoj Tuqin ket vit, djalin e dyte ene do sjelli ne ai nusen m'shpi...

lëre, lëre se më natarove. kujtova se ishe akoma në tucson

jo o fmg, jo, nuk blejne shtepi 25 vjecaret ketej ( flasim ne pergjithesi). kredit s'kane, nuk dine ku do vendosen, masterin shumica s'e kane mbaruar etc etc. 33-37 eshte mosha kur shumica blejne shtepi.

Ju doni me jetu te gjithe "Gotti"... smiley 25 vjec thote, ska ville $500k!! Jo po ska as P-911....

Po po morgixh. lol. Une skam pare masivisht ne moshe 25 vjec , cun I ri dhe beqar te bleje shtepi. Na habite. 

Ke te drejte... shumica e 25 vjecareve blejne condominium... tek 30 i ke me shpi....

Une Moza kam marre kredi 2 vjet pas ardhjes ne kanada,isha 28 vjec

merr mo merr, po pasuron banken ti, se ta ngopin me interes te larte.

ai ter jeten te punoj sic punon dhe thote nuk blen asnjehere shtepi smiley

Diten e premte shpenzoi sa shpenzoi, dhe i ngelen me shume se te enjten...

Ky djale paska zbuluar sekretin e Alkemise... I uroj ti veje jeta si dita e Premte....

Do i kete ra ndonje skedine

smiley

Dita e nente...

 Foto FB . Andi poston foto ne takim me Boset Kolumbiane te Droges ...Nje nga fotot tregon  nje pastrus haleje te Bosit duke i dhurua 1 mije dollare per nje Mbremje ne Bogota ...duke qeshur hahahahahahahaha do shkrunte  Zana !

Nje gje te mire paska bere Andi. Pervec masterit qe ka marre . Lol. Ka leviz nga shpia. Ka dal me vete. Se shumica atje vazhdojne te jene losers . 

Me vjen keq te te prish gezimin por ky emancipim besoj se ka ndodh metozori, ky prinderit nuk duhet t'i kete ne Tr. Po cfare s'ben vaki.

Ata si ky ne TR nuk e lene shtepine. Por te rinjte me 400-500 mije leke rroge marrin shtepi me qira, nese s'jane gati per kredi, dhe ne TR (jo tironsit, tiranasit)

mirseardhe ne peshkupauje.com o mimoza, ju uroj nje vizite te kendshme ne qoshen tone virtuale smileysmiley

Tropizma flas per ato qe jetojne ne Tirane. Keto nga rrethet skane nga ta luajne. 

Ata qe jetojne ne Tr i bejne te 30 mijet birra dhe u marrin borxh prinderve 10 mije te tjera. Nejse. Une po dal nga kjo teme.

Parja e tepert te prish..pak dhe te jesh I zoti te besh ekonomi... leri brumrat, te shtune te diel shko per vizite nga prinderit dhe kursen tete dite shpenzime smiley

"Parja e tepert te prish..."

"Nasty & nice" is not equal to "Rich & poor"! smiley

PS. Si ke qene krushke?

smiley Mire.

A eshte rritur dhendri? smiley

se shpejt erdhe moj krushke! smiley

u rrit, u rrit, ...nuk po le gje pa thyer! smiley

Kam orarin e smiley prandaj..

Lere princin te thyej, te bej cfare te doje, se nuk do merret me shkence qe tani..smiley

Andi nuk eshte Andi per ju qe nuk e keni kuptuar

shyqyr qe po ja qani hallin Andit se do i ngelte merak smiley

Ky me duket mua se edhe ato 300 mije leke ne muaj teper i paska , shko re mik ble ca derra pula e gjela dhe bohu Fermer ,n´Tirone se ngre kaptinen kaq kollaj sa meno ti ,dashka miku me u bo milioner mrena dites , plus qe paska dhe pordhe .

po ku i degjove keto te fundit, apo i lexove? smiley

Nuk janë shënuar domosdoshmëri të tilla si prezervativet! lol

 

Si nuk jane shenuar? Dmth qe i ka blere po s'i ka shenuar, apo i duhen ti bleje po s'i ka shenuar se nuk i del llogaria ti blej?

A ka ndonje femer/mashkull me kete bej seks Andi njehere, qe ti duhen prezervativet?

Nuk e kuptoj njeher...lere duhanin,edhe kafene,biren..byrekun beje vete po deshe, jetohet edhe pa fruta,internet e televizor,ore jetohet edhe pa energji elektrike,edhe pa ilace jetohet..i fut nje te ferkuar me raki e je ne rregull..bej nje kasolle e mos paguaj qera,robat e kepucet ti blesh te trotuari me kile,bli miell e beje buken vete,uji cezme ka plot pa lek...pastaj pse duhet te shpenzosh lek njeher per te ngrene mengjes?p.s.ose... ik ore ik...ik nga ai vend!!!

Kush e ka bo summary-n qe del ne faqe te pare? Ate pjesen "a dalin 300.000 leke te jetosh me dinjitet?" Jo per gje, po lidhja e rroges ose ne pergjithesi e pasurise me dinjitetin eshte shume gje e trashe dhe gjetje e shpifur. Ka njerez te varfer qe jetojne me dinjitet sikur ka dhe miliardere qe jane vemje. 

u riparua. kritike me shume vend. 

Se u ktheva prape tek tema, me kishte ngel kritika feministe pa bere, pas asaj moshore dhe marksiste. Me siguri ditari i gocave duket ndryshe, nga njera ane pa byrek dyqani, se gatujne vete, nga ana tjeter gjithe shpenzime rrobash, brekesh, thonjsh, peroksidi.

qefi nuk ka te paguar shoqe, nuk ka te paguar!! Lene, se e paska pagu andi me siper, qe ka qit shoqen per dreke...

patjeter, peroksidi eshte investim.

 Në më të shumtët e netëve, pas pune, shkon në shtëpi dhe shikon televizor, lexon apo dëgjon muzikë

I masterizum ne Drejtesi, puno per call center italiane dhe kur kthehet nga puna shef televizor dhe degjon muzike. Hajer do boke ti mer daj!

Ky duhet te fleje dit e nate ke burgu qe te kapi noi klient sa te futet ne loje, ose te gjymoje gjithe diten furgonin e policise nga mrapa me biciklete.

nuk do ja kene mesu keto gjona ke Kristali, ose ke UFO. smiley 

si sme bohet me thone asigjo konstruktive mo? 

Pf, eshte pak i ngaterruar ai muhabet. Se per te kapur ndonje klient duhet licensa avokat. Per te marre licensen avokat te duhen nja 3 vite praktike studio avokatie, pastaj provimi. Praktike qe nuk paguhet zakonisht ose paguhet pak. Nga ana tjeter duhet te jetosh. Te duhet nje rroge. Pra o be nje pune te dyte ose e le fare zanatin.

Pse ka ndryshu rregulli i Plepave ku mjafton te ishe me PD....

Oh ti je 15 vjet prapa o shok... smiley hahahaha

Tani jurista ketu ka sa te duash, por eshte lufte per tu bere avokat dhe pastaj lufte me njeri-tjetrin per te kap klientin.

Muhabeti eshte qe duhet limituar numri i atyre qe behen "jurista"

Jurista me thase ne nje vend te vogel, nuk ka kuptim... Ne nje metropol xyz qe njoh, ku jetojne 1 milion njerez diplomohen 100 jurista ne vit... te gjithe ata e kane karrieren e garantuar...

Sa jurista ne vit nxjerr shqiperia me 2.8 milion banore?

Po shiko tani....Shqiperia ka me shume probleme, kupton ti....pranej duhen me shume juriste, kupton ti...P

Kam pertshypjen se po e ekzagjeroni pak, ku jetoni?

Qenka lluks te pish nje birr apo te dalesh? Atehere ejani vendosim se jetojme ne Afrike dhe bim rehat me veten!

Ouuu ? si nuk qenka lluks ? po te mos ishte lluks atehere pse gjithe ky carcaf ?

ku jetoni?

Ne Toke.

Qenka lluks te pish nje birr apo te dalesh?

Perdite si Andi jo, eshte domosdoshmeri.

3 birra ka blere gjithsej...! lool, eshte mekat?

Si i tha ai mikut "ore qe i pive nja 6 i pive, po kush po i numeron." smiley

oj ti goc , Pjeri vjen nga Belgika me pushime , leke sa te dush burri botes dhe e blen goten e birres 500 leke te vjetra kurse ky dashka birre ne jete nate , e pakta 3 mije leke te vjetra dhe ti na tregon perralla tani .

6, jo 3.  Te Charlsi ka paguar 400 leke per birre.  400 leke birra per kesi rrogash andej, eshte ca si shume.

po te charlsi shkohet nje here ne muaj o njeri, po gjete ven
birrat normale jane 50-70 leke

Ti e di sa here muaj shkon ky te Charlsi?

po flasim per "Andin", shqiptarin qe sa ka mbaruar shkollen, jeon me qira en tirane, dhe ka punen me te zakonshme qe mund te gjesh ne Tirane. Jo Andin, sic ka thene nje me lart. smiley

+1

Teme interesante. Tani rroga e nje mesuesi me duket se eshte aty te 300 mije. Mundet te beje jete dinjitoze, mgjs sic dinjiteti ceshtje ne vete, ruhet edhe me me pak leke.

per at' zzz, duhet me pase shume vete-disipline qi tía dalesh me 30.000 ne muaj. Ndoshta vetem prinderit tane e kane.

e dalmja ne Shqipni nuk eshte lluks,eshte nevoje!

Te gjithe jetojne ne rruge, dhe po nuk e bone, fillon dhe depresionohesh! 

Kshu qe simas venit dhe kuveni.

Tani, qe jemi popull loqe qe shkon dhe le gjysmen e dites se punes per cdo masdite ke kafja, ate e kemi 

Se po mos ishim popull loqe, nuk do i tolerojshim as cmimet e kafeneve te shqipnise me era shurre dhe me kamarier qe i man goja era mut, dhe as kulturen e telhanellikut qe kaqi perpara e ka cue kombin tone! 

 

Hajde mo se edhe ketu marrin kalamajte nga 10 dollare ora dhe ne orar te punes pine tre starbukse 5 dollarshe dhe hane nje subway 10 dollarshe. Shtoji dhe biletat vajtje ardhje dhe iku gjysma e dites se punes. Po s'te ra bytha ne uje....

Ku mo? Pse ja fusni kot njehere se marr vesht ? Ju te Canadase qenkeni ne ajer. 

Moza relax. Nuk te kerkoi njeri mendim per mendimet tona. Nese ke mendimin dhe argumentat e tua silli, nuk po te pengon njeri se muhabet po bejme. Po mos na u be si nentoger Dubi qe thoshte qe ti me njef vetem nga ana e mire, se po te me njifje nga ajo e keqja...

@pf.

Teens, though, teens!

Mo t'rritmit jane mo t'mbledh, se kane te tjera shpenzime!

Me ca kom pa verdalle me i llaf. 

Nuk them se jane te gjithe njesoj,jo. Po nuk varet shume sa je rrit nga shtati po nga menja. Po qe ne fund centrohen te gjithe sidoqofte. 

rroga 300 mije leke e ka diten e punes 12 mije leke. ja 10.000 mije leke, po e quajme per cdo dite te muajit llogarine.
500 leke te vjetra kafe na qenka gjysma e dites se rroges?
lol. eshte 5% e dites se punes, jo 50%.
tek cili udhezues emigrantesh te 90s e ke lexuar?

tek cili udhezues emigrantesh te 90s e ke lexuar?

Si s'u lodhe o njeri? smiley.

I replikon tjetrit, qe ka mendimin e vet dhe ia paketon mendimin me turmllek.  

Monda, i ke vene re qe pak nga keta te rinjte qe kane hyre kohet e fundit e qe jetojne andej, qe kane jetuar shumicen e jetes andej, sikur kane mendime ndryshe nga disa prej ketyre te vjeterve ketu? Qofte per vendin ku jetojne, qofte per Shqiperine? Kane tjeter qasje ndaj ceshtjeve, shume me simpatike. Sidomos per Shqiperine, qe me intereson mua. Dhe pse duken sikur marrin zjarr, eshte mosha, por e bejne forumin me te bukur. Shyqyr qe po vijne se peshku ua ka nevojen, po shpresoj te mos i bezdisin uxhat e zakonshem

Shiko se te gjitha shifrat me lart i ke me te vjetra. Pa beji dhe njehere llogarite.

"Andi" per mu nuk perben teme diskutimi, sado qe ja ndjej dhimbjen ne ate qe nuk i dalin paret qe FITO, per te jetu ashtu sic do. Me thone te drejten as mu nuk me del rroga/fitimet me jetu ashtu sic du une. 

Teme diskutimi per mu eshte pensionisti mesatar qe nuk ka te ardhur tjeter vec pensionit, dhe nuk ka MUNDESI te rijoje te ardhura te tjera pervec pensionit. 

Shume dakord. Kane punuar gjithe jeten, u kane mbajtur sigurime gjithe jeten, e prape shkojne dhe i blejne vete ilacet ne spital, sepse spitali s'ka, dhe kur ka i ka te skaduara. atyre pensioni s'u del as te hane.

po pra 25 vjec tjetri  me kome e me duar dhe duhet me i qajt hallin se nuk i del rroga dhe se nuk i dalin leket per birre dhe jete nate . mos e ulni pazarin kaq shume se osht gjynof per blogun.

...mos harro prezervativat

jo jo ato i maj gjithmone me vete smiley

Ishte pjese e llogarive te javes o Bradland, s'e paske lexuar mire shkrimin.

P.S. Kujdes mos te skadojne smiley

 

Mbasdite shkon në farmaci dhe blenë disa ilace pasi nuk ndihet mire (450 lekë)Në dark del te kafja e lagjes me shokët e dhomës, blenë 1 birrë (150 lekë)

 Shume i ckeshillueshem alkooli pasi ke marr ilace.

Andit do t'i keshilloja qe te konsumonte me shume makaraonat. Kushtojne pak dhe te ngopin. Gjithashtu duhen evituar gjithe keto konsumime jashte: kafe, birra, byreqe, hamburgera... normal qe nuk do te dalin leket. Kush nuk ka shume para ne dispozicion nuk mund t'i shperdoroje ato neper sherbime qefesh. Kafen beje vete ne shtepi, birren bleje tek shumica, sanduicin pergatite vete dhe merre me vete, edhe ke per te pare qe do ja dalesh.

Ando, shtriji kembet sa ke jorganin. Ti ne mendje imagjinon se je bos, por rrogen e ke vecse 30000 leka. Shko pyet bashkemoshataret e koleget e tu ne Itali se si jetohet me nikoqirllek.

shtriji kembet sa ke jorganin

shtriji kembet sa ke jorganin

shtriji kembet sa ke jorganin

shtriji kembet sa ke jorganin

/ose bej jorgan te ri smiley

Po pse ne kohen e diktatures jemi te jetojme me "ni-koqi-rrllk" smiley  ku eshte ndryshimi athere ?!! Djali ka mbaruar Master! smiley

Te shkoj te gjeje nje pune qe t'i japi me teper leka ose te perdore me mire ato qe ka. Diktature, jo diktature, leku nuk duhet shperdoruar, mbi te gjitha kur nuk ke mjaftueshem. Ku ke pare ti qe te marresh 30000 leke ne muaj edhe te hash e te pish vecse jashte si c'beka Andushi?! Po edhe njerez qe kane me teper leke kur vjen puna nuk i shperdorojne pasi i kursejne per t'i investuar ne dicka me te dobishme se sa birrat e hamburgerat.

E verteta eshte se Andi (imagjinari ose ai/ajo qe e ka shkruajtur kete) eshte nje cun mami i llastuar dhe dembel qe e ka mendjen vecse per qefe. I jep leka babushka se po te ishte pergjegjes per jeten e vete nuk do t'i shperdoronte ashtu leket.

shume dakord me dy postimet e olsit

Edhe unë.

Të më pyesi mua.

Kjo teme eshte fiks per te tallur trapin me "Andin"...une do ti propozoja "Andit" perderisa e mare te mirqene se duart e kembet nuk i jane thare,qe ne qofte se do te pi nje bire(nuk po flasim per "te bardhe",X5 e tavolina te prenotuara sic e do zakoni i qejfit) te bej si te bej,te kursej disa para,ne mungese te kursimit,fundi i fundit ti mar borxh e te blej nje kallash..e ti mare me radhe gjithe vilat e shtepite luksoze!!! Kam pershtypjen se askush nuk do te tall me trapin me "Andin" pas kesaj..

Pjesa e dyte e shkrimit vazhdon pak a shume keshtu: 

pasi vrau mendjen gjate, Andi vendosi qe nepermjet hobit te shtonte te ardhurat. Meqe i pelqente jeta e nates, filloi pune kamarier te Charlsi dhe meqe ishte dhe goxha i shkolluar e i sjellshem, fitonte mire dhe nga bakshishet. Te henen u gdhi me 160.000 leke ne xhep, ushqimet i kishte blere, pasten e dhembeve e kishte siguruar dhe per muajin tjeter me oferten 1+1, tani si ngelej gje tjeter vetem te gjente zgjidhje per te kursyer leket e prezervativeve. Atje i erdhi ne ndihme Zoti i cili i foli qe nga lart "Andiiiii, mos shko me kurva biri im, ato edhe te harxhojne leke per prezervative, edhe ti hane leket si mole". Andi filloi te perplaste koken pas murit nga inati qe ishte treguar i trashe per kaq e kaq kohe. I doli gjak, dhe mblodhi veten, u vesh dhe u nis per ne ambulance temjekohej. Nga 160.000 lekshi qe kishte, mori 10.000 lek, pese per taksi dhe pese per doktoreshen qe do e mjekonte. Hyri ne ambulance me nje curril gjaku ne fytyre, dhe menjehere i doli perpara nje infermiere tek te njezetat qe e mjekoi me shume kujdes. Duke e falenderuar Andi u rrek ti jepte pesmijlekshin,  por hasi ne rezistencen e saj "jo jo, te lutem, mos me ofendo, ne asnje menyre". Atje Andi e kuptoi qe kjo kishte qene dita e tij me fat, me se fundi kishte gjetur dhe personin me te cilin mund te shkonte pa prezervativ, po dhe sikur ti duhej per siguri, ajo mund ti merrte pa pagese te zyra e planifikimit familjar ne ambulance. Andi kishte 155.000 leke, nje pune te re, nje femer te ndershme qe besonte se do ta bente per vete, dhe besimin se pas kesaj dite prezervativet do ti duheshin vetem pas shume e shume vitesh kur te kishte zyren e vet avokatore dhe asistenten me cica gjysem jashte. 

Fund smiley

Fund

MiniFund ta kishe bere o burre, se keshtu eshte edhe moda. smiley

..na bone me qa nga e qeshmja.smiley

we want more of Andis stories..

Ishalla nuk eshte nga ndonje fshat i jugut ky Andi, se paska per ta palos ndonje Viktor Emanuel me duket!  smiley

Ky Andi qenka nje tip irritues qe me vjen ta kap me shpulla. smiley Ne veri te Italise ketyre tipave si Andushka, iu thuhet "VAI A LAVURAR BARBUN!!!" smiley

hahaha... po ne Jug te Italise... apo s'ke c'ju thua fare se ashtu jan t'gjith...

Jam habit sa ngjashmeri kishte jugu i Italise me shqiperine... nga Pulia ne Kalabri, kam kuptuar me shume per Shqiperine sec kam kuptuar vete ne Shqiperi...

Atje me siguri thone: "Il duro lavoro non ha mai ucciso nessuno, ma perché rischiare?" smiley Nje race jemi me ata: ha, pi, rri, ankohu, merru, me gjeopolitike e me pislleqe, bej si them une, por mos bej si bej une.... dhe pastaj dihet kush e ka fajin: shteti, alienet, te tjeret. Civilizim i perenduar.

napoletanet me pelqejne shume. popull me shume humor. dhe kemi shume ngjashmeri. kam te lagja ne TR nje cun napoletan student (s'di pse ka ardhur per shkolle ne TR, po nejse), por pi kafe perdite me shoket shqiptare ne darke, me te cilet ndan shtepine, te lokali ku rri une, e jane vertet shume te ngjashem nga gjerat qe tregon.
shifi icik reagimet e ketyre napoletaneve. me shkrine kur i pashe
http://www.youtube.com/watch?v=xe2cnd7n0Dk

E bukur pergjigja e atij te moshuarit tek 5:25. smiley

ai i origjinaleve? hahaha
me pelqeu dhe ai qe i tha "futi cik vaj, se ikin me mire" smiley

I gje smora vesh. 14 mije leke per jete nate?! Ene gjyshi im  do harxhonte me shume per jete nate smiley

File, 

Do i gjesh noi pune ketij ti? Do ta integrosh ne gjirin e ngrohte te partise? smiley 

Bame, ate sektor e mbulo Bradi. Apo sqeka dhe pa shpenzime ky Andi. 4 mije leke dita, si me mbajt i pule smiley

Andi nga pershkrimi duket si i modeli i antarit te LSI-se...

...dhe hajt te mos kerkosh dashnore me leke pastaj....
krizzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzz

Epic!

Dashnorja ima ka makinë që ia bleu mami me babin për diplomimin. Ndërsa mua më blen një motorr. Brrumm brrrumm! smiley

te blen dhe nje areoplan me duket.

....makine...motorr !!!!!!!!!...mu prinderit me blen hic !!!! po nje hic te madh.....
Biles neper dhembe thane: e ke per detyre dhe per nder (qe ne nje vend si ky) te mesosh smileysmileysmiley 

tema interesante ne parim, por jashte realitetit.....nese Andit nuk i dalin 300 mije leke (te vjetra) ne muaj, atehere te dale te beje edhe nje pune te dyte, dhe ndoshta atehere do ti dalin. Ne Shqiperi eshte trasheguar nga komunizmi nje mendesi qe puna eshte turp, dhe nese ke nje diplome automatikisht duhet te jesh mos ne pozicionin e Kministrit, aty afer kabinetit dicka.....ul koken e puno, se nuk njoh asnje te pasur as ne Shqiperi e as jashte Shqiperise qe eshte bere i pasur me aq kontribut sa jep ANDI per vete dhe per shoqerine!!!

Te mos ankohet Andi. Plaku im $300 ne muj e ka pensionin e shtetit ne Kanade. (nga ana tjeter femijet i ka bo, ka shpaj te veten etj etj. Andit veshtire ti vije rasti)

300 dollare pension? aq pak?

Pensionet e shtetit ne Kanada jane shume te vogla...

Presupozohet se njerezit marrin kontribute te tipit 401k ne Amerike dhe ruajne te ardhura vete per pensionet. Llogarite 401k nuk taksohen dhe dyfishohen (5% deri ne 10%) nga punedhenesi ne me te shumten e rasteve...

Ata qe erdhen pak me te medhenj ne moshe nuk paten kohe te kontribuonin ke 401k, dhe per ta esht pak me veshtire...

flm
s'e dija kete

jo te gjitha kompanite ofrojne 401k. 401k eshte plus pensionit tjeter. pra shume vete kane 2-3ose 4 te ardhura. ca vetem 1.

fgm, kur thua ata qe erdhen pak te medhenj e s'paten mundesi te kontribuonin tek 401K, per sa te medhenj e ke fjalen? Per c'moshe?

s'ka rendesi te medhenj ose te vegjel. rendesi ka afron kompania kete plan apo jo. po te kesh para e hap edhe vete nje plan te tille.

Le ta thote vet Safir Arnauti...

Po te kontribuosh rregullisht per 25 vjet, do kesh 1 milion dollare... qe nuk jane shume...

Po dhe shpine do e kesh shlyer deri atehere, sic thashe me siper...

/Te gjitha do rregullohen, vetem mos boni droga dhe mos shkoni me kurva.

per droga as qe behet llaf! asnjehere ne bote!
ca ke me curvat? ca po te bejne? smiley

Kurvat te ulin "net-worth"... nuk nelen pare me i fut ne 401k, m'kupto

You can't have it all, me i'fjal...

/po une nuk i gjykoj njerezit. Dhe kam rrespket per kurvat, qe bejne nje pune te veshtire....

Nuk e di si eshte atje te ju, por ketu pleqve qe vijne ju japin nje pension te vogel ngaqe nuk kane punuar ne Amerike. Tamam-tamam, te rrime shtrember e te flasim drejt, s'kane pse ju japin fare sepse pleqte s'kane kontribuar asnje takse per shtetin Amerikan.

gjembi, nuk eshte pension po ndihme sociale. nqse del jashte amerikes te nderpritet. c'do njeri, ne cdo vend te botes, nqse eshte i rregullt me dokumenta, ka te drejten e ndihmes sociale. s'ka pse-ra ketu.

E drejte e drejte, s'ka psera. Pacim.

pacim, pacim, por bota i ka rregulluar me vite keto pune. tani, ca shqiptare mendojne se e ka gabim.

Po ja, provo te punosh per 18 vjet me rroge minimale (minimum wage) dhe s'besoj qe te marresh me shume edhe ne ShBA. Pleqte ne kete situate ketej detyrohen te levizin ne vete te ku kosto e jeteses eshte me e lire (psh Costa Rica). 

Edhe Andi te luje bothet e te iki prej andej se 300 evro ne muj dmth qe ska vend per ty.

Po si ka munsi qe nuk gje pune ne zanat ihere. Sistemi yne universitar eshte me i miri dhe i sherben tregut te punes me bateri njerzore.

E kisha nje parandjenje ne krye qe kjo teme do thithte komente mizerjesmiley

Po si ka munsi qe nuk gje pune ne zanat ihere

Une kam nje pyetje tjeter ne fakt.  Si ka mundesi qe nuk i shikojne njerzit mundesite e punesimit para se te humbasin kohen dhe parate tek UFO?

te gjithe duan te behen profesore atje, kur s'kane mend as per shites. s'marrin ndonje zanat po yxhym, nje diplome koti.

Po si doli do i teproje.

ps. Hesapi i tjetrit eshte muhabeti i preferum i shqipove.

 

haha - sa e ke rrogen ti iher?

Po qerane?

Po makinen sa e ke ble?

Me letra je ne rregull?

kur te shohin me makine te vjeter, ju vjen gjynah. kur blen te re, te kane inat.

edhe keta ketej kane xhelozira plot, po jane me te rafinuar.

Ka dhe mo shume: interrogation fillo me robt e shpise, e perfundo me kshilla per krushqi. Vallai duhet me bo nje app me pergjigje interesante me i knoq kto rob kurioze.

Ketu tek ne eshte nje fatkeqesi e medhe, bile shume e madhe qe mungojne shkollat profesionale, por qe i kane zevendesuar me shkollat e larta... dhe e keqja me e madhe bile shume e madhe akoma, eshte se shtetin nuk e stimulon rritjen e shkollave profesionale, dhe njerezit tane "arsimdashes" shkojne te gjithe ne gimnaz, e bohen gimnaziste, dhe me pas do s'do do te shkojne te gjithe ne shkolle te larte, kush me e kush pa pare... dhe na rrofte shkolla e larte, kur punedhenesi me i madh eshte shteti e kur privati kerkon thjeshte specialiste apo zanatçinj, e perse te mos punoje Andi ne call center, me master ne drejtesi, bile pak e ka duhet te mbaroje edhe magjistraturen apo doktoraturen dhe te ngjitet ne nje shkalle me te nalte, te bohet banakier... apo te shesi tek tregu.....

i dashur alidems, shkollat profesionale kan kuptim kur këto profesione mund të aplikohen.

unë bëra dy vjet shkollën e komunales për saldator dhe saldator punova. nga v.dejës në fier. nga librazhdi në fierzë, nga durrsi në sarandë. etj, etj,

po sot ?

kam përshtypjen se është e njëjta histori si me universitetet (doktor, jurist, gjeolog, etj)

Sot saldatoret kerkohen me shume, sepse edhe ata pak saldatore qe ishin jane plakur dhe spo vijne te rinj ose po vijne shume pak.

Ka firma ne Shqiperi qe ofrojne trjanim dhe certifikim te njohur ne BE per saldatore dhe di disa raste ku firma te huaja kerkojne saldatore per pune edh ejashte Shqiperise.

i di 2-3 raste kur kane marre saldatore nga Bosnja, Kroacia ne Shiqperi ngaqe nuk kishte saldatore te certifikuar ne Shqiperi.

Artikulli sikur kish disa pasaktesi, disa gjera te tjera mu duken te çuditeshme, megjithate le ti marrim me rradhe; 

".... Paguan pjesën e tij në ujë/drita/”shkallët” (2.000 lekë)..." 

I bikan qe tre veta, te paguajne 6000 leke (60 000 te vjetra) aq sa paguan nje familje me 3-4-5 femije e dy gjysher. Kjo tregon qe shpenzokan shume, a thua se gatuajne brenda, kur po shohim qe po hakan jashte. 

 

".... 2 kile mish ...   250 gr djathë, ...  "  

2 kile mish i haj une ne jave, ose çdo emigrant. 250 gram djath i haj une ne vakt, kur shoqeroj sallaten, plus sallam ose berxoll. Nga menyja qe djali perdor ketu, tregon se ai paska mungese vitaminash smiley dhe kalorie smiley Me orizin 6 kilo, ai boka nomin, dhe s'eshte çudi ta krahasosh me keta emigrantet aziatike qe kemi kendej, qe nje dit po e nje dit jo, hane pilaf smiley 

 

".... me miqtë dhe pi 2 birra (300 lekë)..." 

Qe do te thote se çmimi qenka njesoj si kafenete kendej smiley Pse nuk pi kriko ai, 50-70 leke. 

 

"....në dark te Charlsi .... aty blenë 3 birra (1.200 lekë) ..."

Mos valle ky lokali eshte ne Las Vegas qe 1 birre i bie 400 leke. 

 

".... Andit në fund të ditës i kanë mbetur 6.250 lekë..."

Ketu flitet per te premten, nderkoh qe te enjten i kishin ngelur 6102 leke. Sipas llogarive te mia te premten ngelet 5350 leke.

 

"....  Andit në fund të ditës (shtune) i kanë mbetur 4.250 lekë..."

Nderkoh qe llogaria ime del 3450 leke. Te shtunen ai merr taksi 300 leke, mirpo lind pyetja se pse duhet te marresh taksi, kur mund te hecesh ne kembe apo biçiklete apo urban. Nese je keq, dhe s'ka autobuz, hec ne kembe se shendet e ke. Une heci per qejf ne Tirane, 5-6-7 ore.

 

"....  Andit në fund të ditës i kanë mbetur 3.300 lekë..." 

Nderkoh qe mua me del 2500 leke. Kur djali nuk ka si ti shtyje 23 ditet e tjera, te heqi dore nga byreqet e lokalet, se plaka ime e shtyn me 14000=100 euro gjith muajin, dhe keshtu e shtyjne edhe pensionistet e tjere. Me frutat nuk ishte keq, se pashe 800 leke, gati 7-8-9 kilo. Njeriu nuk eshte i detyruar te bleje birre 150 lek apo produkte te shtrenjta kur e sheh se nuk i dalin mjaftueshem leket.

plaka ime e shtyn me 14000=100 euro gjith muajin

o njëzetëepesë vjeç djali or plak

MD, meqe eshte 25 vjeç, t'ia fusi vrapit, dhe jo te marri taksi. 

Pordha e madhe e Andit, rrezikon ti grisi breket e reja

Pastaj nuk ka buxhet per breket e reja kete muaj... do rrije pa breke deri muajin tjeter...

i dashur pjer, dikush ka than: nuk ka armiq më të rrezikshëm për revolucionin se ai që ka përfituar në saj të tijë.

lehtësisht unë , por edhe ti, mund ta modifikojmë: nuk ka sumçarës më të rrezikshëm për njëzetepesëvjeçarët, se ata që ishin..

Veni, Vidi, Vici

Veni. Vidi. Vicitoli?!!! smiley

Hiqe mendjen me 30,000 lek ne muaj nuk mund te besh kete lloj jete! Gjeja e pare te lesh duhanin edhe sikur te marresh 1milion lek ne muaj duhani do te shkaktoj te gjitha te keqiat. Nuk do jet e lehte por edhe mund tia dalesh po te harxhosh me kursim vetem per gjerat e domosdoshme. Jo cigare jo birr jashte jo kafe jashte. 

Eh ky brezi i ri materialist, menia ke paret i puno gjithe diten e dites...

misterec smiley shko po deshe ke Hygeia, 1 meleon , natyrale apo cezariane, si ta dush smiley

si vojt puna jetohet apo jo me 300 mije leke ,se nuk i kam lexu mesazhet

 

flm tellall

Ky Andi shumë shpenzoka për ushqime. Se as jashtë nuk kushtojnë aq shtrenjtë ato shpenzimet. A i keni bo mirë llogaritë? Pastaj, Andi le të lerë duhanin e birrat e shtrenjta. Ke plot që jetojnë me aq lekë sa merr Andi, e bile ke dhe familje me 3 vetë që jetojnë me ato lekë. Andi pse ka master, nuk do të thotë që do të bëhet drejtor ministrie. Le të hapë ndonjë firmë Andi meqë dashka lekë për duhan e alkool. 

Edvin pse ti jeton me 300 mije leke me kushtet e Andit ??

Po, nuk po tallem. Nuk pi duhan, dhe e shumta mund të pi ndonjë sider 1,5-2 eurosh. Jeta e natës mua më kushton e shumta 3-4 euro. Nuk e kuptoj se pse Andi duhet t'i bjerë me top lekëve që ka. Dhe ajo 7500 lekë për ushqime?! Shumë! Unë për ato ushqime nuk shpenzoj më tepër se 20-25 euro.

...jo te gjithe jetojne ne virtualitet me dashuri dhe uje te fresket .....

Edvin ne Tirane jeton ti ??

Edvini shkrete eshte ne gjume te trete tani po shef endrra sikur po ha gjelle pasaniku

sikur po ha gjelle pasaniku

Endrrat e tua ia takse Edvinit? Korrigjim: gjelle jo stomak-acarruese smiley.

Monde... Kam gaviscon smith me bustina se nuk me hiqet shpirti nga mishrat ne hell, cigarja kafja dhe vera smiley E di ca heq gavisconi apo jo? Lufte me llaven e acidit...Meqe ra fjala te endrrat...kam nja 3 vjet qe nuk shof enderr sikur fluturoj. Si i behet luaneshe? Noi rekomandim? smiley

Pa merak, do marr Nolan pak me vone ne cel ta pys per ate muhabetin e induksionit te endrrave e te kthej xhevap smiley

Në të vërtetë ha gjella shumë më të mira edhe me më pak lekë se Andi e pasanikët e tjerë. Se unë gatuaj vetë në shtëpi, nuk ha ato mbeturina ushqimore që ha Andi. 

Në Tiranë jetoj nja 2-2 muaj e gjysëm në vit smiley. Jetoj në Estoni. 

Shumica ketu ja Kane hedh menderes e flasin si e jema e Zeqos nga maja e thanes.Hiq kete I thone e Hiq ate ,nderkohe qe te gjithe kemi ikur nga Ai vend sepse nuk jetonim dot me 300 mine lek,biles une merria 600 mije dhe nuk Kaloja dot muajin bashke me gruan ne vitin 2000 jo tani qe cmimet Jane dyfishuar

Hiq kete I thone e Hiq ate

smiley

 ja bote hesapin Andit te shkrete qe e shtyka me 300 mije me sufllaqe te shpifme dhe dilka nje here ne muaj ke charlesi.Se sna tha se as si vshet, mbathet, ku i lan rrobat (detergjent etj) e i hekuros, ku e ka gjet kompjuterin qe punoka internet e plot shpenzime te tjera si keto.

Sot takova dy goca, ne pritje te diplomimit ne master  ne nje dege goxha me më shume oferte tregu sesa juridiku i leshit qe ka bo Andi dhe me thane qe ka ngel me kerku pune ne call center se nuk po gjejne kerkund. Shkolla i nxjerr kalli misri.Avokat Andi nuk eshte. thjesht ka mbaru studimet ne drejtesi.Qe te jesh avokat duhet te kalosh provimin e licenses, te kesh stazhin, dhe noi mik ose xhixha per ti tundur smiley

E sa per leket, aman, ca flisni. Ka padiskutim qe e shtyjne me aq leke dhe nuk ankohen. Ka dhe familje qe jetojne me aq. Por familja ka infrastrukture tjeter, ka organizim, ka tjeter menyre te ushqyeri, banuari, kursyeri, larje e shpelarje, ku aplikohen mes te tjerave dhe ekonomite e shkalles. Jeta prej beqari, aq me teper beqari mashkull (jo nga Korça smiley)  eshte e ndryshme, dhe me 300 mije leke kur jeton me qera eshte e veshtire.

Tani, pys psh kto gocat qe njof qe rrojne me qera dhe me thone te drejten. 1 milion te vjetra ne muaj dhe me  ankohen. Njona qe e ka 800.000 me ka lyp nja dy here borxh per te pagu nje bilete avioni. Dhe sjane goca shperdoruese. Thjesht kane nje fare stature, ca kerkesa normale per tu mbathur, veshur, kujdesur per veten, per te bere ndonje jave pushime ne jug, per te dale te premteve, per ti bere mames e babe, apo nipces ndonje peshqesh per ditelindje , per te pagu qerane e nje shtepije ne zone te pranueshme, per te patur nje smartphone e nje laptop personal. Kaq. Kur e shtrijne kemben me gjate se aq, llafi qe bie, nje rruge jashte per qejf, marrin borxh. Po perpara se te me suleni,me vrullin komunist qe ju KARakterizon, ju them mua me shqeteson fakti se me 1 milion leke ne muaj kto goca e cuna, me shkolle e me punera te mira, e kane veshtire me kursy dhe nderkohe me shiju pakez jeten. Problemi eshte se nje inxhiner a financier i ri, me zor te madh kursen dy koqe leke ne shqiperi. Kam nje financiere te re ne pune qe i bie bretku dhe si dalin leket me bo qejf nje fundjave, me shiju nje udhetim ore shoke.E jo me te beje qejf apo prokopi Andi me call centerin e leshit dhe juridikun e leshit.

E di si o puna Rushe, eshte jete konsumi gjithandej...

bombardohet njeriu nga te gjithe anet nga rreklamat per te blere/bere/dale/provuar, dhe fillon beson se duhet ti beje te gjitha... veshtire ti rrezistosh tundimit, pamvarsisht se sa fiton...

Une njoh plot njerez qe fitojne nga 100k ne vit, dhe shpenzojne nga 150k...

Njoh edhe emigrante te rinj qe menaxhojne te jetojne ketej me 1 mije dollare ne muaj, familje kater veta.

Jo jo Andi i boni vet hesapet dhe i nxorri vet te blogu, ne vetem komentojme.

se harrova,

nqs eshte nai cik simpatik ky Andi, me mire ti veje syrin nai goce qe ka babin me leke, ene te bjere rehat smiley

Ruzho, te pershendes me kete. smiley Edhe mos shif vetem filma me Borebardhe, po shif edhe ndonje porn te vogel herpashere.

uh rrofsh per pershendetjen.

Po me porn, cpate, pse te dukem une nga ato qe nuk shof porn kshu ?

jam tip i orientuar drejt te mesuarit dhe eksploruarit, ndaj ska se si te jem indiferente ndaj pornos smiley

 

ca muhabeti, ca ka me bo andi??  me 300 mije lek  te jesh me qera dhe 25 vjec eshte minimumi i jeteses, nuk behet fjale per te plotesuar ndonje luks, por pjesa e qirase, dritave , transporti ne qytet, etj ne dat 10 andi eshte pa kokerr leku. e mos harro qe eshte 25 vjec , po nuk beri qejf ne ate moshe????? e shumica nuk bejne. lere pastaj te mendoje per te blere kepuce, noi bluze xhup apo celular, apo makine e shpi.

dhe keto nuk hyjne te lluksi, por tek nevojat

 

duhet me bo jete spartane, uje buke gur ne vend te jastekut, pa shtrat , dhe vetem stervitje me shoket ushtar ne kushtete e shtepise ( gejllek spartan)

 

duhet me bo jete spartane, uje buke gur ne vend te jastekut, pa shtrat , dhe vetem stervitje me shoket ushtar ne kushtete e shtepise ( gejllek spartan)

smiley

+1

Po mo jet spartane pse ca pandeve ti se ka per te gjith ktu. Nuk do te thos e jetosh ne varferi. jet spartane do te thot te mos kesh pretendime fare. Koha me e bukur ne jet ishte koha kur ishim holl holl fare dhe pa pretendime dhe ishim te lumtur.

I ka bo keq llogarit ky Andi, megjithese konsumerizmi kaq i predikuar ne te gjitha nivelet na ben qe te dalim jashte kornizave qe na japin miundesite financiare,

1. Marre se marre  bileta e urbanit, ndaj me tre shoke nje apt ne  periferi pse jo ku mund te te takoje te paguash 4000 (te reja ne muaj) . 

2.  Limit  ndaj cigareve dhe alkolit

 

3 Ha ne shpismiley prap vjen me lire sidomos nese i ndan kostot me  shoket e tu.

4. Leni pabet  organizo ndonje mbremje miqesore ne shtepi me ata qe deshiron, gatuaj dhe vete noj sen smiley

4  Me e rendesishmja : Ji proaktiv  deshiron nje jete me standarte me te larta nese nuk ta ofron dot as diploma as puna aktuale ate qe deshiron te besh, dil jashte kutie dhe krijo nje mundesi tenden ! 

shi shi

zotrote i ke provu ti aplikosh kto lloj masash shtrenguese e ?

apo kshu per Andin e kemi kollaj ti japim mend smiley

Si nuk e kam provuar mi smiley patjeter jo ne Shqiperi mbase por elsewhere yes smiley!

"megjithese konsumerizmi kaq i predikuar ne te gjitha nivelet na ben qe te dalim jashte kornizave qe na japin miundesite financiare" PIKE smiley

Po ne jetojme me Hamerriken nderkohe qe kemi rroga made in albania smiley 

Bote mire xhaxhi qe i bllokonte dhe sinjalet e TV nga jashte shqiperis

"Ignorance is bliss" ka thone ymeri i varfer....

Shumica e shqipove bejne sikur jetojne, nderkohe qe jeta eshte aty qe po i pret. O Ando! Jeto mor plak! Mjaft vegjetove! Mjaft duke jetuar jetet e te tjereve. Shfrytezo potencialet e tua! Gezoje jeten! Ndrico! Beju drite per veten e per te tjeret! Mjaft u ankove! JETO! O Andoooooooooo!!!!!!!!!!

 “Our deepest fear is not that we are inadequate. Our deepest fear is that we are powerful beyond measure. It is our light, not our darkness, that frightens us most. We ask ourselves, 'Who am I to be brilliant, gorgeous, talented, and famous?' Actually, who are you not to be? You are a child of God. Your playing small does not serve the world. There is nothing enlightened about shrinking so that people won't feel insecure around you. We were born to make manifest the glory of God that is within us. It's not just in some of us; it's in all of us. And when we let our own light shine, we unconsciously give other people permission to do the same. As we are liberated from our own fear, our presence automatically liberates others.”

Ika nashti se maroi orari i punes... shifna t'honen...

 It is our light, not our darkness, that frightens us most. ---- Bukur! smiley

po kush i ka msu kta me jetu mor Ols.

Kta jane rrit pa busull.

Se mos ne xhanem....

po hajt, kemi vujt i cike me shume me femijeri

Fal Zotit qe u largova nga prinderit (fizikisht dhe ekonomikisht) qe 18 vjec se do kisha ik per lesh!

Kujdes me gjithe kto kshilla, mos perfundo si gomori i Nastradin Efeniut ai robi. 

Po po, eshte gjithmone e lehte me i dhene keshilla asketike qetritsmiley

Andi ati i blenë një libër që shoku i është shprehur se i pëlqen

Autori ti futet vençe shqipes. Sintaksa e kesaj fjalie ka gjasa te jete azerbajxhanase. Le pastaj gabimet ortografike : dy ne nje fjali te vetme !! smiley

Po mire vrite pak mendjen dhe ti se su bo qameti :

" Andi kishte deshire ti blinte nje shokut te vet nje liber por nuk kishte leke "

Po ato qe marrin me pak se Andi si ia bejne ?? ose ata qe  nuk marrin fare ?

la bella vita....me vicat

Andi eshte cun per se mbari !! Une habitem,se ketu komentojne edhe njerez qe kane femije,ta kishit zili nje djale si Andi,lusni perendine qe tu behet sa gjysma e tij,sidomos ata qe jane ne shqiperi por jo vetem!!Une do te isha i lumtur sikur brezi i ri ne shqiperi te perfaqesohej nga nje tip i tille!! ca doni qe i bini ne qafe njeher? ka te drejten e zotit te ankohet..jeton vetem(goxha guxim per nje 25 vjecar ne shqiperi,nuk eshte me studime ,jeton vetem),punon(nuk eshte pak)jo vetem qe punon per 300.000 lek te qelbura ne muaj, por ben nje pune te ndyre,nje pune qe ne italine qe e permendin shume ketu shihet si simbol i degradimit te sotem,e jo vetem aty! Faturat e detyrimet i paguan nje per nje..nuk eshte keqberes,nuk drogohet,nuk eshte pijanec,nuk reh prinderit se nuk i dalin i leket,as nuk u jep as nuk u kerkon gje,nuk ankohet se nuk ka makine e veshje firmato...ca doni me shume njeher? te bej 2 pune? ku ...si? 2 pune bejne ata qe punojne nga 4-5 ore ne dite,jo ai qe punon nga mengjesi ne darke...behu avokat? ku? 25 vjec nuk te pjerdh me nder njeri ne asnje vend te botes e jo me ne shqiperi po nuk pate krahet e ngrohta...pa filmat te bukur jane!! Per mua "Andi" eshte per se mbari,eshte bota qe e rrethon qe eshte perseprapthi!!

eshte kollaj te flasesh kur nuk je ne poziten e Andit dhe jeton ne opsione te tjera

vita shkruhet me nje "t"...eshte shume shqetesuese keshtu

saktesmiley.

nuk di pse sa here qe ka bashketingellore teke ne i talisht, ua jap gjithnje doppia

smiley edhe une i gaboj dopiot.Ju ndodh pergjithesisht kush nuk ka bere filloren ne italisht,

Ketu shumica i kerkojne Andit "te shtrij kembet sa te kete jorganin" kur qeveria e Andit  as nuk e llogarit ( pjerdh ) kete slogan fare fare fare...i shtrin kembet per shtate (7)  pal qefe si " Xhaxha Stefi". ... Cfare llogjike populiste prej skallvesh!!!! 

It took you long enough.

Keshille falas per nje nga partite politike: ndryshojeni sloganin ne "birre falas per te gjithe!"

(per ata lart qe po diskutojne per shtepite)

ata qe qellim te jetes kane shtepine jane njerez te rendomte.

sa i perket artikullit, ai eshte FIKTIV ! dmth sajim, si i tille nuk ka ça ti diskutosh.

Nqse do nje jete normale shtepia eshte nje domosdoshmeri mer!  Psh nje zog qe rritet ne nje fole te ngrohte eshte me i shendetshem se sa nje zog qe rritet ne ferrat anes rruges!

Eshte tjeter pune problemi qe jo te gjithe kane mundesine te kene nje shtepi normale.  Pika qe une jam dakord me ty jane rastet kur ka extravagance me shtepi 10 dhomeshe qe rri bosh te shumten e vitit dhe dikush tjeter nuk ka nje krevat te fleje! 

PS. Ne lidhje me fenomenin "Andi". 300 mije nuk jane shume por nukjane edhe pak! Varet nga kendveshtrimi. Andi eshte 25 vjec dhe e ka jeten perpara. Fakti qe ai merr 300 mije sot dhe nuk ka mundesi te financoje "life style"-in qe ai deshiron nuk duhet t'a demoralizoje por  t'i therrase mendjes dhe te mendoje cfare do te beje ne te ardhmen!

 

si me qekemi te rendomte ne se po na habit  - po pa shtepi ku do rrish zotrote me qera gjithe jeten ??  per ne qe emigruam , qellimi i pare eshte puna e mire pastaj shtepia , te pakten per vete flas.

Andi -> bo shkoll ne evrop -> puno fort dhe pa hile -> 5,000 evro ne muj

Kshu pra Andi, zgjidh emigracionin.

...harrove : dhe femrat te lusin !

femrat qe bojn 300mij lek te vjetra? Direkt.
ti kujt i lutesh?

Ne Shqiperi bejme Shume shkolle, por per te mesuar .... aha. 

Mesimi nr 1 - Ne kapitalizem e vetmja gje qe mungon eshte paraja.

Rrjedhimi nr 1 - Andi Nderto jeten siku ai 30 000 lekeshi ne muaj eshte kapitali i gjithe botes dhe ti je me pasaniku ne bote.

 

ti qeke rob i zgjut.

Njelloj jemi. Po mesimin e kam nga eksperienca.

Ne 98 kam dale per here te pare ne perendim.Mikut qe me priti, ia shkurtova jeten, 30 dite ne Supermarkete (aq kisha vize). 

Mire more me tha , "Po ti c.fare don me ble".

Nje celular i thashe(sa ishte privatizu AMC) .

A te duhet me tha , "jo i thashe" Asnjeri nga shoket nuk kishte celular..

Degjo ketu more shqiptar tha, Ketu ne Gjermani i kemi te gjitha, vetem lek/Marka nuk kemi. Ato mungojne, edhe per kete arsye, gjerat i blejme vetem kur na duhen.  

Dhe cili ishte morali i fabules???

Andi s'ka faj .... por vetem vuan ne heshtje! smiley

fajin e ka ..... kush?

sme pelqeka kjo ide fare

Po rregulloka muhabetin me USA-n. Ehh thuaj...

I gjith ai teritor dhe e gjith ajo shoqeri ka nje Fatkeqesi te Madhe . Ajo drejtohet nga nje Paranoiak qe ndikon te shpelaje TRUTE e Turmave te tera me debile "se kapitalizmi zotrie " Duke huazuar terminologji nga nje Bote tjeter qe quhet perendimore , duke mesuar fraza te tera permendesh e perseritur si paranoiak ,edhe para te semurve handikapate mendore ,  ka arritur te Hardallose jo vetem njerez normale te shndruar ne Llafazane , por duhet kuptuar se prapa slloganeve fshihen Hajdutet me teori sumsash qe shohin FAJ tek Andi qe" i kane vjedhe Lopen " dhe nuk shohin Faj te Hjaduti qe "ka Vjedhe Lopen "

Shkoni lexoni nje As gazetar Perendimor , se cfare thote per Minmumin Jetik te kohes se bimbashit qe qau  Gjylon , ose krimineleve Kamuniste smiley  per te kuptuar se per cfare behet FJALE  me meeeeeeeeeeeeeee mecerime , ne KOHE Dylqinjash e Sqeperish !

30.000 L eshte nje rroge mesatare e pranueshme per te jetuar ne Shqiperi por menyra se si i shpenzon leket ky tipi imagjinar eshte pa logjike. Isha emigrant ne 1992 deri ne 1995. Ne fillim Ishim 3 shoke ne nje shtepi me qera ne periferi dhe pastaj nderruam shtepi ne nje periferi tjeter. Cigare une nuk pija (shoket e mi po) por sna shkonte ne mend te hanim jashte. Blinim ne supermarket ushqime dhe sanduicin e benim vete dh e merrnim me vete ne pune. Kete punen e birrave dhe llotove as na shkonte ne mendje. Per telefon blija nje karte qe e kurseja sa per te fol fare shkurt me Shqiperine. Birra blinim ne supermarket dhe ne pranvere, vere dhe vjeshte dhe i pinim perjashte (shume rralle shkonim ne lokal). Per autobuzet perdornim abone. Kam perdorur edhe biciklete ne fillim per te shkuar ne pune. Jeta e te rinjve te sotem nuk i pergjigjet fare gjendjes se tyre financiare. Gjithe dites ne lokale i sheh. Ne qytet studenti me sa di une nuk sajojne per te ngrene vete ne dhome por shkojne dhe blejne ushqim ne fastfude (qe gjithsesi lire eshte). Ky tipi lart e shperdoron aq shume lekun me kushtet qe ka sa nuk do ti dilte as 1 milione leke ne muaj. Ky eshte nje stil jetese i gabuar ne raport me mundesite financiare. Ky me kete stil as dashnore smund te ketesmiley

 

Erion Veliaj ne nje konference shtypi:

Sipas statistikave, sipas censusit të fundit nga mosha 15 deri në 24 vjeç në Shqipëri jetojnë 512 mijë të rinj. 512 mijë të rinj janë se 20% e popullsisë.

Pyetja që me të drejtë njerëzit bëjnë është se në qoftë se të rinjtë janë 20% e popullsisë, normalisht dhe duhet të marrin 20% të buxhetit të shtetit shqiptar dhe të qeverisë shqiptare.

Në fakt nga buxheti i fundit i qeverisë për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nëse qeveria ka 100 lekë, ka dhënë vetëm 1 lekë për këtë.

Pra vetëm 1% të buxhetit për ministrinë që përfshin edhe të rinjtë. Ministria vetë nga 1 lekë që ka pasur nga qeveria për të rinjtë, në seksionin e të rinjve ka harxhuar vetëm 1 qindarkë. Kjo do të thotë që prioriteti i shtetit tonë për rininë sot është 1 qindarkë. Pra 1 qindarkë për ata që përfaqësojnë 20% të popullsisë shqiptare.

 

Mo na co zorret ne fyt me ket pederastin

Erioni eshte djal shume i mire djal i zgjuar! Po tja kishe thene atij ne sy me siguri qe do ti thyente turinjte! 

edhe une ashtu mendoj. Ndryshe nga budallenjte, djemte e zgjuar te thyejn turinjte

thashetheme

Dita 8/ E hënë

Andi blen 4 paketa me cigare të shtrenjta, 2 pako me prezervativë të shtrenjtë, dhe pasi ia fut një drekë të mirë me sufllaqe e ushqime të tjera të shpejta, shkon në klub të shtrenjtë ku paguan 500 lekë vetëm për të hyrë. Aty Andi sheh disa femra shume seksi, dhe e provon me 3 nga to, por megjithëse u bleu pije të shtrenjta dhe u tha që kishte master, makinë të shtrenjtë e para, ato e shfrytëzuar Andin e shkretë vetëm për këtë gjë dhe pastaj e lanë me gisht në gojë, ose më mirë të themi, me duar në xhepa. I hidhëruar takon Çimin, shokun e tij dhe i kërkon 1500 lekë borxh. Çimi pareli, puno babi e harxho ai, ia jep lekët borxh dhe Andi dendet e bëhet tapë me birra e pije të shtrenjta. Kthehet në shtëpi pa asnjë lek në xhep. 

Dita 9/ E martë

Të nesërmen i del gjumi me një dhimbje koke. Fut dorën në xhep dhe prek pakot e prezervativëve që nuk arriti t'i përdorte për orgjinë që ëndërronte. I merr dhe i hedh me forcë nga dritarja. "Nuk shtyhet më në këtë vend!" -bërtet me të madhe.

Merr në telefon Baçin, dhe i kërkon 40 000 lekë borxh, me afat dy muaj. Baçi kishte shumë lekë se i punonte babi politikan. Takohet me Baçin dhe i merr 40 mijë lekë borxh. Këmben lekët në euro dhe shkon në një agjensi udhëtimi dhe blen një biletë për në Suedi, duke menduar për bukuroshet bjonde dhe paratë që gjenden nëpër rrugë në Suedi. I hyp avionit dhe për 4 orë është në Stokholm. Mahnitet nga qyteti dhe bjondet që ishin ashtu siç i kishte ëndërruar. Futet në një bar, dhe porosit një kafe, por tmerrohet nga fatura që merr në fund - 5 euro kafja ( konvertuar nga krona)! 

Del në rrugë, kërkon për hotele, dhe tmerrohet kur shikon që dhomat ishin mbi 60 euro dhoma. Mezi gjen një bujtinë ku ishte 20 euro krevati. Zë një krevat dhe del nëpër rrugë dhe sheh ca zyra avokatësh. Hyn aty dhe u thotë me një anglishte të çalë që është Andi nga Shqipëria dhe se ka master në drejtësi dhe se kërkon punë si avokat i zoti që bën 3000 euro në muaj, pasi kështu i kishin thënë në Shqipëri, që sa të shkosh në Suedi të marrin në punë menjëherë. Suedezi në zyrë i thotë që për punë ai duhet të dijë suedisht po aq mirë sa edhe një suedez, dhe se duhet të ketë nja 5 vjet përvojë punë në atë fushë në Suedi, dhe edhe sikur t'i kishte këto, Andi nuk ka leje pune dhe prandaj nuk lejohet të punojë në Suedi. 

-vazhdim.

Suedezi i thotë që të dalë nga zyra para se të thërrasë policinë. 

Andi del i zemëruar në rrugë dhe bërtet "Por mua shteti m'ka thënë se jemi në BE dhe mund të shkojmë ku të duam e të punojmë. Edhe Tani që jeton në Suedi më tha që në Suedi punët janë sheshit."

Dita 10/E mërkurë

Merr në telefon Tanin, dhe i thotë që është në Stokholm, pa kokërr leku dhe se i duhet të hajë diçka. Tani ia kthen se është i zënë me punë. Ia mbyll telefonin. Andi e merr përsëri, Tani përsëri ia mbyll telefonin. Andi mbetet vetëm në mes të 4 rrugëve. Kap për dore një bjonde në rrugë dhe i thotë që Andi nga Shqipëria, se i duket alamet femre, dhe se ai do që të martohet me të. Bjondja ikën e tmerruar dhe thërret policinë. Policia kap Andin, dhe Andi i tregon gjithë historinë e tij. Policia e mban brenda atë natë dhe i ofron në këmbim të firmosjes të një dokumenti, që Andin ta kthejnë ata në Shqipëri. Andri pranon.

Dita 11/E enjte

I shoqëruar nga policia, hyp në avionin për Tiranë. Zbret në Rinas në mesditë. Në aeroport sheh Baçin që po e priste për lekët borxh...

Shanc qe eshte kohe pranvere dhe Andi kap nje pune si kamarier, aty fiton 15 mij leke, sa gjysme e asaj qe kish marre. Blen ushqime, nuk shkon me neper kafenera e disko, dhe sheh qe i dalin leket per mrekulli, biles ha me mire seç kish ngrene kur ishte me 30 mij leke. Nuk pi birre, 150 lekshe poshte pallatit, por 50 lekshe nja 500 metra me tutje. 

Një ditë Andi po shëtiste nga kodrat e liqenit dhe sheh jevgjit nga tjetër e kodrave, që kishin ndërtuar kampin e tyre me gjëra rrethanore. Kureshtar afrohet dhe i pyet se çfarë bëjnë. Jevgjit i tregojnë se mbledhin kanaçe, plastika, metale, kartona e çdo gjë që riciklohet, dhe i shesin te pikat e grumbullimit. Sa fiton në ditë i thotë Andi njërit? Po rreth 1000-2000 lekë në ditë, thotë ai (po flasim me lekë, dhe jo me ato që disa i quajnë "lekë të vjetra"). Andi shqyen sytë nga habia! "A mund të vij me ju" - i pyet. Mirë-i thonë ata. Shkon Andi me jevgjit nëpër fusha, përrenj, kosha mbeturinash etj, dhe mblidh mbeturina e ço te pika e grumbullimit. Aty mbeturinat peshohen dhe personi aty i jep lekët përkatës Andit. Vjen darka dhe Andi sheh që në xhep kishte grumbulluar 2200 lekë! Sa i aftë jam, thotë me vete. Ia kaloj dhe një jevgu. Do ta festoj mendon. Flet me jevgjit dhe u thotë të shkojnë në kalçeto. Ik re, i thonë ata, po ne kemi fusha sa të duash pa lekë. Pse duhet të paguajmë lekë? Heu, thotë me vete Andi. Nuk më kishte shkuar mendja. Ia fut një lojë me një top të rreckosur, fiton skuadra e tij.

Për të festuar, shkojnë në një barakë aty afër, blejnë birra me 60 lekë shishja, dhe pijë rreth një zjarri ndërsa po rreshknin bukë e suxhuk. Kërcet pija e muzika. Çohet Andi e kërcen. Një jevge e bukur ia kishte ngulur sytë, i afrohet dhe fillon të kërcejë me Andin. Andi e mrekullon me leksionet e tij rreth drejtësisë dhe ligjeve. Pas 2 orësh, jevgia i thotë: "Hajde të bëjmë qef re". Andit i ndrijnë sytë. Po nuk ka prezervativ i thotë. "Hajde re gaxhie se nuk e di un ça osh prenzervativi". Shkon në çadër me të Andi, dhe gjithë natën bëjnë qejf. Në mengjes sheh sa kishte shpenzuar. Në xhep kishte 2020 lekë. Kishte shpenzuar vetëm 180 lekë për birra. Thotë me vete "Kjo qenka punë e jetë!".

Dita 12 e premte. Andi stacjonohet tek selia e Lsi-se. Ka nje miting ne Corovode dhe e i premtojne qe do i gjejne pune nese merr pjese tek te gjitha mitingjet e Lsi-se. Andi si avokat i zoti qe eshte ben llogarite dhe i bie qe nuk i leverdis Lsi-ja sepse Andi e ka nje pune ne Call Center. Andi do ushqim ose leke ne dore per te shty ditet. Alternativa me e mire i del Ps-ja. 10 mije leke te vjetra per miting i jepen ne dore nese humb Ps-ja mjafton qe te dali perdite e te ulerasi "hap kutite ose largohu" Nese futen ne greve ata te Ps-se oferta eshte edhe me e mire. Ne mengjes qofte me leng, ne dreke byrek, ne darke groshe me i gote dhalle. Ne raste protestash "popullore" te dhunshme Andit i propozojne deri 300 euro dita. Andi shkon i lumtur ne shtepi dhe fillon te enderroje: Sikur ky Edi Rama te beje 1 muaj mitingje te dhunshme i thojne 300 euro dita shumezim 30 = 9000 euro ne muaj. Me 3 mije euro ble i makine Andi, 3 mije euro i ve vec per qerane dhe 3 te tjera i prish me kurva. E ardhmja e Andit duket e shkelqyer.

Duke pare 9000 euroshin, Andi hidhet perpjet nga gezimi. I duket sikur nje ze e theret, o Andi, o Andi. Hap syte dhe e kupton qe nga enderrimi i tepert e kish zene gjumi. Del ne dritare dhe sheh, borxh-dhenesin qe e theret; - O Andi, po ku ishe se u bera merak, he bere gje per ato leket. 

Megjithse diell me shumice, qe te ngroh shpirtin, Andit kjo dite i duket si dita me e ftohte. Ca morrnica i pershkojne trupin. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).