Sipas Gjykatës Supreme të Holandës (12 mars 2013) të puthësh dikë me forcë duke përdorur gjuhën nuk do të cilësohet më si përdhunim.

Gjykatësit holandëzë kanë rrezuar kështu vendimin e një gjykate më të ulët që dënonte për përdhunim një individ i cili kishtë futur forcërisht gjuhën në gojën e një një gruaje. Me vendimin e kësaj të marte përmbyset jurisprudenca e po kësaj gjykate e cila kishte konsideruar që nga viti 1998 se çdo penetrim i padëshiruar përbente përdhunim.

Gjyqtarët kanë saktësuar gjithsesi se një puthje e tillë mbetet një veprim i dënueshëm deri në 8 vjet burg, por ata kanë bërë bërë dallimin mes puthjes franceze me forcë dhe përdhunimit për të cilin mund të jepen deri në 12 vjet burg.

Përkufizimi juridik i përdhunimit është një problematikë që merr përgjigje të ndryshme nga shoqëri të ndryshme. Në Francë, një puthje e detyruar gjatë të cilës keqbërësi fut forcërisht gjuhën në gojën e viktimës mund të cilësohet si përdhunim, por praktikisht nuk trajtohet thuajse kurrë si i tillë, ndërkohë që sipas Ministrisë së Drejtësisë të Gjermanisë nje puthje detyruar me gjuhë nuk do të mund të cilësohej si përdhunim. Në Mbretërine e Bashkuar, ku përdhunimi teorikisht mund të dënohet me burgim të përjetshëm, një puthje të padëshiruar me gjuhë nuk cilësohet si përdhunim sipas Ligjit mbi Krimet Seksuale të vitit 2003 (2003 Sexual Offenses Act).

Në Shqipëri sipas Nenit 102 të Kodit Penal “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet” por se as jurisprudenca as Kodi Penal nuk saktësojne nëse puthja me forcë duke përdorur gjuhën hyn tek “marrëdhëniet seksuale”.

Për sa i përket Kosovës, Neni 223.3 i Kodit Penal në fuqi nuk e cilëson puthjen me gjuhë si “akt seksual”. 

Në anglisht: NYT

78 Komente

epo do degjuar legjislatura e Frances qe e  cileson si perdhunim  puthjen e dhunshme ''ala frenge'..   perderisa francezet  e kane shpikur   kete puthje,  çoç dine...smiley

çmendurite perendimore, tonin e se ciles ia japin ligj-venesit dhe ata qe mirren me avokatura, nuk ka force ne bote qe ta ndali,  budalliqe te tilla vazhdojne akoma, nderkoh qe ne tv, rruge, sheh seks te shfrenuar, puthje me gjuhe si per reklame,  ehh bote e çmendur. 

behet fjale per puthjen ne buze/goje?

Ne fakt, nuk ka sesi te jete njesoj.

Dhune eshte ne te dyja rastet, por ne rastin e perdhunimit seksual impakti eshte i tmerrshem, duke perfshire edhe pasojat qe sjell. Ndersa ne rastin e puthjes, sado i shemtuar dhe dhunues te jete si akt, nuk e barazon dot me perdhunimin e mirefillte. Rrjedhimisht, edhe denimi duhet te jete ne perpjestim te drejte.

njesoj eshte per ate muhabet. bile dhe te te puthe doren pa deshire. 

Njesoj ne sensin qe eshte dhune thua ti. Dakord, por eshte dhune ne shkalle te ndryshme.

Nuk po justifikoj puthjen me dhune, mos o zot. Nuk justifikoj asnje akt te dhunshem ne pergjithesi. Por po them qe nuk mund te barazohet perdhunimi me te, sepse perdhunimi ka pasoja shume me te tmerrshme, qofte psikologjike e qofte fizike.

Personalisht jam dakord me pikepamjen tende pasi puthja ne shoqerite perendimore nuk konsiderohet si seks i mirefillte. Megjithate nuk duhet harruar qe nje puthje per femrat myslymane apo rurale mund te jete po aq lenduese sa marredhnia seksuale (ose per femrat rurale psh). 

Eshte interesante gjithashtu fakti qe disa prostituta ofrojne lloj lloj sherbimesh por jo puthjen. Kete e kam me te degjuar por e besoj lehtesisht pasi puthja mund te marri nje dimension shume personal. 

Megjithate nuk duhet harruar qe nje puthje per femrat myslymane apo rurale mund te jete po aq lenduese sa marredhnia seksuale (ose per femrat rurale psh)

 

ç'jane keto  ''femrat rurale''  mo?    pastaj, a mund te jete femra edhe myslimane edhe rurale bashke?

Po pse kjo me gjuhe nuk paska qene  alla turke kshu ?

Po me po por me te puth me zor ne Amsterdam alla Turka si do ja beje gjykatesi , se per alla Fronga e morem vesht smiley

po si eshte  kjo puthja alla turka,  4 here  ritmikisht  ne faqe,  se nuk e di..smiley

Po se di as une pra por deri sa ka puthje alla Fronga duhet te kete dhe alla Turke se ndryshe skishte pse e cilesonte llojin e puthjes ai qe e ka bere kete artikull .

te ka rene rasti ndonjehere te udhetosh ne autostrade franceze?     une   kam udhetuar disa here.. nejse,   wc-te   e parikingeve   clodhese gjate autostrades,  jane alla turka...smiley      e tëmën,  thashe une...,   ne Shqiperi  i kishim alla turka,  dhe o burra  i prishem dhe i beme alla frenga...  kurse frenget vet....., alla turka.smiley

i dashur belul, nuk ekziston mënyrë më e këndshme por dhe efiçente se sa të dhjesësh në një hale allaturka*

 

*kur ke hall

....po pse futesh neper .....cepa/ferra/zona pushimi.....dhe ti o burr....ste pelqejne ato Total-rat dhe BP-rat qe kane edhe banja edhe kafe ...edhe kolltuqe masazhi ? smiley

aj ngordh for dhis one motra sidomos kur ke noj gjethe fiku mrapa. t'rri suma ngroft pr nja dy dit

ahahahahahhahahahhahahhahahahahahahhaha....
se mos ngaterron fikun me ithrat ore smiley 

jo, motra, jo. po ta mbajti provoje një herë qumshtin e gjethes së fikut

jo,  po ta mbajti  fare fare... kruaje me fiq deti  po deshe..smiley

...na falni per injorancen, nuk njof as njeren as tjetren....e shumta kam ngel ke veprat e Enverit...por do ta kem parasysh nese me vete mendja per aventura  smiley 

budllalliqe peshku aman, vari topat

po ne nje Total  ishte ky parkimi, me sa me kujtohet.. se mbusha edhe makinen me benzine..  por  me sa kuptova une,  ishin praktike  keto lloj wc-sh ne vende publike..   p.sh  wc-ja e plazhit ku isha une.. ishte gjithashtu  alla turka.    

jo vetem ne France, por edhe ne Itali  me ka rastisur ne  disa restorante kane pasur wc alla turka..   ne fakt, duhet thene se jane me higjenike se alla frengat  ku ulen lloj lloj mileti...smiley

...bohhhh....un i kam pare vetem ne shesh pushime keto lloj banjash, aty ku o vetem nje kolibe druri me 2 hale dhe 3 tavolina me stola per te bere piknik smiley 

O Belul, nuk ulet njeri neper banjot alla frenga smiley ...mundohen te rrijne ose gjys ul ose ne kembe ose ku di une .. smiley 

Gjys ul per femrat eshte e rrezikshme ,po te rreshqiti kemba e hongre smiley

Beluli preferon rrezikun sesa mungesen e higjenes smiley 

.

ou, pse mua po ma qaje hallin  deri tani ti?   po mo ki merak, he xhan... se shurren  e bej ne kembe, skam nevoje te ulem..smiley

Të të puthin forcërisht a-la-frënga nuk është më e barabartë me përdhunimin

ne Kanada ky akt eshte assault dhe denohet me ligj,

Sipas Gjykatës Supreme të Holandës (12 mars 2013) të puthësh dikë me forcë duke përdorur gjuhën nuk do të cilësohet më si përdhunim.

shiko se perzihen fjala perdhunim dhe dhunim , rape and abuse ,

nuk mund te jete perdhunim kur nuk ka fakte per  sexual intercourse ,  

por edhe puthje me zor hyn tek abuse  (dhune ) , qe quhet assault , dhe kjo ka nje ligj qe e denon , por jo si rape dmth perdhunim

Flm Elba.

abuse, ne frengjisht ben Abus, nuk eshte dhunim por ABUZIM

Ah, jo, shoqe! Ajo quhet Scarlet! Jam me Monden ketu, Rossela ncuk! smiley

halle halle kjo dynja.

ne shqipri te prekin e te kapin per leckash ne radhen e bukes, ne spital, ne gjendje civile, ne ushqimore, kta ankohen per i cike te puthme ncqqq

Po pra po kjo lloj puthje " alla frenga " u quaka nderhyrje pa leje ne gojen e tjetres.

Ktu po flitet per puthjen apo per te dhimen?

Kjo puthja alla frenge asnjehere nuk me ka pelqyer..smiley..Ka lezet puthja alla shqiptarce..smiley

Si eshte puthja alla shqiptarce? Se une vec shprehjen e dashurise alla vlonjatce di. smiley

Puthja ne faqe.. ke di ti ate qe thote "te dua moj qene"

Po ate di.

Ty te pelqeka puthja ne faqe po me poshte vec per puthje ne buze po flet e kendon smiley

Po nuk jam kengetare o gjemb, po sjell kenge per dashamiresit e puthjeve..smiley

Alla shqiptarçe eshte me llape dhe me te kafshume e te thithme buzet. Kjo te pelqe ty?

Avash se na tmerrove, ajo qe thua ti nuk eshte puthje, por kafsheri..smiley

pse nga ne paska ardh ky lloj sherri puthjeje smiley

Puthjet me dhune jane perdhunim nuk ka rendesi shqiptare apo frenge.. bile edhe prekja me dore.. problem tjeter puthjet me dashje

Puthjet me dashje dihet qe jane dashuri, miqesi..Po puthjet virtuale ku futen? smiley

Tek jo te vertetat smiley 

Citat i ri i Nard Ndokes?

..Kush ky citati i NN? 

Thone kur ta vjedhin puthjen sikur shijon me shume. lol

Ama me te thene e paske ti llastice, une thashe se e kishe provuar..smiley

Po mbase dhe e kam provuar. Po se mbaj veten si te perdhunuar apo abuzuar smiley

Tani je e sigurt apo jo? Se mos ke pare enderr se nuk quhet pastaj qe te ka shijuar..smiley

xhibi eshte hajdut me nam. Biles, ne rrethe te ngushta, njifet me nofken "hajduti i Bagdatit".
Thuj xhibit po t'mos marri gje vesh gjembi

 

Une kam degjuar qe edhe motren tende nga PD ai e vodhi.

Moza ka frike shume nga puthjet ..si ithone asaj qefi ja ka por b sja mba! :smiley

Si me puthe ate nate, une kam pasur frike dhe nga shakate. smiley. qe ate nate si sheqer mu fut ne gjak dhe qelizat mi helmoi pak nga pak.. Lol

Po kjo puthja kiss my ass ku futet? ndershkohet apo jo?smiley

Puthje di te bej une, kot na ka dal nami qe e bejme me dhune, une bile kur me vjen ndonjera te me puthe i make sure qe i ka lare dhembet.smiley

smiley qe i ka lare dhembet apo i ka bardha smiley

    Po! Eshte shume e rendesishme puna e futjes gjuhes,"me zorr", ne gojen e te pelqyeres, te femres, me pake fjale.Ndaj ja vlejne debatet dhe opinionet e shumta te ...intelektualeve.Kur dihet qe fjala me zorr flet per dhune qe si e tille duhet te denuar.Dhe ketu besoj, nuk ka fare vend per tevature fjalesh.Se po sikur Allah Asndek, te bjeri mberdhe, puna e perdorimit te gishtit, me zorr? Do te na beheshin romane te tera me opinione, nga lume fjalesh.

   Ka nje prirje te habitshme per harxhimin e kohes me kotesira.Si te thuash ".Nje triumf te tekologjise, per harxhim fjalesh ne kotesi".Ngjan si nje rikthim, nje pasion i  zjarrte, per te tevaturisur proceset jetesore normale, me shperdorim te tmerrshem te fjaleve, nje  rikthim tek idete e futurizmit dhe imazhinizmit,me perfaqesues Filipo Tomaso Marineti-n( ne 20  shkurt 1909 ai botoi ne Le Figaro "Manifestin e Futurizmit" )

   Perpjekje shume e madhe, per ta percktuar "artistikisht dhe shkencerisht"  aktin dhe denuar penalisht menyren e futjes se  gjuhes me zorr a pa zorr.... ne gojen  e femres, te gruas, kur nuk vritet medja hiç per te bere diçka si mund ti lehtesohen asaj.... dhimbjet e tmerrshme nga lindja.Duket se po tentohet ti behet nje monument futjes se gjuhes me zorr, kur te shkretes  femer, ndersa behet grua, i duhet fjala dale prej gjuhes se atij qe don, e embel sepse vetem ashtu dhee jo ndryshe asaj i hyn jo ne goje, por ne lokth te  shpirtit dhe qe  me ne fund  te jete e ngrohte... "kasollja" ku do te linde...

po pse mer daj, gjuha turrjele prej hekuri eshte.... neqofte se femra nuk i mban te shternguara dhembet, nuk i "çpon" dot gjuha.....

smileysmileysmiley

I barabarte apo jo, e hake i 8 vjecar mrena, kohe mese e mjaftushme per ta filozofu punen. 

keta holandezet ka shume kohe qe me çudisin..gjate L2B,ishin ata qe ne menyre vullnetare e pa ia kerkuar kush denoncuan çifutet...keshtu thjesht per quiete di vivere,holandeze qe benin sehir ndersa ne Srebrenice masakroheshin mijera njerez...mendoj se çdo akt ,i bere me force ,puthje ,prekje,qe eshte ne kunderstim apo pa deshiren time eshte dhune...pa ekuivok.

Dje po lexoja nje artikull ne nje media te huaj per nje kengetare shqiptare te vrare brutalisht ne nje *aksident para disa vitesh. Bisnesmeni thoshte artikulli ishte mbrojtur duke thene qe ishte aksident dhe ja kishte hedhur bythes.....Meqe kishim shume tema grash ketu tek peshku kohet e fundit them.

Une e percmoj deri ne maksimum ate lloj muzike dhe ate lloj budallalleku histerik qe percillet tek moshat e reja ne Shqiperi dhe sidomos tek vajzat e reja qe e shohin te ardhmen tek kjo lloj shemtie kulturore ne vend te nje karriere serioze qofte kjo edhe ne art e kulture. Ne anen tjeter, eshte tragjike.......smiley ne fakt akoma edhe me tragjike ne kto rrethana... jete te shkuara per lesh.smiley dhe ne fund nje brutalitet i atille.

...jeta nuk eshte nje lum i gjat dhe i qete...rinia qe te gjej vetveten duhet te kaloj nga shume gjera/stade...biles eshte shume e shendeteshme them....
po te besh vetem zgjedhje llogjike...ska kuptim smiley

 

ajo bythtrasha te video e ben per pare (qe del me breke), se nuk di te kendoje. po ashtu shumica kengetareve femra (e meshkuj) te botes, qe me kenge ne nje fare menyre prostituojne. 

pra e ka gjetvetveten, nuk po kerkon ta gjeje. 

O kuro po njecik me shume njerzillek mor burr, se gjynah, te pakten per fundin tragjik qe pati smiley nuk meriton nje njeri ate fund tragjik vetem sepse eshte viktime e nje shoqerie qe ka 20 vjet qe vetem prodhon te tille perversitet kulturor... nuk jan te gjith gjenij, dhe ja qe ka nje shtrese njerezish te thjeshte, sidomos vajza te reja qe jan lehtesisht te manipulueshem nga keto fenomene te shthurrjes kulturore, dhe per kete gje duhen ndihmuar dhe jo thjeshte tallur, apo si ne rastin e kesaj lumadhes te pesojne ate fat aq tragjik. Kjo ngjarje me ka prekur jashtezakonisht shume kur ka ndodhur. Nje mesoburre biznesmen me grua dhe kater femij qe kishte nje numer dashnoresh te reja ne tirane.... dhe njera perfundoi ashtu sic perfundoi.

se kam idene se ça i ka  ndodh asaj, se hera pare qe e shof. TV shqiptare dhe gazetat nuk i ndjek.

ka qe thone se eshte terhequr zvarre me makine nga floket... nejse gjykata paska dal ne vendimin qe paska qene aksidentalisht, si duket do i kene ngecur floket tek xhami i makines dhe shoferi nuk e ka vene re dhe ka ngare makinen duke e hequr zvarre. smiley

Dmth u dashka mare leje e noterizume para se me u perpejk me puth robin?

Me mozen jo, perkundrazi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).