Më 1 Mars, banorët e Uellsit festojnë festën e tyre kombëtare, Ditën e Shën Davidit. Uellsi është një rajon malor në perëndim të Britanisë së Madhe, pak më i vogël se Shqipëria.

Uellsi është shtëpia e gjuhës Uells, një gjuhë kelte e lashtë dhe komplekse, krejtësisht e palidhur me anglishten. Rreth 560.000 njerëz, rreth 20% e popullsisë së Uellsit, ende flasin gjuhën e Uellsit (ndonëse gati të gjithë tani mund të flasin edhe anglisht), plus rreth 150.000 njerëz në Angli dhe 5,000 me origjinë nga Uellsi në Argjentinë. Ashtu si gjuha shqipe, gjuha e Uellsit është e ndarë në dialekte dhe variante të shumta, për shkak të terrenit të vështirë që ndau komunitetet nga njëri-tjetri. Në formën e saj të lashtë, ajo ishte folur fillimisht në të gjithë Britaninë e Madhe para ardhjes së pushtuesve anglishtfolës në shekullin e gjashtë.

Përveç gjuhëve latine dhe greke, gjuha e Uellsit ka literaturën më të vjetër në Europë. Poezi të hershme nga Uellsi, rreth 580, nga poetët Aneirin dhe Taliesin, përshkruan betejat e Uellsit kundër pushtuesve anglezë. Nga ato ditë të hershme, poetët e Uellsit formuan një lloj sindikate që përcaktoi stilet e poezisë, vitet e trajnimit që i duheshin një poeti dhe madje edhe se sa pritej të paguhej një poet nga një princ ose fisnik. Poetët e Uellsit në vitet 1100-1300 ishin të njohur si “Poetët e Princave”. Ata mblidheshin në oborret e princave të pavarur të Uellsit. Pjesa më e madhe e poezisë së tyre përshkruan betejat heroike me anglezët, ose midis princave, ose fliste për tema fetare. Pas disfatës së Uellsit nga anglezët, në vitet 1300-1500 kanë dalë edhe “poetët e fisnikërisë”, të cilët shkruan për bukuritë e natyrës ose rreth çështjeve të dashurisë. Një prej këtyre poetëve, Dafydd ap Gwilym, shihet tani si më i madhi i poetëve të Uellsit, i cili shkroi mbi 170 poezi në një shumëllojshmëri stilesh. Literatura më e hershme prozë në gjuhën e Uellsit është “Mabinogion”, një koleksion i tregimeve mesjetare rreth kalorësve heroikë dhe shërbëtoreve të bukura, duke përfshirë edhe shumë ngjarje të çuditshme dhe magjike. Mbreti Arthur, heroi i këtyre tregimeve, u përmend më vonë në letërsinë angleze dhe franceze si shembull i mbretit të përsosur në qendër të një rrethi të kalorësve të guximshëm të cilët jetojnë për të luftuar për drejtësi dhe kundër djallit. Edhe në këtë periudhë shumë të hershme ka pasur shumëllojshmëri të gjerë të letërsisë nga Uellsi, duke përfshirë edhe kodet e ligjit, historitë, dhe përshkrimet e jetëve të shenjtorëve të Uellsit.

Edhe pse dinastia Tudor që sundoi Anglinë dhe Uellsin nga vitet 1485-1603 ishte me origjinë nga Uellsi, gjatë kësaj periudhe Uellsi u zhyt në sistemin administrativ dhe ligjor anglez dhe humbi traditat e veta të veçanta. Bibla u përkthye së pari në gjuhën Uells në 1588, duke krijuar një model për gjuhën letrare moderne. Por që nga ajo kohë letërsia dhe kultura e Uellsit filloi një rënie të ngadaltë. Shumë njerëz nga Uellsi braktisën gjuhën e tyre, duke preferuar të përdornin anglishten. Nga shekulli i 19-të, gjithë arsimi në Uells ishte në gjuhën angleze dhe në disa shkolla, fëmijët u goditën nga mësuesit e tyre, pasi ata guxuan të flasin gjuhën Uells në klasë.

Megjithatë, që nga fillimi i shekullit të 20-të, gjuha Uells ka bërë një ringjallje. Tani rreth 20% e shkollave në Uells mësojnë në gjuhën e Uellsit, fëmijët në shkollat në gjuhën angleze në Uells janë të detyruar të marrin mësime të Uellsit dhe çdo universitet në Uells ka një seksion të gjuhës Uells. S4C, një kanal televiziv në gjuhën Uells është bërë popullor. Të gjitha shenjat e rrugëve në Uells janë në të dy gjuhët. Punë të caktuara në sektorin publik, të tilla si në, polici, qeverisje lokale dhe Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë, janë të rezervuara për ata që mund të komunikojnë me publikun në të dyja gjuhët. Anëtarët e publikut të cilët dërgojnë letra ose dokumente tek qeveria në gjuhën Uells, kanë të drejtën, sipas ligjit, për të marrë një përgjigje në gjuhën e tyre.

Nga një traditë e lashtë britanike, djali më i vjetër i Mbretit ose Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar është i njohur si Princi i Uellsit, aktualisht Lartësia e Tij Mbretërore Princi Çarls. Origjina e kësaj kthehet pas në pushtimin e Uellsit nga mbreti anglez Edward I në 1301. Pasi mundi princat e Uellsit në betejë, ai i mblodhi në kështjellën e Karnavonit. Ai u premtoi atyre se nëse ata betoheshin për besnikëri ndaj tij, ai do të emëronte si udhëheqësin e tyre dikë i cili ishte lindur në Uells dhe nuk fliste asnjë fjalë të gjuhës angleze. Princat u kënaqën, duke besuar se një prej tyre do të bëhej mbret i Uellsit. Por pasi ata ishin betuar, mbreti Eduard u prezantoi djalin e tij foshnjë, i lindur në kështjellë një ditë më parë, si udhëheqës të tyre në të ardhmen.

Në nëntor të vitit 2008, gjuha Uells u përdorur në një takim të Bashkimit Europian për herë të parë. Ministri britanik Alun Ffred Jones iu drejtua Këshillit të Ministrave të BE-së në gjuhën Uells, duke thënë: “Uellsi mund të jetë një nga gjuhët më të vjetra të përdorura në Mbretërinë e Bashkuar, por ajo mbetet një nga më të gjallat. Letërsia jonë, artet tona, festivalet tona, tradita jonë e madhe e këngëve, të gjitha gjejnë shprehje nëpërmjet gjuhës sonë. Dhe ky është një demonstrim i fuqishëm se si kultura jonë, thelbi i asaj se kush jemi ne, është shprehur përmes gjuhës”.

Historia e gjuhës Uells në botën moderne tregon se një popull i vogël mund të mbajë kulturën dhe identitetin e vet brenda institucioneve të Bashkimit Europian. Por, në mënyrë që kjo të ndodhë, intelektualët e komunitetit, mësues, akademikë, shkrimtarë, gazetarë, duhet të kujdesen për të ruajtur traditat e tyre, për të mësuar gjuhën mirë, dhe për të përdorur të gjitha mundësitë e saj si një mjet për shprehjen e Kulturës.

Në Ditën e Shën Davidit, ju uroj, siç thonë në Uells, “Iechyd da i chwi yn awr ac yn oesoedd” – “Shëndet për ju tani dhe përgjithmonë”.

* Autori eshte Ambasador Britanik në Tiranë

79 Komente

tjeter gje  per Uellsin, nuk di.

Po Kicon, ku e strehuat?

per Kico Pelen e ke fjalen..smiley apo per ate qe shpetoi nga pushkatimi..

Demoni..smiley

C'eshte pela? smiley

si ceshte Pela?smiley     Kicoja pra  (Vangjush Furxhi) ,   tipi qe donte te bente karriere ne kuriz te se motres, Veres.... Vera me Mollasin te mos pres, personi  nuk eshte paraqitur....(you know?) 

... femra e kalit...

....jo po Shega.smiley

 

p.s    lere  se mora nje laptop te ri sot..  me keto gaxhet  e fundit, windows 8,  tuch screen etc..   tani po merrem me te..  ufff, po djersij..  po do tja beje bene..smiley

nuk ke faj jo. jan nis me bo dicka fancy - une nuk heq dore nga 7-a, jo.

Nondaja mer. C'pune ka Teloja me pushkatime a i vrare?

p.s. Pela? Eshte ajo kafsha qe kur e sulmon ujku, i kafshon ne fillim ato pjeset e buta. 

Ke dhe Ryan Giggs nga Uellsi. smiley

po Teuta, ke te drejte!smiley   si harrova Giggs une...

te dy futbollist  klasi  por  edhe uellsian  te mire,  patriote!    anglezet  u jane lutur dikur, sidomos Giggs,  te luanin  per kombetaren e tyre,  por nuk pranuan..    dhe duke ditur  shume mire  qe me kombetaren e Uellsit  nuk do te kishin  kurre shancin   per te arritur ndonje sukses ne futbollin  nderkombetar..  njerez me karakter!!

Edhe Bale se fundmi ( i totenhamit) smiley  Katerine zeta jones, tom jones, antoni hopkins jane nga wellsi.

nuk e dija per keta te tjeret.. meqe ra fjala, Antoni Hopkins,  Robert Deniro  dhe Jack Nicholson,  jane aktoret e mi te preferuar. 

Antoni Hopkins,   menyra si flet  si artikulon  fjalen, xhentelmen!  me ka  lene shume mbresa te  filmi  ''Amistad'', por sidomos  te ''Silence of the lambs''  dhe ''Hannibal Lecter''.   Hello  Clarice.....

Historia e gjuhës Uells në botën moderne tregon se një popull i vogël mund të mbajë kulturën dhe identitetin e vet brenda institucioneve të Bashkimit Europian. Por, në mënyrë që kjo të ndodhë, intelektualët e komunitetit, mësues, akademikë, shkrimtarë, gazetarë, duhet të kujdesen për të ruajtur traditat e tyre, për të mësuar gjuhën mirë, dhe për të përdorur të gjitha mundësitë e saj si një mjet për shprehjen e Kulturës.

Me pak fjale qe kjo te ndodhe duhet te kemi patriote uellsiane.

Sidoqofte historia e Uellsit tregon qe uellsianet u asimiluan masivisht, aq sa kur popuj te merdhifur ne Europe, perfshire ne shqipot, kerkuan me force shtetin e tyre, ata fjeten gjume.

Te vetmit keltike me kellqe jane irlandezet, keta te tjeret dolen buke mafishe e qofte ke daja.

rroftë populli vëlla i uellsit

E vizitoja shpesh Uellsin(kam jetuar dhe ca kohe andej), vend teper i bukur me shume keshtjella...Mali i Snowdonia ishte shume i vecante po ashtu dhe qytetet bregdetare. Keshtjella e Cardif me ka pelqeu pa mase, e konservuar ne menyre perfekte sikur ishte ndertuar dje. Ne se i quaje ne angleze ofendoheshin ne kulm. Sa per gjuhen, gjuhe teper e cuditeshme....Kam dhe nje foto tek ky qyteti me emrin me the gjate ne bote smiley

sheep-shagger!

Faleminderit per prurjen.

Mire o mire i thuaj anglezit. Se s'kemi pse vemi ne Uells, kur kemi arbereshet ca me afer. Por hajde  futu nje dite  mes grekesh e sllavesh (pa lekure diplomati) dhe llafosemi ne darke bashke.

Po mire mer, kto me Anglin jon, c'iu duhen kto meselet e vjetra tani, kto luftrat e gjuha e ku di une... S'iu del shekspiri atynve?

Uellsi ka dy zona, veriu jane teper nacjonaliste dhe e prezervojne fanatikisht gjuhen e tyre ndesa jugu jane me liberale dhe me miqesore ndaj mbretereshes dhe Unionit. Krenoheshin shume me bashkepatriotet e tyre Tom Jones,Antony Hopkins te cilet kane blere e Malit te Snowdonias(park Kombetar) dhe kane krijuar nje trust i cili drejtohet nga komuniteti lokal...U interesua  nje kompani amerikane asojkohe e cila do ta blinte Snowdonian dhe vendoste takse per hyrje ne ate zone por banoret u ngrite ne protesta..Me pas hollivudasit bene punen e tyre smiley Mali Snowdon ka nje rendesi te madhe per popullin Ualez sepse sipas legjendave aty ka lindur magjistari i famshem ualez, Merlini dhe aty e ka dhe zanafillen miti i perleshjes se dy dragonjeve atij te kuq(simbol i Ualise) dhe te te bardhe. Dragoi i kuq personifikonte Ualine nderas ai i bardhe Angline.

(Mbreteria e Bashkuar eshte nje shtet tejet kompleks dhe i cuditshem, psh nje ualezi i lejohet te valvise flamurin e tij pa problem dhe nuk shkakton ndonje reagim ndersa nje angez nese valevit famurin anglez me kryqin e St George stigmatizohet automatikisht ne racist dhe nazist.

Po normale qe anglezit nuk do i lejohet te valevise "kryqin e kuq" kurse uellsianit i lejohet te valevise "dragoin". Eshte pjese e leshimeve te vogla qe superiori ia lejon inferiorit qe te ndihet "superior".

ndersa nje angez nese valevit famurin anglez me kryqin e St George stigmatizohet automatikisht ne racist dhe nazist.

Bullshit!!

 

Art ne fakt ke nje fare ne drejte sepse jan racistet ata qe valvisin flamurin vend e pavend, ose e bejne ne tatuazh. Megjithate flamuri valevitet gjithandej sidomos kur ka ndeshje ose feste kombetare.

Anglezit nga ana kulturore ne fakt i lejohet te valevise vetem union jack(kryqi i sn George personifikohet me BNP, EDL apo Combat 18..Punte tjeter pastaj se mund te valevisin dhe me kryqin e thyer per tangerllik....

Je gabim.

Sidoqofte djema, artikulli ishte interesant. Ne mes te Anglise dhe Irlandes, eshte edhe nje ishull, ku flasin nje gjuhe krejt ndryshe nga anglishtja. Per fat te keq, nuk ia mbaj mend emrin atij ishulli. Por me duket se fillon me M ose N. 

Man. Ishulli quhet Man. Emëton dhe pullën postare të tij, pa qenë shtet.

aty jan ato te fortit fare smiley apo po e ngatarroj me ate ishullin mes frances dhe anglise

Me duket se keshtu eshte Petro, do te ishte me interes te dinim nese jeton ndonje shqiptar aty. 

ata e kan gjuhen por nuk e flasin, shume pak veta e flasin. Ata ne pergjithesi flasin nje dialekt te keq te anglishtes. Gjuhen e tyre kan edhe Skocezet edhe Irlandezet, pavaresisht se nuk e flasin ne % te larta. Edhe Kornealli ka gjuhen e vet por tashme nuk ka me njerez te e flasin.

Urgjentisht te c'mitizohet Uellsi!

Wellsishtja duhet te jet gjuha zyrtare e britanise,kaq gjuhe e bukur smiley

Boredah, shmail? smiley

Artikulli interesant. Flm qe e sollet.

Uellsi eshte vend i bukur & i qete. Ja vlen per tu vizituar.

Nga Uellsi kom qenin un.

 

ta kesh me jete..smiley

po i kujt eshte nga Uellsi  ky qeni mo?smiley

casaubon, ç'eshte ky qen langaraq smiley kjo tregon se nuk ke shije per qen. 

Pjero, nuk eshte fare qen langaraq, por eshte qen gjahu, me karakter dhe me personalitet te vetin.

Ka koken e vet, nuk eshte si qent e tjere qe tundin bishtin per nje kocke. Nga personaliteti eshte si mace, te afrohet kur ka deshire ai dhe jo sa here qe don ti. smiley

smiley Po pse m'duket mu, me ate turirin e zgjatur, si qen kazanesh smiley

Eh Pjero, mos i shif gunen po shifi punen. smiley

Eshte qen me shkolle ai. smiley

qen pjeshkash

Bir sa i bukur qenka! smiley

i lezetshem cardiff - dhe i lire. boje nomin me £100

Me ka bere pershtypje se sa lire ishte ne Uells dhe Skoci...Ne Skoci pinti i birres ishte rreth 2pound. ketu aq qe ble birren ne dyqanin e alkolit(systembloaget)

ne skoci s'kam ik akoma..po boj i plan te mceft per nje whisky tour, po na lan. uiski tamon, jo ashtu canadian shitsky smiley

smiley

Art, po birra ketu ne Belgjike eshte 0,25-0,50 cent kanoçja, sipas markave. Ketu jane disa here me lire çmimet se ne vendet skandinave. 

Ketu jane taksat te larta per alkoliln Pjer prandaj, shiko mos na gjen ndonje kuti me kanace Jupiler, se nuk po gjej gjekundi ketej.

Ambasadori, ka fol ne emer te Uellsit kshtu, apo si diplomat ka shkruar nje shkrim qe ti tregoj shqiptareve te marrin shembull?!smiley

ambasadoret angleze ne shqiperi, pergjithesisht kane qene tipa interesante.

shume me te afruar dhe pikante sesa te tjere.

se di, nje sharm qe bie ne sy.

 

Gazetare je ti? Anglezet jan finoke te medhenj, jan mjeshtra te teknikes "me te qeshur me te ngjeshur".

po ty kush t'pyti ?

sta ngjesh njeri me zor o burre. se shef qe ka qene sharmos perpara

po si mos jene o Ruzhe, kolonizatore, kane drejtuar dhe drejtojne gjithe boten, ja me ate sharm dhe me ate zgjuaresi.

te zgjuar jane, por anglezet kane namin dhe jane jane race e shemtuar
madje se ku lexova nje here se renditeshin te paret mes popujve me te shemtuar
dhe boten e kane drejtuar sepse kane qene mizore pandalshem
keshtu qe nga ana historike si thua ajo qe thelle thelle i ka shtyre femrat drejt anglezeve ka qene gjithnje paraja dhe bushterlliku

oj Alba, nuk po flisja per gjithe anglezet pash zotin.

Skam ngel une me diskutu per anglezet smiley

Po flisja per ambasadoret e fundit te anglise ne shqiperi. Qe une per vete i vecoj per ca aktivitete interesante, dhe afrimitet pak me te madh me shoqerine shqiptare sesa ambasadoret e tjere. Se di mua me kane rene ne sy. kaq  !

kadale mi kadale se s'ka per tu nxehur. edhe ketu ku jam une, ata me origjine angleze hane buke vec. pale pastaj nje ambasador. ketu ta kisha llafin. he pra mo.smiley

kane qene dhe femra ambasadoret angleze, tani u kujtova
hmmm

Ruxhde pltosisht ke te drejte.komunikimin si kulture e kane art me vete , ne cdo aspekt.

shyqyr qi m'dhate nji here te drejte smiley

p.s. me thone te drejten anglezt si du hic, si pelqej hic. po hic fare smiley  The Bastards !

Naten e mire smiley

smiley po pse kruhesh athere smiley

O tushe nuk ka ambasade Angleze ne bote, ka vetem ambasade Britanike.. Kshu qe ata qe keni takuar ne Tirane, mund te jete fare mire skocez, uells apo irlandezo verior dhe ju i fusni per shkurt Anglez..

nesje, bastardi i satame.. smiley

 

ore KARabush

po te me kishe thene qe i thonie : Ambasada e Mbreterise se Bashkuar te Britanise se Madhe smiley

ik boj çiçin tani

Ruzhe, ty do te te japim nje anglez me zor. he si thua?

rri mi budallaqe se jane te sjellshem, ta sjellin kafen te koka e krevatit dhe ti ndihesh si princeshe.

po pse me zor mi

po te jete i mire e provoj me qejf, meqe ti i paske shkuar ne pe te gjilperes smiley

cpo me gjen, se mos do e marre vesh njeri smiley

peshku eshte sekret apo jo smiley

 

kur u emancipuan dhe keto femrat ne shqiperi... ncncnc
se mos te presin koken moj, kujdes

nga je ti? nga bjeshket e nemuna, besoj.

pak me ketej, tek pjeshket e njomuna

ok. lok domethene.

shqiptar, pak a shume te ajo zona ku iu pre koka asaj goces

ka shqipo e shqipo. ti besoj se je nje nga ata te epermit zbritur ne fushe.

ou, s'qenkemi nje? kot i kendojme ato kenget?

vari me trapin uellsit amon sikur  ca eshte , bota eshte e mbushur me kuriozitete te tilla

Une di vetem nje fjale ne welsh. Bordellos I thone "barn"

Cudi qe s'mesove dhe ndonje fjale tjeter.smiley

NDerkohe ne Suedisht i thone femijes, por me duket e kane dhe ne anglisht si hangar.

Dora, it's a joke. Ndoshta e shpjegon ndonjeri qe jeton ne Angli apo Uells.

Po dorianes si i thonin? Do te kete qene fjala e pare qe ke mesuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).