Kryetari i Shoqatës së Arkitektëve, Agron Jano, vetëvritet duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Ai i ka dhënë fund jetës në moshën 59-vjeçare, pasi është hedhur nga dritarja e apartamentit të tij, në katin e katërt të një pallati në Tiranë.  Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:45, kur Jano dhe bashkëshortja e tij Kristina sapo ishin kthyer në shtëpi. Ata kishin darkuar me dy miqtë e të ndjerit. Vetëm pak minuta pasi ishin futur në shtëpinë e tyre, që ndodhet në rrugën “Sami Frashëri”, pranë selisë së LSI-së, profesori i Inxhinierisë së Ndërtimit ka ndërruar rrobat, duke veshur rrobat e gjumit dhe i është afruar dritares. E shoqja ka parë veprimin e tij dhe i është afruar me dyshim për ta pyetur se çfarë po bënte, kur ai është zgjatur në parvaz. Në kohën kur ajo ishte drejtuar për të shkuar tek i shoqi, Jano i ka thënë që do hidhej dhe bashkëshortja nuk ka arritur ta ndalonte dot.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash dhe 59-vjeçari ka rënë mbi një prag të ngritur me disa shkallë, në anën e djathtë të pallatit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. E lajmëruar nga bashkëshortja e arkitektit të njohur, Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por në atë kohë nuk kishte asnjë shpresë jete për 59-vjeçarin. Burime nga grupi hetimor thanë dje se, nisur nga deklarimet e bashkëshortes, por edhe nga një kuti me ilaçe antidepresiv të gjetura në apartamentin e viktimës, dyshohet se ai ka kryer vetëvrasjen në kushte të rënduara psikologjike
***

Shkreli: Biseda e fundit 2 orë e gjysmë para vetëvrasjes

“Unë e dija që ai vuante nga një depresion i lehtë, për të cilin kurohej me antidepresivë”
Mikut të tij, arkitektit Artan Shkreli i ka rënë barra të mbajë fjalën e fundit.  I duket e paimagjinueshme. Kishin folur në telefon rreth 2 orë përpara se Agron Jano të kryente aktin e vetëvrasjes. E kishin lënë për t’u takuar ditën e djeshme. Një takim që nuk ndodhi kurrë. Shkreli tregon bisedën e fundit me Janon dhe arsyet që mund ta kenë çuar në vetëvrasje…

Z. Shkreli, ju keni qenë një nga miqtë e arkitektit Agron Jano, si e pritët lajmin e vetëvrasjes së tij?

Është tërësisht e papritur dhe nuk arrij dot ta imagjinoj se si ka ndodhur një gjë e tillë. Tani që e mendoj, kur arriti të vrasë veten Agron Jano, kushdo mund ta bëjë një gjë të tillë. Ai ishte një njeri shumë social, energjik, me shumë projekte.

Cilat ishin angazhimet e tij të fundit?

Përpara 3 muajve, ai u zgjodh me konsensus si kryetar i Shoqatës së Arkitektëve, të cilën e kishte drejtuar edhe më parë. Të gjithë arkitektët ishin dakord, pasi ishte një njeri shumë konsensual. Gjatë gjithë kohës ai ka qenë shumë i angazhuar. Qysh në kohën e diktaturës ka qenë shef i sektorit të objekteve të një rëndësie të veçantë, ka rikonstruktuar ndërtesa të rëndësishme, si Pallati i Brigadave, ka projektuar Katedralen e Fierit, ka realizuar sa e sa panaire, ka qenë pedagog i lëndës së “Kompozimit”… ndërkohë që ka qenë edhe piktor i suksesshëm. Së fundmi ka hapur ekspozita në Tiranë, Itali, Fier…

Kur e keni takuar për herë të fundit?

Hera e fundit që e kam takuar ishte përpara 4 ditësh, por ne folëm edhe dje pasdite dhe e lamë për t’u takuar sot (dje) në Sheraton.

Kur folët me saktësi dhe a dalluat gjatë kësaj bisede ndonjë shenjë që mund të linte dyshime se do të kryente këtë akt të fundit?

Ishte pasdite, ndoshta ishte ora 6 e gjysmë. M’u duk normal, as dukej se kishte ndërmend të vriste veten. Ndoshta kishte një fije nervozizmi, por kjo ndoshta edhe sepse mbledhja më parë ishte shtyrë… Tani ndoshta e lidh edhe me ngjarjen që ndodhi…

Cili ishte qëllimi i takimit?

Do flisnim mbi pikat e mbledhjes së radhës të Shoqatës së Arkitektëve, ku do të diskutonim ndryshimet në Ligjin për Urbanistikën që ka bërë Kryeministri.

Ishit në dijeni se vuante nga depresioni?

Unë e dija që ai vuante nga një depresion i lehtë, për të cilin kurohej me antidepresivë. Por ishte diçka e lehtë.

Cila mund të ketë qenë arsyeja që e shtyu të kryente vetëvrasje?

Nuk di të them. Ndoshta ishte mërzitur nga mungesa e punës, ndoshta ndonjë problem financiar. Përpiqem të mbledh 100 gjëra të vogla për të bërë diçka të madhe… më duket tërësisht e pamundur.

Per me shume: Panorama.

92 Komente

E shkreta mendje!

oh sa keq sa keq....   smileysmileysmiley

ishte arkitekt i shkelqyer

Ndjese pasteI shkreti...imgjino sa keq ka qene ,sa mos me mujt me jetu

Me ka lene nje trishtim ne shpirt e gjithe kjo. U prehte ne paqe.

Ndjesë pastë ! (mendja ësht gastare për të gjithë) !

Shume e rende. Ngushellime familjes. Iku edhe nje intelektual dhe qytetar. Njerez si Agron Jano jane ajka e inteligjences shqiptare sot e cila po rrudhet cdo dite. RIP smiley

Ngushellime. Ishte profesionist dhe qytetar.

Po cfare problemi kishte, dihet gje?

Gjynah. Dhe ne shkoder u vetvra nje arkitekt vitin qe kaloi. Kam degju qe ishte vetvra dhe nje tjeter para tij, por sjam i sigurt. 

Kush ishte?

Anol Dedja.

Thone se ka kene shume i zoti. Une se kam njofte, por k pa disa ndertesa qe tani jane ne ndertim e siper dhe me kane pelqy shume.

bixhozi eshte i keq...

Asnje nga bixhozlite qe njoh nuk u shkon nder mend qe te vrasin veten. Me shume mendojne se ke te grabisin apo vrasin ne menyre qe mos t'ua kthejne borxhin.

Ej megjithmen...pse lujn kaq shume bixhos shkodront???

Pa tallje qat pytje kam dhe u. I kam do shoke, dhe njof nja dy te tjere qe kane shku gjer ne divorc per pune bixhozi.

Mbase ka te bej shpirti rebel shkodran, i cili kerkon te haet dhe me fatin!!!

çeshte klasi....ke pa qe ne Montecarlo te shkojne plebejte?

ne shkoder para 90-tes kishe pershtypjen se ishe ne ndonje tregim me cikago te prohibicionit. por duhej te njifje gjindjen e duhur per ate gje (bixhozi perfshi).

Tre qytete ishin anapolla ne shqipnin e atehershme: shkodra, korca dhe permeti. kto dy te fundit, nji romance e pafund!!! kurse shkodra me ish e nderuar dhe e respektume, por jo e dashur, ngaqe e huaj.

c'na zgjut kujtime tashti...

As une nuk e kam njofte...U prehte ne paqe!!

 

Tani që e mendoj, kur arriti të vrasë veten Agron Jano, kushdo mund ta bëjë një gjë të tillë. Ai ishte një njeri shumë social, energjik, me shumë projekte

eiiii zoti na rujte ment e krese mor Tan, ca jane kto llafe qe thua. Se marr vesh si akoma mendohet se veten e vrasin ata qe kane halle dhe sjane sociale apo energjike. Kaq pak informacion per depresionin mor zot. Semundje perbindesh qe shkon gjithe kohes e patrajtuar ketu tek ne. Edhe kur trajtohet, se dime sa sukses ka. U be i disati rast qe njerez te diagnostikuar perfundojne keq smiley

Gjithesesi, nqs ai i shkreti ka pas ndermend ta beje, le te themi qe 'shpetoi'  pa u traumatizuar me tej me tentativa te deshtuara, gjersa tja arrinte qellimit.

Noshta ne ate gjendje, vdekja eshte shpetim.

U prefte ne paqe, Ishalla ka gjet rehat

 

 

 

Ruzhe, nga ca kam nigju ilacet e depresionit jane me spec sepse mund te bejne efektin e kundert dhe te shtyjne drejt vetevrasjes. Diagnostikimi i sakte dhe kura e sakte si zor te gjehen ne Shqiperi ku shpesh stresi ngaterrohet me depresionin.

Ruzhe në fakt edhe kur janë të "trajtuar " pacient të tillë janë shumë të vështir dhe janë ata (s'ka metodë tjetër ) që vendosin ta vazhdojnë a ta ndërpresin mjekimin ose jan mir apo keq.

Duhet një përgatitje e madhe psikologjike ta pranosh kte sëmundje e mos e ndalosh kurimin .

Një nga gjërat më të rëndësishme ësht heqja e konotacionit të keq që ka në shoqëri dhe trajtimi i saj si sëmundje njerzore që kap çdo njeri dhe aspak e turpshme apo përçmuese për personin që vuan .

Detyr shum e vështir dhe për shoqëri më të hapura e më të zhvilluara . smiley

ne fakt terapia farmakologjike eshte ne shumicen e rasteve shoqeruar me psikanalize,per nje zgjidhje perfundimtare e me gjete rrenjet e se keqes ...shpsh lufte e gjate me pak rezultate.

Nuk jane gjana me qeshe...kam pershtypjen se metodat e terapite e rasteve te diagnostikuar qe perfundojne keshtu nuk jane adeguate.Nuk mund te ndodhe...ose me mire ndodh kur nuk eshte diagnostikuar ,kuruar,po jo nen kure.Kushedi si e kishte jeten private...

Zana nje nga kurat me te mira eshte blogimi, shkarkon hallet personale ne stratosfere.

Nese ti paske prova per kete e ia paske pa hajrin po e marr te mireqene.Le vie del Signore sono infinite.

Jo po prit se kohet e fundit u ka vu re nje fenomen tjeter, fenomen pasoje, kur ngarkohet shume stratosfera apo blogsfera nga shkarkimet fendore, nxihet qielli virtual, krisin vetetima e degjohen bubullima e bie nje shi acid korroziv mbi njerzine, lulet, bimet, flutrat dhe mbi poezine e modhe mer jau, dhe blogistet ne vend qe te vrasin veten fillojne e qellojne me mitraloz çdo gje qe leviz (kuptohet me pluma manovre si ne 97). 

Shtojzovalle , kemi kohe bashke dhe ti i njeh "shume aktivet " si Plaku Shukar .Jane te predispozuar per te kryer akte te tilla .Une Nga janot kam plot te njohur e bashkekohes ....ndoshta ky eshte nnje pinjoll prej tyre .Por askujt nuk do tia uroja kete , perjashtuar rasteve hipotetike te krahasueshem me Plakun Shukar si personazh Letersie  qe do tu Uroja ne cdo Kohe nje vetevrasje Intelektuale !

Nuk besoj  te jesh  ti  smiley se shpesh nje i tille , eshte shfaqur edhe me Flamurin tend , po maskohej me vija vija qe i bente kakes ! Duhej te me kishe kuptuar sic te kuptova une ty qe nuk e kishe "karaputane " per Jozefinen smiley

Idriz,trishtim i madh kujti bjen per hise...Keto raste jane te trishtem sidomos per ke ngel mbrapa....eshte nje kalvar mbijetesa e familiareve....Zoti iu dhente force

Gjynah. Njerez te tille, me kete nivel intelektual, bagazh duhen kohe per tu formuar. Lene nje boshllek pas tyre.

per mendimin tim, ky "niveli intelektual" eshte nje nga kushtet baze me i dhene fund jetes. 

budallejte nuk e vrasin gje veten.

njeriu e vret veten, kur nuk i hyn me as dreqit ne pune. dmth kur behet (ose i duket vetja) i panevojshem, per veten, familjen ose shoqerine.   

ne sistemin liberal kapitalist te sotshem, ngjarje te tilla sa vijne e do te shtohen. sepse njeriu nuk ka me kujt t'ja hedhe fajet, per mos arritjen ose mossuksesin e tij. ne diktature, ja hidhnim fajin kesaj dhe veten e klasifikonim tek brezi i humbur (qe ka lindur ne kohe te gabuar). sot kur ç'gjo gje duket e hapur, pa kufij, pergjegjesine ja hudhim vetes tone. deshtimit nuk kemi keshtu si t'i shpetojme. na vdes pra dhe shpresa e fundit. vetvrasja behet keshtu shpetimi i vetem.

Pertej shkaqeve, e kam fjalen qe rob te tille duhen kohe te formohen dhe ne nje vend te vogel si Shqiperia lene pas nje boshllek kur ikin.

PPU ka nje rast per te bere ngushellimet e Fundit edhe per nje nga Lisat qe u pre .Nderim per Ali Kastratin !

Kur kshu Oidrizo? Ndrerim për Aliun. 

Ngushllime për Familjen Kastrati !

Ke panorama e lexova ..... si legjende e Boxit ...Ndoshta PPU nuk e ka qejf Boxin !

 flm ! E lexova. Shumë pak për një njeri të madh të sportit shqiptar.

Shume gjynof. Ngushllime te sinqerta familjes ! Liu osht njoft me shume si masazhatori i Partizonit dhe kombtares. Ka nji te forte nga ato vite. Mbas stervitjes ke klubi Partizoni, lojtaret po i ankoheshin Liut, jo njoni kavilja, tjetri gjuni etj, dhe Liu iu pergjigjej te gjithve pa perjashtim : Qepe e krype sone m'dark . Kalo Muc Fagu dhe i thote : Presor Liu, me ka ra pak goma bicikletes... - Qepe e kry... i del Liut per inerci ...ik se po te Q..aj ate Dilen ku e ke. Te qeshme me lot. R.I.P.

Po i ha te gjithe, nje nga nje, ai vend. Sa here degjoj lajme te tilla, me shkon mend tek Klosi i shkrete. Si mbijetohet tek ne? Lypset nje manual mbijetese, pervec te tjerave. 

Ngushellime familjes!

jo mi jo se s'po i ha vendi fare. po keta qe vriten ketej, kush i ha? njerez te semure qe nuk e perballojne dot stresin do kete gjithmone. po ti, fushe me lule e ke jeten, prandaj s'vritesh? 

nuk vriten njerzit se ka veshtiresi. vetem pak.

dmth sipas teje, vula qenka e thjeshte "njerez te semure"? Une per vete s'e kam quajtur kurre ndjeshmerine e madhe te njeriut si semundje qe mund te kurohet me nje grusht ilacesh. Me vjen mire per njerezit qe s'ua ben syri terr para veshtiresive, por i kuptoj shume mire ata qe ndjehen te brishte. 

po pse nuk eshte semundje depresioni, sipas teje? 

pastaj edhe ti me dukesh nga ato qe s'te ben syri terr, se je ende gjalle dhe s'ke vrare veten. apo jo?

pastaj, ketu s'po flasim per: '' i kuptoj apo s'i kuptoj ata te brishtet"

ne fakt depresioni pervecse kur ka nje shkak te dallueshem te jashtem, nuk i gjenden arsyet (nga ato qe mund te shperfaqen ne gazeta), keshtu qe rest in peace i ndjeri, hold your peace ju te tjeret se kot lodheni.

Tregoni qe nuk jeni kafshe pash Zotin. Lereni tjetrin te prehet ne paqe. Gjykoni jeten tuaj te leshit. Lerini rehat te vdekurit.

Duket tjetri qe ka lexu nje sunduk me libra...flet pak e sakt!!!

ai ne paqe eshte, mos ki merak. po halli eshte qe ne shqiperi nuk dine ta manaxhojne depresionin. hapni syte dhe kontrolloni ilacet qe u japin, se me duket, atij, ilacet ja kane bere te zezen.

ketej jetojne 100 vjet me depresion, ai se shtyu dot pak kohe.

Une nuk besoj qe ilacet te sherojne deshiren per te vrare veten, cfaredo te thone doktoret.

te sherojne, ka ilace shume te mira thone. po mos kish ilace, ketej do ishte bere nami. shumica e ketyre me ilace ne xhep, rri, dhe per bukuri vazhdojne jeten. ne shqiperi nuk dine. depresioni eshte semundje, e para kjo. dhe e dyta me ilacet duhet bere shume kujdes.

Nejse, doktor s'jam, por me duket e pamundur e kam pershtypjen se duhet te jete thjesht ceshtje sigurie kur pine ilacet, thjesht genjejne mendjen, por jo se ua ben ilaci ne menyre kimike apo fizike. 

ilaci shkakton nje reaksion kimik ne gjak, i cili nga ana e tij prek qendra te caktuara te trurit dhe njeriu ndihet ndryshe emocionalisht. psh. fizkultura shkakton te njejtin reaksion kimik qe shkakton prozak. etj etj etj

 

Kuptoj. Dmth, pak a shume i sjell me ne qejf, e thene thjehst. I drogon. Une e shihja si ilac qe s'i lejon te zbatojne nje vendim, si psh pse s'bejne nje ilac qe te te heqin deshiren per pire cigare apo alkool.

Prozak dhe gjithe antidepresivet, qofte dhe ata me te thjeshtet bimore, te bejne te varur me keq se drogerat. Te japin iluzionin se je mire, po nje djall je, se po s'e pive, te kapin haluçinacionet. Pastaj, nje dite te bukur, mund te ta japi truri qe t'i rrekellesh te gjitha pernjeheresh ilacet dhe kaq... mbaroi filmi, po qe me fat. po s'qe, perfundon me lavazh stomaku dhe rifillon kalvari. Kesaj radhe, ke dhe njerez qe te ruajne, por po s'e more vete vendimin qe do te jetosh, ose te gjesh nje arsye sado te vogel per te jetuar, atje e ke mendjen. 

@alba, them se nuk duhet gjykuar depresioni, po shkaqet qe te shpien drejt tij. E mbi te gjitha, cilet persona jane me te prirur drejt depresionit, sidomos ne Shqiperi. Nuk te ben pershtypje qe njerez ne dukje me status social e familjar te mire, qe kane qene njerez aktive, punetore, ndjehen te pafuqishem perballe nje realiteti aq te eger? Nuk jane te gjithe aq "trima" sa per t'i perballuar gjerat. Kam pasur ne familje nje rast depresioni, tani e kuptoj qe ishte depresion, se asokohe isha e vogel e s'llogjikoja dot aq thelle. Por per fat te mire, se nga pergjegjesia qe ndjente, se ngaqe e kuptoi se jeta kishte dhe te tjera gjera te mira, deshi Zoti dhe ktheu. 

Po edhe ketej te zeze po "na" e bejne ilaçet. Se mos vetem ilaçet, fillon qe nga ushqimi, qe nga ajri, qe nga shoqeria, qe nga familja. Jane nje seri problemesh qe te çojne ne depresion e me pas ne vetvrasje. 

Ne Shqiperi ben me shume pershtypje sepse duke qene vend me i vogel, rastet e tilla bien me ne sy, sesa ne shoqerite ku po jetojme. Sdq, te vjen keq sepse njeriu zgjedh kete rruge per te ikur nga kjo jete lanete e cila behet me e paperballueshme per gjtihsecilin prej nesh. 

O njerez, depresioni eshte efekt kolateral i koheve ne te cilat jetojme. Mos ju rente ndonjehere per hise. Dhe mjaft gjykuat te vdekurit se late nam.

Ols, s'po gjykoj. Te pakten po flas per vete. Thjesht po pohoj qe edhe ketej depresioni eshte nje plagë qe ka kapur shume prej nesh. Ca jane me te forte dhe e perballojne, ca te tjere bien komplet pre e tij dhe i dorezohen atij.

Olsi ka mundesi mos bertasesh. shko qetesohu se s'je polici i blogut.  he xhan.

S'po bertas. Thjesht po i bej thirrje buonsensit. Por me sa shoh, bie ne vesh te shurdher. Vazhdo jepi.

Tani qe hoqe ate pjesen "shikoni jeten tuaj te leshit" duket vertet sikur s'po bertet e po i ben thirrje bunsensit. smiley Nejse, ne thejsht po diskutojme dukurine, jo personin.

Hap nje teme tjeter dhe diskuto pafund per depresionin. "Jete leshi" eshte per aq kohe sa merret me keto meskinitete. Po diskutoke per fenomenin ti ne nje teme qe eshte hapur per vdekjen e nje njeriu?!Thjesht po kenaq feticizmin tend pas telenovelave.

Them se po e tepron pak me reagimin. Nese e ke pasur te njohur e kuptoj teprimin. Nese jo, thjesht po diskutojme. Te jesh i sigurt qe keto muhabete behen dhe neper varrime, edhe nga njerezit qe e duan vertet. S'eshte mekat.

olsi eshte i mire, por sot eshte mjaft i trishtuar dhe kur jemi te trishtuar e prishim nga pak.

po c'i ke keto o burre i dheut. nje njeri vrau veten, nje njeri i mire, nje profesionist. ketu diskutojme shkaqet dhe se si duhet manaxhuar. kaq. pse nuk kemi te drejte? pa ma thuaj pak?

Olso, 

Eshte efekt i kafsherise qe gatuajne nje dore kafshesh. Per ti ra shkurt, se gjate faji po popllit i ngelet. 

besoj se ata qe vetvriten kan guximin me te madhe qe egziston

Jo, une them se eshte mungese guximi.

e ku e pe guximin me lone kalamojt rrugeve? Se grune thosh njoni qe se kam gjakun tim, e spo e qujm.

pikerisht aty qendron (pjesa me e madhe) guximi.tek lenja rrugeve e kalamajeve.keta ne moshe te till.se  nuk po flasim per kamikaz apo adoleshent

Qe kur shmangja nga pergjegjsia primare qenka guxim? Nejse, se duket sikur po i lexojme kartelen te ndjerit...

Dheu i lehte...

Depresioni eshte mjaft i keq. Nuk sherohet ndonjehere totalisht, por mund te mbahet nen kontroll nepermjet medikamenteve dhe terapive tek psikologu. Eshte semundje, nuk eshte gjendje shpirterore.

E keqja eshte qe ne Shqiperi ka shume pak njohuri per depresionin, dhe kur dalin raste te tilla fillohet e gjykohet tjetri se ishte shume i dobet. Nje e keqe tjeter eshte se ne Shqiperi nuk ka akoma psikologe te mirefillte, qe te jene trajnuar per "cognitive behavioral therapy"...ose edhe nese ka, njerezit e quajne per turp qe te shkojne tek psikologu.

Dicka tjeter qe do ndihmonte, dhe qe varet shume nga ne, eshte te behemi me te degjueshem ndaj dikujt qe ka nje hall apo problem ne shpirt. Thjesht ta degjojme, ta leme te shfryhet...do ndihmonte shume.

po keta te shqiperise nuk duan keshilla moj. e shikon c'thote ai: mos flisni.sikur neve s'na vjen keq per te, vetem ai eshte i deshperuar. keto ngjarje duhet te behen mesim sensibilizimi per te gjithe, sepse jetes nuk i dihet. sa me shume te dish per nje semundje, aq me mire e manaxhon.

Ndonjëherë njeriu që ndodhet në situata të tilla nuk do të dëgjojë, sepse jetës së tij i ka thënë lamtumirë në kokën e tij/saj. Njerëz si i lartpërmenduri nuk mendoj që nuk ja kishte haberin sëmundjes së tij, thjesht ndonjëherë vdekja ju duket opsioni më i "embël" për jetën e tyre. 

Ne vendet e Beneluksit ketu, kane rene dakord, qe njoftime te vetvrasjeve te mos jepen neper gazeta/media , se jep nje ndikim edhe tek te tjeret, dhe u be kohe qe nuk shoh me lajme te tilla neper gazeta ketu. 

Ju ne Belgjike keni dhe eutanazi. Se ku degjova nje here qe u vetevra nje goce e re me eutanazi ne Belgjike nga anoreksia.

Tani mos ja .ini robt muhabetit. Nuk late njeri pa gjyku. Robi mund te gjykoje i fenomen qe ka ndodh kur ka ca "prova" Nuk mund te gjykosh i rob qe vrau veten kur e vetmja prove eshte qe u hodh nga dritarja. Nji thote qe eshte trim qe esht hedh. Nji thote eshte legen a ku ta di une. Siduket eshte psikologjia njerezore qe kur gjykon tjetrin ndihemi me mire me superiore. Ne fund fare i grusht dheu do hajme te gjithe ne goje sado karderra e me pushtet te kemi qene ne jete keshtuqe tregohuni icik me te mirkuptushem se heret apo vone te gjitheve ne do na dali noi rrendele smiley

patek

une pervete po flisja per fenomenin ne pergjithesi,e jo per personin ne fjale.kurre nuk do e beja per nje njeri tashme te vdekur.

Altino te kuptoj.

Patek

po ngohet koha,kur hapaet "havana" ,ne qershor eshte periudha me e mire andeja atyre rrezave sak kemb njeriu,me dashnoren lakuriq.....

smiley .....sa keq me vika , e tmerrshme te arrish te marresh ate vendim ne moshe te pjekur. sipas studimeve thuhet se personi arrin ne nje situate urrejtje per veten nga dhimbja , humb shpresat dhe vdekjen e sheh si zgjidhje qe do ta sheroje nga e gjithe kjo.

I shkofte shpirti ne paqe !

Nje shoqa ime smiley e femijerise , kaloi ne depresion ne Elbasan, dhe thone qe ishte xheloze se burri e tradhtonte , ishte vajz me karakter dhe nuk e duronte dot faktin qe ata te dy u deshen qe te vegjel , u martuan dhe martesa perfundoi ne deshtim. Tentoi te vrase veten dy here ,e shpetuan. Te treten here kur ai me gjyq ja mori vajzen dhe e coi ne Fier tek prindet , ajo vrau veten me ilace smiley............nje jave para se te vriste veten fola me te ne telefon , dukej e merzitur por nga mendja ishte ne rregull dhe te jepte pershtypjen se cdo gje do te perballonte vetem te merrte gocen mbrapa..........me ka ngel gozhde ne zemer historia e saj

Elba. Robt qe kane tentuar iher te vrasin veten, ne 90% te rasteve do i japin fund jetes brenda 1 ose 2 vjetesh. Kjo nuk eshte e dhene shkencore por i ka ndodhur 2 njerezve qe kam njohur. Thojne qe eshte edhe gen kjo e vetvrasjes. Trashegohet

Ca ti besh , o e ruajten ate prindet para nbrapa i rrinin te shkretet , ajo beri te sajen , por interesante ka qene ,,,,,,,,kur e cuan ne spital i tha te jemes- mos me ler te vdes smiley....e cmu kujtua e gjora

Keshtu thone, qe nderrojne mendje. Dhe ata qe hidhen nga lartesite, ne castin qe jane ne ajer nderrojne mendje e po t'i kape dikush i falenderojne.

very funny

e thashe seriozisht, sidomos per ata qe hidhen nga lartesite, thone qe leshimi i adrenalines qe vjen prej frikes i shton ne gjak gjera qe si duket ia shton dhe ai ilaci, dhe ndryshojne mendje ne rast se shpetojne. pyet ndonje qe merr vesh po s'besove. Ke plot video neper net me tentativa te deshtuara vetevrasjesh

Altin, me pyte mbreme per kete te ndjerin.Shkaku eshte po ai qe te thashe...Ishte nje njeri shume i mire, por me semundje te tille nuk ka shanse te shumta jeta.
Ndersa ne kushte normale dmth jo shkak semundja por trauma te thella shpirterore a te tjera arresye, ku vetedija eshte e plote, ....duhen kater pende qe' per ta terhequr ....zemberekun...
Dhimbjes per kete burre ju shtua edhe ajo e te mbrekullushmit Ali Kastrati.Por qe iku ne sira te moshes....

4 pende qé...me kujtove fjalet e gjyshit smiley

Per fenomenin eshte folur mjaftueshem... 

Ols, te lutem na sill ndonje pune te profesorit. Te pakten te vlersohet per punen qe la pas dhe jo per nje akt te vetem.

 

Nje interviste me profesorin me origjine nga Fieri. Agron Jano

Gjithe 'filmi' eshte te parashikojme kur keto 'efektet kolaterale' do te kthehen ne epidemi (ose ne "the happening"...  ).

...sdi cte them...vetem qe dua te them dicka.....Agron Janon e kam njoft personalisht, ashtu edhe kunatin e tij Vasken ashtu si edhe Tan Shkrelin...por edhe ate shkodranin Anol dedjen....njerez shume te mire profesioniste...lloj per te cilet vertet shqiperia e sotme ka nevoje...asnje nga keta nuk eshte dallaveraxhi apo kunarxhi...shume nga ju duhet te ljane gojen para se te merren me llafe kafesh...mire tha njeri: bixhozxhinjte menojne si te vrasin te tjeret jo veten....

ps.Agroni Jano eshte dhenderi i Nasho Jorgaqit.....

E megjithate, njerin nga ata qe ke permendur, eshte e sigurt qe nuk e ke njohur. Kumari nuk eshte detyrimisht krim. Eshte semundje. Qe edhe sherohet.

qe te hyj edhe une ne kete rebus te quajtur Agron Jano. Personalisht nuk e kam njohur, por kam nja dy shoket e mij qe e kane njohur shume mire. Ka qene alamet burri, alamet shoku dhe alamet miku. I ka pas te gjitha cilesite qe e bejne nje njeri te mire. Ka qene edhe ne profesionin e tij i suuksesshem. Ka pasur prona dhe para sa per te bere nje jete high class.  E ka pas mbaj veten, si mos me mire, ka qen qefli i te majtmes se vetes, por ka qene pak zevzek dhe me do huqe qe zakonisht i kane njerez te tille. Por qe ka qene depresiv, ne asnje menyre.....Asnjehere nuk ka shfaqur simptoma te tilla. Ka pas nje te "keqe" te vogel. Ka pas nje grua shume sexy. e cila edhe ja dridhte, pak si shume, dhe sipas gjasave, ka me teper mundesi qe ta kete hedhur ajo nga dritarja se sa te jete hedhur ai...... Edhe sipas versionit te saj, ai nuk ka shfaqur asnje shenje depresioni te tille sa ta shpinte ne nje vetvrasje, e aq me teper qe jeten e kishte te siguruar....... Ai ka qene para dritares, dritarja e ka pas parvazin e ulur, e kjo ashti si me shaka, ka shku per ta "trem" dhe me nje te shtyme te vogel si padashje, e ka fluturu burrin per ne parajse..... ky ishte mendimi i shokeve te tij (e jo i imi, pasi nuk e kam pas njof fare)....

alidems,

me duket qe nuk e ke mire te flasesh publikisht, per muhabete personale. Kshu futesh ne disa rruge qe nuk jane dinjitoze. Prek edhe nje person tjeter. Miqesisht te keshilloj ta redaktosh kete komentin tend.

Tung

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).