Deputeti Dritan Prifti, i mbetur i pavarur, rrëfen të fshehtat e videos që shkaktoi demonstratën e 21 janarit si dhe vendimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nga mënyra se si rrodhën ngjarjet politike në vend, mund të thuash pa frikë se Dritan Prifti është  “viktima” e urretjes dhe dashurisë mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Njeriu, që në vitin 2009 ishte kumbari i aleancës së Ilir Metës me Sali Berishën  sot është i braktisur, qoftë nga të djathtët ashtu dhe të majtët. Bashkëjetesa me Sali Berishën i kanë kushtuar po aq shtrenjë Dritan Priftit, sa dhe denoncimi i një vidioje, ku Meta shfaqej në zë e figur me bllok në dorë duke bërë hesape mija eurosh.

Sot Dritan Prifti është vetëm, aq vetëm sa nuk guxon të kandodojë në zonën e ku thotë se i ka të sigurt  10,000 vota, si individ. Është vetëm por ka shumë ç’të rrëfej nga e kaluara e afërt që ndau, në dukje derinë vdekje, dy njerëz që sot janë ribashkuar për Rilindje.

Në një intervistë për “Tema”-n, Dritan Prifti rrëfen takimet e fshehta me liderin socialist që  në vitin 2011 kërkonte të denigronte me çdo çmim Ilir Metën. Prifti rrëfen qëndirmin e tij  për koalicionin e së majtës si dhe fatin e qeverisë së ardhshme, flet për koalicionet e pozicionin e tij në zgjedhjet e 23 qershorit. Sa i përket Metës? Për Priftin nuk ka asnjë çudi nëse ai do i rikthehet miqësisë së vjetër me Sali Berishën…..

 

Z. Prifti, tashmë që kanë kaluar më shumë se një javë nga koalicioni Rama- Meta, a ka kaluar në gojën tuaj shija e baltës për të përtypur një marveshje të tillë?

S’besoj se do më kaloj kjo shije për shumë kohë. Përpara se të shfaqja në  emirion “Fiks Fare” videon e Metës, Rama më ftonte çdo natë për të më mbushur mendjen ta shfaqja atë.  Në fillim më kërkoi takim të fshehte tek hoteli i Tan Lepurit në plazh në Durrës. Ishte dhe Gramoz Ruci e Tom Doshi në atë takim. Pastaj jam takuar fshehurazi tek zyra e Fidelit në Tiranë. Pastaj dhjetëra herë në Pezë. Pastaj tek hoteli i Dash Pezës. Pastaj tek shtëpia e Tom Doshit disa herë.  Kemi ngrënë e pirë nëpër lokale të ndryshme.  Më ka premtuar qiellin, vetëm tek shfaqja atë video kundër Metës. Donte ta shfaqte një ditë dhe më parë. Ju lut vete Top Channel që ta shfaqte. Unë nuk pranoja ta shfaqja në Dhjetor sepse kishte përmbytje të mëdha në Shkodër dhe më dukej shumë cinike dhe mungesë respekti për ata njerëz që vuanin në Shkodër. Gjithë shteti ishte përqëndruar për të ndihmuar të përmbyturit.

Rama ngulte kembë të nxirrnim videon, por unë pranova vetëm kur ikën përmbytjet. Kur botoi Kurbanin, Rama me telefonoi dhe më pyeti nëse më pëlqen përshkrimi që i ka bërë Metës. Pyeste dhe qeshtë. Kur kujtoj ato kohë, më vjen ndot nga hipokrizia që shoh sot.  Mbas denoncimit tim me video, por edhe në Prokurori e Gjykatë të Ilir  Metës, mbas shembujve të pafund të korrupsionit të zyrtarëve të LSI-së në qeverisje 4 vjeçare me Berishën, Partia e Metës ishte e sakatuar në sytë e elektoratit.

Nuk e kuptoj arsyen pse Rama po e ringjall këtë force politike. LSI sot është me pak se 2% në sondazhe dhe nuk do merrte pothuaj asnjë deputetë në këto zgjedhje.  Nuk e kuptoj çfarë e shtyu Ramën që ti ofroj Metes 4 vende deputetësh brënda listave të PS-së. Nuk e kuptoj pse duhej Rama ti hiqte gjithë kartën morale opozitës për këto zgjedhje, duke e bërë veten thellësisht pis.  Rama e pastroi Berishën nga pjesa më e përfolur e qeverisjes 4 vjeçare. Rama ka shokuar në maksimum elektoratin e majtë me këtë lëvizje, aq sa një pjesë e madhe e tij nuk shohin më arsye për të votuar.  Në sytë e socialistëve të thjeshtë, Berisha, Meta dhe Rama tani janë prej një brumi dhe nuk motivojnë, nuk japin shpresë, nuk ofrojnë ndryshim.

Aktualisht në opinionin publik duket se janë të shumtë zërat që po kërkojnë ta justifikojnë këtë koalicion më qëllimin e vetëm  të largimit të Sali Berishës nga pushteti, ju i qëndroni kësaj teze?

Kjo lëvizje i ka dhënë shpresë Berishës për të rifituar zgjedhjet.  Aleati i tij LSI-së nuk kishte asnjë shpresë të merrte ndonjë mandat në koalicion me Berishën. Duke kaluar majtas me PS-në, LSI ka arsye të rimashtrojë të majtët, të marr ndonjë votë më shumë.  Une jam i bindur, si drita e diellit, se Meta është akoma në marrëveshje të fshehtë me Berishën.  Votat që do marr majtas, ai përsëri do ti çoj tek Berisha. Jam i sigurtë që pas zgjedhjeve, Meta do ti kërkoj Ramës të bëhet Kryeministër. Pas refuzimit nga PS dhe Rama, kjo do ti jap Metës motivin e duhur të shkoj përsëri tek Berisha.  LSI është si Kali i Trojës brënda koalicionit të majtë, është aty për ta shkatërruar të majtën, për të asgjësuar pjesën e shëndoshë të PS-së, dhe për ti shërbyer vetëm vetes në këtë histori.

Rama e ka argumentuar marveshjen  me një rrethimin, qoftë dhe nëpërmjet komisionerëve, të Berishës në zgjedhjet e ardhshme. Besoni ju se këto kanë qenë motivet e bashkimit Rama-Meta, apo Rama është ndikuar një nga njerëz të caktuar brënda PS-së të cilët me këtë marveshje  duket se shpëtojnë LSI-në?

Kjo nuk është çështje komisioneresh, as çështje rrethimi.  Rama ka frik dhe nuk përballet dot me Berishen. I duket se Meta do ta ndihmojë, por gabohet.  Duke futur Metën në këtë koalicion, Rama ka rrethuar veten për të mos bërë kurrë hajër politikisht.

 Z. Prifti nëse do të rikthehemi vitit 2009, ju ishit ndër të parët që  deklaruar votën tuaj pro Partisë Demokratike, si të thuash ishit kombari i koalicionit qeveritar.  Sot, pas katër vitesh, a jeni bërë pisham për këtë qëndrim?

Sigurisht që jam bërë pishman, por dua të sqaroj se nuk jemi në të njëjtat kushte. Atëhere LSI nuk ishte në një koalicion me PS-në dhe nuk kishte asnjë detyrim ndaj saj.  PS-e na futi ne deputetët e LSI-së në një greve urie dhe na la të vdisnim, vetëm për të ndryshuar Kushtetutën në favor të Sali Berishës. Duhet te kemi parasysh se PD-ja pas zgjedhjeve të 2009 kishte 70 deputetë të sigurtë, dhe qëndrimi i LSI-së majtas sillte vetëm krizë. Do kishim krizë të vazhdueshme, mungesë qeverisje, zgjedhje të përsëritura. Mbi të gjitha do kishim humbur shansin e madh të heqjes se vizave për shqiptarët nëse nuk do ishte krijuar një qeveri stabël. 

Z. Prifti, a  ka kanë ndryshuar mendimet tuaja sa i përket Kryetarit të Partisë Socialiste, që e keni quajtur publikisht një njeri të droguar,  dhe kryetarit të LSI-së, për të cilin, falë jush, çdo njeri e di që është lideri që  ecën me bllok dhe penë në dorë?

Njohja ime për Edi Ramën është thelluar në krahasim me kohën kur kam bërë ato deklarata.  Në atë kohë kisha një mendim tepër negativ për Ramen cka I kam shprehur dhe publikisht. Në aspektin intelektual Rama mbetet një aktor. Nuk kupton asgjë nga qeverisja. Është një piktor që sdo sjell asgjë të re për shqiptarët nëse behet kryeministër.  Kam pasur shpesh biseda me atë, dhe jam i bindur që ai ska as konceptet më bazike ekonomike, mëson disa gjëra përmëndësh dhe reciton nëpër ekrane.  Rama besoj do të jetë eksperimenti i fundit në politikën shqiptare.  Mbasi ta pësojmë edhe prej tij, nuk besoj se shqiptarët do të zgjedhin sërish në krye njerëz kaq të cekët, kaq të paaftë dhe pa asnjë bazë morale.  Kurse për Metën nuk kam asnjë gjë të re për të shtuar. 

Në situatën e sotme politike, mendoni se jeni i vetmi që e pësuar nga denoncimi I LSI-së. Këtu kam parasyshë qëndrimet tuaja në janar të 2011 ?

Meta bëri një marrëveshje me Ramën për të më eleminuar mua nga kandidimi në PS. Ai i vuri kusht Ramës largimin tim nga listat e PS-së, sepse ndryshe ai nuk afrohej në koalicion me PS. Unë këtë e kam ditur të paktën prej 1 viti.  Nëqoftëse kjo do ndihmojë në largimin e Berishës, do jem i lumtur.

Sot  kur Meta është në aleancë me Ramën, ndieni se keni gabuar në denoncimin e një vidioje që  çoi në organizimin e një demonstrate ku mbetën të vrarë katër persona?

Denoncimi im në atë video ngriti në këmbë opozitën dhe i dha asaj kartën e luftës kundër korrupsionit.  Opozita kishte dështuar në gjithë aksionet politike të mëparshme. Dështoi me bojkotin e parlamentit, dështoi me grevën e urisë në bulevard përpara kryeministrisë, dështoi me ndërkombëtarët. Publikimi i videos bëri aë që nuk e bënë 40 deputetë të PS-së të shtrirë në grevë përpara kryeministrisë. Ky publikim i dha opozitës kartën morale për t’u gjendur përsëri në krye të popullit opozitar. Demonstruesit i vranë armët e Gardës së Republikës, dhe une s’kam asnjë lidhje me këtë.  Bashkimi me Meten, i ka hequr PS-së dhe opozitën kartën e 21 janarit. Rama e tradhtoi këtë kauzë përfundimisht. 

Z. Prifti në zonën e Fierit dihet se ju keni një ndikim jo pak të rëndësishëm, a është në qëllimet tuaja kandidimi për deputet në zgjedhjete 23 qershorit?

Unë në qarkun e Fierit kam afërsisht 10,000 vota si individ. Këto vota i kam marrë në të gjitha zgjedhjet e mëparshme, duke kandiduar nga parti e vogël si LSI.  Jam duke e menduar kandidimin, por dua të jem i sinqertë me ju. Nuk besoj se do kandidoj në këto zgjedhje, sepse ndjehem krejt i paaftë të mbroj votat e mia. Nuk kam komisioner dhe nuk i garantoj dot votuesit e mi, se mund tia mbroj votën e tyre.  Arsyeja është kaq e thjeshtë, dhe kaq denoncuese për demokracinë tonë. 

Mos do të thotë kjo që mbetet i hapur opsioni i përfshirjes në ndonjë koalicion, qoftë dhe me partitë e vogla?

Do ta mendoj këtë edhe pak ditë.

Z. Prifti,  ju jeni ndër politikanët që keni pasur kurajon të denonconi  qoftë politikanë të përfshirë në korrupsion, po ashtu dhe segmente të krimit të  organiziar. A ju vjen keq për këto denoncime duke patur parasyshë që me vendim gjykate gjithëkush ka dalë  pastër nga këto histori?

Vetëm Z. Meta doli i pafajshëm me vendim gjykate. Denoncimet e tjera kanë përfunduar me burgosje, si rasti i trafikut të naftes virxhinia.

Z. Prifti, a mund të kem një përshkrim  të situatës së sotme politike , dhe a e shikoni opozitën në pushtet  pas zgjedhjeve të 23 qershorit?

Opozitën e shoh në pushtet, por nuk shoh asnjë ndryshim në qeverisje krahasuar me këtë që kemi sot.

6 Komente

Nga fitimi prej 1 milion e 800 mijë euro që ky politikani shqiptar mori gjatë vitit 2012, nga shitja e aksioneve që pati në një firmë fantazmë, e cila nuk funksionoi asnjë ditë (shfaqje kjo e trashë dhe naive e korrupsionit), zotëria e tij premtoi se në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do u bënte dhuratë zgjedhësve të tij nga një ...lopë. Di kush nga ju peshq të na thotë nëse e mbajti premtimin?

Petro,mos te genjej,por sikur erdhi nje artikull ketu te peshku per Dritanin qe kishte ndare se lope,se gjela,s'e mbaj mend mire.

venusi ! Nga këta, ky dhe shokët e tij, majtas e djathtas, të vjen ndot. Mjerë ne të dy e ca të tjerë që kemi ngelur këtu dhe merremi me lopët, derrat e gjelat e politikës. Ai Harasani nuk premtoi asnjë dhuratë për zgjedhësit. Ato X milona euro, marrë si rryshfet nga kompania serbe që i shet Shqipërisë energji elektrike, në kohën kur "menaxhonte" si drejtor KESH-i, i nvestoi nga Ishujt Virxhine në USA. Bravo, djem të zotë

Petro, keto jane praktika te njohura edhe kendej ne perendim, nuk quhen korrupsion, por spekullime. 

Opozitën e shoh në pushtet, por nuk shoh asnjë ndryshim në qeverisje krahasuar me këtë që kemi sot.

Mjere Shqiperia ku do perfundoje thuaj... çakenjte specialiste (te uritur ne kulm) po afrokan !

asnje gje s'ka per te ndyshuar thone Prifti : ndoshta per KEQ ka ndonje shanc o Prift, mos e humb shpresen

 

te pakten ata cakenjte jane specialiste dhe te majtet kane vertet specialiste qe eshte gjynah qe nuk shfrytezohen......kurse PD,s'la buzequmesht pa ngritur ne poste drejtuese.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).