Dhe deri tani ka qenë Para-Përgatitja! Përgatituni për Përgatitjen IV

Diç para se te takohesha me Bradin, nja 2-3 dit para, kish ndodhur akrobacina politike e shekullit, qe tashme e kemi diskutuar te gjithe, koalicioni i ngjales. Ishim shokuar te gjithe. Ai koalicion, mund te behej ne 2005, sa LSI nuk ishte provuar, por tani qe u provua, ishte nje gomarrllik ti ofroje bashkpunim, jo per gje por me mijra simpatizante te PS pesuan nje zhgenjim te madh. Zhgenjim pesuan dhe partite aleate te PS, parti qe fare mire mund te formonin tashme polin e trete, pra disa parti te paprovuara, parti qe fare mire mund t'ua linin dopio gjashten (ngjalen) Rames dhe Metes, e te bashkoheshin edhe me partit e reja te sapoformuara. Por ne Shqiperi, nuk merrej vesh gje, sapuni shitej per djath. Nje babiloni kurvash politike.

Bradi, si gjithnje i respektueshem, erdhi me nje makine sportive, me goma te trasha , drejt e ne plazh ku rrija. Nuk kish ndryshuar, veç mu duk sikur kishte hyr pak ne uje.

- E paske shitur ate tjetren, - u perqafuam.

- Jo Pjero, e kam dhe ate tjetren, kete e kam si personale.

- E shkelqyer, me siguri qe kjo harxhon me pak se ajo tjetra, duket kjo pak me e vogel se ajo tjetra.

- Joo, kjo harxhon me shume se ajo, rreth 25 litra .

- Ou, qenka si ato te garave.

- Me kete heci me mbi 200 km ne ore, deri ne 300 km ne ore, - u ulem tek lokali ku ishim edhe vjet.

Porositem birre vendi, por s'kishte, u detyruam te merrnim nga 1 birre te huaj. I shpjeguam asaj se ne jemi ngopur me birra te jashtme se vijme nga jashte. Lokalet qe nuk mbanin pije te vendit, nuk para i preferoja. Me dukeshin lokale pordhacesh dhe jo VIP-ash, siç i quanin. Biseduam per Peshkun, per disa antare, ai kish preferencat e veta, ku disa nuk i pelqenin dhe disa i pelqenin. I thashe se per mua nuk ka shum rendesi botkuptimi i tyre politik, rendesi kish qe te mos ofendonin dhe te mos perdornin fjale te ndyra, se ne faqen tone te diaspores www.peshkupauje.com/ mirrnin pjese edhe femra, gje qe na nderonte edhe ne meshkujt, se dihet qe femrat nuk para hyjne ne nje ambient te piset, ku flitet me fjale te pista. Vet fakti i pjesmarrjes se femrave aty, tregonte nje fare serioziteti te faqes.

Mbaruam birren dhe kujtova se takimi yne do mbyllej, por jo Bradi me tha se kish ardhur posaçerisht per mua, dhe se kish qejf te gjente nje qebaptore qe te shqepeshim me qofte dhe birra. Vajtem buze detit, dhe aty porositem tre racione mish qingji, tarator, speca te tymosura dhe birra korçe. Fillova te ngrohesha, megjithse Bradi ndjente akoma ftohte nga era e detit. Ai donte te rrinte brenda lokalit por per respektin tim, qe nuk e duroja dot tymin e cigareve, ndejtem jashte. Puna i kish hecur mire, pronat e gjyshit ne Tirane i kish rregulluar mire, kish dashur te bente nje pallat dikur ne pronen e tij, por Rama sipas tij, i kish kerkuar 40% te vleres.

- Prandaj e urrej une o Pjero kete plehre, te me kerkosh ti si pa gjo te keqe 40%.

- Kam degjuar qe ky u merrte 20% ndertimorve, por 40% , sikur s'me besohet.

Bradi u betua dhe me tregoi emrin e nderhyrsit tek Rama, nje ndertimor i socialisteve qe ka dhe nje lokal.

- Nuk bohet shteti me drogmen o Pjero, ai eshte i pabes, drogaxhi.

- E kam kaseten e atij Priftit ku tregon per Ramen qe e kish kapur mat duke pire droge, qellova ketu ne Shqiperi dhe e inçizova, - rrekelleva birren e shkelqyer Korça. I thash se jeta private e tjetrit, nuk me interesonte, mund te zhvishej, dhe ketu po e kundershtoja Bradin, por ne marrdhenie pune, marrdhenie me publikun, ne marrdhenie me koleget e partise apo qeverise, eshte e ndaluar kategorikisht perdorimi i drogave, aq me teper atyre te renda. Se mund te pije ndonje droge te lehte, por pas orarit te punes.

- Po, tamam, me ty jam, ja shih mu, pse u vonova, se doja ta shijonim kete mbasdite, mbylla ter punet, tani jam i lire, pim birra, raki ç'a dush, jam i lire, po kta s'kan kulturen e punes o Pjero, pi tjetri droge ne zyre.

- Mesa kam vene re Brado ketu, eshte e vertete, ketu mungon kultura e punes, ndez tjetri cigaren ne orarin e punes, i fut i te pime ne orarin e punes, mungon tamam kultura e punes.

- Buall Mavria mund te jete i dhjere siç thua ti, por nuk eshte si ky, punon tjetri, rri 12 ore ne pune.

- Po kaq ore rrijne dhe andej Brad, punojne, drejtuesit, manaxheret, politikanet, i ke nga 10-12 deri 15 ore ne pune. Ti je vete ne Gjermani dhe duhet ti kesh pare, sa punojne politikanet, qeveritaret, drejtuesit, manaxheret,

- E di e di, punojne minimumi 10-12 ore ne dite.

- Vertet s'kane lodhje fizike....

- Po kan lodhje mendore, - me plotesoi Bradi, duke mbeshtetur pirunin mbi pjate dhe duke porositur birrat e tjera me shishe. Kamarierja, nje grua rreth 50-tave, e thate dhe e vrare si shumica e shqiptarve brenda 28 mij km2 , solli çfar Bradi i thoshte.

- Ju me siguri jeni pronarja, jo kamarierja, - i buzeqeshi Bradi.

- Po pronarja jam, se bashku me burrin, pse ku, si e vut re ju.

- E vura re tek menyra se si vendosje pecetat, si hapje shishet, - dhe Bradi po i shpjegonte se si vepronin kamarieret, dhe si vepronte ajo, duke i bere dhe ndonje shaka per kamarieret. U habita dhe vete, ishte nje detaj qe une megjithse nje vezhgues i holle, nuk do ta kisha kapur kurre. Si duket Bradi kish eksperience me restorantet e klubet.

- Kam frike se me kete koalicionin qe Palloshi beri me kete Kok Tulen, ka per ti humbur votimet, - fola pasi kamariere-pronaria kishte ikur.

- Ky i ka te humbura o Pjero, ç'a thua, e sigurte, me kete gomarrlik qe boni me Kok Lopen, esht e sigurt, ta them une, dhe me mire keshtu, kush e duron ate kryeminister, ate t'degjenerum, te vij ai, maje men, do bohet gjaku gju.

- Nuk besoj ta lej Europa dhe Amerika te rreshqasi ky ven si me 97, nuk e besoj.

- Po jan gjith ata malok o Pjero ne Tiron, kan zon vene te mira ata, si meno ti se do e lshoj venin e punes meiher ai, ai do luftoj per ate ven pune o Pjero, prandaj 100 her me mire te rrij dhe 4 vjet PD ne pushtet se sa ky i degjenerumi.

- Me i fjal, t'rrijm dhe 4 vjet te nigjom budalliqet e Buall Mavrise, edhe 4 vjet te rrij e varur Shqiperia, jo se dua te jete Rama kryeminister, se as kete nuk e dua, po te drejtohesh nga nje njeri i pacivilizuar, kjo eshte te ikesh me vrap o Brad.

- Nga burime te sigurta, nigjo mu, - afroi koken Bradi, megjithse ishim vetem ne te dy dhe valet e detit, - Berisha i fiton zgjedhjet, por nuk do jete kryeminister, do bohet Bode.

- Nuk e besoj - u mbeshteta mire ne karriken e kashtes per ta pare mire fizionomine e Bradit se mos e kish zene birra - nuk eshte nga ata Buall Mavria qe iken kollaj, ai kapet me thonj pas pushtetit .

- Nigjo mu, burime te brendeshme, te sigurta, - nguli pirunin mbi mish ai, duke par fytyren time pakez te anuar e me buze pakez te perthyera, si fytyra e Roberto De Niros, - ja ktu do jemi, e sigurte, - i erdhi radha koqes se ullirit per tu futur ne gojen e Bradit. Ne fakt, vetem ne Shqiperi nuk kish gje te sigurte, rrjedhoje e politikes kurve.

- Po Bualli ku do shkoje, - me ngeli piruni ne hava bosh.

- Ai ne PD, he per he, e me vone President, - levizi nofullat Bradi, duke me kujtuar ato filmat amerikane me mafioze, qe ndajne pazaret nen avullin e alkolit.

- Nuk e besoj, nuk e besoj, ky as nuk shtyhet e as nuk terhiqet, veshtire ta lej kryeministrillikun, megjithse varet si e thote ligji, se ligji per Presidentin thote qe nuk mund te zgjidhesh me shume se dy mandate, ndersa per Kryeministrin nuk e di se si e thote ligji, ka te drejte per dy apo tre mandate.

- Nigjo mu, - afroi koken perseri Bradi, sikur donte te me thoshte; Te dhjevsha ligjin, - ky eshte me pak i demshem si president, eshte nje qoshe ku shpresoj te dali ne pension, te mbylli karrieren e tij politike.

- Po Bujar Nishani, per momentin e ka ky presidentllikun, - morra ter delikatese tarator, qe ne Shqiperi i thonin Xaxiqis.

- Ky, ky eshte i semure, ky del shpejt nga skena, - u mbeshtet ne karriken e tij Bradi, sikur donte te thonte se operacioni mbaroi.

- Une kam frike qe ketu luhet noi pisllik nga Buall Mavria, nuk besoj te dali ky skenari qe thu ti, ai eshte i gatuar per pislliqe, per prapaskena, do t'ua dhjesi te gjithve, do ti lej me gisht ne goje, shife kur te vazhdoje perseri kryeminister.

- Joo, por edhe sikur te ndodhi kjo, me mir ky se Rama, ta them Pjero, ky eshte 100 mij her me i mire nga palloshi, kot e ke marr inot, nuk eshte aq i keq ky, nigjo mu, eshte me i beses se palloshi, Rama s'ka bese, te pret ne bese, ndersa ky te mban.

- Kjo po, qe po i sherbeve te mban, po ky nuk eshte parametri i matjes, qe duket xheltemen ne te folur, kjo s'diskutohet, flet me patos, eshte i mirpritshem me miqte, - dhe i tregova fjalet e mira qe me kish thene nje miku im belg kur e kishte takuar dy-tre here Berishen ne Tirane, para ca viteve.

- Shih, po ai eshte i mirsjellshem o Pjero, vetem te bosh muhabet me te, ai sikur te bo magji mer Pjer, si te tha ai belgu, i shkelqyer- qeshi Bradi, duke ngulur pirunin mbi spec.

- Mir me mir, qe eshte i mirsjellshem e di, por eshte edhe i prapaskenave.

- Po me ata do besh siç ta bejne, - u çua ai dhe porositi birra te tjera.

- Biles ky koalicioni i ngjales, ky pislliku qe palloshi beri, sikur po me shtyn ta konsumoj, ta provoj dhe nje here te ndihmoj Buall Mavrine, - nxorri krye nga brendesia e shtresave te nenndergjegjes, dufi qe ishte fshehur, inati ndaj perendimit qe e kish harruar disidencen.

- Jo kete nuk ta rekomandoj, ai do iki, nigjo mu, ti takoje thjesht per te pare se nuk eshte ashtu si e pandeh ti.

Bradi nuk e dinte se une isha nga shqiptaret e pare qe e kisha takuar ate, qysh ne gusht te 1990, 4 muaj para pluralizmit. Si duket ai nuk e kishte lexuar VQ.

- Nuk e paske lexu VQ m'duket, se vjet sikur me the qe do t'mjepshe mendim per librin.

- Ahh, te them te drejten Pjero, kam lexuar ca, pak, nga Intervista, por duhet te jesh i qete ta lexosh rehat, ta pertypesh mire si thua ti, - buzeqeshi ai, duke lene pirunin me delikatese mbi pjate, - nga nje ane plaka e semure, nga ana tjeter puna, me duhet te udhetoj shume, ketu-atje, por te premtoj se ne maj do e lexoj se marr lejen e zakonshme.

- Gje e mire kjo, po e lexove je i fituar, per Buallin nuk kam deshire ta takoj - nuk doja ti tregoja imagjinatat e mia ku e mendoja se mund te takohesha me te por pa i dhene doren, thjesht per sfide, - thjesht do te doja te beja diçka per Shqiperine, por ky ka zene deren, as shtyhet dhe as terhiqet dhe do s'do do e takosh.

- Ee ky eshte i ikur, nigjo mua, Bode do zere vendin e tij. Me vone shohim e bejme, mase bejme diçka edhe per ty.

Ishte i bindur se PD do fitonte, dhe se do i pergjigjeshin vjedhjes nga PS e LSI po me vjedhje.

- U bo kaq vite o Brad, qe nuk po bohen zgjedhje te ndershme, kam qejf mer i her t'bohen zgjedhje te ndershme, te fitoje ai qe do populli, hallall ta kete.

- Po k'te du dhe un o Pjero, hallall ta kete, le t'bohen, k'te du t'shof dhe une i her, po t'le palloshi.

I shpjegova se PS ka disa figura te respektuara, intelektuale tamam. Ishte dakort me mua ne kete pike, dhe i respektonte, por inatin e kish me Ed Palloshin.

Mishit po i vinte fundi, specat dhe xaxiqit, po i vinte fundi. Kishim prekur ter temat, por kjo e politikes ishte ajka e muhabetit. Pra se te çoheshim, ai u kujtua per CO2, per obligacionet. Me tha se kishte studiuar per ekonomi, por keto gjera nuk i kuptonte. Me erdhi mire, si duket e kisha infektuar me sindromin e modestise dhe te thjeshtesise. Ua krijoja te gjith bashkbiseduesve nje mundesi te tille, se dhe vete nuk mund ti dija te gjitha, dhe siç e kisha thene gjthmon, ne plotesojme njeri-tjetrin, ka gjera qe une i di e ti si di dhe anasjelltas.

I fola se si fuksionojne keto obligacione, se si investohet me to, i fola per obligacionet e tjera dhe e pashe qe nuk kish ndigjuar per fuksionime te tilla. Ndonse shkurt, them se kuptoi diçka, megjithse do te kisha deshire t'ia shpjegoja me gjate e me qarte . Pagoi 3500 leke = 25 euro. U perqafuam dhe u ndame si dy miq te vjeter. Ishte kenaqesi te bisedoje me Bradin. Me premtoi se do vinte me makine se bashku me Belulin ne Antwerpen. Kish deshire te njihej edhe me te. I thashe se jeni te mirpritur, dhe se do hapja cilando shishe vere qe do i vinin gishtin.

Nje dite, duke hecur rruges, takova pronarin e studios qe ish marre me kompjuterizimin, faqosjen, etj, te librit tim. Me pyeti se si kish hecur shitja. I thashe se dobet, ndoshta titulli nuk ishte fort i sensacionshem.

- Ky popull terhiqet me shume pas titujve bombastike, sensacional, yyy ky ka bo kete, ky ate.

Dhe vertet, per VQ, disa qe e kishin lexuar, kishin pare nje permbjatje, nje material te bollshem, ku mund te mesoje shum gjera, veç per titullin (ndonse me pelqente) isha akoma i dyzuar, mos valle i duhej vene nje titull sensacional; Kush e anulloi urdhrin per tu mos u vrare R. Alia apo Pse u refuzua vrasja e S. Berishes, gjera edhe per te cilat flitet pakez ne liber. Ndoshta keto tituj do ta kishin shitur menjehere librin. Mundet. Por une i qendrova besnik, çeshtjes se makro-ekonomise dhe ekonomise politike aty, si çeshtje me te rendesishme per Shqiperine, se sa çeshtja e dy karagjozve qe kane drejtuar Shqiperine ne fund te socializmit dhe fillimit te kapitalizmit.

Mu kujtua skena, para 5-6 viteve, kur takova kete sipermarres te librave pasi i kish lexuar Intervisten e 1995 dhe Letrat dhe po bente gati librin per shtypshkronje (nuk me kish njohur akoma, se komunikoja me shtypshkronjen) dhe kur me pa dhe hyme ne muhabet, u shpreh;

- Po ky qenka alamet çuni me, une kujtoja se ishte noi ..... - s'dinte ç'te thonte i shkreti per te mos me fyer.

Vertet, ne ate kohe para ndryshimeve dhe kohes se ndryshimeve, ne ishim ata "te fortet" , qe kishim bere/detyruar regjimin te merrte masa te mos ta merrnim ne pushtetin, qe morren masa te vendosnin njerzit e tyre ne opozite dhe partite qe u krijuan.

A nuk ia vlen vetem per kete fakt, te lexohet ai liber. Mendoj se po.

408 Komente

Kjo pjesë mund të quhej edhe:

Enigma e Zgjedhjeve...e Zgjidhur!

Kavir, nuk mund te quhet e Zgjidhur, se ajo qe tha Bradi, eshte 1 version, Une ne Shqiperi nigjova nja 5 versione, ku te gjithe thonin me bindje se kjo ishte. Por do ti paraqis tek e katerta qe po e shkruaj tani. Ika se po shkruaj ate me Lizandrin. 

DOLI DOLI

Po ti ç'ke që bërtet sikur dole nga burgu?

gezohem shume, gezohem shume! smiley

Parashikohet mbi 500 komente per 3 ore! Be ready! 

- Nga burime te sigurta, nigjo mu, - afroi koken Bradi, megjithse ishim vetem ne te dy dhe valet e detit

Po keto jane shenjat karakterisitke (body language) te mashtrusave mor Pjer!!!!

smiley

vetem ne te dy dhe valet e detit -  hajde Pjer hjade me ketë të ka zili edhe Renatoja ai i kalemit që mundohet por që dot nuk nxjerr në dritë smiley

duke par fytyren time pakez te anuar e me buze pakez te perthyera, si fytyra e Roberto De Niros -- smileysmiley

 

- Ju me siguri jeni pronarja, jo kamarierja, - i buzeqeshi Bradi.

- Po pronarja jam, se bashku me burrin, pse ku, si e vut re ju.

Ahhhhh kjo te paska ardh hakut Brad...larg duart nga Vietnami se perndryshe...burrin e kam ne guzhine me hanxhar!!!

 

U perpoq Bradi perseri, si me banakjeren gjate takimit te pare por i doli huq.

Nga burime te sigurta, nigjo mu, - afroi koken Bradi, megjithse ishim vetem ne te dy dhe valet e detit, - Berisha i fiton zgjedhjet, por nuk do jete kryeminister, do bohet Bode.

 

Vallai kjo ishte surprize ene per mu smiley Une di qe Bodja si ka punet shume mire me Salen plus qe Bradi e dogji Bashen me kete versjon. Hajde Brado sqaro popullin smiley

Vet fakti i pjesmarrjes se femrave aty, tregonte nje fare serioziteti te faqes.

Bum! Rrezohet miti xhasuloist rreth Pjerit.

 se dihet qe femrat nuk para hyjne ne nje ambient te piset, ku flitet me fjale te pista.

 

- Po kan lodhje mendore, - me plotesoi Bradi, duke mbeshtetur pirunin mbi pjate dhe duke porositur birrat e tjera me shishe. 

- Nuk e besoj - u mbeshteta mire ne karriken e kashtes per ta pare mire fizionomine e Bradit se mos e kish zene birra...

- Nigjo mu, burime te brendeshme, te sigurta, - nguli pirunin mbi mish ai, duke par fytyren time pakez te anuar e me buze pakez te perthyera, si fytyra e Roberto De Niros  - ja ktu do jemi, e sigurte, - i erdhi radha koqes se ullirit per tu futur ne gojen e Bradit.

 smiley

Kamarierja, nje grua rreth 50-tave, e thate dhe e vrare si shumica e shqiptarve brenda 28 mij km2 , solli çfar Bradi i thoshte.

 

Pjero,  dobet shqiptarkat   kesaj radhe domethene.smiley    te gjithave u ke vene na nje yçkel...  ose  ti e ve steken shume lart  me duket..smiley

Kjo s'eshte gje hic...nje mjek i huaj pas nje qendrimi te shkurter disa ditor ne Tr, guxoi te bente pyetjen:" Pse femrat shqiptare bien era kos?"..."Well, i thashe,- kete s'e di, por instead mund te kishe pyetur: pse shqiptaret qe bien era trendafil nuk dalin te semafori?" smiley

era kos?   cudi,  ca ere ka kosi?smiley    ose me mire te them kosi  nuk ka ndonje  ere  te forte apo specifike.. po te  ket  nenkuptuar  kosin me fruta, p.sh  luleshtrydhe, tjeter  pune pastaj  se  dominon   aroma e frutit...

ai ne fakt e shtjelloi me tej...era djathe, kos i thartuar...po s'desha ta peshtirosja me shume fjaline.

a, Ok.  si eshte kjo puna e zanatit...  mjek  zotnia, dhe dalloi menjeher qe kosi ishte i thartuar... do jet alarmuar besoj  dhe i ka bere direkt analizat per helmatisje asaj..smiley

Po duhet te takoje Bradin privatisht o Pjer per te te thene gjerat qe na thote ketu dite per dite..

E di qe ca gjojna i thote ketu, por jo te gjitha smiley ate te komisionerve psh, qe e thote ketu, e kalova me nje rresht, sepse dihet, por ka gjojna te tjera interesante smiley qe nuk jan thon tek Peshku. 

po qe do shkarkote Muhon ne menyre antikushtetuese dhe se nen kryetari i KQZ do jepte dorheqjen dhe zgjedhjet jane tmerresisht te rezikuara duke shpene vendin ne kaos, nuk ta tha ?

Dobet, Gjergj, shume dobet. Nuk eshte puna tek ato qe thote, por tek si e thote ne sy te Pjerit ate qe thote. 

smiley

Per Zotin, keta jane brez i marre fund. Tipik brezi i ketyre. Takohen e flasin per hesapet e politikaneve sikur t'i njohin me rrenje e dhemballe, nga mengjesi deri ne darke, nga kafja ne kafe, e asgje s'dine.

Flasin per politikanet por nuk flasin per politike.

ke thene nje te vertete shume te madhe

kish qejf te gjente nje qebaptore qe te shqepeshim...i erdhi radha koqes se ullirit per tu futur ne gojen e Bradit

smiley

smiley

Pjero qenke zbut ndaj buall mavrise pik muhabetit Bradi ta paska mush menjen smiley , dy pjeset e para ishin me te kendshme kjo e treta nuk doli e verteta ..

shoket afer, armiqte akoma me afer...

smiley e mir po pres  pjesen e 4 .. apo nuk ka  mo.. 

Autori tha qe do te kete pjese te 4-te per takimin me Lizandrin, dhe pjese te 5-te per konkluzionet.

e treta ka  news brenda  ama...   dhe jo dokudo,  Bode kryeminstri  i ardhshem..smiley

Lere  Bradi eshte spin doctor, nuk ka shanse Bode  majeni men smiley 

kush ja ka dh..ere stilin Pjerit mer, dikush ka fut duart dhe e ka zbukuruar, perpunuar ..dmth e ka demtu spontanitetin e tij naiv.

Ja nderhyrjet. 

 

- Po Bujar Nishani, per momentin e ka ky presidentllikun, - morra ter delikatese tarator, qe ne Shqiperi i thonin Xaxiqis.

- Ky, ky eshte i semure, ky del shpejt nga skena, - u mbeshtet ne karriken e tij Bradi, sikur donte te thonte se operacioni mbaroi.

Plus jane zhdukur bythderrasat dhe bythderret, qe ishin tharrmi ketij shkrimi dhe mbulesa e zbuleses se misionit.

U habita dhe vete - do thoshte Pjeri smiley

Po pra, Pjeri e lexoi, ngriti vetullen edjathte dhe ndersa u mbeshtet ne karrike ,psheretiu i habitur:jo, ky nuk jam une smiley

Pjeri më kujton Shvejkun smiley

Don Shvjekun smiley

Vetëm nji Shvejk ka bo nona smiley

Po prisni ore të uruar të mbarojë njëherë, pastaj nxirrni konkluzione.

 

Mëndjen e parë të shqiptarit ma pastë kali, mendjen e dytë e paça vetë - thoshte turku.

Edhe ju llafet e para i lëshoni si lopa bajgat. Të shpesojmë që llafet e "dyta" t'i thoni me vend.

sa i sjellshem shoku redaktor. Po redaktoret kush i redakton ?

redaktoret redaktohen redaktueshëm. 

Unë pranova vetëm të jem ndërmjetës mes autorit dhe autoriteteve. Në asnjë mënyrë nuk i kam dhënë vetes autoritetin të ndërhyj edhe në presjen më të  vogël të autorit.

Gjithashtu jap garanci të plotë që me forcë kam kundërshtuar çdolloj ndërhyrje nga persona të tretë të cilët për arsye etike nuk po i përmend.

Nëse Pjer Thomas dëshmon që ka ndërhyrjen më të vogël në tekst, mos më thënçin më në emër.

Kavir, te besoj. Nuhatja e Spiritus me duket ca e dobet keto kohet e fundit. Mos harrojme qe aty ketu nepermjet vithngushtave dhe vithgjerave, Pjeri fut disa pershkrime njerezore vertete prekese, si kjo pronarja e qebabtores ketu, apo Ceni diku tjeter.

Po Brut smiley nashti e kuptoj qe censurimi larmitetit te b..eve  nga shkrimi eshte bere per te qene seksualisht korrekt, por ato skenat koke me koke me Brad, me sfond valesh romantike sikur i perforcon dyshimet.

Ncuq. Pjeri e ka bere te ditur me kohe qe Bradin ka dashur ta palloje... me birra... atmosfera e romantike e valeve te detit ne sfond thjesht na ben te ditur se pallimi eshte shijuar ne menyre bilaterale.

     smiley

Bradi, pa -n, pushteti eshte korruptues smiley

Jo Alidea, nuk ma mushi menjen Bradi, por ne loje jane futur edhe dy grupe te fuqishme (nder me te fuqishmet ne planet) per kete loje te piset ne Shqiperi, prandaj thash ti jap nje dore Buallit ta kaloje klasen, thjesht per sfide ndaj ketyre kendej. Kuptohet me kushte, te punonte per Shqiperine. 

Keto dy grupet jane futur kundra Buallit apo kundra Shqiperise? 

Njeri grup, eshte kundra Buallit, kategorikisht, tjetri me te, por i zhgenjyer pakez nga ai, dhe s'do ta prishi dhe me ata te paret. 

Pjer, kot per muhabet,  taratori eshte tjeter, xaxiqi tjeter smiley. Taratorie shte kos me kastraveca, xaxiqi eshte salce kosi

Mundet Bledar, por Xaxiq, vjen nga arabishtja Xhaxhiq (shqiptohet) dhe ata i thone taratorit. I shoh ketu tek puna, keta qe flasin arabisht. 

Pjer, ne shqip i thone xaxiq dhe nuk vjen nga arabishtja por nga turqishtja çaçik.

po pra cacik vjen nga arabishtja hashik

Nuk ka lidhje me arabishten.

Nuk e di ne turqisht I Pakapshem, por keta irakezet ketu ma shqiptojne Gjagjiq/Xhaxhiq , ku kjo -q- del edhe si -sh- , nje germe e ndermjetme. Pyet noi arab andej. 

Irakienet* Pjer jo irakezet.  Po arabet e shqiptojne dicka si xhaxhëk, por fjala etimologjikisht eshte turke.

Irakianet, ne fakt.

vetem maja e ajsbergut. "telefonata e mesantes" e paska bo punen e vet. smiley

A thu?

Mua takimi me Bradin mu duk me teper si strategji e Bradit per te perhapur informacion te rreme. Tokat e gjyshit...40% i Rames...dorga ne zyre...me duken te gjitha te planifikuara nga Bradi. Ai e ka ditur qe Pjeri nje dite do ti hidhte na karte ato qe do te bisedonin bashke. 

po strategjia duket hapur fare. qe nga fakti qe i paska shku me Ferrari...

Merruni me cingerima ju... "jane futur ne loje 2 nga forcat me te fuqishme ne planet" thote... per te vene kujen...

plus qe bradi konfliktin me ramen e ka parimor. jo per 40%-shin.

Si athere ku gjysma e cunave ne Tiron  kur ishte nevoja dilnin kushuri me Gaz Mucen rrafmetlliunsmiley

i erdhi radha koqes se ullirit per tu futur ne gojen e Bradit

 

smiley

 

 

Vetem Bradi e ha ate koqe ulliri, medemek.

megjithse ishim vetem ne te dy dhe valet e detit

dua s'dua, kjo me tingellon shume romantike. smiley

me than te drejten  ngjan pak smiley 

"- Nga burime te sigurta, nigjo mu, - afroi koken Bradi, megjithse ishim vetem ne te dy dhe valet e detit, - Berisha i fiton zgjedhjet, por nuk do jete kryeminister, do bohet Bode."

Paskeni kaluar momente vertet romantike Pjer.

Romantizem politik smiley

Ne pergjithesi pervec pjeses te pabesise dhe PD-isteve qe s'lene punen jam plotesisht dakort me c'ka thene Bradi. Qe Berisha fiton sa here qe te doje perballe Rames per kete nuk kam patur asnje pike dyshimi qe mbas zgjedhjeve te kaluara dhe me ka rene goja duke e shprehur ketu dhe kudo. Edhe nqs e majta fiton kjo do te ndodhe sepse ashtu do Berisha. 

Berisha eshte i pabes, cfar thote sot nuk e thote neser, nje palaco burr plak qe shan e cirret mbi kedo qe e kritikon, dhe qe perkulet ne paturpesi ekstreme ndaj te huajve, eshte mbi te gjitha nje anti-shqiptar qe ka percare shqiptaret pa pike kthimi dhe per kete meriton burgun dhe turpin ne jete te jeteve, ai dhe te gjith ata qe ne kete faktkeqesi kombetare i kan mbajtur ison. Ama Berisha ne perballje me Edin ka mbajtur gjithmon llafin, i ka treguar vendin e qenit, dhe Edi nuk meriton me shume ne arenen politike se sa vendin e qenit qe leh gam gam pa kafshuar nje here. Eshte aty per te bere opozite por opozite s'ka bere, eshte aty per te bere politike por politike s'ka bere, eshte aty per te ardhur ne pushtet por pergjegjesite e pushtetit nuk i do!!!! Cfar kerkon Rama ne ate pozicion politik, cili eshte misioni i tij? Pavaresisht te gjitha atyre qe kam thene per Berishen, demi me i madh politik, ekonomik dhe emocional shqiptareve te pakten kater vitet e fundit i ka ardhur nga Edi Rama dhe PS-ja. Dhe keto i them megjithse kam respekt per Ramen si nje djal i nje brezi modern qe nuk i perket trashegimnise komuniste dhe nje punetor model ne zyre publike per sa kohe ka mbi krye nje kapo politik. 

Pjero cfar mendon ti se jan sot halletme te medha te shqiptareve? Bej pese pika ose dhjete pika te halleve me te renda ne kurriz te popullit dhe kombit dhe si mendon ti se mund ti zgjidh nje levizje politike  dhe nxirri ti diskutojme.

With all the respect for you, ej mos i ranojme dhe keto tema.. 

Nuk te mora vesh alidea, jam i hapur ndaj cdo lloj kritike, dhe i gatshem edhe ta fshi postimin tim nqs abuzon me temen, por te lutem shpjegohu, mos u bej si njera tek puna ime qe mbledh buzet dhe nje zot e merr vesh ku e ka hallin...

Po kjo eshte teme light mo 1ora smiley cammon . kemi ato temat e randa  highlighted  ne vendin e duhur. 

Nejse mendimi im . 

Po mir moj s'ka gje, ty te duket e lehte mua e rende tema, secili ne mendimin e tij apo jo. Per me shume shiko cfar thote Kaviri me poshte.

"ai sikur te bo magji mer Pjer, si te tha ai belgu, i shkelqyer- qeshi Bradi, duke ngulur pirunin mbi spec."

"per Buallin nuk kam deshire ta takoj - nuk doja ti tregoja imagjinatat e mia ku e mendoja se mund te takohesha me te por pa i dhene doren, thjesht per sfide..."

smiley

Sikur i kam para syve. Rrofsh Pjer!

 

Ju fëmrat flokt e gjata e mendtë e shkurtra.

Ju mbetën sytë tek panorama romantike e cila është vetëm dekor i esencave të tjera..

E bëni si Çelentanua, që kishte 2 metra femër (me super-vithe) si Ornela M... (më falni për shprehjen) dhe i mbeteshin sytë tek një insekt "i rrallë". Vetëm se Çelentanua e bënte kastile, kurse ju...

Se ku i sheh floket e gjata ne virtualitet .. ti e din, po dhe sikur keto shprehjet gatitu jane shume handikape.  smiley 

Po mirë mi goce, siç thotë edhe Pjeri, ne jemi shumë të nderuar të kemi shumë vajza këtu tek kjo tema. Pse u fyeve vetëm ti?

p.s Mos e merr sikur po të them "kujt t'i djegë le ta mbajë". Po them thjesht, pse vajzat e tjera nuk u fyen?

me sygjeroi  nje orshi me lart nuk me dogji , por dhe sikur nuk eshte se jemi me shumice ne kete forum smiley

Nuk u ndjeva e fyer thjesht keto fjalet ish te urta jane kthyer ne fjale te pa urta smiley

Po mirë mi, ç'kusur kam unë se të sugjerojnë ty të më lexosh mua? smiley

Biseduam per Peshkun, per disa antare, ai kish preferencat e veta, ku disa nuk i pelqenin dhe disa i pelqenin

Nuk e mendoja kurre,ne jete te jetve...

ishte nje gomarrllik ti ofroje bashkpunim..

Edhe ketu eshte nderhyre .z,Pjer nuk etiketon . Ai parashtron . Kush e ka VQ e kupton me se miri kete .Psh dhe vet paraqitja e vitheve nuk kategorizohet si "mirre " apo "keq" por dicka si metafore , prap së cilës fhihen mejtime të thella.

Nuk duhet lejuar vrazhdesia ne prurjet e tij .Thjesht nje individ me nje barre halle mbi supe , familjare e te vetes , merr rugen e mundimit per te takuar njerez për të mirën e KOMBIT , , te cilet as i njeh dhe as ua di mendimet , pervec një çfaqje pelivaneske ne një Blog të nderuar , ku vetëështë pjestar , e vërteton veprën e tij fisnike.  

Plus z.Pjer vjen nga Perëndimi aty ku janë shkrirë konceptet e Urrejtjes dhe Nënvlerësimit dhe dominojnë vlerat e bashkëpunimit . Redaktori që i është afruar ta rishohë më thellë ndihmën që është munduar ti japi !

Nuk gjej perspektivë përveç se ca thashethemeve me Bradin që  jihet si i tillë !

"- Po ky qenka alamet çuni me, une kujtoja se ishte noi ..... - s'dinte ç'te thonte i shkreti per te mos me fyer."

Legeni!!!!!

Ej, vejani pak Pjerit linkun e pjeses I & II ne krye te ketij artikulli (tip, vijon nga), qi ti kete pjeset e lidhura, mos prisni tju thote ai, se ai pervec qe s'eshte kompjuterist, eshte (sic e thote vete), modestvirusal:

Me erdhi mire, si duket e kisha infektuar me sindromin e modestise dhe te thjeshtesise. 

Pjer, na duket ne apo ka pasur qellime buallmavrikorruptuse Brad, e me 25 euro te ka bere te ndryshosh mendjen 21.3% (e 21.3%Pjermendjendryshim eshte goxha gje)? smiley 

Pjero, mire bere qe le Bradin qe pagoi... keshtu vihet ne qarkullim leku brendaperbrenda Shqiperise dhe eshte ne te mire  te ekonomise..smiley     me kete rast edukohen  qe te mos i mbajne syte  gjithmone  nga ne   te jashtmit..smiley

e hengri shaqua!!! smiley 

Shaqua s'po duket fare. I ka ikur zëri..

Prite se po vjen si pëllumb i shkruar...

opo kur e hengri plaka e  Pjerit (Remessmiley) qe pagoi qoftet dhe 2 birratsmiley, cpyet per Shaqo ziun me shoke..smiley

Po kafete mo kush i pagoi.. Pjero .. mos ta ka fut tek kafete smiley

Eshte e tera strategji e menduar mire.

Pjer, si perfundim Bradi u deh apo jo?

me leket e veta?

 ...i erdhi radha koqes se ullirit per tu futur ne gojen...

Madheshtore!

C'e do i dekonspiroi pllanet Sales. Apo mos eshte tym sa per mbulim? I ngelet palloshit me shoke t'i japi dum kesaj.

 

Biseduam per Peshkun, per disa antare, ai kish preferencat e veta, ku disa nuk i pelqenin dhe disa i pelqenin. I thashe se per mua nuk ka shum rendesi botkuptimi i tyre politik,

 

po ja mo Pjero, per kete teme te kishe shkruar dicka me teper.. ti e di,  thashethemet  na pelqejne shume..

Këtë nuk duhet ta bëje Belul, për më tepër që ti e njeh shumë mirë Pjerin.

cfare nuk duhet te beja?  qe pyeta?

Belul, preferencat dihen por mesa duket s'e ke patur mëndjen në mësim smiley

mire, une  di  disa  preferenca,  por  interesi ishte te dialogu , menyra  e vecante si rrefen Pjeri ato..  kjo e ben unik Pjerin..smiley

Ndoshta ka ruajtur ndonjë surprizë të vockël për pjesën IV. Duro i duruar të dalësh i fituar...smiley 

Me kete autori jep prova se eshte i paanshem. Drejt e ne KQZ, kryetar!

Korrigjomeni nese e kam gabim po kam pershtypjen se  shqipot kur mbildhen bashke merren me politike te madhe kush erdhi, kush iku ,kush do vije , kush ia futi sa krahu kujt.Nuk kam degjuar te merren me gjera me pak grandioze smileysh si te bejme  dicka per femijet apo  per shkollen e filan fshati , lagjeje ,qyteti.

Mendoj se e ke gabim.  Tematikat grandioze jane vetem per pezzo grosso-t.  

Krahasim i gabuar ky i Albës. Pjeri këtë po përpiqet të bëjë: Të rregullojë diçka sado të vogël për vendin. Por ai e di që këto nuk bëhen nga poshtë, "me urdhër të peshkut"*, por nga lart, nga vendimmarrësit.

*Apo jo Monda?

Une mbaj shenim.  Me kalem. Tre ne dore.

Monda, Kalemin e shikon ne enderr, po hajt mo... smiley

Nje skene nga fshati i gjyshes.Spanjollet e karitasit meremetonin shkollen, djemte e fshatit luanin bilardo ne klubin e fsahtit.

E di si e bëjnë ca këtu? Si puna e atij që mban samar, që e çuan në banket, i dhanë mish e raki, byrek e verë. Dhe kur mbaroi banketi tha:

"Ç'ishte ky banket koti, s'kishte asnjë dorë bar!"

Njëri flet për pallime me birra, tjetri kërkon thashethemet si plakat e lagjes, aty një tufë gocash mendja u ngeli tek valët e detit. 

Ku di dhia ç'është tagjia! - ka thënë populli.

keshtu eshte kur i kreh bishtin te paditurve... Ore, eshte babaxhan!!! Kushedi sa kohe nga e tija ka shpenzuar per ti shpjeguar Shaqos obligacionet... 

o vlla,  ''yzmeqari  te shoh  punen e yzmeqarit, sikur thame...    dale or mik,  se po te duket vetja sikur je Pjeri ti,  me duket..smiley  po u jep xhuvap te gjitheve..smiley

Belul, po del nga tema! Nuk jam unë tema, është artikuli.

Hajt shiko rrugën Shaqo ziu se gremisesh.

Beluli e ka kabim..... Kavirit i takon qe te mbroje vepren e Pjerit.... vetem atij i takon, e ju te tjeret .......verini themren bythes......smiley

Opo s'ishin vetëm tufa e gocave, por edhe tufa e djelmëve të cilët vu e vu cicërinin mbi valët romantike të Pjerit. Ja kështu smiley

Kavir, une them te terhiqesh nga kjo mbrojtje pasive agresive, pasi shkrimet e Pjerit flasin vete per veten e tyre, dhe jane aq komplekse sa qe e justifikojne larmine e komenteve. 

Larg duart nga liria artistike e Pjerit!

Pjeri duhet të fillojë të mendojë për botimin e dytë. Ky do i sjelli akoma më sukses se VQ-ja!

Pjeri duhet te krijoje sektin e vet per shpetimin e mememdheut. Mund te fillohet nga peshku. smiley

Një gjë di të them që përpjekjet e Pjerit për shpëtimin e mëmëdheut nuk është se nuk kalohen në heshtje. Do vijë dhe dita e Pjerit e puna e tij do japi rezultat smiley

Mire do ishte Pjeri te takonte Arvizun. Le qe t'i biem shkurt, hajt t'i rregullojme nje takim me Obamen. Ku t'ia sqaroje te gjitha dertet albaneze. Kuptohet me kusht qe qoftet te jene te paguara.smiley

Ai krahasimi me Jezusin eshte pak me spec, se c'ka dhe nje kryq nga fundi i filmit, apo per memedhene e ben Pjeri ate sakrifice.

Mos harro edhe birren, se kafet i pagu Pjeri, se eshte dhe çun me norma ai.....

Apo nga pensioni i plakes?  smiley

Dertet e albanezëve hahaha kisha kohë pa e nigju, rrofsh smiley Qoftet i pagun biancacasa pa problem, meqe Pjeri do jete i ftuari i nderit. 

Nuk eshte shume puna tek paret, por tek siguria. Une them me mire qoftet t'i marri me vehte. Se mos na ben ndonje pune nga xhelozia ajo Michelle.smiley Se per dreq i ploteson dhe kriteret e Pjerit, me duket.

Në fakt qofte si ke daja zor se gjen ke shpija e bardhë, sado të mundohet Michelle nuk do qullosi gjë smiley

Nejse xhesti ka rendesi. Ajo le te mundohet, po ky te haje te vetat. Nga nje ane ruan dinjitetin, po dhe menjanon ndonje mish GMO.smiley

Keshtu u tallen edhe me Jezusin ne fillim...

Mos gjykoni që të mos ju gjykojnë, tha Jezusi.

Dhe  pastaj erdhi Inkuizicioni Spanjoll!

Megjithate Kaviro, une mejtonj, qe Pjerua dialogun me Bradin e ka bere dhe pak artistikisht. Sa e njoh une Bradin, nuk eshte nga ata te fushes ai qe dekonspiron ai eshte nga ata te malit qe eshte besnik... dhe Pjeri ja ka vesh pak artistikisht ... njesoj siç me kishte vene edhe mua ca llafe qe nuk i kisha thene, ose qe ja kishte thene dikush tjeter dhe ai ngaqe nuk e mbante mend se kush ja pat thene mi veshi mua..... duke bere qe autoresia enjerit ti mvishet tjetrit..... nejse, njerezit e medhenj bejne gabime te medhaja ka thon njoni.....

Dmth te presim dhe ca per ta uruar Boden?

duhet te presesh, duhet te presesh miku im.....smiley

Nejse mund t'i themi qe eshte ne tave? Apo e di vete ai. Sidoqofte qejfi do t'i behet.smiley

A peshon fjala, peshon! Duhet shahit!

Pa na sjellë argumentat e tua nuk besoj. Dhe s'kam sesi. Njëri del hapur dhe jep versionin e tij...

bujrëm na jep versionin tënd. Dhe njerëzia  të gjykojë vetë pastaj.

 

Jo, po pres reagimin e autorit, pastaj flasim... une jam njeri i duruar Zoti Kavir.... nuk e qorrolleps kalin me nje te rene.....

reagimin e autorit the  alidemso... ouu, si keshtu??  po jo mo,  prit reagimin e Kavirit me mire.. te sqaron ai per vepren e Pjerit.smiley.smiley

Këto janë shenja xhelozie i dashur Belul. Po s'ke pse të lakmosh. Ne nuk do u lëmë fëmijëve as pasuri as poste, do u lemë vetëm dashurinë për Shqipërinë.

....jo po nuk e ka marre vesh akoma sh. belul, ose me e keqja fare nuk eshte martuar ende, dhe nuk mendon per pasurine shpirterore qe do tu lere çiliminjve....

Mjeshtër,

tek fjalët e Bradit nuk duhet të shikoni emrat e përvetshëm por thelbin, konceptin.

Nëse Bradi thotë Berisha nuk do të jetë më kryeministër, ashtu do të jetë... edhe mua ashtu më thanë. 

Nën këtë optikë, mjeshtër, Iliri i bie të jetë vegël e Saliut, kështu koalicionit të ngjalave, i ikën edhe veza e fundit e papërdhunuar (kuptosmileyllenuar), nëse Saliu thotë "unë nuk bëhem më kryeministër" .

 

Një VQist i thjeshtë

(vula vqiste)

 <VQ>

Stambolli digjet kurva krihet.

Epo dhe higjena personale nuk lihet dot pas dore. smiley

smiley

Një pyetje për Qeverinë e Peshkut:

Përse kjo temë del vetëm tek "Komentet e fundit" por nuk më shfaqet në asnjë nga seksionet e faqes së parë?

Gabim teknik? Pakujdesi? Apo diçka më e thellë?

ne loje jane futur edhe dy grupe te fuqishme (nder me te fuqishmet ne planet) per kete loje te piset"....

Edhe mua me vuri ne mendime ky fakt "i vogel".

Kot e kane nuk ndalet dot e verteta. smiley

Cmira, sh. Kavir, cmira..... Por edhe ju nuk ju falet kjo mungese vigjilence.... Ju e keni zbutur shume luften e klasave se fundi sh Kavir..... per kete do te analizoheni ne org. baze te partise..... shoket duhet te mbajne qendrim....

floriri shkelqen edhe nen floket e gjate te cucave, mesje kavir

Jam dakort me gjithë parafolësit.

Kërkoj të merren masa!

po autokritiken ku e ke...??? po flete rrufene autokritike ku e ke..??? nuk mund ti  hedhesh hi  syve organizates se partise. Thellohu shoku Kavir, thellohu....

Gabimi është imi, është yti, është i të gjithëve ne shoku Ali.

Prandaj ne si kolektiv duhet t'i vemë gishtin kokës. Ku po na shpie mushka? Ku po e çojmë Shqipërinë shokë oficera? 

 

jo, jo, mos i deformo llafkat e komandantit...... ku po e shpini ushtrine shoke oficera, e jo Shqiperine, se per Shqiperine mendonte ...Ai....

Mor po me ushtrinë mbaruam punë, po kemi zënë Shqipërinë tani.

Po lene mer Shqiperine se nuk e kapim dot, ka koeficent te larte.....

 .....erdhi me nje makine sportive, me goma te trasha , drejt e ne plazh ku rrija

....cjane keto komente femrash or taj ? smiley 

...se vetem i gjo po mbajme men nga te gjitha tregimet per Bradin, qe eshte cun i ri rreth te dyzetave edhe qe ka makina te medhaja me goma te medhaja smiley ...ishalla cdo gje eshte ne proporcion smiley 

"Vet fakti i pjesmarrjes se femrave aty, tregonte nje fare serioziteti te faqes." Pale kur edhe drejtojne o Pjer...

Mire foto qe nuk na lini te veme, o ju serioziteti i faqes se peshkut, po nje verdhacuk qe heq kapelen nuk e vini dot?

Me duket sikur ky smiley nuk e ben adetin...

c'fare gabimi qe paskam bere me pjeset I & II... Me mire vone se kurre, gjithsesi..

Çfarë gabimi? Hapju shoqërisë!

qe nuk i kam lexuar ne kohe domosdo... 

Buallmavria, palloshi, pi droge ne zyre, te pret ne bese, ky tjetri te mban etj.  

Pjer keto banaliteti s'jane aspak ne nivel tuaj.

E di, po ti po e lexon per te kerkuar llogari . 

Pjer!!!!!

Te lutem dicka me shume mbi ato 2 forcat globale!!!! Eshte ne rrezik Buall Mavria, apo Shqiperia??!!!!!

Jo, eshte thjesht nje vezhgim mbi nivelin e bisedes.

Kjo eshte esenca e politikes shqiptare, me nder me thone. Te tjerat jane detaje.

Në kohë fushate, dhe tek seksioni "Debatet e Zjarrta" kryeson bindshëm Tema Jonë!

smiley

ata nuk na i japin, ne i marrim me force!!!

Siii? Jo jo, s'dua ta besoj qe Bradi fuska ne goje koqe - ulliri sigurisht, mos na keqkuptoni.

E blene edhe Pjerin me duket.

si kap ca gjera ti... e blene dhe Shaqon thuaj.... smiley 

Pjeri nuk blihet, Pjeri shitet......

Nuk luhet me djallin alidems.

smiley

Kush je ti? Ti nuk më dukesh si Alidemsi! 

Zhgenjim ndoshta?! Pjeri ka kohe qe ka filluar te braktisi miqte e vertete. I ka hyre krimbi i pares dhe i pushtetit.

po pse mer burre Pjeri kete kerkon shit-blerjen e mallrave, ideve dhe njerzve... vetem shitblerja shpie perpara zhvillimin.....pse me kritikoni...???

Pjerro, pjesa e trete ishte shume e dobet, megjithse nuk eshte faji yt, ai te erdhi vete dhe ti  e begenise. Kishte ardhur me makine dhe pinte si i babezitur pije alkolike dhe pastaj kerkon edhe te zbatohet ligji, kur e shkel vete i pari ate. Keta jane ata te fortet ata cubat qe me leket qe kane blejne moszbatimin e ligjeve. Une jam i sigurte qe policat i ngrejne grushtin dhe rrine gatitu kur ky fluturon me 200 km ne ore. Megjithate Pjerro, zene se nuk e lexova pjesen e trete.

E treta e verteta thone po mua sikur me ngjiti me shume me alidemsin sesa me bradin..smiley.

Na i mori trute vala e detit dhe birrat e konsumuara. smiley

Pjer je i mrekullueshem. Padiskutim qe femrat e peshkut kane filluar te behen xheloze. Mund te shkruash edhe pak me shume per veten tende, ngjyren e syve, prerjen e flokeve, gjatesine trupore etj, qe te kemi mundesi te krijojme sa me qarte ne mendjen tone figuren tende pertej asaj intelektuale. Flm. smiley

Edhe per nr e kembes?

po per ndonje madhesi tjeter trupore a je e interesuar? smiley

Pyet ketlinen, nuk i bera une pyetjet.

Po ti mos u nxef kot me Qazimin! Qazimi o nga ai brez qe seksin e ka pas pa vetem me zhurmus te sllavi.

Eee, po keta te pushtetit kane patur "grup" perpara te gjitheve se.

Edhe per rrumbullaksine e themres?

ket, mos i kerko Pjerit te tilla gjera per disa arsye, e para nuk ka kohe per keto mbroçkulla, e dyta nuk merret me te tilla vogelsira dhe e treta nuk ka pasqyre.......Na i kerko ne qe e kemi pare, por te pakten jo mua se nuk kam dell artistik, ndoshta Bradi po.....

Tani secili te bej pyetjet e veta, mos ngurroni te dashur peshq jeni te lire pertej fushes politike apo ekonomike ku Pjerin e kemi mos te themi nje nga me te miret midis taneve ketu..Une isha e interesuar ne ato qe pyeta mos mi vrisnin ndjenjat e pyetjeve  ju lutem. smiley

Jo une nga ty i dua alidems, biles e theksova qe ti me pelqeve me shume se bradi..smiley

Ah kjo liria e shkrete ju mori me qafe juve matane oqeanit!   smiley

Kurse ju kuazi u nxori ne selamet Saliu i Lirise aty ne memedhe..smiley

Ju femrat së pari duhet të shikohen mirë në pasqyrë. Se po ishit "kockë me u lëpi" më mirë rrini në shtëpi. Po ishit "mish me u ngi", ndryshon puna.

Qyqa une nga vrapi u ktheva, kjo gje tregon shume, qe dimri ka bere kg e vet ne trupin tone..smiley

Pjeri i ka deklaru shijet e tij (Pj.I , II) kshu qe mos bej shume vrap, he xhan smiley

E ngadalsova tani me hapa dhe me frymemarrje te shpeshta..smiley

me levizje dhe frymemarrje te shpejtuar , deshe me thene.terreni si eshte ? smiley

Terreni ketej eshte pranvere, kane celur pemet lule, arome dashurie perhapin gjithandej..smiley

aha, dmth nuk ka me lagshtire. u merakosa mos rreshqisje tu bo vrap smiley

Une them qe ketlina dhe gjembi i permbushin kushtet e paracaktuara nga Pjeri.

Pjerit bravo i qofte se ne fakt ka kushte shume te thjeshta, vetem te kete ca "derr bythesh" kshuqe besoj qe gocat edhe i tejkalojne 

Të marra së bashku apo tek e tek?

Cift a tek? smiley

Tani zgjidhe e merr ose vrapin ose Pjerin!

Pjerin pa me te voglin diskutim. smiley. Shyqyr them me vete qe nuk kam lexuar VQ se nuk di cfare do kisha bere...smiley

Te dyja bashke do thoja para dimrit, por ky dimer ka qene i eger anej nga Amerika.

Lizander ti nuk ke besim tek gjembi qe mund ta perballoj e vetme? smiley

Po ti qekur u bone kaq altruiste sa po i qa hallin kaktusit e po anashkaloke veten tate.

Nuk e le shoqen ne balte dhe gjithmone mundohem qe shoqes i du me te miren e vetes..smiley

Do arrije deri aty sa te ndaje pjerin me dike?!!!!! smiley

Gjysma më mirë se hiçi! ka pas thënë populli femëror.

I qani hallet femerorit ju, po mos te ishim ne ca do benit ju do ishit bere gay? smiley

Pjeri nuk ndahet miq, por duhet te nderohet. smiley

 

- Ky popull terhiqet me shume pas titujve bombastike, sensacional, yyy ky ka bo kete, ky ate.

Per mua kjo eshte sensacionalja , kryesorja, dhe jo vetm kaq, por me nje shishe vere, me ca koqe ulliri, djath e berxolla vici, mund te marresh vesh te gjitha pislliqet qe behet me ate pop[ull ! 

Shume BORING! Nga niveli sikur e ka shkruar nje 10 vjecare. If I hurt anyone's feelings-I apologize. lol

Ouuu erdhi gruja Metit!

Erdha. Metin se njoh. Kishe ndonje gje ti tani? smiley ( how can I help you ? Speak now or forever hold your peace! )

Pikerisht se nuk njef "grune e Metit" ke mungesa ne ca lloj gjojnash. Lexo edhe nje here komentet e mos "guxo" te perdoresh fjalen boring ne kete teme! lol

U zhgenjeva qe te 2-shi ne fakt. Qe ste kish takuar dhe Ty smiley ( prandaj guxova tani) 

Po kur t'them une qe nuk i ndjek gjonat, ti ma merr per ters. Une i shkreti te jap kshilla miqesore ti s'do qe s'do. Une jom taku me Pjerin po per efekt te rradhes jom te pjesa e katert. S'thote kot frongu "premier arrivé, premier servi"

Aaaa ok. Can't wait than. Ti je me interesanti ketu. Sja vlen me lexu se ca tha e hengri Bradi I shkrinkur. Lol

Faleminderit per komplimentin! Sa i emocionuuuuuar qe jaaaaam!

Po prap ke nje gabim thelbesor. Nuk duhet t'ja lejosh vetes keto gjykime mbi pjeset. Nuk "guxo" njeri me thone se cilin nga filmat e Monty Python preferon.

Prandaj, lexo, reflekto dhe nxirr konkluzione si ilirjani me poshte.

Zdu te reflektoj! smiley

S'thote kot frongu "premier arrivé, premier servi"

I paguhet pruresit me te pare?

Jo Mimoza e ke gabim ka shume`thesare` aty shikon se c` tipa njerzish jane biznesmanet, qe rrijne afer politikaneve dhe i marin neper goje, per mire a per keq, Dine te gjitha intrigat dhe historite ne detaj te politikaneve, ku shkojne ku rrijne  cplane kane ect... bile u bejne atyre edhe sugjerime u japin edhe informacione, per planet e kuntershtareve politik! Politika ne shqiperi eshte nje biznes i madh! Dhe keta biznesmenet e vegjel, jane sekseret e politikaneve te padukshem per publikun qe luajne role te pista, vetem per interesat e tyre vetjake keta kane shume perfitime qe i perkrahin, se ndryshe nuk ka si shpjegohet ! Ja psh Bradi i dinte mire se kush do te ishte kryeminister , kush ishte me i mire dhe kush jo!Sepse pastaj keta gjejne mbeshtetje per bizneset e tyre! Prandaj meren shume dhe dine shume per politikanet!  Eh sa ka zanati ! Prandaj ai vend eshte ashtu ! Pjer bravo per shkrimin e trete! 

bravo ilir-jano..smiley

shikon ti,  thengjill i mbuluar ky Brad sekserbiznesmeni... por qe e Pjeri  e demaskoi me shkrimin e tij..smiley

Po harron Bradi, qe Pjeri ti nxjerr te gjitha ne shesh, nuk mban gje sekret! smiley Te `xjer bojen` smiley nuk e lexove? kane mar neper goje edhe antaret e peshkut , se kush i mire kush jo! smiley dhe ku ne durres, tu honger dhe tu pi, dhe duke bo edhe ndonje pune spiunlliku! smiley

Pse o kaq e padrejte kjo bote o Belul? Ne takohena me Pjerin po nuk arrijme ta kuptojme kaq mire sa disa ketu. Ehhhh mer belul po kur u dane kaq na rane ne te shkretve!

Lizandro,  ti je seria nr 4 vlla... avash avash te erdhi radha.. he he, pa do te demaskojme edhe ty... dmth Pjeri  do te demaskoj...

 smiley megjithse e mar me mend qe seshte pa gje edhe ky, ne drejtim te biznesit, do t isha kurioz cdo te thote PJERI per kete zotnin! smiley 

" dhe keta biznesmenet e vegjel "

mo na ofendo shoku smiley

Ne fakt se kam dite qe do ta botonte smiley

po bisnesman si ato qe kane pushtetin (paren e modhe) dhe , opozitaret s besoj qe je smiley 

Gjasma se ke ditur ti qe do e botonte..ti je ngrefur kastile nga Tirana per ne Durres per te ngrene dhe per te pire. smiley

Pse i " ngrefur " thuhet ne kesi rastesh ? smiley

Tani nga biseda qe ke bere koke me koke dhe me ze te ulet mendja ku nuk na vete??? smiley

Na morsh te keqen se i kemi dhene provat me femna smiley

Po po na jep prova edhe me burrat ama!

me femra edhe me ritmin e duhur smiley

c'keni me ju qe beheni xheloze per karrieren e tjetrit smiley

Pse "karrierë" e quajnë tani ëë? Ne në kohën tonë e quanim ndryshe me çupkë. smiley

pa he ??  vetem mos na co ke tollonat  smiley

 xheloze per karrieren e tjetrit smiley

Eh ore Brad me mire syri sesa fjalet e Elbes smiley

e kisha llafin per karrieren ne pune  o dreq. mendja tek e keqja ju shkon te gjitheve ,,,,,sherrxhinjte e dreqit  . mos harrofte robi i shkrete te shkruaje nje fjale se ja mbeshtillni paq  smiley

Po kemi faj ne qe je nga elbasoni ti? Nuk o se na shko menia per keq po thjesht per gjona "normale" anej nga ju.

very funny

kush ma merziti elben ?smiley

Elba, kam vene re qe ke filluar ta mbrosh si shpesh Bradin ne PPU. Mos ma merr per keq ë. Thjesht nje vrojtim.

gjembo br3dhin dhe bradin jane shoket e mi po ty ste kemi perjashtu ndonjeher .

te te them banane kam frike se ma merr per ters. me mire laje mire mollen dhe haje

cne qe i ngel hatri Gjemit kur i permen Bananen ? smiley

Se nuk ka gjema!

Dy m'dore per onjoronce sonte ti. Je hutu fare nga rrefimi i Pjerit m'duket. Ishallah nuk msoj ene une si ty neser!

Bingo! Me mire fiq deti, edhe me gjemba po edhe te embel nga brenda.

E lexova Kaviro dhe komentet keshtu perciptazi , per nderhyrjen te kane rene ne qafe kot .

Pjer , ca me ke bo , se permend dot mo Ngjalen ne asnje vend se filloi Roni duke ma permend koqen e ullinit smiley

Pjerin ua solla. Bradin ua solla.

Ika tani, hajt shëndet!

Duam dhe Meksin tani..smiley

Brado mire me Buall Mavrine s'e bere dot po si nuk ndermjetesove ndonje takim midis Meksit dhe Pjerit? Ndoshta mund ta ndihmonte Pjerin per te shkruar programin e partise se re, plus i jepte ca peshe si emer dhe zgjidhte dhe hallin e alidemsit. 

Ti mendon se nuk jane takuar ? smiley

WTF?! Dhe na e mbani te fshehur kete takim?

Jo jo nuk takohen ata se kane konflikt te thelle per ceshtjen e pareve te piramidave. Nuk lahet Meksi as me 100 dreka per Pjerin

Pikerisht prandaj duhet te takohen, ta zgjidhin kete ceshtje apo thu ti s'e ha Meksi ate koqe ullini?

Kushedi c'po katranos Pjeri per ty Lizander tani?  E shoh qe te ka zene sikleti..smiley

Ishalla del neser pjesa jote se po presim me padurim..

Nesër, nesër do ia dëgjoni avazin. Priiit. se ka punë puna.

Une nuk fare hallin se car shkru Pjeri se nuk kom asnje dyshim ne ndershmerine e tij. Une kom hallin e cave fatlumve ketu qe arrijne t'i analizojne gjonat shume me thelle se c'mundemi ne te "shkretet".

Ah mi Ketlina car fati kane ca! smiley

E di, te besoj dhe ta qaj "hallin". Ktheje dhimbjen ne force vella s'ka rruge tjeter..smiley

smiley e lexova me nje fryme  thash se po dilte ndonje elbasanllije tjeter ne skene smiley

Pjer te falenderoj perseri :  

I thashe se per mua nuk ka shum rendesi botkuptimi i tyre politik, rendesi kish qe te mos ofendonin dhe te mos perdornin fjale te ndyra, se ne faqen tone te diaspores www.peshkupauje.com/ mirrnin pjese edhe femra, gje qe na nderonte edhe ne meshkujt, se dihet qe femrat nuk para hyjne ne nje ambient te piset, ku flitet me fjale te pista. Vet fakti i pjesmarrjes se femrave aty, tregonte nje fare serioziteti te faqes.

smiley

 

Lizander. Kam info te sigurta qe Pjeri do ta degjeneroje Frd-ne te pjesa e katert. Rregulloji muhabetet direkt me Pjerin se artikujt e Pjerit depertojne ne zemren e popullit edhe kam hall se do i humbin shume vota Frd-se nga nje artikull eventualisht i keq mbi partine e Bamkes nga i madhi Pjerin Thomai smiley

Edhe ti informata per FRD? Cbohet kshu mer ! smiley 

Si tha tek pjesa e dyte Ai qe mua me njeh peshkupauje smiley Jani shqeu syte, duke menduar kush ishte peshku? smiley

" jani shqeu syte "

smileysmiley

Ik ore mashtrus qe kerkon te me futesh ne sherr me Pjerin. Je Qelooooz ti? Kom faj une qe nuk je mjaftueshem interesant ti sa te te takoje Pjeri. Nejse se ndoshta te takon heres tjeter se nuk du te flas ne emer te tij.

Lizander.Jepi i fature per ato 100 stilolapsat se ka per ta nxjerr ne fushate qe i keni rrujt stilolapsat pa nam pa nishan smiley

O Patek se jeni bo me fiksime me kto stilolapsat mer burre. Po ishin per te shkrujt me, jo ashtu si kujtoni ju stilolapsa-pistolete. smiley

Guce si nuk te ka shku ndermend qe ato stilolapsat mund te kene rene dhe ne doren time perpara se te vinin tek ju dhe nuk kane cimka ? smiley

Po jo o brad se nuk ju ngeli puna te stilolapsat e Pjerit ju me vone cimka! Mos boni modestet tani. Apo meqe jemi te tema e Pjerit qe shperndan modesti ti do te tregosh se i ke vene gishtin kokes.

Mos ki besim te Pjeri. Stilolapsat nuk kane boje. I ka mush Pjeri me vere nga ajo e vjetra....nga ajo uthulla. Kujdes se po firmosi Bamiri me at stilolaps...e shkriu fleten smiley

Mimozen e shoh si partnere perfekte te Pjerit ketu ne peshk. Bejne sistem.

cne kjo menje ne mes te notes ? smiley

Po një sy ke peshku, një sy në faqe paralele...dha ngatërrohen gjërat pastaj. smiley

Refleksione pas birres se trete. smiley

Olso eshte e re Moza...apo thuj Pjeri si vere e vjeter qe eshte...mund edhe tja prishi mendjen Mozes....me kusht qe mos te jete vere e thartume smiley

Po ti mos e hidh si me spond kete deshire tende te fshehte qe ke. Ca ke po zhelozon se nuk te takoi dhe Ty? Jo per gje do te kish dale dhe emri Jo vetem ketu , po dhe te CNN e FoxNews. Aq sukses do kishe. Mos u merzit Ols. There's always a next time. Just be ready! And nice !  Mimoza thote. Nc nc. Ty te ka me afer atje. smiley

Eh moj moter je e re tek peshku, por Olsi ka qene nder te paret qe eshte takuar me Pjerin. smiley

E paska ngrene dhe ai? I pari fare? Oh ok. Lol 

Boll per sonte se ke dale tre here bllof ne Pjer-parashikime. Ik lexo VQ qe te shpetosh!

Olsi u zhduk kater muaj nga peshku atehere nga inati smiley

Nuk ishte izoluar tamam. Jo vetem u zhduk, po nderroi edhe emrin.

s'guxo robi me ndrru emrin, gjëndjen civile, identitetin, fenë, se t'i numroni n'lule t'ballit smiley

Pse te djek ty moj xhane? smiley

Mu s'më djeg asigjo. Thjesht qenkan rreshtu dedktivat e peshkut edhe mezi ç'presin, apo jo gjembi? smiley

"if only all politicians were so thoughtful" - womb (word of mouth blog) 

Je e re moj moter, je e re!

Kur Pjeri me futi thiken pas shpine isha ne maje te Hiltonit te Athines. Kombinime te cuditshme. Eh...

Vertet misioni i Pjerit , qenka nje mision  i vertet historik  me lup te madhe! smiley 

Gjithesesi shyqyr njehere qe Pjeri doli shendosh e mire qe andej.Gjithe ato takime ne mejhane ku mund te hash ndonje plumb nga maloket qe bojne prova nese iu punojne kallashet jane te rrezikshme.

Bradi, me makine t madhe dhe rrota t mdha .Pikante smiley

Po I shrinkur ca nga vjet. Mos harro kryesoren. Lol

Epo nga fushata,plus bisnesman biri botes, i knoj njeqint kumrije  n koke. plus ene kumrijet e ppu smiley

smiley. Yyyy sa shume. Ska faj. 

I ka dale edhe nami djalkes si donzhuan..smiley

Dmth s'e paska patur gabim Pjeri qe i thote Brad De Niro?

Ca eshte i shrinkur mi Moza ?

O llaf i jashtem. Sa onjorant qi je mer amon!

Ah i gruja Metit sa keq o ky. As te niveli i Bacit t'Luzes nuk o ky!

E ke pa nje episod nga Seinfeld? Me Georgen. Ka nje episod kastile per kete fjale-shrink smiley ( po se ke pa use google) 

Brad, ti justifikoje qe ishit afer detit e sa kishe dale nga uji.

smiley . Loool

Brad, gjembi te ka gjembu keq , nuk durohet kjo antireklame smiley

ca ti boj ....kom arsye te forta qe te mos e ngacmoj .....ca ti bojme shoqnise smiley

Shoqnia? Shiko shiko, po behesh si ky tani. smiley

smiley

ca me ke bo me ate kokerr ullini mer Pjer smiley

Me fal por nuk me duket se fjala qe perdori Pjeri ishte kokerr... . smiley

sna the gjo per ate punen e bananes gjemo smiley

Kete qe me the te t'a blej ngaqe s'kishte ne Shqiperi?

Heeeejjjjj qekur u bone banana-thyrese ti?

E mori xhibi ne qafe .

m'fal Lizandro po ku eshte e shkrujtme qe bjondet nuk pelqejne bananet?

Mos me thuj qe ka ly floket e o bo bjonde Kaktusi! Gjynof se i kishin lezet ato kacurrelat e kuqe!

xhibi tha qe tani eshte bjonde platin dhe ben kontrast te forte me syte gati blu. Kur e kish pa xhibi per here te pare, kish kujtu se mos ishte naj suedeze dhe ish blloku fillimisht se nuk po ju kujtonte asnji llaf suedisht po pastaj gjembi i kish fol embel ne gjuhen e memes

E kish lier me jeshile
qe te mos e shohim na

 

Vertet, ne ate kohe para ndryshimeve dhe kohes se ndryshimeve, ne ishim ata "te fortet" , qe kishim bere/detyruar regjimin te merrte masa te mos ta merrnim ne pushtetin, qe morren masa te vendosnin njerzit e tyre ne opozite dhe partite qe u krijuan.

A nuk ia vlen vetem per kete fakt, te lexohet ai liber. Mendoj se po.

 

Vetem per ket reklame qe i bo me shpirt Pjeri librit une mendoj qe te gjithe ne anetaret e peshkut duhet te blejme ndonje kopje.

Ide gjeniale Patek, Pjeri e meriton qe ti blihet libri nga anetaret e PPU-se. Nuk eshte e thene ta lexojme, po ta mbajme ne raftet e librave tane si shenje respekti dhe mirenjohje. Kur te kemi kohe do e shfletojme nga nje faqe..smiley

Pse ti mendon qe ne librarite e Korces mund te gjesh VQne ?smiley

Online mund ta gjesh, ai qe kerkon gjen, por e shoh qe nuk qenke i etur per dije..smiley

smiley

Ke fillu me ra pjer. Ke fillu me u be percues i rendomte mediokritetesh. Naiviteti dhe ngasja drejt percit po ta zbeh origjinalitetin. 

O brad mos ma merr per ters po kom gjithe darken qe te imagjinoj ty para Monda Bulkut, tu ta bo "tik-tak, tik-tak" Jo per gjo po ke dhone fjalen qe do lexosh VQ kur te moresh lejen e zakonshme ne maj.

Prill-Maj vizioneve mos u ndaj..

u ka pas thene ndryshe kjo Ketline.Por qekur jeni largu nga tabani dhe vatani keni harru metodat e vjetra smiley 

Jo mo jo se i zbatojme ne praktike, na marrshin te ligat te rejat se zanafillen nga e vjetra e kane..Rilindje thote shoku Rama smiley

Po ti lodheshe ta thoshe komplet "Rajmonda"?  Ose thjesht Bulku?

Po ate ashtu e therrasin mi Rajmonda!

Kush jom une Sala qe rri tu thone Edvin Kristaq Rama? smiley

Mban mend si te thirri Pjeri?  Apo do presim IV?  N'dasht i Modhi (Bayern) te ka ngjit ndonje emer interesant.  Te paralajmeroj qe vetem ate do perdor. 

Droga do filloje kur te humbi Bajerni me Barcelonen?

Me mire te ma presin doren, si te Game of Thrones parmbreme. 

Me neser s'lahesh dot.  Te mendosh qe sapo kisha nis nje fushate modeste, sidoqofte per FRD-n.

PS: droge paska qene kjo pusulla e Pjerit, droge.  Edhe te duash t'i rrish larg, prape ... 

No spoilers, pls Monda.

smiley.  I kam lexu librat.  Kuriozitet per ndonje personazh? smiley

Edhe une e shikoj GOT.. mezi pres te henen ta hedhin piratet ne streamingsmiley

Sa mu be qejfi qe ja prene doren atij Lanisterit qe shfaroste mbretersmiley

Rrofsh!

fiton gjithmone me i miri po he. smiley 

Ne fillim u tremba se mos vertet i korruptovi me emrin e babit.. por jo.. nuk jemi ne shqiperismiley

Ja nje fragment i VQ per Bradin..

 

E rëndësishme për një president është 1) të jetë i ndershëm në radhë të parë, 2) të jetë për unitetin e kombit (jo me dhunë si E. Hoxha), 3) të dëgjojë çdo mendim që i vlen Shqipërisë, 4) të mos mendojë për veten e tij (për lavdia e tij) po për Shqipërinë. Këto janë për mua të paktën 4 pikat kryesore, të tjerat vijnë e rregullohen avash-avash. -A i plotëson Sali Berisha këto 4 kritere. -Jo, nuk i plotëson. Thuhet nga disa se, Sali Berisha është i ndershëm. Lind pyetja, si mund të jetë i ndershëm një njeri që pretendon se punon për Shqipëri, kur nuk dëgjon këshilla nga njerëz që janë në një rrugë me të, në rrugën drejt lirisë, demokracisë e prosperitetit të Shqipërisë, siç pretendon të jetë S. Berisha. Mirë zërin e atyre që janë nga kampi kundërshtar se dëgjon, po zërin e atyre që s’i ka kundërshtar pse nuk i dëgjon. Mos ka rrugë tjetër, mos ecën në rrugë tjetër, jo në rrugën e lirisë, e demokracisë e prosperitetit të kombit tonë, që nuk dëgjon apo mos i duhet vetja shumë më lart se të gjithë shqiptarët që nuk dëgjon, i ka hyrë vetja në qejf ndoshta. Mundet të jenë të dyja, rruga jo drejt lirisë, demokracisë e prosperitetit, në të cilën ne kuptojmë se po ecim, e mendjemadhësia e tij, kthimi i çdo gjëje në funksion të lavdisë së tij (së vet). Vetëm këto dy gjëra që përmenda, vërtetojnë se ai nuk është i ndershëm.

 

Të katër pikat (cilësitë) që përmenda, kanë lidhje me njëra – tjetrën. Po s’kishe cilësinë Nr. 4 s’mund të kesh cilësinë e I. Po s’ke cilësinë Nr. 2, s’mund të kesh cilësinë Nr. 3 apo anasjelltas. Gjer tani, Sali Berisha s’e ka treguar veten si përfaqësues i unitetit të kombit, e as përfaqësues i të gjithë shqiptarëve. I mungon pika 2, e automatikisht s’ke as pikat 1,3,4. Pra bie poshtë hipoteza që qarkullon nëpër ambiente publike se: ai eshte i ndershëm. -Flitet se ai s'i ka mbushur xhepat me lekë apo dollarë, të tjerët po, kanë përfituar, kanë hapur firma, kanë llogari rrjedhëse këtu apo jashtë. -Kësaj që thoni ju, që vërtet kështu flitet andej – këndej, unë i përgjigjem me pyetje: si ka mundësi që babai i një shtëpie nuk vjedh ndërsa bijtë e tij vjedhin e abuzojnë me ç’të mundin. Babai në këtë rast ose është qorr, ja hedhin, megjithëse kjo e ka përgjigjen, se ja thonë përditë të tjerët (gazetat etj), ose përfiton nga ato abuzime, ka dhe ai pjesën e vet, në mos të luanit, të çakallit po. Edhe sikur ta mendojmë se ai s’ka pjesë në këto abuzime e korrupsion, vetë fakti që i lejon apo që nuk ndalet t’i trajtojë ( të mirret) të paktën me këto probleme që po kangrenizojnë Shqipërinë, tregon se ai s’mendon seriozisht për kombin tonë, veçse për lavdinë e tij. Pra i mungon pika 4, e automatikisht s’mund të kesh pikën 1,2,3. Vetë patosi me të cilin flet, ngatërrimi me fjalët e veta, tregon se çdo fjalë që nxjerr nga goja, nuk e nxjerr nga arsyeja e shëndoshë për shërimin e plagëve të Shqipërisë, por nga instiktet e verbra të vetlavdisë, të egos e cila e udhëheq në veprimtarinë e tij si kryepushtetar i Shqipërisë.

Po ca na lodh kot o Gjergj VQ flasin per Presidentin e Shqiperise ne vitin 2056 jo tani , ehuuuuu smiley

smiley

Po jo mo vlla pse te ta marr per ters , ca te gjeti ty qe te erdhi tik - tak, tik-taku para 7-8 muajve smiley

Mu per hajer m'doli. Ishallah te del ene ty po ashtu!

Shyqyr qe te doli per hajer , per mua njelloj eshte si ashtu si keshtu , mo e ngatarro sportin me punen smiley

Duro deri neser ti Lisander pa do te ti hapim dhe ty letrat smiley Pjesa 4 !

Ore une nuk e ngatarroj sportin me punen se nuk kom qene naihere tip sportiv. Po ti m'thuj qekur kone fillu biznesmenet e medhenj si puna jote (e ke te dokumentume mo nolt nga Ilirjani) me kerku leje t'zakonshme. Ke fillu me fol me vete ti apo car?

Po pse e hongre ate ti punen e biznesmenit te Ilirianit ? masnej ate punen e lejes se zakonshme as une se mora vesht , se nga e ka nxjerr Pjeri ....

Duhet ta njohesh me Pjerin kete meqe... "Buzet e trasha si zezake, mbrapa dukesh topolake"

Ke fillu me fol me vete ti apo car?

E vertete eshte nuk mbahen shume kunguj nen sqetull. Lodhet mendja e shkrete, nuk eshte parja gjithcka..smiley

Lexojeni icik kete pjesen nga libri Pjerit se eshte fantastike: 

 

 

Dhe duke pare me vemendje a nga afer, kur nje police qe mbante rregullin, ma beri me shenje ne menyre sa urdherore aq dhe indiferente, me nje shkop a tabele qe mbante ne dore, te futesha ne rresht. Sa u bera gati ta pyesja se ku eshte sporteli per te huajt, ajo me ktheu prapanicen dhe u zhduk tek fillimi dy "reshtave", me sakte grumbulli i pasagjerve, siç duket per te mbajtur rregullin tek dy kabinat.

  Veprimi i polices, qe mu duk fyes ndaj meje, me vuri ne levizje qelizat, "Mu te me bosh numra ti, qe s'me bojn numra drejtues organizatash financiere, bankash, drejtues shtetesh, politikane, peso-grosser te ndryshem, pizevenge", mendova dhe vura ne veprim planin per te kaluar para te gjithve. U bera "i padukshem" dhe kalova serbes-serbes, pa paraqitur asnje dokument, pa u regjistruar, e pa marr vule. E pashe vehten matane, por s'kisha dale akoma nga porti.....

 

Per me shume blini librin VQ smiley

A gjendet ne apple store ky liber qe ta blej?. smiley ( mos me thuaj Jo pls ) 

Jo

Thone qe ka 2 kopje libraria e kongresit, po aha duhet te presesh nja 3-4 muaj se jane rezervuar...

Mos doje te thoje app store? smiley Se me fute fantazine ne pune duke imagjinu librin e Pjerit qe shitet tek apple store ne fifth avenue smiley 

pse, nuk e shet "molla" aty ne Tirane? smiley ata sikur jane dhe te autorizum... smiley 

autorizum. smiley

Jane reseller se meritojne akoma te shesin librin e Pjerit smiley

me pelqeka Bradi ktu, e ka me te fort se Pjeri argumentin

brado, 25 euro???  smiley

nuk po fol mo, se do pendohem, e di.

Emigranto...kohe fushate mer plak....kontribon edhe per partine Bradi jo vetem per Pjerin smiley

ja, mu kujtu nji rrefim i pilo peristerit me kte qe me the. ca t'i boj, truni si sfungjer me vrima te vogla. jemi te denum me kujtese...

Mund te kete qene bakshishi i larte se radhes qe kaloi i hudhi 1500 te vjetra

eh o Lord Pjer Bajroni:

Te rrepte bijte e Shqipes

mbi qofte e birra bien

Fiqo te erdhi goca ne shtepi?

Shkova e mora sot. I qetesi e hidhur anej perveçse dite e bukur. Kishin myll exitin 22 prudential/coupley sq. fare pak trafik. Shume makina policie te te gjitha formave. 

smiley Nuk gjen dot fjale per te shkruar per ate qe ndodhi..

Gjinden gjithmone fjale e ndjesi te mira per ata qe ndihmun e qe shkun drejt rrezikut pa u menu dy here. E mira shpesh shkelqen në të errët, besoj.

Si perfundim kush jane keto dy grupimet e medha nuk i tregove qe nuk i tregove Pjer. S'do mend, i do ti kesh per partine tende. 

po lexo o vlla VQ. Se ti je dhe tip qe nuk i trembesh librave. Apo ndryshon puna me VQ?

Me kte qe lexova m'u perforcu ai mendimi i pare se 2 forcat kryesore te politikes jane te interesume te shmangin si te jete e mundur perfshirjen e Pjerit. Kush nuk kupton kte, ka probleme serioze. Edhe perpjekjen e Bradit per t'i mbush mendjen Pjerit me te paqena kshu e shof, si perpjekje te Bradit dhe forces qe fshihet pas tij per t'i largu vemendjen Pjerit nga cpo ndodh realisht si dhe per ta denigru figuren e tij pasi ky i fundit do mbaje pergjegjsi kur cka thote ketu permes Bradit nuk do dalin te verteta. Dhe atehere, njerezit (mbase me te drejte), do thone:
- a-ha Pjero, nuk na dole gje dhe ti, njesoj si kta te tjeret qenke. Na mashtrove... 

Aj teik it bek!!! GOT sa hyri me force ne videoteke... smiley 

Vallaj kisha kohe pa pi nje birre te lehte verore; u kenaqa!  Cuna provoni Hinekenin...

Pjero a ka Hineken anej? 

Belgjike o Bame. Vec Stella Artois.

u baz killer..

Aty-aty jane.

paskam humb 2-shin

 

...Si duket ai nuk e kishte lexuar VQ.

- Nuk e paske lexu VQ m'duket ...

Mbas gjithe ketij muhabeti, nje pyetje shtrohet per zgjidhje:

Cile jeni ju Z. Pjer? smiley

Ajo pyetje ishte vetem si fillim, sa per te hap lojen, apo nxjerre turpin. Por mund te kete shume vazhdime. Per ke fuqi tokesore a jashtokesore punon, si qysh, pse, sa $, etj, etj. smiley

PS. Kush jane keta tre mer?

E kuptova, por une i rashe drejt, Pasi ne VQ Pjeri ka rrefyer per veten e tij.smiley

Cile jeni ju Z. Pjer? smiley

 

"Mu te me bosh numra ti, qe s'me bojn numra drejtues organizatash financiere, bankash, drejtues shtetesh, politikane, peso-grosser te ndryshem, pizevenge",

 

 

Pikerisht kjo siguri apo trimeri siperore e ben me imerative pyetjen fillestare. smiley

Ndoshta  eshte the power behind the throne .

Po atehere pse e le memedheun te lengoje. Apo po pregatitet t'ia bej bam? Keto do jene vetem warning. smiley

Perendia (nese ajo ekziston) punon ne menyre misterioze.smiley

Ne fakt misteri eshte akoma me i madh nqs nuk ekziston.smiley

Ndoshta do te mesojme me vone .Deri tani dime se ka takuar disa power brokers dhe ka ngren qofte e pire birra me ta.Si tha naimi: u ngrit fat i Shqiperise..smiley

Po eci kjo pune i be qe qoftja te perfundoje ne flamur. smiley

Ose qoftet do behen ne forme zhgabesmiley

Bo bo kushedi sa vaj do thithin ne ate forme.

Dmth i be qe shqiptaret mbasi te zgjidhin hallet e memedheut te gjejne belane nga shendeti.  Dileme e madhe.smiley

Epo tani cfare pak kolesterol perpara fatit te vatanit.Po e mbyll per sonte se duhet me shku neser ne pune.BTW ai qe shpiku punen mamane ku ta kete smiley

Mos, se mos eshte ai i mistershmi. Dhe themi pastaj na ka marre me sy te keq Ai.  Epo ta shash nga mamaja ...smiley

Po ta kishte shpik punen ai i mistershmi do punonin edhe hoxha e priftismiley

Epo pikerisht ata i ka per te na mbushur mendjen ne qe puna eshte e mire. Kjo eshte puna e tyre. Si tha njoni po te ishte puna e mire s'do na linin ne.smiley

Ketu qenka bere si ndonje rubrike "Shfryhu", po nejse

"Analiza" politike ne tavoline eshte me pak e qendrueshme se parashikimet e nje fallzhoreje, aq me pak e besueshme mbi te gjitha sepse kur futen keto "pi droge", ska kulturen e punes, apo konkluzione universale bazuara ne raste personale me te degjuar, vetem i sherbejne pjeses se pare te fjalise qe po shkruaj, se u be dhe shume e gjate, aq sa vetem nje gjermanofili mund ti duket normale.

Ajo puna e beses qe ne si shqiptare kemi guximin ta mbajme si medalje me dy ane pozitive mendoj se ka ardhur koha te marrim nje medalje me realiste, nga ato me 2 ane, apo te levizim pak dhe te shohim anen tjeter, ke variant te doni, po te thuash qe besa eshte gjithmone pozitive eshte naivitet.

Meksin e ka paska kapur nje xhelozi e madhe nga suksesi i Pjerit ne Peshk dhe ka filluar te perhape thashetheme se Pjeri eshte bionic man, gjysme kompjuter e gjysem njeri smiley

I dashur Pjer, 

  Me ta thene troç, si miku mikut, nuk po  me pelqen paanesia, qe Ju shfaqni gjeresisht  ne te gjith rastet dhe sidomos ne te gjitha fushat.Vrej se  ajo te mungon vetem ne nje fushe, te cilen asnjeri, prej lexuesve te tu, ...nuk e ka.Paanesia ndaj Perendise.Takojme plot te paanshem ndaj njerezve, por une sepaku, nuk kam takuar asnje te paanshem ndaj Perendise.Kete, pikerisht kete,  sa po lexoj, po ta kerkojne me ngulm opinionistet.E Ju,  kete s`ja u jepni dot.Mos u tut por vazhdo e shkruaj se kur  te mos jemi  as une e as Ju, ato do te mbeten.Edhe  ashtu  si kunder jane

 Tani, asmethua, cila do te  dukej me e  drejte, t`i bindeshit Ju natyres apo ajo  vullnetit tend?Qofte  edhe pse je duke thene ashtu  si  i  thoni, ato per te cilat te gjithe kujtojne se dine ti  thone... me ndryshe.E  ç`rendesi  kane menyrat se si i  themi, problemi  eshte si reagojme ndaj atyre  me te cilat  qeshim kur i  degjojme te  thena abrakadavra nga nje tejter,   sepse nuk po qajme dot, kur i  dime edhe vete,  se si duheshin thene..., por  gjene ndryshe i  themi ?

Pjer,  kontributi Juaj ne kete  blog eshte i madh,  shplodhes, argetues, por mbi te gjitha dhe udhezues, per nje "kongres" te gjithe blogut, mbi menyren e te  folurit  shqip, qe as qellon e  as godet.

Kontributi Juaj, ne kete aspekt,  eshte kulture, miku  im   

  

Mua me duket shqetesues fakti qe nuk u porositen ullij po vetem mish qingji, tarator, speca te tymos e birra korça. Nga erdhi koqja e ullinit qe e kishte radhen me u fut te goja e Bradit?

Ua ka dhene shtese si garniture pronarja e lokalit pas komplimentave te Bradit.

Ah, Pjer, Pjer, qenke zbrazur mirë. I paske përmendur gjithë temat sekrete që përmendëm, shkëmbyem e përgojuam. Kur të vini në verë, bashkë do bisedojmë vetëm për motin, të korrat dhe...qoftet. Politikën dhe politikanët, harroje.

pershkrimi i Pjeros ndaj bashkebiseduesit ne dreke ka dicka prej dyshimit qe ndjen robi para se te nenshkruj me djallin. Pjeroja po ve veten ne rolin e nje kokrre te vogel ullini qe po gllaberohet ne menyre tinezare nga forcat obskurantiste. Del qarte ky element ne pershkrim.

Per te mos fol per ullinin e bollshem si referim ndaj arritjeve te NMN-se...

ke njefare te drejte.. Bradi ka imponuar bindshem kesaj radhe  dhe jo Pjeri, sic duhet te ndodhte normalisht..  

bile kjo duket qe  ne fillim   te menuja   qe porositen...    3 racione mish qengji,  piperka etj..  -ku qoftet,  ushqimi  tashme i preferuar i Pjerit???    ne pamje te pare  duket si detaj  i paperfillshem ,  por per ne Pjerolloget  do te thote shume.   Pjeri duket  ca i  ''tkurrur''..  po keshtu eshte xhanem,  ai qe  paguan,  ben ligjin..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).