Pika mbi i

Me Lizandrin kisha deshire te takohesha patjeter, dhe ditet po iknin. Me kish shkruar ne kompjuter se punonte si Risk Manager, ne nje firme investimesh. I vajta tek puna, dhe po komunikonim me telefon. I thashe se jam me 1 çante shpine, per te me njohur. As une nuk e njihja. Disa punonjes hynin e dilnin. Kur shoh nje çun me telefon ne dore, qe doli dhe po shihte dhe ai njerzit. S'mu duk si shqiptar. per nje moment mendova se mos ishte ndonje i huaj, dukej si fytyr europiani, i pa vrare, simpatik, apo s'kish lene dhe nje mjeker te vogel me nje prerje alla kinezçe, mu kujtu Ho Shi Mini i Vietnamit. Edhe ai po shihte nga mua, dhe s'po vendoste dot si duket. Kushedi si ju duka. Per te mos ta lene ne dyshim, i rashe numrit, por akoma pa çuar numrin ai u afrua.

- Pjer - foli ai gjysem i sigurt.

- Po, Lizandri, - dhe u takuam. Vendosem te gjenim ndonje vend te uleshim. Me pyeti per te ngrene se ate vete e kish marre uria, i thashe se kisha ngrene, e falenderova dhe shkuam tek nje lokal aty. Ai morri per te ngrene, ndersa une preferova nje uje me gaz. Ishte nje uje kosove, i lehte.

I thash per ndonje koalicion te mundshem me AKZ. Tha se nuk do ishte keq, por kish pershtypjen se ata mund te bashkoheshin me PS. Kishin ne plan se mase benin ndonje koalicion me partine e Te Dretave te Njeriut.

- ç'ne me keta, keta jane parti e vogel, -shpreha habi.

- Vertet Pjero, biles nuk kemi ndonje pikpamje te perbashket politike, po na intereson mbrojtja e votes sone, dhe ata kane perfaqesuesit e tyre ne çdo qender votimi .... - dhe po me shpjegonte veshtersite qe dy partite kryesore iu kishin krijuar partive te reja e te vogla, dhe konfiguracionet e mundeshme qe mund te krijoheshin ne te ardhmen. Po e ndigjoja me vemendje dhe çoku beja ndonje nderhyrje. Fliste qete dhe rrjedhshem.

- Po keshtu si po m'shpjegon situaten ti, me llogaritje matematikore, sikur nuk i merr parasysh ndjenjat e njerzeve, situata e votimeve mund te ndryshoje edhe ne momentin e fundit, nje deklarate dhe zemrat e njerzeve mund te ndryshojne.

- Pjer, - fshiu buzet Lizandri- ketu nuk ka idealizma, nuk ka prekje zemrash, ketu ka vetem prekje xhepi, interesa materiale, njerzit nuk shohin llafet, por presin ç'a do u japesh, njerzit sot udhehiqen nga interesi i tyre personal, nuk do t'ia dijne shume per llafet e bukura, iku ajo kohe, jane bere me praktike njerzit ketu.

- Kam mendimin dhe e kam ne planet e mia, me ate parti qe do t'komunikoj, ti sugjeroj qe .... - " kryeminister te zgjidhet nje grua" mendova, por per nje moment ngeca, ngaqe e pashe se biseda sikur morri formen e nje zyrtari, dhe vendosa ta thjeshtoj, - qe e , e ke pare psh Edi Ramen, pse shum njerez nuk e duan, sepse mendojne se ai do te behet kryeminister dhe ky mendim sikur i bezdis njerzit, prandaj do ishte mire qe Bamiri ta deklaroje kur ben ato takimet me median apo popullin, se si kryeminister te Shqiperise do te preferente nje grua, kjo do te sillte automatikisht nje pjese te votave te grave, 20% te tyre e ndoshta 10% te totalit.

- Pjer , Bamiri dhe vete ne kryesia e FRD, kemi vendosur te respektojme ate 30% qe eshte vene edhe nga EU, dhe po te vesh re , ne jemi e vetmja parti ne rang kombetar ku si ne kryesi si ne baze kemi afro 30% te perfaqesuesve femra. Keshtu qe nuk besoj se do ngelte kjo pune tek puna e deklarates, njerzit qe kane sy, shohin qe ne jemi e vetmja parti qe kemi ne gjirin tone me shume femra se çdo parti, - dhe me permendi numrat me % afersisht qe kishin PD e PS, ne Parlament dhe ne kryesite e tyre.

- Sidoqofte une mendoj se kjo ju ndihmon, populli eshte merzitur me kete politike cubash, nje ndryshim si kjo qe them une, nje deklarate, nje siguri te populli, ndryshon mendjen dhe zemrat e votuesit.

- Te kishte ngelur çeshtja tek deklaratat o Pjer, e e megjithse nuk e di, une nuk jam ne mendjen e Bamirit.

I fola per koalicionin e ngjalava dhe shpreha mendimin tim se tek PS do te kishte shum rrjedhje votash, si dhe ne popull, dhe se keto vota do ti shkonin PD. Lizandri ishte i mendimit se PD ishte fosilizuar.

- Berisha eshte karte politike e djegur tashme, - fshiu duart me peceten e letres ai, sikur donte te thonte se mbaroi kjo pune.

- Ti e di qe une dhe 3-4 shoke te emigracionit, qe ti mund ta kesh nigjuar tek Peshku, kemi deshire te bejme diçka per Shqiperine, ashtu si dhe ti, e une kam bere nje platforme apo kam hedhur ca ide qe doja ti konsultoja me ju si parti, - nxitova qe te nxjerr fletoret time, dhe e hapa direkt, - keto pika, dikur kisha deshire ti konsultoja me PS por ata as me afruan dhe as mu dha mundesia t'ua shpreh.

- E he, e , po, - hodhi syte mbi pikat Lizandri.

- Pika e pare, qe per mua eshte pike nevralgjike e kombit tone, eshte kthimi i lekeve te firmave piramidale popullit, kuptohet jo menjehere por me 4 keste, kesti i pare e i dyte jepet 25% leke dhe 25% letra me vlere, brenda 1-2 vitesh, dhe kesti i trete e katert jepet me vone pas 2-3 vjetesh apo 4, po 25% leke dhe 25% bono.

- Po sikur jan dhene leket, nja 50% ne mos gaboj.

- 50% jane dhene ato te "Popullit" dhe "Xhaferit" , ndersa nga firmat e tjera jane shperndare 8% , 10% ,

- Joo, s'ka mundesi, une di qe njerzit kane marre me shume.

- Jo pra, ja une psh kam marre nga "Gjallica" nja 2% e ca, nga "Vefa" nja 11% a diçka e tille, se nuk e mbaj mend.

- Por jo o Pjer, njerzit aty kan marre me shume seç kan futur, fut 1 e merr 3, ku ka llogjike, pastaj edhe sikur njerzit te ken marre 10% , nga 300% qe kan fituar, i bie te kene marre diçka.

- Mund te kene perfituar nje pjese e vogel, por pjesa me e madhe e njerzeve u dogjen, se firmat u mbyllen ne pikun e futjes me te madhe te pareve dhe njerzeve ne ato firma.

- Ato skema ishin mashtruese, ishin nje lavatriçe per te pastruar paret.

- Jo te gjitha Lizander, pjesa me e madhe e popullit kishte aty djersen e vet, kursimet nga emigracioni, dhe njerzit kane te drejte te kerkojne paret e tyre.

- Po ç'pare o Pjer, ajo ishte nje marrdhenie ndermjet individit dhe firmes, ç'pune ka shteti ketu, si mund te me marresh ti mua tani leke nga mua dhe t'ia japesh atij tjetrit, taksat e mia qe punoj t'ia japesh atij qe donte te pasurohej meiher, fut 1 pul sot e neser bohet lope, po jo o Pjer.

- Une nuk thashe te marrim taksat e popullit dhe te paguajme kreditoret, keta qe humben, ka menyra te shumta per kthimin e parave, nga obligacionet e shumta, nga burime te brendeshme.

- O Pjer, se une kam bere shkolle per kete pune, per ekonomi, dhe duhet te dish se fitimi i njerit eshte humbje per tjetrin, - levizi duar ai njeren poshte e tjetren lart, duke e shoqeruar figurativisht kete skeme.

-Kete e kam thene dhe une para shum vitesh tek VQ, e ke lexuar VQ, - perfitova nga rasti ta pyes.

- Jo nuk e kam lexuar, por kjo nuk e ndryshon thelbin, ka rregulla financiare, rregulla matematikore qe nuk mund te te lejojne qe 2+2 te bejne 5 .

- Natyrisht, - e pashe qe biseda po futej ne veshtersi, mu kujtua Ylli, ekonomisti i KQ te PPSH apo me sakte i E.Hoxhes, te cilin ma kish prezantuar tek Bibloteka Qendrore, Ligori, ne kohen e Buall Mavrise si President, " Ky eshte ai mavria qe pregatiste ter materialet per planet 5 vjeçare, dhe ia jepte E.Hoxhes, shih si eshte katandis", me pat thene Ligori (Grigor Zaharia), gje qe me kish intriguar ta testoja ate ekonomist. Me prezantoi Ligori, dhe fillova muhabetin me Yllin, ekonomistin e socializmit, ai nuk e dinte qe une po e testoja, dhe aty kuptova se ai ishte shabllon, per ate ekzistonin formulat e gateshme matematikore, por jo se si te investohej nepermjet aseteve, kambialeve, riblerjes se produktit, obligacioneve te ndryshme, nje sere burimeve te brendeshme siç quheshin. Ai ishte i nje shkolle shum te vjeter. Megjithate vazhdova biseden me Lizandrin, - natyrisht, po ne mund tu japim njerzeve kestin e pare nga regjistrimi i nje pjese te aseteve kombetare qe kemi, apo nga regjistrimi i paketave te CO2 ....

- Po kush do i bleje keto paketa te CO2 , arka e shtetit eshte bosh, firmat ndodhen ne veshtirsi, kush eshte i gatshem sot ti bleje, askush, ky muhabet osht i mbyllur Pjero .

- Po si eshte i mbyllur, se s'do ti, e realizoj une kete pune.

- Si, se po me çudit.

- Po keto mund te riblejne vetveten, sakrifikon nje 50% te tyre, mjafton te fillosh ti regjistrosh ne Burse nje here, se pastaj me shit-blerjet qe behen aty, gjenerojne vet para ato.

- Po ç'a thu o Pjero, une kam mbaruar per Risk Manager ....., - vazhdonte e fliste ai, dhe po me vinte keq qe kish mesuar ca gjera shabllone, i kish marre kallp dhe jo ne menyre krijuese ato mesime ne France. Nuk doja qe biseda te futej ne kete ngecje. Do te doja ti flisja me shume per te fshehtat e Burses, apo per investimet nepermjet obligacioneve te CO2 apo titujve te tjere, por ishte e kote. Me erdhi keq qe nuk kish lexuar VQ se do kish ardhur ne takim me i pregatitur. Ndoshta ai kujtonte se ne shkolle mesohej gjithshka, vertet, te hapej nje dritare por jo te gjitha dritaret, dhe kjo pikerisht, dritarja qe me ish hapur mua i mungonte atij. Ai vuri re oren, sikur donte te thonte se kjo pike mbaroi. Kalova menjehere tek pika e dyte.

- Siç e di, shum familje shqiptare, po kalojne drama te tyre, nje krize, dhe nje mosperputhje me femijet e tyre, ka shum femije, adoleshete doja te thoja qe jane kryeneç, mosbindes ndaj prindit, apo po ndjekin nje rruge te gabuar me droge, vjedhje, dhe kam menduar se ketyre prinderve iu duhet dhene prioritet, duhen ndihmuar, e ne kete rast kam menduar ringritjen e shkollave te riedukimit per keta adoleshente.

- Pjer, piksepari duhet te rregullojme kushtet per keta femije, pastaj te kalojme tek keto qendra riedukimi.

- E kam edhe ate pike por vjen me diç me poshte.

- Ne rregull por keshtu si i paske renditur ti, kur ne fillim vikan keto si bombe, - u mundua ai te buzeqeshte.

- Po une i kam hedhur keto keshtu, e kam menduar se me ndonje konsultim me ndonje parti, si me juve psh, do t'kete vend edhe per rregullim, e nese do t'dalim para medias ne nje takim publik, ju keni te drejten te kundershtoni ndonje pike, dhe kjo veç do ti rriste vlerat nje takimi, nje ballafaqimi me keto pika, do ishte mire edhe per juve edhe per ne, - dhe kisha parasysh 3-4 vetat qe kisha angazhuar per kete levizje.

Sapo doja te thoja piken 3, ate per kompesimin e femijve nga mosha 0 deri ne 21 vjeç dhe kompesimin per nenat shtatzene nga 1 muajshi deri tek 9 muajshi, kur Lizandri levizi nga vendi.

- Pjero une e shof qe paskeni shum pika, por me duhet te shkoj perseri ne pune se kaq e kemi pushimin.

- Po mire se nuk dua te pengoj, ndoshta takohemi ndonje dite tjeter, ose lidhemi nepermjet internetit, - u çova si i lodhur pa nisur mire puna. Isha gjith shpresa dhe enderra , por kjo bisede me Lisandrin, mu duk si nje mur kinez. Mendova se mos do ishte me mire qe tezat dhe idete, ti konsultosh me mire me nje diktator, se diktatoret te pakten, per te marre lavde per veten e tyre, te japin mundesine qe ti te vesh ne zbatim projektet e tua. Apo ta beja dhe nje perpjekje me keta opozitare. Mu kujtua AKZ, por s'kisha as dy dite per tu nisur, s'premtonte koha. Por po sikur te ndodhte e njejta gje si me Lisandrin, se ne fakt te gjitha keto grupet/partite opozitare, para zgjedhjeve, jane me te çorientuara se partia ne pushtet qe i ka te tera mjetet dhe eshte me e qete. Ndoshta diktatori, mund te ndigjonte, ishte interesi i tij, i Shqiperise dhe i imi. Kisha ngelur, si peshku pa uje. Megjithate i kisha marre masat, jo me kot kisha planifikuar te shkoja me leje te zakonshme ne maj ne Albanie.

Mbasdite apo nga darka, gjeja mundesine te bisedoja edhe me komshinj te ndryshem rreth situates politike ne vend. Rreth akrobacise politike te ngjalave, njeri kishte opsionin e tij.

- Pjero, kjo eshte nje loje, nje skenar i Berishes, ai e dergoi vete Meten tek Rama, qe pas zgjedhjeve, kur Rama te humbi, se do humbi ky, s'ka gjo ne vije ky, PS ta marri Ilir Meta, dhe pirdhet Rama.

- Po Bualli .

- Bualli do rrije dhe 4 vjet te tjera kryeminister, pastaj del ne pension, se vjetersohet.

Ky ishte varianti i 6 qe ndigjoja. 1) Petroja mendonte se PS i fitonte zgjedhjet, dhe PD çorientohej fare. 2) Alidemsi mendonte se Bualli jo vetem qe fitonte por mund te behej edhe mbret po te donte. 3) Bradi, mendonte se PD fitonte, Bualli terhiqej perkohesisht dhe me vone president. (Kjo e Bradit, kish nje handikapt, se nuk e mendonin se mund te ndodhte si me Nanon, nje rifutje ishte e pamundur). 4) Nje komshi mendonte se PS fitonte, riforcohej, dhe ne luften kundra korrupsionit e fuste Meten brenda, duke e shkrire LSI, e duke ia marre antaret. (Me kete gje fitonte pike edhe ne arenen nderkombetare). 5) Nje shok mendonte se kjo behej per te izoluar Buallin, dhe se me fitimin e te majteve, Bualli shkonte ne burg per genocid. (Ky variant mu duk pak me i besueshem per shkak edhe te dosjes qe po i hapej Buallit nga disa majtiste te Internacionales kendej, ku po shenoheshin te tera zullumet e tija) . 6) Nje komshi mendonte (ate qe shkruajta me siper) se, Bualli ne bashkpunim me Meten, do ti mirrnin PS Rames, qe do humbte, sipas tyre.

E deri sa te afroheshin zgjedhjet, kushedi sa skenare do hidheshin ne treg te dala nga kafenete apo gazetat. Hamendesimet ishin nga me te ndryshme, veç dy krokodilat flisnin per fitoren e partise se tyre. Seç kishin nje besim te verber te dy, si Ed Palloshi ashtu dhe Buall Mavria, se do fitonin. Ndeshja sapo kish filluar. Spektatoret, kishin filluar te vinin bastet dhe te hamendesonin lloj-lloj skenaresh.

Para se te nisesha, me erdhen per vizite njerzit e gruas nga fshati, te cilet do ndaheshin me mua. Gjat muhabeteve, pyeta njerin nga ata per situaten politike dhe per koalicionin e ngjalave, PS me LSI. Ai s'dinte gje per kete koalicion.

- Si nuk e ke marr vesh se Meta doli nga qeveria, ter LSI .

- Jo, pse, kur ka dal ky Pjero, s'di gjo.

Me erdhi t'ia fus vetes me grusht. E çuditeshme, gati 20% e fshatit ne ter Shqiperine, apo 10% e popullates se rritur, s'dinin asgje seç kish ndodhur. Punet e bujqesise, vrapimi per te nxjerr buken e gojes, e kishin shkeputur nga realiteti politik, nje pjese te popullates. Keta s'dinin gje, se edhe kur vinte koha e lajmeve, ose nuk i ndigjonin, ishin merzitur, ose i ndigjonin duke bere punet e shtepise dhe muhabete, dhe nuk u hynte asnje fjale ne vesh apo memorje.

Pregatita, valixhen dhe nje karton ku futa ca pije, si konjak dhe fernet. Kuptohet jo vetem per vete por edhe per ndonje shok pune apo ndonje mik belg. Biles nje shishe te vockel, e kisha per nje mik te ri belg, qe bisedonim gjithnje per gjera shkencore dhe intelektuale. Para se te nisesha per Albanie, ai me beri nje verejtje. - Pjer, e di qe ti ke nje te mete.

- Ou, - shpreha habi, - ma thuaj pa merak.

- Ti thua gjithmon te verteten, por ne kete bote, nganjehere nuk eshte e domosdoshme te thuash gjithmon te verteten.

Me kish vene ne mendime kjo verejtje, por ne fund te fundit, nuk kisha bere ndonje kontrate me asnje qeveri, asnje organizate, asnje parti, qe te isha i kufizuar. Biles vete e kufizoja nganjehere veten per disa gjera, per te mos ta thene te gjithen 100%, psh, emrat e komentatorve i kisha ruajtur me fanatizem ne veten time, duke e ditur seç hajvan jane qarqet pran qeverive, apo vete se çfar cmire kane me njeri-tjetrin shqiptaret, disa gjera thelbesore te njerzeve qe une i gjykoja si personale nuk i kisha thene, por, ky mendon keshtu apo ashtu, apo kjo firme, kjo burse fuksionon keshtu e ashtu, mua me duket se nuk ka arsye per te mos u njohur publiku. Nese publiku, nuk eshte i pregatitur te asimiloje e te pertypi te rejat e makro-ekonomise, kjo nuk eshte ndonje mekat, mekati qendron tek ata siper, vendim-marrsit qe nuk hapin driten jeshile.

532 Komente

Pjeri u rezistoi gjithe atyre tundimeve marremendese, jo ne nje cope enderre.

tropizma moj ketlina!

Sorry qe se kapa me te pare smiley

PF, na thuaj ndonje llaf "te brendshem". A ka vertete shprese mbi baza reale qe te vije AI?

Bredho, ne e bome tonen. Ne pritje jemi. Une po perpiqem te shkoj e ta kap nje sy gjume, se s'po marojme dot taksat per kete vit smiley

smiley taxat the  , ne maje te hundes smiley

"Si kalama qëllove o Mane" (PF)!  smiley

Po e shkruaj për të tërhequr vëmendjen e të tjerve.

Normal qe t'ua terheqesh. Te vijne e te marrin shembull!

Ore ju maskarenjte e notes, mos u grricni me ne se fillimu t'jua pemenim emrat gjithe paraidten (tone) qe t'ju shkuli lemza gjithe noten (tuj).

 

katusi, tepro, pëfi, lina, moza, fiqo, bredhi, fori, cimi roni, xhibi, 

katusi, tepro, pëfi, lina, moza, fiqo, bredhi, fori, cimi roni, xhibi, 

katusi, tepro, pëfi, lina, moza, fiqo, bredhi, fori, cimi roni, xhibi, 

katusi, tepro, pëfi, lina, moza, fiqo, bredhi, fori, cimi roni, xhibi, 

katusi, tepro, pëfi, lina, moza, fiqo, bredhi, fori, cimi roni, xhibi, 

 

Hapa dollapa kush eshte fshehur prapa- hopa Lizanderr dil se te kapa.  

RRi eri dreq se ta tha Nohia qe jom burre i martume. Nuk le njeri te me kapi kshu m'publik smiley

Vetem ne privat?

Ika une se jeta me therret! Naten. 

Beji te fala.

Shko, shko se vertet po te therrasin...

 

po beni plane e eee

Po shohim endrra me sy hapur smiley

ore mire ju , po une qe po shifja me sy mbyll , c'taksirat  , dhimbje trupi sot koha mizerje smiley

Mbaroj Kuzey& Guney naten.. Ti Elba mund te qendrosh turni I trete ketu ska problem. smiley

shi shi , qekur i kem lan shokt pa gja shoku kanan

S'mu duk si shqiptar. per nje moment mendova se mos ishte ndonje i huaj, dukej si fytyr europiani, i pa vrare,

djelli ngrof ndryshe ketej smiley ...dhe robt merren me veten smiley 

Por sme duket avatazh te ngjash si i huaj ne shqiperi, se te gjithe dun me ta fut pastaj smiley 
 

 EH Pjeri e ka përdorur për tju shmangur vlersimit; "i pashëm dhe intelektual "(i pa vrarë nga puna fizike)

...po pra, i ka komplimentet me pare smiley 
Lizandri jo vetem qe ska lexu VQ-n por nuk eshte as doreleshuar qe tja blente Pjerit kalan nga brenda smiley 

Me erdhi keq qe nuk kish lexuar VQ se do kish ardhur ne takim me i pregatitur.

hahahah...

ne fakt Pjeter, po ta vesh re me kujdes, gjithe kjo "kampanje" tregimesh eshte ne fuksion te VQ. nje menyre shume e zgjuar, madje e rafinuar e Pjerit per te reklamuar librin..smiley
aq me teper qe autori ne nje tregim te meparshem, 2 ose 3 me duket, e pohon vet ne nje takim te rastesishem me botuesin qe libri, cuditerisht, nuk po shitet..

smiley

kjo bisede me Lisandrin, mu duk si nje mur kinez. Mendova se mos do ishte me mire qe tezat dhe idete, ti konsultosh me mire me nje diktator, se diktatoret te pakten, per te marre lavde per veten e tyre, te japin mundesine qe ti te vesh ne zbatim projektet e tua.

a ka gje me prekese se kjo!

Une shyqyr nuk prekem kaq kollaj ndaj dhe te garantoj qe ne takimin me pjerin nuk ka pas asnje lloj prekje.

Edhe z. Pjer e vuri re, me saktesi si gjithmone, qe ti s'kishe emocione.

mur kinez, pra. percaktimi final i mjeshtrit per ty. analizoje i cik thelle. i ke te gjitha aty, edhe madheshtine, edhe respektin (muri i madh), edhe kokefortesine tende (murit me koke s'i bihet), edhe shpresen per ndryshim (muri luan, burri s'luan).

peshqit jane kap me Ho Shi Minin, sepse eshte nje gje e kollajte, siperfaqsore, thjesht nji forme mjekre. Kurse ne fakt ajo eshte vetem pregatitja, paraloja per vulen perfundimtare. Pra ajo na sjell ne Azi, afer Kines, por pa vajtur ende atje... 

Spiritus na i paska deleguar detirat e GOPPit, ne i pranojme dhe zotohemi ti tejkalojme, por gjeja kryesore mungoka, obzervojme:

- Nje virgjereshe bytherrumbullake qi tja paraqisim Pjerit si dhurate per gjithe cka bere e do beje per kombin.

Ndaj lind pyetja: kemi ndonje peshke te gjilperetalentuar?

Edhe dicka, ky Lisandri me duket ka bere kot qe eshte i zene me pune.

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).