12 Komente

Kujdes se poezine e dyte autori e ka me hile, po na e hedh ne peshqeve me spond. Cudi e lexokan Peshkun edhe Bosnje-Hercegovine. 

Vjersha të bukura e therëse. Përkthimi më duket i mirë e i arrirë. 

PS: "Mundimet ti heshtin" ? mundimet apo dhimbjet fshihen (ashtu bëhen të heshtura ose durohen në heshtje)

 "Mjersimi" në çkuptim e zëvëndëson "mjerimin" e shton apo e bën më të dukshëm apo ka kuptim tjetër?

Desha po ashtu të shtoj se përkthyesi e ka boshnjakishten gjuhën e nënës.

 

Boshnjakshen shkon më shumë.Dhe shqipen e zotroka shumë mirë.

sigurisht, është bilingual.smiley

Heronj janë peshqit

Të cilët me forcën e tyre

Që mundimet t’i heshtin

Qetësojnë ndërgjegjen

E vrasësve të vet.

aq e bukur sa s'ngjan e vertete per kete arqipelagsmiley

Ajo per gjakun me pelqeu vecanerisht. Te trija jane te mira. Flm per perkthimin/postimin.

ps: Duhet vene nje bio e shkurter e autorit. Jo vetem ne kete rast, por do ishte mire per cdo cikel poezie. I jep pak me shume perspektive lexuesit. Google i ka zgjidh keto pune, por gjithsesi me mire te jete nje cv e shkurter pjese e postimit.

LETRA

 

Këto fjalë shkretane

Këto shenja gabimi

Këto gjurmë kobi

Nga ku të gjitha pleqërimet

Nisen teposhtë

Rënies përfund

 

Ndonjë mendje-pupël

Që nuk diti

Si të mbante mend

Emrin e të dashurës

     Armikut

Skllavit

                A mbretit të vet

Dikush që mendja

E tradhëtonte shpesh

Sajoi letrat.

 

Shkarraviti

     Gërvishti

            Gdhendi

Figura

     Në vend të fjalëve

Brazda

     Në vend të zërit

 

 

Humbi e gjitha ç’pati

Shkëlqimin e qartë të çastit

Në terrin e kobshëm

Të kohës e përtheu

 

Bisedën e rrënoi

 

Fuqinë e fshehtë të ligjërimit

Me vështrim e frymëzim qëndisur

Magji e ëndërr mëkuar

Me shi e dëborë grimcuar

Të gjitha këto i harroi

Harroi

E ca më shumë se kaq

 

E ndoqën siç dihet

Dhe u bënë shurdhmemecë

Me dëshirën e vet

Harrimtarë drejt harrimit

 

Tashmë

As flasim

As mbajmë mend

 

Vetëm se

Me letra

Letrave

Letra u shkruajmë

E letrat heshtin.

 

Që kur…

Sa mbahet mend

Letrat s’e lexojnë vetveten

 

Ne shkruajmë…

Nuk kemi më

Asgjë për të thënë

As kujt t’ia themi

Dhe as dimë se si.

Ja Fiqo meqë e kërkove:

 

VETËM NJË SHKËNDIJË

 

Vetëm një shkëndijë

Prej vështrimit Tënd

Tokën e ka ndriçuar

 

Atë tokë

Nëpër të cilën

Kërkoj vetveten

Që prej ankthit pranë

Ngaherë i paftuar

E deri atje larg

Tek një çast gëzimi

Në kujtesë a pritje fshehur.

 

*   *   *

 

Shikoj tashmë

Kudo përreth

Nënshkrimin plot hir

Të duarve të Tua

 

Që prej vijës së largët

Qiell-tokë valëzuar

E gjer tek hija ime pranë

Skllavja e pashtruar

 

*   *   *

 

Për dasmën e gjelbërt

Në zemër të prillit

Malet pak nga pak

I mbledhin arin dritës

 

Që prej majave të mprehta

Ngulur thellë nëpër re e mjegull

E gjer tek shushurima e përrenjve

Që syth e gjeth i zgjoi

 

 

*   *   *

 

As që ka diçka

Që ngutet për diku

As që ka diçka

Që të presë dikë

 

*   *   *

 

Mes dy brigjeve

Në shtratin e stolisur

Me karvane troftash

Vjedhurazi lahet lumi

   Dhe kthjellet.

 

*   *   *

 

Me buzëqeshjen e atij

Që bindur i kreu punët

Ëndërrimtar shkon dielli

Me zjarr shkëlqimtar

Nëpër qiell

 

*   *   *

 

Vetëm unë i vogël.

I vogël

Përmes tokës së gjerë

Nëpër të cilën

Kërkoj vetveten

Vetem nje ballkanas mund ta shkruante poezine e pare aty me lart, "Nuk ka dhe aq vend". Dhe vetem lexuesit ballkanas mund ta kuptojne. Ajo eshte thelbi i te gjithe historise tone (ku "ne" jemi shqiptare, greke, serbe, boshnjak, kroate etj., pra ne ballkanasit). Largohu ti, te hyj une ne kete a ate territor. Gjithe lufta behet per token. Identiteti formohet nga matja e vetes me ate se sa i keq eshte fqinji. Menyra e vetme per "te qene" eshte te besh qe fqinji "te mos jete". Nejse, komente te teperta...

 

 

Ai që tashmë është këtu S’i jep vend atij tjetrit Disa JANË Se bënë që disa të tjerë Të MOS JENË

Ne Kosove thone , te shtrydhesh nje serb , dalin 7 boshnjake

nuk e kuptoj, ç'do të thotë?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).