Me 10 maj 1933 u dogjën me dhjetëra mijëra libra në Gjermani. Ishin studentët dhe një pjesë e profesorëve ata të cilët po përpiqeshin të "spastronin shpirtin gjerman".

 

Me 10 maj 1933 u mblodhën në Berlin rreth 70.000 njerëz, në vendin ku studentët me karroca dhe gjëra të tjera kishin sjellë më shumë se 20.000 libra dhe vepra artistike të autorëve të njohur gjerman si Heinrich Mann, Erich Maria Remarque apo Joachim Ringelnatz. Udhëheqësi i studentëve nacionalsocialist Herbert Gutjahr mbajti një fjalim: "Vepra jonë drejtohet kundër shpirtit jogjerman. Çdo gjë jogjermane unë ia dhuroj zjarrit". Masa brohoriste. Para saj digjeshin në flakë librat. 23 vjeçari Gutjahr hodhi edhe një krah me libra të tjerë në zjarr.

 

"Kundër shpirtit jogjerman!"

Skena si kjo në sheshin e Berlinit para 80 vitesh u zhvilluan në tërë Gjermaninë. Në të gjitha universitetet u dogjën prej studentëve vepra të autorëve që nuk përputheshin me ideologjinë nacionalsocialiste. Këta autorë shikoheshin si armiq të regjimit. U dogjën librat dhe veprat e socialistëve, pacifistëve dhe hebrejve. Studentët nuk kishin nevojë për frikë nga ndonjë rezistencë eventuale, sepse me idetë e tyre ishin darkod edhe shumë profesorë.

Pas marrjes së pushtetit nga Adolf Hitleri në janar të vitit 1933, ata ishin të plotfuqishëm. Tani filloi lufta edhe për pastrimin e mendimit të gjermanëve. Shoqata gjermane e studentëve kumtoi në prill të vitit 1933: "Shteti është pushtuar, por ende jo edhe shkollat e larta! Pastrimi shpirtëror po afron, ngrini flamurin!". Menjëherë filluan të organizohen edhe aksione kundër shpirtit jogjerman, të cilat e arritën kulmin me 10 maj. Studentët ishin ata të cilët planifikuan dhe organizuan këto aksione.

 

Kästner sheh librat e tij se si digjeshin

Djegia e librave në Sheshin e Teatrit në Berlin ishte manifestimi qendror i këtij aksioni. Shumë studentë ishin veshur me uniformën e njësive famëkeqe SS. Librat digjeshin duke brohoritur parulla "kundër dekadencës dhe uljes morale. Për një familje dhe shtet më të shëndoshë". Me këso fjalësh hidheshin në zjarr veprat e autorëve si Heinrich Mann, Ernst Glaeser, Erich Kästner apo dhe Albert Einsteinit.

Autori shumë i njohur i librave për fëmijë Erich Kästner (ndër të tjera ka shkruar edhe librin "Emil und die Detektive", "Emili dhe detektivët") ishte edhe vetë prezent në sheshin ku digjeshin librat e tij: "Kam qenë para universitetit i rrethuar me studentët e veshur me uniformën SS dhe shikoja djegien e librave. Ishte e tmerrshme", shkruante ai më vonë. Edhe shumë profesorë kanë marrë pjesë në aksionin e djegieve.

 

Mllefi i mediave të huaja

Rreth mesnatës erdhi edhe Joseph Goebbels, ministri i Progapandës dhe doktor i gjermanistikës. "Burra dhe gra gjermane! Kohës së intelektualizmit të tepruar hebre i ka ardhur fundi dhe tani i është hapur rruga revolucionit gjerman", tha ai para dhjetëra mijëra njerëzve. Por Goebbels nuk kishte besim të plotë as ndaj studentëve, sepse ai dhe Hitleri kishin frikë mos po u del nga dora lëvizja nacionalsocialiste.

Bota e jashtme ishte e mllefosur dhe e tmerruar me këtë akt. Revista amerikane Newsweek e quajti djegien e librave si "Holocaust of books", "Holocausti i librave". Shkrimtari Heinrich Heine ka shkruar që në vitin 1821: "Atje ku digjen librat, në fund do të digjen edhe njerëzit." Fjalët e Heines u dëshmuan më vonë në formën më të tmerrshme.

Në vitin 1933 filloi një eksod i paparë i intelektualëve dhe shkrimtarëve nga Gjermania. Vendi i "shkrimtarëve dhe mendimtarëve" po spastrohej nga talentët dhe nga autorët e mëdhenj. Nobelisti Thomas Mann, Erich Maria Remarque apo Lion Feuchtëanger – të gjithë këta u detyruan të ikin jashtë vendit. Thomas Mann, veprat e të cilit po ashtu u dogjën atë natë, ka mbajtur më pas një fjalim në BBC ku paralajmëroi gjermanët nga nënshtrimi nën regjimin e Hitlerit.

Ata që nuk ikën në vendet e tjera u cenzuruan në formën më të vrazhdtë, si për shembull Erich Kästner. Në vitin 1934 u ndaluan rreth 3.000 libra dhe komplete. Mesazhi më i keq është që në këto aksione kanë marrë pjesë pikërisht studentët dhe një pjesë e profesorëve.

 

82 Komente

Ha! Kjo me solli ndermend kohen e gjimnazit kur ne menyre ceremoniale une bashke me shokun tim te ngushte, kemi djegur me vajgur dy kopje te librit te Agollit "Trendafil ne gote" qe na e kishin dhene per lexim jashte klase. Liber i tmerrshem. smiley

Ueee, e kam lexuar smiley. Ka qene me duket periudha kur Agolli po perpiqej te shkruante romane intelektualistike, me gjase per t'u ngrene me kolegun-kundershtar.

Nuk e di Fin. Po asi kohe ne fakt, kjo lufta e grupeve Kadareadhurues e Agolldashes ishte goxha reale. Bile me shume identifikues edhe se HitParetistat me Pozdravistat. Se te dytet te paktet i bashkonte Shfaqja e Huaj, kurse te ishe Agolls ishte sikur ta pranoje vete qe ishe fuks. Le katunar po se po. smiley

(Bente perjashtim vetem Zyloja, te themi te drejten. Po edhe ai konsiderohej me shume si nje aksident ideollogjik, ngaqe Agolli ishte infektuar per ca kohe me viruse te huaja, qe pastaj i beri naaaa! me antibiotike komuniste.)

Po Komisarin e le te gjalle? Po Para Agimit? Po Nje vjeshte me stuhi? Ti paske qene disident mo lla, Kadareja jo e jo po as Trebeshina.nc nc prandaj s'gjen kopje te ketyre librave sot.vetem fuksat lexonin Driteroin-erdhi dhe kjo dite me kaq drite.

Ops, ta shkela kallon gje! smiley 

Tani, une po tregoj nje realitet te asaj kohe dhe nuk po i gjykoj gjerat me metrin e sotem. Dhe qe Kadareja dhe Agolli ishin identifikuar si dy ane te nje litari ne inteligjencian kryeqytetase libradashese te asaj kohe, kete nuk e luan as topi.

Ja sa te me vije dhe Emigranti, pa ta shikosh.

dhe emigranti fuks ka qene. Po ki respekt ore per veten, ca i ke keto mufka, pash zotin.

Hem, rendon fjala spiritus. Ku i shef ti mufkat dhe mosrespektin per veten. 

kurse te ishe Agolls ishte sikur ta pranoje vete qe ishe fuks.

Ja ku eshte mufka qe ja ben muuu. Tani ti mund ta kesh thene me shaka se ben shaka dhe ti si te Duces nganjehere. Tani per te fol pa kokeverdhet, pa gjuhen jashte dhe shkelje syri: eshte e vertete qe asokohe, Kadare dhe Agolli mbaheshin si dy majat e socrealizmit. Dhe kishte debate "kush me i madh".Driteroi nuk kishte e nuk ka patur gjenine krijuese te Kadarese dhe kete diference e mbushte me partishmeri me te thekshme, ne krijimtari dhe  me te qenit krytar i LSH ne  hierarkine burokratike te kohes.

Po te thuash se ata qe pelqenin Driteroin ishin fuksa, eshte mungese respekti per veten.Edhe sikur "Shkeqimi i shokut Zylo" te mbetet, e ka fituar bastin me kohen.Nga Servantes, ke lexuar gje tjeter vec "Don Kishotit"? Nuk e solla shembullin per krahasim vlerash por per te thene se nje "femije" ka lene dhe spanjolli.Ka qe kane lene nje qerre me "femije" pas.Pastaj, Driteroi ka nje krijimtari pas 90, ka dhe poezi te bukura e lakonike qe ti i citon shpesh ketu.Atehere, ja pra, njecik me respekt per veten dhe syte qe lexojne.

"Trendafili ne gote" nuk eshte shembulli letersise me te keqe e me bollek te socrealizmit.

Spiritus, po flisja per "ndarje" gjimnazistesh. Ne "grupin" tim, psh, te thoshe qe pelqeje Agollin ose degjoje muzike jugosllave, psh, quheshe direkt trap dhe nuk gjeje dashnore per 20 vjet.  Ja qe keshtu ishin gjerat. Dhe nuk thashe se ai qe pelqente Driteroin ishte fuks, po nejse xhanem se nuk shoh pse duhet ta zgjas kaq shume sqarimin. Thjesht nuk me pelqen kur tjetri ne debat e siper te jep keshilla te drejtperdrejta mbi ruajtjen e figures morale, integritetit e bla,bla,bla.

Sa per majat e socrealizmit pastaj desha te them qe pikerisht ketu fillonte ndarja. Pavaresisht respektit qe kam per nje pjese te krijimtarise se Agollit, koha ka treguar se kush ishte maja e vetme e asaj, po dhe kesaj kohe.

PF, mose  devijo debatin.Nuk nderhyra per te korrektuar figuren tende morale, leri ironite tani. As per te diskutuar shijet e tua letrare, larg o zot. Nderhyra per per tjeter gje. Tani veres mos i hidh uje.Nuk ishte muhabeti per sekte gjimnazistesh, me dhjete dashnore dhe cfaqje te huaja. Me lart ke shkruar se te qenit agollist apo kadareist "ishin dy skaje te inteligjencias tiranse" .Apo e quanit veten inteligjencia futuriste moshen hormonale?

Spiritus muhabetin e kape to jangllesh qe ne fillim. Mos ma ngjish mua tani sikur po nderroj address.

varja. mendime shkembyem, nuk qitem pushke.

Po, po, ate punen e ndarjes e mbaj mend shume mire edhe vete. Ne fakt kam patur nje zyshe letersie, e cila nje dite dhe ne menyre krejt te papritur per mua, rrefeu se Agolli i pelqente me shume se Kadareja. Pastaj parashtroi nja dy situata dhe m'u desh ta pranoja (pavaresisht fodullekut tim prej adoleshenteje lexim-madhe), qe ceshtja hante diskutim. Zyloja me ka pas turbulluar shume per shembull, si edhe ca poezi te D. Agollit.

Nga njera ane me eshte e qarte qe Agollit i kish mbetur ora tek romani-epope i fundit te Teteqindes, mirepo nga ana tjeter kam mesuar ta cmoj shume rolin katarktit te se qeshures. Emrin e Trendafilit, Ecoja qe ti ke qejf per shembull, e ngre pikerisht mbi perpjekjet per te zhdukur nje liber te Aristotelit qe do te legjitimonte te qeshuren. Te kujtohet patjeter.

Nejse, se e shoh qe u nxef dhe spiritus, pa fol per komentet dopiopet te Heretikut qe me siguri vijne me pas. Une mora shkas nga muhabeti per te treguar nje mentalitet qe ekzistonte asaj kohe ne rrethet letrare te Tiranes. Po qe edhe Dritero ka vlera, kjo nuk diskutohet. Bile edhe Kico blushi, dac beso dac mos beso, i ka ca vlera. 

Ma lejo ta them se "trandafili ne gote", e kam lexu dhe me ka peqy shume,kryesisht prej humorit qe eshte i pranishem ne pjesen me te madhe te librit,dhe ma bente ate te lezecem.Adolishent e kam lexu (si pjesen me te madhe te librave),pastaj ajo idea qe shkrimtaret duhet te shkrihen me bazen, qe te qullosin dicka te hajrit,han diskutim.

Edhe zysha jone e letersise kshu thoshte. smiley

zysha po pat pas nje menje me mu,paska qan rob i squt. smiley. Une s'jam ndiku prej naj zyshe, dhe e di pse:m'u m'perjashtun n'vit dyte xhimnaz,dhe s'e kam maru shkollen e mesme. smiley (mos m'thuj, dukesh,se s'ka vlere)

Me ta dhi tjetri batuten ne dore! smiley

Mo u merzit,do kesh rast per batuta te tjera. 

Paske djeg librat ???

pse s,thu qe paske qen nazi ti smiley o disident

po kryetari i lidhjes se intelektualeve te ppu ishte me ty?

Na pat thene Brehti: Barku qe e polli, akoma nuk eshte shterpezuar!

Dhe ja ne mes te Tiranes, dikush krenohet qe ka djegur nje liber!

Dhe neser ndoshta do krenohet qe po djeg nje njeri!

 

Nese dikujt kjo i kujton nje djegje libri, ky rreshti "në vendin ku studentët me karroca dhe gjëra të tjera kishin sjellë më shumë se 20.000 libra" me kujton nje tregim te Vili Minarollit ku u tregohej brezave te rinj sesi nxenesit dhe gjimnazistet e Shqiperise mblidhnin me karroca dhe gjera te tjera*  gjithe librat dhe objektet e tjera fetare te gjysheve qe t'i digjnin publikisht ne mes te sheshit.

* (o bashkautor, po shprehu pak me shqip o i vrare, se na mbyten keto shprehjet e perkthyera fjale per fjale nga gjuhet e huaja, gangrene i kam!)

Dhe ja ne mes te Tiranes, dikush krenohet qe ka djegur nje liber!

Dhe neser ndoshta do krenohet qe po djeg nje njeri!

Eh, kemi bere dhe gabime, Pa vec "Trendafilit ne gote" kemi djegur dhe veprat e enverit ne shesh, bile kemi bere edhe kausha farash me to.

Une e thashe per gallate, se nuk besoj se ti kujton qe une e kam seriozisht ate punen e djegjes se njeriut.

,Po ajo djegja e librave te Enverit...nejse muhabet i gjate, i holle, me pak kurriz te dale.

Aha, thashe mos te kishte zene edhe Ty rrufa e patetizmit smiley

Qe deshe te dukesh si kuller ate mbaje smiley

Tek shtepia e gjyshit kishin vene ne banje ca kohe revisten Rruga e Partise smiley te grisur me dysh. Ishte nje banje ne fund te oborrit qe perdorej pak. Nuk ishte disidence, te merremi vesh, ishte thjesht deshire per leter smiley. Krejt johigjenike po ta mendosh.

Cfare B..the paskeni pas esi FIS .Ajo leter ishte si karton mer jahu !!!

smiley

Kohe e re, zakone te reja. Hakmarrja e fqinjes qe kishte mbetur e neglizhuar.

Letra ishte shumeperdorimshe. 

p.s. E cmoj shume qe fjalet perkatese jane shkruar me kapitale. Kishim edhe ndonje katolik ne fis e ne shoqeri, por gjindja ishte myslimane. Me pasojen qe merret me mend.

sa shume gjera paskan ndodhur ne Maj....

Shumë fare paskan ndodh pra ....

Epo nuk ishte ne programin e Zeusit te emanciponte njerezit deri ne ate mase sa sot te ishin ata gjykatesit e hyjnive. Prometeun modern e bren ndergjegja nga dyshimi per njerezit, eshte penduar keq qe vodhi zjarrin shefit te tij.

 

Paçka se nuk është pikërisht tema për të diskutuar mbi rivalitetin Agolli-Kadare, mendoj se PF, ka të drejtë në konstatimin e tij. Por, mund të vërehej një tension tek të dy, që intensifikohej nga motive politike. Sipas meje, Agolli ka pasur një status të konsoliduar në letërsinë shqiptare të periudhës së soc-realizmit, që vihej re edhe në sjelljen e editorisë ndaj shkrimtarëve. Nga sa kujtoj Agollit i është botuar vepra e plotë, me tirazh të lartë pa dyshim, e cila ishte veshur me kopertinë ngjyrë të kuqërremtë, e qëndisur nga gërma disi të praruara. Që në stilin (font-in) e përdorur për të shkruar Dritëro Agolli, (mesa kujtoj disa shkronja të holla, lozonjare) evidentohej fakti që shkrimtari ishte tashmë ndër klasikët e letërsisë shqiptare. Ky nder nuk i është bërë asnjërit prej shkrimtarëve të kohës. Ndërkohë, librat e Kadaresë dilnin me kapakë tërësisht të pakuruar, me tituj, stili i të cilëve nuk kishte kurrëfarë ledhatimi, që të linte të kuptoje që shkrimtari nuk kishte pse të cmohej dhe kaq shumë. Si të thuash, në garën e bukurisë, i pari dilte i grimuar, ndërsa i dyti jo. Që këtu, niste gara e estetikës tek të dy. I pari nuk i linte dhe aq vend fantazisë, i dyti përkundrazi duhej lexuar me fantazi që të pëlqehej. Gjithsesi, mendoj se të dy shkrimtarët, secili në mënyrën e vet, e kanë gjallëruar jetën intelektuale të kohës.

dyshoj shume se cilesia e kopertines ka qene e motivuar qellimisht sesa nga ndonje arsye financiare. Kam ktu Zylon e Agollit dhe nje liber me poezi te Kadarese - qe te dy me kapake te trashe dhe me germa te arta, me te vetmin ndryshim ngjyren

Duke vendosur si premisë, që të djegësh librin është sikur të luash me zjarrin, mendoj se ka shumë për të diskutuar lidhur me këtë temë. Sigurisht, që përshtypja ime është se Dritëroi është përkëdhelur më shumë nga editoria e kohës, por kjo nuk më bën ta vlerësoj pak apo shumë Agollin. Besoj, se kushdo që shprehet mbi artistët në përgjithësi u bën gjyqin qëllimeve të tyre. Pra, vepra gjykohet nga qëllimet e artistit. Unë kështu e mendoj. Për shembull, Agolli mendoj se ka qëllime të hapëta, të pastra do të thosha, në veprën e tij. Sipas meje, krijimtaria e Agollit është një shëtitje e vetmuar në prag mbrëmjeje. Kështu kam menduar të paktën për hapin e tij për t’u bërë shkrimtar. Sikur ka vendosur një ditë të bukur të ndahet nga miqtë bashkëluftëtarë (jo i idhnuar me ta, përkundrazi, në pajtim të plotë me ta, cka tregohet në sjelljen e editorisë ndaj tij) dhe të bëjë një shëtitje me veten e tij. Ai ka zgjedhur të shëtisë me alter-egon e tij. Por, miqtë e njohin shëtitoren e Dritëroit. Miqtë ia falin këtë shkëputje (sikundër mund të shkonte në një takim romantik) dhe e lejojnë të shkruajë. Gjithnjë kam menduar që Dritëro Agolli ka shk(r)uar me leje. Gjithsesi, nuk ka kurrgjë të pandershme këtu. Ka një lloj transparence. Pastërtia e qëllimit i shkon për shtat pastërtisë së vijës ideologjike. Pastërtia është në plan të parë. Pastërtia e qëllimit eklipson gjithcka tjetër. Ajo vendos dhe për pastërtinë e gjuhës, pastërtinë e karaktereve, etj. Pra, editoria niset nga pastërtia e qëllimit të shkrimtarit. Por, tek “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” nuk ka tanimë një qëllim kaq transparent. Agolli ndoshta për herë të parë dhe të fundit ka shkruar pa leje. Këtu bëhet fjalë për një krijimtari që prek jo vetëm shëtitjen e mbrëmjes (kjo i është falur shkrimtarit, si romantik që është), por gjumin e pasdites, siestën. Kur të gjithë dremisnin, shkrimtari kishte shkuar diku. Por, askush nuk e di se ku. E këtu qëllimi nuk është më aq transparent sa më parë. Tanimë, gjumi i pasdites nuk mund të prishet vetëm prej romantizmit. Ka dicka më tepër se kaq. Kështu, nisin kritikat për gjuhën (cuditërisht, jo aq e pastër sa në fillim) për personazhet (dhe këta jo aq të pastër sa në fillim), etj.

Tani, përfytyro që në këtë skenë hyn Kadare. Këtij as nuk i kuptohen qëllimet fare. Qëllimet e tij (përderisa asnjë nuk i di, edhe pse janë) nuk janë transparente, cka do të thotë jo të pastra. Ky shkrimtar është parë në prizmin e pastërtisë, si rrallë tjetër. Meqenëse, askush nuk kupton dot qëllimet e tij, të paktën të flasim me siguri për gjuhën e tij (kjo pa dyshim është shumë e pastër), apo për personazhet e veprave të tij (edhe këta janë shumë të pastër). Këtu nis një betejë tjetër për pastërtinë. Disa e gëlltisin qëllimin jo-transparent, dhe mjaftohen me gjuhën (që është shembullore në pastërtinë e saj), ose me personazhet, (edhe këta shembullorë në pastërtinë e tyre). Eh, një betejë e vërtetë për pastërtinë. Kadareja është mjeshtër, sepse e ka shpëtuar qëllimin e vet, pikërisht me pastërtinë e gjuhës dhe karaktereve. Agolli e ka flijuar qëllimin e vet, që në krye të herës.  

mbase po a nuk mendon se aftesia per te lujt me fjalen dhe me n/kuptimin e saj eshte "gjurme gishti" e shkrimtarit te madh? se mbase nuk eshte Driteroi "i paster" ne gjuhen e tij thjesht se eshte direkt ne ato qe thote; mbase eshte merite e Kadarese qe di te fshihet luaje me fjalen dhe rrefimin

Trendafiliin e paskeni nderu shume duke e djeg. Shif se mos eshte tall ajo zysha, a e bente jo prej qejfit.

Ka te drejte dikush qe shikon tek djegja e librave nje moment psikologjik te "turmave " . Jane te nxitura ,e te bartura nga "inkuizicioni " si metode heretizmi .Nuk kane te bejne me Librin dhe shkrimtarin .Kane te bejne me politiken e Kohes .

Psh fakti qe bije Pf jam i bindur se ka ndodhur nga kritika qe ju be nga Org e Rinise ketij libri te Agollit .si "zhurma e ererave te dikurshme " Dhe kuptohet per nxitje , nxirren disa "te revoltuar revolucionare " me shije pararoje .S'ka asgje te keqe . Te vjen keq qe ne kete rast i "perdorur " ka qene nje kaliber si Pf .

Edhe djegja e Librarise Flora ne Tirane keshtu filloi. Foli babasqapi dhe pastaj filluan turmat te digjnin Librat pjese , pjese. Nje pjese i hidhnin telave te Telefonave dhe linjave elektrike .Nje pjese i kaluan ne qebabptoret levizese e me rradhe . Jane momente psikologjike te TURMAVE te nxitura . Sot psh shiten bindje  te "antikomunisteve te oereve te para " smiley . A ka kjo te beje me bindjen e sejcilit ?

Nuk e besoj .Sepse dashamires te artit e Letersise te pakten tek PPU , nuk besoj se e perkarin nje qendrim te tille . Por a ka te vecorishem ?

Nga LefKOPEJA ? Edhe mund ta presesh ne krye te turmave duke djegur Librat e Edvin Kriminel Kristaq Rames , por kurre ne krye te turmave per te djegur Librat qe do shkruauje Fariu per Saliub dhe Saiu per Fariun smiley

Njesugjerim .Pordhet e Vili Minarollit as si emer nuk duhet ta ndotin PPU . Se cfare eshte ai ...prisni .Ka kohe ! Kane qene nje grup keta tek P.Nini qe benin be " O marr vajze Byroisti o bie e vdes " smiley

Romantike rinore revolucionare, e pashmangshme, si ne cdo kthese revolucionare, djegja e veprave te Enverit. Por "vepra me e madhe ishte Njeriu i Ri" thuhej.Dhe ky "Njeriu i Ri" qe nderroi kostumin nga roze ne blu, eshte gjalle (apo gjallon) eshte   shendoshe e mire (apo i shendetshem) , noton si peshku ne det e ngjitet ne mal si kaproll. 

Ne lidhje me temen, eshte shume i cuditshem raporti person - turme. Megjithse e njejta pattern ndodh gjithandej ne naytre kur zoom in or out. Cudia mbase konsiston se vete jemi pjese e lojes. 

Them duhet pare konteksti. Gjermanet ishin vend i perparuar, modern, por te lodhur nga depresioni ekonomik e te turperuar e poshteruar pas humbjes L1B. Pastaj del njeri edhe kanalizon kete frustracion tek "tjetri" (hebreu, intelektuali, etj)
Per kete arsye, ne pergjithesi s'i duroj turmat apo kur flasin ne emer te shoqerise, popullit.

Vecse kontekste fare te ndryshem japin te njejtin rezultat. Kete qe thua ti ishin rrethanet e gjermanit, po te tjera fare ishin ato te kinezit, apo shqiptarit, etj, etj. Por kur behen turme ngjajne shume. Prap idividi ka shume peshe, por mesa duket gjithandej gjenden individe te pershtatshem per turma te ngjashme. Prandaj pertej individit, duhen dhe antikatalizatore per turmat.

Shume e vertete, por mua me bie ne sy, degradimi nga demokracia ne diktature i nje vendi te zhvilluar, modern, me kulture, art e mireqenie si Gjermani apo Italia. Se te tjeret, si kinezet, ruset, shqiptaret 90% ishin injorance, bageti, analfabet, qe s'kishin njohur ndonjehere demokracine.

Tirona, interesant eshte raporti kulture-turme-ideologji-individ. Gjermania vend me kulture, nuk ishin hordhite e Xhin Ciz Khanit, e megjithate cfare fanatizmi dhe dhune prodhoi! Si u vu ne rresht nje popull i kulturuar...por edhe i disiplinauar, ama.

(Genghis Khan) nuk jane kusheri me Kizin e Pazarit te Tiranes smiley

Pra nuk eshte dhe aq shume ceshtje kulture apo ideologjie. Eshte me thelle, kur individi fillon te mendoje jo me mendjen e vet por ate te turmes. Pra i rrofte kultura, se i ben lidhje te shkurter. Psh ka patur dhe shkencetare shume te medhenj qe shkuan me Hitlerin. Individi duhet te jete i vaksinuar mire qe mos ta gjeje kjo bela, ose te lidhet si Odiseu tek direku.

Tashti disiplinimi i ka ca probleme, se here ben hata e here kala, kurse pa te behet vetem nje ashtu i madh, si puna jone.

Po pikerisht kur individi nuk mendon me me mendjen e vet, do te thote se ne loje eshte futur ideologjia, kauza (imperiale, nacionale, sociale) dhe shplarja e truve. Pastaj eshte pak e veshtire te definosh dhe diferencosh ate qe mendojme "me koken tone"  nga ajo qe na furnizon shoqeria, superstruktura e saj, "kokat" e saj ne forme profeti, clirimtari, mesie, mesuesi, timonieri, guruje etj. etj. Mos shko larg ne histori.Shiko psh sot sesi vepron mekanizmi i turmezimit , kolektivizimit dhe kopezimit te intelektualeve te dijshem ne letra te tipit flete rrufe. He, si t'ja veme emrin? Kultura dhe rreshtimi? Mungese mendjevetesije apo instrumentalizim i vetedijshem ne emer  te ca interesave personale? Besim i verber tek kauza apo rreshtim i dhunshem, maskuar me liri zgjedhjeje?

 

C'eshte ky njeriu qe paska pas menduar me mendjen e vet, dhe vjen nje cast e nuk mendon me ashtu?

Jemi ne gracken e atij qe tha i pari: cogito ergo sum.Po se nga i vinte mendimi e kush e furnizonte ate, nuk na e tha. 

Ka momente qe edhe njeriu me i logjikshem nuk mund te ruaje kthjelltesine. Vitet '90 ishin te tilla. 

Une po them qe logjika nuk mund te jete dot asnjehere individuale, qofte edhe sepse zhvillohet nepermjet fjaleve, qe kane nje ekzistence paraprake. Nuk po flas ketu per eksperienca mistike e te pandermjetesuara.

Shume thelle e cove muhabetin. E ke zakon ti. smiley

E kishim fjalen qe ne ne rrethana te caktuar njeriu ben veprime qe ne kushte normale nuk do i bente, madje do i dukeshin te denueshme.

 

Ne rregull, e leme ne nivelin e kesaj qe thua ti ne fund, qe eshte nje e vertete e pranuar, qe normalja ndryshon, eshte e ndryshueshme, eshte e sulmueshme nga anormalja qe pastaj normalizohet edhe ajo, etj. Nuk kam kohe sot, me vjen keq.

Tashti e kuptoj qe kunjin per ideologjine ka mundesi ta kesh per arsye profesionale.smiley Dhe cdo profesion do nderuar, nuk jam kondra. Nuk thashe se eshte lehte, prandaj permenda Odiseun qe pa qamet i lidhur me litare. Te thashe, mendje vertet te medha nuk i qendruan dot tundimit te nazizmit, a u qelloi litari i dobet. 

Nuk diskutohet qe jane shume faktore, ca behen fanatike prej verteti, ca kodoshe luajne rolin e fanatikut, ca te tjere e bejne per kafshaten, e kushedi sa modele te tjere, me shume zona gri ndermjet, ka per kalimin nga indivind ne turme. Por rezultati eshte prap i njejte, turme qorre si ata rrulat qe shtrojne asfalt.

hmm qe nje pjese e kunjit ka lidhje  profesionale duket por s'po bej lidhjen , ishte deduktive apo dedektive smiley

Megjithse , te gjithe nga shpella e Platonit kemi dale, diferencat tjeter pune.Ca u verbuan nga drita elirise,Cave liria u ra ne koke si raki marje dhe u bene fanatiket (keqperdorues) te saj. Ca nuk dinin c'te benin me lirine.Ca u arratisen nga liria. Metafora me Odiseun eshte e bukur, kur i njeh tundimet dhe kerkon te tjeret te te lidhin.Te krishteret e mire kishin metoda te tjera te vetlidhjes, si At Sergei, bie llafi, por prape, ngasja ishte dominuese. Por kjo eshte sfere tjeter me sub e kosh.Fjala eshte tek dilemat , tundimet , sikurse thua, kur kerkohet te marresh njeren nga rruget. Opsionet  jane para syve. Te rrinte me nenen e semure apo te merrte Rrugen e Lirise, tha ai. Pra eshte ceshtja tek angazhimi dhe duke thene kete fjale, rikthehemi aty ku e nisem muhabetin Kadare vs Dritero. Majakovski ishte poet i angazhuar, Breht po ashtu.Sikurse edhe Kamy apo Kafka, thellesisht te angazhuar, por ne nje sens me te sofistikuar fale gjenise krijuese. Ne  kete familje eshte dhe Kadare.Trio me 3K.

Ne paragrafin e dyte i ke thene te gjitha.Ne cdo kohe, ne cdo sistem, gjithmone ka mjaftueshem terren per te kthyer individet ne turma. Me kryq dhe shpate. 

Me ere, ere, (nuhatje), megjithse dhe duket, sic e pranon ti. smiley Pa shaka kane bere eksperimente qe te nuhasesh, bile dhe te prekesh ne Internet. Po mos u gezo apo hidhero (zgjidh e merr) para vaktit, do duan ca kohe te behen realitet. Nejse, ki kujdes, se ja nuhatje ime ne distance funksionoi, shihe mire ekranin, djathats poshte ke ikone si pune hunde. He e gjete ajo eshte, po e heq tani mos me besh ndonje pune.  Nga prekja mos ki frike, se kuptohet s'me la mendja ta testoj me ty. smiley

Po mos harro, dhe derrin e trishtuar te Migjenit, ka dhe qe dilemat i zgjidhin keshtu.

e kuptoj, e kuptoj. kujtojme se jemi anonime por, ne fakt, jemi nje "banke te dhenash ", nuk ka me individe, jemi dividuale.Ky eshte iluzioni lirise ne moshen e internetit smiley

Spiritus e kisha pa inat . Pf njihet si emocional dhe shpesh "ja fut " tjeter per tjeter dhe i " kuptohet tjeter per tjeter " smiley Ne thelb ky lloj "akti ' eshte prezent edhe ne Shqipri ne ate kohe kur ne te gjithe Lindjen u dogj libri "Pirati behet pape " . Me sa me kujtohet nja dyqind kopje u mblodhen dhe u dogjen tek sheshi para Universitetit . Po me qne Realist nga ata qe kishin deshire me Lexu e informu per Realitetin "Fetar katolik "  e kishin nje nga librat me terheqes dhe ne Balle te biblotekave personale smiley Me duket se te njejtin veprim 'denim me djegje " ben edhe katoliket ne sheshin para Vatikanit smiley si shenje mosaprovimi dhe shpifje per Njeriun e ndershem qe zgjidhej Pape me 200 murgesha dashnore smiley

 

Po pse e zgjuan djalin nga gjumi smiley Hajde tani, te kam rixha, ti fusim nje plugim historise.I Pakapshmi duhet te vije, e shtune sot. Do ta kallim krejt.smiley

keto lloj vandalizmash, si  djegia e librave ne Gjermani , kane ndodhur kurdohere ne periudha diktaturash por ndofta  ''objekti''  ishte tjeter... varej se cfare  duhej bere shembull.. kete e percaktonte ideologjia...

p,sh,  le te mos shkojme larg, por ne Shqiper kur  kasta ne fuqi vendosi ta shpalli vendin ateist..  a nuk  shkaterruan kishat, xhamite etj nga turmat? a nuk  u dogjen   nga turmat fanatike   kurane e bibla, libra , apo objekte te ndryshme fetare?

Ja nje te vogel se si i vleresonin Hundderrat qe nuk besonin ne turma po kishin Individualitet . Kur vinin ne konvikte gjeja e pare qe u jepej ishte dhenia e ndonje fotoje me pamje 'akt seksi " Shikonim aktin ' revolucionar " te Sali Berishes 14 vjecar ! Do e digjte si Individ apo do e fuste poshte kokes se jastekut . smiley Aty e fuste .

Po ketij ja jepnin ne nje ambient ku ishte e gjithe klasa ne menyre te dukej se i "binte nga xhepi " ...Cope Cope ...me diegje maskarane qe shperndan keto foto ..armiku punon ! smiley

Thjesht o thjesht " Te Perdorur nga Politika e Kohes " dhe kur je ne ato Mosha pa tjeter qe perfshihesh ne te tilla veprime .Por ti argumentosh SOT normale  ( me shume keqardhje ) si Finestere SOT eshte jashte cdo niveli intelektual ! Eshte me shume se e "perdorur " ! Eshte shkuar mazllemizmit per S.Ruzhdien ..Edhe ketu ky dreq Niku smiley

Erdha sepse ky mentalitet vazhdon edhe tek njerez me personalitet tek PPU si Beluli ( me keqardhje )

 a nuk shkaterruan kishat, xhamite etj nga turmat ?... Na permend ndonje pervec Tyrbes se Vucidolit dhe Qi..shes se Topallajve ! Ose me konkretisht pyet Vili Minarollin .Sa per kulturwen tende ..... Pervec ne Durres ku filloi dhe morri nje ngjyrim "revolucionar " masiv , menjehere u nderhy dhe u programua gjithshka pa i lene rruge Vandalizmit .Ndoshta mund te kesh takuar ndonje nga Gjashte Shenanohet e Lacit qe nuk lane katnar pa vjedhur ne 68-72 duke u cfaqur si te persekurtuar dhe te perzene nga varri nga te "mallkuemit "

Ne se e ke per Heqjen e Fese ...tjeter mesele !

Beluli eshte "mole e bute" , ti kujto se ben gallate me batuta filmash smiley M'u kujtua nje tregim i Prec Zogaj " Gjysma e detyres"-fenomenal.Por ketu nuk po e sjell ne ate kuptimin tekstual, qe te mos keqkuptohemi.

Po mbase dhe e  ke drejt smiley  dhe te jete ndryshe nuk ka se si . Po na me keto qe lexojme ketu them se , nje" nivel Turme " me ato shprehje mitingashesh nuk eshte me Belul ! Anon nga LefKOPEJA smiley

Marredhenia me librat eshte ajo me afatgjata e njeriut. As me kafen as me qumeshtin s'e ka aq te shtrire ne kohe. Rrjedhimisht do bejme edhe gabime. Deshira per t'iu zoteruar materialin fizik eshte nje nga qasjet. Ka njerez qe i perthyejne, ka njerez qe vuajne kur shohin vizen e perthyejes, e me radhe manira plot, dhe poza. Njeriu e ka qejf teatrin, zjarrin, nje nate ne kemi ngrene faqe te bera flambe, edhe zjarr edhe pa hi. Ajo qe me intereson me shume eshte debati PF-Spiritus, po brezat e tjere te gjimnazisteve per cilet emra ziheshin dhe sidomos me cilet emra nuk kapej dashnore? Une s'po kujtoj gje per bese, ku paskan qene pretendimet e mia shoqerore nepermjet librave?

Ore ai tregimi i Vilit ishte entuziast per ate punen e djegjeve te cingla-miglave fetare (tip ikonash, librash, nuskash e çyçyve si keto dmth). Se eshte tregim i para '90.

Po ta kishte shkruar pas revolucionit demokratik, ters do e kish vertitur sheriane.

Nejse, muhabet Gili-Vili. 

Po me shume zjarr e keni marre kete temen. Si tha nenprefekti:

"Kongresi i Lushnjes eshte larg, e nuk ngjallet me. Mbreteria lulezon, merr vesht ti apo jo, e ne na e marrshin te keqen Pandot dhe thiatrinat e tyre".

 

Po po . Me shume zjar Po me Vili - Vilin Gili - Vilin  "i preve drute shkurt zotrote " smiley

Kot s'thonë truri është sa një kokërr gruri vjen pula dhe ta ha. Kështu ndodhi dhe me gjermanët të cilët ju mori mendja flakë dhe e paguan goxha shtrenjtë. 

Jo, jo s'ka nevoje fare te vije pula. Mjafton ta mendoje pula apo gjeli nje gje te tille. Kesaj i ruhej ai tek barcaleta.smiley

Po pula të vetën e bëri prandaj ndodhi ajo që ndodhi smiley

Fatal gjermanet.  Kishte lezet "Zjarri i madh i vaniteteve (kotesive?) " i Firences ne shek 15.  Me kalamaj dere me dere, Botticelli e Cicero e pasqyra ne furre.  Dhe jeta vazhdoi.  

Mbi propaganden, turmen etj pyetje:

B. Russel: Why is propaganda so much more successful when it stirs up hatred than when it tries to stir up friendly feeling?

U ka pas bo ky muhabet i djegies librave i here vaktit Tek Guri ne Paris, ne lagjen Sen Gjermon Drumepre, tek redaksia e revistes "Action" ku punonte si redaktor letrar Georges Bataille, i cili shkrujti nje katitull me titull: Faut-il brûler Kafka ?, ne librin La littérature et le mal.

http://www.pilefacebis.com/sollers/IMG/pdf/Faut-il%20bruler%20Kafka.pdf

Quoi qu'il en fût, l'idée de brûler Kafka - fût-elle une provocation - était logique dans l'esprit des communistes. Ces flammes imaginaires aident même à bien comprendre ces livres: ce sont des livres pour le feu, des objets auxquels il manque à la vérité d'être en feu, ils sont là mais pour disparaître; déjà, comme s'ils étaient anéantis.

Kush perto me e lexu, ose nuk e gjen ne gjuhen qe di, ja them un perfundimin qe arrin kamunisti Batallimodhfort ne lidhje me djegien e vepres:

Desh vete, vete desh! (Kafka dmth).

Kurse per librin "Pirati u be Pape" kamunisti Batallimodhforti nuk shkruan asgje, as per Anti-Dyringun.

Dhe ka te drejte, sepse nuk ja vlen te djegesh librin, me kollaj thyen pllakat e Hamurabit ose ato te Moisiut, se sa shkul nje ide nga kaptina e nje intelektuali te shquar mer jau qe ka mbaruar universitetin e Savastopolit ose te Harvardit mer jau.

i ke kto komentet sh pikante o heretik

je les aime beaucoup

Ndenjat e gjermaneve ne ate kohe kur dogjen keto libra mbase ishin pakez te ngjashme me ndjenjat tona pas librit te skenderbeut nga Schmitti. Debati rreth atij libri nuk qe me shkencor/filozofik/intelektual a dicka e ngjashme, nuk qe Chomsky v. Foucault, Keynes v. Hayek i sjelle per ju midis New Yorker, por qe me shume nje "how dare" ky njeriu te na ofendoj kaq shume...

E paskeni semure prurjen me heretizem...Ishim mire me bythen e List ..tani qe kthejme krah , me duket se ka filluar vapa dhe kemi zene bythen e rrapit .Mjaftonte Huri them !

ps Rrapi te lexohet Rrap .pa i shtuar germa para ose mbrapa .

Na nuk trembemi.....tha ......Hapur e mbajme gjithmone se jemi mesuar me te ngrene .Pafundesisht deri ne rimekembjen e Kishave dhe Xhamijave te prishura . Megjithse per Tyrbet dhe vakefet , teqete e manastiret , sidomos ato ku babadervishet kane lene pasardhes me shumice ...cudi asnje e dhene .

Kujt doni me i tregu Fromin jue ... smiley

Kafka nga studimet e kategorizimet e fundit te zbulimit te ADN , del me "shkarje Ledhi " Simpathtihtesit ...akoma pa pergjigje . ka nje te dhene te pavertetuar mire ...vuajne nga "cekuilibre mendore " por nje simpathithes eshte ne fazen e kerkimeve e e ksperimentimeve , ne rreze bythesh peme ku dihet qe  krijojne gjenialitete . me ane te Mejtimit te Mendjes  Pervec LefKOPESE me nje pergjigje te paqarte , por me rezultat te pranuar , nuk kemi deshmi . Kemi ardhje dhe shembuj te thenies "me dy vrima ze nje vrime " por jo te pranuara si rasti LefKOPE ! LefKOPEJA tha ( dhe une e besoj se eshte sinqerte ) Libri " IDIOTI " e shndrroi nga Individ normal ne Idiot . E pranueshme!

Librat te mos digjen .Tha peter ter ter teri !

 

..." Po qe edhe Driteroi ka vlera, kjo nuk diskutohet.."
Mua me duket sikur ja zvogelojme vlerat ketij kollosi te letrave te shqipes, ne se edhe padashur e themi keshtu.Driteroi, ne shume aspekte eshte i paarrire.Por une po. Permend vetem njeren te cilen e ka treguar ne keto 22 vite.Eshte treguar njeri i lumtur, duke e zoteruar qetesisht vetveten, krejt ndryshe nga ndonje tjeter ose me sakte, nga cilido tjeter, duke e pritur te nesermen, te ardhmen drejt asaj rruges, qe do ta shkelin te medhenj dhe te vegjel,pa asnje shqetesim.Cdo dite qe ka kaluar ky burre e krijues i rralle, duket sikur i ka lindur nje shans i ri.Sepse edhe ne kohen, qe nuk ka krijuar ka thene fjale e keshilla ...qe i jane degjuar....
Eshte i pakrahesushem Driteroi..

 

Kjo puna e Driteroit vs. Kadare eshte si puna e asaj qe Benjamini (Walter) i ka thene dikur Brehtit (Bertoldit) : "Ti nuk je autor komunist, ti je autor katolik. Po te ishte per autor-komunist, ai do ishte Kafka" Besoj se jemi dakort qe ne versionin shqiptar, mjafton te ruash dy germat e para dhe kalon lehtazi nga Kafka tek Kadareja.Pastaj, merret vesh kollaj se kush ishte 'autori katolik' smiley

Driteroi pranoi se kishte besuar sinqerisht ne komunizmin po ai ideal doli huq, njerezia e lane rehat e asnje nuk merret me te.Po te kishte bere edhe kadareja te njejten gje do i kishte eleminuar gjitha sherret rreth se kaluares te tij.Per te dy duhet thene se  ne vitet 90 ishin ende te rinj e ne kulm .me talentin e tyre e me materialin e pasur jetesor  te ngjarjeve te vrullshme te viteve 90 i kishin mundesite te benin ndonje kryeveper te tipit "lufta dhe paqja te tolstoit". Cuditerisht te dyve iu tha muza si me magji.

Irionia e Fatit smiley

Gutjahr (emer jo gjerman i ardhur) thone se kishte rrenje cifute  ... kush e di tamam se pse u dogjen ata libra !!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).