“Kërkoj mëshirë”

Nazime Visha, e cila është akuzuar për vrasjen e Fiqiri Muços, me të cilin kishte edhe lidhje intime, u shpall sot fajtore nga Gjykata.  Nga 15 vjet burg, ajo dënohet me 10 vjet me uljen e 1/3-ës së dënimit. Gjatë seancës së sotme, Visha është lutur për mëshirë duke e pranuar kërkimin dhe duke kërkuar për një mundësi tjetër që të rifillojë një jetë të re.

“E pranoj krimin, ju drejtohem edhe si fëmijë. Kërkoj mëshire nga Gjykata, ju lutem me jepni mundësi te rifilloj jetën, si gjithë moshataret e mia”.

Vendimi i gjykatës është kundërshtuar ashpër nga i ati i 18-vjeçares, i cili ka thënë së dënimi është mjaft i rëndë. Gjykata është tërhequr për vendimin përfundimtar, ndërsa avokatja mbrojtëse e palës së akuzuar. 

***

Gjumi e mëshiroftë:

 

25 Komente

 Gjykata është tërhequr për vendimin përfundimtar, ndërsa avokatja mbrojtëse e palës së akuzuar.

 

ndersa avokatja e pales se akuzuar......,çfare??

ndërsa avokatja mbrojtëse e palës së akuzuar... kish kërkuar honorarin e premtuar smiley

Po mire pedofili kishte abuzuar me te qekur Nazimja ishte femije, 12-13 vjec ne mos gaboj dhe sefundmi nuk e lejonte te niste jeten e saj. Po hallall e ka pas vdekjen me pushkatim pse u dashka denuar e dhunuara dhe aq me teper 10 vjet!!!!!! Duhet qe shoqeria civile (nese kemi nje te tille) te protestoje me force. Fara e keqe eshte perhapur kudo dhe frymarrja po na ngushtohet perdite e me shume. E keni vene re qe edhe oksigjeni po rallohet se na e thithin qelbesirat.

vrasje me paramendim, jo per vetmbrojtje

@ Br3dharak ,  vrasje me paramendim s'mund te jete kur dhuna qe i eshte ushtruar qe femije dhe deri diten qe e vrau e fut ne kategorine e battered women , dhe battered women eshte gje teter pavarsisht se nuk e di sa analizohet kjo situate ne Shqiperi para apo pas krimit .

Ajo eshte e traumatizuar ne nje vend njerezish qe jo vetem nuk dine cdmth fjala suportim por as fjala ligj. Uroj te mos ta denojne shume smiley

Duhet qe shoqeria civile (nese kemi nje te tille) te protestoje me force --- shoqëria primitive e ka mendjen ke ngjalat. 

Ore kjo le te denohet por ky ligji jone eshte vari trrapet. Ai qe vrau e shkeli me makine ate kengetaren  qendroi vetem 4 muaj ne burg. Se ca i mblodhen ca budalliqe jo u hodh vete te makina ajo jo sjellja e mire e ketij ene tjetres i iku jeta 20 e ca vjec kurse ky doli. Ai tjetri cuni Luiza Xhuvanit qe i futi plumbin tjetrit e vdiq i gjeten ca traplluqe te tjera. Jo kujtoi ky se ai tjetri i nxorri pistoleten dhe ky i gjujti i pari. Jo po ai e kishte pistolete loder ene ky kujtoi se ishte e vertete ene ja plasi. Jo po ky ishte cun i mire se u trondit shume. Jo po u soll mire ne burg. Doli dhe ky per 1 vit. Si perfundim meqe se ka babin deputet e shkreta le ti beje 10 vjet. E re eshte. Do dali 28 nga burgu jeten e ka perpara.

Ja urdhero fol

ai tjetri ne bangladesh vrau 600 e ca dhe denohet me 7 vjet. 
Po vendimi i gjykates ne ket rast te pakten nuk duket te jete i influencum politikisht, financarisht etj -isht.
Ai mund ta kish bo hallall vrasjen po drejtesi nuk dmth se vrasesi mund te ngelet i pandershkum. Ne asnji shoqeri civile 

...nuk mund te besh drejtesi duke bere krim....

ca-ve krimi jo vetem nuk ju denohet por edhe ju falet....ec e gjej drejtesin pastaj....
Shtet leshi, gjykat e korruptuar, njerez pa moral pa etik pa profesjonalizem pa meshire....

Ske ca ti besh kur letrat shperndahen ne nje far lloj menyre....

 

Po ky qe ja paska fut gjumit!!!

Jo, nuk po fle, po shpelodh qepallatsmiley

Po risjlell ckam shkruar kur ndodhi krimi.

 

 1oora - 17 Gusht 2012 - 11:03 Permalink përgjigjuAspak nuk duhet denuar, sepse eshte nje krim qe e kryen per here te pare, nje vajze pa precedente penale e cila per vetmbrojtje eshte shtyre te bej nje krim. Nje vajze jeta e se ciles eshte e shkuar dem si pasoje e nje realiteti te krijuar per te cilin eshte fajtor gjith shoqeria dhe ne vecanti sistemi i drejtesise. Ne fakt eshte shoqeria qe ka tani per detyre ti jap drejtimin e duhur jetes te kesaj vajze qe eshte dhunuar qe para moshes 14 vjecare nga dora e shemtuar e nje mentaliteti kafsheror i cili lulzon sot pikerisht sepse denohet RREPTE viktima, qofte nga mentaliteti, qofte nga dora e familjes, qofte nga drejtesia. Nuk jam fare dakort qe vajza te harxhoje qofte nje dite te vetme ne burg. Do te me vinte shume inat, do te ishte nje padrejtesi e jashtezakonshme. As edhe nje ore, gabim qe e mbajne ne qeli. Aty jashte sot duhej te ishin te gjitha OJQ qe mbushin xhepat me parat e rruges te ambasadave por qe te vetmen detyre qe kan eshte propaganda politike anti-shqiptare, dhe jo aktivizimi i vertete per mbrojtjen e te pafuqishmeve. Vetem mund ta imagjinoj se me cfar lloj shtazesh jo shume te ndryshme nga Fiqua ka per te bere ne burg kjo vajze, jeta e se ciles iku dem pa pasur konceptin e nje jete te lire, te dashurise dhe te qejfit. Fajtore per vdekjen e personit nuk eshte kjo vajze, por vete ai ne rradhe te pare dhe gjith shoqeria. Do te ishte turp sikur kjo vajze te kalonte qofte nje dite ne burg.Ju kujtoj rastin e atij shpellarit qe vrau vajzene vet dhe u denua vetem me nje vit burg. 

A ka ndonje mundesi tja dergoj kete gjyqtarit te ceshtjes? 

JO se po fle

Eh mi Nazmie po ske cti besh. Ti je shembulli tipik i njeriut pa mbeshtetje dhe njohje politike qe duhet te besh burg ne kuader te luftes ndaj krimit dhe shtetit ligjor. Ata qe vrane 4 ne shesh ose 26 ne gerdec sot bredhin rrugeve te Tiranes me porshe Cayane. Ndersa ca te tjere as deren sja pane gjykates se jane mbi ligjin. Ky eshte shteti yne, ai qe vetem drejtesi nuk jep. smileysmileysmileysmiley

Per ata qe jane kunder Nazmijes!

Ajo beri dicka qe duhej ta bente shteti ose shoqeria.

Tani 10 vjet u denua dhe besoj se do te dali me perpara.

Ne fund te fundit nje pedofil vrau!

Edhe ne nje rast ketu ne SHBA ne New Hampshire,i dashuri i nje adoleshenteje vrau njerin  qe ishte nja 20 vjet me i madh se ajo,qe kishte disa vjet qe e abuzonte kete adoleshenten seksualisht.

Nesje rasti mbeti mister dhe policia e gjeti kete djalin qe vrau pedofilin pas 20 vjetesh.Ne fund u denua 15 vjet burg.

Ne sy te ligjit ishte fajtor.Ne sy te komunitetit atje akoma trajtohet si hero.

E njejta gje per Nazmijen,qe ne sy te ligjit eshte fajtore.Por  ne sy te shumices se shqiptareve eshte heroine.

sa kot qe merr ti mer.  

ajo beri dicka qe duhet ta bente shteti ose shoqeria.

Ca dmth kjo, qe shoqeria duhet te kish perzgjedh dike per ta vra ate? 

Ne fund te fundit nje pedofil vrau!

fuk! dhe ti jeton ne Amerike? ti kto standartet e tua i merr kshu te mirqena dhe te pranume botrisht. Si puna e atyre standarteve per homot. Nqse e shtyp tastiera e kompjuterit tat, jane m'rregull

Asnje meshire ndaj te dobteve,ndersa kokat e medhaja bojkotojne gjyqet dhe ne fund i shmangen denimit te merituar.smiley

Pakez drejtesi per Nazimen - burrneshe.

Hej ky plera po flinte n'karrike. Ju te Shqiperise beni ndonje proteste mer aman, se shume gjynah kjo Nazimja. Konsiderojeni njehere! 

Ne amerike nje grua qe vrau burrin me gjakftohtesi  i cili ishte edhe pastor i nje kishe hengri vetem 3 vjet burg sepse doli qe ai kishte qene abuzues .Denimi per nazimen duke qene se ishte vetem 18 vjece duket i rende.

Epo te ne funksionojne gjerat per te funksionu , po ne drejtim te kundert me akrepat e ores, edhe ne karrike ul te jene

Nuk duhet te ishte denuar me shume se tre vjet dhe aq me keq me burg , duhet ti ishte nenshtruar terapive rehabilituese sepse eshte perdhunuar qe ne moshen 14 vjecare .Gjyqtar legen .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).