3D Printing, para 10 vjetësh një temë nga filmat sci-fi, tashmë është realitet.  

3D Printing po përdoret gjerësisht në komunitetin e shkencës mjekësore, sidomos në metodat e reja të njohura si "bioprinting". Në vend të bojes, plastikës dhe materialeve të tjera artificiale, shkenca mjekësore dhe laboratorët përdorin qelizat aktuale te një pacienti për të replikuar organet që trupi mund të njohë dhe pranojë.

"Bioprinting 3D" premton shumë për profesionistët mjekësorë, por gjithashtu mund të ndryshojë përgjithmonë fusha të tilla si kirurgjia kozmetike dhe inxhinieria e ushqimit (pa harruar falsifikimet ose spiunazhet).

Klikoni në linkun më poshtë për disa nga risitë e fundit të 3D Printing dhe 3D bioprinting: 

3D Printing: 11 Fascinating And Frightening Ways 3D Bioprinting Is The Next Big Thing In Medicine And Science

14 Komente

dhe per te pare kete "printin", duhen syze 3D?smiley

Duken bukur ama filmat ne 3D. Une kastile kam blere dhe tv ne 3D. Po rralle shoh. Se s'ja dilet DVD-ve me 3D. smiley

ti s'e bleve kastile ti e bleve edhe te ngeci ne dere lol, .. just hating on your 3d smiley, mos be gabim te blesh edhe 3d printer se thone jan keq per shendetin si microwave smileysmileysmiley

po pse o me ngeci ne dere? une e dija qe vinte me gjyzlyqe smiley. Jo skam ce dua printer ne 3D. E cdo printoj aty une? Ndonje pikcer timen. Skam ce dua se jam vete ne 4D smiley

ju nga korca po juve, juve jo 4D.. po ne dimensionin e 7, parisi i Shqiperise smiley

kush ju nga Korca? Une? Se kjo 'Ju' jam une ketu smiley. Nuk jam nga Korca o Njesh smiley . Shiko se ne 4D dhe e ndjen mos harro. smiley

Po me dash me printu Cameron Diazin a bohet?

ate paske te preferuar ti PF? smiley

Po jo mor, e morra si shembull. C'ne une me Diaz-in smiley Le qe ate e ka zene Emigranti para meje.

E mo se nuk eshte e keqe, e mire eshte  desha me thene. Ate ' bad teacher' e ka qare. Paske taste smiley

Po mire moj. Se mos edhe une jam kushedi sa me i mire se ajo. Aty-aty jam me te. Rrote me rrote.

Printimi 3-Dimensional, ashtu si klonimi dhe gjithe shkenca e qelizave staminale, jane nder perparimet kryesore te shkences e teknologjise. Sigurisht ato mund te perdoren edhe per qellime te demshme, por a nuk jane keshtu edhe gjera shume me te thjeshta me te cilat ne jemi mesuar tashme? Shembujt jane nga kimikatet toksike, qe jane te domosdoshme ne shkence, por me keqperdorim vdekjeprurese, dhe deri tek energjia nukleare, qe solli shkaterrimin e Hiroshimes, por edhe energjine alternative me te paster. Kontrolli ligjor e moral do vijne patjeter pas cdo zbulimi shkencor, por opinioni publik duhet te informohet sakte qe te mos krijohen frikera te kota nga risite shkencore.

Ne kete teme do ju sugjeroja nje fjalim te Juan Enriquez, i cili te ben te ndryshosh menyren si e sheh ndryshimin ne vetvete:

http://www.ted.com/talks/juan_enriquez_w...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).