95 Komente

Lavdi deshmoreve te LANÇ!  

Lavdi deshmoreve qe ka rene ne cdo kohe per Atdheun!

Ndoshhta ata qe kane nen hyqem varrezat e deshmoreve do te zbulojne se ka nja shpikje sot qe quhet pressure washer me pak bleach ne dy ore mund ta pastrojne murin pas monumentit.

Moj lufte e dyte botrore

te bukur trima qe morre

nje nga nje me dore i zgjodhe.

popullismiley

 

“Sakrifica sublime e këtyre burrave dhe grave bëri që Shqipëria sot të jetë anëtare e NATO-s, të jetë një vend që ecën në rrugën e integrimit europian dhe që shqiptarët të shfrytëzojnë lirinë për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë”, ka thënë Berisha./b.

 

Ashtu eshte mo Sali edhe Skenderbeu kur luftonte anetaresimin ne NATO kishte ne mendje.

Skenderbeu ishte nje nga iniciatoret e NATO-s: ai beri aleanca, coi ushtare per te ndihmuar te huajt (Napoli), etj.

Ashtu tek ai i ka rrenjet edhe europa e bashkuar e gjithe keto te mira qe gezojne europianet sot.smiley

Na kane shume borxhe

Lavdi deshmoreve !

Sot kena feste , po ne sfond kam ven ne televizor lidhur me lap top filmin Shtigje Lufte , plaka e Pezes mi mbush syte me lot , e qan rolin e saj

Eshte shume film tragjik. Qaj dhe une sa here e shof e jo vetem me kete por edhe me Adem Reken dhe Mato Gruden nuk i mbaj dot lotet smiley

 

p.s Sidomos tek "Shoku im Tili" kur i ra plaku me shpulle kam qa sa e ka ngju gjithe mehalla.

Shume e rende skena. Po dhe ata, se mos i conin leket ne banke po i linin te sirtari i mesit. Apo ngaqe nuk vidhte njeri ne ato kohe thuaj.

E marr me mend kush e di sa do kesh qare kur vrane Mitin
Te vrane o miti te vrane oiii.

Kush e vrau Mitin? smiley

ba ba ba ba si jeni mor Zot ste lini as te qash e as te qesheh

Kush e shojegon ne ke Lufte ka rene i ndjeri Azem Hajdari qe Berisha i ben vizite me rastin e 5 Majt , perkujtimoren Simbol te dites se vrasjes se Q.Stafes nga Fashistet .

Dhe si ndikoi sakrifica e tyre sublime  per tu anetaresuar ne NATO smiley

Perjetsim Lavdie , Jetes dhe Vepres se atyre qe ne Altarin e Lirise vune Jeten  e tyre per nje te ardhme  me te Luntur e me te Begate , te Pavarur e Dinjitoze te Shqiptareve !

Flak le te kallet shtepia ...

Kunder kujt ? Ketij qeni qe leh nga mengjezi ne darke , familja e te cilit me baba Ram Berishen u ndje Shqiptare me krahun e asaj Shqiptarizme qe nuk kurseu asgje per ate LIRI ? Po ky eshte fare e keqe , e ndyre vetem per poshterimin qe pranon ne Heshtje , poshetrim qe e ka themlin e Edukates ne FIS   ajo e Fismja e Feliqura e te Felliqurve te Felliqsise Shqiptare ajo Fenda trimereshe Jozefpercka . Herojve te VIGUT ,  vrare ne Pabesi nga Shqiptaret Trushpelare nga Bajraktarizmi te paguar nga Fashistet .

Flak le te kallet shtepia ...E dine te gjith se edhe R.Alia  beri  Pyetje kur i propozuan per te mbrojtur Lirine qe po kercenohej nga Turma vandale amorfe pa fre ne ato vite kur ne skene dolen Qeneria me parrulla ..." Deshmoret nje Mashtrim .Nje pjelle e Luftes Civile "

Kunder KUJT !!!!

Shoku Ferra, urdhno: “U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë në themel të kolltuqeve nisi tërmetin“. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 7).

Edi e kuptoi gabimin dhe beri autokritike kur kuptoi se i duhen votat e vetraneve te luftes dhe pasardhesve te tyre per tu bere kryeminister.Numri 28 mije eshte i ekzagjeruar deshmoret ishin aty tek 4 mije.

Po per keto te tjerat, ka bere autokritike?

«Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile... shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë».(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese «Albania», Tiranë 1992, f. 180-181)

«Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencës e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t’i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t’i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t’u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci». (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 181).

Shiko Edi me Klosin kane bere shume per Deshmoret .Pevec gjakut te Fist e Prinderve,  kane edukuar edhe breza te tere me dije se ishte Akti me i Larte ne Historine Shqiperise kjo Sakrifice , per mua me gjasa te mos i vije Kure Rasti .Ty sikur te kam parasysh kur te pyeti ai Instrukttori i Partise ...

Perse ja vure emrin djalit Hamit ?...Ule koken qave dhe para Brigades se ares deklarove ...

Me falni shoke se une i vura emrin e armikut , diversantit dhe kriminelit , emrin e babait .

Po jo vetem ty se ti je bisht kavalli . Biles ti nuk ke as vrime fare pervec llomotitjeve pas Berihait te babasqapit . Po pse cfare i kujton ti " Refleksionet " ku merrte pjese nipi i M.Myftiut dhe e bija e I.Gervalles . Emocoine gjimnazistesh !!! Te pa thelluara ,te shkruara kalamanesh . Ne kohen e llapaqenerise e Ulurimes kolektive ,kush ulurinte me shume quhej i DITUR .Me ate Inerci vazhdojne dhe sot , por me nje ndryshim se u DUHET te PERKULEN para tyre se nuk ka alterbnative tjeter .Te tjerat te shpien ne Cmenduri Mukistesh ! Por si gjithkujt edhe ty nuk , i mohohet mundesia per te Reflektuar dhe jo vetem per keto Ceshtje qe jane GUR Themeli i cdo KOMBI !

Ka raste dhe ti duhet te jesh ne mentalitet "dorez " i Jozefines per te shkatruar Bustin e Herojve te Vigut dhe simbolet e Luftes Nacl , teketyre teVirgjerve qe dhane Jeten per te henger edhe ti nje kullote BAR ne keto troje !

Shoku Ferra, une te lexoj me kujdes dhe mbaj edhe shenime dhe ti permende qenerine qe vuri ne dyshim deshmoret dhe luften, shoku Ferra, krye qeni i bie te jete Edi Rama i cili fort dhe qarte tha ato me siper.

Shoku Ferra, kujdesi ne leximin tend eshte i posacem, po si te ja bej me Ramen qe ka thene ato fjale para se ato ti thonte babasqapi dhe jozefpercka?

Shoku Ferra, qendro deri ne fund me bindshmeri sigurimsi, si ka mundesi qe mbeshtet e voton Ramen pasi ka shkruar ato gjera qe ne religjionin punist perbejne blasfemi te denueshme me djegie ne turre te druve?

Shiko Edi me Klosin kane bere shume per Deshmoret ..

Nashi Idriz ti e shikon c'kane shkruar ata e zeza mbi te bardhe per deshmoret.Asnjehere nuk e kam kuptuar se c'pune ka Edi ne krye te PS apo pse PS nuk ka mundur te gjej dike tjeter te pakten normal nga mendja per ta vene ne krye.Ndoshta kane menduar se nje psikopat si berisha mund te luftohet vetem  me nje psikopat .

Po ishin emocjone gjimnazistesh moj Alba. Po ishin te vegjel moj Alba dhe nuk e dini c'theshin smiley E di ca ka thene Edi diku nga 2003-shi (mbas gjimnazit smiley ) sesi ra muhabeti (jo tek veteranet per hir te se vertetes) tek te vjetrit dhe i keputi nje "ci qi robt atyre 44-s" Problemi eshte qe gomeret pleq si puna e Idrizit i japin akoma shume vota. Piktori sdo ti shofi me sy veteranet. Ka pas tallur dhe tall trrapet me keta por keto pleqte jane icik si te leshte. Shih ca thote ky matufi. Kane qene gjimnaziste thote dhe i falet qe tallen icik trrapin me deshmoret smiley

Gomar , gomar ishte po thuajua shokeve  sa e kishte ...smiley

Alba me zamete ,shkruaj ne kohe tjeter here dhe mos me bej pjese ne  Halete ku dhjetme  qener te markes Filipe.Une te kam thene qe nuk e fshij me leter Higjenike . Une e laj !

Me kujtohen ato bisedat me xha Abazin qe qeshte dhe thoshte ...

Eh mor nipce , ne ato kohe nuk lame njeri pa share Zogun e Qeverine e gjithshka .Gjetem dhe nje Formacion Politik dhe beme dhe Parti . Po ti e di Nipce ,kur bie Mbreti te gjithe marrin force dhe bertasin Poshte Mbreti . Po nuk del keq .Merr edhe Poste po duhet te dish te bertasesh po prape Rrofte Mbreti smiley

he mor xha Idriz Ferra, e paske pire me kova sonte! Ske faj, nuk kthehen ditet e shkolles se bashkuar.

Izi. Sa qef e ke ate te gomarit mer firaun. Te del pellitja me ulerime nga qefi kur ta mbeshtjell Rama.  Dmth ti Izo po thu qe paska qene pragmatist Rama? Qe ju ka shajt nga halli e nga pragmatizmi juve? Po Sales pse sja lejo pragmatizmin ti Izo? Apo ngaqe seshte cuni Taqit? Eh mer Izi mer Izi. Ngele hale gjithe jeten. Te dhjeu siper Fatosi te dhjeu Iliri, te dhjeu Pandi tani po ta leshon topin e mutit edhe Edvini mu ne gryke te hales-goje qe ke ene ti prape nuk heq dore. Gomar i perjetshem mer jahuu

cke qe i bje ne qafe Shokut Ferra? Ai ecen parimisht dhe sinqerisht me traditen puniste. Tanet lejohen te hedhin vickla, edhe te na pshurrin ne goje, te tjereve ju presim veshin.

smiley

Mire o mire por po i ben bisht pergjigjes .Ne vitet 90 Edi perqeshte Shefqet Pecin i cili ishte si ishte duhet me thane se ishte burre qe s'kishte frike te vdiste per ate qe besonte, mire apo gabim.Tani del krah per krah me Rustem Pecin ne bulevard.

Abazi disa gjera i ka thene me mend. kendoje si e ka pershkruar gjendjen e elites drejtuese ne prag te pushtimit italian.

"..

Por pushtimi italian, me tronditjen e madhe që shkaktoi brenda në Shqipëri, nxori në shesh gjendjen e vërtetë të mendësisë dhe të lidhjevet shoqërore, që kishin ndryshuar mjaft prej vitit 1920 e gjer më 1939. Klasa sundonjëse e vjetër, bejlerë, krerë e bajraktarë, nuk kishte më asnjë rol drejtonjës në popull, e kishte humbur krejt ndikimin e dikurshëm dhe pat qënë mbajtur në fuqi në kohët e fundit vetëm prej autoritetit shtetëror të regjimit të Zogut. N'atë klasë nuk kishte mbetur asgjë nga fryma nacionaliste e Kongresit të Lushnjës. Të shumët e atyre që tani quhëshin "nacionalistë" ose dikur "demokratë" nuk ishin veçse sharlatanë, rrogëtarë dhe agjentë t'atij që i paguante. Pothuajse e tërë burokracia "besnike" e Zogut mbeti në vend dhe u vu t'i shërbente pushtimit italian me të njëjtën "besnikëri". Por kishte edhe më keq: ata që patën qënë kundërshtarët e Zogut, të mërguarët politikë, "demokratët" e 1924-ës që populli i përfytyronte si heronj, erdhën, me përjashtime shumë të pakta, me ushtërinë italiane si "çlironjës" dhe vinin rreth nëpër Tiranë si heronj prej kashte për të marrë rrogat e prapambetura për katërmbëdhjetë vjet, domethënë për tërë kohën që patën qënë t'arratisur jashtë shtetit. "Besnikë" e "kundërshtarë" të Zogut, që patën qënë kacafytur ndërmjet tyre si gjelat në plehë dhe s'kishin mundur kurrë të bashkohëshin ndën Shkabën dykrenore, u përqafuan si vëllezër ndën Shenjat e Liktorit për t'i shërbyer pushtimit të huaj. Kjo ishte komedia m'e paturpshme që luhej në kurrizin e një kombi të mjerë. Sa për "kreshnikët" e malevet, krerë e bajraktarë, nuk mbetën as këta më pas nga të tjerët: u lëshuan në Tiranë për të marrë rrogat e prapambetura dhe shpërblime të reja. Këtyre, përveç mustaqevet dhe fjalëve të mëdha, s'iu kishte mbetur asgjë nga madhështia heroike që iu pat dhënë dikur At Gjergj Fishta.....

Të shumët e atyre që tani quhëshin "nacionalistë" ose dikur "demokratë" nuk ishin veçse sharlatanë, rrogëtarë ... t'atij që i paguante..

E mor Idris thoshte xha Abazi ..keto lexon akoma ?

Po pse o xha Abaz kjo eshte thelbi i asaj qe u ngriten forca te tjera per fatet e Shqiperise .Keshtu shkruante dhe Enveri .Apo te ka kopjuar ty ?

Po mire mo mire ..dhe qeshte .Po keto qene per ate KOHE .Tani eshte kohe tjeter.Grate bejne striptizem ne 8 Mars , Zanat  kane ike ne Itali .Qen rrugesh sa te duash te markave te ndryshme . Tani Hero del edhe Sali Berisha dhe Heroine Jozefina . . Ndryshuan kohet o nipce .Keni mbete besnike ti dhe Ajo mbesa tjeter me zamete mbrapa qe me lexoni here pas here smiley Tani lexoni me mire Edin dhe Babasqapin per vlerat e bababareve te Kombit . Ato japin Pune , Rroge , Pushtet , Ambasada .Ik tani llafos me Alben pa qener ne mes !...dhe Qeshte o Alba ...Qeshte me te madhe smiley

Jo moj Alba nuk shmangem une .Perkundrazi Njohjen e quaj Proces sipas thenies sone Popullore "mendja e sivjeme qesh mendjen e vjeme " Po merzitem nga lehjet e Qenerve dhe te atyre qe te ofrohen per fshirje sume sepse une vertete e dua pastertine ...po e Laj nuk e fshij !

Kujtim i pa harruar.Vetem qe i ngaterrojme ca gjera,kot me se koti!Ata lart tek kodrat jane ajka e patriotizmit.Tani seç do Azemi apo policet e vrare me 5 Majin hajde mere vesh!!!Te respektohet dhe polici i vrare,por jo sot.Pak dite ka perendia?

 

Eshte dita e deshmoreve jo vetem e atyre qe u vrane ne luften e dyte boterore.Polici i vrare e ka hak se eshte vrare duke mbrojtur te tjeret.

Lavdi deshmoreve.

Ti o popull lamtumire me nje Shqiperi te lire !!

ja dhe origjinali!

PS. Na falni qe s'u beme as sa 1/100 Juaj! smiley

Na vune perpara lamashet! U ndritte shpirti!

Respekt per ata qe dhane jeten per liri !

Kush luftoi per vendin e tij, respekt gjithmone, kush luftoi per bolshevizmen u djegte ne flaket e ferrit.  

Deshmoret e atdheut, ne cdo kohe dhe ne cdo beteje e luftra qe kane pasur shqiptaret, qe nga kryengritjet anti-osmane e deri te lufta e fundit ne Maqedoni, kane mirenjohjen dhe respektin tone.

Lavdi te perjetshme deshmoreve ! Mend, atyre qe nuk kane mesuar akoma, pse rane deshmore ajo fare djalerie, rinie, burrash, te sakrifices dhe idealizmes kombetare.
Me te tillet nuk mund te bashkohen edhe ata qe per arresye te ndryshme e humben jeten.Por ato qe ben politika, per interesat e dites, i ka hedhur ne kosh llogjika,..... historia.

 

Ne mes te Tiranes
prane nje spitali
u vra Qemal Stafa
nje trim nga te malit 

E ndoqen nga prapa
spiunat e djallit
luftoi me patllake
deri sa i doli xhani

Nena e tij plake
shkon e qan tek varri
ngrehu Qemal i thote

ç'ben tek varri Bamit.

Kush e vrau qemalin e pse....sot do klasifikohej si krim pasional e per motive te dobta......Ia vlen kaq per t'i thene lavdi?

 

ngrehu te keqen nena
te duan partizanet.
Kam marr tre plage

plumba italiani

 

Popullit shendene
u vra si luani
nene lamtumire
i thote Qemali.

 

U prehshin  ne paqe patriotet,nacionalistet e ata qe e deshen atdheun pa ideologjira e hile, Per te tjeret hm....ndjese paçin ,per te mire mas sodit...k a nje poezi te mrekullueshme PF per kete dite .Une nuk di ta gjej.....

Po Mustafa Matohiti a duhet te prehet ne paqe sipas teje o zana? Jo per gjo por e kam fiksim prandaj po te pyes.

PF,kete poezi e ke sjelle ne 2007.e kujtoja shuime mire,ashtu siçkujtoj shume mire opuset e tua..Uroj me zemer qe nje dite te besh nje permbledhje me to.Do i bente nder çdo dashnori te poezise.Kjo e pese majit me ka shokuar,per forcen ,intensitetin ,qartesine.E sidomos ne kohen kur ish shkruar....FLM qe e solle.

Ja nji poezi me e bukur: ai i djathti fare eshte Qemali. 9 Maj 1936 (perkim i mrekullueshem datash).

Edhe boll i bot lanet heronjte, me radha mollesh e radha fiqsh 30 vjet pasi ata kishin vdek, se po te bejne te gjithe keshtu, vez-vez, si puna juj, do ngelemi pa heronj fare (sic edhe po ndodh xhanem). 

https://fbcdn-sphotos-b-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/730_4052351750708_1910970974_n.jpg

Dikur kur une,

isha ende e vogel,

tek ne erdhi nje nate

nje partizan..!

Ne agim ai kishte

ikur bashke me shoket

dhe nuk e pashe me ate njeri..at yll, at yll at yll..

Ke mar pushken ke dal per liri vatane 

se fshatari nga vatra ty s'te ndan

O i vogel o partizan

 

Lavdi vepres se tyre, heroizmit te treguar dhe ju ndrite shpirti aty ku jane ne parajse.

Mustafa Matohiti ne Parajse!!!!!!!!U ku ku moj Nane...

Sikur me qene tuj aprovu lutja e qenve, kishin pas me ra petlla prej qiellit dhe tuj hi ne parajse gjith cubat

Aty eshte Zana, ne parajse, por ti nuk do ta takosh dot kur te largohesh pasi ke destinacion tjeter.

"................

Patjeter ,une nuk kam qene ,nuk jam e nuk do jem asnjehere ku ka Matohite......

pse ske adrese...?smiley

Wow,edhe ti i batalionit Hakamarrja?Gjalle jane bilbilenjte...nuk vdesin kollaj hahahah

Zana ka gjana ma te mira se Adresa ..Shka po i duhet Mustafa ? Si thoshte HURI per kesi rastesh Kush je ti .A e ke shpine bosh ? A ke shpi te bollshme me banje ? smiley

Sa ta kuptojne keta qe na jem moderne Zana , e hu i kemi ba nja dy tre banja vasket smiley Keta le te merren me batalionin Hakmarrja !

Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile... shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllav

 

..ja nje shembull i kesaj kasapane;Në fondin arkivor të Ballit Kombëtar në një dokument shkruhet: “Në luftën që bëri Mehmet Shehu ndërmjet Çermës dhe Divjakës e në të cilën mbetën të vrarë 109 partizanë e 18 ballistë, ju nuk e tregoni dhe e përshkruani pa asnjë hollësi. Edhe neve nuk na bënte zëmra për t’u gëzuar rreth kësaj masakre, por thamë se u vranë 127 shqiptarë.”

 

Lavdi Deshmoreve!!!

 Ja si e hedh helmin e vet Koestler ne gojen e hetuesit Ivanov per justifikimin e komunizmes: "Every year several million people are killed quite pointlessly by epidemics and other natural catastrophes. And we should shrink from sacrificing a few hundred thousand for the most promising experiment in history?...The victims of the Yellow River floods in China amount sometimes to hundred of thousands. Nature is generous in her sensless experiments on mankind. Why should mankind not have the right to experiment on itself?"

Ron pa HILE.

Prej '45 ...aktit me madhor te shekullit deri me sot jane shume pak per nje Gjykim gjakftohte .As per statuquo .Ku mundet krimet duhet te specifikohen e denohet .Kjo eshte Logjike .

Ndersa kujet e ham- humet e qenerise "se komunizmi zotrie  ..se diktatura zotrie " nuk pasqyrojne asgje ashtu si Justifikimi me katastrofat natyrore .Te dy palet operojne me Statistika . Por me e rrezikeshme eshte kjo KUJA  e qenerise Njerzore qe synon ti jepet shoqerise si Vlere qe denon Krimin e Vrasjeve ne vendet e ish Lindjes ku besoj sipas fekaleve qe keshon te Babasqapi ne shquhemi si me te grit ..dhe ka lind ky MUT Burre te na jape drejtesine e te na zbute .

Le t'ja leme disa mendjeve me te Ftohta me fakte me te Plota ,me te distancuar , edhe si Bota e qyteteruar me pervoja Shekullore , edhe NE deri atehere , le te perulemi me respekt e me Nderim para varrit e Vepres seTyre pa qener , kokosher e Plehra te cdo lloi rreth e rrotull, duke i pranuar edhe ata ta jetojne kete Dite Perkujtimore me lehje qensh te cdo Marke  e kikiriki Kaposhesh ... fale gjakut te tyre , qe jane Shqiptare !

 Diktatori  Hoxha ka qene fallsifikatori me i madha i historise, prandaj nevojitet nje rishikim shkencor i saj.

se pari;duhet sqaruar sa eshte numeri ekzakt i deshmoreve;Sipas të dhënave që kanë disa institucione, numri i dëshmorëve të Shtetit Shqiptar është 4638. Nga këta, duhen numëruar disa qindra që janë policë të vrarë pas vitit 1990 dhe disa të tjerë që janë dëshmorë në Luftën e Vlorës në vitin 1920 apo edhe më parë.

Dashamir Shehi ka pohuar për "Shqiptarja.com" se kanë qenë vetëm 4200 dëshmorë.

Dr. Aleksandër Meksi  pohon se nga 70 mije partizane nuk mund te kete 28 mije deshmore.

Ndërkohë Vasfi Baruti vetë ka në dorë një dokument të vitit 1945 ku shkruhet ligji për dëshmorët dhe një tabelë të vitit 1946, ku në bazë të këtij ligji shkruhet edhe nr. i vendimeve të marra dhe shuma totale e dëshmorëve të shpallur që është 1141.

se dyti; duhen hequr nga lista te gjithe ata qe kane kryer krime ndaj popullsise civile.

 

 

Grupi Lazaratit...sot cunat meren me vaditje...dhe kenga u ecen me mire

Nuk e ndalet hovin ne pegerjen, permjerjen dhe peshtyrjen e asaj pako gjeje te ndritshme qe ka mbetur nga historia jone e gjate dhe jo aq fatlume e qe mund te behej pike perbashkuese nderimi e respekti, si shenja  te identitetit tone kolektiv.Jo, nuk eshte e thene. Ne skene kane dale ligavecet, qurrashet dhe ham-humbesit qe shfryjne hundet e historive personale e familjare, ndoshta padrejtesisht te qelluara nga grushti diktatures, mbi Historine e perbashket.Dhe pastaj pas berihajt , dihet, rendin dhe kone te vogla , te pafajshme, duke ngritur pyetje  e pikpyetje te nxjerra nga gjirizet e fletushkave antikomuniste, nga kujtime gjyshesh te rena nga vakti, nga thashethemnaja qe rivalizon denjesisht historine dhe  te vertetat e saj. Pstaj e gjitha kjo vishet edhe me mantel poetik ku spikat pikellimi kozmik per mollet e ndalume te 5 majit, te krimbura ne mekat.

Dhe pas kesaj gjithcka, qe nga Kryeantikomunisti qe vendos kurora ne Varrezat e deshmoreve e deri tek lotet virtuale per lavdine e heronjve , i ngjan si nje hipokrizi te madhe, nje marrezi totale kolektive te cilen e ushqejme te gjithe e prej se ciles ankohemi te gjithe. Egjitha i ngjan qenit qe kafshon bishtin e vet.

Nuk e ndalet hovin ne pegerjen, permjerjen dhe peshtyrjen e asaj pako gjeje te ndritshme qe ka mbetur nga historia jone e gjate dhe jo aq fatlume

Nuk e ndalen. Me sa duket eshte e vetmja makineri qe punon me rendiment 120% ne shqiperi, cka do shastiste edhe vete Xhejms Watin; te tjerat kalben nen shi e nen shurre, bashke me monumentet. Pocaqi totale! smiley

Lavdi te perjetshme deshmoreve te atdheut dhe miliona njerezve anembane europen qe u ngriten kunder fashizmit. Lavdi luftes partizane si nje nga aktet me domethenese te historise te njerezimit se e mira ne fund gjithmone triumfon. 

 

smiley 

Nga te paktat kontribute te mira qe kemi dhene ne shek XX per nje kauze me te madhe se ne. 

ndryshon mentaliteti i njerezimit brenda vitit, jo me me dekada edhe me shekuj

Nuk e kuptova. Per c'mentalitet behet fjale?

per mentalitetin e dhenies se kontributit ;D

lavdi  dhe respekt te gjithe atyre qe dhane jeten per te miren e ketij vendi .

smileysmileysmiley

Do then militanteve te dalin nga llogoret sepse lufta ka mbaru.

gjithashtu edhe pastruses (se deshperuar) te ppu te mos na i fshij komenetet neve qe nuk dum te antarsonemi ne asnje parti.

Po pse vetëm këta të Lanr kanë ditë përkujtimore kurse të tjerët nuk kanë hiç?

tek ajo pisha dhe tek pishat e tjera hipnim kur ishim te vegjel per bocet... smiley

hah... ka mundesi qe njiheshim...

fotoja solli shume kujtime

Mos beje gje varka te vogla me copa nga lekura e trungut te pishave, qe me pas i vinim te lundronin mbi shatervanin ne qender te qytetit?

Shikoni c'ndodhte ne ballka, per ata qe kan ndonje dyshim per luften partizane ne Shqiperi, dhe egzistencen e Shqiperise dhe shqiptareve fal atij qendrimi dhe asaj lufte. 

 

http://www.youtube.com/watch?v=3SAO0tA7hfk

Vdekje fashizmit!

Edhe komunizmit!

Po lexoja sot nje interviste te Panorama, te se bijes te Liri Gega. Liri Gega, e pushkatuar shtatzene. Mendoja, ama e forte si i hengren koken njeri-tjetrit!

Mustafa Gjinishi, me urdher te Partise, hiqet qafe nga Liri Gega.
Liri Gega, me urdher te Partise, hiqet qafe nga Kadri Hazbiu.
Kadri Hazbiu, me urdher te Partise, hiqet qafe gjithashtu.

Nga nje shkrim i vjeter:

" Nga 13 antarët e Shtabit të Përgjithshëm, vetëm Myslym Peza dhe Haxhi Lleshi i shpëtuan dorës së hekurt të Hoxhës. Mustafa Gjinishi, Koci Xoxe, Dali Ndreu, Liri Gega, Nako Spiro dhe Baba Faja u ekzekutuan, Abaz Kupi u arratis, kurse Bedri Spahiu, Spiro Mojsiu dhe Ramadan Çitaku u burgosën e u persekutuan."

Spiro Miosiu i persekutuar?

Mos fole kot tani,ka qene i menjanuar por jo o persekutuar.

I dhenderi ka qene piloti i Enver Hoxhes dhe i biri zevendes minister.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).