228 Komente

Nuk ka shqiponja ??

Gje e mire kjo. Paskan fitu njerezit.

Pyetje.

Ca dmth kemi -36.720 thelleza? 

 

Ka pasur ndonjeheere shqiponja? Bufa plot besoj. smiley

Posi jo. Ne kemi pasur nje bojekafe, prej allcie, mbi televizor.

prej allcie? une thashe se do thoje te ballcamosur smiley ( ta pakten paska pasur prej allcie o PF ) smiley

Eh, dhe une e doja ta kisha nje, po nuk na linte mamaja te mbanim kafshe te ngordhura.

bufat po shtohen me shpejtesine e drites,shqiponjat e shkreta!!!!!

Mua me ka treguar nje oficer qe ka qene ne sherbim ne nje zone bregdetare te Kavajes, me duket se ne Karpen, se ne 1985 ne kete zone i qene afruar bregut disa balena qe ishin specie shume e rrale gati ne zhdukje. Ushtaret tane pandehen se ishin nendetse dhe i grine me topa, i vrane te gjitha. Ky oficeri ja vinte fanin gjendjes se rnduar psikollogjike qe mbisotronte ne ushtri pas vdekjes se Hoxhes, te gjithe pandenin se do na pushtonin dhe ishin ne gatishmeri te larte...e hengren balenat e shkreta!

nderkohe qe balenat kishin ardhur per qoke...

Une gjithmone kete histori e pandeja se qe barcalete por ne 2011 pata nje projekt me World Wildlife Fund dhe ne nje broshure te tyre lexova per punen qe kishin bere keta ne shpetimin e kesaj specje balene numrat e te ciles kishin rene ndjeshem pas aksidentit ne Shqiperi. 

ti po do te na rrisesh rendesine duke na thene se perbejme rrezik per biodiversitetin e planetit apo te theksosh qe nuk kemi rendesi ne ceshtje njerezish sepse gjithe energjite i kemi orientuar ndaj shfarosjes se kafsheve? shakaja kur zgjatet keputet, e di, po e le.

Thjesht doja te thoja qe jemi me fame nderkombetare per pune faune!

 

O pikecuditese!

Me fal qe lexova tek te tuat qoka dhe qellime te paqena, me duket se eshte semundje shqiptare dhe kjo e sterleximit, por nuk dua te justifikohem.

Cfare faune mer firaun! Vjen balena sa nje derr e te shkel ujrat nacionale, ti thu fauna!

Perralla pa mbret! Sa balena pasken pas vra ushtaret tane ne nje rast te vetem? Ata nuk kan qene qorra, duhet ta ken pa se jane me mish dhe jo me hekur. Sa vrane, 1-10-100?

WWF duhet te merret me Japonine dhe Iceland se i farune balenat duke vra me mijera!

Sa per kafshet ne Shqiperi, ato jane komplet te pambrojtura. Se gjuetaret vete i vrasin pa pike plani, dhe shume e kan bo si business duke vra kafshe dhe shpende dhe duke i shite ne pazar dhe lokale. Disa marin leke edhe per disa te pasur qe vrasin kafshe per qejf/per sport.

Ka disa vjet qe shof gabel Rumanie te torturu arinj neper plazhe te Shqiperise pa u shqetesu nga policia apo nga ndonje organizate Shqiptare per mbrojtjen e kafsheve ne Shqiperi (nqs egziston ndonje)

Po kane emigruar o njerez, pse, vetem ne? Idrizi do te thoje qe ne kohe te komunizmit ato nuk iknin, edhe pse shteti nuk i detyronte te rrinin, ato rrinin vete. Nejse, shyqyr qe na jane shtuar gjelat e eger.

Vetem 2833 dhelpra smiley

2832*

Nje e pashe une qe e kishin vrare dje. Dhjete mije leke me ofruan bishtin e saj.

per ça e duan bishtin e dhelpres, mor aman..   per ta  varur te pasqyra e makines..smiley

smiley Vec makines ky tipi me tha qe kishte varur dhe tek dera e shtepise. Por bishti, sic po thoshte ky tipi, duhej "gatuar" qe te mos prishej dhe atyperaty me tregoi dhe receten: merre dhe bishtin, me tha, dhe shko te filanja. Kur te mbaroje ajo, lerja bishtin dhurate. smiley

He me se i kompesojme me gomeret, nga ate me kollare dmth. smiley

Ke te drejte. Plus qe jane shtu shume edhe konkrrondilat... (tm Elvis Pupa).

Ka ndonjë statistikë se sa shqiponja ka patur Shqipëria? Se mirë që nuk figurojnë tani, por mos nuk kanë figuruar edhe më parë edhe ne besonim që kishte thjesht sepse quheshim bij të Shqipes. 

E pra shqiponjat nuk u zhduken, u shenderruan ne njerez, ne bijte e tyre dmth. smiley

Vallahi, bilahi, më mirë shqiponja fluturonjëse se kta gomerët që përmende ti më lart. smiley

Thone qe ne kemi pas qene bij te dragonjve. Shqiponja u vu n'flamur thjesht per PR.

Rri mos na fut ne sherr me kinezet. Mjafton te derdhin ca kazane me gjelle te shpifme tek ne dhe na helmuan fare.

Po ata lloj gomeresh nga cfare lloj mutacioni erdhen. Do kete kontribut bajlozi i zi - them une. smiley

Po bajlozin sikur e vrau pra Gjergj Elez Alia, apo do ketë patur më shumë se një bajloz të zi dhe këta kanë infektuar shqiponjat nëpër male. smiley

p.s. po qesh me pishën smiley

Po dime ne c'ka bere bajlozi verdalle? Gjergji e vrau, po pishen s'i mbajti, aq me shume qe ishte ne shtrat i shkreti. GPS atehere s'kishte, as Sal qe te instalonte Internetin. smiley

How baldosa looks like?

E trashe, e shtrire me pak kurriz , oh no wait bark te dale. 

Po baldos mashkull ka? Se mbaron me femerore.

Po fazani i shkrete qe qenka zhduk fare.smiley

Per fazanin sidomos them se na e ka fajin udheheqja. Kur isha femije, 7-8, nje here, pushonim ne nje kamp modest por prane nesh disa familjare pushonin tek vilat e udheheqjes. Aty une nje dite hengra nje kofshe fazani, qe mu duk si pule e pa zier mire dhe me erdhi keq qe po haja nje kafshe te bukur pa e shijuar hic (te pakten te me kishte pelqyer, thoja, por kjo ndjenje faji vetem se ma perkeqesonte perjetimin shqisor), them se e kisha estetizuar fazanin prej tingullit te fjales por ndoshta edhe ndonje varg vjershe mund te me kishte ardhur prej gjysherve, ose ose e ngaterroja me feniksin, nami sikur ta ngaterroja me palloin. Nejse. Dua te them qe udheheqja nje here e nje kohe kishte shije dhe e mbareshtonte fazanin. Kurse tani na ka mbytur fazani i importit dhe sidomos struci vendas - pa shaka.

sidomos struci vendas

smiley

Dikur hoteli i gjuetisë në Lezhë mbahej për fazanë. Tani s'ka më as udhëheqje që të nxisë shumimin e fazanit sepse mendjen e kanë tek ngjalat. Ju dalshin ngjalat nga hundët!

Kurse per kafshet e egra, nje pjese te fajit na e kane gjahtaret italiane, qe megjithe deshiren e tyre te mire per te ruajtur pyjet ku te mund te gjuajne perseri, nuk jane dot aq cilesore sa fjala vjen gjahtaret gjermane.

Në vitin 2007 në Shqipëri jetonin 15 fazan, ndërsa që nga 2008 fazani është zhdukur dhe asmiluar

 

cdomethene fazan i asimiluar mo?   eshte asimiluar ne njeri dhe jeton tashme mes njerezve..smiley  eshte asimiluar  ne  minoritar  grek dhe merr pension prej minoritari..smiley,  ne gjel te eger.., tjeter....

 

ndersa per shqiponjat.... po skifteri  a nuk hyn te familja e shqiponjave?  nga   baza e fjales  ''ski(f)ter'',  vjen edhe  emri ''ski(p)etar'' ,  ''shqiptar'',  mendoj une..smiley    germa  ''f''  shndrohet nga greqishtja ne ''p''..  prandaj edhe greket e shqiptojne:  skipetar..

pra doja te thoja skiftera ka plot..  para nja 5 muajsh qe  isha  ne Vlore, shkuam te   nje  restorant  rruges  per Tragjas  ( e di Blendi te lumi i Izvorit..smiley) .. nejse ate dite  i zoti i restorantit  kishte  qelluar me cifte 2 skiftera.. njerin e kishte vrare tjetrin e kishte plagosur (e kishte zene te gjallesmiley)  po cbeni i thame ne, gjynah..   -nuk  eshte se duam ti vrasim,  po na i grine  zogjte dhe pulat...  pastaj ka plot, tha, nuk zhduken keta, jooo.

 

 

fazani dhe shqiponja jane pashaportizuar ne BE. pse vetem ti te kesh pashaporte europiane? ketu qendron koncepti i asimilimit. jane asimiluar edhe ne stomaqet e europianizuar. shyqyr thuaj nga nje ane, se kush numeronte dhe votat e fazaneve dhe shqiponjave. smiley

jo jooo..    megjithe pasaporten  evropiane, une nuk jam asimiluar..  bile  kur e mora pasaporten  evropiane,  u sigurova mire,  po mire fare ama,  qe  pasaporta  ime shqiptare  nuk do  kishte  as edhe nje  pasoj..  ndryshe nuk me nevojitej pasaporta evropiane..smiley

po shqiptarja per ca te duhet?

ka plot arsye.. por po te them nje,kshu, fët e fët....  nuk e imagjinoj dot kurre faktin qe kur shkoj ne Shqiperi, te kontrolli i pasaportave,   te paraqitem te  korridori  me pasaporta te huaja..  dmth une ne Atdheun tim  te shkoj si i huaj..smiley

ha, polici hollandes te pershendet kur kthehesh pa vule ne pasaporten e shtetit te tij?

Thëllëzat paskan renje te forte sipas shkrimit,ndersa mua ne realitet me del e kunderta jo vetem qe jan shtuar ne numer por jan shtu dhe ne kg.arsyja nr 1 eshte veshtersia per ti vrare.flas per 3kendeshin tp-sr-pr te cilin e 'vizitoj'  rregullisht 

aman po u zhduk dhe thëllëza ne keto ane athere do jet nje shkretesi e tmerreshme shpirterore per banoret te cilet jan rritur me kenget e thellezave.

Ne fakt duhet te ishte kafshet vs kafshet. Cfare pret kur zhduke pyje pa fund te tilla gjera ndodhin. Tani une se di ku kalon ai kryeministri yne qe sheh pyje pa fund, ullinj pa fund sera pafund etc etc etc?????? Mesiguri shifka endrra me sy hap.

C'eshte ky gjeli i eger? Hera e pare qe e degjoj. Ka ndonje aspekt te vecante fizik?

E ka lafshen e gjate smiley

ehe, "zbutja na i shkurton ca gjera". NN smiley

"Lafsha e gjate tregon potence seksuale" NN smiley

..edhe Fauna iku, u zhduk? C`ka mbetur mbetur tjeter pa u zhdukur, ikur ?!!!!!smiley

plerat

Dhe perdorni arsyen o njerez perpara se te qani per bishtin e dhelpres, ben mu qe ka ndodhur nje gabim ne shtypje te numrit, numri i sakte duhet te jete 28333, se nuk na del as hesapi me lepujt keshtu.

ore nuk po shoh te dhena per nuselalën.smiley,  po ketri?

ketri eshte duke mesuar Tipin ne terren, ndersa nuselalja eshte e trafikuar, pra nuk kemi te dhena te sakta.

une them qe fajin per firon e kafsheve e ka rojtari i pyllit, ariu Zebo..  rezulton i korruptuar dhe do proceduar..

ehh, si degjeneruan gjerat.. dikur rojtari Zebo e beri qepaze Cufon per 3  koqesmiley, molle te qelbura, kurse sot.....

ariu Zebo nje rrenje molle kishte dhe e beri cufon qepaze ne mes te klases, imagjino te kishte nje plantacion me molle.

Cudi qe gjithe ai vend ska ketra. Leqe sme merr malli per ketra!!! Ma Kane sjelle ne maje te hundes! smiley

As çukapikthi nuk qenka ne liste ,ndersa kunadha(kunata i themi ne) me beri me loje te zemres smiley

p.s.

Pelikanit sikur i thonim lejlek ne shqip

Ti jakove qenke shoku im, palloit i thua fazan.

ore meqe ra llafi.. kur thone:   ''e palloi'' mire,  ka te bej me shpendin, palloin?smiley

jo, ashtu sikurse shpata nuk ka te beje me shpatin (e malit ose Shpat Kasapin) smiley

po me pallen (e Skenderbeut bie llafi)  apo pall ariu?

them se mund te vleresoni edhe kordhen.

..patllaken apo alltine?    ndihmon germa ''ll''  (qe e gjejme te palloi)  te keto fjale, prandaj.

smiley e kordhoi apo u kordhua?

e kordhi, them, me mire, ti si thua?

e kordhova eshte asnjanese, me mire do ishte. ah si nuk i kemi pas dite keto me pare. kemi pas nje zysh gjuhe shqipe ne shkolle te mesme qe na conte ne derrase dhe si liberale qe ishte, pyetjen e dyte e bente klasa. gjithmone pyetjet ishin me zgjedho kete folje ne vetvetore. ishte drame me vete jo si do pergjigjeshe pyetjes se pare, po ca folje do te bite nga shoket e tu si pyetje e dyte, dhe qe rrije si lazgar ne mes te klases kur recitoje foljen prish psh.

u shkordh smiley

ne kete rast them se lejohet kaperthimi poetik i tingujve, mund te behet edhe u shkrodh.

u shkordh perdoret ne nje pjese te vendit, ne rastet kur ste rri drejt "kordha" smiley

u krodh brenda po hajt ti gjente  fundin

tek kroi u kruajt per qejf.

kredharaku kruan kryet dhe kridhet tek kroi 

eshte nje humorist amerikan shume popullor kohet e fundit, ai thote qe meshkujt duhet te kuptojne perse femrat pas seksit vijne e iu ngjiten, se me ate pallim pa hic pallua qe iu bejne meshkujt ato vetem sa ngrohen, per ato seksi nuk ka filluar akoma, por kuptohet qe ai nuk fillon ndonjehere, me ndonje perjashtim.

dhe ky qe i thoshte  te gjitha keto, ishte mashkull,  jo femer.. por qe fliste sikur te ishte femer..smiley

ka edhe meshkuj te tille belul, ca te bej une qe ka, si ta zhbej kete shqetesim tendin?

seshte nevoja te besh asgje!   vec ti po me ben merak ama..   per  ''probleme'' dhe ''shqetesime'', eksulizivisht, femerore  sjell referenca  nga meshkujt..smiley    sinqerisht, nuk e prisja nga ty.. eshte sikur te pranosh, qe meshkujt i dine hallet tuaja me mire se ju, te zonjat e hallit..  keshtu e kuptoj une..smiley

mos ia moho mashkullit mundesine per te kuptuar kur eshte e kur nuk eshte pallua.

une po ia mohoj   mashkullit?!  aspak!    ti me duket se ia mohove  kur solle citimin e humoristit qe thoshte:  ''meshkujt duhet te kuptojne, etj etj...smiley

pra jam i mendimit, ata meshkuj qe kuptojne diagnozen, heret a vone gjejne edhe ilacin se si e qysh e tek  duhet palluar..smiley

Ke meshire tropizme,sepse jo te gjithe kishim rastin te rritemi me thellenza te egra smiley

Mirpo une jam per kompromis :mua ne shtepi me solli lejleku,ndersa ty pelikani .

Je e kenaqur tash?

Mua pelikani me vjen me perendimor, lejleku me lindor, a e mban mend kush nje perralle me lejlek, si kthehet burri nga mergimi ne trajte lejleku? Nejse, shume kam shkuar per laraska sot.

Belul,"thellenze mali" eshte kompliment,por ec e spjegoja kete gje tropizmes  smiley

Faleminderit shume per kengen .Jam merakli i pasionuar i kengeve te vjetra,prandaj gjithmone jane te mireseardhura.

po grifsha, nder zogjte me te bukur tonet ku eshte, apo ska rrezik? ket vit ku kam vajt per gja skam vrare dot asnje se jan shum te kujdes'shme, ne vend te tyre e hanin mellenjat smiley

Meqënse raporti jep një tabllo të qartë statistikore, për plotësimin e dijeve tuaja me shifra, po ju sjell dy të dhëna interesante:

1. Lepuj 2981 copë

2. Çifte 191000 copë

Kaq për dieni

me keto shifra i bie qe ciftexhinjte s'paskan nishan fare. futen ketu gje ciftet turistike ke totali apo jane regjistruar thjesht si cifte te vetepunesuara pavaresisht origjines se ciftes?

ore qe gjahtaret  jane te pa afte  atje, kjo  eshte e mese e qarte.. ndryshe  nuk ishte nevoja te merrnin gjithe ata zagare me vete..smiley

Kujt ja priste mendja qe gjate fushates se zgjedhjeve Peshku do botonte ne krye te faqes nje artikull qe reflekton shqetesimet e ministrise se Fatmir Mediut per fatet e rrëqebullitsmiley

Nderkohe rritja ekonomike keto tre muaj 0.3%, nderkohe qe doganat dhe tatimet kishin uler ndjeshem te ardhurat. Po cfare rendesie kane ato, rendesi kane listat dhe fakti qe vazhdon mastrubimi i leftit patokut dhe bradit.

Nuk do ishte ide e keqe t'i tatonim ne ate aktivitet. Mbetet i hapur diskutimi si te jete ky tatim sa me i ndershem.smiley

Ne pergjithesi ne nje vend qe ka pyje dhe njerez bashkejetojne edhe kafshet. Nese kafshet shfarosen do te thote se nuk ka as edhe njerez. Ka vecse kafshe me te forta dhe qe quhen dykembesha.  

Duket paksa e habitshme qe nje qeveri e cila nuk eshte ne gjendje te numeroje sa qytetare ka te jete ne gjendje t e numeroje lepujt e eger.

Jane numeru me rregull treshi. smiley

lol, lepujt, sorkadhet, urithat, qelbesat etj i numuron kollaj sepse nuk jane kontigjent votuesish. 

vertete si numerohen keto kafshet? per keto statistikat e kam fjalen. Tani na bete kurioze. 

Dhelpra ne vitin 2005 - 2866

Dhelpra ne vitin 2006 - 28903

Kane fillu ne dhelprat me u pallu si leprat.

..dhe palloi rrinte e shikonte..smiley

Nuk e njeh gramatiken shqipe Belul!

"Palloi" eshte koha e tashme e fjales "shpate" smiley

Uh te pallofsha palloin!

..te pallofsha palloin me palle..smiley

Te pallofsha palloin me palle mer pallosh!

cjane keto pallavra..smiley

Si me qen Pallati 176

Sevap do bojshe, s'do kishte tasht zeron ne tabel. smiley

Djema, kjo fjale eshte zevendesuar me fjalen, Pango smiley

100

 

Me te gjithe ata barkderra mishengrenes qe ka andej, sdo te jete cudi, qe ndonje dite do fillojn te hajne mish njeriu kur te mbaroi i kafsheve.

Nje arsye me shume per te qene vegjetarian. Nese i konsideroni miq kafshet, atehere mos hani miqte tuaj. Ne kete menyre na kurseni edhe faunen, edhe ngrohjen globale, edhe ekosistemin, edhe rritjen e te varferve, edhe rritjen e taksave dhe tarifave te sigurimeve, edhe shtimin e artikujve te tille. Derisa te kete kasape kafshesh, do te kete edhe kasape njerezish.

Te veteme :wild life" qe kane ngele ne shqiperi jane; 

 

1: Mizat

2-mushkonjat

3-kokorocet

4-minjte..

kjo eshte nje arritje e madhe e  Ideologjise Rrumpalliste : Pas meje Qameti.

# Trusti i Geshtenjave

5-ngjalat smiley

dhe ngjala se ka te gjate se ka shume qe e duan dhe e hane.

aq me teper qe peshk as behet fjale fare ... mor po asnje lloj krijese qe nga radhima e deri ne ksamil. kishte vetem nje peshk te vogel te trembur nga dinamiti sic me thane qe s'e zinte pushka e ujit dhe qe ishte gjynah me e vra... dhe jam zhytur qe nga 5AM disa here  e deri dhe naten mos gjuaja ndonje nocturnal creature, po "opingat e sherros" gjuajta. kam hequr dore prej kohesh nga Albania ne kete sport ... per peshk tashti shkoj karaibe (cfare te te doje zemra ne familjen e peshqve) ose kanada (salmon fish and roe).

 

e ka sjelle njeri kengen "thelleza qe shkel mbi vese"?

Thelleza smiley  Ehhhh C'na kujton ato vite mo Emo  kur :"s'kishim buke e hanim Simite"

kape i cik kte "bishttundsin" me poshte. na e kujtoi ilir-jani, qe ia boft Zoti kismet. 

smiley kishte shume andej nga liqeni, po thuasje te gjithe zogjt, kur ishim te vegjel, shkonim nga liqeni dhe vinim trapat, (kafaz i vecante) per te kap gardalina,  kanerina, te egra keto, ose gushkuq smiley 

zogjt nr. 1 te feminise sime kan qen mullenjat. ne bahcen prapa shtepise kishte nje ferre te madhe me nje zgaver, dhe ato vinin aty. mundoheshim me i kap me leqe (zakonisht me tjegull)... e deri me carqe minjsh smiley  s'do e harroj kurre qe kam pa se si kapi carku nji trumcak, po shikoja qe nga dritarja, ai e ka cukit dy here, te treten u shkreh carku smiley

me vjen keq per ket ane mizore te kalamonllikut tim (ali demi vjen me kosto), por stinet, natyren, zogjte, bimesine i kom morr te plota, sa nuk ia kom zili asnji feminie tjeter nga kto te sotmet me parqe plastike lojnash dhe tallash druni ne vend te dheut.

 Jo me mos te vij keq hic smiley ashtu ishte koha, une jam shume i lumtur qe femiminia ime ka qene shume bukur, me keto lloje kujtimesh, sot ka ndryshuar shume kjo koha e feminise eshte ndryshe , une them qe ato kohe te arta nuk vijne me,! Ky brezi i femijve te sotem (kohe teknollogjikesmiley)me vjen keq qe nuk i kane provuar, nuk dine nga del veza! smiley 

Gardalina,gushkuq, plluma, harabela, trumcak bishttunds..ka mo n`Tiron? smiley

duket qe sje tironc kur nuk permen maskotin e tirones...kumrien

me knojn 100 kumuri n'kaptin, tha.

ps. ne gjerm shprehja "er/sie hat ein'n Vogel" (ai/ajo ka nje zog) duke bere me shenje nga koka dmth qe ai/ajo ia keput kot, flet percart.

 po une nuk fola per plluma te eger,... sa per dijeni jom rrit me gugllimat e kumurieve, se afer shtepise time kam pas shume peme, beredh i eger pisha selvi , ku kumeriet ne pranvere te kenoqshin smiley skishte me bukur se pranvera ne tirane,! 

sa per dijeni nuk je tironc deri sa te vrasesh nje kumri me llastiqe ke pishat para parlamentit, ritual i tipit te hyrjes ne burreri si ne Sparte.

 po vetem nje i vdekur nuk ben gabime smiley 

nëpërmjet "dajakut" ka dash të thotë Konica i madh. 

Ketu ja paska fut kot dhe Konica..   as lavdi e as kritika nuk e kulturon kete komb

Jam dakord me Xhenin me poshte.. ne aspektin afatgjate besoj se eshte konstruktive.. lavdet ne cdo epoke ju bejne keq Shqiptareve se kemi nje narcizizem te semure vetvetiu si popull.

Gjergji, mendoj se lavdet me karar s'do i bënin keq. Populli është fëmija po nuk e mëkove me dashuri, me  fjalë konstruktive, e disiplinë, atëhere ke rezultate të tjera. Në rastin tonë popullit i është dhënë bar. 

Nuk eshte rasti i popullit tone lirika.. ne nuk jemi "femije".. por popull shume i vjeter dhe i shekullarizuar.. nga pellazgo-greket e deri me sot.. Sa per lavdet di ti beje vete ky popull dhe e tepron gjithmone me to, nuk besoj se i mungon auto stimasmiley

Tek autostimat e  klarinetuara ndodhet  thelbi i inferioritetit te ndjere. 

Shume dakord !! Kritika ndihmon per ta zgjidhur kete problem. 

Meqe jemi ne teme smiley 

NARCIZI ( CARAVAGGIO)

Fleterrufete revolucionare do ndihmonin shume po ashtusmiley

Nëse ti beson që ky popull ka vetbesim dhe konfidencë, atëhere si eshte e mundur që lejon këta qeveritarë mes vetes, apo që toleron dhunën mes shoqërisë. Ne jemi popull i dhunuar. Mund të jesh i vjetër por kjo nuk të mjafton. Populli ynë hesht kur duhet të ngrejë zërin. Pasojë e një populli të dhunuar, toleron edhe thikën në palcë. smiley

Qeveria eshte pasqyra e ketij populli.

Fiks. 

Si na qenka pasqyra e popullit ? Kjo vlen ne nje vend ku populli apo me sakte shtresat qe perbejne ate qe quhet bashkesi individesh me emrin  e nje kombi  perfaqesohen.  Nese  nuk perfaqesohen  qeveria apo ite kurrsesi nuk mund te jene pasqyre e popullit.  Mu kujtua shprehja bajate cdo komb ka qeverine qe meriton ..   tretini pak ne menyre te pavarur brenda mendjes keto shprehje te superkonsumuara, mos i fusni e transmetoni si suvllaqe  smiley 

Sa Nene Tereza  ke njohur ne jeten tende dhe sa Flamur Noka?smiley

Nuk ka lidhje me   Nene Terezat e Flamur Nokat mo Gjergj  smiley  Ne demokracite e avancuara  deri diku mund te gjeje vend kjo shprehje, ne ato  falset si e jona  serish nuk gjen vend. Ne diktatura jo e jo .. 

Ca ti them un atij bebit te sapo lindur ne Somali, dhe atij te sapo lindurit ne Siri sot ? A e meritojne ata  realitetin ku do rriten ?

 

Po e universalizon me teper sec duhet diskutimin.. nuk eshte keshtu sipas mendimit tim

Jo jo nuk e universalizova, ne fund te fundit eshte nje teori me vete ajo shprehje, un mora raste ekstreme por sikurse mund te thoja ca faji kane ata te lindurit e 90s qe u detyruan te gjenden ne   udhekryqe pafund malesh per te ik ne Greqi bashke me prinderit apo ne anijet qe po pershkruan sot R.Seiko, po le menjane arsimin e shkaterruar  ( sidomos te mesmin e te larte gjate viteve   90).

Do kohe kjo pune. Jeta e popujve matet me breza. Atij populli i iku jeta, dmth disa breza, skic. E tashti do duhen ca te tjere te vi ne terezi.

Ti flet që qeveria nuk të përfaqëson ty. Por, ka plot të tjerë në atë vend që janë krenarë për atë që i drejton dhe ju mbush xhepin me para. Tani, nese një popull nuk reagon dhe me reagim nuk është e thënë të derdhet gjaku lum, atëhere po, ai vend meriton ata njerëz sepse votohen përherë nga ata dhe kur dhimbja s'mban më. 

Po un nuk e shoh  thjesht ne nivel individual moj Lirika , por ne ate me te gjere social.  Dhe sa per dijeni nuk e kam nermen me punu ne administraten shteterore. Tek reagimi ke te drejte por dhe ky shkon paralel me nivelin e demokracise ne nje vend pa harruar ekonomine . Teme e gjere kjo  e ritheksoj ne kete vend kane vrare shpirtin e protestes, kane abuzuar tejet me te dhe qeveriu e politika mbare e mbajne ne status quo. 

Po ne s'e njohim demokracinë. S"kemi konceptet minimale rreth saj. Përpos kësaj, nuk mendoj që shpirti i protestës eshte pasoje e ketyre viteve "demokraci". Rrënjët shkojnë më thellë. Siç e përmënda dhe më lart një popull i dhunuar është mësuar të rrijë "lepe, peqe" ndaj kujtdo sepse ashtu është bërë ndër shekuj.

JO Lirika,dajaku vlen perkohesisht,kritika per ke ka vesh dhe ndergjegje,vlen por rezultati shihet vonesmiley

Xheni, më shumë i referohesha disiplinës. Njeriu në kohë të caktuara ka nevojë për disiplinë dhe kritikë të shëndoshë. smiley

p.s. gëzuar festën e nënës! smiley

flm,mikja imesmiley

vete kritika e shendetshme eshte disipline,por ne e ngaterrojme me diktature mqs e provuam,pa ditur te ndajme dhe te ruajme te mirat e asaj periudhe.

Po janë pasojat e diktaturës këto që ne po "korrim" për këto 20 vitet e fundit. Njeriu i disiplinuar nuk sillet në këtë mënyre duke shkatërruat atë që ka ndërtuar me duart e veta. Njerëzit këto njëzetecavjet po reagojnë si qëntë e dalë nga zinxhiri. 

pikerisht pra,prandaj te thashe,druri vlen per pak kohesmiley

 po fa fut kot ti, per kete disiplinen, ne diktature shqiptaret o kane qene te disiplinuar o skane qene ndonje here !    Disipline e vendos vetem shteti keshtu mos i vini fajin popullit!  

Mos ngatërro dhunën me disiplinën. 

Disiplina krijohet nepermjet dhunes  "Mos bej kete/ate"  frikes nga ligji me nje fjale,  kjo ne nje fare mase eshte me e bute se ajo qe thua ti pak me larte "Dajaku" 

Po si mund të krijohet nëpërmjet dhunës disiplina? Më kujtove filmin "shoku ynë Tili". Kemi dy grupe. Njëra palë që mundohet ta disiplinojë me metoda të buta, dhe tjetra që është me tipikja tek ne si popull është t'i çjerrim maskën. Gjërat ekstreme nuk sjellin dobi. "Dajaku" ishte në thonjëza qëllimisht sepse sic e shpjegova dhe Xhenit ishte më shumë për disiplinën. Nuk jam për dajak sepse krijon vetëm frikë psikologjike dhe reagon vetëm si pasojë e frikës së instaluar. Disiplina rezulton në respekt për veten dhe të tjerët. 

Sot, te gjithe ata qe rreken te tregohen "te mencur" mundohen te zene veshet.Po jo ashtu sic beri Uliksi per shoket e vet, por me nje taposje edhe me hermetike.E pse valle ashtu? Sepse zera "te famshem"per velera qe ikin, zera te dyshimte, shpesh edhe te embel, qe zhduken para syve tane " aqe vigjilente", nuk jane zeri i " turmes"....

ore, se harrova.. ne liste nuk shoh   iriqet  dhe  breshkat..   dhe me sa di une ne kufirin Shqiperi-Greqi jeton nje lloj i vecante breshke  qe nuk para e gjen gjetiu..

Nje dy breshka i ka pas mbajt Rama ne zyre. Keshtu qe ato jane safe si specie.

paskan ngordhur?    sa do ta pyesja Tironen nese ishin  nje femer nje mashkull, per ti shumuar..smiley

po cudi qe paskan ngordhur.. se  breshkat  jetojne goxha   gjate.

Mbase kane qene gaysmiley

sa jetojnë breshkat? kam një foto me një breshkë që e shkrepa para ca kohësh tek një park ketëj pari. U shkriva se për një moment breshka kishte marrë pozim dhe gjallë në botë se e levizte kokën. Stoike smiley

nuk e di te sigurte, po ato breshkat tona me duket se mund te shkojne deri 100 vjec.. ndofta me shume..

p.s  po i hedh nje sy gugllit..smiley

Kush e di pse ishte hutuar breshka e shkrete. smiley

Kishte shoqëri se s'ishte vetëm. Jo unë të kuptohemi smiley

Tashti ate pune e di breshka. Eh kush e beri "fajin" qyrk?smiley

Unë e sodisja nga larg. Breshka ishte majë një guri. Por s'ishte vetëm. Kishte një shok/e që i bënte temenara. smiley

Instikti prej dedektivi filmash, me thote se kush fillon e ben shume shfajsime, zakonisht eshte "fajtori."smiley

Eh mirë. Si të thuash ti mr. dedective. smiley

ok.  paskam ekzagjeruar me moshen e breshkave..   ne fakt jetojne  mesatarisht  deri 50 vjet..  megjithate, krahasuar me kafshe te tjera,   gjate jetojne..smiley

Interesante. S'e dija që jetonin kaq gjatë. Të mendosh sa rrugëtim bën breshka brënda atyre 50 viteve. 

tani,  breshka per nga natyra eshte cik e avashte...  shto dhe faktin tjeter qe  6 muaj ne vit ja fut gjumit..smiley   nuk besoj se ben ndonje rrugetim te gjate, jo..

Po ti e harrove teatrin e kukullave me breshkën dhe lepurin smiley 

po mire mo e kishe, deri ne 100 vjet jetojne (jam e sigurte se kam pa Nemo-n smiley ). Breshkat ketej nga jam une s'lejohen, nuk shiten te mbahen ne shtepi, pavarsisht ka njerez qe i mbajne.

breshka duke pozuar mbi gur..smiley

duket sikur po knon naj kongë smiley

p.s. flm smiley

te lutem..smiley

kshu kam degjuar, po imagjino Belul, me Ramen eshte lodhur nje popull i tere jo me breshkat, ka mundesi tia kene hequr vetes.

maverico,   i ka zevendesuar Rama  breshkat me kafshe te tjera... keni te dhena..smiley

pse Belul, do besh ndonje donacion? Ti kripto komunist ke qene gjithnje...

O mavric po dhe kur flitet per kafshet muhabetin ne Saliu do e hedhesh tismiley

Po Sala ca mban ne zyre?

nje ari..smiley

bile e kishte fut dhe ne list deputetlliku. Po i zuri vendin Greta smiley

po pse ti mendon qe Rama ka nevoje per donacionin tim?smiley

pyeta  nga kureshtja.. p.sh pse mbante breshka?  ndofta  ngaqe jane te qeta, te urta, te durueshme.. pastaj kane ate zhguallin e forte  qe  i ben edhe te durojne goditjet..  pra  na inetereson simbolika..smiley    po tani, clloj kafshe mban ne zyre qe ti gjejme simboliken?smiley   nese mban kuptohet...

ka rendesi solidariteti Belul dhe ti si kripto komunist ke mundesi te heqesh zhguallin dhe te dalesh hapur.

Psikanaliza eshte bere sport popullor o Belul, s'guxon i ziu njeri edhe te dale ne dritare duke ngrene pjeshke a shega se pale cfare simbolike te gjejne mileti.

maverico ca do, te them jam komunist?   Ok.  jam komunist.  u kenaqe..smiley

 

p.s  po dije ama, sapo bere te njeten gje per te cilen  vet  akuzove..  pra  psikanalizove , deri sa e nxore komunistin brenda meje..smiley

jo, une knaqem kur te kallxosh edhe bashkepunetoret... smiley

..bashkpunetoret?   ''Genci dhe Agimi..tjeter.. tjeter, nuk di me..smiley

"Shoke: spiunin e vrau Miloja!" smiley

Si tek barcaleta, Beluli duke i rene murit me koke. Ah koke o koke qe s'mban mend ndonje emer!smiley

Bulul me 10ve se qeshurismileysmiley

Ti do besh mire te mesoshe dy elife, per ti lidhur bashke,.... per te hyre melczeve ku ke c'meson.
Per ty e kam a vazhdo me Ramen sa te lodhesh
Jo me ty Belul

dakord grava, e kuptova.

Behet fjale per kete lloj breshke Belul... eshte e ralle dhe ne zhdukje.. biles ka nje trafik ne drejtim te italise te kesaj specjeje e cila arrin te shitet deri ne 200-300 euro atje.. Ketu ka plot, une kisha ne shtepi para nje viti nje te tille.

20 mije euro i paskan bo vetem breshkat Edit? Apo thuj ca i ka Edi ato. Qindarka xhepi 

cfare 20 000 euro.. ka ne korce falas sa te duash.. i blejne italianet 200-300 euro 1

E paskeni zgjidh punen e financimit te fushates e? smiley

Dhe breshkat kanë fillu me "emigru" smiley S'lanë gjë pa bërë. Këto lloj breshkash i kam parë kur ishim fëmijë, por të hanë prodhimet në kopësht. Zgavrën (a thuhet kështu, se s'e mbaj mënd), e kanë vërtet të bukur. 

C'ke me zgavren e breshkes mer te keqen. Nuk thuhet zgaver por zhguall.

Po unë thashë pra që s'e mbaj mend. S'kam asgjë. Thjesht më pëlqen se kanë design të bukur. 

Seriozisht eshte kjo puna e 200-300 euro per koke? Kam me vite qe mundohem t'i mbaj larg kastravecave. Me trego pak me shume per kete trafik, te lutem, nese ta ka enda.
5 breshkat e para i ke dhurate. smiley

eshte pune e ngaterrruar kjo e kafsheve qe rrezikohen apo qe zhduken. nje verejtje e pare eshte se shume kafshe jane lene jashte listes. shpresoj pa paramendim...

Lirika .. dedikoja kete Mavrikut ta mare vesh cfare eshte lirika shqiptare:smiley

 

Gurët e rrapit ç’u nxinë
për katër burrat bandillë

Për katër burra bandillë
Për Lilon e për Avninë

Për Lilon e për Avninë
per Skëndo Kullur zengjinë

Për Skëndo Kullur zengjinë
për Murat Bejo sojllinë

Për Murat Bejo sojllinë
për gjuhën shqipe u lidhë

Per gjuhën shqipe u lidhnë
në Berat vunë urgjinë

Ja dhe video

aaaa...të kishe vënë dhe linkun e këngës që ta kuptonte më shumë se ka probleme njerëzia sot smiley

p.s. eh polifonia labe! Flm! smiley

une jam i mendimit qe per ne Shqiperi ky titull duhet te adaptohet ne "Kafshet vs kafshet - Zhdukja e faunes ne Shqiperi"

Vetem ne Shqiperi kam pare te rrihen kafshet

ti je me qesharake se personazhet e koncert ne vitin 36.

jau  mbeshtes plotesisht  , pse si puna jote jote jam une qe ka frike ti mbeshteti gjerat

Se thonë kot çdo e keqe e ka një të mirë; ja shdukja e pyejeve i ka dhënë mundësinë Ministris së mjedisit  të bëjë inventarin e kafshëve -një farë shpresepër më mirë?

 

Paskemi akoma kafshe te egra gjalle? smiley Ja tregojme ne qefin!!!

Kur po beja nje bisede me nje te njohurin e nje te njohurit tim, ai po me ankohej me seriozitetin me te madh, madje me lot ne sy, qe kafshet e egra ne Shqiperi jane zhdukur.

"Ja" me tha "nuk dal dot me per gjah, se i kane zhdukur te tera. Po na kalbet ciftja kot ne shtepi e po na zen baruti lageshtire, se nuk ka asnje kafshe per bé per ta vrare!"

Edhe mepas leshonte nga nje psheretime.

eh sikur te jepnin licenca per derra e dosa... 

Ujku -720, Cakall +330... qe verteton shprehjen "Ujku, ujku por çakalli ben kerdine" 

Pytje nga salla, meqë tek numërimi: kur dy vetë janë të barabarta me një të tretë, si na del rregulli i përkëmbimit?

''kur dy vete jane te barabarte me nje te trete, ateher ai i treti eshte gjithashtu i barabarte me  dy  vetat''.

(N.N  Pitagorist)

Pytje nga salla, meqë tek numërimi: kur dy vetë janë të barabarta me një të tretë, si na del rregulli i përkëmbimit?

trinjak smiley

Ja! merrmëni mua... ç'jam unë... një copë gdhë!

ku është kjo Belulo

keshtu?   hemm, jo tamam keshtu, them une... e ke cituar gabim.. dmth jo korrekt...smiley

ou?...

Po ja më merr mua.... po ç'jam unë... një copë dru... një gdhë...

I kënaqur tashi? smiley

Jo duhet dhe nje shkop kokes nga Zoti Maliq. Pastaj kernaqet Zoti Belul smiley

ti mund te habitesh, por  ajo copa e ''drurit''  ben diferencen...   pasi kondrabatuta (shih Bamen me poshte) eshte me forte se batuta..  dhe mbahet fort, pikerisht,  te ''copa e drurit'',   sipas parimit  te Arkimedit, kesaj radhe..smiley

une sprish qejf me njeri..  mire ndihesha  dhe me  perpara..smiley

Lum si Urlando qe e di se c'eshte, po cti bejme ne te tjeret... smiley 

"ç'jam unë... një copë gdhë!" (N.N. Konfucian)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).