Besoj në fuqinë e imagjinatës me e rikrijue botën, me çlirue të vërtetën brenda nesh, me e zmbrapsë natën, me e tejkalue vdekjen, me magjepsë autostradat, me na stolisë neve me zogj, me fitue rrëfimet e të lafitunve.

Besoj në fiksimet e mia, në bukurinë e nji aksidenti automobilash, në paqen e nji pylli të fundosun, në ngazëllimin e plazhit të shkretuem për pushime, në elegancën e vorrezave të makinave, në misterin e parkingjeve shumkatshe, në poezinë e hoteleve të braktisuna.

Besoj në skelat e harrueme të Wake Island, që shenjojnë përpjetë kah Paqësorët e imagjinatës sonë.

Besoj në bukurinë e mistershme të Margaret Thatcher, në harkun e flegrave të saj dhe në shndritjen e buzës së saj të poshtme; në melankolinë e rezervistave të Argjentinës së plagosun; në buzëqeshjet e trembuna të personelit të pikës së karburantit; në andrrën teme për Margaret Thatcher të përkëdhelun nga ai ushtar i ri argjentinas në një motel të harruem vëzhgue prej një punëtori pike karburanti veremli.

Besoj në bukurinë e tana grave, në tradhtinë e imagjinatave të tyne, aq pranë zemrës sime; në mpleksjen e trupave të tyne të zgjandërrt me hekrat e magjepsuna prej kromi të banakëve të supermarketeve; në tolerancën e tyne të ngrohtë të perversiteteve të mia. Besoj në vdekjen e të nesërmes, në shterrjen e kohës, në kërkimin tonë për një kohë të re brenda buzëqeshjeve të kameriereve t’autostradave dhe në sytë e lodhun të kontrolluesve të trafikut ajror n’aeroportet jashtë-stine.

Besoj në organet gjenitale të burrave e grave të mëdha, në qëndrimet trupore të Ronald Reagan, Margaret Thatcher dhe Princeshës D, në erëkandet e amla që lëshojnë buzët e tyne teksa shohin kamerat e tanë botës. Besoj në çmenduninë, në vërtetësinë e të pashpjegueshmes, në gjykimin e shëndoshë të gurëve, në përhanien e luleve, në sëmundjen e mbartun për racën njerëzore nga astronautët e Apollo’s.

Besoj n’asgja.

Besoj në Max Ernst, Delvaux, Dali, Tiziano, Goya, Leonardo, Vermeer, de Chirico, Magritte, Redon, Dürer, Tanguy, Facteur Cheval, Kullat e Watts, Böcklin, Francis Bacon, dhe në tanë artistët e padukshëm brenda institucioneve psikiatrike të planetit. Besoj në pamundësinë e ekzistencës, në humorin e maleve, në absurditetin e elektromagnetizmit, në farsën e gjeometrisë, në mizorinë e aritmetikës, në qëllimet vrastare të logjikës.

Besoj në gratë adoleshente, në korruptimin prej vetëvendosjes së kambëve të tyne, në dlirësinë e trupave të tyne të ngatërruem, në gjurmat e pudentave të tyne të lana në banjot e moteleve të dala boje. Besoj në fluturimin, në bukurinë e flatrës, dhe në bukurinë e gjithçkaje që ka fluturue ndojherë, në gurin e hedhun prej një fëmije të vogël që mban me veti urtinë e burrave të shtetit dhe të mëndeshave.

Besoj në mosekzistencën e të shkuemes, në vdekjen e të ardhmes, dhe në mundësitë e pafundme të së tashmes. Besoj në çrregullimin e shqisave: në Rimbaud, William Burroughs, Huysmans, Genet, Celine, Swift, Defoe, Carroll, Coleridge, Kafka. Besoj në projektuesit e Piramidave, të Empire State Building, bunkerit të Führer-it në Berlin, skelat e hedhjes në Wake Island. Besoj në erën e kurmit të Princeshës D.

Besoj në pesë minutat e ardhshme.

Përktheu Astrit Cani

40 Komente

Mire.     Po s'gjete gjo.

Tashi mylli sytë prap e gjeje kush te ra me shpulle mas qafe.

smiley

sa larg i ka rene per ta futur  Margeretin e ftohte dhe te forte si hekur ne pantheonin e gjerave te rralla. Duhet te jete konsultu me Gjembinsmiley

S'kam kohe te shkruaj gjate, por qe te jem e sinqerte eshte nje perpjekje deshperuese per ta zhvendosur sherrin nja dy kate me lart (katit te lost i qofshim fale). 

Mund te kishe prure lajmin e doreheqjes se Pashes do thuash ti smiley.

Ndjese se me ngut e ne ngut e siper.

perhere keshtu te shikoj, peng i kohes se pamjaftueshme.Per ku vrapon xhanem, o xhan? smiley

Monda te lutem kur te sjellesh ndoj shkrim tjeter ne gegnisht theksoje qe asht ne gegnishte e kto orepremit qe kometojn mos ta shpenzojn kohen e tyne duke ba komente idiote, dhe na te tjeret ta lexojme, ta shijojm, po pas friken e shemtis se komenteve.

Te falem nderit.

Aha Monda nuk jemi ngjitur nje kat me lart, jemi ne te njejtin apartament, dmth ne te njetin plan dhe kat. Vetem se jemi trasportuar djathtas, e ardhmja do ta tregoje nese jemi spostuar nga dhome e gjumit ne kuzhine, apo ne WC.

Sidoqofte dihet dhe e sigurte si drite e diellit ne mbasnate te henes, qe ne do fitojme ne qershor, kurse ju do ti hani qershiat ne nentor.

Wow!!! mire shkruesi fillestar po perkthysi si te jete me shendetin mendor???

Mire fillestaret dhe shqiperimtaret, po kallogjere leximtaret si jane me shnet mendor kur i bien me d... duke ngrene qershia ne muajin nentor ne manastirin e pushtetit popullor?

E fkelle...vec ti e di pergjigjen me duket.

I don't believe in magic,
I don't believe in I-Ching,
I don't believe in Bible,
I don't believe in tarot,
I don't believe in Hitler,
I don't believe in Jesus,
I don't believe in Kennedy,
I don't believe in Buddha,
I don't believe in mantra,
I don't believe in Gita,
I don't believe in yoga,
I don't believe in kings,
I don't believe in Elvis,
I don't believe in Zimmerman,
I don't believe in Beatles,
I just believe in me...
 

Lennon

Mire, predikime te tilla i sherbejne popullaritetit te njeriut me prioritet tralala-ne. smiley

yoko and me

that's reality...

Ballard' i gjor',

autor,

qe ta prene nafaken ne shqipe

oi!

          Anonim

Besoj n’asgja.

Pse s'e le me kaq?

Po besove ne asgja Xhen, nuk mund ta lesh me kaq Xhen, sepse sipas Hajdarages qe beson se asgjaja eshte namsgjaja e fjales, patjater do te thuaç diçka qe e para te jete fjala, e pastaj varg me radhe tere numrat reale dhe numrat iracionale ne vazhdim jane fjala, pastaj Xhen bam e bum bjeri ti biem infinitit te Kantorit me bejte poetike deri ne rikthim ne origjine, dmth tek vere e zeze e te semes.   

smiley po pra heretik,nga veza te pula ,apo nga pula te veza apo ne varrezasmiley

Se duhej fshehur esenca: grate, bukuria e grave, prape grate...

- What does an agnostic, dyslexic, insomniac do at night?

- He lays awake and wonders if there is a doG!

Ideja e "sherrit" ishte per perkthimin.  S'me shkoi mendja qe sherri do behej me Ballard.  

Nuk e kam as me perkthimin jo. E kam me zgjedhjen e pjeses per te perkthyer.

 

Nga linku (FLM! -  te nxirat ne cit. te miat), per t'u shenuar: 

The sixties were a time of endlessly multiplying possibilities, of real selflessness in many ways, a huge network of connections between Vietnam and the space race, psychedelia and pop music, linked together in every conceivable way by the media landscape. We were all living inside an enormous novel, an electronic novel, governed by instantaneity. In many ways, time didn’t exist in the sixties, just a set of endlessly proliferating presents. Time returned in the seventies, but not a sense of the future. The hands of the clock now go nowhere. Still, I’ve hated nostalgia, and it may be that a similar hot mix will occur again. On the other hand, being quite serious, the future may be boring. It’s possible that my children and yours will live in an eventless world, and that the faculty of imagination will die, or express itself solely in the realm of psychopathology. In Atrocity Exhibition I make the point that perhaps psychopathology should be kept alive as a repository, probably the last repository, of the imagination

 

Presumably all obsessions are extreme metaphors waiting to be born. That whole private mythology, in which I believe totally, is a collaboration between one’s conscious mind and those obsessions that, one by one, present themselves as stepping-stones.

 

Presumably, all along one is writing the same book.

 

Kurse une besoj tek krijimi kot me kot qe te frymzon per perkthimi kot me kot dhe per çensure plot me plot, sepse shkrimi ne origjinal vazhdon edhe nje here kaq sa eshte paraqitur ketu, dhe me marrezira kriminale akoma me te medha.

Ne origjinal nuk ka kuptim "Besoj në erën e kurmit të Princeshës D." (ne origjinal eshte emri i plote Diana), por ne ererat qe leshon trupi i Dianes nga tere verat e kurmit te saj.

Me qe edhe une jam lexues kot me kot, po frymzohem plot me plot (me shprese se nuk me çensuroni kot me kot) qe te plotsoj deri diku mungesen e shkrimit:

Une besoj ne vjedhjen e votave, ne shfrytezimin deri ne palce te popullit, ne vjedhjen e thesarit te shtetit, ne shkaterrimin e pyjeve, ne maskarallekun pa fund te mediave, ne vigjereshat hireplote te semaforit, etj, etj, etj, pa fund miresi dhe bukuri te tilla.

Shkurt muhabet besoj ne virtutet sublime te intelektualeve te shquar mer jau, sidomos atyre intelektualeve ku vera anale i behet njesh me gojen, dmth nga dy organe me funksione te ndryshme, behen nje organ i vetem, dmth çfardo gje qe hyn, automatikisht del e trasformuar ne jashteqitje, dmth nje lloj stargate, nje lloj membrane magjike kozmike.

heretiku duke jetuar ne Matrix

 

E ku mund te jetohet ne vend tjeter perveç se ne Matrix, kur boten reale e kane pushtuar tarallaket? He pra me thuaj se ku te jetoj Zonja Elba? Ti duhet ta dish meqe je intelektuale shume inteligjente qe po perpiqesh me mish e me shpirt te misheruar ne mish te dhjamosur nga ngrenia e kokoshkave kanadeze per te miren e atdheut tone virtual te pushtuar e sakatosur nga agjentet e Janullatosit.

Ok, po zgjatem.
Personalisht jam shume easy per ca gjera. Per mua mund te mbash edhe peercing tek kerthiza me palat e barkut qe varen jashte dhe vitet tek dokumenti i identifikimit qe shenojne mbi 50 pranvera.
Mund te mbash çdo gje qe te pelqen, ne origjine ngelet gjithnje problemi yt ne te dyja rastet...
Por prape asgje nuk ju shpeton nga deti me komplekse (disa prej te cilave vertet pa baza) qe mbartni.

Zgjatu, zgjatu Zonja Elba se te ben mire te hollohesh pak pa perdorur dieta bari ekologjik feminist derisa te arrish lartesite e Matriksit ku do te lexosh listat e verteta te agjenturave e do te kuptosh se agjenturat e huaja punesojne vetem nacionalistet patriote.

budallait i hapet rruge , jo gjithmone ama

E tmerrshme!

Aman! Mire qe na sillni Ballard, mire qe sillni me te dobetat e Ballard po na i sillni dhe te perkthyera ne gegnisht. Apo eshte e anasjellta?

Pjesa qe s'eshteperkthyer:

I believe in the history of my feet.

I believe in migraines, the boredom of afternoons, the fear of calendars, the treachery of clocks.

I believe in anxiety, psychosis and despair.

I believe in the perversions, in the infatuations with trees, princesses, prime ministers, derelict filling stations (more beautiful than the Taj Mahal), clouds and birds.

I believe in the death of the emotions and the triumph of the imagination.

I believe in Tokyo, Benidorm, La Grande Motte, Wake Island, Eniwetok, Dealey Plaza.

I believe in alcoholism, venereal disease, fever and exhaustion.

I believe in pain.

I believe in despair.

I believe in all children.

I believe in maps, diagrams, codes, chess-games, puzzles, airline timetables, airport indicator signs.

I believe all excuses.

I believe all reasons.

I believe all hallucinations.

I believe all anger.

I believe all mythologies, memories, lies, fantasies, evasions.

I believe in the mystery and melancholy of a hand, in the kindness of trees, in the wisdom of light.

Kjo me pelqeu:

"I believe in the death of the emotions and the triumph of the imagination."

Eshte e dhimbshme kur te dyja jane bashke ne te njejten fjali te lidhura ne barazi me "dhe".

po pse ka zgjedhur perkthyesi te mos e coje deri ne fund perkthimin? Per te miren e lexuesit, shkrimtarit apo te tijen? Apo te gjitha se bashku, ngaqe vazhdimi s'paska patur ndonje ndryshim kushedi se cfare ne forme, si bejtet e pashkruara politike qe s'i perballoi dot kapaciteti i Pacensures.

I believe all ... lies,

Kaq do mjaftonte e tepronte. smiley

bjeri druve shkurt smiley

Kot edhe une, Ballardi eshte çun per smari, nuk i bo keq asnjonit.

Jam ne nje mbledhje(samit evropjan sot ketu mor jahu) nuk e lexova,qenka edhe ne dialekt mbishkumbinas

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).