Kjo  është shprehja që ne menduam të përdorim në aktivitetin tonë të 9-të. Kjo shprehje e shoqëruar me dy rrjeta të mëdha merimange plot me mbeturina ishte instalacioni që ne vendosëm në mes të një prej shesheve më të mëdha të kryeqytetit të dielën e fundit të prillit 2013. Sheshi Nënë Tereza u zgjodh sepse jo vetëm që është një shesh shumë i madh dhe i frekuentuar por njëkohësisht është harruar me një shatrivan të shkatërruar të përshtatshëm vetëm si kosh plehrash për disa prej njerëzve te papërgjegjshëm të qytetit tonë.

Kjo shprehje është një ironi që  ju drejtohet të gjithë bashkëqytetarëve tanë, me shpresën që më shumë njerëz ta kuptojnë rëndësinë e hedhjes së plehrave në kosh. Është një nevojë që nuk duhet të behët njëherë, apo në vende të caktuara është një nevojë që duhet zbatuar gjithmonë kudo që të jesh.

Është një vlerë e qytetarit, e njeriut të përgjegjshëm që jeton në qytetin e tij.  Ajo nuk bëhet se dikush duhet të të detyrojë apo dënojë, ajo bëhet sepse është e mira jote, është nevoja jote njësoj siç është në shtëpinë tënde. Duhet ta bëjmë sepse ne jemi pikënisja e kërkesës për një qytet të pastër.  Nëse nuk e bën ti si mund të pretendosh të tjerët ta bëjnë.

Ne jetojmë në Tiranë dhe përditë shohim njerëz që e pastrojnë qytetin tonë, përditë makina të tëra mbushen me plehra dhe i largojnë nga qyteti, por gjithashtu ne përditë shikojmë njerëz që hedhin plehrat në rrugë, mbrapa ferrave, tek cepi i pallatit, poshtë makinës apo edhe nga dritarja dhe ne nuk reagojmë. Ne pretendojmë që të tjerët ta kuptojnë që na shqetëson veprimi i tyre pa ia u thënë këtë gjë.

Ne duam të gjithë të integrohemi në Europë dhe nuk përpiqemi ti ndjekim shembujt pozitivë që ata kanë në mënyrën se si jetojnë në qytetet e tyre. Edhe pse ne të gjithë kur shkojmë jashtë nuk i hedhim plehrat në rrugë ne kur rikthehemi në vendin tonë, në shtëpinë tonë nuk e respektojmë sërish. Po a e keni vënë re që në qytetet e Bashkimit Europian, madje edhe ato kufitare si Mali i Zi apo Maqedonia nuk janë policët ata që ta imponojnë këtë sjellje, por janë vetë qytetarët të cilët të shohin me inat nëse ti nuk i respekton normat e tyre. Janë ata që e shohin si anormale këtë sjellje, ata që nuk të respektojnë kur ti nuk i respekton normat e tyre. Dhe kanë të drejtë, hedhja e plehrave personale në vendin e tyre është një detyrim i nevojshëm për një qytetar të kulturuar. Edhe ne duhet ta kemi këtë normë dhe të nisim ta zbatojmë me fanatizëm si ata. Duhet të manifestojmë pakënaqësinë ndaj shkeljes së kësaj norme. Këto janë arsyet e krijimit të aktivitetit tonë të 9-të

32 Komente

Ide e mire, uroj te sensibilizohen sadopak njerezit. Duke filluar me LDP-ne qe duhet te marri nje gjobe te mire per shkrimet qe ka bere ne shatrivan. Kur nje parti qe pretendon te jete ligj-krijuese thyen ligjin, c'mund te presim nga njerezit e thjeshte? smiley

Nuk e di a vazhdon tradita e hedhjes se plehrave nga dritaret. Desha te thosha se ai milet sensibilitohet vec me dru. Po pastaj u kujtova se kur nuk e bindi druri i Verit, as druri s'ben pune. Mbase do provuar me magji. Po hajt te gjesh magjistare te mire thuaj.

A vazhdon? Une s'e di si Shqiperia nuk eshte kampjone/e bote ne basketboll.

Basketbolli eshte njecik ters, se e ka koshin lart, ata jane mesuar me "kosh" poshte. Do shpikur ndonje basketboll maje kodres.

Artur Roshi te koshi

Bukur inisiativa, tre piksh!

I love Cameria,LDP gjithe andej,dhe Artur Roshi, rreth e per rreth aty ku hidhen plerat!.smiley. po keto, kane humbur gje qe jane aty?!!smiley 

....kot me pyt, sa larg ishte ky koshi nga ky shatrivani....
se nuk me duket se po shof kosha te vegjel rreth e rrotull

maje ne xhep derisa te shofesh nje kosh...s'ka rendesi sa larg eshte koshi

si kane humbur plehrat?! qe u humbte vula u humbte...smiley

edhe plehra ne mos keni, ja rrembeni atij qeni..smiley
pa merak mo, do vijne plehra nga Italia, plot.

Per  plehrat nga Italia po ndertojme nje kosh gjigand ne Rrashbull... I vetmi ne llojin e vet ne gjithe rajonin.

Bravo !

Booo si qenka katandis ky shatrivani!!! smiley Po ky eshte dhe ne mes te bulevardit qendror te Tiranes mer bashkiake! Apo nuk shkon deri aty bicikleta e Lulit.?

luli po punon shume mire per tiranen, tha njeri/a ktu te peshku vetem nja 2-3 dite me pare.

s'di ke te besoje me i ziu njeri.

E mire ti. Me vrafshin mu nese gjysma e ketyre niqeve te reja te shfaq keto muajt e fundit, nuk firmosin me te njejtin nic ne bordero dhe rrogen ua lejne te "geshtenja me zgaver".. 

kete geshtenjen e kishe me te hedhur ti, me duket. 

Ops, desha te them "arrori". smiley

S'eshte puna vetem te Luli . Shqiptaret e kan zakon te mbushin edhe plazhin me plehra dhe te nesermen te shijojne kundermimin  e tyre dhe te lahen aty ku .........nejse , te gjithe kane faj por fajin me te madh e ka edukata dhe higjena personale.

Dicitura:

Ka zemra te paafta per te jetuar ne Tirane

E vertete Elba. Ne patem vetem nje periudhe misterioze edukate dhe higjene mes viteve 60 -80. Pastaj sic erdhi iku. Po sidoqofte ne shqipot duhet ta kemi te brendshme kete edukaten, se sa dalim jashte vendit behemi qiqerr.

well, ktu tallen me komandantin qe porosiste te laheshim nje here ne jave. dhe me kontrollin e te henes ne shkolle (qiti thonjt). ne kushtet e morrit sypatrembur qe bente zgjimin ne mengjes duke kercyer nga trungu-jastek tek veshi, kjo ishte si nje reklame shampoje organike qe te rregullon majat e cara te folkeve. ose Pantene-V.

Ne fakt, komandanti thoshte qe duhet te laheni per dite shtune. Por tashti qe po e mendoj, ai nuk ndalonte njeri qe te lahej edhe te marten a te enjten gjithashtu.

P.S. S'di pse befas mu kujtu fjala e frikshme "capu" ("c"- ja pa hile, si ke cica dhe theksi eshte fundor)

kena plot llafe te tjera qe fillojn me "c" pa hile mer...

Po ne pastertine nuk e kemi pas zakon ta perdorim prej hallit me tradite flas , po si duket edhe kjo me te shumtet

Para ca ditesh isha ne aeroport , Pf.Ishte shume interesante: gjermanet , te zotet koncesionare te aeroportit, e kane rrethuar me site teli territorin e tyre dhe brenda kesaj hapsire nuk gjen nje bisht cigareje ne toke. Dolem matane gardhit ,pasi percollem njerzit per tu ul ne nje lokal.Fill matane gardhit, rreze tij fillonte mbreteria e plastikes, qese, shishe plastike, mbeturina etj. E vume re kete dhe miku im tha: he mo se gjermanet e aeroportit i hedhin ketej nga NE si kosh plehrash qe jemi.Pra doja te thoja qe dhe ne aeroport shqiptaret punojne e shqiptaret e popullojne por jane brenda nje sistemi qe funksionon.

Kjo na sjell prape tek shprehja e vellait (s'po e them nga nena apo nga babai) turk: Druni ka dale nga xhehneti!

Ne te rast ky lloj druni eshte dru i te gjitha formave qe perdoret ne cdo shtet, i cili eshte si ajo shprehja tjeter Zoti- - Ligji - nuk eshte mace me te grric

....njerzit formatohen edhe ndryshe mjafton ti vesh mjete ne dispozicjon...se si cdo kafshe tjetere edhe humanet ndryshojne...
Si mund ti kerkohet njerzve higjene kur smerrt mundimin me ven koshe plerash...
Nqse bashkis i intereson pastertia qytetit, duhet ne cdo cep te ket i kosh....qe ai njeriu barbar i perregjur ne mos heren e pare dhe te dyte ...te treten do mendoj qe per 5 metra eshte koshi plerave dhe sdo e hedhi pertok...

Po nejse keto gjera behen kur buxheti bashkis eshte akoma aty....
 

Ne duam të gjithë të integrohemi në Europë dhe nuk përpiqemi ti ndjekim shembujt pozitivë që ata kanë në mënyrën se si jetojnë në qytetet e tyre.

Ashtu de! Jo po se thoshin per cfare na duhet integrimi.

Arsyeja perse mua sa s'me bie pika kur kaloj perpara korpusit, dhe kam pas kaluar shpesh, eshte qe studenteve te Akademise se Arteve nuk iu bie pika, se nuk kane nje pike gjak per nje pike boje, qe as nje cope grafiti nuk e kane bere ne ate germadhe sheshi. Nuk e harroj kurre si per anetaresimin tone ne NATO perpara Akademise u ngrit nje monument i madh festiv, nuk gjej dot foto, qe iu rente pika damlla damlla, qe duhet ta kishin vandalizuar ne mos vene flaken qe naten e pare.

Keshtu qe me rastin e merimanges pozitive, atyre studenteve t'iu bjere nje det i tere mbi kokat e tulta.

Juaji,

A. Roshi

Mire bote,

Me mire do kishit bo po ta pastrojshit shatervanin, dhe me kohen e mbetur te pastrojshit icik me tej... Akoma me mire do kishit bo, po te pastrojshit shatervanin, dhe mbeturinat tja kishit cu bashkise te dera. 

 

Eshte edukate. Kjo gje duket aty ku banojne. Sa vlere( rregull, pasterti, komoditet, modernitet) Kane ato c'kane Brenda neper apartamente dhe shtepite me kate, kur sa hap deren - pisllik masive?!!  0. Sikur secili te bente ate qe I takon si qytetar I ndergjegjshem te raportoj keto xheste primitive .... Por dhe njerezit atje vuajne nga indiferenca dhe individualizmi primitive qe I karakterizon. 

Edukate edukate, kulture kulture..po jo me cuna goca nuk eshte vetem kjo, eshte edhe krijimi i kushteve infrasstruktures qe nga krijimi i plerave, pastrimi,  terheqja, grumbullimi, perdorimi riciklimi, taksat , zbatimi i ligjit mbi kontrollin e teritorit, pergjegjsite me nje fjale, ect te gjitha keto kushtojne para vemendje. Edukata nuk bie nga qielli! 

Dakord dakord, por une keshtu e mbaj mend dem ba ba dem , shkonin deri afer koshit te madh e per ca metra nuk arrinin. Po nga dritaret kur fluturonin? ose e shef komshiun qe hedh plehra- bjeri alo alo 911 plerat dua te raportoj lol. He se koshat gjenden po te duan ato. Kam mbajt njehere nje leter ne dore 1 ore derisa e gjeta nje kosh atje kur qe-she ne Tirone.

Po të instalohet një farë gjobe ndaj njërezve që hedhin plehrat në rrugë, apo që gjuajnë qeset nga dritaret e banjove pa pikë problemi, atëhere do kemi ambjente publike të pastra e të shendetshme si për femijet, pleqtë dhe për veten tonë. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).