Më bëri përshtypje shumë pozitive një organizim i bukur nga shoqëria Dora e Pajtimit, të cilin e pashë rastësisht në Web, përmes poetes së re Elona Çuliq. Vinte shumë energji dhe dëshirë për jetë prej aty, si dhe shumë Shqipëri e mirë. Më poshtë një informacion nga Elona Çuliq, si dhe foto nga aktiviteti.

“Dora e Pajtimit” -  Turizëm Kulturor në Kalanë e Drishtit

Me më shumë se 200 pjesëmarrës në veprimtarinë e thurur datën e 27 prillit në Kalanë e Drishtit, aktiviteti i “DeP” u mirëprit dhe u mbyll me sukses. Ishte ditë kjo nën ndjesinë e gëzimit për të rishfaqur bukuritë natyrore, por edhe të banorëve të kësaj pllaje që gjendet jo veç 16 km nga Shkodra. 

Kllouni Pong ishte protagonisti i ditës që argëtonte, drejtonte dhe u fishkullonte turmës rioshe. Një shteg mbushë me skena të shkurtra teatrale të realizuara nga fëmijët e mensës së Bar Restorant “Vivaldi” Shkodër, i shoqëroi njerëzit nga hyrja drejt brendisë së Kalasë të moçme. Aty i priti me muzikë dhe i dha mirëseardhjen banda muzikore e Shoqatës Jofitimprurëse “The Door Albania”, duke luajtur muzikë të ndryshme, por edhe duke grishë publikun t’i bashkohen atyre duke kënduar, për të ndarë gëzimin e të qëndruarit së bashku në një ditë që festonim të gjithë. Mallëngjimi është bashkëndarë nga të gjithë gjatë luajtjes së himnit kombëtar dhe këngë të tjera që nxirrnin në pah krenarinë e të qenit qytetarë të vendit të shqiponjave.

Gjithmonë të përqendruar në qendër të vendbanimit, Shkolla “Përparimi”  prezantoi në italisht, anglisht dhe frëngjisht informacione të ndryshme mbi turizmin kulturor. Më pas pjesëmarrësit patën mundësinë me ndjekë një eskpozitë fotografike nën kujdesin e Shoqatës  “Dora e Pajtimit” brenda ambjenteve të Muzeut të Drishtit, i vënë në dispozicion nga Komuna e Postrribës. Qëllimi i kësaj ekspozite ishte jo vetëm pasqyrimi i punës së bërë gjatë laboratorit social me fëmijët me anë të fotove të realizuara nga vetë ata dhe nga anëtarët e “DeP”, por edhe promovimin e fumetto-s “fëmijët e ngujuar” (permes prezantimit të kartelave të ndryshme të fumetto-ve dhe të klipeve të realizimit të tyre të projektuara në ambjentet e Muzeut). Ky prezantim  tërhoqi shumë vëmendjen e pjesëmarrësve dhe kjo u kuptua jo vetëm nga pjesëmarrja e tyre e madhe në numër, por edhe nga muret e zhveshur nga fotot në mbarim të veprimtarisë. Fëmijët që kanë qënë personazhe të fotografive të ndryshme janë ndjerë të lirë që t’i marrin si kujtim këto fotografi. Ka qenë një kënaqësi e madhe për “DeP” tek i shihnim duke vrapuar të shenduar nëpër gjithë vendin me foto nëpër duar duke ia treguar prindërve të tyre. 

Pa thjeshtësinë dhe nismën e tyre asnjëra nga këto nuk do të ishte e mundur dhe nuk do të kishte qenë kaq e bukur. 

Një falenderim i madh i shkon të gjithë Istitucioneve dhe Shoqatave që kanë kontribuar me entuziazëm të madh në realizimin e aktivitetit, ndër to përmendim: Bashkinë Shkodër, Komuna  Postribë, Bar Restorant “Vivaldi”, shkolla “Përparimi”, Radio Pulla, dhe Shoqatat  jofitimprurëse  “The Door Albania”, IPSIA, “I care” dhe “Gruaja te Gruaja”.

Dhe një falenderim akoma më i veçantë shkon për të gjithë vullnetarët e “Dora e Pajtimit” që  besojnë në misionin e tyre dhe e bëjnë çdo ditë e më të prekshëm.

Elona Çuliq 

20 Komente

smiley shume domethenese , bravo u qofte ! smileysmileysmiley

Bravo Mondes, gjithashtu!!!

Patjeter smiley

po ka edhe inisiativa te tilla, por fatkeqsisht rrine ne hije sepse njerzit interesohen me shume por politike sikur te ishin te gjithe eksperte te politikes po hajt njerezve te thjeshte nuk u ve vaj por intelektualet qe duhet te bejne me shume ku jane...po ja ky eshte atdheu im dhe mua me ka marre malli shume e mezi po pres te kthehem  

shif ca race e bukur qe jemi! sa pa u korruptu ala. se kur korruptohemi, na bohen turinjt si pare shuk.

"turinjt si pare shuk" se kisha nigju noj here shume e forte do ta vjedh

shif ca race e bukur qe jemi! sa pa u korruptu ala. se kur korruptohemi, na bohen turinjt si pare shuk.

im ate thoshte: " edhe pulishti gomarit kur eshte i vogel, eshte i bukur, i mire e i mencur. Duke u rritur pastaj e duke u bere gomar".

s´ja kom mor vesh ket llaf asiher, dmth qe thua ti, se si ishte kjo pune smiley

shume iniciativ e bukur , rrespekte per organizatoret dhe te gjithe pjesmarresit, keto gjera na bejne te ndjejme mall dhe rrespekt per njerezit tane smiley

smileysmileysmiley nice photo montazh na u duk vetja sikur ishim aty

EM,s'e ke idene sa shume me ke kenaq me kete qe ke pru,perveç kenaqesise qe ndjej kur shof  e degjoj  per ngjarje te tilla qe atje ndodhin, e thoja dhe nje dite tek nje teme tjeter qe s'me kujtohet,nuk eshte bardh e zi,ka probleme pa fund,por ka edhe ndryshime pozitive,une shkoj shpesh prandaj ta them,flm!

Shume bukur ! Jane pikerisht keto pamje qe te japin kenaqesi duke treguar se nuk eshte cdo gje e zymte sic e paraqesin ca propagandiste te rinj.

Keni te drejte. Bota eshte plot me vende ku femijet mbajne ne duar pankarta me sloganin "Jemi kunder gjakmarrjes".

p.s. Per te mos u anashkaluar edhe perdorimi i gjuhes se huaj.

p.s. Per te mos u anashkaluar edhe perdorimi i gjuhes se huaj.

OJQ-ja qe e organizon eshte italo-shqiptare.  Nga ana tjeter, faqja e tyre online nuk eshte e perkthyer ne shqip, ose une s'e gjeta.  Ne FB i gjen ne shqip.  

Keto momente mund te sjellin vertete caste te bukura per ata femije, sic dhe shihet nga fotot.  Por kur mendohen disa nga shkaqet e nje organizimi te tille, ose fakti qe nje OJQ gjysem e huaj duhet t'u tregoje rrugen femijeve e te rritureve per te Kalaja, eshte e trishtueshme.  

Si ne cdo aspekt tjeter te jetes shqiptare, s'ka se si te shkelqeje vete-organizimi, pale pastaj ndjenja e te qenit ne komunitet. 

Nuk shikoj asgje te keqe mes bashkepunimet italo shqiptare ne kete fushe, ne fund te fundit Italia ka me shume eksperience se ne shqiptaret ne aspektin e ndihmes qe mund te jepet ne kete rast. Un di qe jugu i Italisa ka shume probleme te tilla te ngjashme dhe ndofta nje dite jo te larget italianet mund te marrin shembull nga shqiptaret

 Kam pershtypjen se peshku ka per te te bere shume mire ty..te uroj te vazhdosh ta ndjekesh per dite,te pakten 3-4 ore ne dite te jesh ne shoqerine e tij,pasi e shoh qe Italia e paska humbur betejen!! 

kete keshille e ke nga eksperienza jote ne ppu

Keto foto te çelin syte !

Legjenda e thote se turku ne terheqje e siper kishte groposur thesarin e tyre ne Kalane e Drishtit.Tash,ku ka thesar me te madh se fytyrat e lumtura te ketyre voglusheve ?

p.s.

Aty afer eshte dhe Ura e Mesit.Me kishte lene pershtypje sepse shume i ngjante Ures Terzive-te vetmit vend ku bashkohet trupi dhe shpirti im.

E bukura e ketyne iniciativave asht kur sheh qe deshires tande per me ia ndryshu diten ketyne femijeve dhe per me i dhuru nje buzeqeshje, i bashkohen shume njerez. Une kam kene me fat qe kam kene pjese e projektit te DeP, me ka ba ma humane. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).