Dom Gjoni është një fshat i Mirditës që ndodhet vetëm pak kilometra larg “Rrugës së Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit. Ka qenë një fshat relativisht i madh, me rreth dy mijë banorë. Tashmë është mpakur në disa dhjetra-qindra banorë.Është një fshat 100% katolik, me njerëz miqësor dhe të afrueshëm. Pak a shumë si gjithë fshatrat shqiptarë. Në qendër të tij, ashtu si thuajse gjithë fshatrat me një farë madhësie, ka një lokal, që është ngjitur me një dyqan ku mund të gjesh nga çorapet, tek çokollatat, coca-cola, orizi e vaji. Nuk mund të mungonte sigurisht edhe një bilardo, karakteristike për fshatrat, ku pjesa mashkullore kalon pasditet dhe darkat. Kishte edhe gjurmë moderniteti në fakt, duke qenë se në lokalin e vetëm të fshatit, që ishte shndërruar edhe në lloto, kishte dhe internet. Veçse ndodhej vetëm një kompjuter dhe djelmoshat domgjonas ngjeshnin kokat me njëri-tjetrin për të parë me kërshëri personin që lundronte jo pa vështirësi në internet.

Përballë lokalit ndodhet një shkollë 9-vjeçare, ndërkohë që ndryshe nga shumë fshatra të tjerë, varrezat e Dom Gjonit ndodhen pikërisht në qendër të fshatit, mu pranë shkollës. Panorama e qendrës së fshatit plotësohet me një kishë. Nuk kishte shumë kohë që ishte ndërtuar, diku tek 2-3 vite. Dhe, kishte një arsye në fakt, që ishte ndërtuar kaq vonë. Vite më parë, disa prej djemve të fshatit, kush e di përse, kishin gjuajtur me gurë priftin e fshatit, duke bërë që ky i fundit t’i mallkonte, ndërsa fshati të mbetej pa prift dhe kishë. Por, edhe tani që e kanë kishën, nuk është se u shërben shumë. Ajo ri mbyllur shumicën e kohës, ndërkohë që prifti i caktuar në të vjen në fshat dy apo tre herë në muaj, në mos më rrallë. Çuditërisht, në fshat shihje shumë pak bagëti. Edhe në arra nuk është se kishte shumë të mbjella. Në bisedën e bërë në lokalin e vetëm të fshatit, mësova se pjesa më e madhe e domgjonasve, përveçse kishin nga një shtëpi të rregulluar në fshat, kishin edhe një apo dy shtëpi në Tiranë. Më vonë do e kuptoja arsyen.

Dom Gjoni shtrihet poshtë malit të Munellës, motivit të vizitës sonë. Së bashku me disa miq, kishim vendosur të ngjiteshim sipër në mal. Munella është diku tek 2400 metra i lartë dhe në majën e tij mund të gjesh borë gjithë verën. Natën e kaluam në fshat, në çadra. Edhe pse fillim maji, nata ishte ende e ftohtë, ndërsa për të fjetur ishte paksa e vështirë. Jo më shumë nga i ftohti, por nga muzika e dasmës së një vajze shumë të re, 18 vjeç, që bëhej atë natë. Vite më pare, sipas disa prej banorëve vendas që na bënë shoqëri, do ishte absurde të mendohej që të festohej martesa e një vajze. Në veri, martesa e një vajze shihej si një ngjarje e hidhur, pasi po largohej nga shtëpia një pjesëtar i familjes. Për këtë arsye nuk festohej. Por, kohët kanë ndryshuar. Tashmë jo që festohet, por në dasmën “tonë” kërcehej që nga ritmet e “Makarenës” së famshme, deri tek “Gangnam Style”.

Sapo zbardhi mblodhëm çadrat dhe u nisëm për t’iu ngjitur Munellës. Nuk ishte shumë e vështirë në fakt, pasi për fatin e keq të tij, kishte një rrugë makine, që mund të ngjitëshe me lehtësi. Por, nuk zgjodhëm rrugën e lehtë. Vendosëm të ngjiteshim përmes një shpati të thikët të malit, të mbushur më shumë me shkurre se me pemë. Ngjitja në mal do të na shfaqte një pamje dramatike. Dora e njeriut nuk kishte lënë pemë në këmbë. Një masakër e frikshme, e ngjashme me një apokalips. Tani po e kuptoja se si kishin arritur të blinin nga një apo dy shtëpi në Tiranë këta fshatarë miqësorë me ne, por jo me pyllin, që nuk merreshin me asnjë veprimtari bujqësore apo blegtorale.

Për 20 vite me radhë, në këtë mal është prerë çdo pemë e mundshme, duke shkatërruar kështu krejt ekosistemin. Në të nuk gjendet asnjë kafshë pylli apo shpend. Të vetmet gjallesa që hasëm rrugës dhe në mal ishin disa nepërka dhe gjarpërinj, që nxitimthi fshiheshin, dhe një buf që këndonte trishtueshëm, ndoshta gjendjen e këtij mali. Asnjë tingull gjallese tjetër. Madje as cicërimat e zogjve. Asgjë. Vetëm heshtje trishtuese. I vetmi ngushëllim ishin disa livadhe mahnitëse për syrin, dhe dy-tre ujëvara jo shumë të mëdha, në të cilat çuditërisht gjetëm disa turistë. Ishte një ekspeditë me kosovarë, të cilët kishin vendosur të ngjiteshin deri në majën e malit.

“Vallë nuk iu bën përshtypje kjo masakër mjedisore që kanë bërë? Po shteti përse nuk ka ndërhyrë gjithë këto kohë”, pyeta jo pa irritim udhëheqësin e grupit tonë, Petritin, që është larguar nga Dom Gjoni shumë vite më parë.

“Ka qenë e vetmja mundësi që ata të jetojnë dhe fitojnë”, mu kthye me qetësi ai, ndërsa duke psherëtirë, mungesën e ndërhyrjes së shtetit e justifikoi me pragmatizëm, me faktin se Munella është shumë larg për t’u shtrirë dora e ligjit. Kthimi për në fshat, përveçse i trishtueshëm dhe i ngarkuar emocionalisht nga pamja e masakrës së kryer, ishte i bezdisshëm edhe prej tatëpjetës së pafundme që duhej të përshkronim, por dhe lodhjes që bënte punën e vet, dhe vapës. Gjithë entuziasmi i fillimit të udhëtimit ishte zhdukur dhe tashmë ç’prisnim që të mbërrinim në fshat, për t’u kthyer në Tiranë.

Duke u kthyer në Tiranë, rrugës për në Kamëz rivura re mobilieritë e shumta që shtriheshin njëra pas tjetrës. Shumë prej pemëve të prera barbarisht në Munellë, me siguri që kishin përfunduar aty. Këtë fat duhet të kenë pasur apo do të kenë edhe pemët e shumë pyjeve të tjerë. Ndërkohë, ne nuk na ngelët gjë tjetër veçse mllefi dhe irritimi. Ndenja që do të na shoqërojnë deri në sensibilizimin e mundshëm të shtetit dhe vetë shoqërisë. Me shpresën që deri atëherë të mos jetë shumë vonë.

39 Komente

Mllef është pak të thuash. Kaq të egër të jenë këta njërez sa të mos kenë dëshirën më të vogël për të ruajtur natyrën e tyre, pyllin, pemët, shpendet e kafshët. Mirë që i presin, por pse nuk mobilizohen për të mbjellë pemë të reja që të rekuperojnë disi shkatrrimin që i bëjnë vetes së tyre. smiley

Kaposh, shikoje Kete Shqiperine, qe shikoj une dhe pastaj me thuaj ! ......edhe sic di te flasish shpesh, kuturu fare.

Sa zbuluar paska dale ariu te foto e dyte, nje kope me nja pese ujq te foto e katert, me e bukura qenka foto e peste nje tufe me kaprolla qe po kullosin ne barin jeshil , ketri iriqi dhe nje dhelper aty te foto e gjashte mezi duken. eh c'far pamje mahnitese.

Kta njerez qe drejtune ket ven ne kto 20 vjet,vetem per zhberjen e shtetit ne trunin e shtqiptareve,duhen there si kecat.Sistemi ndrroj gjithanej,po s'ka ndodh nje baterdi e tille gjekundi.Mos me shku larg,shih Kosoven,pyjet e Sharrit jane nje mrekulli qe te mahnit.

Nje shtet ne durt e langarqve asht i destinum te zhbahet.Nje here ndodhi,po ndodhi per s'dyti,s'do kete ma Vranick. smiley

Ki pak durim se edhe Kosova do behet si Shqiperia.

Tu thaftë goja!

 

 

Kujdes me keto fjalite e shkalles deshirore absolute.Une vetem sa them faktet .Prishtina psh eshte mbushur me ndertime pa leje..

Nuk e kisha personale "urimin" dhe pse tingëlloi e fortë si koment. S'kam asgjë kundër teje, thjesht lutem që ajo që t'i parashikon të mos bëhet e vërtetë!

Ne verën e vitit 1995 isha mik ne nje fshat te Kuksit. Ne 'lyrashoren' aty afer (kshu i quante nje shok pijetoret e kohes qe mbine si kerpudhat ne vitet e para te dhjemokracise) njihem me nje 'biznzsmen drush'. Nisi  te me shpjegonte se si i kishte hyre pyjeve rradhe dhe sipas llogjikes se tij, kur ti dilte ne fund, ketej nga kreu filizat do ishin bere per tu prere perseri. Me nje fjale 'minier florini e pa funme' e vap nje dopjo raki me fund dhe nje  turshi speci nga pas. 'Po do dru m'nis llaf e ka po ta bi zisin ku t'dush, hajt shnet! Mushe dhe nji.'

Sduhet harruar konteksi i kohes ku gjendja ekonomoke ishte katastrofe. Vitet e para te demokracise ishin anarshi totale, nuk u ve faj robve qe luftonin per mbijetese. Degjenerimi kishte filluar qysh nga fillimi i viteve 80 nga vete diktatura e cila per te futur valute (ishim nen bllokaden  kapitalisto/revizjoniste) nisi te shfrytezonte gjithe burimet natyrore pa limit. 

Pamje tejet te trishta, sikur kane bombarduar duket. Gjithesesi ska te bej fare me njerzit po me mungesen totale te shtetit, duke filluar qe ne Dom gjoni deri ne Tirane.

 

NDALOJENI ATË DORË

Ku janë pyjet bukuroshe,
Ahishtet, pishat e lisat e gjatë,
Që aq bukur ju këndonte,
Naimi poeti yne i madh.

Ato pyje shekullore,
Që u bënin ballë stuhive t,egra,
E mbanin mbi shpatulla peshën e dëborës,
E s'trëmbeshin nga shkreptimat e qiellit.

Të sakatuara e të vrara,
Sot jane katandisur këto pyje,
Ato të zezat motorsharra,
Po i presin pa pikë mëshire.

Ndalojeni atë dorë te zezë,
Këto pyje mos i shkatërroni,
Mos i bllokoni mushkërit atdheut,
Do të jetë vonë kur ta kuptoni.
    ******************** NDALOJENI ATË DORË
 
Ku janë pyjet bukuroshe,
Ahishtet, pishat e lisat e gjatë,
Që aq bukur ju këndonte,
Naimi poeti yne i madh.
 
Ato pyje shekullore,
Që u bënin ballë stuhive t,egra,
E mbanin mbi shpatulla peshën e dëborës,
E s'trëmbeshin nga shkreptimat e qiellit.
 
Të sakatuara e të vrara,
Sot jane katandisur këto pyje,
Ato të zezat motorsharra,
Po i presin pa pikë mëshire.
 
Ndalojeni atë dorë te zezë,
Këto pyje mos i shkatërroni,
Mos i bllokoni mushkërit atdheut,
Do të jetë vonë kur ta kuptoni.

@Xhavit Gasa.
LONDON

 

"Do te jete vone kur ta kuptoni" 

Ore nuk e kupton qe robt e trashe nuk marrin vesh, po s'e provuan ne kurriz. Mnjfjale aty ku i djeg me shume, te shtepia, te portofoli. Mire ti behet. Ashtu si i futen leket ne firma ne dore sharlatanesh. Shiten shtepi e katandi,mbyllen leket ne firma e pastaj mbeten me gisht ne goje. Mire ja bene Xhaferrie Sudja qe ja futen, perdrsyshe nuk mesojne. Ja sot do ti besonin ti jepnin leket dikujt me 30% ne 2muaj? Jo, sepse e hengren njehere. E mesuan leksionin ne kurriz. Keto kur te perfundojne bathoreve e kenetave, sepse ne vendin e tyre nuk kane me shtepi ose me cfare te ngrohen, sepse prene gjithe pemet, atehere ndoshta do ta kuptojne. 

E mo mire, i prene gjithe pemet, vendin e tyre e shkretuan vete. Do te mbarojne pemet, nuk do te kene me cfare te ngrohen, shtepiat do te fillojne te shemben nga erozioni si pasoje e zhdukjes te bimesise, do te qahen ne protesta rrugeve. Kur te mos kete mbetur asgje, do te detyrohen te shperngulen nga vendi qe vete shkaterruan e do te perfundojne migrant ne ndonje cep te humbur te Bathores ose te Keneta ne Durres e pastaj duke kerkuar pune si hamall ne ndonje shesh. 

Hunter, nqse ti je vertet punonjes shteteror (dikasteri) dhe vertet ke kete mendim mbi rolin e shtetit ne ceshtje mjedisore, dhe sidomos nese ky mendim eshte ai qe mbizoteron atje te ju (dmth edhe pala tjeter politike perfshire), kjo do me bente te kuptoja me mire gjithe derexhene, si dhe do e varroste edhe me thelle shpresen qe nje dite do kete sy per Qabe. Nqse jo, eshte normale, keqkuptime mbi rolin e shtetit - pavaresisht linjes ideologjike, e djathta, e majta s'kane te bejne ketu - ka kudo dhe nga te gjithe. 

Dije qe ky para se te jete nje krim individual, eshte nje krim shteteror, shume me i rende se nje incident zgjedhor, ta zeme. Nuk ka te beje fare ajo qe pyjet jane ne varesi te komunes apo te qendres. Ato jane Ponc Pilat-lleqe. Per krime te tilla duhej te kishte denime maksimale.

Jo je komplet out. Flm per moralizmat, po nuk i ndjej nevoje. Mund ti kursesh. Per ato qe jane shkaktarete fatkeqesise tyre, shtepite buze lumit, kodra qe i vjen te shtepia sepse preu pemet, nuk kam ndonje ndjeshmeri.

mire. tani jam i qarte.

dite te mire.

Nuk gjen asnje kafshe ne pyll... vecse homoalbanistanus...

Nuk ka shtet - ka vetem te shkret

Mire shteti  me ekzekutiv destruktiv, por dhe keta banore heret e vone do e pesojne si  Shkodra me ane te permbytjeve,  vriteni natyren heret a vone ajo do ju vrase juve!

kur shteti eshte i domosdoshem ne vende me fshataresi tejet te perparuar si Austria (atje kane qene perqendruar gjysma e bujqve "bio" - biobauern - te europes) lidhur me pyjet ne pronesi te tyre, ne ate vrromen tone ekologjike as qe diskutohet qe duhet te ishte rojtari i pare me pushke ne dore dhe burg te hapur. 

PS: Komenti i SFR_PARIS me lart ishte i shkelqyer si vete e verteta. 

 

Edhe nje bombe berthamore do kishte  bere me pak dem. 

Miresevini ne RRumpallLand !

 # Trusti I Geshtenjave te Tropojes

po OJQ-te ku jane? Ku eshte Sorosi?

Trishtim, ai popull do kishte fituar me shume nga turizmi malor e per nji kohe te pafund (sustainable) nqs ai pyll do ishte ruajtur. Edhe pse sdua, duhet thene qe ai pushtet jo vetem qe nuk ben gje por i ka futur ne koke popullit permes propagandes dhe sjelljes se pushtetareve idene se duke shkaterruar cte gjejne mund te behesh i pasur shpejt e pa mundim. Kete masaker ai vend do ta vuaje gjate.

te kishin goje te shkretat peme, kush e di sado bertisnin nga dhimbjet, ouch.

Te gjitha vijne bashke... kur dhe ne qender te qytetit dominon miopia dhe hajdutlluku, si te mos jete ashtu ne periferi?

Miopia dominon dhe tek peshku pa uje, vetem 22 komente. Nderkohe qe per nje shkulje veshi te supozuar ose nje sondazh elektoral ka mbi 400 komente. Gjeja me e trishte eshte se keta militantet e semure as qe i begenisin keto tema dhe vazhdojne ate tifozllekun e semure per partite politike qe e katandisen vendin ne kete derexhe.smiley

Kaposh, shikoje Kete Shqiperine, qe shikoj une dhe pastaj me thuaj ! 

...keto pamjet e mesiperme  vertete te pikellojne, por kjo kasapane edhe mund te shmangej nqs keto  prona(pyjet) do ishin kthy me kohe ke i zoti.Kuptohet se pinjollet e regjimit  komunist qe e zhveshen  pronarin nga prona e tij dhe pronën e konfiskuar e ndan si “dhuratë të partisë“  token "atij qe e punon", nuk kane si te sillen ndryshe nga eterit e tyne.

..kurse.. shikoje ket Shqiperine tjeter o grave; keto pamjet e meposhme tregojne se cfare mbrekullije mund te bej prona private(pyjet) kur i kthehet te zotit.(60 ha pyje Korce-Erseke). smiley

Nje-shifrore.

Ej, i ka mallku prifti, s'bojne hajer! smiley

fotot te kujtojne kete klipin e Michael Jackson....

 kjo eshte nje nga arsyet kryesore qe nuk e honeps Edi Ramen, me kujtohet kur ishte kryetar bashkie i preu bredhet qe ishin tek sheshi skenderbe me siguri per te fituar disa leke te qelbura, kur e kam pare sheshin skenderbe ne ate gjendje kam qare nga merzia.  Tirana i kishte pemet e vitit te ri ne qender Rama i preu.. Ato njerez qe presin pyjet mushkerite e Shqiperise nuk i kuptoj

Per te gjitha mund ti japesh faje Edi Rames, dhe per planin e sheshit, por ne krahasim me te tjere, beri me shume per tiranen. Nje gje nuk kam kuptuar ama, si u ndertua ajo qendra tajvan?

mua me dulet se Lulzim Basha po punon shume mire ne Tirane kurse per tajvanin thone qe eshte pronar Edi Rama por un personalisht nuk i kam zili pasurine askujt

Ata bredhat ishin kalbur dhe skishin me asnje efekte.

Kto pamje qe shikoni o shqiptar jane rezultat pa nje pa dy, i Shtetit shqiptar  qe nuk di te mbroje as pronen e vet shteterore as ate private, dhe  edini pse ? Sepse  sic thote nje proverb popullore " I kane varur Ujkut melcite ne qaf (ti ruaj)" sepse shqiptaret kane ne krye hajdute dhe kusare, qe nuk u dhimset prona e perbashket, pasuria kombetare!As nje shtet ne bote nuk lejon te shkatrohen pyjet keshtu sic shkatrohen ne Shqiperi! As nej shtet ne bote nuk lejon qe te shkatrohet toka buqsore, ose te lejoj te permbyten fusha e te ato te kthehen ne keneta sepse nuk kujdeset njeri, nuk investon njeri! E kemi thene perhere, kush eshte fajtpori! Kjo eshte ne realitet ShQIPERIA tjeter ajo e verteta! 

smiley pa shkuar deri ne veri,boll ti hesdhesh nje sy tiranes,,,,kam banuar shume prane tek selvia dhe e gjithe ajo rruge ne te dy anet e trotuareve ka qene plot peme,kur ishte vjeshte vinin punonjesit e komunales,i krasisnin per tu gjalleruar ne pranveren e ardhshme,ato peme me flisnin,dua ti prek se kam kaluar femijerine dhe rinine time,sot nuk jane mesmiley....nuk e kuptoj pse mqs atje ndertimet qe jane bere s'kane prekur bordurat e trotuareve dhe ajo qe me trishtoi se fundmi kur kalova ne ate rruge,me thane se ishte ne plan te rregullohej,por si? alla shqiptarçe,kishin hapur kanale gjate gjithe rruges te lena ashtu si varr i hapur,kush e di kur do i vi koha te mbyllen e te rregullohet rruga.....kur bej krahasim me ketu ku jam qe mbasi mbyllin nje kanal,e fshijne edhe rrugen burrat si gra te mirasmiley

Cfare masakre thoni mer koministat e derrit.

Aty esht hap vend per dru arror dhe per ullinj... ne ja kalojme dhe Gjermanise per peme... rroft Vucidoli!!!

Po derisa tere fshati i qenka vene Priftit me gure duke e perzene kot qe flasim per pemet e shkreta , dhe jam i sigurte qe pyllin e kane ndare ndermjet njeri tjetrit se te huaj as qe behet llaf me shku me i pre Pemet , atje edhe kur shkoje me gjujt ne kohen e sezonit duhet te merrje leje ne fshat , dmth qe Pemet kane qelluar fatkeqesisht ne fshatin e gabuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).