Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku udhëheqësin e duan më shumë se udhën!

***

Atdheu im është i vetmi vend, ku njerëzit u këndojnë këngë dhe himne dashurie udhëheqësve që në të gjallë të tyre dhe udhëheqësit shkojnë mes rapsodëve me buzë në gaz dhe të veshur me antiplumb.

***

Atdheu im, ku kryetarët e partive zotohen solemnisht që në rast humbjesh të zgjedhjeve të japin dorëheqjen dhe qëndrojnë në majë të partive qysh prej 23 vjetësh.

***

Atdheu im është i vetmi vend, ku po të bësh një sondazh të sinqertë njerëzit do të preferonin që nga ajo kohë, më mirë t’u kish mbetur komunizmi se sa u mbetën komunistët!

***

Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku në karrigen më të lartë të parlamentit, gjen edukatën më të ulët!

***

Ësht’ vendi ku po të shkosh e të zgjosh pa pritur kryetarët e shtatëdhjetë e ca partive, duan kohë të mbledhin mendjen që të të përgjigjen në cilin koalicion zgjedhor janë ato ditë!

***

Atdheu im është vendi ku vazhdojnë kërkimet për një medikament që t’u injektohet tërë banorëve, që ata të mos kujtojnë dot, se çfarë kanë thënë kryepolitikanët për njëri tjetrin!

***

Atdheu im, ku gjenden të gjitha barnat dhe medikamentet e botës me përjashtimin jo në spitalet shtetërorë… ku shërbimi shëndetësor i shtetit dëshmon përditë se sa i mrekullueshëm është ai i privatëve… Dhe ku ministrat e shëndetësisë dhe kolegët e tyre lenë të dy këta shërbime dhe kurohen jashtë shtetit!

***

Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku të rrëmbesh një pronë, të zaptosh një truall e të ngresh një ndërtesë pa lejë, në vend që të të dënojnë të pajisin me tapi!

***

Atdheu im është i vetmi vend, ku nuk mund të maten temperatura nën hije, pasi tërë pyjet janë prerë!

***

Është vendi, ku shumë prindër u urojnë fëmijëve jo që të bëhen shkencëtarë, por doganierë!

***

Është vendi, ku historia përdoret për nevoja politike dhe në çdo tetë vjet shkollat marrin tekste të rinj të historisë, në të cilët nazistët largohen nga Shqipëria herë më 28 dhe herë më 29 nëntor.

***

Atdheu im është vendi, ku shkollat më të rëndësishme janë Instituti i Fizkulturës dhe Fakultetit i Mjekësisë se studentët nuk shkojnë atje për t’u bërë trajnerë, pediatër dhe kardiologë, por ministra dhe kryeministra e vitet që vijnë, premtojnë që fatet e vendit të jenë në duart e boksierëve!

***

Është vendi, ku numri i turistëve vizitorë, është propaganda më banale dhe ky numër fryhet e fryhet edhe me pilotët e huaj dhe shoferët e autobusëve që flenë atë natë në Shqipëri. Të kesh katër valixhe matanë trarit të kufirit dhe të shkosh t’i sjellësh një nga një, të numërojnë për katër turistë!

***

Është vendi, ku qëkurse shifrat e statistikave shqiptare dalin nga zyra e kryeministrit, Amerika nuk është më vendi më i mirë në botë. Pra, tani që shifrat i shpall qeveria vetë, vendi më i mirë në botë është këtu, ku jemi ne! Sipas shifrave!

***

Atdheu im është i vetmi vend, ku krenohen edhe pse janë të fundit në kontinent, që përmbysin komunizmin; të fundit që anëtarësohen në NATO dhe në Bashkimin Europian, dhe ku qeveria pret urime të përzemërta që edhe në Shqipëri, pas vitit Dymijedymbëdhjetë, edhe tek ne erdhi Dymijetrembëdhjeta!

***

Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku kriminelët i kërkon populli dhe i fsheh policia!

***

Atdheu im është i vetmi vend, ku sigurimi i lëvizjes së lirë u prishte punë skafeve dhe kur u arrit lëvizja e lirë, skafet patën mbaruar punë në dëbimet masive të shqiptarëve jashtë shtetit te tyre.

***

Dhe së fundi, lërmëni të huazoj e përshtas një shprehje të një poeti fqinj: atdheu im është ai, ku tërë njerëzit duan të jetojnë në një vend tjetër, por duan që ai vendi tjetër, të jetë këtu në Shqipëri!

121 Komente

Atdheu im është i vetmi vend, ku po të bësh një sondazh të sinqertë njerëzit do të preferonin që nga ajo kohë, më mirë t’u kish mbetur komunizmi se sa u mbetën komunistët!

.smiley

Pëllumb ti s'e dashke Shqipërinë, nc nc nc. T'i ka zënë sytë e mira e Amerikës. 

Jo ky se ka keq , po ka gabuar ne cdo fjali kur ka thene " i vetmi vend ne bote " , te keqen teta  smiley, ne cdo vend te botes peshku madh e ha te voglin , edhe te medhenjte do hane perhere po coku tepron ndonje hale dhe per te vegjlit , kurse te ne i kan marr te gjitha . s'ke cte marresh me , na kan ran per ise killer-fish

Gjithe jeten "pene e vyer " . Ne kohe konkrete gjen dhe humorin konkret . Me dhimbje vella me dhimbje ...Nje kendshikim mjaft Origjinal i dashnoreve te rij i te "se e bukura e dheut zotrij "

Atdheu im është i vetmi vend, ku nuk mund të maten temperatura nën hije, pasi tërë pyjet janë prerë!

Per te qare e per te qeshur !!!! Ky eshte P.Kulla Real !

Kurse ky eshte Enver Hoxha jote REAL :

Letra e Edip Tërshanës  për E. Hoxhën

Enver! Ideali Kombëtar më ka ba që jam kundra Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Unë isha në Dibër krijuesi i saj. Lëvizja Nacional Çlirimtare është në tradhti të Atdheut, se jo vetëm hoqi dorë nga Kosova e Dibra, por sot me Pushtetin Popullor Shqipëria është në robëri të Beligradit politikisht dhe ekonomikisht. Sot organizatorët Sllavë janë ata që drejtojnë punët shtetërore dhe para-shtetërore. Kjo është tradhëti. Sot politika e jashtme e juaj sllave ka shkaktuar që UNÇ të jetë kundër nesh humbin shumë miq; kjo është Tradhëti. Jam kundra për vrasjet me gjyq dhe pa gjyq, që i bëhen këtij populli, pse kështu don sllavi. Për 20.000-30.000 që dergjen në burg se s’janë “Komunista” sllavë. Kjo është tradhti. Jam kundra se e plaçkiti. Ky është pushteti që varfnoi tregun shqiptar për të vesh klyshët e Rusisë dhe e la popullin byth-lakuriq, ndërkohë që ne kishim për 20 vjet vesh-mbathje; kjo është pra tradhtia. Jam kundra këtij Pushteti, se është spekullator tue grabit popullin me Ligj dhe mallin e sekuestruar nga tregtarët po ja shet ma shtrenjt se ç’e kishin ata, duke lanë në rrugë një numër f amiljesh të tregtarëve kinse janë spekullatorë. Kurse Pushteti është në spekullator, se ja mori misrin 10 lekë e ja shiti 11.50; ja mori grunin 10 lekë ja shiti 15 mori duhanin 15-20 fr dhe ja shiti 100-120 fr. Mallin e U.N.R.A.S nuk e pa populli, se një pjesë e madhe e tij, shkoi në Rusi e të Titua. Kjo është tradhti. Jam kundra se për dy vjet kemi shpenzuar dy miliard e disa milion fr shqiptare për të ushqyer Pecot e mashorët e Frontit. Sot thuhet g jithçka për pushtetin, ndërsa dje Nacionalistat thonin gjithçka për Atdheun. A nuk janë tradhti këto?

... Jam kundra thirrjeve “Jemi bijtë e Stalinit”, sepse ulin shumë poshtë rininë, aq poshtë sa kur përmend Stalinin, të gjithë ngrihen në këmbë. Jam kundra se injoranca s’don kulturën; kështu duan sllavët. Kjo besoj është tradhti. Jam kundra sepse s;ka liri fjale e shtyp të lirë. Ka vetëm terror. Kjo është shqiptarizëm: të rrojnë të Frontit, të tjerët të vdesin? Jam kundra se në Historinë për Shkollat Unike thuhet: Ballkani në kohët e lashta banohej prej grekërve e maqedonasve e se ilirët e lavdishëm u zhdukën. Kështu i shërbejmë imperializmit sllav. Pjetri tha: Rusia duhet të ketë tre sy: Vlladivostok, Petrograd e Durrës dhe dishepulli i tij Stalini me pushtetin tradhtar të sotëm në Shqipëri, ja mbrriti dhe kësaj ëndrre. Jam kundra, se grabitni teshat e “reaksionarëve”, si i quani ju pra grabit dhe ha. Kësaj i thonë me vjedh lirisht. Jam kundra, se oficerë të Mbrojtjes këtu në Dibër, arrijnë me grabitë gratë e botës, me grabitë karriollat e teshat shtëpiake e askush nuk tha ndal. Kjo është poshtërsi. Jam kundra, se tregtia, toka dhe nëntoka, Ekonomia Kombëtare janë në dorë të sllavëve. Njëzet shoqni jugosllave në ekonominë shqiptare, a s’është kjo tradhti e naltë? Enver Tue çfaq këto, tue qenë i vendosur me Idealin Kombëtar, unë kam qenë, jam kundra Pushtetit e këtë ja kam vu në dritë popullit, i cili e ka pa dhe pranu se 95% është kundra Pushtetit. Revoltën veç terrori i madh e mban. Pret nënë e mjerë, pasi i jati të vrasë të birin e bijtë e vet. Edhe kjo është tradhti e pushtetit popullor. Ky pushtet futi përçarjen toske e gegë, katolikë e ortodoksë, myslimanë e ortodoksë, pra tradhti e naltë. More të mjerë, ju ka verbu fanatizma e ideologjisë dhe nuk shifni faktin që po i bëni popullit varrin. Këtë varr, jeni tue ja ba Atdheut edhe me politikën tuaj të jashtme. A s’është tradhti? Rroftë Ideali Kombëtar Rroftë Shqipëria me Kosovën, që ju ja falët Jugosllavisë! Rroftë Populli shqiptar! Rroftë flamuri kombëtar i panjollosur!

Edip Tërshana 22.11.1947

LefKope keshtu si per solidaritet prej membri ,  sa per tu gjendur prane teje ne kete dite te veshtire , per JU te Afermit dhe Shoqerinejo Politike !

Mire je nga shendeti mendor ? Ke pat ndonje krize personaliteti apo dicka te tille ? Si je nga "kokrrat " ? Me mastera ngarkuar nuk je prezantuar keq , por qe kur zevendesove Y - ne ....me I ne fund , mendova se dicka e madhe i ka ndodhe LefKOPESE . As ajo e deformimit te vijes se Partise pas leximit te IDIOTIT nuk me kane prekur kaq keq perfatin tuaj .Te lutem keshtu s ianetar te te njejtit Blog ...Clirohu nga zllote ! Qesh ...Ke qene e mire .Isha xheloz edhe ndaj babasqapit perse te kishte gjetur Vrimen dhe ta perdorte vetem ai si Melodi ....smiley

Shikoje edhe njehere veten Lefteri . Clirohu nga demonet  e gollogungave !

Sa per te kujtuar , eshte prrurje per Art e Kulture , per thenie nga pena e VYER Kulla . Nuk eshte per Tersheren as per Grurin as per Elbin . Clirohu LefKOPE  Cliroh...cliro ...clir ..cli ...cl....c.........Po s'te beri fajde dhe kjo keshille vrapo tek ndonje psikolog sa eshte HERET ! Me shume fati qofte me T... yyyyyy ne fund ! 

Me keqardhje Oidirsi smiley

I madh je o Kulla, pene e forte. Njera postullate me e gjetur e me e goditur se tjetra. Ti je meshirimi i idealizmit, i humanizmit dhe i krenarise sone kombetare ne keto 30-40 vitet e fundit. Mos u plaksh kurre!

Z.Kulla, une nuk e di ne je Mjeshter i Madh ti, por nga sot Mjeshter i Madh eshte edhe Kozma Dushi.

Atdheu im është ai, ku tërë njerëzit duan të jetojnë në një vend tjetër, por duan që ai vendi tjetër, të jetë këtu në Shqipëri!

smiley

...lulet i hane gomeret!

+1

....100-cja eshte 1000-she.. dhe 1000-shja eshte 100-she.

o pellumb sorra po rri o pellumb mos shkruaj per attheun tend se ka shkruar Naimi ka shkruar  Kadare

 

Mos t`ju vij keq, mos u ofendoni, mos t`ju vij turp ka shume te verteta ne ato qe thote Kulla! 

Kulla eshte Prototipi i justifikimit te "kritizereve  te semure menderisht " ...Beni dhe JU dicka qe ne kohe veshtiresie njerzit te Qeshin .

E cfare ofron vuvuzeleria patriotike ? ...Nje dyshe sharlatanesh ...Babasqapi me dylqinjen e tij Topallke dhe kete dyshe , jo ne Humorin njerzor NORMAL . Dy anormale Patriotiko -Politike  smiley Do thone Tufa e LefKOPEVE ....nuk eshte pak ...PO , eshte nje kostatim i drejte .Dy karagjoze Historik nuk jane pak!

Shtetine tyre  ka kometuar dhe Kulla por .....per  njerzit Normale  smiley

Z Kulla,kenaqu qe te pakten je i lire te thuash ate qe mendon,po dje???

ditet e mira pasketaj vine!

Kom vone re se Lega Nord e PD-se o tu u prezantu fort ne peshk keto dite... Dune me justifiku certifikimin e dates 5 Maj.. smiley 

Pervec njerit postulat, atij qe fliste per turizmin, numurimin, te tjerat me pelqyen. 

Pse nuk eshte e vertete, gjithe shqiptare qe kane pasaporte amerikane regjistrohen si turiste. Po keshtu dhe gjithe kosovaret qe thejsht kalojne tranzit per ne Malin e zi njihen si turiste. Pse me verte e beson ti qe vjet kishte 4.5milion turiste???? 

Sa fjalime per Lavdine e Partise qe i nxorri ne jete , ka mbajte Jozefina me Saliun  ...dhe nuk bene asnje te qeshte . I madhi Kulla gjithnje njerzor NORMAL , i qeshte shpirti dhe DJE i qesh shpirti dhe SOT nepermjet Kalemit . A thu ta kuptojne kete Anormalet qe e qeshmja te zgjat Jeten smiley Duhet te kete dhe perjashtime se ne teresi e kane "shesh , pa rrudha " dhe gjithshka u shkon tangent .

 

gjella me kripe dhe kripa me karar thote populli,  po ja qe ka disa ferra dhe driza disa sorra qe jane ekstremisa dhe e shofin Shqiperine sot keq e me keq,kur kishin ne krye xhaxhin e shifnin fanar ndriçues, nga nje ekstrem ne tjetrin

Laura te te bej nje pyetje, por mos ma merr per te keq: ne ambasasden tone ne Rome punon ti o goce?

smiley Ja nje i pire , qe se di njeri .Te del perpara dhe te thote :E O ?  c'ke qe shikon ? Ce o , Te pire me di mua ti o smiley

Po ku kam thene une qe Laura L eshte jo Normale , ose pa tru ? Une thash ashtu ne pergjithesi ...Po si duket je e influencuar nga ato te J.Bregut ..Po pergjithesia ketu jam une smiley

Po jo moj Lauresh ta gezosh dhe ti Humorin e Kulles jashte brekeve te Jozefines , nuk eshte privilegj per ty . Duhet ta cilesosh si Normalitet pa Idrizer smiley Thjesht te kenaqesh pa u shtrenguar .

Pellumbi i Partise ka harruar te vazhdoje  me gjera te tjera per "atdheun e tij", si psh.

"atdheu i tij" eshte i vetmi vend ne bote qe lideri i opozites i shkul veshet nje diplomati.

"atdheu i tij" eshte i vetmi vend nga keta te lagjes perendimore qe ben ambasador ne okb, nje humorist te sistemit komunist.  E shumta, keto te lagjes se perendimit, nje humorist edhe po te ishte i nje niveli te larte, do ta benin ambasador ne xhibuti por kurre ne okb.

"atdheu i tij" eshte i vetmi vend qe ka nje lider opozite qe thote se kemi kapur zv/km me ze e figure duke bere korrupsion dhe therret njerezit te dhunojne ligjin e institucionet deri edhe te vriten si ne beteja per korrupsionin e kapur me ze e figure dhe eshte po ky lider opozite qe therret per te qeverisur se bashku te njejtin zv/km.

"atdheu i tij" eshte i vetmi vend qe opozitaret puniste qajne me te madhe pse ne Shqiperi ndertohen rruge, hidrocentrale, hapen vende pune, vijne turiste etj.

"atdheu i tij" eshtei vetmi vend ne lagjen perendimore qe bllokon integrimin i cili se paku me llafe eshte prioritet kombetar.

vazhdon...

 

Atdheu im i dashur.....vendi ku nuk me mungon kurre era e plehrave, atje ku komunisti me i devotshem quhet demokrati me i madh, atje ku intelektuali eshte me 8 klase shkolle, dhe injoranti me 20 vjet shkolle ,

 atje ku lumi nderron rrjedhe sipas partise ne pushtet, atje ku puna behet vetem ne kafe dhe kafja pihet ne zyre, atje ku vendaliu eshte i huaj dhe i huaji pronar, atje ku pronari ska asgje  dhe askushi ka tere pronat e mundshme, atje ku nderohet korrupsioni dhe cnderohet cdo njeri i ndershem, atje ku maskaralliku eshte virtyti me i larte njerezor.....

qaj neno qaj
 

aman moj Elba se na dolen te gjithe shkrimtare na mbyten ne vend qe ti perveshin menget dhe te punojne per atdheun e dashur gjithe diten zhgarravisin se i dogji zemra per atdheun po ku paskan qene moj aman ne kohen e xhaxhit ku e paskan futur koket te ishin ngritur me perpara te shkruanin keto shkrimtare do te kishte qene me mire. E kam vene re se shkruajne zi zi zi me duket duan qe neve qe jemi jasht te mos kthehemi me dhe ata qe jane atje te hikin 

Laura nuk e ka fajin populli , populli shkon si ta drejtosh. Shif shqiptaret jasht Shqiperise perse bejne hajer dhe jane te edukuar ne ate vend ku jetojne dhe respektojne rregullat smiley

se ka shtet

kam kohe qe nuk lexoj letersi shqiptare dhe mire shume e kam se ne kohen e enverit shkruanin vetem budallaliqe kurse tani anojne sa tek nje parti tek tjetra nuk mund te rrine pa u politizuar me mire te lexosh komentet tek ppu se  shkrimtaret tane  te politizuar

komentet ne peshq jane te pazevendesueshme laura. Kam nje ore qe lexoj komentet qe behen mbi femijerine tone, dhe u habita sa gjera kisha harruar. Plus qe kam qesh me lot

...

"atdheu i tij" eshte i vetmi vend, te pakten ne lagjen perendimore qe ambasadori ne okb kerkon azil politik ne Amerike pasi ne pushtet ka ardhur PS, ish-PPSH dhe qe do persekutohej sipas ambasadorit azilant.

 

Është vendi, ku shumë prindër u urojnë fëmijëve jo që të bëhen shkencëtarë, por doganierë!

***smiley

Atdheu im grryrje shpirti konstante.

Po qe ke pjell gjithe ato/ata qe kam dashur dhe me kane dashur ne jete dhe me kane mesuar.

Te tjerat sjane nai gje e re Pllumo. Hajt se dhe atdhete e tjere, aty i kane te vetat. Shqyr qe ka ardhe koha me e zgjedh vete atdhene smiley

Si tjua kete qejfi smiley

Une jam akoma duke e mbajt ket atdhe qe kam, duke pare duke bere smiley

 

po elbasanin pse se mban ti mi?

e mbaj part-time vetem smiley

Ajo e poetit fqinj eshte e vetmja qe sjell nje thyerje ne argument, i cili perndryshe zbret shkallet merzitshem, nje qarje pa nerv, pa humor, pa qejf, me rrufe. Ka hyre maji zvarre, ja do turbullohet qershori, pastaj precipiton korriku dhe gushti zvarre.

Kulla , kudo qe te jesh .ke nji te shame prej meje smiley  Turma u mobilizua pasi lexoi mua dhe deri tani te ka bere disa pyetje asgjesuese smileyergjigjju :

C;deshe ti tek Gurorja kur atje kaloi ambasadori Jugosllav ?

Cfare kerkon ti nga nje shtet Krenar e Dinjitoz ,  qe me vedndim parlamenti ka shpalle dite zie Kombetare " perdhunimin e Vesheve Historik te Kombit "?

Ketu ke dhe pejetje te tjera asgjesuese, por une deklarohem se je i Share nga une Oidirisi , si i pagjykuar qe ne vend te tespijeve,  kam keta Maveriket me 10 re mbtapa , Lauresha  dhe ne teresi soin e tyre te mbledhur nen termin LefKOPE me of af shioqeruar  .Per dijeni tenden kam nisur nje MEMO ne emer te qindramijra  te indinjuarve per Humorin Tuaj te adresuar Pallavramentit te Republikes Mbreterore te Shqiperise dv znj Liburneshe J.Topalli me kerkesen 

Te ngrihet Urgjentisht nje  Komision Parlamentar per hetimin e Humorit Shqiptar me piksynim shpalljen e vendimit  .....Ndalohet e Qeshura edhe nga JashteKombasit .qe nuk jane pjese e Stanit te Sqeperve dhe Dhive te babasqapit !

Pa respekt Oidirs !

Gjembo . une kom pi Raki me priftin e Apolonise smiley Kishte qene sek Rinie ( tani kushedi mer pjese tek PPU ) dhe ligjeron si Grande Kaka - njente Kapo smiley Ngulte kembe qe letra anonime nuk kom bo  . Une i thoja qe ka arkiv .Eshte lefKOPEJA me Dosje qe i di te gjitha ...prifti qeshte .Pas nja tre dopiove bertiste " Leni mer keta. Une i vijsha me recitu vjersha per Partine .smiley Po pse mer me ke e di ti qe u Formua PD-hi . Mos rane nga qielli antikomunistet e oreve te para " smiley

Kishte qesh dhe ne ate Kohene rahmetlliut  dhe kete kohe kur e kishin kercenu se "nuk bohesh prift nga lauresh komuniste " , duhej me e dite kongen qe ne fillim. Kishte shume qyfyre , po duhej te shpenzoheshe pak sepse pa pire nuk i thoshte

Dhe si per kuriozitet ne ato kodra qe jepte pamje filmike TVSH per "kalimin ne prapavije " te kuadrove te PD-hit ne 97 me asgjesu armikun e Klases , aty kena pi raki smiley 

Pranej qesh me Kullen kur e lexoj ..Me mnire te kishim majte Komunizmin se trashegum keta rjepacaket e komunizmit smiley 

nostalgjiku e nxjerr koken gjithnje!

Pale me 2 dopjo kushedi sa "qyqyre" nxjerr ti xha oiDiszo!!

Tregoje ate here kur ju kapen gjermanet dhe ju thane, O jeten o Breket

+1

Lefti kam bere nje pakt me veten .Me duket se e ke arrite cakun qe ndan nje te semure nga semundja e Hardallosjes me nje njeri te semure nga "pickimi " Berishist .Mu me vjen keq per gjendjen shendetsore mendore Tuajen dhe nuk dua te behem shkas per me tej ..prandaj per ca kohe e ke shume MIRE , deri sa te ve re se kura ka filluar te te heqe Masterat dhe te mebtesh vetem nen ndikimin e Idiotit .

Po nga ajo periudha me Jermane mos u shtrij , se deri tani je ankuar qe "o lele diktatura " smiley Me Jermenet , bene si bene ata te paret , zune ca rober , ca i vrane , ca ua vrane ....po as Ballistet nuk pranonin qe ishin me Jermenet .Biles dhe Kapexhiu nuk u mbur me tae po tha "Ta tregon kapter Ramiu ty " ... apo Balli smiley

Qesh LefKOPE se Kulla eshte i te gjitheve . Dhe babasqapi e do e nderon dhe e LEXON . Nuk te thote gje po qeshe !  Edhe ballistet e lexojne e qeshin me "vdes e s'ftenj " Qesh LefKOPE dhe lejoi keta mavrite e tjere te shprehen Lirisht , te mos bejne si Hundderri par se te flasin , te "shohin nga llozha " ..po qesh LefKOPE -ja apo po "trimerohet " !

o kulle kulle me humor kinez na shkrive fare sonte spo na ze as gjumi nga te qeshurat , po i shkrive dhe ferrat o kulle ,ferrat dhe drizat do ti bejne thirrje parlamentit te ardhshem (bej durim deri me 23 qershor por kujdes se mos ti bish me dor) qe te te japi nje medalje dhe nje yll te kuq por aman ta dish o kull se kane merite edhe ferrat e drizzat mos i harro shoket o kulle i ke ne amerike

Atdheu im është i vetmi vend, ku po të bësh një sondazh të sinqertë smileynjerëzit do të preferonin që nga ajo kohë, më mirë t’u kish mbetur komunizmi se sa u mbetën komunistët!smiley

...e paske dhi fare me ket punen e sondazhit o kulle,hajde nigjo ferrat tani per kohen e lavdishme te komandantit Legendar.smiley

 

E paska demasku Peshku ene Pllumin... si m'karadak smiley

Po kulak e maj men un ket, si m'ato kohe, ene sot.

Po si paskesh thone mer malukati? Atdheu im është i vetmi vend, ku po të bësh një sondazh të sinqertë njerëzit do të preferonin që nga ajo kohë, më mirë t’u kish mbetur komunizmi se sa u mbetën komunistët!

A c'i paske bo vetes! Ktu te PPU-ja ket dun nja 50 vjet me e nok, ene jalla. Mirpo, si tha nastradini, mas 50 vjetesh, njoni nga te tre, o peshkataret, o Peshku, o autori (se nga goja s'vje gjo), kon thon terqeta.

Pllum, ka ardh koha qe cdo paragraf ta fillojm me thirrjen: Poshte monizmi, poshte enveri dhe ish sekretarat e partise (ooos, jo te gjithe, e... t'kuptohena drejt) smiley

Është vendi, ku historia përdoret për nevoja politike dhe në çdo tetë vjet shkollat marrin tekste të rinj të historisë, në të cilët nazistët largohen nga Shqipëria herë më 28 dhe herë më 29 nëntor....smiley

Prit kur te vijne me historite e atij ke dera e shpise qe shifte triciklat gjermone ne dt 26 ne mbremje tu ike dhe nje Jugosllav qe ua bote Gjermonve me Gisht :

Na kaq ta boni Gjembin .Ne 29 me nji dt me ne pas nje viti , do e kene Clirimin " smiley

Po kujt ti flase Kulla i nderuar ? Dudive ....?  smiley O Dudi o Dudi ...ku ta ashtuth une ..e ku ashtuth tismiley

Shqiperia eshte i vetmi vend ku humbesit iu thone fitimtareve se kur duhet ta festojne ata fitoren.

Me duket mu apo partizonet me yllin e kuq i ashtu para-mrapa me balliste, me legaliste, me bajraktare, me patrice...

Fuck me, it feels good to descend from winners!!!

smiley

un s'di si me e shpjegu punen e tyne, Rono. ne s'e kena zakon me fitu, them.

Well...ka nji here te pare per c'do gje! 

na bojn me u duk keq ne qe erdhem mbrapa. me mire te kishte fitu Balli.

Po me Kullen duhet qesh nga mrene mre .... te ngazellen .Te tille ka stilin .Ai nuk bo asnje perjashtim Politik .Ne kuptimin e vertet te Humorit ai ve ne skene , perpjekje Titanesh karagjoze qe kane mbi 25 Vjet qe vijne verdalle si miza pa koke duke Uleritur Podiumeve . Nga na tjeter kaq sinteze sa ka bere te vjen nje trazuar ne Shpirt kur lexon bajgerine qe krijojne situata kundervenie me kohen e Mehmet Aliut te Egjiptit dhe Hunjt e Ali pash Tepelenes . Per Memdhembjen eshte nje Tragjedi dhe nuk mund te qash vecse te qeshesh me Optimizmin kritikues e fshikullues te Kulles .

Po si thote nje ketu ...

Une kam KOHE qe nuk lexoj shqip !!!!! Kush lexon pervec babasqapit ne Ipod ? ?.Une marr pjese vetem ne Mirttingjethote ."O sali o Sali ..ti je per Shqiperi "  "O Sali o legen , prite Nanon se po vjen " Keta kujtojne se edhe PPU eshte shesh mitingu qe u jep fjalen babasqapi per te pershendetur Fitorjet dhe per te asgjesuar armiqte e Shqiperise .Ketu eshte daha me Tragjedi me kete KOPE te Lefterise !

asgjesuar smiley, rrufe rrufe

Kollarisur, menderosur,

Brekegrisur, armatosur

Po lehim ne gajde t'qenit,

Anes Bunes, buzeLiqenit.

Ku e lame e ku na mbeti,

Lesh e li asht ba shteti,

Dy lekure na rrjep tregtari,

N'kandar te vjedh katundari,

T'rruen e t'qeth qeveritari

E ne mes t'dites t'ha zagari

Sec na vodhen fajdexhinjte

Alimucajt, Gercallinjte

Sec na prene sec na vrane

Futen ne sherr gjithe dynjane

Nga Korthpula ne Qaf-thane

Me rryshfet ktu blehet vorr,

Se han kot ti plumbin qorr

Te kalon makina ne shpine

Ne xhep t'fusin ndonje mine

Ne dritare kioskat mbine

qimet rriten, rrogat hine

Hall me vdeke e gjygj me rrnu

Neve dreqi na ka rru !

Pak bame se cna gjeti:

Zihen politikant nde vedi,

Majmen zyrtart si gjeldeti

Me e hangur e ha mileti!

Keq me Salen, zi me Tosin,

Heq malokun, ve qerosin,

Hala ne pershesh kosin!

Na premtoi Tosi aqik

U jap paret cik me cik

E s'na dha nji metelik.

Asht pak vetes me lehue name:

Neve Kina na e ka ... nanen!

Si do na vej halli mbas tash

Jan ba punet laradash:

Bje per ne bota hashash

Co ne kurva e kallash,

Kurd, kinez e laluc,

Ja bame Evropes tete me puc !

Shume vune kryet ne rrezik,

E n'Evrope nisen me vrik,

Me fitu nonji metelik

Shkum per lesh e dulem te rrum

S' na lane lesh as nen sume

Ne i bame emrat lesh e li

Jorgo ne pune e Gani ne shpi,

Lukes Zefit nga Ganjolla,

Po i thirrkan mis Fabiola

Cna ndodh ne s'po i ndodhka kuj,

Sa veme kamen n'toke t'huj,

Hup shqiptari si krypa n'uj!

Kush e bani e kujt i mbeti

N'kup t'qiellit thrret mileti:

` Prane detit i palare

Se jane vu katunaret ne gare

Kush e ban mutin sa nji mullar !

Vjen Gjeloshi m'corape t'leshit

Me nji cigare ne maje te veshit

Kryet sa nji mullar me kashte

Tri barre lesh i ka ne kafke

Me ia shtrydh i del vec nafte!

Shtrihet ne rane si garravac

Me nji dore djathe e nji kulac

Mbeshtet kryet mbi kallash

Me i ndejt afer t'ban helaq !

Prane sofres i pangrane

Se jane cue qimet ne hane

Shkon me ble ti ne Parruce

Hyn i veshun e del pa kpuce

Gropa, balte llom e lluce

10000 lek nje cope gjuhce

Edhe portofolit i ngrehet puce!

Prane dritares i papar?

Ikin dritat pa orar

Bajme si bajme ne me kandila

Me bishktuk, qiri e mila,

Firoi rroga tu ble fitila !

Rrofte e qofte zotni Hila

Tuj shit pisha u ba me vila

Po nji za vjen nga Vraka

Luej vedit se t'lot nafaka

T'kena gjet ne lagjen "Plaka"

 

 

smiley  ti e ke saju kte ? 

ehe , se kisha lexuar me pare

Sa te rrosh do te mesoshsmiley

Nja dy pleq me fela t'thata

(bytht e tyne dy kafshta)

Po per seks digjen si flaka !

Llapacitur, llakatosur,

Trup e shpirt i sakatosur,

Po theras une prej Serreqit

Zot ruajna prej te keqit.

do te deshiroja te vije nje dite te mos lexoj ofshama te tilla me smiley

"Atdheu i tij" eshte i vetmi vend ne bote ku nje humorist i komunizmit, ambasador azilant flet ne emer te popullit. Ky humorist, ambasador azilant i di edhe sondazhet e sinqerta te shqiptareve qe sinqerisht duan komunizmin.

"Atdheu i tij" eshte i vetmi vend ne bote qe nje humorrist i komunizmit ka guximin te mohoje kundershtimin e shqiptareve ndaj komunizmit, te provuar kjo me mijera te pushkatuar, te burgosur, internuar, survejuar e spiunuar (hehe) etj.

Per vemjet e agjitpropit berishist, qe kujtojne se humor ben Behar Mera: Pellumb Kulla

smiley jo vetem per mesazhin, por edhe per menyren e percjelljes.

Shkrimi me duket medioker. Askush ne Shqiperi nuk adhuron asnje lider. Eshte me e vertete e kunderta, udheheqesit pergjithesisht percmohen. Lexoj analiza, editoriale, deklarata politike e asnjeri nuk me jep pershtypjen, qe e ka kapur ate cfare shqiptaret i shqeteson. Gazetaret diskutojne aleancat politike, Sali Berisha flet per rruge e shan Edi Ramen, Edi Rama flet per Rilindje (e pakuptueshme dhe e paqarte po aq sa sllogani i dikurshem, "Pertej djathtes e te majtes") e shan Sali Berishen. Askush qe flet per konsolidim institucionesh, besueshmeri, rregulla e norma konkrete ne sherbim te qytetarit.

mos e marri komunizmi emo, mos e marri...

Boh, s' e kap askush ate "shpirtin e kohes" qe gjermanet i thone zeitgeisti smiley Kush eshte zeitgeist shqiptar? Nevoja per seriozitet, besushmeri, konsolidim. Shqiperia reale eshte me moderne, me dinamike se politika apo kjo qe del ne media. Asnjeri nuk entuziasmon, asnjeri nuk i flet nevoja reale (ketu s'kam fjalen per premtim per pune po erdha ne pushtet, qe perfaqesojne njepjese te vogel te shoqerise). Fasonet ne krize nga renia e porosive nga Italia, Greqia, levizin e kerkojne kliente ne vende tjera psh. 

"shkrim medioker" mua me duket tamam si ato hartimet qe boshim ne shkolle e rrinim dy ore e mezor e mbushnim nje faqe,  i 5 po ja vejm se nuk ka dal nga tema

smiley

gjith puna esh mos teprohet muhabeti. se e tha hunteri, kjo s'do me thon qe te hudhemi te gjith ne gremine smiley

te thush per Kullen medioker, me fal, po nuk i bon nder asnji tastjere. mund te mos jesh dakord me te, po kjo esht nje tjeter gje.

po kulla mund te marri nje dite edhe çmimin nobel e qefi na bohet po ky shrimi qe kane sjelle ketu mua nuk me pelqeu po nejse emigrant ti i vlereson me mire ato qe shkruajne

eshte i formatit me medioker te komunizmit. Tip moralizimesh dylekshe qe zakonisht ju jepnin nxenesve per tema hartimesh ose dilnin edhe ne teatro ne ate kohe.  Tregonte nje nga aktoret me te mire shqiptare, Bujar Asqeriu, se njehere ne teatrin e Vlores ne nje shfaqje po zhvillohej nje dialog i kesaj natyre dhe i bezdisi njerezit qe shikonin, vihej re thote Bujari bezdia dhe per fat te keq ky dialog vazhdonte gjate deri sa ne ate qetesi qe kishte rene ne salle, dikush nga rreshtat e fundit ja futi  nje pordhe qe u degjua ne gjithe sallen.  

Kjo tregon edhe shijet e vlonjateve qe keto mediokritete i "vleresonin" sipas menyres se tyre por edhe se cfare duhet te bejme ne me fosile si Kulla.

Hajde deshmi o Malo, hajde...

Kanalet e zeza jane bashkuar me kanalet e bardha dhe ndaj vjen era sinqeritet ngado qe kthej koken me gjithe floke nqs e  keni parasysh sa pamje e bukur krijohet kur rrotullohesh rreth bishtit dhe se kap dot

Eskte interesant kur mendon se e tere filosofia e mavrive eshte permbledhur ne skecin "Hasan Pordha " .Lexoini te nderuarit e stanit te lefKOPESE ...Te indinjuar se u ironizojne Kohen e Sqeperve smiley , dhe cfryjne si Gjyryke sume e Hasanit ne dasem

Kjo kohe e tyre , vetem per keto do mbahet mend ashtu si ajo e Hasonit te dasmes :smiley

E mer , cu bo humori ketyre Grupimeve Politike sot ...u merr edhe ato koqe fara qe u kane mbetur vuvuzelerise per te numuruar mandatet e Fitorjeve !

LefKOPE mos rri po duku LefKOPE ....

Pellumb Kulla me keto fjale u eshte drejtuar pjesmarresve ne Konventen e FRD-se qe u mbajt ne Tirane me 30 Prill 2013, pra i jane drejtuar nje auditori me nje qellim te caktuar. Une e ndoqa drejperdrejt dhe kjo fjale ka marre duartrokitje pafund.

Bile i ka interpretuar duhet thene, cka e bente fjalen edhe me te rende.

Gjuha rreshtna s`ka , por rreshtna thyen. Kjo per brendine, ndersa per ata qe vene ne dyshim Pellumb Kullen vlen kjo tjetra : rron ariu ne maje te malit, rron dhe miza ne bythe te kalit.

o komentues çar etshte kjo frd federate e shkrimtarve ?

Zonja Laura l, dua te jem i sinqerte. Komentin tim nuk e shkrova per ju. Une ju falenderoj per angazhimin qe keni ne kete forum te nderuar.

e me mir ska problem se do mundohem ta gjej vet se çar eshte faleminderit per pergjigjen

Duke ecur per tek metroja ne mengjes, gjithe ai diell, ene nji nga grate e lagjes me fund te shkurter duke ec ne qejf te vet. (i kena te bukra grate e lagjes...) ene ke nji stacion autobuzi 5 kokcepa qe ja ngulen syte fort, ene e shoqerun me sy e me koke qy sa u duk ene deri sa u zhduk. Mos i kena prej atdheut thashe...Bingo!!! Kshu, qe te hyj ne teme, atdheu nuk eshte i vetmi vend...

nosh , ti dhe ata detyren si mashkull keni  bere asgje me teper  smiley ska lidhje me temen fare smiley

z.Kulla, do vdesësh i pakuptuar nga shqiptarët! 

Jo nga te gjithe. smiley

Ne fushen e vet eshte me i miri.

Po të mendoja të gjithë i binte te fusja dhe veten në ketë mesele smiley

Po, biles ndjehet mungesa e tij prej vitesh...

Me ka mbetur ne mendje nje tregim i tij per zakonin e shqiptarve qe duan t'i lutesh 100 here e thone jo kot. Kishte shkuar njeri ne gjermani, dhe i ofron nje mik (shqiptar po shume kohe atje) nje birre speciale. Ketij i leshonte goja leng, por thoshte jo kot, se ashtu eshte huqi shqiptar. Dhe u be per te vrare vehten kur miku nuk insistoi, sic e do prap adeti jone.smiley

Ndersa unë e di me syltjashin smiley Shqiptarët dhe huqet e tyre kanë storie pa fund smiley

Cdo popull ka huqet e veta, si dhe artistet perkates qe i vene ne dukje me humor e ironi. Pellumbi e ben me ne. smiley

PS Mos ma kujto syltjashin, se ishte tmerri im. smiley

 

Shyqyr që janë artistët dhe satirët përkatës ndryshe do ishim duke fjet në myqe. Pena si e z.Kulle është si një shuplakë për rizgjim smiley

p.s. pse? smiley

Te bien topat, pale zgjohet njeri. Le qe dhe topat kane rene. smiley

ps Hic fiksim kalamoni qe s'me ka ik akoma. smiley

Duhet të vijë dushmani që t'i zgjojë smiley

p.s. eh mirë tani ke mundësi zdhedhje smiley

Si kane ardhur punet, dushmani eshte i mirepritur. Po i kane ardhur dhe atij mente e s'do te vije me. Mjaftohet te te veje ne pune per te, globalizem hesapi. smiley

ps. Po dhe atehere ishte rreptesisht i ndaluar, bashke me ca gjelle te tjera. smiley

O dushman ç'e pate fat ë? smiley

p.s. Po atëherë s'ka patur as mundësi zgjedhje, po i qaj hallin nikoqires smiley

Me ment tona, double fat ka. Me nje ane ne te kurbetit, dhe ne tjetren ata atje. smiley

ps Ashtu eshte, ime me ka hequr ca me mua, po te pakten isha i qarte ne listen e ndaluar. smiley 

Dyzim dyzim thrret tan malsia. smiley

p.s. e shof, e shof smiley

Është vendi, ku shumë prindër u urojnë fëmijëve jo që të bëhen shkencëtarë, por doganierë!

Merpo doganiere eshte lule, po shif nei gje tjeter.smiley

Nje vemje te vogel zuri nje djale ajo po dridhej dhe i thosh ca fjale: pa vemje nuk ka pellumba as flutura dhe liria e shpehjes, qe nuk lulezon dot vec sjell nostalgji per humorin e ndryre ne diktature, eshte nje trishtim maji.

Nje vemje te vogel zuri nje djale ajo po dridhej dhe i thosh ca fjale: pa vemje nuk ka pellumba as flutura, nuk te bejne fajde as njemije te lutura, liria e shpehjes, nuk lulezon dot, humor diktature na sjell sidozot, trishtimi i majit s'eshte si i prillit, muline e zhderdhitur qe humbi pas fillit, huruar gjergjefit me kryq e me sqime, kur e nis me rime mbaroje me rime.

qendisma qesendizma

perpara prina n'rima

por topin tim e gjuaj vete

prape te mungon rima.me lejo ta plotesoj qe bota te bjere ne paqe:

 

 

qendisma qesendizma

perpara prina n'rima

por topin tim e gjuaj vete

dhe kur jam me biciklete.

se car ju ka kap juve cunave me topin tim, s'e di...

Atdheu im, eshte vendi ku njerezit nuk kenaqen nga nje pune e mire, por do ti vene vjega si te kene bere nje pune te keqe......

Fjalet e para qe degjon per nje pune te bere, eshte..... "ku i gjeti paret "..... apo ..... ja hudhi nuk punon mo per 100 vjet......

............... eshte vendi ku komshiu ka borxh qe te fusi veten ne borxh deri ne tre breza, vetem e vetem qe t'ja kaloje komshiut qe ka bo vilen trekateshe....e ky ta boj kater kateshe....

Mos u merzisni as mos u qejfosni. Kjo na ra per pjese e s'na pyeti njeri. Por, kjo ishte sa per prove, heren tjeter do ta zgjidhni vete, pra me men ne koke. smiley

Atdheu im eshte ai vendi ku Liria e Fjales kuptohet si e shprehura ne cmendine  ...ku secili flet dhe askush nuk digjon ...

apo se kemi rujt 100%  nga epoka tjeter thuaj , pike per pike, cope per cope , llokme per llokme, denjesisht bashke me derrasen manget , a mendon se  duhet te trembemi ??  smiley

ne fakt shemblli i shume standarteve dhe rrUajtja e njeres e fShirja e tjetres , ke te drejte qe ka pasonjes edhe nga ajo kohe .Po si duket nga cope - copat e llokmat , Rruhet vetem mendimi me te Folur , ky me te Shkruar nuk eshte mendim smiley

Ky eshte sic kendojne ne Kusarth e Balez ..." Bjer o shi ne arat tona , ci q'.temen Mollagjeshit " smiley

Koha juaj ka qene e letres nga ato te fortat qe canin dhe duart kur i beje dysh nuk jam kundrra , por problemi eshte se une nuk preferoj vetem ngjyren gri . E dyta po te jete per kenge stili i te dukurit cool qe perdor nuk i qendron larg  10 (po e vej ne numer sepse respektoj etiken dhe gjuhen shqipe ) lekeshit apo 30 lekeshit ku ne foto ishin dy fshatare me nje grusht kashte ne duar duke na treguar arat  smiley

Në restorantin e Cinit është vërtetuarë, se shqipja është gjuha më e pasur në botë, më e vjedhura, më e vjetra: aty është arritur të thuhet, se ajo është gjuha që folën sefte majmunët e lashtë, sapo nisnë t’i ngrenë nga toka putrat e para dhe t’i quajnë duar. E thamë: largësia lot rol të madh në këto zbulime! Ja edhe tashi që i tregoj këto, mornicat, varda

Pjesa më e bukur e të djelës thirret “dënojmë grabitjet e lavdisë shqiptare”. Ato të marrin mendjen. Po grabitja e dëshmuar atë ditë, na la pa mend hiç!
Një plak thinjosh me syze, kish gjetur nëpër dokumentet e rrallë të bibliotekave të Nju Jorkut, se Amerikën, e kish zbuluarë një anie levorashe me shqiptarë. Ehu, nja tetë vjet para Kollombit!
Ne nuku merrnim frymë. Asnjëri nuku guxonte të mbllaçitej.
Thinjoshi na ngjiti në mur ca fotografi vizatimesh me ca lëkurëkuq vendas, që shohin me habi një anie me vela. Mbi dërrasat e faqeve të anies kish shkrime, që i pat prishur uji i kripur i detit, por thinjoshi i shoqatës “Shqiptarët e Vërtetë” i kish forcuarë cazë me kalem dhe ne u afruamë e pamë shkruar shqip “erë e marë”. Studjuesi thinjosh, na tregoi se si e kish gjetur vitin e këtyre vizatimeve. Ai tha se ania ish po e mbretëreshës së Spanjës dhe se shqiptarët paskëshin qenë piratë të mesdheut, që mbretëresha i kish falur e i kish marrë në shërbim të saj, pasi qenë shumë të zotë! Mbretëresha paskësh dëgjuar për ta e kish vajtur t’i vizitonte në burg. Kur kish dalë nga kaushi i trimave shqiptarë paskësh thënë:
- Hiquani dhe zinxhirët dhe rojet, se i fyejmë. Kjo racë fisnike është e besës!
Ata do të rrinë vetë në burg, aq sa thotë dënimi.
Për ta nuku kish më as roja as zinxhirë. Më pas ajo i paske falur. Si mirënjohje
detarët shqiptarë i kishin premtuarë sovranes spanjolle Amerikën! Dhe e zbuluanë. Ehu, shqiptarët ishin në të kthyerë nga Amerika, kur Kollombi me të tijtë u nis drejt saj! Bile ishin këmbyerë rrugës dhe shqiptarët i kishin dhënë Kollombit, duhan që më parë nuk e njihte njeri. Dhe i mësuan se si pihej. Dhe që shqiptarët e Amërikës sot e pijnë duhanin më shumë nga të gjithë, këtë lidhje dëshmon.
Pastaj Kollombi e kish përvetësuarë zbulimin. Italanët e pabesë vunë tellallët në tërë botën. Ne nuk kemi tellallë. Ne kemi vetëm armiq e ata na e mohuan zbulimin. Tani Amerika nuk ia di për nder shqiptarve. Po e vërteta gollomesh, ish kjo që thosh thinjoshi!

 

 

 

 

 

 

 

Ja fut kot. Shqiptaret i dhane Kollombos raki!

Kjo shpjegon se pse ai perfundoi ne amerike ne vend te indisesmiley

Me pelqen me shume Arben Duka.

O Elba mos digjo Alben ti se nuk e lene zametet te Levize .Dhe po nuk levize mpihen gjerat ! Ka shume zamete dhe e pengojne smiley Ato qe te tregon ty dhe ti i merr per tufa kashte , jane Koco Shqope . I perdor Alba per fshese . Koci Mare ka vetem Krraba .Kur zbret nga Mollagjeshi vetem Gropen e Tezes le mbrapa Alba dhe i duken Kashte te gjitha shkurret . Le qe ka filluar sheh enderra me Kolombin smiley Flitet per zonen e Elbasanit moooooj ! I vetmi vend qe po te flesh ne hotel me Elbasanlli te gjen si ai ushtari Kolombit qe thoshte

Ne cdo vend te Indite e reja , kur pi raki Koci Mare te dhemb Koka .Ketu tek JU ne Mollagjesh kur zgjohesh te dhemb ...smiley

Frena moj teze frena ....jane toka te rreshqitshme andej nga Elba smiley Bjeri monopateve jo drejt si Gjembaci smiley

edhe une per ate e kisha llafin. femra e ndrydh pak veten per ta thene  nje fjale. mashkulli e ka me te lehte ta thote por me te rralle ta ndjeje. a e ndjeve ti qe kete  qe the  per Elbasanin ??

ps. na harxhove 3 minuta kohe kot , po pse keshtu ngulet gozhda mor idriz ?? smiley

Atdheu im, i vetmi vend ku sondazhet nuk bejne pune....smiley, se njerezit me shume tallen me sonduesit duke bere galllate sesa tregojne seriozitet per punen e tyre, (pasi ne te vertete ata nuk kane respekt as per punen qe bejne  vete)

Si pene qe ka shkruar dhe shkruan akoma i heq kapelen zotit Pellumb,ashtu si Naimi ne kohen e rilindasve qe shkruante nga Misiri per memedheun , po tjeter gje eshte te shkruash nga larg vargje te bukura dhe ese dhe tjeter te jetosh perdite realitetin, se mesa di une 1 thenie e mençur thote qe atdheu eshte atje ku punon dhe jeton.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).