Ekspozita "Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare", çelur në kompleksin "Vittoriano", në Romë, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 160 mijë euro. Kësaj shume i shtohen edhe shpenzime të tjera, deri më tani të panjohura me detaje, të paguara nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës së Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur dje për "Gazeta Shqiptare" nga deputeti i PS-së, Auron Tare, sipas të cilit Ministria Shqiptare e Kulturës, në bashkëpunim me ambasadën tonë në Romë organizuan një ekspozitë që i kushtoi buxhetit të kulturës një shifër jo të vogël, ndërkohë që monumentet e trashëgimisë kulturore janë lënë në mëshirën e fatit. Tare pyet, nëse shteti shqiptar duhet të paguajë për një aktivitet të tillë, që në çdo vend të botës është shteti pritës, ai që e mundëson falas në bazë të marrëveshjeve dypalëshe të bashkëpunimit. 

"Sigurisht që promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore shqiptare është një nga detyrat parësore të Ministrisë së Kulturës. Ekspozimi i thesareve të kulturës sonë në një qendër të kulturës botërore si Roma është një ngjarje e shënuar. Megjithatë, a kemi luksin ne, kur monumentet tona të trashëgimisë janë drejt rrënimit total, të harxhojmë shuma të tilla?", shton Tare. Ai sjell në vëmendje për opinionin publik, debatin mbi shkatërrimin e afreskeve të Onufrit. "Ish-ministri i Kulturës, Z. Bumçi pranoi publikisht se ministria që ai drejtonte nuk kishte asnjë fond për të paguar pagat modeste të ish-rojtarëve të dikurshëm të monumenteve. E ndërkohë që ky debat bëhej publik dhe ministria pranonte pamundësinë e saj në mbrojtjen e trashëgimisë, Bumçi paguante një firmë private italiane për qiranë e sallës dhe organizimin e këtij evenimenti", thekson deputeti i PS-së, njëherazi specialist i trashëgimisë. 

Shifrat 
Dokumenti këtu pranë tregon pagesën e një kësti për këtë ekspozitë, që kap përafërsisht shifrën e 96 mijë eurove, ndërkohë që nuk është vetëm kjo. "140 mijë euro janë paguar nga MTKRS-ja për sallën e ekspozitës, ndërsa kësaj shume i duhen shtuar edhe 20 mijë euro siguracione. Këtu nuk janë përfshirë shpenzimet që zyrtarë të lartë të kësaj ministrie kanë bërë, si udhëtime drejt Italisë, etj", shprehet Tare, duke shtuar se të gjitha këto janë të barazvlefshme me restaurimet e një sërë kishash, sajtesh arkeologjike ose e thënë ndryshe, mund të ishte paga disavjeçare e sistemit të rojtarëve të monumenteve, sistem i cili u hoq në vitin 2006". 

Ai nënvizon se, thesaret e kulturës shqiptare mund të ekspozohen në çdo muze të rëndësishëm botëror pa asnjë pagesë, duke përfituar nga marrëveshjet ndërshtetërore ose duke gjetur mundësi të tilla, falë bisedimeve me muze private që do të krijonin kushte ekspozimi falas. "Fundi i fundit, kjo duhej të ishte edhe zotësia e atyre që menaxhojnë kulturën shqiptare. Gjithashtu, përfshirja e ish-ambasadorit Llesh Kola në hapjen e kësaj ekspozite duhej të bënte të mundur që në emër të shtetit shqiptar të krijonte kushte që salla e ekspozitës të mos u kushtonte asgjë taksapaguesve tanë", deklaron Tare. Nga ana tjetër, deputeti i PS-së vëren se pagesa prej 160 mijë eurosh që ka bërë MTKRS-ja, çka provohet edhe nga faturat përkatëse, hedh dyshime të forta mbi qëllimin e vërtetë të këtyre pagesave në emër të kompanive private italiane. 

"Shpresojmë se ministri ynë i Jashtëm do të ketë detyrimin ligjor dhe moral të shpjegojë arsyen e këtyre pagesave, të cilat duken se janë bërë jashtë çdo logjike normale", - përfundon ai. 

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)

 

* Fotoja ilustruese eshte marre nga siti i Presidences

42 Komente

Auron Tare nuk ishte ne listen e PS.

Po e thame pra... ministrat nuk do jene deputete...

Nuk e kisha mendjen ne mesim smiley

PO mund te jete minister i ardhshem i kultures dhe i turizmit.......smiley

Po ministrja e Rinise dhe Sportit, di gje kush do jete?smiley

do shkrihet me kryeministrine...

Do jete ndonje femer kengetare..smiley

Tare pyet, nëse shteti shqiptar duhet të paguajë për një aktivitet të tillë, që në çdo vend të botës është shteti pritës, ai që e mundëson falas në bazë të marrëveshjeve dypalëshe të bashkëpunimit. ...

Me vertete niveli Tares ben kete Pyetje per Bamsi- Bumsat e halimrit e Qverise qe rrjedhin nga familje Patriotike qe kane dhene gjithshka per Shqiperine smiley Gjinden leket shume kollaj perse jane paguar dhe ke kane shperblyer .Nisuni nga zyra e Frangajve dhe Ballijve dhe me pak mundim nga theniet me pak te qeshur krenarie te turpshme nen buze ..."po zotrie , se Berluskonin e kam mik familje une zotrie "

pse mireni me emrin e personit qe ka nxjerre dokumentin?

pse nuk mereni me faktin e nje keqperdorimi te tille parash? Per me teper, ne asnje ligj shqiptar nuk thuhet se ekspozita arkeologjike mund te hapet nga nje institucion qe ka per detyre mirembajtjen e monumenteve (IMK).

ketu ka edhe probleme ligjore, pasi jane anashkaluar institucionet e tjera shteterore.

imagjinoni, i eshte kerkuar me force institucioneve te tjera te japin objektet e tyre, duke i shoqeruar me kartelat perkatese te plotesuara po prej tyre, per ti nisur drejt nje institucioni tjeter qe nuk ka asgje ne ruajtje. vetem meriten qe ka nje drejtor qe i ecen fjala politikisht.

 

A ta bej une nje pyetje? Ne cilin ligj shqiptar specifikohet se kush eshte institucioni qe mund te hape ekspozita jashte shtetit? Dhe nese nuk thuhet kerkund nje gje e tille, a mos valle duhet te mos hapim kurre ekspozita te tilla, medemek pse nuk e parashikoka ligji!?

Po cfare arsyetimi eshte ky!?

Une nuk di gje per pjesen abuzive, nese ka nje te tille le te na e sqarojne zoti Tare apo te tjere; ajo qe di une dhe cdo shqiptar qe pati fatin ta vizitoje ekspoziten eshte se ajo ishte nje sukses i vertete dhe ishalla perseriten te tilla gjera!!

Ore po pse 160 mije eurot e ekspozites e demtuakan trashegimine tone!?

Sot ne darke, jo me larg, degjova ne tv kryeministrin Berisha teksa inauguronte nje rruge ne qarkun e Beratit. Segmenti lidhte, fjala vjen, Kerthicken me Buburricken (nuk  e mbaj mend emrin e sakte po keshtu sikur me tingelluan toponimet). Tani, me gjithe rrespektin per Kerthicken dhe Buburricken, une mendoj se ne qarkun e Beratit, qytet muze dhe trashegimi boterore e Uneskos, perparesi eshte rruga kryesore qe lidh qytetin me pjesen tjeter te Shqiperise, e cila miq te dashur eshte me e plagosur se rruget ku lufton Asadi kunder rrebeleve ne Siri!!!

Kjo, them une, eshte teme dhe per kete hajde te diskutojme, jo per cikerrimat e kostos se ekspozites, qe ma do mendja do ti kete shlyer deri tani nja dhjete here te pakten leket e veta, nga turistet qe ka terhequr ne Shqiperi!

P.S. - Pastaj Auronit, miqesisht, i kujtoj se ben pjese ne nje parti aleate me LSI-ne dhe Ilir Meten, qe po e con gur pas guri gjithe Baba Tomorrin ne Itali, si edhe me Kokedhimen, "cibanet" e te cilit ne Himare jane konkurrues te denje te ekomonstres se Krujes apo sarandifikuesve te Vlores smiley

 

 

Dy ligjet baze per muzete dhe trashegimine jane: Ligji  Nr. 9386, datë 4.5.2005 “PËR MUZETË”; Ligji Nr.9048, date 7.4.2003 PER TRASHEGIMINE KULTURORE.

Ky i fundit percakton edhe kompetencat per Institutin e Monumenteve te Kultures.

Ne asnje rast nuk thuhet se ky institut ka per detyre te hape muze.

Tani, ti thua se pati jehone tek te huajt. A te duket normale qe nje veprim antiligjor te jete i drejte, vetem se pati jehone? Apo mos duhet te them se viti 1997 pati edhe me shume jehone per Shqiperine...

 

Nese nuk e ke kuptuar thelbin e nderhyrjes sime, ja ku po ta shkruaj shkoqur: nuk jam kunder ekspozites, dhe nuk ka per te ndodhur ndonjehere, por jam kunder faktit qe ne emer te reklamimit te trashegimise shqiptare te shkelet ligji dhe te keqperdoren parate.

Ti thua se cfare jane 160 mije euro. Ta them une çfare jane - se paku tre muze shqiptare funksionale.

a te duket pak? Ne keto muze nuk i kemi. 160 mije euro jane mese te mjaftueshem per te bere funksionale parkun arkeologjik te Apollonise dhe te Antigonese se bashku. Jane te mjaftueshem per te siguruar nja 50 kisha, si ajo me pikturat e onufrit, nga shkaterrimi.

 

A do me shume?

I njejti institucion ka hapur muzeun e Apollonise. Nga ana profesionale eshte nje deshtim.

I njejti institucion ka mare persiper te hape muzeun e Durresit. Deshtim edhe me i rende se i pari.

 

keshtu, here tejter, bej dallimin mes te qenit kunder dhe te ndjekjes se ligjit dhe kryerjes se detyrave nga profesionistet.

shpresoj te te jem pergjigjur.

 

1. Ekspozita ishte sukses (arsyet ti kam renditur shkoqur ne komentin tjeter)

2. Kostoja e saj eshte ne linje me kostot e veprimtarive te ngjashme ne Itali dhe ne Europe.

3. Vendimi per te investuar ne kete ekspozite ishte jashtezakonisht i drejte; vetem ne Torino ekspozita pati, sipas nje lajmi qe lexova ketu ne Peshk, mbi 35 mije vizitore - me shume se Apollonia dhe Antigoneja te marra se bashku ne vitin 2012!!! Ky raport thellohet ne menyre marramendese po te konsiderojme nr. e vizitoreve te huaj ne sitet e lartpermendura.

4. Investimet ne veprimtari te ngjashme, per mendimin tim, duhet te rriten, shtohen, fuqizohen ne menyre eksponenciale, pasi jane mjet i jashtezakonshem per permiresimin e imazhit te vendit, nxitjen e vizitoreve pagues dhe investimeve te huaja.

5. Qasja o ekspozita, o investime per ruajtjen dhe restaurimin e trashegimise, apo celjen dhe risktrukturimin e muzeve/qendrave te reja, ku njera zgjedhje perjashton tjetren, eshte kryekeput e gabuar! Na duhen deshperimisht te dyja, jane komplementare! Kursimet ti kerkojme tjeterkund, se ka vend plot!

6. Shkeljet apo abuzimet eventuale me rastin ne fjale duhen denoncuar edhe me ze te larte, por pa cenuar vleren e jashtezakonshme te ngjarjes dhe efektet e saj pozitive.

Ky eshte mendimi im. 

P.S. - Pyetja ime eshte ne cilin ligj percaktohet se cili institucion i ka kompetencat per te celur ekspozite; sepse nese nuk i ka askush ne menyre specifike, athere ministria besoj se mund te delegoje nje prej institucioneve vartese ta beje kete pune, ne menyre ekstemporane, apo jo?

tek ligjet qe te citova, shkruhet edhe se per muzete eshte Keshilli Kombetar i Muzeve qe mer vendimet.

po ashtu, kur nje ligj percakton qarte kompetencat e nje institucioni, fakti qe i njejti ligj nuk thote se çfare nuk duhet te beje ky institucion, nuk do te thote se ke fushe veprimi pa fund. po te mar nje shembull kot : ligji per policine e shtetit nuk thote se kjo polici NUK duhet te shese hamburger ne rruge. Per rrjedhoje, mos eleminimi ne menyre te qarte ne ligj i ketij veprimi, do te thote se policia ka te drejten ta beje nje gje te tille?

Po ta perseris edhe nje here faktin se nuk jam kunder ekspozitave. Mos u kap pas kesaj, pasi nuk eshte e arsyeshme. nuk e ke ne asnje nga pjeset qe kam shkruar.

Po ashtu ta sqarova edhe problemin e kostove, pasi ka plot muze qe pagujane per te marre, dhe jo ti paguash.

Ti nuk e dine se sa vizitore ka ne nje vit Apolonia, prandaj pak me i kujdesshem ne krahasime.

Nuk eshte qasja ime qe te eleminohen aktivitetet, por te behen aktivitetet duke ditur si te perdoren parate. dhe jo e kunderta, siç eshte vepruar deri me tash: kur aty ku vidhet me kollaj hidhen me shume para. pa me thuaj, si ndihen ato turistet qe thua se erdhen ne shqiperi pas ekspozites, dhe shohin nje apolloni te mbushur me ferra, nje kala te durresit qe i jane ngjitur shkurret deri ne bedena, nje kala te tepelenes qe po rrenohet dhe guret bien direkt e mbi rrugen kryesore?

shpresoj te te jem pergjigjur per pyetjet.

1. Kush eshte institucioni qe ka kompetenca specifike per organizimin e ekspozitave, si kjo ne fjale, jashte shtetit? Ma gjen dot me ligj? Flm (Kam pershtypjen qe s'ka ligj per kete pune, por gjithesesi, ndoshta edhe ka...)

2. Argumenti qe ka plot muze qe jo vetem qe nuk paguhen, por paguajne, eshte i sakte; nderkaq, po kaq i sakte eshte edhe pohimi im se ne gjithe keto 22 vite demokraci, ekspozite kushtuar trashegimise, si kjo qe po diskutojme nuk eshte organizuar ndonjehere, pra nuk na ka ardhur ndonje muze te na i kerkoje objektet - te pyeta per kete pune dhe nuk me ke kthyer pergjigje; Gjermania qe citon i perket viteve '80-te dhe mesa di une eshte e vetmja.

3. Numrin e vizitoreve te Apollonise dhe Antigonese qe te citova e kam marre nga siti web i Ministrise se Turizmit, e ke te sakte shko kontrolloje

4. Shume dakord per piken e fundit, parate jane pak duhet te perdoren me ekonomi dhe transparence. 

1 - Keshilli i Muzeve. Lexo ligjin.

2 - Shiko me poshte, tek pergjigja tjeter.

Ky aldoja te me besoni eshte kokrra e debilit, pra nga ata njerez qe misioni i tyre ne kete jete eshte te zbatojne vetem urdherat e te zotit. Edhe nje qen do ta kishte zili ket klluf.

 

Nga ana tjetër, deputeti i PS-së vëren se pagesa prej 160 mijë eurosh që ka bërë MTKRS-ja, çka provohet edhe nga faturat përkatëse, hedh dyshime të forta mbi qëllimin e vërtetë të këtyre pagesave në emër të kompanive private italiane

Rrofte 100 vjetori qe u be sebep te ikin per lesh 160 mije euro tu tregoje italianeve `kulturen tone shqiptare` smiley

Mos fol kot! Une nuk e di a ka patur apo jo abuzime, por ekspozita ishte nje dicka e mrekullueshme qe ka dhene efekte jashtezakonisht pozitive per imazhin e vendit dhe nxitjen e vizitoreve ideale drejt tij... .

Germo Auron germo, germo se ca arkeologe kane thene qe aty do dale ministri. Germo dhe mos ju bashko atyre qe mbyten ne goten bosh, o kodosh. smiley

I nderuar z. Tare, 

po ju shkruaj ketu sepse e di qe here pas here nderhyni ne kete forum dhe nuk kam nje kontakt te drejteperdrejte tuajin.

Une jetoj ne Itali prej vitesh dhe pata fatin ta vizitoj ekspoziten ne fjale. Ju siguroj se, pavaresisht atyre qe ju shkruani me lart, ekspozita ishte nje sukses i vertete, nga shume kendveshtrime. 

Se pari ajo pati nje efekt te jashtezakonshem tek bashkesia e madhe shqiptare qe jeton ne Itali. Shqiptaret dhe femijet e tyre, shpeshhere te keqtrajtuar, pa te drejte, nga mediat dhe opinioni publik i vendit fqinj, u ndjene mire dhe me nje krenari te shendetshme, per faktin e ekspozimit ne tempuj te kultures europjane te thesareve shqiptare. 

Se dyti, ekspozitat ne Itali u vizituan nga dhjetera mijera vizitore nderkohe qe padiskutim qindra mijera te tjere u informuan rreth saj permes cirkuiteve promocionale te muzeve; ky fakt perben ne vetvete nje operacion te pacmueshem marketingu per atdheun tone, qe c'eshte e drejta verehet gjeresisht ne Itali si toke problematike, shume me teper sesa vend thesaresh te lidhura pashmangshmerisht me truallin italik. 

Se treti, publiciteti i madh pozitiv rreth Shqiperise dhe trashegimise se saj po perkthehet tani qe po flasim ne rezultatet konkrete ne dobi te vendit, permes vizitoreve te ekspozites qe shnderrohen ne udhetare, qe paguajne per te vizituar vendin tone, pasi jane njohur me te permes ekspozites. Dy grupe te medha nga Roma, me mbi 40 persona secili, vetem me aq sa jam ne dijeni une, kane vizituar tashme Shqiperine fale ekspozites, duke sjelle ne ekonomine e vendit ne mos gjithe shumen e shpenzuar, sigurisht nje pjese te konsiderueshme te saj.

Ju kujtoj gjithashtu se trashegimine e ekspozuar ne Rome ka kohe qe e kemi nxjerre nga nentoka dhe harresa e historise, por deri me sot, gjate ketyre 22 viteve demokraci, nuk na e ka kerkuar kush, as ne Rome e as gjetke, per ekspozim, pavaresisht vlerave te padiskutueshme. Keshtu qe, ne kete kontekst dhe persa ju parashtrova me lart mua investimi i qeverise, ne vetvete nuk me duket i gabuar, perkundrazi.

Sigurisht, nese ka patur abuzime, si p.sh. keqperdorim te fondeve, fryrje te shpenzimeve, apo ndonje te pabere tjeter, ju beni shume mire qe ta denonconi.

Ju falenderoj per mirekuptimin.

Obi Wan

 

 

 

Obi, flmnd per pershtypjet por mendoj qe Euroni e ka me teper me faktin qe keto shpenzime jane te fryra dhe pjeserisht fare te panevojshme edhe se keto para mund te ishin shpenzuar me mire gjetiu, psh me mbrojt ikonat e asaj kishes ne Elbasan.

Qe te jene te fryra duhet te kemi nje analize te krahasuar; sa kushton nje ekspozite e tille!? Me cfare mund ta masim/krahasojme!?

Persa i perket shpenzimit te panevojshem, kjo varet nga pikepamjet. Per mua personalisht eshte nga investimet me te mira qe jane bere ndonjehere nga qeveria jone per promovimin e vendit. Dhe vlera e investuar eshte qesharake, ne krahasim me parate qe harxhohen per dreka e darka qeveritare, seminare, trajnime e me the e te thashe. 

Nuk me duket i drejte arsyetimi qe ekspozita nuk duhej bere qe fondet ti shkonin restaurimit; me mire te ishte bere nje seminar me pak per te financuar me fondet e tij nje restaurim, sesa te eliminohej ekspozita. Personalisht, e perseris, them ishalla behen sa me shume evente te tilla. 

A duhej bere investimi, apo duhej pritur qe shteti italjan ta bente ate me paret e veta? Kjo eshte pyetje qe pranon diskutim, por ju kujtoj bashkebiseduesve se ne keta 22 vjet demokraci, jo vetem Italia, por asnje shtet nuk na ka ofruar te cele me parate e tij ekspozita te ketij lloji (apo cdo lloj ekspozite per te ate pune...). 

Persa i perket turisteve, ata qe ju permenda me lart i di une personalisht. Ju di edhe shpenzimet. Paguajne ne Shqiperi 100 euro dita per sherbimet (trasport, guide, hotele, restorante), te gjitha shkojne 100% ne ekonomine e vendit.

Ka nje mos perputhje midis ekspozites dhe realitetit ne lidhje ,me `vlerat kulturore te trashgimise shqiptare` si gjithmone ka nje `shqiperi tjeter` nje realitet tjeter, ku per keto `vlera` nuk `investohet` aq saduhet, Vihet re nje shperdorim pa mase, ne vendin e origjines, prishen shkatrohen vidhen , nuk ka nje kujdes te mirefillte.

 Parate ikin lum, (ndertohet dhe shkatrohet) Kjo ishte ideja e Auronit deputet.,( me duket mua)  Dhe ka te drejte qe ai ta ngreje si problem, qe financat `investimet` ne drejtim te tarshgimise se kultures tone te kryen me shume ne vendin tone ne Shqiperise se sa ne Rome, investimet  te jene me ekonomike dhe me racionale, sepse jemi nje vend i varfer dhe duhet te mendojme mire shpenzimet, kjo eshte ideja dhe e diskutimit peshkist, jo shume shpenzime jashte teritorit smiley por brenda territorit shqiptar, Jo per gje po qe te kemi me shume te ardhura nga `Turizmi`brenda Shqiperise.Qe ato para te gjenerojne miqenie kulture  ne Shqiperi me pare, qe pastaj te gjenerojme vlerat tona jashte, ne Rome Parise Londer ect! Se eshte si mbrapsht me duket, edhe  mua smiley  ky shpenzimi kaq i madh ne Rome!

160 mije euro per te gjithe keta pjesmares ketu! 

Ilirjan, une mendoj se nese ka ndonje shpenzim qeveritar te mbare, ky eshte i tille padiskutim. Jam 100% dakord me ty dhe me z. Tare persa i perket nevojes per investime per te ruajtur dhe restauruar objektet e trashegimise; aq dakord jam saqe ne kete moment qe po flasim, bashke me miq te tjere, po kontribuojme vullnetarisht dhe konkretisht ne kete drejtim ne Shqiperi.

Por nuk me duket aspak e drejte qasja e z. Tare ne artikull, sipas se ciles parate e restaurim/konservimit duhen kursyer nga fondet e promovimit te trashegimise jashte vendit.

Promovimi i ketij niveli te shkelqyer eshte pikerisht ajo qe i duhet Shqiperise, per te permiresuar imazhin, per te terhequr vizitore cilesore, qe shpenzojne shume (te interesuar per trashegimine jo per diell/reren low cost), por edhe investitore te huaj. 

Z. Tare pohon se ekspozita te tilla mund te behen pa shpenzuar, me parate e shtetit mikprites; nuk e kontestoj, sepse nuk jam ekspert ne kete fushe. Por konstatoj ama se ne keta 22 vjet demokraci, asnje shtet mik, apo partner, nuk e ka bere nje gje te tille!! Kjo eshte ekspozita e pare kushtuar trashegimise e ketyre 22 viteve demokraci!!

Ne kete kontekst, duke u nisur nga rezultati i punes se kryer, investimi i qeverise me duket i qelluar. 

 

Dy grupe te medha nga Roma, me mbi 40 persona secili, vetem me aq sa jam ne dijeni une, kane vizituar tashme Shqiperine fale ekspozites

E ke gabim smiley

 

Ke shami per te fshire lotet dhe ndonje gje tjeter nga syte , bebushe ?

Kam edhe nje pike tjeter per ty Idriz.

A e ke idene se cili eshte impakti ne mjedis, trashegimi kulturore, turizem i abuzimit "te majte" me pushtetin (ta kam fjalen per LSI-ne e Ilir Metes)?

A eshte e drejte te mbajme qendrim edhe ndaj tyre, ashtu sic mbajme qendrim ndaj abuzimeve te Sali Berishes?

Te falenderoj

nuk eshte e vertete qe nuk ka pasur te tilla ekspozita jashte shqiperise.

ka pasur ne Gjermani (se paku 2), Itali dhe Austri. Bile ne kete te fundit nuk eshte paguar asgje nga shteti shqiptar, pasi u mor persiper gjithçka nga muzeu prites. pati aq shume sukses sa pas nja 6 muajsh qe ishte parashikuar, u kerkua nga nje tjeter muze, po ashtu me shpenzimet e tyre.

po ashtu, ka edhe iniciativa te tjera per ekspozita, te kerkuara po ashtu nga muzete e huaj. por eshte e veshtire te realizohen, nese nuk meren persiper nga drejtore politike, qe te dali edhe ndonje 160 mijsh tjeter.

A ka mundesi te na sjellesh ndonje link/info nga web-i?

Flm

po i kerkoj dhe shpresoj te ti sjell sa me shpejt.

tung

ok flm

 

Itali:Arona 30 qershor - 30 shtator 2002.Como 1 Nentor 2002 - 30 mars 2003. Katalogu: "Illiria. La collezione archeologica del museo storico di Scutari", De Agustini Rizzoli. Arte e Cultura, 2002. Austri:Asparn a.d. Zaya, Muzeum fuer Uhrgeschichte, Niederoesterreich, 1 prill - 30 nentor 2004. Heuneburg, Keltenmuseumn, 1 korrik - 1. nentor 2005. Wels, 10 mars - 15 gusht 2006. Klagenfurt,Landesmuseum Kärnten, 15 shtator 2006 - 15 janar 2007. shiko: http://www.museumsbund.at/journal_2006_0...Katalogu: Die Illyrer. Archaeologische Funde des 1. vorchristlichen Jahrtausends aus Albanien, ISBN 3-85460-215-4. Gjermani:Kuenzig,  Museum Quintana, 3 mars - 12 qershor 2005. te gjitha kane pasur shume reklama ne gazetat lokale. Besoj se info eshte e mjaftueshme per te te treguar, se rrota nuk u shpik kete vit smileytung

Ne Shqiperi nuk kemi lexuar te "vershoje " Turizmi pas ekspozites .Vetem kemi lexuar qe jane arrestuar mafioze te fshehur aty.

I nderuar Tare as qe diskutohet qe Ju problemin e keni te qarte dhe nderhyrja Jua kuptohet qe ka te beje me "klientelizmin " e shperblimet "nen dore" dhe jo me nje Shtet e Shtetar Dinjitar . Kete e kupton kushdo qe ka te mesmen . As qe behet fjale per rendesin e ekspozites por per fenomene te tilla si Zhdukja e 200 miljon eurove nga Rruga e Kombit me justifikimin se "se eshte e Komit " dhe nuk duhet folur .

Po thjesht , them se strukturat pergjegjese te ketij shteti sic jane , Drejtoria Auditive prane Babasqapit dhe Kontrolli i Larte i Shtetit duhet te marrin spunto nga ky informacion i dobishem Juaji dhe te fillojne pune . Se na njoftojne nuk bejne keq . Dmth Ju e denoncuat si veprimtari antiligjore dhe Antidinjotoze te nje Shteti ,.Kjo ka aq vlere sa ka , sepse ajo QEVERI eshte etiketuar si Hajdute dhe e Papergjegjeshme .Por ne tilla raste pervec Injorances qe e karakterizon kabinetin e saj , del se jane edhe te Pakulture e te Korruptuar ne cdo qelize !

Flm !

Idriz, per turistet qe te permenda te garantoj une. Ndoshta nuk behet fjale per "vershime" apo dyndje masive qe do te terhiqnin vemendjen e mas-mediave, por c'rendesi ka? Per shifren e investuar nga shteti kthimi i investimit, vetem nga turizmi, do te jete shumefish dhe kjo e ben si pak investime te tjera qeveritare, dicka virtuoze. 

Per pjesen tjeter jam shume dakord. Parate mund te jene dhene nen dore, me shume sesa c'duhej, personave te gabuar e keshtu me rradhe; dhe me suksesin e ekspozites mbulohen skandalet; keto z. Tare ben shume ti denoncoje dhe e falenderojme.

Por qasja nuk eshte e sakte.

Ekspozita eshte dicka e mrekullueshme dhe ishalla na celen sa me shume te tjera, ketu e gjetke, te ketij niveli, kur z. Tare te jete ne krye te puneve.

Parate per ruajtjen dhe restaurimin e objekteve te trashegimise le ti gjejne tjeterkund, se shpenzime te cmendura shteti jone ka boll.

Mua me intereson vetem te sqaroj kete pike: nuk mund te heqim dore nga promovimi permes ekspozimit pse nuk na mjaftojne fondet per ruajtje/restaurim - kjo eshte vetevrasje!

Une do ta mbyll me Ju i nderuar Obi se ke fol gjera te argumentushme dhe te drejta po pa LIDHJE fare me permbajtjen e prurjes se Tares.

Ju flisni per veprimtari Normale te nje Shteti Normal e Dinjitoz . Absolutisht dakord dhe keto shifra me duken shume te pakta qofte edhe sikur te jepen "nen dore " per Lobingje .Une jam i ketij mendimi pohus .

100% ndryshe eshte meseleja . Mardheniet me Italine kane jo vetem HISTORI por edhe te tashme te fert  me Kater Rade , me Ulerima te pashuara te kujes Shqiptare kur ikte nga "rremuja , nga rremeti " ne vitet eardhjes se barbareve 91 -92 , me  "pelikane " e etj etj .Jemi aq te njohur me ta , sa qe kemi perdite lajme arrestime Kriminelesh e kontigjente te Mafies Italiane me bandite shqiptare . kemi perdite skece te M.beges me Marjanen per " ke semafori ' etj etj . Dhe i vetmi perfaqesim POLITIK qe ka perfaqesuar Shqiprine si nje vend Tmerri eshte po kjo Glase Politike .I vetmi njeri qe besoj edhe Italianet e njohin se cfare karagjozi eshte , ka emrin Qeveria Berisha .

Ata nuk marrin kurre vendime per Shqiperine . Ata ne cdo Kohe e ne cdo Aktivitet mendojne se si do te Vjedhin ose se si do te Shperblejne " krimin ' per arsye qe " fshihen nen rrogoz " Dhe pikerisht kete denoncon TARE .

Ta ngaterrosh kete jashte Veprimtarise konkrete dhe Njerezve konkrete qe e perfaqesojne mne argumente qe vlejne edhe per cdo Shtet ne Bote ...eshte ose naivitet ose shmangje naive !

Dhe do te shtoj vetem nje rresht te vogel . Ne se fillojme dhe pranojme qe per kete arsye mund te argumentoje dhe Gjembi , Ju keni plotesisht te drejte te pyesni jo vetem si me siper por edhe per me poshte smiley

Kjo eshte ekspozita e pare kushtuar trashegimise e ketyre 22 viteve demokraci ...me duket si fraze e paqarte ne lidhje me trashegimine Kulturore qe behet fjale ne prurje .Per 22 vite ne mund te ekspozojme vetem Gjembace dhe Bimes Lazarati !

Dhe ku hyn I.Meta apo R.Alia ketu ne kete ceshtje .Po Nano apo Majko apo Zogu me Enverin ? Behet fjale per nje veprimtari me mjete QYL te ruajtura e trasheguara nga "ishet " kur ne ato Kohe nuk kishte nevoje per lapurake Berishiste ! Behet fjale per trashegimin e Qebveritareve te P.Anton Arapit dhe E.Koliqit , e perfaqesuar nga kjo Gelase Politike , qe nuk lane me gje pa shitur deri sa shiten dhe Shqiperine ! Po te krahasoje me keta edhe ka Logjike !

po qe se ekspozita ka pas rreth 100 mi vizitor dhe mes tyre edhe presidentin e italise nuk ka pse behet kaq e madhe, eshte nje investim qe ja vlen.

sa per monumentet ketu nuk i lene pa rregulluar per keto 160 mi eurot e italise po i lejne se iu perton b**smiley

Fiks!!

Ne fakt per hapjen e disa ekspozitave edhe paguhet, por shifra edhe mua mu duk pak e larte per nje shtet si Shqiperia, vetem se varet se me ke salle, manaxhere bisedohet, hyhet ne marrveshje.

Tashti  ...nje justifikim qe ka lidhje me prurjen . .Kur vjen dhe Peter ter teri me Parti te Demokracise Shqiptare dhe ne Itali smiley ,per te na prezantuar rruget e Milanos mbushur me Po...tera ,  perse mos te vije kushdo sipas postulatit te filosofit famos N.Noka  "ti ke mendimin tend , une tund koken time "   smiley

Dhe po qe se te del ne krah ai dije se e ke ne gone. . Nje citat , nje dacibao dhe ne fund shpall dhe dijet.....per ate jete , per kete jete dhe per jetet e ardheshme kudo qe hapen ekspozita ! Dhe e permblodhi mejtimin e tij Peter ter teri :

" Per gjanesine e Ures as qe kam diskutim . Le te kape te dy krahet e Perroit te  Kirit . Por per Gjatsine me  duket se pak po shpenzohet "

Z.Pjer ne shoqeri te tilla me aq sa jemi ndricuar nga xberthimet ne VQ, e ka dhene pergjigjen sagllam Tare .

Kur eshte per pergjegjesite ,ato jane te specifikuara dhe nuk ka nevoje per komente te zgjuarish " oh sa mire me ken shqiptar" te llojeve Peter ter ter . Ne pergjithesi te tilla organizohen nga Shoqata ose individe .Nje pasqyre te tille beri edhe Velaj tek pergjigja e Cekes Jr .Dhe ketu shteti ndoshta ndoshta ( po jo ky lloj shteti qe eshte aktualisht ) patjeter edhe Mbeshtet te tilla veprimtari .

Edhe sikur te kishin thene me shpenzimet zyrtare te Cekes sr ...them se edhe kjo mund te pranohej .

Por shteti drejt per se drejti ne kete Rast , sidomos ky shtet i Peter ter ter terve , mendon vetem si te Vjedhe , ose per shifra te tilla te parendesishme , duhet gjet se ke dhe perse e ka  shperblyer . Ndoshta Partine e Peter ter terit qe po le nam ne Italje smiley As qe behet fjale te jete arganizuar jashte Marreveshjeve ..dhe ato jane te specifikuara jo me" Bamsi - Bumsi Turistike "

Dhe ne driten e mesimeve te VQ per raste te tilla kemi mesuar Larg duart nga Urra Patriotizmi si vello e kryemaskarejve ,e per me teper te njohur si Shtetarete Dinjtaret tane HAJDUTE , e te allish verisheve , kur behet fjala per veprimtari qe kane njesi Matse...parate e taksapaguesve .

Lexo denglat ose pergjigjen kodra pas bregu te Ministrise perkatese !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).