Të dhënat e fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se fondet që bankat shqiptare kanë investuar jashtë shtetit arritën rekordin historik 2.5 miliardë dollarë. 27% e të gjithë depozitave që shqiptarët kanë vendosur në banka.

Të dhënat tregojnë se krahasuar me një vit më parë, investimet e bankave jashtë janë rritur me mbi 36.3 për qind ose në vlerë rreth 700 milionë dollarë. Bankat kanë likuidet të bollshëm. Vetëm në dy vitet e fundit depozitat në sistem janë rritur me gati 1.5 miliardë dollarë.

Por kursimet e shqiptarëve nuk janë kanalizuar si kredi për të gjallëruar ekonominë, por bankat i kanë investuar ato jashtë. Tre vjet më parë, pjesa e  depozitave e rishpërndarë në kredi ishte gati 70 përqind. Në fund të vitit të kaluar shifra ra 58.6 për qind. 

Tkurrja është edhe më e fortë në valutë ku raporti kredi përmbi depozita ka rënë nga 110 për qind në 75 për qind. Kjo në një kohë kur Banka Botërore e klasifikon shqipërinë si vendin me ndërmjetësimin më të ulët financiar në rajon, pasi në vendet e tjera pjesa e depozitave që janë shpërndarë si kredi varion nga 90 deri në 120 për qind. 

Për të zgjidhur këtë ngërç, pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë miratoi një masë, që i klasifikonte investimet e bankave jashtë me koeficent maksimal rreziku, duke i detyruar ato të që për çdo fond që investojnë jashtë të mbajnë fonde të papërdorura rezervë. Bankat reaguan menjëherë duke e kundërshtuar masën. 

Në një deklaratë për mediat ato e quajnë atë si të panevojshme duke pretenduar se janë të detyruara t'i nxjerrin paratë jashtë për shkak se nuk ka kërkesë për kredi në vend. Por për disa ekspertë nga Banka Qendrore kjo është pjesërisht e vërtetë, pasi ngërci i kredisë nuk është pasojë vetëm e kërkesës së ulët, por edhe  shtrëngimit të kushteve nga vetë bankat. Përtej arsyeve, tashmë sistemi financiar ka hyrë në një qerthull që po thellon më shumë krizën e ekonomisë shqiptare. 

Qytetarët hezitojnë të shpenzojnë dhe kanë rritur kursimet në banka. Por paratë, të cilat duhet të kanalizoheshin si kredi për të financuar biznesin dhe investimet fluturojnë jashtë. Ndërkaq rritja ekonomike që në vitet e krizës ishte tkurrur në rreth 3 për qind, vitin e kaluar ra në 1.6 për qind.  

15 Komente

Po normal qe keshtu duhet te ndodhi. Shtimi i depozitave ne valute ka ardhur kryesisht nga transferimi i kursimeve te emigranteve nga shteti ku jane (kryesisht ne greqi) drejt bankave ne Shqiperi. Rritja e kredive te keqia dhe me probleme si dhe ulja e fuqise blerese ka frenuar rritjen e kreditimit edhe ne valute duke bere qe bankat te kene fonde te lira shume here me teper sesa nevojat e tyre dhe rezervat e detyrueshme/ligjore. Ne radhe te pare duhet qe bankat te rimarin sa me shpejt borxhet e keqia nga huamarresit dhe kjo behet duke i lehtesuar ato ne praktikat e konsfiksimit dhe shitjes se kolateraleve/garancive te lene peng. Kjo do te clironte shume hapesira dhe kapacitete prodhuese qe sot qendrojne te ngrira duke i dhene shanse inisiativave te reja sipermarrese.

Nga ana tjeter, shteti nepermjet ligjeve dhe masave te tjera shternguese duhet te disfavorizoje shpk-te (vecanerisht ato me nje ortak te vetem) dhe qe kategorizohen tek biznesi i madh, duke stimuluar krijimin e shoqerive aksionare per te siguruar ne radhe te pare transparence me te madhe dhe te beje te mundur krijimin e tregut primar dhe sekondar te aksioneve dhe letrave te tjera me vlere. Eshte mese kriminale fakti qe qeveria nuk ka bere asgje ne keto drejtime. Kjo tregon edhe shkallen e larte te korupsionit shteteror ne nivelet e larta te tij, ne ato nivele qe zakonisht Mafja preferon te bashkepunoje.

Ky fenomen u vu re para 2-3-4 vjetesh ne perendim, bankat forcuan kontrrollin ndaj kredive, nuk para jepshin me kot me kot si dikur, ulen interesat e kredise, njerzit nga ana tjeter (si ne cdo koh krize) filluan te kursejne dhe bankat kishin likuidet te mire, sa filluan te kerkojne burime te tjera investimesh, mirpo duke qene se kjo situate eshte pak e rrezikeshme, tani bankat kane filluar te japin me shume kredi (kuptohet tek kliente te besueshem dhe me koleratoral) dhe me interesa te ulta fare per te mos e sforcuar kreditor-marrsin. Per rastin e Shqiperise, do ishte mire qe bankat te financonin projektet afat-gjata te mir-studiuara, si psh, energjitike, infrastrukture, ndonje linje hekurudhor te elektrifikuar si psh Maqedoni-Kavaje ose Durres, projekte qe e nxjerrin investimin per nje afat pakez te larget si 20-30 vjet.

Pjerr, projektet afatgjata dhe me shlyerje/kthim 20 apo 30 vjet dhe me kosto te larta, parimisht dhe llogjikisht nuk duhet te kene per financues kryesor bankat sepse eshte jo ekonomike. Pra nuk bie dakort me ty si ralle ndonjehere per kete ceshtje.  smiley

Timi, po pse keto shtetet perendimore, kur hodhen per investime projekte me afat shlyerje edhe me shume se 30 vjet , mos duhej te rrinin duar kryq. Projektet e medhaja, ne interes te shoqerise dhe shtetit, jane vertet te bezdishme se jane afat-gjata ne kthimin e borxhit (investimit) por jane mese te domosdoshme per shtetin dhe shoqerine.

Nuk me ke kuptuar, nuk jam kunder projekteve me shlyrje afatgjata, por jo me financim primar bankat. Kaq!

duke qene se bankat ,ashtu si shumica e sipermarrjeve te medha , jane te huaja ,patjeter qe ato do kontribojne ne shtetin meme sepse thjesht jane dege te tyre.

pra fitimet e ekonomise shqiptare investohen ne greqi e austri

Banka eshte sipermares privat dhe kapitalin e investon ku ti duket me mire (fitimi, reziku etj). 

Banka e Shqiperise e ka ne terezi. Si bi dot gomarit, i bi samarit.

 

Dezinformim apo lajthitje e TCH nuk e di. Bankat shqiptare nuk nxjerrin jashte depozitat e shqiptareve, por fitimet e tyre. Ka shume vite, qe BSH ka ndaluar kete.

Me duket se ju jeni gabim. Ta zeme se depozitat ne valute nga qytetaret bizneset etj. jane 100 njesi ndersa kredi ne valute jane dhene 30 njesi. Ju mendoni se 70 njesite e mbetura ne valute rine ne forme thesari ne kasaforten e bankes???????????? KJo po qe do te ishte lajthitje.

Nuk eshte ceshtja cfare mendoj une, por si jane dispozitat e BSH.
Bankat shqiptare, pervec kredive, i perdorin parate per te blere Bono Thesari.

Atehere, reth 95% e totalit outstanding (gjendje/teprice) te bonove te thesarit dhe obligacioneve 2-3 vjecare jane ne monedhen vendase qe eshte Leku dhe vetem rreth 5 % jane ne Euro. Pra eshte nje shifer e paperfillshme. Mesa di une (nuk jam i sigurte) ate qe ka kerkuar disa kohe me pare Fullani ka qene qe te mos i transferonin Fitimet jashte Shqiperise, por ti perdornin per te rikapitalizuar bankat respektive. Por kjo ishte me teper nje si lutje sesa urdher administrativ.

Fitimet ok pra, fitimet nuk ka asgje ne bote ti detyroje te mos i nisin ne seline qendrore. Sikur ti te besh nje investim ne Greqi psh edhe te detyrojne te mbash atje fitimin.

po shum mir bejn qe i investojn leket jasht pse ti investojn ne shqiperi, qe te investosh ne shqiperi 10% te fitimit i do ergita dhe shkelzeni smiley

Me sa po shof "Demokracia" i pasko bo mire Shqiperise.

Qenkan rritur depozitat goxha ...po ta krahasojme me ato 2 milion dallarae qe na la paraardhsi i Rames Ramizi.  smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).