Ishte kjo hyrja po aq intriguese dhe një e vërtetë e thellë ironike e gazetarit britanik Christopher Middleton, në udhëtimin e tij të fundmë drejt Shqipërisë, botuar në gazetën më në zë angleze “Daily Mail”, ditë më parë me titull: “Këndi i Fundmë i Evropës: Plazhet dhe bukuria e Shqipërisë, të fshehura në ujdinë e Ballkanit*”.

Por më interesante është shpërndarja e këtij shkrimi në rrjetin social në “Facebook”, për më tepër që kësaj radhe ironia angleze nuk ka goditur serish, por ka folur në mënyrë të paqtë për mrekullitë shqiptare.

I pari, Chris Casey një amerikan i cili prej vitesh jeton në Shqipëri, shprehet se “Po, por ama Norman është ende humoristik! Do ta shihni se si do dynden tashmë britanikët këtu...duke blerë shtëpi, e duke vijuar më tej se “duhet të ketë qenë e hidhur dhe e rëndë e gjithë periudha komuniste. Duke u përpjekur ta kapni Perëndimin në disa vite, kjo nuk është aspak e lehtë”.

“Jam i nderuar që kam mundësinë ta vizitoj këtë vend dhe ta eksploroj, thotë Casey, i cili prej disa kohësh jeton e punon në Shqipëri, duke vijuar se “është një vend i bukur, me njerëz tejet miqësorë, të durueshëm e të dashur. Këto ndjesi nuk mund ti gjesh ngado, e ju duhet ti rrisni e ti kultivoni edhe më tej. Shpresoj që gjërat të zhvillohen më shumë (në Shqipëri), si ekonomikisht ashtu dhe nga ana njerëzore, e gjithashtu të zhvilloni më tej historinë, e po ashtu fshatrat apo periferitë, të cilat duhet të jenë në vëmendje të këtij procesi”.

Më tej kolegu britanik Middleton, përshkruan në detaje udhëtimin e tij nëpër Shqipëri ku citon se, “njëherë e një kohë, të vetmit turistë që vinin ishin studentët e edukuar stalinistë. Sot, është një paketë për gjithë familjarët në kërkim të një ujdie të bukur pushimesh e për më shumë madje”. Shqipëria, përshkruan gazetari Middleton, “është si Spanja e 50 viteve më parë, madje edhe në çmime të arsyeshme. Të pushosh në bregdetin Adriatik si dhe plazhet me rërë të gjata prej prej disa miljesh, ju do gjeni çmime që do t’ju buzëqeshin”. Një kafe sipas kolegut britanik është 40 peni (penny), një birrë është 90 peni, ndërsa një shishe verë është veçse 4 sterlina.

Në artikullin e tij ai përshkruan se si mund të arrish në Shqipëri nga aeroporti anglez i “Gatwick”-ut, ku edhe janë 4 fluturime çdo javë drejt Tiranës.

Dy janë udhëtimet më të mëdha sipas “Daily Mail”, “Durrësi (apo Dyrrachion) dhe resorti afër saj, qyteza e Golemit...ku mund të hash një darkë të shijshme atëherë kur gati perëndon dielli, e cila të kushton pothuajse 1000 lek, apo përafërsisht 6 sterlina.

“E vetmja gjë e papranueshme në Durrës, është vetmia”. Kjo, sipas gazetës më të madhe britanike, është edhe peizazhi sipër kodrës së Durrësit ku ndodhet vila e shkatërruar apo Pallati Veror i Mbretit Zog, i ndërtuar në vitin 1939.

Më tej gazetari britanik përshkruan udhëtimin e tij drejt Gjirit të Lalzit, ku edhe pati takuar bashkëpatriotët e tij anglezë, të cilët kishin blerë apartamente në këtë zonë, si ish-pilotin 65-vjeçar Chris Esdale-Pearson dhe bashkëshorten e tij.
“Plazhi është i mrekullueshëm shumë afër maleve, e është një vend i cili ja vlen të eksplorohet. Nuk ka më tashmë dyshim që Shqipëria është një treg drejt suksesit”, thonë dy bashkëshortët anglezë, cituar nga “Daily Mail”.

Middleton përshkruan më tej edhe Tiranën, kryeqytetin shqiptar, që nga Sheshi Skënderbej e deri te qoftet në rrugët e Tiranës...
Artikulli përmbyllet duke thënë faleminderit dhe mirupafshim në gjuhën shqipe, por komentet në këtë faqe janë akoma më interesante...
Një i ri nga Australia, thotë ndër të tjerash se “Shkoj shpesh në Evropë që nga Spanja e deri në Greqi apo Itali, e së fundmi në Shqipëri, ku edhe kam eksploruar e kam shijuar kënaqësitë e bukurive natyrore.

“Ndihem si mbret, pasi jam ndjerë ngaherë i respektuar dhe është tejet lirë”, thotë ai, ndërsa një komentuese nga Irlanda është kurioze nga ky shkrim duke thënë se “Do doja ta vizitoja këte vend interesant”.

E mbani mend Shqipërinë? Ai vend i çmendur komunist ku të prisnin flokët në aeroport në se i kishit të gjata ? Ata urrenin çdo gjë Perëndimore, por njëherazi ishin të çmendur pas filmave të Norman Wisdom ? Në rregull, këto kanë ndryshuar”.

*Artikulli Original nga Daily Mail

197 Komente

e shyqyr qe duhet te shkruajne  te huajt mire per Shqiperine se gazetaret tane bejne gare kush ta nxije sa me shume realitetin ne Shqiperi

E kam thene aq here qe atje ka ndryshime pozitive,dhe shume italiane me kane folur me dashuri,si tja bejme qe ketu te ppu duket sikur thua ndonje blasfemi.

Si e paska lejuar Ilir Meta kete artikull te botohet ne gazeten e vet ? ka i gjo ketu smiley

dje kishte shijuar peizazhin e lugines se Vjoses ne Gjirokaster, dhe e ka bere "kabull" kete shkrim smiley duhet thene se Meta nuk eshte shquar per diktime titujsh gazetash me sms apo telefon, ndryshe nga i dashuri i tij i ri smileysmileysmiley

Kot , spijne uje per politiken, vecse per bizenset po dakort , le te rritet fluksi i te huajve per pushime.  Duam me shume nga politika shqiptare te na perfaqsojne me dinjitet dreqi ta haje

Vend i gabuar per nje lajm te tille. Opozitareve (PS tani dhe PD pas pak) dhe emigranteve mos u thuaj qe shqiperia eshte me mire.

Edhe fotot shume te bukura. Kete vendin ne Tirane e njoh shume mire.

He po tani ca do thoni? He pra pse s'flisni, apo nuk ju vjen zoni! Apo s'jua mush menjen Daily Mail juve!

 “është një vend i bukur, me njerëz tejet miqësorë, të durueshëm e të dashur. 

Po tashti e shifni kush e bonte sherrin? Ja sa iket ju, t'gjithe si qingja ne Shqiperi. Miza nuk pipetin.

 

P.S. Vec nje gjo deshe me pyt. Mire se te dashur e miqesore moooo dihet qe jemi, po shqiptarin durimmadh ku e ka gjet. smiley

po shqiptarin durimmadh ku e ka gjet. smiley

 

Ka parasysh zborin

o duron Shqiptari o nuk duron njeri, ka vetem nje problem Shiptari shkret, do te pasurohet menjehere

smiley O PF!!  Me Durim Durim arrihet gjithshka ! 

po shqiptarin durimmadh ku e ka gjet.

Ja ku e ke

Dy janë udhëtimet më të mëdha sipas “Daily Mail”, “Durrësi (apo Dyrrachion) dhe resorti afër saj, qyteza e Golemit...ku mund të hash një darkë të shijshme atëherë kur gati perëndon dielli, e cila të kushton pothuajse 1000 lek, apo përafërsisht 6 sterlina.

ehe, me hunden si je shoku gazetar.cbllokoje pak dhe hajde perseri ne sezonin e shurres ne Golem .Ky e ka pare pllazhin ne dimer , dmth ka pare guacken pa "perlat" (plazhet pa njerzit) dhe plehrat qe  prodhojne gjithandej.

Me siguri sa te vije Rama ne pushtet do shurrose livando gjindja apo jo? Per nje Ripordhindje Shqiptare!!!

Per te 1 milionten here duhet te perseris: nqs Rama vjen dhe gjerat i le ne vend , pra thjesht noton ne mocalin e bere kenete, ne ketu do jemi, dashte Zoti,  dhe do flasim.Por nuk eshte muhabeti tek tifozlleku o driteshkurter,as tek emrat e pervecem,  fjala eshte tek fati yne i perbashket, qe kete cope vend qe i ka te gjitha,detin, malin, fushen, gerneten dhe gemushen, nuk jemi ne gjendje ta kthejme ne begati per te gjithe.Shkretetire tartare me ca vila te bukura, me makina luksoze ne rruget qe nuk hapin dot RRUGEN per atje ku duam te vemi, po, keto i kemi.

Gjerat ne vend do i lete ne Hitleri prandaj ato qe ja lane ne dore Zotit lane kockat neper stepat e Rusise. 

edhe ketu ku banoj une qe eshte nje nga vendet me turistike te Italise ne sezonin e veres ka shume rremuje dhe era e keqe nuk mungon, shtojme edhe aktivitetet e ndryshme muzikore qe nuk te lene te flesh rehat

Arke, eshte nje nga operatoret turistik me te njohur dhe me te medhenj ne Hollande.  ka nja 3  jave qe bejne reklame   ne TV per pushimet e Veres 2013.  me kenaqesi   pashe  qe kesaj here eshte perfshire edhe Shqiperia ne ofertat e tyre..smiley

kjo eshte video..  tamam ne sekonden 0,05  shfaqet edhe Albanië.. (tm Pjeri.smiley)

Hollandezët dhe Hollandezet jane turistet me te mire ne Bote smiley (ato bjondet Barbie me marrosin gjithnje) eh, kujtime te bukura ne Spanje sa here qe shkoj smiley

Gjithnje them : kur do vije ajo dite te mesyjne ne Albanie keta lloj turistesh aman ! te bej pak qejf dhe Shqiptari !! (dhe lek gjithashtu)

Hollandezët dhe Hollandezet jane turistet me te mire ne Bote smiley (ato bjondet Barbie me marrosin gjithnje) eh, kujtime te bukura ne Spanje sa here qe shkoj smileyGjithnje them : kur do vije ajo dite te mesyjne ne Albanie keta lloj turistesh aman !

 

''qe tani ju shoh se si  je duke lozur  ne plazh   me  bjondet hollandeze, Lefti...smiley

mire e ke ti mor Lefti ato" bjondet si barbi" qe vijne nga Hollanda, por kur te shikojne keta kokeshtypurit si Meta ne Shqiperi çfare do te mendojne!?

smiley

do thone Oh my Gosh !! smiley

LSI e ka popullin me vete.

Lirua mund ti merrte slloganin   per fushate Curr Bejes.. ''kush vjen me mua, do ta mbuloj me flori..smiley

I ka dale njecik boja atij muhabeti, qe me "lugen e florinjte."

LSI nuk premton luge floriri, se nuk eshte parti e atyre qe flasin per vaska floriri. LSI premton luge metalike inoks, ama luge te medha, luge bolleku, qepshe ose garuzhde perfshire. 

Aha, bollikun e ka zoni balozi. Gjeni nei gjo tjeter, me origjinale. Me 4 gra dolet ata te tjeret. Si bektashinj te mire, ca ofroni ju, nei gjo te papame e kam llafen. Psh pushime ne teqe, ju e dini mo, po do vra menja.

luge bolleku

po prit njehere, se sikur eshte Sali Bolleku.

Ate pra i thashe. Keta mire qe i vodhen zemren Sales, po tashti duan t'i marrin dhe bollekun. Apo ia dha ketyre gjykata pas ndarjes?

Apo ia dha ketyre gjykata pas ndarjes?

smiley

Le qe ketyre i ecen me gjykatat, e gjykateset. Pune shansi. smiley

Te dyja paleve. Keshtu qe pune dreqi.

Une mendoj qe emo u nxitua pake, nga entuziasmi per patriotin smiley

Une i dhashe ca hinte, po emo me duket u prek ne ndjenjat e tij bektashiane. smiley

Pardon, po qe se.

ai eshte bollek i rreme; i LSI-se eshte i vertete.

po prandaj edhe ne e ndrysham  nga ''luge floriri'' e beme, ''çeku i bardhe''.smiley

LSI i ka sahanet e ndare me te gjithe ata qe bejne premtime te rreme elektorale. LSI eshte pak e ashper, por e drejte. LSI me mire thartohet ne fillim, qe te kete te emblat ne fund.

PS: jo si ca e ca...

koken atij ia shtypin vetem hallet dhe dertet e ketij popullit me te vjeter ne europe!

Ej. po reklama e qeverise me Lanen dhe bojatisjet e Rames po na mburret? Po fotoja tjeter nga malet e Skraparit eshte marre me siguri.

 

normal, se GSH e Metes eshte, nuk e linte dot Skaparin dhe Ujin e Zi pa e vene gjekundi ai smiley

Të pushosh në bregdetin Adriatik si dhe plazhet me rërë të gjata prej prej disa miljesh, ju do gjeni çmime që do t’ju buzëqeshin”

Unë kisha dëgju për çmime të kripura dhe buzëvarura. Sdq, shkrime të tilla me nota pozitive vlejnë. E pushtofshin anglezët një orë e më parë bregdetin shqiptar e ishalla përhapet sa më shumë llafi i mirë. 

Shyqyr qe bizneset private sponsorizojne ca lajme pozitive , se te ishte per qeveriurat  ohuuuuuuuuu

Me fal, ti e shikon si pozitiv kete artikull?

Po pse nuk te duket pozitive ty shoku Kavir kjo: Shqipëria, përshkruan gazetari Middleton, “është si Spanja e 50 viteve më parë, 

eshte krahasim  pak a shume real Spiritus..  pse si, ti pretendon qe Shqiperia te krahasohet me Spanjen, Italine apo Greqine sot, persa i perket turizmit?smiley  

edhe greqia o belulo per sa kam pare e qelbur eshte,por ka magjine e historise dhe detin te mrekullushem,per sa i perket shiperise ka shuuuuume per te deshiruar,por varet nga koka ,ajo e ka fajinsmiley

mire mire.. por kane infrastrukturen turistike  (me gjithcka permban kjo fjale  hotele, kulture sherbime  pervoje etj etj)   ne rregull greket...  dhe natyrisht i kane arritur pas   dhjetera vite pune dhe investime  ne turizem..   ndersa  ne jemi fillestare akoma.. duhet akoma kohe, pune investime  te arrijme  prane niveleve te tyre..smiley   ja  psh,  do marre  si shembull Turqia..  ata  kane hedhur hapa vertet gjigande ne turizem keto 20-30 vjetet e fundit..

poooooo jemi larg akoma,dhe ne fakt edhe ndryshimet jane alla shqiptarçe, pa respektuar aspak ambientin,por kur them koka kam parasysh individin,eshte e dhimbshme sa here kam shkuar ne pranvere ne plazhin e durresit te shofesh makinat deri ne breg qe bejne praktika guide,e kane bere reren asfalt, po ashtu ne spille, makina edhe me targa te huaja  dhe shqip,qe parkojne ne rere,qe varin plehrat tek pishat, me vinte te zihesha me nje grua qe kishte edhe targe italiane kur e pashe,se ne itali ajo s'ben ashtu me siguri,pra ne s'e duam aspak vendin tone,  ne kete pike jemi te pakrahasushem!smiley

jemi për ibret nga kjo pikë o xheni! lajmi i tillë sado pozitiv mund të kthehet në ëndërr të keqe kur turistët të vijnë dhe të shohin me sytë e tyre, dhe sa të "mashtruar" nga një lajm që nuk mbështet aspak realitetin, atëhere do jetë më keq. eh të mendosh anglezët që na "duan" shumë. 

Lirika ,keta jemi!!!  ky eshte geni yne,nuk jemi popull punetor ne vendin tone se kemi frike se na tallin,mos na vije keq hiç faresmiley

Xheni, na mungon një dorë drejtuese e mirë! 

Lirika ,shiko te t'them nje gje nga eksperienca ime,sepse gjerat na duken shume te komplikuara por ne fakt jane shume te thjeshta,ketu ku jam une pak a shume eshte ç'do gje ne vendin e vet,mesohet femija qe i vogel nga prindi etj,me ka qelluar te jem ne sardenja,dite e diele,erdhen ne plazh te gjithe vendasit me makina natyrisht,dhe ne mbremje kur ne u kthyem ,u çuditem sepse te gjithe pa perjashtim kishin lene qeset me mberurinat ne vendin e makines!!!! e pra italiane jane jug.verismiley

Edukatë e mëkuar që në vegjeli që është inkurajuar gjatë jetës së tyre sepse kanë patur një drejtim pozitiv, kanë patur njërez që kanë dashur që vendi i tyrë të zhvillohet. Ne s'na mungon vullneti për punë, thjesht mungon dëshira e mirë e njerëzve që drejtojnë shtetin. Populli pa bari do ta hajë ujku, dhe do bëjë sipas kokës së vet. smiley

Them qe e ke gabim, per punetore e kisha fjalen. Problemi i madh eshte qe nuk mendojme e respektojme Tjetrin, pra ne fund te fundit vehten tone, duke harruar se bota eshte rrumbullake.

tironco,ka plot punetore,por nuk eshte e pergjithshmja,sidomos respekti per ambjentinsmiley

Respekti kur mungon e zevendeson druri, ose me mire te themi e edukon. Ketu eshte $500-1000 gjoba po hodhe gje ne autostrade.

Nuk e di sa e pergjitheshme, por shqiptaret punojne e sakrifikojne shume, te pakten kete kam pare une. 

po po duhet edukim ligjor,absolutisht,po s'e zbraze kuleten nuk meson; punetor jemi brenda pragut,jashte mendojme "s'eshte e imja" kjo gje duhet rregullu ne kokat tona.

mos ki frike se nuk tremben turistet nga asgje aq me teper qe Shqiperia edhe per shume kohe akoma do te frekuentohet nga nje turizem me tre yje qe preferon vetem te kenaqet duke harxhuar sa me pak

Plehrat e te tjerat po e po xheni,po mua me ka tromaksur mentaliteti invaziv i nje familjeje qe kish vite qe jetonte ne itali.ishim familja e madhe vjet ne dhermi dhe patem afer nje familje nga vlora me nje femije te vogel.ok ne fillim erdhi kalamani duke U marre me te mite,pastaj avash avash gjyshja qe na pyeti soj e sorollop e me radhe na U futen ne cader.ne te shkretet jemi dhe hijedashes,filluam te iknim nga cadra me lezet,nje nga nje gjoja laheshim,loznim dhe ketej syte nga cadra,kur po na ikin.me vjen keq per mamin se e lame vetem me invazoretsmiley
Nejse,dikur e moren vesh,po atehere ne kishim nderruar plazhsmiley

vlora,tashti e pashesmiley e çuditshme,ka njerez qe s'ju hyn ne gen asgje nga bota e qyteteruarsmiley

Prandaj edhe LEFTI nuk vjen ne Shqiperine e bukur te NM, po shkon ne Spanje per pushime.

Prit njehere se u hutova: kjo s'me duket normale mua, ne sikur jemi #2 pas Gjermanise. smiley

shkoj dhe ne Albania cdo vit ne vere mos ki merak, ne Durres me ke !

vertet shkon ne durres, si vend ekzotik, por vilat i ke ne rivieren franceze dhe palma de mallorca ama!

smiley  (per Leftin, pas u zbulua e verteta)

lesh lesh!

as palma de mallorcen s'e kam pare ndonje here! Barcelonen po dhe ç'ka aty rrotull

Belul, problemi per mua nuk eshte tek reklama pozitive por tek ajo se sa perputhen pritshmerite (kur turisti potencial anglez lexon kete artikull) me realitetin.Dhe realiteti nuk eshte vetem tek dhjete qofte 1 euro, nje birre 0,5 euro etj. Jane dhe ca gjera TE TJERA me te rendesishme qe mungojne ne pjaten qe ka servirur gazetari servitor.Nuk jam kunder reklames pozitive, te mirekuptohemi.

----------------------------

Dhe meqe erdhi llafi dhe meqe nuk rrime dot pa pak mish dhije puro politik , para dy oresh takoj nje te ri 25 vj, i pa pune keto vite dhe i them;he , do e merni mandatin e trete (me pd-ne ky) , ca thuhet? Nuk di tha, varet.Por une dua qe vetem Rama te mos jete kryeminister sepse ai eshte Enveri dyte.Po pse eshte si Enveri, e pyes, e dua nga ty, me pak fjale, si e mendon ti me koken tende.Dhe pergjigjia: Ai do te izoloje Shqiperine.e ke degjuar si thote: Nuk do vemi ne ne Europe por Europa duhet te vije ketu. Aha...Do thuash ti i diot.Po ja pra keta politika i ushqen.Imagjino me tej, me larg, me thelle mes malesh si hyn politika ne koken e tyre.

Sorry per zgjatjen. Pra ceshtja nuk eshte tek ekzotika e ketij cepIt te Ballkanit, me kuzhine me erza , me  njerez bujare dhe raki ballkazani. Eshte tek infrastruktura,tek  cilesia e sherbimeve, mjedisi, siguria jo perhere e garantuar etj. etj.

Spirtus, mbaj mend qe ka qene nje artikull ketej nga peshku me gazetarin tone qe i bente spanjollit pyetje te tipit: Ku ndryshonte komunizmi i Frankos nga komunizmi i Enver Hoxhes? 

Tani, ti po aludon qe ne sot jemi si Spanja komuniste e Frankos?

Po Franko ka qene i djathte mor zotri. Ka qene ndjekes i Reganizmit. E thoshte gjithmone Franko "Regani eshte Burre Shteti! I vetmi kryetar qeverie qe sulmonte qeverine".

Prandaj ne e kemi per nder qe te na krahasojne me nje vend te djathte si Spanja demokratike e Frankos.

 

Franco ka qene Thatcher-jan!

Right! Qorrollepsemi nganjehere Kavir.Po miqte shendoshe.

Qysh se famekeqi A.A.Gill botoi artikullin e tij per Shqiperine ne Sunday Times, diku nga 2006 me duket, keta anglezet sikur e kane nderruar politiken gazetareske ndaj Shqiperise. Sado me dhembi ai artikulli i Gill-it atehere (isha edhe ne Angli ne ate kohe), prape them se nuk ka nderruar shume gje ne perceptimin e tyre per Shqiperine. Keto "reklamat" per te pare "qoshen e fundit te pazbuluar te Europes" linden pas krizes globale te 2008, kur u bo keq per leke e Greqia e Spanja u shfaqen si teper overpriced.

Por edhe sikur t'i mbyllesh syte ndaj dallimeve te pakapercyeshme kulturore (gap-in e thelle Angli-Shqiperi e kaluan vec Lord Bajroni e Edit Durham-i, romantike qe te dy nga ata te llojit te zhdukur prej kohesh), e ta shohesh ceshtjen vetem nga ana praktike turistike, turizmi masiv anglez nuk ka per te zbarku ne Shqiperi, te pakten jo in the forseable future. Sa te zgjidhin pronaret zaptuse te tokave te Golemit ceshtjet me nj-tj e me gjykatat, avionet e British Airways do vazhdojne te cojne mijerat e anglezeve ne rezortet spektakolare te bregdetit te Turqise. Sorry Lefti for the "pessimistic" view, but I feel it is the simple truth. (I don't like it either!) 

Fal droges krimit money laundering shqiperia eshte nje  vend terheqes per turistet pa diskutim, canabis cativa mund ta shijosh falas fal kultivimit free ne bace te gjirokastriteve lazaratas,  80 % e car-ave jane benzmercedes smiley ..skiperia eshte zhvilluar, por vetem nje gje duhet te bjene mire skupetaret ,, Te pastrojne plerat gjithe andej! smiley

eshte nje video qe qarkullon ne Youtube, jane ca turiste hollandez ne Lazarat qe filmojne 3m miser qe kishte mbire dhe i benin reklame cilesise se mbrekullueshme te saj smiley

PS : s'kam pire kurre kanabis sativa ne jeten time! dua ta precizoi

Anglia eshte vendi pa mal e det turistik,e po ashtu me nje klime aspak turistike...do ti qe terheq turistet e dynjase!!

Mos harro qe jemi maj qershor fushat turistike dhe elektorale, dhe nje artikull i till, i ben me krah te `djathtet` qe duan mandatin e trete smiley Shqiperia ka ec shume perpara smiley kete po e thote duke u ngjirur edhe Berisha po ju nuk merni vesh! 

emo ilirjan ! po vjet qe s'kishte zgjedhje, perse e beri ate artikullin Lonely Planet per Shqiperine qe e vuri tek Top Ten destinations per 2012-en ? per te cituar vetem nje nga shume te tjera

Znj. Alidea mund te vi te na deshmoje edhe per ardhjen e pare te Costa Crocere ne Shqiperi sivjet gjithashtu ...

Thua? se besoj..sa per ate pune i fusin nje,kemi 100000 shtreter per 4 milion turista e jemi ne rregull nga ai krah.Shqiperia eshte vend i bukur,jo me i bukuri..por i bukur.Shqiperia ka nje klime te mrekullueshme..ka njerez te mire! Por turizmi sot,nuk behet vetem me det e mal..ketu calon gomari per mua..jo me kot..permenden ato pallatet me shigjeta te Tiranes!

Fajin e ka Saliu!

Autori ose vajti ne Lazarat dhe s'e thote, ose ia prune Lazaratin.

Yeah dude, keep on smoking it.  

Pershendetje Monda, smiley

Po ju mos u merzisni kaq shume. Mblidhni fonde dhe paguani ndonje gazetar te The Guardian qe ta shaje Shqiperine si dikur. Qe t'ju nxjerre mallin e diteve te "lavdishme" te Revolucionit Boleshvik te '97.

Pershendetje Kavo (flm qe me kujton)

I zoti e shan gomarin, i zoti e nxjerr nga balta. 

(N.N) smiley

smiley

Mire ja bere, e meritonte kjo.

Prit njehere prit, kujt i shan Nard Ndoken ti?

Nandi i Ndokës është i yti, i joni, i të gjithëve. smiley

Eshte domethenese shume qe kete shkrim e ka bere DM, nje gazete qe nuk shquhet shume per ndonje qasje dashamirese ndaj ketyre vendeve te vogla.  Kur kemi arritur ti mbushim mendjen DM, do te thote qe me te vertete ne Shqiperi eshte bere shume.

Eshte fakt qe Shqiperia ka ndryshuar dhe ka ndryshuar shume, me sy te lire e dallon.  Shoket e Kominternit dhe Grupi i Torontos do hidherohen pak po skemi cbejme.

Mire DM ja mbushem mendjen po si tja mbushim mendjen vetes thuaj.

 

Une propozoj qe keta turistet te mos vine fare.  Le te dergojne vetem parate se te tjerat i kemi vete.

Bukur artikulli, por.....

Ore kane 10vite me artikuj pozitive por puna eshte qe asnje Agjenci serioze turistike nuk ka shkelur kemben ne Shqiperi, ky eshte fakt i hidhur!...(Jane disa agjenci te vogla qe operojne per turizem adventuror si ne Safari Afrikane,et por ato jane pothuajse te parendesishme). Kam pasur shpesh here biseda me miq suedeze qe jane te interesuar por nuk ekziston asnje agjenci qe te ofroje paketa per ne Shqiperi. 

po ja mo Arto..  Arke, agjensi shume serioze ketu ne Hollande, por jo vetem,  ka edhe Shqiperine destinacion kete vit..smiley

Costa Croisières ka futur Shqiperine sivjet me nisjet e Croçerave nga Marseille : lexoje miku dhe informohu

Croisières 100% francophones   Croisière + Boissons aux repas à volonté à partir de 275 €/pers* 

Au départ de Marselle, abordez les plus belles escales de la Méditerrranée à bord du Costa Voyager!

Au programme, découvrez l'Italie, la Corse, la Croatie ou encore l'Albanie.

Profitez de notre offre spéciale au Tarif Flash et profitez de vacances All Inclusive.

 

me kenaqe me kte frengjishte smiley

Croisière Albanie avec Costa Croisières

 

Guide croisière Albanie

 

Croisière Albanie Costa Croisières

 

Croisières associées à Albanie Costa Croisières :
Croisière Albanie en promo avec Costa Croisières, Croisière Albanie à la dernière minute avec Costa Croisières

 

Méditerranée Orientale - Costa Croisières - 9 jours

 

 Corse, Sicile, Albanie, Grèce

 

Croisière TAAJ Rivages du Sud : Corse, Sicile, Albanie, Grèce

Bateau : Costa Voyager 4* en pension complète

Escales : Marseille (France), Ajaccio (Corse), Milazzo (Sicile), Sarande (Albanie), Itéa (Grèce), Corfou (Ile grecque), En mer

Départs : octobre 2013

 

Kjo Croçera tjeter ka destinacion Saranden (filloka ne Tetor 2013)

 

Jam e mire informuar  Left, por ky bashkepunim nuk eshte arritur fale qeverise te garantoj smiley 

pfffff

une kenaqem se Shqiperia po hyn ne cirkuitet e turizmit europian e boteror, ti do te na futesh prape politiken edhe tek kjo teme : s'ke faj, je e diplomuar per shkenca politike tek filiali i Universitetit Shteteror te NY ne Tirane

Nje pakete familjare per te gjithe? Cfare mund te besh atje me familje? Te kesh dhe femije me vete? E zeme 1 jave ne Durres? I paskan pelqyer dhe cmimet ketij. Ne fakt me 100 dollare ha mire/ nje darke  ne nje restorant nice atje!! ( familjarisht ) Not bad at all smiley

Nje pakete familjare per te gjithe? Cfare mund te besh atje me familje? Te kesh dhe femije me vete? E zeme 1 jave ne Durres?

Pse kaq pak pyetje?

po lol-i where eshte, thuaj..smiley

Duke luajtur me colin smiley

E ka zëvëndësu me kokëverdhë pra. dobët vigjilenca Belul smiley

Ishte sa per 'warm up ' Gjembi. Prit se kam prape per paketen familjare. smiley Belul ule pakez koken qe te shohesh lolin. Aty e ke. Try again smiley

Pse ndalove? Ne presim smiley

Moj, se mos besh pyetje alla xhibi, p.sh. "a vijne keto paketat familjare me paketa falas kondomesh apo me me tableta viagra?" smiley

Nuk behen keto pyetje per paketat familjare dhe ti. Prit te pyesim a vjen me babysitter njehere paketa. Leqe atje Jane te skaduara moj !!!! smiley

Eshte pjese e strategjise se qeverise per te shtuar popullsine. smiley

"Algat" i ke te sigurta. Si pune vaksine. smiley

Gjergj , kot keshtu sa per info , vjet ne Gusht ne Ksamil tek Tre Ishujt ( emri i plazhit ) nuk nigjoje njeri me fol Shqip , plot per plot me Angleze , Gjermane dhe ca me beri cudi shume Ruse.

Ja sikur e kane dhjere dhe ate kete vit.. mos k merak

Mua me beri pershtypje ai çifti anglez, ai ish-piloti 65 vjeçar qe paska blere shtepi ne Gjirin e Lalzit .. pse Ngjalat tona vetem Ngjergji me Meten dhe Edin ti hane ? smiley

Seriozisht, Anglezet vuajne shume per djell. Ne France kane blere shume shtepi neper fshatrat ketej qe po braktisen, vetem se ka djell me shume se ne Angli, imagjino sa pak ka ketu krahasuar me Shqiperine ! Cmimi i shtepive verore/plazh ne Shqiperi eshte per Anglezin sa te bleje nje makine ... investim e ja vlen per pencionistet e shtreses se mesme europiane

 

anglia esht shume e vogel, Left, per te majt at popull te mrekullueshem qe i dha fytyren e vet gjithe globit. si tha ballardi dje: mjegull ne kanal, kontinenti u izolua.

Po ty s'te beri pershtypje hic pjesa "....imagjino sa pak ka ketu krahasuar me Shqiperine".

Ku te duket mjalta bajate si balta??? Ne France!

e di, se vete e vuaj! por siç thote frengu : "On ne peut pas avoir le beur et l'argent du beur"

Kjo zbatohet edhe ne planin politik, besoj?

Shqiperia si spanja para 50 vitesh?! mos doje te thoje spanja si shqiperia para 50 fitesh?

se neve vetem gjermania na e merr smiley

o sa bukur. po ne si mund te ikim ne kete parajse?

Endrra ime te behet njeher Shqiperia - Paris , Zvicer, edhe ne katun do vi te jetoj vetem te behet !  Po duhen hedhur ne gelqere te shuar 3 milione

te isha edhe nje here 20 vjec do shkoja me deshire te jetoja e punoja ne fshatin tone kapitalist.

mor po per te punu e gjete ti smiley  ndonje sekretare partie edhe be vaki  smiley

sekretare posi, me minifund biles!!

Do beje perpara Elba. C'e do, t'a preu karrieren Ramizi. I hodhi armet.

me fal qe nderhyj, por 3 milione cfare? dollare? euro?

3 milon kokoshka Fin, 3 meleon kokoshka, te hiken menja kur e meno.

3 milionet duhet te edukohen nga e para , nga klasa  e pare , edukimin dhe edukata qe kemi marre ( dhe une bashk me to) nuk i ploteson kushtet.

si do edukohen? ne grope te gelqeres? 

E di ku drejtohet gungaci?

p.s. Po mire keto qe e dine qe jane te paedukuar, po ne qe jemi te edukuar c'kusur kemi. Kam moshe une te filloj prape "Mira luan me top. Beni ha supe me karrota"? 

Une tani ia fus "I e madhe shtypit, i e vogel e shtypit : Urchin"! 

He pra shyqyr qe e kuptove edhe ti Fin te ardhmen tone, 3 meleon palaço qe hane kokoshka ne grope te gelqeres. Ky eshte plani i inteligjent serviseve "jashte shtetit". 

Kusitë me hi te lumi.

Po pra, paska dashur t'i laje smiley. Instikti i amvises. 

lumsi ju te dyja , ja hudhet Elbes , i late kusite te lumi ti laj Elba dhe harruat se jeni laparosur per vete me te nxira gjithandej

cdmth te jesh e njerkes, ta fusin mileti dhe ta lene ne dere

Nuk ka lidhje as njerka as mileti. Ti po propozoje "zgjidhje finale". Mbase e ke bere nga naiviteti (se e nisur nga qellime te mira, sikur s'ma ben goja ta them). Keshtu qe leri te nxirat e mia, po shiko mos te kane dale ndonje pale mustaqe.

fini ju sikur  i kuptoni shakate medemek po duke qene sexiste se kisha mendu se e kishe ne stil. Diskriminimi qe i bejne femrat -  femrave eshte sporti me i mire per meshkujt to watch smiley  dhe ky eshte problem akoma i pazgjidhur

duke u sjelle keshtu ti nxin duke ja heq bojen lezetit

Nuk ju kuptova zonja Elba. Cili eshte diskriminimi qe ju bera? Ndjese por frazen e fundit s'e kuptova: nuk jam shume e forte ne idiomat popullore.

Lere fini se u be terkuze , censurat nuk i kam qef as ironite ,  skam asnje interes shitje apo blerje apo fitimi . te gjithe jan te barabarte per mu ktu.

Edhe c'pasket qen me e plak robin para kohe , zonja zonja , me keq se Pjerin plak me kapele republike edhe une merrja mend e te tjereve smiley. Nuk jam zonje akoma , jam  e re per t'u thirr zonje,  me ironi ose jo smiley   Elba  .

 

Jo?  Po kumbulla me gelqere per liko?  Me mire keshtu?   

Nuk ka ardhur akoma sezoni i kumbullave faqekuqe per gliko, Monda. Andej nga shtatori, mbase. smiley

Sezoni i nxirjes ka fillu ama.  Dhe e ke parasysh ti si behem une.  

Vaj, thoqe, vaj. 

Ketej s'po na pushon shiu, jemi bo si ne Londer, ti thua te nxihemi. Me balte po. smiley (E shef, s'jane bo 10 dite dhe fillova nga ankesat) 

Si te doni beni smiley

jo jo te shuhen ne gelqere kalbesirat e imponuara intriguara korrupsionuara qe t'ja fillojme fresh

dmth komplet 3 milionshi, mire e kishe qe ne fillim

ej po nai 5 a 6 qindmijeshe nga greqia ta hudhim? apo ska gelqere mjaftueshem?

Elbe, po gelqeren nga Gerqia do ta marrim? Mase na ndimon qisha greke.Po qysh u be kjo pune, njeriu i ri kapistallist, nuk u krijua ende? tani u arrit dhe klonimi dhe pune e paqme.Po qelizat nga kush do te merren se ti thua 3 meleon ne grope?smiley

e sa pytje qe  keni dhe ju me smiley  Po pse me shpirt e merrni aq rondshem , une e vuna si tip shakaje , ja futa kot si puna  atyre qe besonin se do ti qellonte Amerika dhe rruget do hapeshin , dhe po te hapeshin rruget  keta do niseshin qe neser smileysmileysmiley

kthejeni si ta doni , vetem ne evropi mos  leni pa hyre smiley

sa kam qesh o Gjergj smiley

Kjo eshte nje nga skenat me te mrekullueshme nga tere filmat e Fantozzit.smiley

Po kur shef kabinen e piloteve bosh.Kjo do ishte sarkazem e hidhur per Shqiperine.Por ne e kemi Skenderbe fare , pilot i vdekjes eshte  smiley

smiley aaaa kur po e  shtynin avionin iher  smiley

hajde teme hajde, hiqni dore mor nga kto gjera se lam nam, nuk i bejne nder peshkut te tilla tema idiote.

O Brado.. si ishte ajo puna me viza per amerik? ahahhahaa

Perfshihet vertete ne ture tani dhe shqiperia .

Aeroporteve kam pa turiste amerikane , te ardhur pa pertese nga cepi fundor andej nga paqesori per turne ne brigjet mesdhetare. Ku po shkoni i kam pyt ?

Greqi, Shqiperi, Portugali etj...me filan agjensi, dhe se kemi per here te pare. Po rikthehemi.

Aq natyrshem e thonin 'Shqiperi' sa ste besohej qe mendojme se nuk e dine ku bie ky vend i gjore.

Ok kuptohet, per nje xhiro te shpejte ne shqiperi, mos ta ekzagjerojme me entuziasmin smiley

Ne vitin 1962 Anglia ose Perandoria Angleze kishte ne fuqi bandat e Kuklus -Klanit .qe digjnin per se gjalli njerez .Cfare kenaqesie tani .Mund te lexosh edhe kete gazeten me artikuj gazetaresh .

Ore si u be puna e atij Anglezit qe pergjerohej per femijet tane kur i shihte nga Mbrapa .Di gje ky gazetaruci i deily mailit ? Y leshkot e felliqur si ngazellehen ., sikur nuk e njkohin Shqiperine po mbeti tua tregoje ky surratbabunja i deili t smiley Historikisht e njejta menyre ...shaj pak me para dhe ben lajka per sot ! ...Pisa ! Sikur nuk qete Ju qe jepnit intervista per Shqiperine e Lulezuar si asnje vend i Pavarur ne Bote . Me cfare ngopen shqiptaret o zot ..dhe i botojne ....????????

Po jepi ti sa te kete rrenje lefKOPEJA do hingellijne akoma InteliDjenca e babasqapit smiley

shoku Ferra, rreziku anglo-amerikan eshte real dhe i ditur.

Daily Fail

Eshte gjynah kur shikon sa shume probleme kemi si popull kur te tilla fenomene te nje dobesie psikologjike shfaqen edhe ne kete blog midis anetareve qe kan nje nivel mesatar ose te larte inteligjence ne shoqerine shqiptare. Vete fakti qe botohet ne media kombetare dhe vjen dhe ketu tek peshku per diskutim nje artikull i tille eshte deshmi per kete gje. smiley

Pavaresisht se vazhdimisht i kemi terhequr (te pakten peshkut) mendjen per kete fenomen sic duket shume pak e kan kuptuar kete gje. Artikulli edhe nga ana profesionale eshte nje pacavure skandaloze, por edhe sikur te ishte shembullor perseri jo vetem qe nuk ja vlen ta sjellesh ne media kombetare apo tek peshku, por eshte thjesht nje nga ata artikuj te faqeve te fundit te nje gazete qe mund te lexosh rruges per ne shtepi kur kthehesh nga puna. Do hequr dore nga budalleqe te tilla, me ka rene goja duke e perseritur.

Para disa kohesh sollet edhe nje artikull tjeter me dy cuna hollandez qe kishin ardhur me pushime ne Shqiperi, e kuptoni qe ka nje problem psikologjik ketu, per te mos thene nje inferioritet te cuditshem?

ps. te gjith lexuesit e daily mail, bashke me kete gazetarin bashkohen vetem nje gje, racizmin qe i karakterizon ne shoqerine angleze, dhe urrejtjen dhe percmimin qe kan per te huajt, ku shqiptaret zakonisht kan nje vend special. 

Nuk jam dakort me pjesen me te madhe te ketyre qe the me lart, jo thjesht se e solla une shkrimin e perpunuar nga GSH.

Nuk jam njohes i mire i Tabloideve Anglez apo i gazetave angleze, por po e marre te mireqene faktin se kjo gazete bashkon pjesen e shoqerise angleze qe i ka vajtur ne maje te hundes nga te huajt (pak a shume si Figaro ne France, qe shquhet per te mbeshtetjen e te djathtes ne pergjithesi dhe politikave te saj). Por pikerisht ama, per kete arsye, nje shkrim pozitiv ne nje gazete te tille, eshte akoma me i rendesishem! sepse mund t'i hapi syte edhe atyre qe kane paragjykime per Shqiperine dhe Shqiptaret, dhe e pranoj qe jane shume neper boten Perendimore.

Ndaj, sa me shume artikuj te tille qe thone 1 fjale te mire per ne, aq me mire eshte per imazhin e Shqiperise dhe imazhin tone neper Bote. Ky eshte mendimi im.

 

Nuk e dija qe Shqiperia te jete e bukur na u dashka miratim nga anglia, apo aprovim per dashurine apo vleresimin per atdheun tone. Nuk e dija as qe bukuria e Shqiperise na qenka pune e paqme e qeverise te kelyshit te serbise ne tirane. Nqs nuk i kupton ckam thene ska gje plako. Sejcili ne te tijen.

Tashi te mahniten te huajt qe nuk u presin me floket ne kufi nuk eshte gje e vogel  smiley

Per mua rendesi ka te thuhet nje fjale e mire se nje e keqe , e duhet te vazhdohet te investohet ne publicitet pozitiv dhe ska rendesi kush e ben smiley

Interesant! Po flasin te merguarit tone, si te ishin angleze, skoceze, australiane dhe ....hollandeze.Dhe i gjithe ky entusiazem, se ja u vuri ne dukje ca mundesi te vendit nje i huaj! Dreq o pune!Ore kaqe miope te beheni? Po te jesh vend mesdhetar, vend i lagur nga Adriatiku dhe ta keshe buzdetin ne kete fare feje nuk ka me veper kriminale se kjo qe i kemi bere natyres.Me flet nje pizeveng i paguar duke me lavderuar mua Golemin..! Kam aty dy fshatra ngjitur.Ndertim modern sa nuk ka ku te veje me, perfunduar qysh ne vitin 2004.Por deti eshte qe saken se futet kush " te njomet" ! I teri me fekale.Ka tre vjet qeverria e KETIJ , te KETYRE qe ma lavderojne, qe pret shirita te kanalizimit dhe percjelljes per perpunim te ujrave te zeza, dhe Genjen se as ka perfunduar edhe sot e as ka per tu bere per kete sezon kapso turistik!
Po se mos vetem Golemi! More ndryshim i madh qysh tjeter! Nga qe u pritej leshi gjer tek s' dihet ku te veje ...m...i!
Kerkoni more njerez gjerat qe na bejne evropiane se mbetem derra, duke na qeverrisur DERRA!Vendin e zbukurojne vizionare jo bandite e kusare!I gjejme dot ku jane?Ate te bejme jo hoj broj me kete mashtrues e aradhen e soit te vet.Shqiperia per tu zilepsur opo qysh E mjera SHqiperi e katandisur buze gremine!

Mire e tha njeri siper:

Mos bej gafe tu thuash opozitareve dhe emigranteve(sidomos atyre pertej Atlantikut) qe Shqiperia eshte bere mire,se u fute ne listat e zeza.

Kur fluturon drejt memedheut, sa hyn ne territorin shqiptar menjehere fshihet dielli, qielli behet gri. E keni vene re? Pale mos flas kur I afrohesh tokes. Nje zhgarravine abstrakte vertete! Cdo gje e shtrember! Pastaj sa ulesh sikur ambjentohesh nga pak. smiley

ti duhet ta besh udhetimin ne permbajtje, jo ne forme. per forme shko ne groenland ose karaibe. ne atdhe nuk shkon per turizem pavaresisht se ke sporteli, polici te merr per turiste.

Ka te drejte Gaia, Moza. Plus qe per hir te vertetes diellin Shqypnia e ka me bollek, nja 300 dite ne vit, dhe jo diell kot nga ai i Arabise apo i Meksikes qe te percellojne. Diell mesdhetar, qe ne kombinim me detin azurro dhe esspreson ala italiana nuk gjendet as ne Santa Monica, as ne Florida... smiley Ne NYC jo qe jo. smiley  

Pikes i ke rene. Nuk ka me diellin e Shqiperise! Aq me shume qe kendej shume ndricon por nuk te "ngroh."

"Shum po shndrit njai djell, e pak po xe" (me theks t'modh tek eeee ne fund). Eh northeast e namun! smiley

Tani Santa Monica, San Diego, and Venice Beach, janë muhabete të tjera. Dielli i NYC nxen me raste smiley

Po mire, dakord. Se dhe une me ate qellim shkoj. Permbajtje. Per mall. Po ngaqe shoh shume nga dritarja kur udhetoj, me kish Rene ne sy kjo gje. Thjesht obzervim. Pa Jo se do ndryshoj gje. Po eshte si tip dhimbje me shume, kjo puna e diellit. nejse smiley

Vete e ke fajin qe shikon. Pse kot mbyllen syte kur shijohen gjera te mira. smiley

Syte mbyllen vetem ne roller coaster smiley 

Edhe une per ate e kam fjalen, ashtu eshte me raste. smiley

Kurse ne nje barcalete tjeter, i sapo lirumi nga burgu pyeti se mos kishte dale gje e re mbi dhe.

E ke fjalen per metode tjeter?

Sorry, e kapa icik me vonese ku e kishte fjalen, dhe reflektova. Jemi ne multitasking.

Ajo barcalete eshte, por e modifikova pak ne mendje.

 

Eh sikur mos ishim te rrethuar nga vendi Njish turistike (Greqia me ishujt jug, Italia ne perendim dhe Kroacia ne veri) padyshim qe do kishim qene vend unik si nga pikepamja klimaterike ashtu edhe turistike, ne rajon e me gjere. smiley

Se Bora Borat e Tailanda me gjithe Karaibet bashke s'na vijne as deri tek thoi i paprere i kembes.

Bejuni realiste kalamaja. Edhe une deri ketu e njezet vjet me pare mendoja qe Jali ishte plazhi me i bukur ne bote. Pastaj vajta ca dhjetra kilometra me poshte, ne Parga dhe thashe: "oh shit!" (ne shqip kuptohet)

Sa larg "fluturove" tani or peshk smiley ... ne 2008. Ca blogojne per te kujtuar e ca per te harruar (me pak pershtatje). Flm per linkun, do ta lexoj kur te gjej pak kohe me vone se me ngjalli interes ne rreshtat e pare.

smiley smiley smiley smiley smiley 

shume e bukur dhe nostalgjike. i kemi harruar ato kohe tani. na eshte bere shqiperia nocion thjesht gjeografik. vetem gjuha me duket se me ka ngel.

proze e mrekullueshme

PF-ja pa nje hummer qe vetetinte ne rruge. c'eshte kjo? pyeti. "e ka njeri", i tha vllai vet qe e priste ne shqipni.

e keqja e ktyne perlave (ajo "e ka njeri" eshte transcedentale) eshte se dun aparatin perkates me u pervetu. 

Em.ajo eshte e gjitha perle.por ajo qe m'ka ngel ne men eshte kur ky u kthye vone ne shpi,babai ishte bere merak, dhe vellai i tha" ç'u bone gjth noten mer lo..."smiley

E mbarove kete o PF?
Ku ta gjej fundin?

Hem, fundin ma shau Emigranti se iu duk sikur ishte nga ai modeli me "pala korenti'. Akoma nuk jam bere mbare ti pres nje "fund" tjeter. smiley

Jo po se na qortonte njoni ketu se kemi krijuar nje "shoqeri te semure". 

Nice. Hej PF po dhe fotograf ti? smiley

E, mire ti!

 Desha te te komplimentoja. Me pelqyen. Po s'kishe shkrep qe ne 2009 ose me mire s'i kishe hedhur aty. Edhe te kishte marre lense / mirror ca dust apo oil spots ne te djathte. Besoj i ke pastru qe atehere smiley

Ka dy vjet qe turistet e huaj kalojne neper Shqiperi, si pjese udhetimi nga Greqia e lart ose anasjelltas. Me sa kam pare, nuk shpenzojne shume, por bereqavers edhe aq sa harxhojne mire eshte.

Artikuj te tille, terheqin vemendjen e publikut, dhe ndikojne ne rritjen e turisteve te atij vendi   drejt Albanies.

 PF - ore e kujt eshte ajo proza qe ke sjelle?Kush eshte ai emeri Ilo? Sot e lexova.E  mrekullushme ! Pa... t`i  leme  artikujt e te huajve ...per bukurine e vendit tone !

Eshte e Spiro Ilos. Pret nje mbyllje se mbari dy kapitullshe, edhe nje botues... edhe "me shendet" sic thoshte berberi pas nje qethje te mire. pa frike nje novele kult e nji brezi te caktum (remarkian) ne nje vend te caktum. Por kerkon nje mbyllje qe te justifikoje trupin per se mbari qe ka. Nga ato qe i vine robit ne gjume. Nuk mbyllet dot me nje qirje ne plazh - edhe sikur te jete "fuck of the century" sipas michael dugllasit, eshte shume pak dmth. Ose ta leje te hapur fundin e ti thote lexuesit qe mendojeni vete qysh t'u duket e arsyeshme smiley

Po pra o GRAVA, se na duhet aprovimi i ketyre qe Shqiperine dhe shqiptaret nuk i shohin dot me sy (dhe per kete te garantoj 100 %) per te menduar se paskemi vend te bukur, kupton ti? Jo se ka faj ky qe ka shkruar artikullin, apo ata andej matane sepse ata i bejne per budallenjte e tyre keto pacavure, faj kan kta tanet qe i servirin keto budalleqe dhe kan cmendur nje popull te tere. Top-channel citonte BBC-ne per cfar kishte ndodhur ne Gerdec, megjithese Top-channel ishte present kur shperthimi ndodhi. Del nje i huaj me nivel te ulet inteligjence te na mesoje ne se c'ishte nje kohe qe vete e kemi jetuar, dhe nepermjet plehrave te medias tone sot te na shpjegoje c'jemi ne vete dhe ku jetojme. Kesaj i thone tamam te te trajtojne si cope mishi me dy sy. Te tallesh bythen me shqiptaret i thone ksaj...

ej, seriozisht, ku e ndjen kete racizem ndaj shqiptarve ti

Do ndonje shembull konkret?

po, vallai

Heren e fundit qe po shikoja nje serial nga BBC-ja, me i ndjekuri ne ate kohe, nje nga personazhet gjat nje momenti debati me nje familjar te sajin thote *iven friking ollbenians lav ther kantry*, ose per ata qe s'dine anglisht  * edhe shqiptaret e qir e duan vendin e tyre*.

Ja dhe nje shembull tjeter, heren e fundit qe i the dikujt se ka menduar se je djale simpatik, mbasi te pyeti, se je nga Shqiperia, ka ulur syte poshte ose ka ngrire ne vend.  Nuk ndodh me asnje, asnje, asnje, asnje nacionalitet tjeter ky reagim ne shoqerine angleze. Shko provoe kur te duash sa here te duash. 

Do edhe nje shembull tjeter? Mban mend qe gjat krishtlindjeve para disa vitesh ne kulmin televiziv te krishtlindjeve, ku te gjith ishin para ekranit te televizionit, ne kulmin e teleshikueshmerise, kur po behej humor me 'istenders' qe eshte telenovela me e ndjekur  ne angli, nje humoriste nga me populloret ne angli pyet nje nga aktoret e telenoveles, *ken ju fart the ollbenian anthem?*    * e kendon dot hymnin shqiptar me te pjerdhur*. Dhe nuk ishte humor lajv, i bere ne menyre spontane he? Ishte televizion tipik, i inxhizuar dhe i kaluar neper filtra para se te publikohej.

Nejse shembuj te tille mund te te sjell nga nje dy tre ne jave...keto s'kan rendesi fare.

Qe te me kuptosh drejte une s'e kam fare problemin me pse s'na duan engllezet apo kushdo qofte, zoti u shtofte inatin, nuk me intereson fare, zero, me interesojne budallenjte e vendit tim, te races time.

Persa i perket europianeve per mendimin tim personal kan kryer gjenocid mbi popullin shqiptar te krahasueshem vetem me pushtimin aziatik osmanlli, me dashje apo pa dashje, e kan kuptuar apo s'e kan kuptuar pak rendesi ka.

nuk e di, s'dua te te them qe e ke gabim...po mua s'me duket keshtu. keta tallen me cdo komb tjeter...sa her tallen me amerikanet, francezet, e lere me robt nga vendet e vogla e qe dalin ne lajme vetem per idiotlliqe.

O noshkaido, po une s'jam budalla qe te mos kuptoj kur eshte thjeshte shaka dhe kur eshte e qellimshme, ka pas gjera krejtesisht jashte normales vetem kur vjen fjala tek shqiptaret. Une nuk po them qe anglezet jan njerez te keqinj, apo qe anglezet urrejne shqiptaret. Ketu ka pasur nje fushate mediatike, politike antishqiptare dhe vazhdon.. jo aq forte duhet thene keto 2-3 vitet e fundit por vazhdon...se ku e kan hallin une nuk e kam kuptuar dot kurre, ama di qe nje hall e kan me shqiptaret. 

Nuk e di nqs ke qene ne angli apo jo vite me pare, por ka qene skandaloze vertet, nje histeri e pakuptimte mediatike drejtuar nga shqiptaret, ne cdo gazete, ne cdo media televizive, perdite shikoje nga nje lajm me permbajtje raciste per shqiptaret. Vertete e jashtezakonshme ne historine e njerezimit qe nje vend i madh e i fuqishem te merret aq jashtezakonisht shume me nje vend te vogel. Cdo diteee, jan pafund shembujt, pafund!  E mban mend ca kohe filluan benin programe me nje pseudo gazetar gjasme ishte i infiltruar ne bandat e shqiptareve ai, (nje idiot nga shqiperia qe as emrin s'dua ti permend) dhe filmonte kot se koti refugjate hallexhinj duke bere muhabet ne kafe, turpi i botes, mblidhnin pastaj fjali te nxjerra jashte kontekstit dhe i jepnin a thua ti kta kokshtatembedhjetecepet do i vinin minat anglise. Po ate tjeteren gjasme do rrembenin Viktoria (faking agli) Bekamin shqiptaret..... pfffffff na kan hapur zorret e barkut per vite rrjesht plako.

kur e bejme veten ne se pari, per tu tallur pse mos te tallet bota!  Shqiperi rron me ndihma ai tjeteri thote ja kemi kaluar Gjemanise , tani te jemi realist, nuk shkon kjo edhe i zgjebosur edhe bishtin perpjete, pale japim edhe leksione per demokracine! !!!! 

Talljet gjithandej jane te rendomta kudo bile edhe ne kemi tallur anglezet, ne humore te ndryshme . ky eshte racizem?!! smiley 

Jo vetem qe ke dal jashte teme por je duke ja futur kot ne ate nivel sa s'ja vlen te diskutosh. Sorri!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).