Krejt rastesisht pashe reklamen e meposhtme dhe nuk po arrij te kuptoj: a supozohet permes saj se studenti, duke qene se ka paguar tashme per 3 vite, e ka te sigurt marrjen e diplomes se Universitetit?

Universiteti “Vitrina” Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në secilin prej fakulteteve:

420 Euro/ 1 Vit ose 1200 Euro / 3 vite.

Pa asnjë detyrim tjetër ! Deri më 15 Maj 2013 !

SH.L.U.P “Vitrina” vjen me surpriza:

“Nëse  në momentin e regjistrimit ju konfirmoni faqen tonë të internetit si burim informacioni për ofertat e mëposhtme, ne ju dhurojmë shportën “77 Energji”!

Link

54 Komente

se kuptoj

Mirembrema. Kurioz per kete: pse s-ja rri aq ngjitur me e-ne? Thjesht kuriozitet.

Mirmengjes smiley .....tani  e pashe  . Good point , pa bere asnje hapje libri ( sintakse apo morfologjie qe 14 vjet qe flene ne librarine time ketu ) nuk mund te t'a jap nje pergjige te sakte. Nuk e di si perdoret  ne kete rast me apostrof apo jo ,  pasi edhe gjuhen shqipe te shkruar e perdor fatmiresisht nepermjet internetit , other than that  e ke parasysh vete smiley  aq me keq qe kam fillu klasa frengjisht tashi smiley.

 

Duhet me apostrof. "S'e (kuptoj)" eshte shkurtim i "nuk e (kuptoj)".

S'e - nuk  e kuptoj , e dija qe ka ate kuptim,  po shkurtimin e perdorja vend e a vend smiley ( se)

Flm Olsi smiley

Hehe, ok Elba. Ashtu duhet me apostrof. Jemi jashte teme gjithsesi, ndjese postuesit. smiley

bubuja none...vitrina jepka diplloma per mjekesi!!!

Me Vitrinen kalojne te gjithe. 

Vitrina eshte qe dhe i fusin nga nje dru me duket? se kam lexuar diku per nje shkolle ne Tirane, college gjoja, qe i keqtrajtojne studentet. Apo Kristali? Not so sure smiley

I rrahin? Me mire nami edhe per keq se asgje fare. smiley I rrahuri te rreh per qejf (N.N) smiley

Nuk eshte rrahje por tough lovesmiley

 

Për të kuptuar se sa na duan miqtë tanë, mjafton ti trajtojmë keq vetëm një herë..! | Aristoteli

"ai qe te rreh, eshte me i forte se ty".
(NN trajner boksi)

mungon lista e cmimeve te tjera:

  1. liste notash 500 euro
  2. cdo provim 20 euro
  3. cregjistrimi 500 euro
  4. blerja e materialeve mesimore e detyruar 300 euro
  5. konsumimi i kafese, ushqimit etj. brenda mjedisit, detyruar 300 euro
  6. anetaresimi i detyruar ne parti 200 euro
  7. zbritje 100 euro nese merr pjese ne shperndarje fletushkash, promocion te partise etj.
  8. vizitoret 10 euro

para ca ditesh shperndane nje program karagjoz te partise se tyre, te legalizohet poligamia, te hiqen taksat dhe te paguhet vetem nje qera 50 euro ne vit per shtetin e te tjera gallata... por katundaret e marrin seriozisht kete Vlashen

bulktho, dmth ai cmimi 420 euro, duhet te ishte "nga" 420.... opsional si makinat.. nese do airco, navigator, disqe alumini etj, cmimi rritet..smiley

p.s ore pse keto universitetet private kane kesi emrash qe kane lidhje me "xhamin".. Kristal, Vitrinat etj?smiley

Këto, lum miku, janë themelime të vonuara dhe nuk mundën dot të marrin dhe të përdorin emra të galaktikës dhe ndërplanetarë, sepse ishin përdorur nga 30 e më tepër universitete të mëparshme të "arsimimit" Shqiptar. U detyruan kështu të përdorin emra më tokësorë, por me tarifa planetare.

plako, tregu eshte mish-mash, i mjegullt... rremuje e katrahure... plot me mashtrues

keta premtojne te qartesojne popullin: xhamllik dhe kristal, jane shume te gjetura se jane dy objekte qe simbolizojne transparence e pasterti... ky eshte nje rast i persosur studimor per marketingun katunaresk ne shqiperi

pervec termit "vitrina" marre nga telenovela e grave (valle ato vendosin se ne c'shkolle do shkoje e bija?) xhamlliku (te porcelani) permban nje turli asociacionesh ( si nje pazar atributesh te rrema e te verteta).. rrefen shume per qellimin e shitesit, e mbartesit, jam ne vitrine, ne xhamllik, ne shopwindow.. i paster qelibar

pyetje nga salla:

cfare eshte shporta 77 energji? e kam nje ide te veget ... po prape si i pa lencitur qe kam katandisur me gjerat ne qoftelarg thashe te pyesja nje here nje me flamur albanes smiley

Ky pronari vitrines eshte deputet me grupin e rilindjes ne Shkoder. Eshte deputet ne mungese dmth se eshte ne burg akoma smiley

E ngaterron. Pronaret e vitrinave jane familjare maloke nga fisi i Sales.

Kto shefat te marrin ne qafe Stalker. Shih pak shefi jot: Arben Frroku, i dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, është në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Shkodrës.

 Biznesmeni, që ndodhet në burg në Selanik, garon në këtë qark i dyti në listën e e Partisë Kristian Demokrate, që drejtohet nga  Dhimitër Muslia. Lajmi konfirmohet në listën shumëemërore të depozituar pranë Komisionit të Zgjedhjeve, ku bie gjithashtu në sy edhe fakti se  i vëllai i tij, Mark Frroku, figuron i pari në listë. Edhe më parë Frroku ka deklaruar për GSH-në se: “Unë e vazhdoj politikën nga burgu, vijoj të bëj fushatën time”./A.XH  P.S Sa per saktesim eshte ne koalicionin e rilindjes

Ti e mbajtsh me shnet tatin se ketij timit, kur i tregova emrin Frroku, e lexoi fonetikisht [froky] dhe filloi me qesh, se i bie llaf i piset smiley

Froky dmth tip frroço e paska lexu smiley

Eh me patok ngele me listat. Sa per dijeni ju keni 2 kanidat per deputet 1 ne Berat (Ufo) dhe tjetri ne Fier (Justiniani 1). Problemi nuk eshte aty por te fakti qe si lulezuan keto 60 universitete gjate udheheqjes se te madhenueshmit Sali. Sa per cilesine spo flas. smiley

Ai i UFOs eshte akademik i vertete, me diplome Harvardi

Ai eshte totalisht RK.

E pse qenka? eshte bere tjetri bisnesmen, akademik e tani edhe politikan.   Une nuk kam pare njeri me te suksesshem se kaq?

...ku ka gje me te bukur sesa te kalosh 2-3 vitet e shkolles, pa stres, pa dyshime, pa u lodh, pa msu si qen...dhe ne fund te shtrengojne dore e te thone : bravo qe ja dole smiley
 

Isha nje x tek qtu me nipin tim per shoping, ne cdo dyqan i puthte shiteset.po nga i njef ti ?pyeta

i kam pas shoqe klase

nipi kishte mbaru ekonomikun e dy vjet i papunee

.....kjo dmth qe eshte trim i mire me shoqe shume smiley 

diploma duhet thjeshte per te justifikuar....sepse ne fakt ate qe duhet te kesh eshte njoftjet/miku....tani miku qe mos ti nxihet faqa thot qe eshte i diplomuar....edhe me kaq mbyllen justifikimet....

Ah, sa zili i kam studentët e sotëm! Nuk hapin libra me dorë, kanë kohë fizike të bollshëme për cigare, alkol, seks hetero dhe homo, e të tjera, e të tjera (do thoshte shoku im i pa harruar, Dor Keko). Merret diploma, por punë nuk fillojnë e nuk dinë të punojnë. Sa për jetesë, përderisa diplomat i morën nga pagesat prindërore, edhe jetën do ta përballojnë, duke shpenzuar kursimet e prindërve të ngratë, të cilët do bëjnë sakrificën e fundit, duke mos blerë më ilaçet e shtrenjta. Sa për ata që kanë mbaruar mjeksi, kjo nuk përbën kërcënim, sepse niveli i tyre nuk dallon me mjeko-biznesmenët aktivë. Shqiptarë, bëhuni mjekë të vetvetes. Poshtë sistemi komunist dhe diktatori E.H, që na detyronin të uleshim çdo ditë në auditore dhe për x mungesa, përjashtoheshe. Na morën rininë maskarenjtë. Rroftë demokracia liberale e qejfit. Urra.

Reklama eshte shume ne rregull, tjeter gje pastas se askush nuk ngel ne klase dhe 100% te studenteve i kane diplomat ne xhep

I bej thirrje studenteve qe vertet kan fonde, bursa apo mundeis te studiojne jasht me vone  , specifikisht ne Kanada.  Institucione private shkollore , kolegje apo universitete apo kurse private ne Shqiperi , nuk llogariten si kredite ( zero)  ne Kanada. Studioni  ne universitete shteterore

Kane lezet ca tradita shqiptare. Dilshin ne  oborr t'kalase e mblidheshin nja 50 gra e bojshin e pazaret e dynjos. Vishnin panaflat e jepshin men.

Nje shons shume i mire per ata me shkolle te mesme .

Te vete ti fut nje ekonomik ne vitrina une... po vk juve,, as qe nuk e keni idene se cfare behet ne kete dynjasmiley

Ate k me siguri e ke te varur ne qafen tende - ose ndonje pjese tjeter te trupit, sipas deshires.

P.S. e kuptoj qe mund ta kesh patur per efekt humori. Por ishte bajat.

Sic po duken bathet, keto universitetet e sotme, nxjerrin turma laramanesh qe edhe ti barazosh me ata te shkolles se mesme dikur, veshtir ti barazosh, se mund te qelloje qe ata me shkolle te mesme dikur, te qendrojne me larte se keta laramanet smiley e sotem.

laramanet e sotem s'kane as te mesmen,edhepse me diplomen e universitetit smiley

Me duket se nuk kane as tetevjeçaren.

shembull:
nepermjet nje mediumi virtual, komunikoj me dy persona, afersisht 20 vjeçare. E para, eshte larguar prej 10 vitesh nga shqiperia, ne moshen 12 vjeçare dhe nuk e ka vene më kemben atje. E dyta, shoqe e ngushte klase me te, ka jetuar vazhdimisht ne shqiperi, ka kryer krejt ciklin shkollor atje dhe ka marre tashme diplome universiteti.
Bera nje krahasim gabimesh ortografike (nuk po i konsideroj ato te sitakses) ne rreth 10 rradhe mesazh nga secila prej tyre.
E para, kish rreth 5-6 gabime te tilla.
E dyta... 5 fishin!  smiley (gabime te tipit : une jamË )

 

http://top-channel.tv/artikull.php?id=257025Farmacistë “analfabetë” Presidenti i Urdhërit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari ka kërkuar të frenohen universitetet private që diplomojnë farmacistë. Sipas tij, ne Provimin e Shtetit të zhvilluar per farmacistet kane ngelur me shume se gjysma e kandidateve. "Niveli i studentëve që vjen nga universitetet private është shumë i dobët dhe lë për të dëshiruar. Ne kemi këmbëngulur dhe kemi kërkuar që pragu i Provimit të Shtetit të shkojë nga 50 pikë në 70 pikë. Kemi kërkuar vendosjen e penalltisë që të bëhet një skualifikim i saktë. Unë mendoj se kemi shumë farmacistë dhe duhet ndalur diplomimi i tyre në universitetet private", thotë Jaupllari. Ne Provimin e Shtetit per farmacistet moren pjese 245 kandidate, nga te cilet kaluan 117. Mbetesit i perkasin atyre qe jane diplomuar ne universitetet private.

Shyqyr qe kane vene provimin perfundimtar se mjere ne ne dore te kujt do ngelim. Mire tu behet atyre qe sja kane pare deren universisteteve dhe mire ju behet qe mashtrohen aq kollaj me letra bakalli. Gjithesesi ne kemi proges te madh per numrin e univerisiteteve private, Per-para. smileysmiley

Me mire farmacistet qe e kane kaluar provimin dhe shesin barna kontrabande, te pa kontrolluar, etj.

Me duket se me te zote me duken ata infermieret apo mercelloget e pare me shkolle te mesme, se keta universitaret e sotem qe mbarojne per farmaci .

Qeveria vendosi te heqe TVSH kush ble anije peshkimi.

 

Kristal, Shupal, Ufo Dental, Neptun, Firaun, C'do nga unë, Zogjtë e detit, Kusuret e miletit, Memushi, Qamushi, Berati i Partisë, Lazarati i vegjëlisë, Silvana, Bedrana, N Y Univercity of Tirana, Universiteti europian, Universiteti afgan, Marubi, Petrit Kumi, Barleti, Vaj medeti , Justiniani i parë, Ramsesi i dytë, Metropolitan, Shejtan, Aldent, Medikadent, Polis, Doris ( Pack ), Universiteti i Beratit, Akademia e Evlatit, Universiteti Pamvarësia, Instituti Dobiçëria, Zoja e këshillit të mirë, Komshija e gjesteve të përdala... 
A ka mè a jo ?

a do e merrje ne pune nje nga keta?

 

Diplomën tashmë ne xhep?

Diplomen dhe nje mikrovale!

Ky institucion i arsimit universitar eshte diskriminuar nga pushteti qendror. Nuk i eshte dhene mundesia, akoma, per te filluar programin e doktoratures (phd) ndersa disa te tjera jo vetem qe e kane filluar por madje e aplikojne me shume sukses.

Mjek, nga vitrina university, hey...?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).