Me listat e reja të deputetëve dështuan jo vetëm demokracia e brendshme e partive, jo vetëm sistemi i meritave që politika pretendon se e posedon, por edhe shpresa se gjërat mund të ndryshojnë me 23 qershor.

Parlamenti i ri është zgjedhur tashmë për shkak të sistemit zgjedhor në 85-90% të tij. Lufta bëhet për pjesën e mbetur, 15-25 deputetë. Që tani do të kemi 8-9 parti parlamentare, gjysma e tyre fiktive me deputetë të dhuruar, nuk do të kemi mazhorancë solide dhe as hapësirë për politikë idesh. Parlamenti i ri është i destinuar të jetë një parlament – peng të biznesit politik, peng të familjeve të mëdha financiare, peng të rretheve lobiste, të lidhjeve nepotike dhe të trafikut të votave. Në vendet e sigurta parlamentare kemi aktualisht 7 cifte familjare me lidhje deri në brezin e dytë, pra 14 deputetë familjarë, 7 në mazhorancë dhe 7 në opozitë, duke zyrtarizuar kështu pluralizmin familjar, aq të lulëzuar në vendet ku nuk ka kufi ndarës midis mafias dhe politikës. Në parlamentin e ri do të kemi 22 biznesmenë, të gjithë produkt i fitimeve të arritura përmes lidhjeve politike gjatë tranzicionit.

Në parlament nuk do të kemi ish të përndjekur politik që kanë vuajtur në burgjet komuniste, por do të kemi 24 pinjollë të familjeve të njohura me pushtet në piramidën e lartë të sistemit komunist. Në parlamentin e ri do të kemi 11 deputetë të PD dhe 7 të PS që kanë qenë më parë kandidatë edhe të partive të tjera rivale, madje të paktën 4 deputetë që kanë qenë në parlamentet e mëparshme në emër të partive të tjera të kundërta politike. Në parlamentin e ri nuk do të kemi asnjë rektor universiteti apo figurë publike me kontribute në fushën e studimeve në politikë, marrëdhënie ndërkombëtare, as juristë dhe as ekonomistë të njohur, etj, por do të kemi 4 ish bodigardë, si dhe përfaqësues të forcave speciale, policisë bashkiake, të trafikut të skafeve, të burgjeve, të hipotekës, të doganave, të KESH etj.

Në parlamentin e ri e dimë që tani cilët janë 10-15 deputetët që kurrë nuk flasin, nuk diskutojnë, bëjnë lajm vetëm kur rrahin, fyejnë apo votojnë, - çuditërisht të gjithë me 2-3 mandate parlamentare dhe në vende të sigurta në lista. Nevoja e kryetarëve të partive kryesore për të siguruar mandate për miqtë, financuesit apo shokët e pushimeve, e pastaj për të votuarit publikë, bëri që shumica e ekipeve drejtuese të dy partive të mëdha të ndryshohen me parimin: secili në qytetin që ka më pak lidhje, secili aty ku njihet më pak, secili aty ku nuk ka nevojë të japë llogari. Kalimi brenda 5 minutave e ministrave të majtë tek lista e djathtë, e deputetëve të majtë në vende të sigurta të listës së djathtë, e figurave politike të të majtës së korruptuar në listën rilindëse të të majtës që pretendon se është e re, dëshmoi edhe njëherë atë që gjithë shqiptarët besojnë: politika jonë nuk ka moral, nuk njeh vlera dhe as ndërgjegje, nuk ka identitet dhe as standard demokracie, nuk skuqet, nuk turpërohet, nuk korrigjohet. Ajo është ashtu siç ka qenë në gjithë këto vite: pellg korruptiv, biznes i lidhjeve mafioze, piramidë konsensuale e ndarjes së pushtetit, klikë në shërbim të liderit dhe ambicieve të tij personale.

Me listat e reja të deputetëve dështuan jo vetëm demokracia e brendshme e partive (asnjë parti nuk pati votim as formal në struktura), jo vetëm investimi i gjatë britanik e amerikan për imponimin e parimit një anëtar – një votë, jo vetëm sistemi i meritave që politika pretendon se e posedon, por edhe shpresa se gjërat mund të ndryshojnë me 23 qershor. Në PS nuk u fut në listë i vetmi produkt real konkurrues (kryetare eFRESH), kurse në PD nuk u fut në listë të vetmit që folën apo kërkuan një sistem merite në promovimet politike. Në PS mbeti jashtë listës i vetmi politikan që pranoi të shkrijë partinë e tij në emër të koalicionit fitues, kurse në PD siguruan mandate të sigurta katër parti, secila pa elektorat të qëndrueshëm, pa identitet politik. Tre deputetë socialistë ikën nga PS me alibinë e shkeljes së rregullave demokratike dhe përfunduan në lista të sigurta të PD përmes një mekanizmi shumë më antidemokratik sesa rasti i parë. Në PD mbetën jashtë listës disa deputetë pa ndonjë histori të lavdishme politike, por të pa akuzuar ndonjëherë për korrupsion dhe kjo është cilësi e veçantë në një vend ku korrupsioni konsiderohet tipari kryesor i qeverisës. Vendin e tyre e zunë ata që ishin përherë në faqet e gazetave për skandale korruptive, për shërbime ndaj familjes politike të pushtetit dhe familjeve mediatike të pushtetit. Në PS mbetën larg listës ish-ministra që kurrë nuk janë përfolur për korrupsion, dhe hynë si risi emra simbol të akuzave për korrupsion në qeverisjet e mëparshme. Kjo tregon se sistemi aktual përfaqësues është marrë peng, bashkë me të edhe qeverisja e sotme dhe e nesërme, dhe se kështu, 23 qershori nuk ka asnjë shans, në asnjë variant, të jetë zgjidhje për Shqipërinë.

Çfarë na mbetet? Në praktikat e vendeve të tjera ka pasur disa nisma të suksesshme transparence përmes të cilës online publikut i ofrohen të dhëna për kandidatët, CV, pasurinë dhe bindjet e tyre politike. Kur publiku e ka këtë informacion zgjedhja e tyre bëhet më selektive. Në rastin tonë kjo nuk funksion. Së pari sepse qytetarët nuk votojnë emrat, por partinë dhe së dyti sepse kushdo ta marrë këtë iniciativë do ndeshet me presione, shantazhe deri edhe kërcënime për jetën nga koalicionet e reja të botës së krimit, politikës dhe pushteteve. I vetmi që mund ta bëjë këtë është një burim ndërkombëtar informacioni, p.sh një projekt i ambasadës amerikane apo të BE-së. Propozimi idytë është për imponimin e debateve publike midis kandidatëve. Le të votohen, por të paktën ti shohim ashtu siç janë: nivel mediokër dhe të paaftë. Në kushtet e medias së blerë edhe kjo mund të imponohet vetëm nga një projekt ndërkombëtar. Propozimi i tretë është nisma publike për të mbledhur firmat e nevojshme për referendum për ndryshimin e sistemit të votimit. Këtë mund ta bëjë secili prej nesh, duke nisur nga shtatori i ardhshëm. Propozimi i katërt është që presioni i OJF-ve dhe grupeve civile të detyrojë prokurorinë të verifikojë pasuritë e politikanëve që duan të votohen, përpara se të shkojmë në ditën e votimit.

A janë të mundura ndonjëra prej tyre? Po dhe po, megjithëse personalisht jam skeptik nëse shoqëria jonë ka ende forcë, ndërgjegje e kurajë të mbrojë votën, integritetin, sovranitetin e përfaqësimit; nëse institucionet tona kanë sensin e ligjit dhe përgjegjësisë publike; nëse Shqipëria qeveriset nga qytetaria e librave apo ajo e furgonave me militantë; nëse në një sistem korruptiv e mafioz ka mbetur ende ndonjë zë i pa përfshirë, por edhe nëse aktorët ndërkombëtarë kanë interes direkt të spastrojnë politikën nga pellgu i tranzicionit apo ta mbajnë kështu siç është, të kontrollueshëm në çdo kohë dhe për çdo qëllim të politikës së ditës. Dikush duhet të reagojë, të flasë me zë të lartë, të rrezikojë ambiciet personale, të bëjë zgjedhje morale mbi zgjedhjet –pazare, të ruajë integritetin dhe të kërkojnë zgjidhje jo për ndonjë mandat parlamentar apo post ekzekutiv, por për ndryshimin rrënjësor të këtij sistemi korruptim politik.

Shkrimi i plote: http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/d...

248 Komente

Po A Biberaj ?

ka ardh nipi i Arben Malaj't ketu, na myti me komente

Fevziu: Sa kzaz ka Vlora?

Kocoja: Ne do te punojme bashke me te gjithe etj 

 

smiley

 

P.s Keshtu eshte kur e ke dhurate deputetllukun ske as idene e zones

e kam pa te sugjeruar ket artikull nga shume miq te FB

vallai pertoj ta lexoj

falemnderit kush me thote ca ka te vecante apo esenciale ky artikull, dhe nese thote nai gje qe se dime (bah se besoj)

Sa pertace qe je bo moj , eshte nder analizat me interesante qe kam lexuar keto kohe. Ec aty gjej pak  perqendrim !

ik ere pirdhu megjithe analizat e ktyne.

ca ka ktu per te analizu, gjonat duken me sy smiley

jo vallai nuk shpenzoj kohe, po te ishte per te shpenzu kohe, lexoja nai gje per punen qe me jep buken e perditshme smiley

Ja naten e mire juve smiley

Mir pra lexo komentet smiley

Ça te bejme? Vazhdojmë te hapim parti kuti mbas kutoe gjersa te gjejm unazen.

Dobet shume dobet Koq-ua

Ky Koqi a asht ai i gjithmonshmi?

Prit nje sekond. Vetem nje sekond. smiley Afrim Krasniqi? Afrim Krasniqi i FRD? I njejti Afrim Krasniqi, qe kaloi nga PD tek FRD? Kollaj me fol per tjeret eeh.

Shifeni Kocon. Skandal fare. Flet si kryetar organizate. Se prolletariati...se une...se kompanite e mia....Bah cfare llumi. Te mendosh qe e ka shok te ngushte ate pallen e rilindjes. Shif Kocon shif dhe Edin. I surrat dhe i tip jane.

Ore une kete e mbaja mend si icik intelektual ne fakt ne pergatitje. Nuk po i pergjigjet nje pyetje, thote biles nuk i menaxhoj une kompanite e nuk e di sa tendera kam marre nga Bashkia, une ndertova median e lire ne Shqiperi smiley

Isha duke pa icik Top Story ku Andrea kishte vajt me mision te qarte (sipas ramisteve te blogut Malaj ishte i justifikuar ti kapte veshin biles), po gallata paska qene ketu te Opinioni

Ncuq...me gallate tek Top Story , sidomos ne fund deklarata e Priftit per Ilir Meten.

Komplet pafillo Kocua. Pranoi qe ka luftu Nanon per te hedh Ps-ne pastaj i hodhi fajin Edit pse nuk eshte bashku me Meten ne 2009-ten prandaj humben (ja dhjeu teorine e 10 mije komisjonereve te blere Rames) pastaj filloi te fliste nonsense. Tha qe Malaj duhej heq se doli kunder Krietarit dhe partise nderkohe qe Kocua qe sulmoi Nanon si qen me gjithe mediat e veta e kontribuoi ne humbjen e Ps-se ne 2005 duhet te behet deputet se e meriton smiley Nga ana bizneseve spo e analizoj fare se eshte komplet deshtak, ai sdi te menaxhoje as i lokal lagjeje por pati fat qe e ushqeu Rama gjithe ato vjet. Filloi te thoshte pa pike turpi qe si kam borxh njeriu duke harru mbi 300 punonjes pa rroga per 6 muaj. Arriti puna deri aty sa i shkuli tjetri kompiuterin e zyres dhe e mori ne krahe meqe spo i jepte rrogen smiley  

Piramide e gjalle dhe jo i mire ushqyer duket .

smiley Po hyj ne politike per popullin thote Kocua. Do shes gjithe bizneset dhe po hyj politikan vetem per te miren e popullit smiley

 

p.s Hunter, Kocua per vete ka leke sa per 10 breza po nuk ngopet.

well tjeret ndoshta s'i paguan, por per vete me leje ndertimi, ka bere leke sa per nja tre breza tjere pas tij.

Kokerr leku ska plako , tre mije euro ne dite kokaine Kryetarit plus dhe per zerin qe duhet per te kenduar , ca u bone ato te shkreta leke mo.

ahaha,,,3 mij euro kokaine ne dit, ca bo, pjek byrek me kokaine? sa rren ene ti mer ...

He mo se eshte e ekzagjeruar tremije euro. Nje doze, nga e mira, shko te 200 Euro. Tremije i thone 15 te tilla. Dakort qe ate pune e be edhe ne shoqeri, po jo aq sa ja fut Dritan Prifti.

Keshtu shoke i pafsha gjithe jeten smiley

Sheh tani e pashe. Tre here e pyeti Fevzo, - a eshte e vertete qe bashkia e Tr ju ka falur 1.2 milion dollar taksa? Meazallah, bjeri nga Kina, as dha pergjigja fare.

Hajde Koco hajde. Lum kush te ka ty si perfaqesues.

Brad ,si e kene Profin...Kur po duket kendej....mu m'hedh dekun....smiley

smiley Imagjino nje treshe te fuqishme, Meksi, Spartak Ngjela, Alfred Moisiu. Po s'u vrane 5 minutat e pare, pastaj ka gallate.

Tja boj i zile , e do ti Zana smiley

Po ca lesh shoku

do lahen borxhet

politika jone eshte e kapur ne te dy kahet, common fact tashme prej vitesh smiley

Kete koment te pare ne kete Teme e kam vetem per Gazeten nga e keni marre :

"Shqiptarja pik kom" - famekeqja Shqiptarja.com qe i doli nami e nishani me ngjarjen e perdhunuesit te Laprakes. Atehere u indinjua tre çereku i peshkatareve ketu, madje dhe Arnold Grabocka na solli nje shkrim interesant. Ku je tani o Arnold ??

Une kam qene dhe jam qe Shqiptarja.com te mos kete me referencim tek PPU, pra te mos jete me le listen e gazetave tek Linket ketu.

JO e JO ti sillte shkrime te kesaj paçavureje, fletushke qe me teper do te kishte vlere si kaush farash luledielli apo kokoshkash, sesa ndonje gje tjeter

Boll ore boll! Lexo shkrimin e leje burimin!

shkrim si ky kishe ne tere gazetat sot, por vetem tillulli dhe burime me mjafton smiley

PS : mos kopjo Braçen se s'te shkon

Ca lesh Brace thua o mavri?

Nga e di ti ca shkrimi eshte qe ta krahasosh me te gjitha shkrimet e tjera kur ende s'e ke lexuar?

Ku je tani o Arnold ??

Ne palester

Me mire na sillni artikuj nga Zeri i Popullit, sesa nga fletushkat e shumta te financuara nga Coço

Shume i paskan kushtu rames vitet 2009/10/12 smiley

yep

e shef sa shume

e se paskeshim dit as vete

Jo jo, ketu ka tradheti burra. 

Kocon e ka fut ne lista Berisha me duket se nuk ka mundesi qe ky robi mendon se po fiton vota me keto budalliqet qe thote. Kuptoni ore, po flet Kocoja per trafikun e tokave te ndertimin....

Ja paska fut thelle Sula Rames me duket, i ka marre njeriun me te afert e ja ka cu per sabotim se nuk ka mundesi. 

Permendi dhe fjalen " benotizim " smiley

toni, stili, gjuha komplet sikur po flet perballe kolektivit te kooperatives smiley

po mir mo Endrit Malaj...pse nuk shkon Malaj te kandidoje per PD-ne si shoku i vet Islami 

Nuk e di Noshka Rama, mbase sepse nuk mendon se te jesh i majte duhet me qene bythlepires i Rames. 

Shife shife Kocon se ja futi kodra mbas bregut per taksen progresive. Per kompanite e medha tha do jete takse e sheshte sic eshte. 

mu s'me rruhet shume per ramen. une dua te shof berishen me patkonj perpjete. se e ha shulin ene Malaj ne kete mesele....kujt po i rruhet.

Ej se ti ketu i bie perhere po je shume i verber per te pa me shume, nqs do qe te iki Sala kaq shume bashkoji robt qe nuk e duan Salen duke i dhene secilit ate qe meriton. Perndryshe pergjegjesine kerkoje atij qe ka pushtetin per ta bere kete bashkim, qe sic te tha Koco eshte Rama. Tung Noshke! 

bashkoji robt qe nuk e duan Salen

pertoj...

Plasi ne "Kucove" Endrit. Koco po ndihet i fuqishem qe tani, dhe te parin po ben kurban meron smiley

 

 

Kokëdhima kërcënon Temën në emër të pushtetit të pas 23 qershorit

Koço Kokëdhima, deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, ka kërcënuar sot përmes një e-maili botuesin e gazetës TemA, Mero Baze, në emër të pushtetit të pas 23 qershorit.

Në një reagim ndaj editorialit të Mero Bazes, Kokëdhima e krahason atë me Berishën dhe premton se do të merret me të pas 23 qershorit. Ja e-maili i Kokëdhimës dërguar gazetës TemA:

“I dashur Mero,

E lexova shkrimin tuaj dhe pavarësisht se sa i sofistikuar është mendimi jot, ti mbetesh po aq shpifës, i pavërtetë dhe keqdashës si Sali Berisha për mua.

Tani nuk kam kohe, por pas 23 qershorit do t’i kthehem diskutimit dhe shpjegimeve të hollësishme për mendimet e tua.

Miqësisht

Koço Kokëdhima”.

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, duke komentuar kërcënimin, tha se e vetmja gjë pozitive qenka premtimi se: ““nuk ka kohë” pasi shpresoj se do të shkojë në Jug për fushatë. Shpresojmë të mos na bëhet simbol i opozitës para 23 qershorit, siç dëshiron Berisha”.

Mero Baze e ka "bythen midis 2 karrikeve" - se helbete fushata eshte LUFTE ne Shqiperi : po kritikoi sadopak Ramen, PS, Koçon etj, del "armik" (si Islami, madje dhe Malaj qe po etiketohet keshtu rendom neper internet) ... Ketej nga e djathta s'kthehet dot me se ka bere shume gjynahe ky Meroja dhe nje dajak e ka ngrene... por po del dhe 'armik' i pushtetit te ardhshem popullor qe tani !!
S'do doja te isha ne pozicionin e tij

hajde komedi hajdesmiley

Spektakel sonte. Koçua eshte out fare.... pervec faktit qe eshte si nje roje pylli, por dhe shume antipatik. Dritan Prifit, tha qe Ilir Meta eshte kreu i mafjes ne Shqiperi smiley

 

Sonte duhej ao vegla e Top channelit, Ondemain me i rregjistru smiley

sa te ziheni ju po  dal iher une

Ore e degjut ca tha? Takse e sheshte per kompanite e medha dhe progresive per te voglat. O Kocoooo o pafilloooooo mos er burre se je pyke i gjithi. Mos fol mo se kuptohesh qe i ke fitu leket qyl.

Do zihet me vilajetin tani se ai vdiq per taksen progresive anti-neoliberaliste

Blendi s'u tregu shume i squt ta pyeste pastaj :

Po mire. OK takses progresive per te ARDHURAT PERSONALE. Ti si biznesmen i fuqishem, sa te ardhura personale ke ? Ti i bie te paguash X ne vit se kalon "kufirin" ku duhet te taksohesh se je biznesmen i pasur (vetem koleksioni kushedi sa leke Vlen). Po Kryetari jot, Ed Rama s'do ta paguaje Taksen per te Ardhurat Personale, se medemek 3000 euro la pasuri ne banke dhe te ardhura vetem rrogen ka...

Keshtu e kuptove ate qe tha Koco per taksen?

Bizneset tha, jo qe s'do e heqim taksen progresive, po do e shtojme ate; se ka ca produkte qe partia socialiste do ti fuse me politikat e saja tek TVSH-ja e pergjysmuar .... Ky eshte OUT FARE

E beri lemsh taksen mbi fitimin e bizneseve, me TVSH-ne ... O zot o Zot, eshte dhe "biznesmen i fuqishem"

Kurse ketej thote : taksa progresive do jete per te ardhurat personale ... dalin 1000 pyetje nga keto, por as Blendi s'eshte ekonomist e sja thote shume :

1- Cili eshte pragu mbi te cilin aplikohet taksa progresive ?

2- Sa 'shkalle" ka ne kete taksen progresive ? po shpjegohem : Mbi 10 milione te ardhura ne vit, 5% takse. Mbi 15 milione/vit, 7.5%. Mbi 20 milione, 10%. Mbi 5 milione Euro ne vit, 75% takse (Franca NUK e ka bere ende taksen 75% per te ardhurat vjetore mbi 1 milion Euro)

E kisha pyetjen per Patekun. E ka fajin renditja e komentit.

Patek, progresivja, tha do te jete mbi te ardhurat personale.Dhe e tha shume qarte e sakte.Biznesi i vogel nuk do taksohet fare, tha..

Biznesi i madh po 10 %, e ku qenka ndryshimi, apo do na nxirrkan ne selamet rrogat deputeteve. Sorry grava, po Kocoja mu duk tamam Kokedhime

Xhimi kupto thelbin.Taksa rogresive mbi bazen e te ardhurave personale nenkupton faktin qe kush ka te ardhura me te medhaja te taksohet me shume se ata me te ardhura me te vogela.Bie llafi: Deri sot me taksen e sheshte qe te gjithe taksohen me 10 perqind.Progresivja, kush a te ardhura bie llafi njeqind mije mund te taksohet 20 perqin e jo dhjete...E ketu nuk jane vetem depudetet por te gjithe me te ardhura personale ...Kuptoje kete qe eshte jo per tu share , pa e marre vesh cthuhet

e di mer e di, po ka mundesi te ndodhe dhe sic i ndodhit hollande ne France, qe iken dhe i lane pendet dhe rama mund te marre te gjatin si pallosh qe eshte. Keshtu humbet dhe individet dhe investimet, pra humbet dy here taksa. Leje me Grava se keto teorite e rishperndarjes kane te falimentuara qe ne thelb. Ai qe e ka parane do e ruaje me 1001 menyra flije mendjen

Po! Edhe ashtu mund te ndodhe por degjo nje shembull qe e di mjaft mire.Nuk shkon fare qe te keshe te ardhura personale ....600.000 euro ne vit vetem me konsulenca dhe te paguash vetem 10 perqind te tyre..! Taksa e sheshte absolutisht mbron ata me te ardhura te medhaja.Progresivja perkundrazi eshte me e drejte.Por nuk ka te beje fare fare me biznesin.Vetem merret me te ardhurat personale...

Dmth, ti thua qe une qe kam 600, te mi rruash dhe te me cosh te 100, sa nje biznes qe mund te jete normal, ose deklaron shifra fiktive. E ckuptim ka pastaj qe te punoj aq fort, me mire po punoj per 100, po shkurtoj dhe ca vende pune dhe ajt gjeje ti pastaj. Rri o Grava se Koco eshte i pari qe se beson kete teori leshi

Xhimi, nuk them une por prirja e progresives ate synon.Qe ai i 600.000 te taksohet me jo me pake se 30 per qind.Une them se eshte shume e drejte...edhe pse mua mund te me bjeri ne koke nje dite

Po jo or grava se seshte e drejte hic. Si i merrke 30% tjetrit ti me nje te rene lapsit. Ore duhet ta kuptojme qe jemi ne ekonomi tregu, dhe nuk punon njeri per tjetrin por per vete. Une mendoj se kjo thjeshte do shkurtonte investimet dhe bashke me te dhe vendet e punes. Ndermarjet do mundoheshin te mbanin pak punetore per te ulur kostot e prodhimit, me qellim qe te kompensojne humbjet qe ja sjell shteti peshqesh, dhe ku dolem hicgjekundi, cfare beme hicgjesendi. Or Grava, ti besoj se parate e tua e di me mire ku ti investosh se sa Ritvan Bodja, dhe 30% i miljonit i bie 300 mije, kur keto jane ne euro imagjino sa ja pret hovin biznesit. ti do te rrisesh investimet apo bizneset e medha do ti kthesh ne kioska

Edhe nje here o Xhimi!
Harroje fjalen biznesit.Flitet per te ardhurat PERSPNALE...se me lodhe lanet! Eshte mire ashtu sepse 55 miliarderet e sotem paguajne vetem 10 per qind takse te SHESHTE...! Te mora shembell eta por nuk jane vetem ata.Per konformizem mos kundershto kot por thellohu ne te miren e shtetit, te atyre qe mezi shtyjne darken...

Po pierisht me Grava, te ardhurat personale nga vijne nga biznesi. Dy jane rruget, ose shkurtim i kostove, ose fshehje e te ardhurave. Ne te dyja rastet ke bllokim te qarkullimit te parase, se me vdiqe. E di ku rreh ti, po parane sta kthen kush mbrapsht o Grava. Kujt  so vesh tatim ti Tom Doshit, dhe ti marresh nga 30 milione eurot e deklaruara 9 per shembull. Po ta harrosh me shok, me mire degjo mua merri 3 dhe jepi nai gje fukarenjve po ngeli.

Sa per ata qe mezi shtyjne Darken, aha sme ke nga ajo ane. Jo se kam shpirt te keq po derisa me del bytha tere diten ne pune, nuk pyes per bythen e tjetrit smiley

Taksa progresive eshte mase e MAJTE....ne dobi te shumices dhe jo te Tomerve

Aman Grava, ma lej shumicen se ata qe ankohen gjysma xhepsite jane, dhe gjysma tjeter pijanece...... Kush do ja ben cairin vetes. 

Aaaa! Jo! Gabon.Nje qeverisje merr ne konsiderate gjendjet, shtresat dhe jo klubet ku vene per tu bere xurxull apo te futin duart xhepave te botes.Zakonisht keto kthehen ne te ashtuquajturat Alternativa, objektiva etj.te fircave qe synojne qeverisjenJane brenda stanit te vet..te majte..

Ajt ajt, se nga 55 miliarderet 20 i ka rama ne liste e mos me lodh Grava, se je birinxhi djale. Aman je me i zgjuar se kaq, sa te besoh se te rilidnja e ketyre. Rri ha ndonje kafshate buke sa ehste Berisha, se po erdhi Rama ta hoqi dhe ate, po lere cthone e keqja me e vogel ai. Ohu i njoh prej kohesh

KOco do ti beje mjaft pune PS-se ne zonen qe do te mbuloje nga Himara ne Delvine. Ka qene nje zgjedhje e mencur e Rames. Sa per Benin, per sa kohe Fatosi do te perpiqet "ta ndihmoje" per te fituar (ose me thene me sakte per ta shitur me shtrenjt), vlonjatet do ta perbuzin dhe do ta perzene. 

 Malaj tha qe do e votoj Ramen si kryeminister , por nuk do votoj Tahirin si Minister i Brendshem.

 

Ke bast qe Malaj i merr Rames mbi 10 % te votave ne Vlore ? (aty tek 15% e ka te sigurte,  + ose - diçka te vogel)

Dhe votat i bindur te jesh qe do t'i ruhen me rigorozitet nga PD, s'ja prek dot LSI dhe PS, as atij, as Dritan Priftit ne Fier

E kena bashke te bastin...muhabeti eshte me sa ta mban ty me e vone smiley

me duket sikur ishte perjgumesh ai,se shkoi edhe vone... Ska mundesi... ku duket si njeri pa gjak. TE kete ky palle 200 milion euro... ne te tjeret duhet me vra veten. smiley

lere qe fliste kodra pas bregut dhe me pergjithesime nga te gjitha anet, i fuste dhe nje "e tjere, e tjere" per i dhene dum muhabetit, po asnje konkrete s'tha! Fol e fol, tirr e tirr ...

Normal qe ka bere hajer, kur punonte Rama per te e i fali tere rruget e Tiranes per ndertim e rindertim ne 11 vite, kur i fale gjysmat e rindertimeve te shkollave/koptshteve ku kane rene dhe suvate ca here...ku i dha reklamat e Qytetit te Tr, Pastrimin e Tiranes (pelhrat) etj etj TREGUN e kishte ky, mjaftonte te hapte ca "kioska" si biznese se leket e bashkise ishin lum ...

rrezik nuk eshte Koço qe kontrollon Ramen, por Rama Koçon ne Bizenes! Koço eshte FASADE, siç eshte TACI fasade per ca te tjere

Lefti, ku eshte ai Gjergji mer se i shkoi per lesh sondazhi te Balkanweb. Doli e djathta para, dhe kish vene shenim qe institucionet smund te votojne me shume se nje here per shkak te IP-se. Nejse, prap sondazh pacavure ishte, se dilte qe fitonte Pd ne fier mbi 50% dhe humbte ne diber fitonte rendshem ne korce, Por spektakel ishte vlora ku PS dilte mbrapa PD-se me 2 pike per shkak te Malajt. Ne total e djathta ishte 2 pike para. Dhe bashke me AK dhe FRD shkonte ne nja 76-77 deputete. Pavaresisht kesaj keto lloj sondazhesh serish pacavure mbeten, po me habisin keta te majtet qe fluturojne me pras. Apo i ka dhene krahe Kokedhima smiley

E para Gjergji ka marre valixhet prej sondazhit. Trishtohet direkt ai djale smiley E dyta, ai sondazhi megjithese eshte Pd perpara nuk eshte i besueshem. Ka aq shume manovra qe mund te behen me proxy biles edhe me proxy qe sjane ne blacklist saqe sondazhi del komplet jashte loje. Sondazhet online per mua sduhet te besohen fare.

Ouuu ? 76-77 deputete bashke me AK dhe FRD ? smiley   78 e kishim planifikuar , ku nje....

Nje na vjen nga Meta smiley. Po he me pra me Patek, po car ti thuash ketuyre qe dje sa nuk fluturonin, sa te shohin nai budallallik keshtu. Mor te jene te gjithe si Gjergji, hallall e kane pushtetin, po jane ca e ca me plak qe mos e zot me te vone perfund. Dil nje here andej nga Austria te shohesh car behet. Imagjino, ka filluar ti duket Koco engjell smiley

FLM per lajmin, por sondazhi online behet i besueshem nese ka nga 1000 vota per qark te pakten

Se % e Dibres nuk e percakton dot as trashe trashe me 150 vota ne TOTAL

Dhe ne Lezhe s'ben vaki qe e majta te marri 60% te votave, dhe LSI te kete dyfishin e PS-se ne ate qark, por nejse, kjo nuk do te thote gje per momentin, por kur te kete 1000 votues minimumi dhe ay, ndoshta behet i besueshem. E njejta gje vlen dhe per Fierin, po Vlora ama nuk eshte çudi qe Malaj te marri 20 % te votave te te majtes (jo ne total)

O left une sondazhet online si besoj me asnje lloj shifre

nje fare tendence mund ta tregojne nese ka vota me bollek dhe te ruaje nje fare koherence. Prsh ne Vlore nuk eshte çudi qe votat te ndahen me tresh dhe Malaj te marre nje cope goxha te madhe qe i del e i tepron per tu zgjedhur deputet

Te ishin shifrat e sondazhit reale, ne PD do nisnin te ferkonin duart, meqe fshatin e ka me shume PD-ja, e fshataret fillojne e merren me te korrat tani e nuk u ngel shume kohe per internet. Po sic e shkruajta dhe dje, per aq sa e vezhgova, vura re levizje shume te cuditshme votash, nga njera pale. Ndoshta keshtu eshte sjelle ne vazhdim dhe pala tjeter. Personalisht i vura vizen.

Ore mire bere qe i vure vizen, por Ngjergjat e besojne si dreqi ate "sondazhin" e paguar 30.000 euro tek ajo paçavurja italiane, qe s'kishte bere fare sondazh me telefon por solli thjesht faturen tek PS-ja dhe publikoi ate qe i thane!

AK-ja e denoncoi ne Prokurori kete çeshtje sot.

Pra, kur ka nderhyrje me lek te madh per te mashtruar opinionin publik me "institute" te panjohura neper Bote e jo serioze, se kriza zotrie, ben qe lekun apo Euron e do dhe Taljoni, atehere ça te thuash per nje sondazh online qe Admini i fut nje te fshire ca votave me nje click ?

Po lere mer Gjergjin me italjonin, e majta 49% as te sondazhi i peshkut nuk i kapi dot smiley

Jo lefti une nuk e besoj ate sondazh..

Per mua e majta mer 52-53%

e djathta 45-46%

AKZ-FRD 2-3%

 

po dje qe ishte PS - para pse e besove ?

 

Une nuk besoj asnje sondazh...studjoj 4 zgjedhjet e bera ne 8 vitet e fundit.. atje eshte pergjigjja

Hey shyqyr se su shtyte pa ty ketu smiley))

E mire po more per baze tre zgjedhjet e fundit n'rregull qenke me tollumin smiley

Se ke idene sa pro rrotacionit jam Gjergjo dhe ta them me me tere mend , po sa te keni Piktorin opingen keni per te more

Po jo me Left, se sido qe te shkoje nuk del dot parti e pare PD ne vlore. Ah vetem po i kapi inati vlonjatet, po qe sben vaki, se me shume se ndarje ideologjike atje eshte ndarje krahinore. 

as une s'besoj se PD del e para ne Vlore. Veçse nese Malaj merr mbi 20.000 vota...

Krasniqi, ta kishe nisur analizen nga partia jote.  Sevap do beje.

Pa keshtu ne pergjithesi jane kapur e jane cekur kleckat e sistemit. Divani ku e ku me i sakte e me rehat.

Kritike me vend smiley

Me hoqe nje dyshim te tmerrshem, se ndonje lajthitje, mos kisha ngaterruar me ndonje Afrim Krasniqi tjeter. U lehtesova.

Pra perfundimisht, behet fjale per te njejtin Afrim Krasniqi drejtues i partise Fryme e Re Demokratike.

Monda, si vlonjate qe je nuk degjova nje mendim nga ty per levizjet ne ate qark. Besoj se duhet te kesh dicka qe mendon apo jo?

Per te degjuar nuk ke se si.  Por per te lexuar s'ta kam une fajin:

Po Vlora cfare u ka bere?  Namin e ka qe e ka, po me syckat c'paten? Vlora paska nderin e vecante me cu 2K dhe Ristanin ne parllallogje.  

Olio con mare.

Keta me dhembin te dy njesoj.  Ama po ka ardh Kokedhima me mendje qe do futet ne pazaret e betonit te Gjikes, flaken. 

Ok, sorry, nuk e kisha pa se jane shtu shume komentet gjate ketyre diteve. Dhe po me ate mend ka vajt, besoj se e ke marr vesh qe Gjika me Ramen nuk flasin, sepse sic thuhet Gjika nuk e pyeska per ndertimet Ramen. Kshuqe Rama, me 2K, kane vajt atje per "te vene ligjin" me pak fjale 

Dmth ai sondazhi Balkanwebit  ku nxirrte para PD-ne sqenka dhe aq pa vend...... smiley  Spektakel do ishte te humbte Rama ne vlore, le ti marre te gjitha te tjerat, le ta marre dhe pushtetin por ama tja thyejne turinjte si ne tirane do ishte kryeveper

Po leje BW o burre mos ja fut kot. Vlora nuk ndryshon, o del 7-5 o del 6-5-1 nqs komisioneret e PS tregohen te zgjut dhe ne fund fare e kuptojne se mandati i Malajt eshte me mire te merret se sa te digjet e te dali 6-6. 

7-5 o del 6-5-1

Ne enderr.

Gjithsesi ti dhe robt e tu si vlonjate te mire besoj se do votoni per Malajn apo jo, e jo per njeriun qe u bashkua me Meten e 21 janarit ne koalicion?

Une s'jam ne Shqiperi ne 23 Qershor.  Sa per njerezit e mi, as me thone e as u them, e as s'u them dot juve se si e qysh do votojne.  

Por them qe ti ta flesh mendjen per Vloren qe del 8-4 e hidhu nga Durresi smiley. Per Durresin fol me Xhexhon ama. 

7-4-1(Malaj) doje te thoje smiley

Po se marr per baze mer jo, ishte ne forme ironiesmiley

Rama me Gjiken s'shihen sy me sy me kohe e me vite.  Nje plus per Ramen ky ne princip te pakten.  Ne praktike po them, nqs Kokedhima-Rama i futen Vlores me pashe, flaken. 

Dhe PS-PD eshte 8-4 ne Vlore, qe mos te lodhet me sondazhe xhimi. 

pse ne 2009 sikur doli 7-4-1, car ka ndryshuar tashi ben ta di ?

PD merr mandat te 5 ne Vlore kesaj here. Ka 1000 here me teper shance tani qe u fut pyke dhe Malaj

Monda. Do ja japesh voten Malajt apo jo? Falemners per pergjigjen smiley

Monda ka kohe qe eshte distancuar nga Rama , qe pas bashkimit me LSI -ne .

Ore sa te forte qe jeni, degjoni Kocon. Ju kam zili, per zotin.

O Afrimo, je doreheq apo jo ti mer burre, se nuk po merret vesh. Qe kur top media hoqi dore nga mbulimi juaj mediatik, tani lajmet nga ju i marrim vesh vetem nepermjet robve te lagjja. Na sqaro te lutem.

Po ti me gocat e lagjes muhabetet e Afrimit beni? smiley

As muhabet afrimi, as muhabet largimi. Po lagjia nuk ka vetem goca.

Hijet e listave i mora vesh, po dritat kishte harruar t'i rendiste Afrimi. Mbase do jete nje artikull me dy pjese.

pse ikin akoma dritat ?

Vetem tek zyrat e FRD-se.

E sheh pra qe dritat nuk ikin me ? Po ti ca do atje ? Mire , bej kujdes mos te te zbulojne.

Ti sikur ishe ne Germany me pare? A nuk po rri ca si shume ne Shqiperi? Cfare Ben atje njehere ??!! lol

Une ?   hyc....ja dhe nja dy muaj dhe ska me Shqiperi per ca kohe smiley

O Brado, do jesh ne Wembley mo?

Si e ndave ti, me Bayernin a me BVB? Une me zemer te thyme them me Bayernin, nuk e meritojne cunat te humbasin tre finale ne 4 vjet, megjithese Borussia zor se vjen prap deri ketu. 

Jo me vlla me Dortmundin , duhet me ble dhe shall te verdhe smiley

Heja BVB ti vallaj? Jo se me ngel hatri jo, po Schweini e Lahm pa nje champions eshte mekat

Per zotin , nuk e duroj dot ate Hoenes , eshte i korruptum .

E dhiu keq me kete punen e Gotzes ne fakt. Watkzen dhe Kloppin i kom qef, kane ironi te holle te dy. 

Nuk bo hajer tek Bayerni Gotze , e shty se shty nje vit , prape ne Dortmund do perfundoje.

Asigjo, po me kishin zgjedh strukturat te tretin ne liste ne nje qark, shkova te kerkoj sqarime. Me duket nuk kishin njerez mjaftueshem per listat smiley

Po ckeni o derbardhe me Kocon?

Kujt i ka bere keq?

Askujt, vetem fierit. Privatizoi stadiumin, desh te nxirrte ca rob perjashta me i bo pallate, e coi apollonine ne fund. Tiranes pastaj nuk themi, se ishte kontribues ne betonimin e saj, tashi paska kthyer syte nga turizmi vlonjat 

jo thjesht qe eshte manjat mediatik ne albanistan, dhe politikisht i lidhur prej vitesh me pushtetit e Edit.

Se per moral te thajne piten socialsitet : (sidomos pas ngjalave) por na dalin me teorine e Ndarjes se Pushteteve : harrojne se Koço eshte SIMBOL i puqjes se 4 Pushteteve bashke (jo te 3-ve), se i simbolizon lidhjet nepotike te Medias me 3 pushtetet  tjere

Kush është zotëria me 1.8 miliardë lekë detyrime të falura (kundrejt Bashkise Tirane, deri ne Prill 2011)Kompanitë 

1. Shoqeria Platea 44,231,016 leke
2. Shoqeria 2K Finance Investment Group 58,603 leke
3. 2K Group 294,917 leke
4. Shoqeria Metro 122,661,132 leke
5. Shoqeria Abissnet 2,737,340 leke
6. Shoqeria 2K deri me 31 dhjetor 2010 9,500,675 leke

Totali i detyrimeve

179,483,683 leke

Ky Endrity te dale nga peshku tani se ska lezet

Malaj Malaj Malaj

po na e shpife mre.

Edhe me pas ndokush ndermend, sdo e votoje vetem se ja shpife ti

po mbahu bre mbahu smiley

sorry smiley

te nigjojn kto te vegjlit ty

Sa shume nena paska pasur ky Zequa maje thanes. Keni vite qe jepni mend. E ju akoma maje thanes, kurse Zeqot s'jane me fare poshte pemes.

Po vetem vrere nxorret nga goja? Vetem vrere?

Po si te bejme me Rono, ti themi fisnik Kocos. Vetem fakti qe me date 7 maj (nje dite pasi u shpallen listat) i kishte dhene rrogen e shkurtit gazetareve. A pyet ndonjehere ky njeri ku hane ata njerez, a kane fatura per te paguar, larg qofte ndonje kredi shtepie qe e paguajne me ate rroge. Vetem ky fakt e ben njeri te urryer, leji pastaj te tjerat 

O Xhimi po eshte kohe krize mo shpirti vellait. Njerezit ne NY akoma nuk kan mare rrogat e Lehman Bros nga 2008!!! Mo i bini Kocos ne qafe kot!!! Pastaj Kocon e gjore e ka sabotuar Berisha qe prej 2005!!! Mo i bini ne qafe!!!

Po lehman Bros falimentoi mer Ron, kurse Koco bllokoi dhe rrugen te Blloku per ca kohe se e dojte vetem per shetitje me Briggite. I vuni ca postblloqe qe u hapshin vetem me telekomande, po qe te kishe Telekomande, ose duhet te kishe ble parking te pallati kocos (aty ku ka dhe shekullin perballe viles se merhumit) ose duhet te punoje te kompanite e kocos. Dhe kete vetem per karshillik Irfanit te Panorames, qe thuhej se kishte me shume leke se Kocua. Tashi, mos me kallzo krizen. Po qe keshtu shpall falimentin

Nje nga keta te grupseksionit te PS ne lagjen time u kishte thene Sadri Abazi qe sdo bejme shume fushate sepse ka mbaruar ajo pune, e kemi te fituar matematikisht edhe sikur nami te behet.

ka marre fund ai muhabet.

e kam me te vertete ore, se nuk e sajova. e kam shok te ngushte. Llogaria ishte se nga 2009 (66+4) merret +1 ne Berat, +1 ne Elbasan, +1 ne Tirane, + 1 ne Fier edhe +1 ne Dr. 74-75 te sigurte matematikisht.

Po ate pra po them dhe une , mgjth 78 i kena pas bo llogarite por ke harru KQZ , KZ , mire me dalin mu ne fakt.

thu ti po cthone shoket e komisionit se

Si 66 plus 4, pse llogariskan dhe deputet qe ka aktualisht LSI. A mortja qe si ha ata 

po ngatarroheni ju mo , Soniku thote qe Abazi ka thon kot me harxhu leke se e ka qa PD - ja dhe kete rradhe.

jo mo jo, sipas llogarive nga lart +1 e sigurte merret ne Berat, Tirane dhe Elbasan, Durres e ne Fier. Ndersa ne Vlore nuk merret dot per shkak te Malajt, mgjthse ata nuk e llogaritinin fare Malajn per shkak se i rekuperojne me PBDNJ (qe ne 2009 se kane pasur ne koalicion ne ate qark). Ndersa Korcen e kishin lene baraz si ne 2009.

Aha ata lart te Ps i kane bere llogarite, leje se e paskan te te kapme si ne 2009-en. PS dhe tre vjet protesta prap "Hap kutite cliro vizat". Kush duron prap cadrat te bulevardi booooo

11 - 5 ne Fier? Kujdes ai shoku se Sadriu nuk di shkrim e kendim.

Ashtu eshte, poshte 72 nuk bien. 

keto jane per te perhapur "moral", asgje me shume!

Braçja e tha dje vete : Berisha s'ka vdekur ende, mos e merrni te lehte.

Kurse Edi po çirret ne çdo miting e po behet aq agresiv ne diskursin e tij politik, sa s'ka ku te veje me ... ç'do beje ne qershor thuaj...vetem fitore te qete e te sigurte s'tregon kjo

I kane bere llogarite gabim atehere. Ne 2009-en, beri Kurban Kacin po tashi ke do beje? Llogari matematikore me votat e LSI, po sikur te jene icik fiktive ato si i behet. Dhe te Austria ket thone perdite, po ajt se do ja shohin krismen doktorit, se dhe ai ka bere matematiken e vet. Thuaji Sadrise, edhe kete here vendin ne liste me kobure e more, si ne 2009-en. 

Bej gati valixhit ti po leri llogjet online.

t'zen frika kur menon kafshet e soj e sorrollopit te sadrise a.k.a   qytetaret e rinj te tiranes qe nuk do permahen mo...

oj nane ku ku per lagjen tone

Rri urte mos u ndje se do te persekutojne po fituan zgjedhjet mengjarashet smiley

Se kam idene, ku ben fushate sadrija mi Ruzhdie.

Shef vetem emrin tat e shkrujta me te medhaja se e merito vallahi, sadrija jo smiley

ne njesine 9.

Ma thuj mer burre si ven, se skam ndermend me bo pashaportizim. Kjo kap zonen e 21 dhjetorit mos gaboj ?

ke njesia 9 daku, ku i ka shtru sarajet per qejf, nje mal me pallate si kpurdha njoni mas tjetrit.

masi i mushi me gjithe katunaret e mundeshem te sojit te vet, ka akoma per shitje, sado fis i madh ish sadrija.

kur erdhn kta te sadrise ktu e ca vjet perpara,te gjithe me 120m2 shpija hudhnin levoret e fiqve nga ballkoni, gjersa u bo nji mullar i madh me plehra qe po i shkonte gjer ne kat te 2 pallatit te ri te sadrise.

zot ca kohesh

tani kufizohen duke zaptu oborret midis pallateve me kafene dhe muzike live pa leke gjer ne 12 te nates

bereqavers

 

Ejjj pse sthu ti qekan bo  tirons te  vjeter, Mortja qe se ha piktorin ke paska lone me bo fushate. Po mire me Ruzhdije, se vallahi ty ti kom per zemer pergjigjet. A i jepet vota tashi, atij te gjatit. Aq kishte ne dore dhe aq boni me lejet e ndertimit, me Koco, Sadri e me the e te thashe. Po me i lone venin car mujshin me te bo keta. Jo se keta jane nai soj me i mire, po e kam thone dhe do e them. Ne rast se ky na lejte me honger nje cape buke (se per aq ka shku muhabeti) sadrija e soj e sorollopi vet sta lojne pra

Sonik. E paske brryl shokun per llogari. Gjithmone keshtu pafillosh i ka pas Rama keto te vetet. Thuaji te mari Endritin per llogari se eshte i sakte dhe konkluzionit te Endritit ti beje minus 4 ose 5 deputete qe do ja rruaje Sala me menyra te ndryshme dhe ja ku doli rezultati real smiley

Nuk jane llogarite e shokut keto, por llogarite nga lart qe ua ka artikulu Sadriu. U kishte thene qe kot te bejme fushate ne sepse 74-75 jane te betonuara.

O Sonik po ca jane keto betonime mo vlla? Ore edhe Berisha qe ka shtetin me dore edhe prape si quan te betonuara se eshte e panjohura partive te vogla. Mos degjo Sadriun se ai smerr vesh fare nga kjo pune. Me ra goja duke i lajmeru socialistet e peshkut qe mos jene kaq super te sigurte e mos e karikojne kaq shume veten  se do qajne per pune pak ditesh por sme beso njeri......smiley

mua s'eshte se me behet shume vone se cbehet, se per vete do bojkotoj, thjesht qe me llogarite e tyre jane te sigurte, matematikisht me votat qe ka kolicioni i ps-se, ne krahasim me 2009, e fundit 74 deputet e u dalin. kaq , nejse ju solla nje informacion nga terreni. smiley

Mire e ka Endrity , Malaj e ka te sigurte ne Vlore , mund te marre dhe me shume se ci duhen .

Neve na u duk nje analize interestorante: me shifra, fakte, cilesime te goditura. Po juve si ju duket?

Kush

Gomari me rrush.

ate mendova dhe une .

Mos bej numra,
Se te bej sapun.

jo re , e le sfungjerin ? smiley

S'ben pune sfungjeri izolant,
Me ket popull injorant! smiley

Injorant...injorant

me mire qofte

sa izolant smiley

temen u bera poet.

O Brad, O Mbret,
Nganjehere eta te detyron me u bo poet... Et, et...

E kush na qenka kjo Eta qe paska kaq ndikim mo vlla.

Sa i shpejte qe je mor trim,
Nuk na le kohe me be as nje revizionim.

PS: Eta eshte gruja ET-se pra! smiley

Telefono......kazaaaa smiley

Per keto raste s'mjafton divani,
Na nevojitet nje qen stani

PS: Oii, oii

Basti i fundi kualicioni i PD nuk kalon 64 mandate, kush do... te hidhet

ke Ngjergjin gati dhe Ngjelen smiley

Ata jane per fitore me 84 mandate, ndryshe nuk quhet

Jo jo e kam me ty....me shume qef kam ate bastin tjeter me 10% e Malajt 

10% i kap si vdekja Malaj ne Vlore se ka punuar 22 vite atje dhe eshte bir i asaj toke. As Qerosi, as Vali Leskaj, as Koçua nuk jane qe andej, po nga ndonje fshat i humbur dhishe ku behen paidhaqe.

Nga 5 socialiste vlonjate, 1 do ja japë voten Benit si vdekja

PS : 2% i ka te sigurte Dritan Prifti ne Fier

Edhe demokratet do vine te votojne per Malajn Lefto smiley Vetem sot jane regjistru nja 300 per fushate 

He mer te keqen sa e paske dash Benin mer Lefto e se paskemi dit smiley

Thuaje pra cfare do vesh ne bast dhe une e pranoj... kam nje medim, po nuk doli kjo qe the...do shkruash nje CV te vertet dhe do publikosh ketu ne peshk... e kunderta edhe per mu ....apo ke ndonje nje ide me te bukur smiley

hahahhaha smiley

Une thashe ta vinim me nje birre! ti dashke gjera personale smiley

Do nje gje personale ti ?

Kam kushuri te larget nje qe i rri Rames tere diten nga prapa smiley

Epo mos bej deklarata ne publik smiley 

edhe birra mire eshte smiley

beji te fala atij kusheririt.

Aman o lefti mezi po e pres kete 23 qershorin ,, vetem qe te sqrohen ca mite k... qe ka ketu ne PPU dhe ne Shqiperi ne pergjithesi.

Malaj nuk mer me shume se 1000 vota sepse

1. Shqiptaret ne 2009 e kuptuan cdo te thote te djegesh voten me kete ligj elektoral ( ne 2009 shumica e njerzve ishin injornate natyrale mbi sistemin elektoral dhe genjeheshin)

2. Votat qe Malaj presupozon te mare sigurisht jane te majta,, dhe te majtet e vlores duke qene simpatizantet me te eger ne shqiperi, nuk do rezikojne fitoren e PS per nje Malaj apo ndonje tjeter., qofte dhe perendia.

3, Eshte shume e veshtire te krijosh nje strukture elektorale "fituese" 1 muaj para zgjedhjeve..

leje mos fol ti .... se eshte serioze pune e bastit ketu ...

1. Shqiptaret ne 2009 e kuptuan cdo te thote te djegesh voten me kete ligj elektoral ( ne 2009 shumica e njerzve ishin injornate natyrale mbi sistemin elektoral dhe genjeheshin)

 

Gjergjo...edhe ato analfabetet (qe ishin nja 50% prej sistemit te Berishes sic thoje ti) e kane kuptu sistemin elektoral? smiley

O PP qe nuk e le keto karlleqe ndonjehere.. ka me shume mundesi qe PD+ te marin 71 mandate sesa te mare malaj ne vlore mbi 1000 vota.

Te lutem mos e thuj mo kete punen e 71 mandateve te PD -se Gjergjo , si do bejme pa ty masnej smiley

Gjergjo avash mer dak avash. Mos u nxe. Cke mor vlla? E keni te sigurte fitoren. Biles une as Andrea Stefanin se kuptova sot pse po qante  dhe pse po shante Ben Malajn per prishje uniteti te partise smiley Ju tashme keni fituar Gjergji. Zgjedhjet jane vetem nje formalitet. Te te them i sekret? Po mos ja thuj njeriu. Po ta them vetem ty meqe te kemi socialistin me te urte te peshkut. Zgjedhjet jane te fituara edhe per 4 vjet. Pastaj nami te behet thojne ata lart. Or po le te marri Rama autobus per fushate e te beje 500 spote publicitare ultramoderrne...ai katunari ne fshat te larget i gezohet facebookut qe ja ka cu Berisha mu ne mullar smiley Dmth qe ti bie shkurt. Keni humbur dhe kete kater vjecar. Cdo shprese eshte e kote. Tani ti si te dush. Mbaje veten me gairet po te betohem qe do qash pastaj do thush: Ahhh mer Patek paske pas te drejte oi oiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii smiley

Epo e merrka Malaj mandatin pra. Ti harron selonjatet jane dhe inatcinj, e smund te tallesh menderen duke cuar Kokedhimat atje. Sinjalin e pare ta dha Gjika qe bente karshillek me Nishanin pardje apo dje ne Vlore. Pastaj mos i di budallenj vlonjatet, qe o burra mbyll syte e voto, pse per car ka shkuar Rama me eskorten ne Vlore dhe eleminoi Isarain dhe Malajn, ja per ate te shkrete bregdet qe te bejne ca ndertime atje se u thane per leke

Ata vlonjatet po presin pushtetin,,, nuk ju ruhet as per malajn as per ramen dhe as per kokedhimen.. e mbeshteten PS ne kohra me te  veshtira.. pastaj cfare ka bere ky malaj per vlonjatet ?? e vuri nanoja minister u zhyt ne para.. pastaj ja mbathi ne amerike pas 2005 bente ca mastera si lefti.. ne 2009 u zgjodh ne nje liste dhe asnj nga ne nuk e di sa vota ka realisht.. ne keto 8 vjet si te tere deputet e shqiperise majtas dhe djathtas,nuk eshte dukur ndonjehere ne vlore te qaje hallet njerzve.. Persa do ju rruhet kaq shume ketyre vlonjateve per kete Malajn??

Pse nxehesh mer burre pse nxehesh. he mer se dhe 4 vjet jane. pastaj se presin te gjithe vlonjatet pushtetin, se e gjithe vlora sdo hyje ne qeveri, e para kjo. E dyta, ta thashe vlonjatet, spara kane qejf ti marrin  per toca, dhe Rama kete po ben, po me duket se po ja sheh hajrin. Ste kisha ndigju me fol naihere me kete gjuhe mer Gjergj, ti ishe socialisti me i moderuar por po me dukesh si Sajmir Tahiri tashi smiley

kush tha qe po nxehem?? jam shume i qete.. thjesht po te shpjegoj popullorce gjendjen

Gjergjo. Po te futi Rama te tatimet hallall. Je i justifiku. Po te futi noi shef sektori...aha vari lesht sja vle. Rri edhe 4 vjet pushim.

Une konkuroj per drejtor i dashur PPsmiley

Gjergjo...po shko te Lsi mer vlla. E kam sinqerisht. Te ato ske kokcarje. Po i bere pune per fushate ta shperblejne nderin. Ps-ja do shqyhet po erdhi ne pushtet. Uria e madhe 8 vjecare do beje te veten smiley Vetem po qe se ke noi "mik" te forte eshte tjeter muhabet smiley

Pse mer, Baci prandaj ka ardhe ne Korce, qe te te lere ty te behesh drejtor. Ka grupin e vet qe e ndjekin nga mbrapa. Me Blushin a Majkon edhe e kishe ndonje shans. 

Po mire prit dhe kater vjet smiley. Kur prite tete cte gjen mer burre

Ju falenderoj perzemersisht per keshillatsmileysmiley

Idrizin degjon ti Ngjergji ?! Lefti ka 10 vjet ketej o derebardhe, ka bere shkollimin nga shkolla e mesme e deri ne Master profesional te nivelit te dyte ne France ku vazhdoj te jem smiley

Nuk kam lidhje me pushtetin o miku, jam demokrat i flaket si familje kaq.

Malaj kap me shume vetem sesa me Fatos Nanon ne krahe. Vlonjat jane aq te zgjuar qe te mos votojne per nje pijanec bizozci.

prandaj dhe Malaj e kapi ne ajer kete gje dhe tek Fevzo e falenderoi Nanon, por tha se s'ja kishte shume nevojen per fushate ... dmth e di dhe Beni qe Nano i prish pune se eshte bere legen fare

PS me 20 miljarder në lista 

..shto edhe nja 20 te tjere qe u ka premtu per ministra dhe se bashku do ti qajne hallet e 1 miljon te papuneve 

 

 

 

Sado optimiste te jene socialistet, ne rastin me te mire mund te nxjerrin 72-73mandate e duhet tu shkoje mendja tek nje gje: qe nuk krijojne e mbajne dot ne kembe qeveri pa Ilir Meten. Ndryshe nga Berisha ne 2009-ten, qe mund te zgjidhte dhe PS-ne ne koalicion duke lene Meten ne opozite, Rama nuk e ka kete luks, pasi i vetem nuk e kap dot 70-ten, e ne leter, qeveria mund te zgjidhet nga pjesa tjeter e parlamentit. De facto do kemi nje Mete qe do posedoje jo me 20% te pushtetit si ne keto kater vjet, po 50% te tij. Une shoh nje lufte mes tyre qe do nise, pa e shijuar akoma mire rezultatin. E kjo, ne rastin me te mire per socialistet. Nese 2009-ta prodhoi shifra probletike, 2013-ta mund te jete shume me keq, per ekuilibrat e qeverisjes.

Mendimi im eshte qe keto zgjedhje do te jene me problematiket se kurre.Vendit i kercenohet nje rrezik i madh nga dy faktore
-Arka e shtetit...bosh
-Salihu e ka bere top ti vjedhe dhe nga kjo diferenca do te jete e ngushte, per frontin opozitar.Gje qe do ta beje te paqendrushme qeverisjen...Ju qani e kritikoni Kocorit ...!

Aman e burre mos na e nxirr Kocon qelibar dhe ti. Mire keto te rretheve qe sja kane idene....po mos ja fut kot dhe ti. Arka shtetit meqe eshte bosh po bosh do ngeli edhe kur te vije Rama keshtuqe rreziku eshte i njejte si te vije Rama si te vije Sala po bosh eshte. Ca halli ke ti tani? smiley

Nje njeriu  me mend edhe po t'ia ofrojne postin e kryeminsitrit ne sini te argjendte e kthen mbrapsht se eshte menderosur kaq keq sa s'ke c'i ben me.Keta po vriten per tu bere te paret e vendit.

Patek, Vetem Kocoja nuk mund te behet qelibar edhe sikur te hyje per te dale andej nga ka dale.Ai eshte prishur qysh se u be sekretar i RPSHQIPERISE.Ju nuk ja dini bilahite.Por sot ai eshte kokee kembe brenda sistemit te tipit te vet.Ky eshte sistemi i kocoveKa nje kapital prej mbi 100 milion euro, por ...nuk ka kacidhe likujditeti...Nje " semundje " kjo e gjithe biznesit te madhKjo e ka shtyre te hyje ne labirinthet e politikes.Do ti dale mire apo jo une nuk e di...

Sidomos bankat e kane shume qef Kocon.......Nuk ka per ti dale mire kjo aventure jo....nuk eshte i prere per biznes por per mashtrime...Per te rrejt sy me sy eshte i papare....sic rrejti sot pa pike turpi.....nejse aman pune Kocoje. Ti besoj e di qe Kocoja ja futi sa krahu edhe babait te mashtrimit...H.... smiley Nejse muhabete te vjetra smiley

.....E more Patek sa di ky populli ine....Po nuk flet i shkreti jo!

Pse ti e doje dhe te thelle qe te na fuste ne dhe.... ata dhe keshtu dhe sdo permbahen, po erdhen gjithesesi qe une ose e besoj pak ose se besoj hic. Kam nja 12 vjet qe merrem me kete punen e zgjedhjeve dhe sflas kot 

Ju qani e kritikoni Kocorit ...!

 

NGJARJA “KOKËDHIMA” MË KAPI NË BEFASI E MË LA GOJËHAPUR"   M.N.

 

Në një parti, ku është i ndërgjegjshëm se e duan nga halli dhe mezi presin rastin kur do të rrëshkasë, Rama ka nevojë të mbahet pas dikujt. Siç e ka sajuar atë parti, guri i fundit i mbetej Koço Kokëdhima.   A.Sh.

Gazeta Tema po përballet me hakmarrjen e Koço Kokëdhimes për shkak të qëndrimeve kritike. Ndihmoni të mbijetojmë! Bashkë jemi më të fortë! smiley

 

 

Asllan Dogjani, ish- deputeti socialist, që tashmë është në listat e PD-së, ka përshkruar në Facebook mbledhjen e tij të parë me Berishën. Po i botojmë të plota emocionet e tij, që të krijojmë një ide më të qartë se çfarë ka humbur opozita:

“Dje ishte hera e parë që unë mora pjesë në një takim që u zhvillua me shtabin elektoral të PD të Qarkut të Tiranës ku dhe unë jam kandidat për deputet i kësaj force politike. Ajo që më bëri shumë përshtypje ishte mënyra se si drejtohej mbledhja nga lideri i kësaj force, Sali Berisha. Në këtë takim pashë që Kryeministri ishte i dashur me të gjithë, i trajtonte të gjithë njëlloj dhe në mënyrë të barabartë. Më e rëndësishmja dhe kryesorja ishte se të gjithë pjesëmarrësit ishin të lirshëm të shprehnin mendimet e tyre ashtu siç i ndjenin. Ndryshe nga takimet e zhvilluara tek PS, ku flet vetëm lideri dhe gjithë të tjerët nuk ndjehen të lire të shprehin mendimet e tyre se ndryshe penalizohen si të padëshiruar nga kryetari…”.

smileysmileysmiley

Heeee, si te duket, eshte demokrat i hershem ai. na duhet plako na duhet, se na jep nje mandat me shume ne tir, dhe ca vota andej nga kukesi. Shshshshshshsht, ti e di doktori ja fut urte e bute piktorit. Natyrisht eshte doktor di dhe vendet e ndjeshme dhe ato te pandjeshmet smiley

E po ju ore Gjergji, ca prisni me shume se nga nje kapter ruajtes objektesh, te beje reportazh persembari?

 

Gazetari Çim Peka duket se është në “luftë” me ministrin e Brendshëm, Flamur Noka.

Konflikti mes dy kuksianëve është aq evident sa tashmë përballja bëhet në fushë të hapur, në Facebook.

Në fakt nuk dihet përse Peka është zemëruar me ministrin e Brendshëm, vëllai i të cilit për disa kohë ka shërbyer në administratën e Mulit si zëvendësministër, por fakt është se gazetari ka filluar të “godasë” publikisht Mulin, madje duke vënë në pikëpyetje dhe inteligjencën e tij.

Sipas statuseve të gazetarit, Muli është antiedukativ për djalin e tij sa herë del në televizion, ndërsa sot në mesditë aludonte se Flamur Noka, kur ishte student, paguhej nga SHIK-u i Gazidedes.

“Për të sqaruar çdo keqkuptim lidhur me statusin e djeshëm “Muli anti-edukativ”. Muli është burrë i sakrificës dhe inteligjent. Po ju tregoj një episod për ilustrim. Në vitet ’93 së bashku me Mulin kemi qenë student te 21-ishi. Fukarallëk i madh, ushqeheshim në mensat e shkollës. Me “lata”. Muli i veshur me xhaketë me kuadrate (ashtu visheshin ata që ndihmonte Gazidede), sakrifikonte duke provuar i pari ushqimin në kuzhinën e mensës, që të sigurohej që ushqimi ishte brenda standardeve. Por, përveç sakrificës, kjo tregonte dhe inteligjencën. Se hante pa “lata”. D.m.th pa lekë”, shkruan Çim Peka në faqen e tij në Facebook. Por pak orësh, pasi shkruante për rininë e hershme me Ministrin e Brendshëm dhe rolin e tij antiedukativ, Çim Peka ka hequr të dy statuset që i adresoheshin Flamur Nokës./l.ç

smileysmiley

 

Eeee kjo ishte e papame. Lufte kuksianesh po pa qeder

Xhimi, kushedi ku e vret samari djalin e ..pekeve

Te i vellai aveniri ish zv/ministri nje gomar e gjysem, sja donte Muli kur ishte ne Ministri derisa Berisha per hir te Maxhun Pekes xhaxhait te tyre, ish sekretarit te tij personal gjate kohes ne opozite dhe ambasadori yne ne kine (se Maxhuni ehste komunist i vjeter dhe e di mire kinezcen) e coi te pronat, por dhe atje seshte se po ben ndonje hair te madh. Kjo eshte historia Grava

Xhimi, se me ngacmove per Mxhunin.A e di se cili ka qene detyrimi i Sales per Maxhunin? Ai e futi ne Parti dhe ai e futi ne gjirin e familjes "Kapo"
Dhe ai ja ka shperblyer saaaaaa!

Se di, kete, por di qe ishte nje si humbameno, qe mezi gjente rrugen. Shpjegimin ta dhashe se perse ka inatin cim peka me Mulin

Ta dishe, qe eshte krejt tjeter histori......Edhe pse ai eshte tepke si thoni Ju

Xhimi, para se te te thom naten e mire se e teperuam ca, mund te me thuash personalisht futesh tek ata me te ardhura personale mbi mesataren? Ne se po, ke te drejte te jeshe kunder sic jam edhe une.Por ama jo se eshte e padrejte....per shumicen....E drejte dhe cke me te

Pak a shume po grava, gjithmone brenda standarteve qe ka shqiperia. Sa per shumicen..... as neve sna la gje babai, dhe sna i dha as Rama as Berisha, dil ne mejdan dhe fito buken dhe mos u qarravit tere diten. Kjo eshte deviza ime

Koco Kokdhima eshte nje njeri qe ka qene vazhdimisht ne opozite, te pakten per nja 10-12 vitet e fundit. Nqs doni te gjeni njerez pa karakter kerkoni tek ata qe ndryshojne drejtim sa here ndryshon pushteti. Aftesine per bisnes kundershtaret shpesh e marrin si dobesi karakteri, eshte ne fakt e kunderta. Bisnesi ne menyre qe te jesh i sukseshem kerkon qe te aplikosh nje nivel dobiclleku perndryshe te rruafshin parimet se me gisht ne goje do te ngelesh! Ajo qe me intereson eshte qe qendrimet e medias te tij dhe te tijat personale per ceshtjet publike ne Shqiperi kan qene ne shumicen derrmuese qendrime parimore. Kaq me mjafton. Te tjerat pastaj qe hidhen ketu lart e poshte me duken xhelozira dhe cmira.

Sa per Cim Peken mendoj se eshte nga analistet me te mire ne ekranet tona. Nuk me intereson fare se vllai i kujt eshte, e aq me teper nipi i kujt na qenka. Une e kam pare gjithmone te flas me respekt me spektatorin dhe me ndershmeri per situaten politike.

Ka qene, ka qene posi

Cdo e keqe e MADHE e ka dhe nje te mire JO TE VOGEL nga mbrapa.

Ne kete rast politikes shiqptare po i bine jo vetem maskat por dhe breket ne toke pra po behet nje lufte e gjalle per vet ekzistence qe nuk do te perfill asnje dem "kolateral" alias populli shqiptar.

Ajo qe flitej neperkafene apo ashtu fshehurazi po del tani hapur fare.

Per mendimin tim nje zgjim i popullit shqiptar.

 

 

 

Po normale, 100 here me mire cicat e gretes se thinjate seitit. smiley

Nga anet tona u themi " sisa " smiley

Do te doja te kisha pare nje perballje Greta Koçi vs Besa Kokedhima. Dance off !!!

Ju te 3 si ramista te fshehur jeni ziliqare. Vajza ka talent dhe meriton te jete ne liste. Kontributi i saj ne pd eshte i vyer dhe eshte marre ne konsiderate fill mbas shtatzanise se ciljetes. Te mos harrojme qe vajza ka talent..

http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=5902

Ne vecanti "Someone like you" e ka qare. Nga keto u kendon te rinjve te pd-se neper mitingje e jua ben dru...mendjen?!

Duhen ne liste edhe cingijet alla frenga.Popull jane edhe atosmiley

Sala paska rrjedh perfundimisht. smiley

Kaci i zi me dy kobure

vret hardhuca neper mure...smiley

mos i vrit o budalla

se hardhuca nuk te ha...smiley

Sa Koqe ky Koqua, ole ole krejte

Po te mos i kisha hedhur nje sy komenteve s'do ta kisha marre vesh kurre qe artikulli qe per Koqo Kokedhimjen. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).