Është festuar në një mënyrë krejt të veçantë 85-vjetori i mjeshtrit të klarinetës, Laver Bariu, në qytetin e Përmetit. Me dhjetëra qytetarë përmetarë u mblodhën në një nga rrugët e qytetit për të uruar mjeshtrin e madh, kabatë e të cilit janë nga më të arrirat në tregun e muzikës popullore shqiptare.

Mjeshtri edhe në këtë ditë të shënuar është rrethuar nga një grup i vogël i sazeve të Përmetit, interpretimi i të cilëve e ka prekur “ustanë” siç i thërrasin të gjithë, i cili gjithsesi pasi fshiu lotët tentoi të këndojë dy vargje të një kënge të njohur popullore përmetare. Më pas në qendër të qytetit u shpalosën 5 yje në të cilët publikoheshin emrat e personaliteteve përmetare në degë të ndryshme të artit dhe kulturës. Yjet ishin edhe udhëzuesit të cilët të drejtonin për në shtëpinë e artit të Përmetit ku u shfaq edhe një dokumentar artistik kushtuar veprimtarisë artistike të Laver Bariut. Në të njëjtën kohë është shpërndarë për të pranishmit libri i prof.dr Vasil Tole “Usta Laver Bariu”. Ai shoqërohet edhe me një ‘cd’ me kabatë e interpretuara në mënyrë virtuoze nga ky mjeshtër.

Festimi i 85- vjetorit të lindjes së Bariut do të bëhet bazë për nisjen e një feste të përvitshme për qytetin e Përmetit që do të quhet “Dita e artistit përmetar”.

Laver Bariu rrjedh nga një familje muzikantësh të qytetit të Përmetit. Interpretimet e tij shtrihen në harkun kohor 1950-2000. Në mars të vitit 2001 ai u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh i punës” me motivacionin “për mjeshtërinë në interpretimin e vlerave të muzikës popullore dhe përcjelljen në popull të këtyre vlerave”. Në shpalljen e Iso-polifonisë popullore shqiptare si “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit” nga UNESKO në 2005, muzika me saze e Laver Bariut renditet në krye të listës. 

_____

Me përulje, Usta!

126 Komente

urime mjeshter, edhe 100!

ustait tone nuk ia meson dot gerneten ky ustai juaj

urime Mjeshterit te madh per muziken dhe tingujt e bukur te klarinetes

dhe 100

Pika qe nuk u bie.Po ketij mjeshtri te madh i takon nje monument ne mes te qytetit!Ronxho bonxho ka plot po Laver Barie eshte vetem Nje.Dhe 100 mjeshter!

.....kur e kap ai klarineten, tha, sikur e ze tartakuti...smiley   xhind, eshte, xhind..smiley

Uuu lalai... erdhi lalaaai....

  Hajt t'ja marrim nje valle edhe ne peshqit per ta uruar hopaaaa  edhe100!smiley

xheni, hiqe vallen se të ka lezet smiley 

dyshe me  ty  lirika smiley

si manare pas teje smiley

smiley hajt se kush e di na ndjekin....

hahahhaha le të na ndjekin...smiley

rrofsh Belulo,i papertushem jesmiley

rrofsh o BAME, e keni rradhen ju burratsmiley

xheni, ja dhe një tjetër për ty meqë të ka lezet vallja smiley

gjithmone ne sherbim te popullit..smiley

mu kujtua sepse  kur themi fimi ''Gjeneral gramafoni''  kemi thene Laver Bariu.smiley

C'ishte kjo mo Belul? I kishin ngjitur edhe nga nje italianke nga mbrapa.

ehhh, ''ato pllakat  u bene sebeb,  Kavir....

Të këndoftë zemra Belul. Më kënaqe. smiley

p.s. xheni kshu e hedh vallen ti mi smiley

p.p.s. u dalldis fukaraja lol

Ja të ka kthej me një perlë smiley

p.s. babë/bir

Lirika ,ne fukarenjte vetem me kercy dimesmiley

hahah sa ta ktheva me një këngë dy 'sokakë" më lart smiley 

une jam cigane mi smiley

cigane? prit se erdhen hahahahaha

smiley  smiley i madherishem!!!

Per ju nuk duhet druri jo. Per ju zjarri, plumbi, litari.

c'qe kjo mo KAVIR smiley

Kam inate te vjetra me Bamen une.

Eh moj elba, 

Kavon e kam ne proces, e kam futur 7 here ne te ngrohte e te ftohte, e tani bam e bum, gjersja tja nxjerr krejt krisjet e ta bej si celikun e ... keto i ka thjesht xixa... smiley 

Nuk e di po jemi ne ditelindjen e Laver Bariut o Kavir , pastaj kur do heqim dore nga imponimet me drru , o mendo si them  une o ska , po toleranca ?

te mendosh qe njerzit ne kto momente luftojne per jeten dhe do jepnin gjithcka vetem te ishin ne pozicionin tone

epo he o Elbe fol, se ja e ke pare vet ti, ai vetem dhunen verbale njeh...

Elba, shiko te te them nje histori te vjeter. Nje fshatar plak e kishte zakon qe ta pinte kafen ne qytet.Ne mengjez i biri e sillte me makinen e kooperatives ne qytet. Pinte kafene me shoket e vet plaku, i fuste nje dore domino dhe nga dreka dilte buze xhadese ne oren kur kalonte i biri, dhe ky e merrte dhe e conte prape ne fshat. Ky ishte zakon i perditshem.

Mirepo nje dite, plaku beri fjale me te birin. Ne oren e zakonshme plaku del buze xhadese te priste te birin. Kalon djali, dhe nuk e ndalon makinen po vazhdon rrugen. Ngeli si i dhjere plaku, po nuk levizi vendit. Menjehere me pas kalon nje makine tjeter e kooperatives. Plaku ngre doren. Shoferi (qe i njihte te dy babe e bir) ndalon.

- Zamet e ke, i thote plaku, me merr deri ne fshat?

-Po ty mor xha B.... s'te mori yt bir, pse te te marr une?

Dhe plaku ia ktheu:

Po mire ai evlati im me mban inat se i kam qire nenen, po ty cfare te kam bere? 

 

Tani, mire unne dhe Bama qe jemi hasem po ty c'te keqe te kam bere?

KAVIR asgje per nder , vecse meqe jemi te Laver Bariu mu kujtua kjo kenge labe smiley

 

Shqipëtar kudo që jini
Anë e mbanë nëpër botë
Ju pret nëna që u lindi
Në gjirin e saj të ngrohtë

Mbi këta gur xhevairi
Që jan vaditur me lotë
Pret nëna ti vij i biri
Ta puth dhe diçka ti thotë

Juve ju ndau mërgimi
Ikët dhe nuk erdhët dotë
Neve na ndau mjerimi
Më të varfrit në Evropë

Këtu ku ja thot bilbili
Ku buron ujët e ftohtë
Ku pimë qumësht nga gjiri
Këtu të bëhemi tokë

Sot që tundet rruzullimi
Është dita vetëm sotë
Feja jon është bashkimi
Ndryshe mbaruam si kombë

E pranoj qe e shkela. Do jem me i kujdesshem heren tjeter. smiley 

smiley eshte e dyanshme , edhe ne te tjeret mesojme pas jush smiley flm

Këtu ku ja thot bilbili
Ku buron ujët e ftohtë
sa per record bilbili dhe ujet e ftohte atje ekzistojne vetem ne imagjinaten e rapsodit  .Megjithate gezohem qe Laver bariu qenka ende gjalle edhe 100 te tjerasmiley

o te prita mike,

o moj pse s'erdhe...

me genjeve me genjeshtra

me the ja sa te vije vjeshta

duke pritur Godone, ne permetarce te kullume. ai viski, ne raki!!!!

'allet dhe dertet e mija

nuk i di as perendia...

une ty o moj te kam thene

o mos e pyet o moj tet eme

bej sikur do dalsh o moj ne leme

te lozem sic lozem preme.

 

O Morandi, e ke te kopjume "fatti mandare dala mama a prendere il latte". Te pakten njih te drejten e autorit/

Edhe 100 te tjera !!

Gjigand!!! Pleqeri te mbare e jetofte sa me gjate ! smiley

oh C'm ngrohe Zemren..smiley -ja do ta kthej nje gote Raki ( do ta shtrydh shishen))

Me leje doemos smiley ,  por e moren nje grup Milioneresh Greke ne Jaht dhe benin nje shetitje neper JON .Donin ta ndigjonin e shijonin per qejf te vet ..Diku nga mesi iavazit u ngrit njeri prej tyre dhe duke e pare ne fytyre , ne nje pauze i ra me me ate menyren e njohur ne GRYKE ...

Ketu eshte Jeta .... tha ...

Me te rrefyer e kam , por edhe ne se ka shtesa , per aq sa na ka shijuar them se tek ai GURMAZ , del nje AVAZ qe nuk mund te rrish pa thene

ketu eshte nje nga Burimet e Jetes .

Gezuar e me BUST Kombetar se shpejti , me emer per Institucione Kulture te Muzikes ! Per se GJALLI !

dite e madhe per folklorin shqiptar. Bejini nje monument, boll bot monumente shallvaregjeresh neper shqipni!

Mjeshtër m'i gëzofsh këto ditë pleqërie e të qofshin të bardha! Gëzuar!

Dhe Bujar Lako mire i bika smiley

Viktor Gjika,regjizori i filmit, tregonte ne nje konkurin nderkombtare, nje koleg i tij i huaj i ishte afru dhe e kishte pyet: ate klarinetistin ku e ke gjet qe ben shume mire dhe aktorin? smiley

sa e bukur kjo smiley

Bujar Lako sharmanti thuaj smiley 

Po te kishim nje shoqeri Normale dhe Ministri Kulture , Permetit vetem me dy personalitet te pakrahasueshem ne nivele Muzikore , te Kalibrit Boteror do thoja per Kohen , Mentor Xhemalit dhe Laver Bariut i duhej dhene nje stimul i Vecante Vleresimi ne rang Kombetar . .

lërë, lëre...mungon ndonjë pushverdhë që hidhet e kërcen! smiley

Vallaj or ti une se di nga i lindin Permetit jo vetem kenget por dhe talentet . Si duket i UJI dhe Freskia e Vjoses .http://youtu.be/d9DZQZKZQwg

vate djalëria vate

që kur vure brisk në faqe

eh mirë o mirë...!!

Muzike e paster popullore, gjarperuar nga tonet lozonjare te klarinetes qe pershkojne te gjitha katet e regjistrave te instrumentit, i cili duke u bere prominent ne muziken tradicionale, shfaq nje varietet ngjyrash (here te buta e te pjekura e here kercitese, penetruese) dhe ndez atmosferen e valles. smiley

Shume urime mjeshtrit tone, i cili i eshte perkushtuar muzikes popullore shqiptare per gjithe keto vite!smiley

Urimee , shume urime. Flm per muziken e bukur

Paganini apo Listi i klarinetes popullore shqiptare.

Jete e shendet ustait.

Megjithese i premtova Elbes:

po ti do vrare me buke ne goje.

Rrofsh per nje detal te voge; .Vur re me vemendje cfare Profesionisti me zemer te Madhe .megjithse eshte pa dyshim LIDERI i kompleksit asnjehere nuk tenton te dale ne KRYE duke u Imponuar me Klarinete .Ne harmoni dhe me melodine dhe me zerat .Gradnioz i Ralle dhe ne shpirt !

smiley

kam qen i her ne ca fshatra anej nga nahija e shpiragut. 

Kush martohet ketu, o shoke, qe na i paska dergu ftesat me vonese? smiley

Me vonese, delegatet u martuan.

E po, jete te lumtur! Rendesi ka q qe dasmoret e paskan djegur smiley

Kjo shoqja ime e dhomes po i degjon me shume qejf dhe tha qe ngjajne me ca kenge popullore te Sardenjes. smiley

vëllezër i kemi dhe ata, por ka harru sala me e permend smiley

Vallai, s'do jete pa gje kjo, se mua prej andej me kane marre ca here, me shume nga theksi i gjuhes.smiley

Tani qe po i degjoj keto kenget, ne fakt me teper ngjajne paksa si polifoni labe, se sa permetare. Por mundesia me e madhe e ngjashmerise ka gjasa te jete nga zeri grykor e pak metalik qe kane te dyja palet. 

S'thonë kot "una faccia una razza" smiley 

Opo c'kane nje nam te mire per bandite ata. Edhe ne kete drejtim s'jemi shume ndryshe. Pellazgj hesapi smiley

Po ju shkon banditlliku atyre smiley

Pse ne s'na shkon thua? smiley

Me musteqet përdredhur e shaminë lidhur për koke, zeshkan, me koburen në brez. Ja arrita përshkrimit smiley

Ashtu eshte steriotipi, po besoj se behet dhe pa shami e mustaqe, qe i kompesojme me kallashin ne vend te kobures.smiley

Kallash, kallash. Lodhje mendore, fizike, e shpirterore. Dikur të ishe bandit kishte bukurine e vet. Sot s'përtypet. smiley

Kam ca kineze me te cilet keme bere gare kush e njeh me mire kallashin.smiley

Sot dhe banditet ne Internet jane mbledhur. Iku lezeti i banditllikut fare.smiley

Dhe kush fitoi? smiley

Po pra, atë thashë edhe unë, por ti po thu kallashi, kinezi, çaprazi smiley

Po ti na ofendon dhe me pyetjen, Pse diskutohet ajo pune. Kinezi i shkrete as qe i kishte shkrehur ndonjehere, ku te vjen radha ne gjithe ate milet. smiley

Tashti edhe ky banditizmi i ri ka te "mirat" e veta. Keshtu eshte dedikimi i nje libri, per bad guys qe na bejne te mundur kafshaten. smiley

Ababuja...hiq mëndja që "ne" të marrim gjak në vetull. Harrova zborin, qitjet, alarmin kur binte dhe duhej të ishim gati tu. Le pastaj 97'ta koha e ndritur e jona.S'kaboj mo. smiley 

Bëjnë të mundur mullarin thuaj smiley

 

Shoqe, pa rrembyer dash kopeje, nuk martoheshe kollaj... smiley 

Dashin më këmborë thuaj, jo shaka smiley

 

Ore po kur u tufezua bagetia si ja benin? smiley

aaa...ku di unë? Duhet të na e thoni ju smiley

Le qe filluan robt te mbajne bageti neper apartamente. smiley

Meqe jemi ke banditet, shiko kete filmin luajtur nga fshataret sarde. Banditi a Orgosolo. Kaçak e shkuar kaçakut! 

2 filma për fundjavë. Faleminderit smiley

hahahahhahah dashke shumë ti Ana smiley 

o sole mio thuj ti ene kalo matone smileysmiley

Donna con grande onesta.

Si Pina e Fantozzit ti thote...

4 fjale per nje! E thone pastaj qe shqipja nuk eshte e pasur! 

Ngjan edhe me muziken greke.ne restorantet greke vene kaba me te qare  qe tingellojne si ato avazet tonasmiley

urime usta laver.

Shume urime Laver Bariut qe na ka sjelle caste kenaqesie me klarinet,  artistete te tille nuk lindin kollaj,e degjon Laverin dhe futesh ne Shqiperi por edhe ne nje bote te madhe e pamundur te mos emocionohesh

Nje gje me ka bere pershtypje me permetaret.nga ana gjeografike ata jane jane tropoja e shqiperise se juges megjithate ata jane njerez perendie.kur u be nje amnisti ne kohe te dulles ne permet kishte 8 vjet pa asnje ceshtje penale.

 Usta Laver Bariu

Kam qef te shikoj "Pallatin e Kultures", nuk dal dot andej -ketej..!

Sa qene Pallatet e Kultures kishte `ustallare` Shqiperia, Laver Bariun me shoke! 

Ka qene muzikanti i preferuar i gjyshit tim sa ky i fundit ishte gjalle. Edhe 100 Laver BARIU.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).