Gazetari Endri Xhafo i programit "Mëngjes me Endrin" është përballur sot me një situatë të çuditshme kur është penguar të hyjë në televizionin ku punon për të bërë emisionin e mëngjesit. Xhafo shkuran në Facebook se është ndaluar tek porta e jashtme dhe nuk është lejuar të hyjë edhe pse është ai që hap transmetimet direkte çdo ditë në Albanian Screen. "Mëngjes me Endrin" nisi në vjeshtë të vitit 2012 kur Xhafo la Top Channel për të pranuar ofertën e televizionit AS. Gazetari shkruan në rrjetin social se nuk ka patur asnjë paralajmërim dhe se dëshiron t'i përmbahet kontratës së firmosur me median ku ai punon(te). Albanian Screen është në pronësi të biznesmenit Rezart Taçi.

Nga Facebook:

"Mëngjes me Endrin"


Pershendetje, 
Ndjej nje minimum detyrimi per te sqaruar se pse nuk pati sot MME: E verteta eshte se edhe une, autori dhe moderatori i emisionit, nuk e di! Sepse askush nuk me ka njoftuar me shkrim per mbyllje apo pezullim te emisionit! Nderkohe qe detyrimi im kontraktual perkundrejt AS eshte te jem autor/moderator emisionesh dhe eshte nje fakt "i njohur boterisht", sic e quajne juristet, qe une, Endri Xhafo, bej emisionin "Mengjes me Endrin", nga e hena ne te premte, nga ora 7.00-9.00 ne AS TV (ka pasur afishe publicitare dhe spote te transmetuar per kete). Por sot, e enjte 02 maj 2013 une u paraqita ne oren 6.40 ne ambjentet e AS TV dhe u pengova te futem ne ambjente (ky pengim u filmua, qe askush te mos thote se nuk ka ndodhur) pa asnje shpjegim dhe pa pasur asgje te shkruar. Njoftova me shkrim ne adresat zyrtare te punes drejtuesit e AS TV per kete pengim, por ende nuk kam marre nje pergjigje per arsyet. Gjithsesi ky e-mail verteton vullnetin tim te mire dhe sherben si prove e faktit qe une isha atje, duke iu permbajtur detyrimeve te mia kontraktuale. Une qendrova perballe hyrjes kryesore te televizionit pergjate gjithe kohezgjatjes se emisionit dhe prita te ftuarit qe ishin parashikuar te vinin sot. Ata erdhen nje nga nje dhe u bene deshmitare te ketij pengimi, ndaj une, ndonese jo per fajin tim, u detyrohem minimalisht nje ndjese publike: Enkeleda Shehit, kryetare e Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare; Enton Kacajt, regjisor dhe Alban Xhihanit, gazetar e komentator. Ne keto kushte, perkundrejt cdo aludimi, une konfirmoj se NUK jam larguar dhe kam tere vullnetin per t'iu permbajtur kontrates sime per te permbyllur me sukses emisionin MME deri ne fund te sezonit televiziv, qe po ashtu dihet "boterisht" se perfundon ne fund te qershorit (apo korrikut). 
Shpresoj qe kjo situate te zgjidhet deri neser dhe vendimi i pashkruar per pezullimin e emisionit, i marre me 01 maj, diten e punetoreve, te hiqet neser, me date 03 maj, diten nderkombetare te lirise se medias, ku sipas skaletes, ishte fiksuar nje bisede ne MME me Aleksander Çipën, kryetar i Unionit te Gazetareve Profesioniste, ne lidhje me problemet e gazetarise ne Shqiperi. 
Endri XHAFO

 

Reagimi i Albanian Screen

Kerkojme ndjese fansave te AS por te detyruar nga rrethana qe nuk varen nga vete tv, emisioni Mengjes me Endrin nuk do te vazhdoje me me kete format dhe gazetar. Do t'ju njoftojme per ndryshime te metejshme sapo te kemi te reja te tjera. Vazhdoni te qendroni me ne dhe jemi te bindur qe s'do te zhgenjeheni. Stafi AS Tv.

60 Komente

Atdheu im,i vetmi vend ku...si me sipersmiley

Mire ishe tek Topi mer cun , me Rezart Tacin nuk punon Rezart Taci vete , dashke me punu ti.

No money, no MME. Pike.

dmth, vate emisioni: "sabah me Endrin".smiley

ore po Blendi ne mengjes e ka emisionin?smiley

smiley po c'kini more qe mendoni ters!

Jo Belul, s'kam gisht. smiley Jam ne nje situate te mire ne punen qe kam (ze hunden me dore). Emisioni i Endrit dukej se ka shkuar mire dhe AS e ka mbeshtetur shume me promocion, keshtu qe nga jashte vetem sa spekullojme. Eshte nje thyerje qe ka ndodhur midis tyre.

http://shinasi.wordpress.com/2013/05/02/...

Kjo sa per te ilustruar gjendjen e gazetareve vis a vis drejtuesve te medias por edhe shoqatave te tredhura te gazetareve qe duan te marrin ndonje financim dhe te vazhdojne "denoncimin".

Bobo sa e rende smiley

Taci qe do blinte albpetrolin 1 miliarde euro more? Ska lek te paguaje Endrin qe erdhi per lek

Ja mesoi dhe Endri se vendimet e medha paraprihen nga kalkulime risku...

na ra goja mer, tuj iu thon: It's statistics, assholes!

cer iu kushto, a simple logistic regression

Djalli fshihet pas detajeve... A te kujtohet "marrveshja" ? 

"Where do you get the ego?" smiley 

hehehe... smiley

 

gazetaria, professioni me i mire ne bote.

Ne keto kushte, perkundrejt cdo aludimi, une konfirmoj se NUK jam larguar dhe kam tere vullnetin per t'iu permbajtur kontrates sime per te permbyllur me sukses emisionin MME deri ne fund te sezonit televiziv, qe po ashtu dihet "boterisht" se perfundon ne fund te qershorit (apo korrikut). 

Ja dhe gushti xhanem! C'beri?

Endri : nulla si crea e nulla si distrugge, ma tutto si trasforma . Me pak fjale dicka e ke bere edhe ti se askush ste bjen ne qafe kot smiley

Taci i 10u mu ne kontrate Rrumpalles , Endri i thote kontrata..smiley 

Wake Up  and Welcome in Albanistan !

hahahahh

po keto jane gjera ordinere.  Cme duhet mua si publik se cfare ben Xhafo me AS-ne!  Nese Xhafo ka kontrate te rregullt e cila parashikon mos pushimin e tij nga puna ne kete menyre, athere ta ndjeke me gjykate e cfare te doje, kaq.  

Ka ndonje gje per koalicionin e ngjalave?  Jo, ahere skemi cfare fasim.

E ka per publikun e emisionit. Ti je publik vetem i Sales.

Eshte teme me e thelle kjo qe numri yt i kufizuar i neuroneve nuk e rrok dot, ti e shumta e shumta deri te sala arrin. Ai justifikim i AS tv nuk thoshte asgje. me mire te kishin thene "Difekt teknik rifillojme se shpejti".

aman mos u anko tani se do na prishesh imazhin ,  se liria e mediave sapo shkoi nga vendi i 107 ne vendin 96

Edhe? 

Tani, gazetari nuk e di, nuk ka asnje ide perse e kane pushuar?

Ku i ke shkel ne kallo Taqit? Mendohu Endri..kthjellohu...pastaj Taqi ska mo leke...vetem chipsa facebooku ka smiley

Historine te qarte nuk po e shohim se ca ka ndodh , por dihet qe ne token e pergjakur paska ndodh

Era zgjedhje alla shqiptarce me ngjan kjo pune .. presioni ne rritje, mjere ne thuaj!

Eshte taktika e peshkut madh Alidea , te ti bejne gjerat te pashmangshme, t'i pranosh realitet, te te heqin friken dhe t'i pranosh pa ju prishur pune atyre

Titulli eshte pakez i gabuar. Studioja nuk eshte prone e gazetarit por e televizionit.

Kur ka negociuar kontraten duhet ta kete lexuar me kujdes dhe nese ka shkelje te saj, atehere ka te drejten te kerkoje demshperblimin qe sanksionohet per raste te tilla ne legjislacionin shqiptar.

Emisioni nuk ka qene shume terheqes. Mbase financuesit kane matur shikueshmerine dhe i kane propozuar ketij djalit per te hequr dore nga emisioni.

Xhafo duhet te jete me i sinqerte me ne te vdekshmit sepse vete shkruan qe e filmoi incidentin ( qe ta kishte si prove ). Pra nuk ka qene rrufe ne qiell te hapur.

E pervec mungeses se sinqeritetit ky me eshte dukur si emision i dobet. Qofsha i gabuar gjithsesi!

Lol... kolona zanore fantastike fare. Ne frengjisht. Nje "arrive" e kishte aty, po se kush erdhi s'merrej vesh mire... Si tha Nicja: ja, njeriu!

hahahahahahahahahahahahah paska kontrate me Rezart Tacin hahahahahahahahha po ai eshte kokrra e mashtruesit, ai cdo gje e ka me pare borxh. Ne momentin qe saliu nuk do jete me kryeminister, ky avullon nga shqiperia. 

Ose ja lepin pushtetarit te radhes, tip Rames pershembull. Nese vjen ne pushtet, kuptohet.

Me pelqente ky gazetar kur mbulonte fushaten elektorale te Rames. Se c'kishte nje ton ne te treguar, mjaft romancesk, dicka midis reales dhe fantazise, midis seriozes dhe joseriozes. I bashkangjitej aq bukur imazhit.

Ndoshta shkon edhe ky tek Agon Channel qe sot pashe se kishte filluar transmetimet. Ne edicionin e lajmeve ishte Sonila Meco me ate patosin e saj per prerje damaresh.

Po pse te shkoje me gjujt Sonilen?

Te erdhi fundi Edvin Kristaq Rama!!!

 

 

Kryetari Komisionit, Fatbardh Kadilli theksoi se tek lista e dëshmitarëve që do të thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar do të jenë dhe Edi Rama dhe Egin Ceka si dhe organizatorin i këtij takimi, z Fate Velaj. Brenda listës përfshihet dhe ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Vili Minarolli dhe ministrit te Jashtem, z Aldo Bumci.

Ke ngaterru temen Rono. Jo per ndonje gje po po fillove ti keshtu, vjen dhe Lefty me te vetat e pastaj e harrojme fare Endrin e shkrete. 

te dhejfsha filxhanin e kafes ere Endri

Po te kafja pse i dhjeve se mora vesh smiley

Majmunllek i ketyre emisioneve te mengjesit amerikane.

Jemi qe jemi, i dhjefsha ate logon e leshit AS-it. Duket si simbol per prezantim power point ose si logo uzine prodhim kuzhinjetash. smiley

Kujdes ore se do perfundoni me diarre, me gjithe keto te 10ra. smiley

Te dhjefsha diarene! smiley

Denimi per ty eshte ta vizualizosh ne mendje tashti. Bofsh qejf smiley

Cfare te vizualizoj? Endri Xhafon me filxhan kafe, As-in e Tacit apo *utin qe 10 mbi diare?!

Qenke nje njeri shume banal! smiley

Te fundit pra. Nje figure vlen sa mijra fjale. Dhe une po te ndihmoja t'i jepje me vlere fjaleve te tua. Po s'pretendoj autorsi jo, just some mentioning. smiley

Lajm i rende. Policia duhet te nderhyje edhe te lejoje Xhafon te rifutet ne studion e tij.

he mo, si vajti puna e ketij Endrit...  u rikthye ne pune apo jo??  se spo na shtyhet darka..

Me vjen keq ne fakt, nga aq sa kisha pare Endri kishte bere vertet emision simpatik edhe te ftuarit ishin shpesh fytyra te reja. Po sic thone te tjeret ketu, kur ben kontrate me nje si puna e Tacit, gjera te tilla edhe mund ti presesh. 

Emisioni ditet e para dukej mire, e kam ndjekur per ca kohe por pastaj u be monoton, Rezarti s'eshte ndonje fare burri te gjithe e dime por fundja ai i paguan parate, me qe kontraten e ka deri ne qershor siq thote dikush me lart, ok, te marre parate dhe te kercase nga syte kembet. Nuk u shua njerzimi se s'ben emision me Endri Xhafo, madje madje hera heres dukej i denje fiks per tv klan kandaharin..

Ceshte Endri?Dhe nuk po marr vesh c'ka dashur ky fakir tek ai Qafiri ..Taci?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).