18 Komente

admini  vonon, po nuk harron..smiley

thuajse fundi i pjeses se pare.. megjithse Chelsea  eshte favorit,  Benfika duke disi me mire..  uroj te fitoj  Benfika..smiley

e pe mo Belul , ja anulloi golin kot fare Benfikes smiley

po e pash Brado.  dhe si zakonisht, vjen edhe goditja  tjeter.. gol Chelsi, kot fare...  vertet gjynah nese humbet Benfika sot.

tashti qe mori edhe Neymar, Bajernit i duhet te mendoje edhe per nja dy te mire me kap topat mbas portes

Te rame penalltise eeee ...

bravo Benfika. 1-1.smiley

bye 'nfika

Bravo Celsi, edhe pse me breke neperkembe ne tere kete vit, prape nuk doli pa gjo.... njekupe evropiane e mori.......

Sa doli ndeshja se nuk e pashe..

Sta trego njeri pa thone si e kishe parashiku. 3-0 per Benfiken?

Ironikisht fitore Murinjeske e Chelseat ndaj nje Benfike superiore si taktikisht dhe teknikisht.  Me gjithe helmin e derdhur ndaj tij nga tifozet, Bentiezi edhe pse trajner i perkohshem po i dhuron klubit nje trofe europian si dhe nje vend te sigurte ne Champions per vitin tjeter plus dhe nisjen e tranzicionit te brezit te ri te lojtareve ne nje menyre pergjithesisht pozitive.

Benitez eshte trajner gjigand por do kohe te kuptohet ajo pune. Benitez, Ancelotti, Pellegrini, Heynckes, Van Gaal & Co, por fati i ra dy here ne porte Mourinho's, dhe tani mendon se eshte gjeni, ose sic preferon ti thote vetes, "the special one."

Eshte takticien i mire shume, por trajnerlleku nuk varet vetem nga taktikat por nga shume gjera te tjera.  Murinjo ka thene dicka shume te forte mbi trajnerllekun qe per mua e verifikon faktin qe eshte special.  Kur e pyeten se cfare eshte gjeja me e rendesishme ne trajnerllek, tha te dish te menaxhosh  burimet njerzore.  Futbolli tha, para gjithckaje tjeter eshte shkence njerzore dhe trajneri duhet te jete edhe udheheqesh, edhe motivues edhe psikolog dhe jo vetem takticien.  Nga keto anet e tjera Benitezi vuan shume kurse Murinjon ish lojtaret te tij e therrasin baba (sic!).

Nejse, Mourinho nuk eshte i keq, por nuk eshte atje ku mendon ai, e ku mendon media, se eshte. Qe futbolli eshte dhe psikologji e dine te tere. Liverpooli me Benitez ama qe fuqi evropiane, kurse pa ate eshte tek mesi i tabeles ne Angli. Arritjet e Mourinhos tek Chelsea u arriten dhe nga Hiddink, finalist ne 2008, ose Ancelotti (fitues i liges ne viten e pare te tij).

Eshte padyshim nga me te miret e gjitha kohrave.  Kampionate te fituara ne tre nga kater kampionatet me te forta ne bote, 2 CL me skuadra te ndryshme dhe nga te paktet per mos te thene i vetmi qe koke me koke ka mundur Barcen e viteve 2008-2012 (mbase klubi me i mire i gjithe kohrave) plus dhe i ka marre nje kampionat me nje numer rekord pikesh (100 pike).

Por ndryshimi i tije per shembull me Ancelottin ose Hitzfield nuk eshte aq gjigand sa tregohet ne media. Ancelotti gjithashtu 2 here fitues me Milanin, nje here finalist, fitues vitin e pare ne Angli dhe gjithashtu ne France. Ne rast se vete tek Madridi, une jame gati te ve basti qe Madridi behet Champions pasi Ancelotti eshte specialist i champions league-it. Pellegrini morri Villarealin ne gjysemfinale, dhe perseri Malaga, dhe vitin e pare me Madridin kishte 90+ pike. Nuk mund te theme qe Mourinho nuk eshte i mire, por diferenca qe media krijon midis per shembull Mourinho's dhe trajnereve te tjere si Ancelotti apo Benitez nuk eshte e justifikueshme.

Per Ancelottin mund te debatosh disi por per Benitez s'ka asnje dyshim qe Murinjo e le ne balte?

Let's agree to disagree. Per mua trajnere si Benitez, dhe Mourinho, jane ne te njejten kategori, gjigand ku eshte e veshtire te thuashe qe njeri eshte me i mire se tjetri. Rrenia e Liverpoolit per mua tregon rolin qe kishte luajtur si trajner. Media mundohet ta ktheje muhabetin ne Ferguson v. Mourinho v. Guardiola, e ndonjehere tani flitet per Kloppin, kur jane ne fakt rreth 10-15 trajnere qe jane shume afer njeri tjetrit per te bere diferencime. Benitez per mua eshte ne ate kategori.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).