SUEDI - Shqipëria ka mbetur jashtë finales së Eurovizion këtë vit. Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj ndezën sallën e "Malmo Arena" në Suedi me "Identitet", por nuk ia dolën të kualifikohen. Ata interpretuan të 14-ët, ndërsa flamuj të shumë vendeve valëviteshin nën ritmin e muzikës shqip. Me një ndërthurje mes tradicionales dhe modernes, veshja e trupës sonë qe e stiluar nga Joni Peçi. Interpretimi me kitarë i Sejkos e bëri për vete publikun ndërsa zjarri e mjegulla mbuluan skenën në çastin kur këndohej shqip. Në fund, krahas flamujve shqiptare, edhe ata grekë u valëvitën për këngën tonë, ndërsa Sejko e Lulgjuraj falenderuan në gjuhën shqipe. Në finale mbrëmjen e djeshme shkuan: Hungaria, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Rumania, Norvegjia, Islanda, Armenia, Finlanda, Malta dhe Greqia, ndërsa nga gjysmëfinalja e parë: Moldavia, Lituania, Irlanda, Estonia, Bjellorusia, Danimarka, Rusia, Belgjika, Ukraina dhe Holanda. 

Kënga 
Kënga "Identitet" me tekst të Eda Sejkos është interpretuar nga kitaristi Bledar Sejko, që ka realizuar edhe muzikën në bashkëpunim me këngëtarin Adrian Lulgjuraj. Mbrëmë u interpretuan 17 këngë, nga të cilat në finale shkuan 10 shtete. Votimi filloi në orën 22:21 deri në orën 22:36, pra vetëm 15 minuta. Shqipëria kishte kodin 14. Këngë të ndryshme përshëndetëse u prezantuan mbrëmë në "Malmo Arena", ndërsa u shfaqën edhe pjesë nga edicionet ndër vite të këtij festivali, për të parë se si ai ka ndryshuar ai për të ardhur në ditët tona. 

Shqipëria u prezantua mbrëmë e 14-ta në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovizionit, duke përcjellë për publikun europian tingujt e rock-ut shqiptar. "Kënga jonë është për identitetin shqiptar. Një mesazh, të cilin ne po përpiqemi ta ndajmë përmes tekstit, i cili flet për shpresën që një ditë edhe vendi ynë t'i bashkohet identitetit europian", është shprehur më herët Adrian Lulgjuraj. Artistët shqiptarë e kanë shkundur skenën e Eurovizionit. Shumë mjegull, drita të forta portokalli dhe sigurisht fishekzjarre. Këngëtarët nuk ishin vetëm në skenë. Për të sjellë tingujt rrok ata u shoqëruan edhe nga një baterist, një perkusionist, një tastierë dhe një kitarë bas. "Identitet" nga Sejko dhe Lulgjuraj u interpretua në gjuhën shqipe.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

55 Komente

Admina e keni dublu tekstin smiley check it out ! 

Sa per kengen qe ne fillim kur doli fituese nuk ma mbushi menjen. 

bravo... tamam ne kohen e duhur e keni hapur kete temen..smiley

se c'ishin ca qe komentonin ne nje teme tjeter pa lidhje fare

ata quhen  ''ilegale'' Bota.smiley

e kane pas fajin vet, kane ndez sallen dhe njerzit ne vend te votonin ja kane fut vrapit nga frika e zjarrit. 

PS. Sesi mund te shkruaje njeriu hajvanlliqe te tilla si "ndezin sallen por nuk kualifikohen' vallai as nardi si jep dot pergjigje

jo gjithmone kujtohen kenget qe kane fituar festivalin evropian.

s'di ca t'them vallai, une festivalin europian dhe sanremon per here te fundit i kam pa kur s'kisha fillu cigaren akoma, dhe imagjino qe as nuk e mbaj mend veten pa cigare

...un votova per vete....packa se komentatori ketu tha : muzika e grupit shqiptar ishte si puna e flokeve te kengetarit, shkonte sa andej kendej...
 

"ndezin sallen" - terminologji tipike vendesh te vogla ne skena te medha. Dhe deliri vazhdon nga skena ne skene, e sipas  tradites edhe jashte saj.

+ 1. 

me lugën bosh jemi ngopur përherë. 

ca osht ky eurovizioni?

si nuk u ndez, mo !

u ndez e bile u elektrizua  nga valevitja e flamujve te grekut nen notat e shqiptarit qe klithte per identitet ...

( paradoksale apo ,..dhe ky Bledi me Arin ,gjeten ne kete nate te madhe qe na vie nje here ne  vit te hjekin mallin per  koncertet e Scorpions-ve, apo mendonin qe do linin gjurme si wind of change ,nga koha e  adolishences  se tyre te cenzuruar.

..po s'u kujtuan te pakten qe 25 vite pas jane, more jahu ....  e humbem dhe nje vit ne kohe ..

sa inot na kane mer...keshtu eshte kur snjef.....kenge me poshte se midoker....si kjo kenga ka me kile ke ky katuni ku jetoj une....

 

Lereni Eurovizionin se festival per gallate eshte, po Elhaida mor... Cfare interpretimi! Dritherime!

e kalli kjo olso.. i shastisismiley  prape italanët...

Na shastisi te gjitheve. Mishi puckuriza puckuriza.

Na jepni nje link pls!

Kjo të merr frymën. wow!

interpretim emocionues!

Duke pasur parasysh Lara Fabian, goxha interpretim I beri. Great vocals . smiley

Lara të dali me ndonjë këngë tjetër se kjo mban "stampën" e Elhaidës. smiley

@Mimoza_Llastica, sipas menimit tim të thjeshtë po...smiley

Po tallesh tani ? smiley

ajo Inis tek "gjeniu" eshte eshte vertet gjeni...

 

Po vallai,e ka ndezur ky Richard Kruspe i Shqiperise smiley 

Eshta hera e pare qe nuk participova ne televotim dhe nuk jam aspak pishman,megjithese metamorfoza e Sejkos eshte shume  mbreselenese.

http://www.youtube.com/watch?v=XHPnl4_cU30

 

 

Cope cope. Heavy metal? Really dude? 

Cuni im filloi me qesh. Ca o kjo tha, komedi? smiley

kush tha qe eshte heavy metal, apo ke pasion te vesh etiketa... thjesht degjo kengen dhe shikoje pa patur nevojen per ta klasifikuar te libraria jote

ishte nje prove qe eurovizion funksionon bazuar ne nje sistem prej muti.

komentimi i ktyneve : Kitaristi eshte legjende ne shqiperi por ai shqipoja tjeter eshte vetem nje antar jurie ne nje emision.....me vone ne nje gazete shkruhej : shome perzerie e metalit me folk Albanez...mesaduket rryme e re _"perpara_"

eurovizioni ka ca kohe qe kneja cilesohet si festivali i beqirave...me dhimbje vella por po financohet vetem nga shoqatat e ATYRE,....dmth... te robeve me preferenca anapodha....smiley

pra edhe nje here u paraqitem me dinjitet edhe pse humbem.

Well done. No meter won or not,best song ever in eurovision
Cheers.

Mire kesaj radhe cunat. Ia kane bere kenges te gjitha sherbimet brenda limiteve te formes se saj muzikore. Me pelqeu orkestrimi ne pergjithesi dhe vecanerisht frazat e luajtura nga harqet. Interpretimi shume korrekt. S'kemi ca presim nga festivali evropian kur nuk vleresoi kengen e Frederikut, kenge nga ato qe muzika e lehte shqiptare i nxjerr nje here ne 20 vjet.

Me duket se jemi ne "controtempo" me Evropen. Kur fitonin kenget e metalit, ne conim kenge te lehta, tani qe u kthyem ne nga metali, Evropa eshte kthy nga ana tjeter. As muzikalisht nuk jemi ne unison me Evropin. 

arti vertet ka rrymat e veta po mbetet krijimtari e lire. une kam vene re qe outliers vleresohen me shume. epo dhe kenge per disney nuk kishim, si norvegjia me shoke, qe te vinin ne gjume...

Ku metal kenga e Sejkos?!

spo flet njeri per metal mor burr se na lodhet, metali eshte vetem ne mendjet tuaja...ajo eshte nje kenge e quajtur identitet, me nuanca geg-rroku psh, me nje tekst te bukur dhe kontekst me kembe ne toke, me nje solo fantastike nga fundi, me ritem te mire, energji pozitive

nuk di ca mungon

Qetesohu. Merr fryme thelle disa here. Pastaj lexo e ndoshta kupton qe edhe une s'e kuptoj pse disa ketu po e quajne kengen "metal".

haha jo me po te vjen keq qe s'doli te pakten ne finale.. nuk e di pse njerezit shikojne dekorin mbase apo veshjet dhe krijojne nje ide qe "kjo duhet te jete metal" dhe pastaj ju del qe s'eshte metal.. nuk e di po nje arsyetim pa kuptim

Gjembo, se tani e pashe, po ti mos e merr kaq seriozisht kur them une "metal" se nga rroku e keto te forta, une metal i quaj te gjitha. Tashi, Gucja do me shaje si gjithnje, po varja, s'eshte se me vret shume ndergjegja ne kete pike smiley

Nuke di por kur e lexova titullin mu duk sikur Sejkua ndezi Llullen ne sSuedi ...Po paska qene emer tjeter ai me llull .  Po ca Lesh muzike do paraqese Shqiperia ! Tallava apo ulerimat e LefKOPEVE mitingjeve .Ne Shqiperi boll dy kile mish te formuar bukur , nje financim nga PD-hi dhe ca shkundje rrok Hani Hotit nga Bathoristet , dhe je Kengetore e talentuar si Ciclieta ! Desha te shtoja se njesi matse eshte edhe ketu tek PPU shija muzikore .Shikoni me veshndjeret kane qejf

"trala la " smiley

e bukur kenga e Frances.. edhe kengetarja goxha mire.

 italjanet me mire te kishin derguar vet Eros Ramazotin..  kenge tipike e Ramazotit, kjo..smiley

Taljonet si TONIN TERSHANEN

Fiton  DANIMARKA

Fiton Borusia !

Ai Shqiptari qe dha piket dje, ishte kan veshe si gabel Rumanie smiley

e mo.. edhe mua me ra ne sy.. kemishe xhinks me perçina..smiley   malli qe kishte vene ate kapellen republike qe mbulonte cepat e kokes , te pakten..smiley   

 cdo vit kshu.. po si nuk gjeten nje per te qene mor aman... pak djem e vajza te bukura ka..

Kenge metal, mire e kishte gjembi

n'fakt gjembi po thosh te kunderten mesa kuptova une 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).