Arkiva e Shërbimit Sekret Shqiptar gjatë kohës së sundimit komunist fsheh shumë fakte të rënda të vrasjeve, pushkatimeve,burgosjeve, internimeve të mijëra familjeve shqiptare. Nga të dhënat jo të plota të arkivit të Ministrisë së Brendshme rezulton se gjatë këtij regjimi u vranë 5157 njerëz dhe vdiqën nëpër burgje 9052 vetë; u burgosën si të dënuar politikë 17 900 njerëz dhe u internuan për motive politike 30 383 të tjerë. Të gjitha këto shifra vijnë të dokumentuara me foto dhe dokumente në albumin e titulluar “Terrori komunist në Shqipëri”, ideuar nga Prof. dr Luan Malltezi dhe përgatitur për botim nga Enver Kushi dhe Fatmir Boshnjaku. Albumi u promovua dje në sallën e Muzeut Historik Kombëtar. Gjatë këtyre 23 viteve është shkruar dhe folur shumë për krimet e komunizmit, kanë parë dritën e botimit shumë dokumente e foto, një pjesë e të cilave janë përfshirë edhe në këtë album, por shumë të tjera rrinë ende në mag-azinat e mëdha të Arkivit të Ministrisë së Brendshme ku mbahen të mbyllura dosjet e komunizmit.

Enver Kushit, një ndër realizu-esit e këtij albumi, i është dashur të gërmojë gjatë në këta arkiva për të sjellë dokumente dhe foto që publikohen për herë të parë. Ajo që e ka tronditur më shumë janë vrasjet ma-sive që u bënë në kufi në vitin 1990.“Janë qindra të rinj të vrarë. Fotot e vrasjeve janë vërtet tronditëse”, – rrëfen Kushi në intervistën e tij, duke dhënë dhe detaje rreth shumë zbu-limeve që ai ka bërë në këtë arkiv.

Zoti Kushi, është shkruar dhe folur shumë këto 23 vjet për krimet e komunizmit dhe sigurisht që ka ende shumë për të thënë, por çfarë është e panjohur që ju e sillni në këtë album?

“Terrori komunist në Shqipëri” është drama shqiptare që zë fill nga viti 1948 deri më 1990-ën. Është konceptuar si album sepse kemi patur një lëndë të pasur falë ndihmës që na ka dhënë Arkivi i Ministrisë së Brendshme, por dhe Agim Musta, ish i persekutuar politik. Ky album ka qindra foto, por ato që botohen për herë të parë janë disa foto që kanë të bëjnë me vrasjet në kufi në vitin 1990. Në maj të këtij viti doli një dekret i firmosur nga Ramiz Alia, ku thuhej se arratisja, kalimi i kufirit nuk quhej tradhti ndaj atdheut, dhe se nuk mund të vriteshin ata që kalonin kufirin. Rinia shqiptare e gënjyer nga ky dekret filloi në masë të kalonte kufirin. Janë vrarë dhjetëra të rinj dhe janë vrasje nga më makabret. Janë të gjitha të dokumentuara dhe me lista emërore të të vrarëve në kufi.

Ka fakte të dokumentuara që vrasjet janë bërë nga Sigurimi i Shtetit shqiptar?

Fotografitë janë marrë nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme. Në këto dosje ka informacione dhe të dhëna që vinin nga degët e kufirit në Veri dhe Jug të Shqipërisë, që nga Shkodra, Tropoja, Saranda, Korça, ku drejtues të pikave kufitare japin informacione për vrasjet që ishin bërë në kufi. Sipas këtyre të dhënave, mosha e të vrarëve në kufi ishte nga 18 vjeç-32 vjeç. Sigurimi i Shtetit edhe atëherë dokumentonte çdo gjë. Përkrah informacioneve janë dhe fotografitë e kufomave. Janë ndoshta fotografitë më tronditëse që unë kam parë në arkiv. Këto fotot flasin sa për dhjetëra libra, sa për dhjetëra tragjedi. Janë mbi 100 të vrarë në atë periudhë. Janë arratisur nga kufiri jugor dhe sidomos shumë kanë kaluar nga Mali i Zi.

Këtu në libër është dhe një letër drejtuar Enver Hoxhës, dhe në fund ka emrin e Edip Tërshanës…

Edhe kjo letër botohet për herë të parë. Është një letër e shkruar nga Edip Tërshana, mësues i merituar, themeluesi i Lëvizjes Antifashiste në Dibër. Duke parë rrugën që mori pushteti pas Luftës Antifashiste, ai i dërgoi një letër Enver Hoxhës. Është një letër shumë kurajoze, që vetëm një burrë si ai mund të merrte kurajën t’i drejtohej Enver Hoxhës me TI dhe t’i thoshte se ishte kundra pushtetit dhe se ai ishte tradhtar. Tërshana u dënua me pushkatim, por vrau veten në qeli pak minuta pasi shkroi këtë letër. Origjinali ishte shkruar me laps në një copë gazete dhe na u desh ta deshifronim për ta bërë të lexueshme. Gjithashtu, botohen për herë të parë edhe disa grafika të të burgosurve politikë gjatë viteve ’50, që shprehin revoltën e tyre qeli. Botohen për herë të parë dhe dy trakte në formë fletërrufeje, i pari është shpërndarë në qytetin e Korçës dhe tejtri në Tiranë në vitin 1974 nga një qytetar nga Korça që quhej Çlirim Proko.

 

Letra e Edip Tërshanës për E. Hoxhën

Enver! Ideali Kombëtar më ka ba që jam kundra Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Unë isha në Dibër krijuesi i saj. Lëvizja Nacional Çlirimtare është në tradhti të Atdheut, se jo vetëm hoqi dorë nga Kosova e Dibra, por sot me Pushtetin Popullor Shqipëria është në robëri të Beligradit politikisht dhe ekonomikisht. Sot organizatorët Sllavë janë ata që drejtojnë punët shtetërore dhe parashtetërore. Kjo është tradhëti. Sot politika e jashtme e juaj sllave ka shkaktuar që UNÇ të jetë kundër nesh humbin shumë miq; kjo është Tradhëti. Jam kundra për vrasjet me gjyq dhe pa gjyq, që i bëhen këtij populli, pse kështu don sllavi. Për 20.000-30.000 që dergjen në burg se s’janë “Komunista” sllavë. Kjo është tradhti. Jam kundra se e plaçkiti. Ky është pushteti që varfnoi tregun shqiptar për të vesh klyshët e Rusisë dhe e la popullin byth-lakuriq, ndërkohë që ne kishim për 20 vjet vesh-mbathje; kjo është pra tradhtia. Jam kundra këtij Pushteti, se është spekullator tue grabit popullin me Ligj dhe mallin e sekuestruar nga tregtarët po ja shet ma shtrenjt se ç’e kishin ata, duke lanë në rrugë një numër f amiljesh të tregtarëve kinse janë spekullatorë. Kurse Pushteti është në spekullator, se ja mori misrin 10 lekë e ja shiti 11.50; ja mori grunin 10 lekë ja shiti 15 mori duhanin 15-20 fr dhe ja shiti 100-120 fr. Mallin e U.N.R.A.S nuk e pa populli, se një pjesë e madhe e tij, shkoi në Rusi e të Titua. Kjo është tradhti. Jam kundra se për dy vjet kemi shpenzuar dy miliard e disa milion fr shqiptare për të ushqyer Pecot e mashorët e Frontit. Sot thuhet gjithçka për pushtetin, ndërsa dje Nacionalistat thonin gjithçka për Atdheun. A nuk janë tradhti këto? Jam kundra thirrjeve “Jemi bijtë e Stalinit”, sepse ulin shumë poshtë rininë, aq poshtë sa kur përmend Stalinin, të gjithë ngrihen në këmbë. Jam kundra se injoranca s’don kulturën; kështu duan sllavët. Kjo besoj është tradhti. Jam kundra sepse s'ka liri fjale e shtyp të lirë. Ka vetëm terror. Kjo është shqiptarizëm: të rrojnë të Frontit, të tjerët të vdesin? Jam kundra se në Historinë për Shkollat Unike thuhet: Ballkani në kohët e lashta banohej prej grekërve e maqedonasve e se ilirët e lavdishëm u zhdukën. Kështu i shërbejmë imperializmit sllav. Pjetri tha: Rusia duhet të ketë tre sy: Vlladivostok, Petrograd e Durrës dhe dishepulli i tij Stalini me pushtetin tradhtar të sotëm në Shqipëri, ja mbrriti dhe kësaj ëndrre. Jam kundra, se grabitni teshat e “reaksionarëve”, si i quani ju pra grabit dhe ha. Kësaj i thonë me vjedh lirisht. Jam kundra, se oficerë të Mbrojtjes këtu në Dibër, arrijnë me grabitë gratë e botës, me grabitë karriollat e teshat shtëpiake e askush nuk tha ndal. Kjo është poshtërsi. Jam kundra, se tregtia, toka dhe nëntoka, Ekonomia Kombëtare janë në dorë të sllavëve. Njëzet shoqni jugosllave në ekonominë shqiptare, a s’është kjo tradhti e naltë? Enver Tue çfaq këto, tue qenë i vendosur me Idealin Kombëtar, unë kam qenë, jam kundra Pushtetit e këtë ja kam vu në dritë popullit, i cili e ka pa dhe pranu se 95% është kundra Pushtetit. Revoltën veç terrori i madh e mban. Pret nënë e mjerë, pasi i jati të vrasë të birin e bijtë e vet. Edhe kjo është tradhti e pushtetit popullor. Ky pushtet futi përçarjen toske e gegë, katolikë e ortodoksë, myslimanë e ortodoksë, pra tradhti e naltë. More të mjerë, ju ka verbu fanatizma e ideologjisë dhe nuk shifni faktin që po i bëni popullit varrin. Këtë varr, jeni tue ja ba Atdheut edhe me politikën tuaj të jashtme. A s’është tradhti? Rroftë Ideali Kombëtar Rroftë Shqipëria me Kosovën, që ju ja falët Jugosllavisë! Rroftë Populli shqiptar! Rroftë flamuri kombëtar i panjollosur!

Edip Tërshana 22.11.1947

123 Komente

Eh mer Edip, burre i mendçem, atdhetar dhe, mbi te gjitha, trim! smiley

ENVERI e keqja me e madhe e Shqiperise, njerezit e ditur i hoqi me  menyrat e tij ( nuk e them dot se çfare u beri) dhe krijoj nje njeri ne sherbim te tij

Respekte maksimale Edipit!

ky sikur e paska shkruajtur per salen kete leter

Sikur Enveri te binte dakord me ata qe ishin kunder e te gjente pika te perbashketa, ne vend qe t'i vriste, Shqiperia do te ishte shume me mire sot. Por punet me inate katunaresh te forte "o me mua, o armiku im" kane lene pasoja te pandreqshme. Pervecse kane marre ne qafe shume njerez gjate atyre dekadave, kane lene te njejten mendesi edhe tek ata qe moren persiper te drejtojne Shqiperine pasi komunizmi ra. Kush s'pranonte idete e Sales, rrihej ose perzihej nga PD. Vetem se s'pati force t'i vriste kundershtaret ne 1997, se deshiren e vullnetin e pati qe c'ke me te, me tanket e policine. E njejta mendesi na mban larg Europes edhe sot. Kur te ikin keta njerez me kete mendesi, e kur te vijne njerez qe konfliktet t'i zgjidhin duke i leshuar pe njeri-tjetrit e duke rene ne ujdi per te miren e te dy paleve, atehere rregullohemi dhe ne. Kete plasi duke u thene Europa e Amerika, e per keto gjera jane ato kushtet qe u vene. Po kujt ua vene? Kujt ua thone? Berisha po t'i leshoje pe opozites per cfaredolloj gjeje qe te jete, thote "vendosi minoranca". Nderkohe qe pushtetin e mban ne minorance, me vota qe ne fakt u moren per te hequr Berishen.

falenderoj Shvjek per kete prurje

E lexova mbreme artikullin dhe letren e shkruar ne 47-en, disa çastje perpara ekzekutimit, nga Edip Tershana.

Dhe mesojme ne fakt plot gjera qe nuk i dinim deri ne keto detaje (per ekonomine, tradhetine e idealeve te atyre qe luftuan me ndershmeri kunder pushtimit, por qe Enveri ja shiti Shqiperine Stalinit dhe Titos, eliminimin e kundershtareve etj etj).

Kemi  nevoje per deshmi te tilla, qe Oidrizat ta kuptojne mire se kujt regjimi i kane sherbyer dhe se per ç'fare jane nostalgjike. Do t'i ndihmonte te kuptonin se pse dhe sot, Shkodra nuk duron dot qe te shkojne atje Tadiç nga Serbia e Mali i Zi e te firmosin marreveshje socialstesh "Europiane"

Tmerri komunist nen driten e diellit.  Keto vrasje kane ndodhur ne 90, ne menyre barbare nga te pabeset e PPSH pasi kishin hequr ligjin dhe vrisnin pa ligj ne kufi te gjithe ata qe donin te ikin nga sistemi i R. Alise.  Diktatori Alia iku nga kjo bote pa e marre ate qe meritonte, te pakten per vrasjet ne kufi ne 90 qe rendojne direkt mbi te dhe per kete duhet te ulim koken te gjithe.

Nuk duhet harruar e keqja, ndryshe ajo perseritet.

Jo Malo jo, 

Koken ta ulin ata qe kryen krimet dhe ata qe i sherbyen Alise si para e pas 90. E di ti mo... smiley 

po ja pinjolli i Bllokut Rama qe pikturonte fytyren e komandantit nuk e ul koken, ministri i brendshem i diktatures nuk e ul koken, Dokle nuk e ul koken, Xhafa, sekretari i riniste puniste nuk e ul koken, te gjithe te bijte e nomenklatures komuniste ne PS nuk e ulin koken, bile lavderohen me trashegimine e baballareve te tyre.  

Si thua ti kush mbeti ta ule koken?  Koken duhet ta ulim ne, qytetaret e atij vendi qe nuk arritem te benim presionin e duhur qe R. Alia dhe te gjithe alijte e tjere te merrnin ate qe meritonin.

Edhe nje ligj lustracioni ju punistet nuk e late te miratohet.

Ashtu Malo, vetem mos mu drejto me se ti je shoku i Idrist.

Shoku Malo, 

Nuk ka ndonje tjeter qe duhet te uli koken? Asnje nuk te vjen ne mendje? smiley Te vjen o te vjen, po te vjen dhe shurra po tja permendesh emrin. Si nuk keni ndryshu ju spiunet e kohes se xhaxhit nje zot e di??!!!  

Revoltën veç terrori i madh e mban. Pret nënë e mjerë, pasi i jati të vrasë të birin e bijtë e vet. Edhe kjo është tradhti e pushtetit popullor. Ky pushtet futi përçarjen toske e gegë, katolikë e ortodoksë, myslimanë e ortodoksë, pra tradhti e naltë. More të mjerë, ju ka verbu fanatizma e ideologjisë dhe nuk shifni faktin që po i bëni popullit varrin. Këtë varr, jeni tue ja ba Atdheut edhe me politikën tuaj të jashtme. A s’është tradhti? Rroftë Ideali Kombëtar Rroftë Shqipëria me Kosovën, që ju ja falët Jugosllavisë! Rroftë Populli shqiptar! Rroftë flamuri kombëtar i panjollosur!

Kjo eshte nje pjese domethenese : Urretja Jug/Veri i ka pasur rrenjet qe fill pas luftes, dhe eshte ushqyer vazhdimisht nga e Majta ne Shqiperi pas viteve '90 duke share Verioret si "çeçen", apo me rendom si "maloke" ... retorike ne kulm ne kohe e Rames ne Bashkine e Tiranes kur stigmatizonte "bathoren", por duke stigmatizuar ate, "Bathoren" pra, nxiti urretjen ndaj gjysmes se popullit. Kjo eshte tradheti!

Ja pse sot, Edi deklaroi hapur se eshte per "Traktat Miqesie" me Kosoven : TURP!

2 dite me pas ftoi Tadiçin ne Shkoder per te qene kumbare i marteses se 2-te me LSI-ne ... ç'do gje e ka kuptimin e vet ne politike

 TURP!

lefto. pa diskutu ato qethu, konstatoj qe je bo shum i turpshem kto kohet e funit. smiley

Jam kundra për vrasjet me gjyq dhe pa gjyq, që i bëhen këtij populli, pse kështu don sllavi. Për 20.000-30.000 që dergjen në burg se s’janë “Komunista” sllavë. Kjo është tradhti. Jam kundra se e plaçkiti. Ky është pushteti që varfnoi tregun shqiptar për të vesh klyshët e Rusisë dhe e la popullin byth-lakuriq, ndërkohë që ne kishim për 20 vjet vesh-mbathje; kjo është pra tradhtia.

..jo ky osht Atdheu im, i vetmi vend ku ... krimet dhe kriminelet komuniste mbeten pa u ndeshkuar edhe ne demokraci smiley

Jo vetem aq, po komunistet fanatike te asaj kohe behen kryeministra bile

Ju lumtë komunistave dinë kë lanë për trashëgimtarë. Ata dje, ata dhe sot. Kot bëjnë gam gam për Berishën që është pjellë e tyre. Ta mbajnë me nder!

..po spe ti beson se nuk do vije nje dite qe  Berisha do ike nga skena dhe atehere  njerzit(perjashto ata qe se kane dashe asnjehere prej 90') e historia do ta gjykojne pa emocione  per gjithe sa ka bo mire apo  keqsmiley

Nuk e di nësë do bëjmë dot këtë lloj analize me gjakftohtësi. Ja, kemi 23 vjet dhe akoma s'po analizojmë katrahurën 45 vjeçare. Vitet kalojnë e ne në vend numëro. Do kujtohet edhe Sala me nostalgji per kohën e "ndritur" që ju la shqiptarëve. Jemi popull mjeran! 

smiley Kapo, berisha ka ik nga skena, vetem ti s'e paske marre vesh smiley

E nderuara LefKOPE me qe shoh se je treguar shume kembengulese ne dokumebntet antikomuniste te antikomunisteve te oreve te para , mendoj  se ke ca permirsime ne drejtim te leksikut.

s'eshte ne rregull nga trefazori ai,..smiley   Desha te them se gezohem qe e kupton qe cdo me thene trefazor ose ne krahasim te thjeshte "nuk mbush " . Semundja e Hardallosjes e ka me te theksuar se mbush vetem ato qe i Fusin .Gjithsesi je nje hap me perpara . Tani cili eshte problemi .Ai tershera te te kete lene Ymer e Jete po une si i 'detajeve " desha me me shpjegu ...

Ku eshte Letra e derguar Enverit ketu ? Kush ja ka derguar ? Ai antikomunisti i Albumit shkruan se :Origji-nali ishte shkruar me laps në një copë gazete dhe na u desh ...ta deshifronim për ta bërë të lexueshme.

Prape  me detaje .Ai antikomunisti shkruan se ne leter thuhej se :Ky është pushteti që varfnoi tregun shqiptar për të vesh klyshët e Rusisë dhe e la popullin byth-lakuriq, ndërkohë që ne kishim për 20 vjet vesh-mbathje...

Di gje kush jane klyshet e Rusise se ne ate kohe ishte BS dhe , di gje ku kane qen depot me veshmbathje ?

Dhe i gjo te vogel dhe jemi te lame te dy .. Letra thote me Nendor 1947 , pas kesaj u denu Xoxe si FiloJugosllav ....Mos e ka fute Xioxja ket ne burg dhe ky po i raporto Enverit ? Se edhe nje trim tjter doli se e fillonte letren i dashur sh.Enver smiley

Je e lire LefKOPE , ndjehu e qete , mos u sforco , leji fazat te punojne rehat , digje mire karburantin dhe EC aty . Pa te shmae me gjrmane Turiste dhe Partizane Balliste .Thjesht teknikisht te mesojme nga trimat e Letrave .Dhe mos e boto me Nikun Shvejk ..se eshte qesharak ! Me trimeror zgjidhe si psh Azgan ose Shefqet !

 

Letren e Edip Tershanes e kam lexuar para disa vjetesh. Madheshtore !!!!!!

Ka pas thene dhe kete i ziu para se te vdiste :

"Endrra ime është që Shqipëria të bëhet siç dua unë. Ajo do të realizohet dhe ju do të gëzoni emrin si bij të saj. Të jeni kryelartë se vdes si shqiptar".

Ndërsa në letrën drejtuar diktatorit

Eshte bere shume pak per denimin e ish-komunisteve qe kane bere krime c'njerezore, shume pak  smiley

Histori te dhimbshme vetem se nuk duhen paraqitur me copeza ne prag fushatash elektorale.PD ka qene ne pushtet per 15 nga keto 23 vjet e nuk ka proceduar penalisht asnje ish drejtues kufiri per keto vrasje. 

Jane te zene , nuk u del koha , jane duke gdhendur emrat e tyre , jan tu u zene also per shamite e kaptines deri te ndarja e tapicerise se makines

soldier of fortune smiley deep purple

PD ngriti komision hetimor per vrasjen e tivarit por jo per ato ne kufi .Dicka eshte fishy ketu.

Ky pushtet futi përçarjen toske e gegë, katolikë e ortodoksë, myslimanë e ortodoksë, pra tradhti e naltë. More të mjerë, ju ka verbu fanatizma e ideologjisë dhe nuk shifni faktin që po i bëni popullit varrin. Këtë varr, jeni tue ja ba Atdheut edhe me politikën tuaj të jashtme. A s’është tradhti? Rroftë Ideali Kombëtar Rroftë Shqipëria me Kosovën, që ju ja falët Jugosllavisë! Rroftë Populli shqiptar! Rroftë flamuri kombëtar i panjollosur!

Idealet i mori lumi o Edip! 

E hengre edhe ti. Prite rrufene e Zeusit tani.

Në turrë të druve. Nuk mbulohet dielli me shoshë. Ca gjëra duhen thënë sado rrufe e suferinë të vijë nga Olimpi. 

Mos u be merak, se te shpeton niku qe ke ketu. smiley

Eh, po të arrijë puna deri aty pastaj, vaj me det e koçimare. smiley

Kocimare mos eshte nje si shkurre me fruta te kuq si gogla? smiley

Marè

Kishte rruges per ne Dajt shume nga keto. Behej dhe raki. Bile ekzistonte legjenda se mund te deheshe dhe duke ngrene frutat, po s'u vertetua ndonjehere.

Po, eshte tipike e zonës së bregut. Por, gjendet dhe në veri. Kane shije si te athët, e behët dhe një raki e mire por që s'e kam provuar asihere. smiley

Shiko këtu

Ne na ishte bere Dajti sikur ngjisnim nei pallat 5 katc. Dhe jemi ngopur me to. Rakia s'besoj se do jete e mire se ishte objekt talljeje. He mo c'te dhane raki mareje? smiley

Kam vite pa ngrëne mare. Hmm...tani s'te them dot sepse s'e kam provuar, me shume njoh rakine e bere vete, ballkazani smiley

Edhe une e njoh mire ate. Bile kam bere vete raki. Ne fakt e bente im ate, une isha ndihmesi, po kisha e drejten e proves. Fillimi fare hidhet. Pra teknikisht ajo qe quhet balli i kazanit i bie te jete cacka e kokes se kazanit.smiley 

Yes. Kam asistu në rakibërje ku dilte rakia pikë pikë dhe sytë xixllonin aq e fortë ishte. smiley

Ky pushtet futi përçarjen toske e gegë, katolikë e ortodoksë, myslimanë e ortodoksë, pra tradhti e naltë

BS

Care to explain?

besoj ka dash me thone BULLSHIT...

te te teeee, te naaaaaa

Our bad luck eshte se leaderat, me nder me thene, asnjehere nuk e kane dasht popullin e vet.

Mos fol herezi smiley

Dhe sa per kuriozitet, kete tha dhe Shtrausi para se te ikte. Dhe lajmi i keq eshte qe e duan gjithnje e me pak. Ose me mire te themi  e urrejne.

Jemi lare ne lumin e shenjte, keshtu qe nai kane waive denimet per herezite. smiley 

Kto komentet me qasjen "lejeni dullen po perqendrohuni te babasqapi" duhen bere objekt studimi. Kshu ne pamje te pare duken se kane brenda nji miks naiviteti dhe objektivizmi vec nga ana tjeter te gjithe e dime sh. mire se sikur babasqapi te ishte komunist si dulla, kta komentus do i faleshin ore e minute. Dulla dhe babasqapi jane te ndryshem por te dy prodhojne rezultate te peraferta

sikur babasqapi te ishte komunist si dulla, kta komentus do i faleshin ore e minute.

E ke fjalen sikur babasqapi te ishte ne krye te PS-se?

E di qe ky ka qene plani fillestar. Po se si u ngaterruan zarfat ne minuten e fundit, nje zot e di.

Fajin e ka Xhelil Gjoni

Jo me jo, se fijet i luante vete ai, Xhelilin sa per te bertitur e kishte. Mbase ka pas hall se po ta merrte Sala PS-n, s'kishte shans per ndryshim regjimi, gje qe ishte vendos ne Olimp tashme. Mendo Salen ne krye te vullnetareve te Enverit. Do ia kishin zili dhe gardistet e Maos.

Jo e ka fjalen vetem nje Nik antikomunist nuk me mjafton ...I duhet edhe nje i oreve te para smiley

Si buk u ngopet me luge te zbrazet mer . Flini or gjume malukater se do u dale Enveri ne Ender .Leini robt tu treten kockat rehat

E ke fjalen sikur.. Po vet e ke spjegu Gjembac apo ka qene ajo me zamete .Sikur halla te kishte ...smiley Le qe kohe te Raja , cfare nuk ben vaki tani . Babasqapi kishte dale ne fottografi me Pinket dhe thone qe do e Operoje te vetin se vetem per te bere sh...i vlen . Do e beje Grop... thone ! Keni ndonje mejtim ketu dhe lere LefTOPEN te jape xhevap se ne cfare Gazete e kishin gjete Letren BOMBE !

Dhe keni fillu stil te alternum tani ,s'keni as Ju me standarte smiley

sikur rama dhe berisha te ndrronin vendet me nj-tj gjate nates, neser i kishe te gjithe te upgrade-um. Call it Albanian pride, refuzojme ne pranu qe baba e gjyshi dhe vete ne e kena adhuru kot idhullin per kaq kohe. Kam kriju bindjen se ajo komunistja e beratit qe pranonte me u sakrifiku pa buke e drita per hir te udheheqjes, eshte me e ndershmja mes ktij lloji

E kena thene Bredho, eshte dileme e madhe kjo. Keta qe e urrejne kaq shume Salen po mbrojne Enverin jane dileme e madhe. E urrejne se eshte i keq, apo e urrejne se i tradhetoi dhe ju doli kunder? Qe do te thote, nqs Veri qenka kaq lider i mire, a kerkojne te njejten gje dhe nga Rama?

Eshte thjesht primitive tribale.  In-group/out-group type of thing.  Prandaj dhe sharjet e shpeshta te tipit Vicidols, malok, shpellar etj.

dale te zgjidhim keto hallet e 70 vjeteve me pare njehere...se i kena te pjekme punet e sotme.

I tmerrshem qenke o Idriz, hetues gjakpires ke pas qene apo si ??

I gjete nja dy gjera per t'i kundershtuar dhe atij qe e vrate per bindje e per fjalen e lire qe 2 vite pas grabitjes se pushtetit me dhune e Lufte Civile ?!

Po per te tjerat i pergjigjigjesh dot ti, avokati i djallit Enver ??

- Pergjigju pak per ato qe i bene tregtareve, qe i akuzuan per tere te zezat dhe komunistet i vodhen mallin per tja shitur popullit me shtrenjt.

- Pergjigju per vrasjet me apo pa gjyq, thjesht per mendim ndrshe, per ide dhe opinione.

- Pergjigju per tradhetine dhe faljen e Kosoves qe e majta i beri Kosoves dhe vazhdon ne kete linje (Edwini propozoi vetem "Traktat Miqesie" me Kosoven, si  e kemi me Greqine sot).

- Pergjigju pak per 20 firmat Jugosllave prezente ne ekonomine tone qysh ne 47' dhe gjeje pergjigjen pastaj pse dhe daten e çlirimit e njehesuam me ate te Beogradit, 29 Nentor ... koinçidence isn't it ?

- Se per vrasjet ne kufi EDHE PSE LIGJI ISHTE ABROGUAR nga Ramiz Alia, kete s'ke gje ç'fare te thuash ... rrezik ke qene vete ne ndonje skuader pushkatimi ne Kufi

Une vet , por edhe  ti besoj , megjithse Ulerin me shume se dy Derra bashke , nuk kam vrare gje . As hetuar as denuar .Me duket se ky Tershera thote vete qe kemi vrare pa gjyqe ne Lufte se ka qene patriot i Modh mer jahu .

Na kofsh rroqet lefKOPE ! Me sterhollime bathoristesh shko fol me ta te tute qe te shikojne ne drite te Syrit kur i mashtron e Tall ! Une thash se ti kishe filluar te vije ne islla , dmth po pije Ilacet dhe kishe marre kure e keshilla per nje mendim me njerzor kur Flet . Nga keta me "Chip ", ti je me e fandaksura , se ti nuk ke jetuar as nje grime , po ty ta FUSIn dhe te Shtypin Butonin. Fillo hiq materat nje nga nje dhe do shikosh sa do lehtesohesh .

Ndonje pergjigje kishe per ato Detajet qe trimerojne ne syte e Tu kete Tershanen ? Me kaleme lefKOPESH mund te entuziazmosh vetem nje kategori sahanlepirsish per kocka te stanit tend ! PPU nuk eshte niveli JUAJ ku mund te brockullisesh per argumente cdo lloj fanatazish te semuresh psikike e per ti shitur si Heroizma ti dhe kallamkusuri JOT ! Per aq sa kam kohe qe marr pjese perjashtuar peshtymave te tua si spazma kronike te nje te semuri mendor , nuik besoj qe nje mendim Normal te Kohes ta shesesh per Hipokrizi si mender Zotrote .

Prap ta perseris kishe gje per detajet ? Ne se Jo , lexoi mire ato qe shkruaj UNE dhe rri mendohu ..perse te DUHEN ? Jo per gje , po me qe vjen si xhupkuqe , me hap te shtrire , vendimore si LAJA smiley

Gazeta MAPO vazhdon edhe sot me publikimin e "xhavahireve" te nxjerra nga Min. Brendshme, lidhur kesaj here me Kampin famekeq te Tepelenes.

Skicat e panjohura që tregojnë jetën në kazermat e kampit të Tepelenës

Nga arkivi i Ministrisë së Brendshme dalin skicat e realizuara nga Lekë Previzi, një ish i internuar në kampin famëkeq të Tepelenës, që u mbyll në vitin 1954

Këto shtatë vizatime të realizuara nga piktori Lek Previzi, i dënuar politik në atë kamp, paraqesin një pamje të përgjithshme të jetës brenda kazermave të Kampit të Tepelenës, ku rrinin mbyllur të internuarit. Sipas statistikave të arkivit të Ministrisë së Brendshme, që më 1945-ën, që ishte dhe viti i parë i internimit, në këtë kamp vdiqën 260 vetë, sidomos fëmijë dhe pleq. Siç kujton autori i këtyre vizatimeve, Lekë Previzi, kazermat ishin me përmasa ciklopike, 25 x 14 m dhe ato mund të mbanin mbi 600 veta, sepse kishte shumë familje me fëmijë të vegjël që zinin më pak vend. Të gjithë të internuarit u vendosën në këto kazerma, rifuxho, drejt e mbi shtresën e betonit që kishin qenë të ushtrisë italiane.

“Prerje e një kazerme me skelet dykatësh, ku rrinin, poshtë familjet me fëmijë, lart të rritur e beqarë”, – kujton Previzi. Në kampin e Tepelenës u dërguan të gjitha familjet e mëdha të Veriut, si dhe familje të tjera po të krahinave veriore. Sipas udhëzimeve, aty do të grumbulloheshin të gjitha ato familje që etiketoheshin nga pushteti komunist si reaksionarë, kulakë, borgjezë, tradhtarë të deklasuar, agjentë të huaj etj. Në kampet e internimit në Berat, Kuçovë, Tepelenë, Turan, Porto- Palermo dhe më pas në Lushnjë, Shtyllas, Savër, Gradishtë, Grabjan, Çermë, nga viti 1945 deri në vitin 1990 u internuan familje të mëdha nga Veriu i Shqipërisë si: Kaloshët, Bajraktarët e Kukësit, Bajraktarët e Malësisë së Madhe, Gjonmarkajt, Manajt, Demajt, Kalajt, Previzët, Mirakajt, Gashët, Lufajt, Dinejtë dhe Ndreu.

Ndërsa në kampet e internimit në Valias, Krujë, Lezhan, Maliq, Zvërnec, nga viti 1945 deri në vitin 1954 të internuarit ishin kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. “Ajo që të binte në sy në Tepelenë, ishin gratë e fëmijët, të cilët përbënin shumicën dërmuese. Pastaj pleqtë e plakat. Shumë ishin të rejat e të rinjtë të rritur në kondita kampi, që ishin internuar që më 1945-ën, në moshën rreth 12-14 vjeç, e tani ishin 17-18 vjeç. Më pak ishin burrat, sepse shumica e tyre mbushnin burgjet.

Në Tepelenë, nga 1950-ta filluan të sillnin ata burra që kishin kryer dënimin fillestar 5-vjeçar”, –kujton Previzi. Po sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme, të bëra publike në albumin “Terrori Komunist në Shqipëri”, nga viti 1945-1990 janë internuar gjithsej 48 217 burra dhe 10 792 gra. Nga qytete kryesore dhe nga zonat kufitare u dëbuan 11 536 familje. Kampi famëkeq i Tepelenës qëndroi gjashtë vjet dhe u mbyll më 1954, kur të internuarit u grumbulluan të gjithë në fushën e Myzeqesë të Lushnjës, të shpërndarë në disa sektorë-kampe të fermës ‘29 Nëntori’.

Këto skica të Lekë Previzit janë të vetmet dokumente të mbetura nga ai kamp ku vdiqën me qindra njerëz, shumë prej tyre fëmijë, gra dhe pleq. Shumë prej të internuarve në këtë kamp përfunduan në kampe me punë të detyruar në bonifikim, bujqësi, veprave industriale dhe kampet e punës së detyruar nëpër miniera. Sipas urdhrit të internimit të familjes Previzi, Lekë Previzi u internua në burgun e Tepelenës, për arsye se babai i tij u dënua në mungesë si kriminel lufte. Ish-komandant i forcave mercenare të Veriut, i ati u arratis pas çlirimit jashtë vendit. Familja Previzi qëndroi në internim deri në vitin 1990.

Torturat në burgje

Në një letër dërguar Komitetit Qendror nga prifti katolik, Dom Simon Jubani, gjatë kohës që vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai shkruan për kushtet e rënda të jetës në burg dhe për torturat që u bëheshin të burgosurve. Në Burrel është përdorur gjerësisht tortura e provokimit të vdekjes me pakësimin gradual të ushqimit. Sipas arkivit të MB, nga kjo lloj torture ka vdekur ish-kryeministri i qeverisë së Zogut, Koço Kota.

Letra e Simon Jubanit

Burrel 16/XII/1971

Komitetit Qëndror,

Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit, s’parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezet në mangall midis dhomës ku vuajmë dënimin; s’dyti zhurma që nuk pushon dot as natën.
Nuk pretendoj të kemi banjo ashtu sikurse thuhet se kemi; se nuk kërkoj me na çlirue prej shputave, grushtave, fymjeve të përditshme, por u lutem urdhëroni autoritet e Burrelit t’na çlirojnë prej tymit që na verboi sytë dhe na mori frymën; t’na çliroj prej zhurmave që na shkatërruene sistemin nervor, s’paku mos të kemi zhurma kur flejmë.
Për arsyet e nalt përmendura janë ba shumë greva urije, shumë vetë kanë dalë prej dhomave për të shkue mu shlodhë në birucë pa tesha në çimento për ditë dhe netë, shumë protesta dhe ankesa janë drejtue deri në Tiranë, por mjerisht burgu i Burrelit vazhdon të mbetet simboli i terrorit mbrenda e jashtë atdheut.
Kaq për njoftim.

I burgosuri
Simon Jubani d.v

Në hetuesi tortura u bë metodë pune. Në një nga dëshmitë e shumta tregohet sesi është torturuar deri në vdekje avokati dhe publicisti Myzafer Pipa: “Hekur i skuqur, i futur thellë në mish gjer në kockë”. Sipas Naum Bezhanit, nga viti 1947-1948 janë përdorur këto forma torturash ndaj të burgosurve…

Format e torturave të përdorua në burgje

  • Jeleku (tortura më e tmerrshme)
  • Kamxhiku dhe druri
  • Të lënët pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe më këmbë me ditë të tëra
  • Korrenti elektrik sa i binte tjetrit të fikët
  • Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë
  • Lidhja me duar nga pas në dritare ose në ndonjë dru, varur gjersa t’i preknin majat e gishtërinjve
  • Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darë (kjo u përdor sidomos pas dënimit të Shefqet Bejës dhe kundra tyre)
  • Kripë në gojë
  • Shpiheshin gjoja sikur do të ekzekutoheshin, ose do të vareshin, dhe shtihej në ajër ose shpiheshin afër litarit
  • Tortura morale në lidhje me familjen
  • Futja kokëposhtë në vozë plot me ujë
  • Djegie e mishit me cigare

Dhe nje torture tjeter qe s'eshte permendur, eshte mbyllja ne nje fuci me uje te ftohte. Ashtu e kane mbajtur gjyshin tim, me dite te tera. Aty mori nje te ftohte te rende ne mushkeri, prej te ciles u detyrua gjithe jeten me pas te jetoje me shume kujdes per shendetin, dhe kur vdiq nga ajo iu shkaktua.

me kete qe the , ndonje edhe e kupton se cila eshte preferenca jote ne votime...

Berisha eshte mbeturine e atij sistemi. Gjyshi im vdiq ne 2001 dhe arriti te kuptoje c'hale ishte Berisha. smiley

mbeturina te atij sistemi jemi te githe , perfshi edhe ata te lindurit pas 92shit qe nuk ja kane idene atij sistemit ..

Pasoja, po. Mbeturina, jo te gjithe. Femijeve te gjyshit tim iu mohua e drejta e shkolles se larte e kur vjen puna dine te jene objektive ne zgjedhje. Ata jane pasoja te atij sistemi. Ata qe shohin vetem nje njeri si idhull per jete a vdekje, sic shohin keta ketu Berishen, e sic shohin te tjere komunizmin, ata po qe jane mbeturina te sistemit.

Mbeturina se mbetem gjalle gabimisht nga shume qe iken  , mund te te shkonte koka per hicgje . Vazhdojme te mbetemi mbeturina se harruam qe jemi gjalle gabimisht .

O lefto..me Izin merresh ti e burr? Izi eshte pordhe e ftofme

O Pateko, po ca ka ky Izi me mua mo vlla?! Dje sapo ike ti, me shau tek ajo tema me dokumentarin e koheve te lavdishme. Te kerkova ndihme, por ti ja kishe futur gjumit.

E di si iken Iz torollaku? Futi nja 2 citate te Rames nga libri "refleksione" ku ja degjeneron partine Izit ene shife si do zhduket sikur i ka fut gishtin Rama ne mythe smiley

s'paske kuptu asgjo nga lufta e dyt botnore dhe diplomacia e fuqive te medha. kur u takun ushtrit aleate (dy frontet), gjenerali rus vajti me vrap te stalini, i tha ja ku i kemi, me ket yxhym e perfshijm edhe ameriken edhe maron muhabeti. i tha stalini: si gjeneral 10, si politikan 4. ik tashi ene kerce kalinken me ushtaret me iu majt nolt moralin... iku zhukovi, ene u perzi me i grup entuziast kozakesh: ka-lin-ka ka ka-lin-ka ka ka-lin-ka vanja

mirmjes prej knej pateko, with a hearty english breakfast.

Mirmjes emigranto ose mirdita sipas  Grenuiçit smiley Jashte teme...Kam lexu Moisiun para ca kohesh te Panorama. Tregonte si ja kishte mbledh Sales dhe Tosit dhe sesi ja kishte mbush mendjen presidentit amerikan per ca muhabete smiley Mu kujtun pordhet e Zhukovit te libri kujtimeve. Te pakten Zhukovi ka qene kale karroce i vlefshem smiley

Moisiu besoj ia kishte mbledh ne tavel Sales e Tosit. smiley

Ketyre dores se vjeter i qa zemra per icik Rusi. S'kane faj kan bo qejf aty qerratallaret. smiley

Edhe Pattoni ne krahun tjeter po ato ide kishte. Ne me te kuqt armiq do jena, tha. Pse s'i japim nje yxhym e dalim matone. Po kete s'e lane as me kercy te shkretin. Vdiq ne ne aksident.smiley

Sic duket ti dhe ndonje admin nuk e ke kuptuar mire .Idrizi nuk e fshin BYTHEN me leter te Markes Patek qofte dhe me mbiemer Qeni ose zagari te Huaj Filipe .Idrizi e lan ! Qe te mos ta harrosh vure si parrulle mbi koke ne cdo ambient qe rri ose punon !

une tall trapin me Idrizin Pateko, e ve perpara pergjegjesive te krimeve te Enverit por e di qe ai prape do gjeje ndonje argument per te thene se "atehere ishte me mire" smiley

LefKOPE kur flet e shkruan ti me te vertet me kujton ate Historine e Kurves Fetare qe i sherbente Zotit ne Qelen e priftit .

Dikur ne pozicionin Gomarthi , LefKOPESE  nga sikleti i shpetoi nje Pordhe dhe e shoqeroi me shprehjen

Me fale Urate se te @ordha @oqet..

dhe Urata si Urate mo,   e di ti se ke pervojen e Babasqapit kur u ngop sqapshe smiley

Falur qofash ...keshtu mi @jerdhin te tera shoqet !

Per mendimin tim keto artikuj jane si puna e gurit qe e hedh lart ne ajer dhe pastaj cuditesh kur te bije kokes smiley

Lefto, sa me shume e ngre zonin ti, aq me shume lufta kunder krimeve te monizmit kompromentohet. e ke menu najher? po deshe me shume si e pse, ta kallxon lala.

Shkrimi per krimet e komunizmit ne Shqiperi: 57 komente. Shkrimi per dokumentarine 9 minutesh per bukurite e Shqiperise socialiste: 145 komente.

Gjembi, nuk behet keshtu kjo pune, degjo mua, perqendrohu dhe kupto: kujt nuk i pelqen si shkruhet historia, duhet ta shkruaje vete. Leri komentet, sill artikuj qe perfaqesojne qendrimin tend etik, ne te kundert shkruaj per nevojen e ketyre, e nese je njeri akoma me i mire, futju e studio e shkruaj vete. Po per te mos u ndjere ti keq me statistikat, njerezit jane konsumatore, kujtesa konsumohet me lehte, ketu s'ka asgje per t'u cuditur. Analizat perhere do te krijojne stepje, kritikat terheqje. Ndersa krimet uh ato duan stomak dhe shpirt te lire, barbarizmin e kohes e pertypim dot vetem te perpunuar nga Hollivudi, edhe ky eshte fakt.

145:57. As Harlemi nuk fitonte kaq thelle.

keshilli i ndrikullave... smiley 

Këshilli i ndrikullave , të majtët shqyejnë derën shkarkohet Kosovrasti, emërohet Dalipi smiley

Aaa Ceno. Ka ligj ketu. Ato kane shumicen dhe mund ta shkarkojne. Ndrrimi i bravave eshte budallek. E njejta gje edhe ne zgjedhje. Pd do fitoje megjithese Rama po mundohet ti nderroje bravat kqz-se. Keshtu jane keto pune. Ligji eshte ligj smiley

Pse kush i kishte celsat e kashtes? 

kush do e paguje deren dhe braven smiley

Te ti heqin ty nga rroga Ceno.. smiley 

Veshi dje dera sot neser Bobbitt   smiley fantastike jane smiley

i ziu Gani thuaj... smiley 

Kam degjuar qe Gabi Bobi ka qene nga neomarksistet me te mire te Kosoves, njehere e nje kohe, e me jane rekomanduar librat e tij.

thuaj i shkreti kush do ta ket per rrisk ta beje per partine  smiley

he se vjen lefti nga Franca... smiley 

mishi te piqet , te brendshmet te behen kukurec smiley

Emo, Peshku i Kuq eshte dhe s'do vine robte te denojne krimet e gjysherve dhe baballareve te tyre apo Jo ??!!

Se mender, 4 Parti Komuniste i keni edhe ne Koalicion, po s'po ndihet njeri ... dhe spekulloni se "Basha fitoi se beri aleance me Milloshin" ... harrojne se Milloshi refuzoi aleancen me Ramen dhe doli vetemn ne zgjedhje, si AK-ja qe doli vetem kesaj here dhe prape Rama thote se Spahiu po i sherben Sales : (e njejta llogjike KOMUNISTE : po s'qe me mua (edhe ne mos qofsh me "arkimun", tradhetar i #Rilindjes quhesh).

Nejse, sa per rezultatet EMO, Sondazhi i djeshem i IRP Marketing e tregoi se pas 8 vitesh pushtet e konsum, PD e votojne 37% e Shqiptareve, PS vetem nga 36%.

Kjo verteton deshtimin total te politikes se Rames. Ne krahasim me Sondazhin e te njejtes kompani ne 2009 perpara zgjedhjeve, PS ka rene me 5%, PD ra renie me 3%

Ne 4 vitet e fundit pra, eshte opozita qe eshte konsumuar me shume.

Me koalicione del 46% e Majta, 44% Koalicioni i PD, nga afro 5% FRD e AK-ja sejcila.

I pe keto rezultate tek TemA besoj, don't you ?

E vertete Lefto. Ka qene dhe nje malok i pavarur ketu ne PPU qe thoshte se menyra me e ndershme per te respektu ish te burgosurit eshte qe ta ulesh plakun ne karrige te guzhines, t'ia rrasesh nje shpulle surratit me mjes dhe ta pysesh cope: trego mer qen, cfare spiunlliqesh ke bo kur ke qene i ri, se po na heqin nga PD-ja! Po kush ta boje se? Kta cunat e tirones qe ja pane hajrin komunizmit?

Te terheq vemendje per termin "malok" PF jo per gje, por mos bini ne nivelin a atyre qe denonte ne Letren e tij Edip Tershana :

"Ky pushtet futi përçarjen toske e gegë, katolikë e ortodoksë, myslimanë e ortodoksë, pra tradhti e naltë. More të mjerë, ju ka verbu fanatizma e ideologjisë dhe nuk shifni faktin që po i bëni popullit varrin. Këtë varr, jeni tue ja ba Atdheut edhe me politikën tuaj të jashtme. A s’është tradhti ?"

po jo mo Left, nuk kam pare gje. Ngacmohem naj cike, por sinqerisht nuk kam asnje ide.

Di qe duhet me se s'ben nje ndryshim ne qeverine e madhe; sikur edhe PD-ja te vazhdoje, Sala NUK duhet me, dhe pas heqjes, do doja nje nje dajak per te. Sepse Salen e morem vesh qe eshte Stalini, puna eshte a keni Hrushov, Lefto? Nuk te lejoj te permensh emrin Lul. Cdo tjeter jom i interesum me e nigju. Po me the qe Sala eshte mire te vazhdoje prap, kthehemi prap ne baze me ikona qe gjujn me mitroloz smiley

 

Je i madh!

P.S. meqe nuk e ditke, Globetrotters jane dhe kane qene qysh ne fillim ekip per shfaqje, jo ndeshje te mirefillta.

Mua me vjen shume mire qe publikohen gjera te tilla. Kur kam qene femije, na shpune me shkollen ne muzeumin e armes se Ministrise se Brendshme, a si quhej, s'e mbaj mend sakte emertimin, dhe me kujtohet qe kemi dale shume te turbulluar qe andej. Parimisht s'di kush mund te jete kunder nje iniciative te ketille.

Keto iniciativa ama i kompromenton qasja dhe perdorimi i tyre si arme imediate propagande. S'e kuptoj per shembull pse Luan Malltezi, medievalist, u dashka te ideoje nje liber me titull Terrori komunist ne Shqiperi? Pa folur per artikullin ketu siper, i cili s'merr persiper te qartesoje as pyetjen me naive qe mund t'i vije lexuesit pas leximit te titullit: Po mire, nese paskesh dale nje dekret, pse vazhdojne vrasjet ne kufi? Per nje historian, pergjigjet s'jane asnjehere te nenkuptuara.

Kush ekzaktesisht i perdor si arme imediate propagande, kunder kujt dhe per cfare arsye/arsyesh?

Po pse te qenit medievalist te pershjashton nga te ideuarit e nje libri mbi terrorin komunist?

Po mire, nese paskesh dale nje dekret, pse vazhdojne vrasjet ne kufi?

Kete po mendoja dhe une.  Mos valle zelli dogmatik i vartesve te Alise, komandanteve te postave kufitare, ushtareve?

Sepse po trumbetohet ne nje atmosfere zgjedhjesh, ne mos qofte shkrimi i vitit te kaluar.

Automatikisht s'te perjashton asgje, por hera-heres buonsensi profesional s'eshte per t'u nenvleftesuar.

Do te preferoja qofte edhe nje akuze te artikuluar ndaj Alise (per shembull: nga njera ane nxori dekretin, nga ana tjeter nje shkrese e dt filan udhezon komandantet e postave kufitare te qellojne mbi arratisesit), ose ndaj kujtdo tjeter (megjitheqe Alia nxori kete dekret, nje shkrese e filan fistekut udhezonte ndryshe), apo edhe nje teori "mbi zellin dogmatik" te komandanteve (ne fakt s'e besoj, se kujt ia mbante te shkelte nje dekret, qofte edhe nga zelli), por keto historira keshtu pa koke e pa kembe i kam nje cike bezdi. Duhet te jete paranoja e neve te lindurve para '90 me siguri.

Dakort, por kush po e perdor si arme propagande ama dhe me cfare qellimesh?

Fin, nuk me duket se artikuj te tille ndikojne njeri, as ne kohe zgjedhjes as ne kohe paqeje, pertej te helmatisurit te pasherueshem qe keshtu pi kafen e perditshme apo njeriut te rralle te internetit qe vecse orbiton shoqerine shqiptare. Une do te doja qe te ishte ndryshe, dhe jo sepse i dua shqiptaret te manipulueshem, sepse ata jane, por jane te manipulueshem sportivisht dhe te izoluar etikisht, ata tropizojne ndaj batutes se radhes e jo ndaj skandalit korruptiv, i jepen fotos se Rames duke ngrene makarona dhe te Berishes duke bere not, jo ekspozitave, dhe kjo me shqeteson me fort mua ne lidhje me Shqiperine. (Sinqerisht, nuk shoh kurrfare shenje te manipulimit nepermjet moralit, kjo edhe sepse apelin ndaj moralit seksual nuk e quaj dot apel moral, dhe as apel nepermjet dhembjes, se u copetua Marin Mema me rubrika nga nendheu e hic.)

Eshte e drejte dhe e lavderueshme te kerkohet koherence, logjike dhe analize e mire, te pakten kjo nuk eshte indiference, por sic i thashe edhe Gjembit edhe interesi yne eshte i vaket, ne jemi spektatore, ndoshta spektatore disi cilesore por perseri spektatore, pra keto pune Malltezit do t'i ngelin ne dore. Mire, kemi edhe Lubonjen e "Ridenimit" dhe "Rrno per me tregue" por ne nivel tejpersonal kemi shume pak (hic? ku eshte Artan Lame per shembull? Klosi ka redaktuar nje antologji kujtimesh, por edhe ajo shtrihej ne rrafsh rrefimesh personale, me sa mbaj mend).

interesi yne eshte i vaket, ne jemi spektator

Nuk e di per kete vaktesine. Une per vete jo njehere por s'flas dot per te tjeret. Per mua eshte dicka qe duhet te mbulohet e zbulohet nga historianet - te sotmit, jo pas 2 brezash sic rekomandon dikush, apo justifikimet qe "s'ka lindur ende ai burre nene te analizoje Enver Hoxhen".

Jemi spektatore, por jemi tifoze - te te dyja aneve. Ne nje ane tifozet qe kane vuajtur vete apo familjet e tyre (po fus edhe veten ketu) te cilet duan te dali ne drite e verteta e diktatures. Nga ana tjeter ke tifozet e diktatures qe vete, ose familjet e tyre, kane qene pjese e aparatit sundues apo edhe atij ekzekutues. Grupi i dyte acarohet shume kur dalin te tilla fakte dhe mundohet me cdo menyre, qofte te dhunshme (sharje, etj.), qofte ndryshimi i bisedes e tallje 20 qindarkeshe, apo venje ne dyshim per pavertetesine e letrave, etj. etj. I takon grupit te pare te acarohet nga kjo sjellje, qe eshte e tipit ferkim kripe ne plage, apo jo?

Me duket se ne te dy po themi afersisht te njejten gje, gjithsesi.

Gjemb, nuk dua ta zgjas sepse nuk dua te behem objekt i kritikes sime per qasje muhabetore, por me lejo te shtoj se keto ndarje me thike, mes perfituesve dhe te demtuarve, nuk jane fort realiste, sic jane ndarjet me thike mes jugut e veriut apo mes feve. Ne familjet tona ka partizane dhe bejlere, kulake dhe komisare, punetore, mesues, zyrtare, ne familjen time mos o zot ka edhe te dhunuar burgjeve edhe hetues e keta kusherinj te afert. Nuk me duket i pamundur kuptimi dhe biseda, me duket se mungon mbi te gjitha interesi. Izolohemi, nuk duam te na ngacmojne, pime birre dhe ndezim televizorin. Ketu, dmth tek izolimi dhe indiferenca, mire do te ishte te behej krahasim me vendet e tjera, sic behet ne ekonomi, ne zhvillim institucional, etj. Nejse, e lashe.

Kurse ekstremistet duhen trajtuar si te tille, si ekstremiste, ata nuk kane perse behen pale ne bisede, ata nuk duan te jene pale ne bisede, nuk e di ne me kupton.

Ket po, e kuptova. Dhe ke te drejte.

Me siper doja te thoja "sic nuk jane as ndarje me thike", por shpresoj se eshte kuptuar edhe kjo.

Po pikerisht per kete po ankohem. Qe s'kthehet dot ne kulture (qofte edhe kulture politike) nje qasje me keto modalitete, ndaj po thosha propagande imediate.

Shume gjera nuk kthehen dot ne kulture sepse nuk levrohen, as nga te epermit - qe na mungojne - as nga te ndermjetmit, qe nuk na mungojne, por qe vazhdojne konsumojne roston (imazh prej Kadarese), kjo borgjezi e trembur nga vetja e vet.

Ketu ku shkruajme emri i vendit eshte Peshku pa uje por mund te ishte fare mire Uji pa peshk dhe ky term mund te aplikohej edhe me gjere. Une jam dakort me ankesen tende, une vetem jam e lodhur nga ankesat e mia.

Po, duket qe jam larg nga ataraksia*.

*te pakten, ndoshta duhet me thene.

Nuk e di Fin, dhe s'di as si ta them ne greqisht, nuk kemi perse perserisim qe jemi qe te dyja te shqetesuara qe nje gje e mire, nje ndergjegje e mire, nuk ngjizet e te rritet atje tek vendi i dashur, une po flisja per mungesen e interesit aktiv si depresion dhe alibi kolektive dhe sigurisht si vetull qe ia ngre vetes. 

Akoma tagji komuniste? Muahahahahaha

Per vrasjet ne kufi mbaj mend dokumentare heret ne vitet '90, kane nje simbolike ato qe te bejne ta duash jeten dhe lirine po edhe ta pranosh vdekjen si akt te sinqerte. Nje ekspozite me kete teme dua ta shoh sado e tmerrshme.

Per krimet e tjera me ben pershtypje qe fillohet vetem nga '48-a, perse? Letra e Tershanes e turbullt sic eshte i turbullt marazi. Mire do te ishte te mos e harronim Kosoven, qe e harrojme perdite, mire do te ishte edhe te ndiheshim me fat qe shpetuam paq nga jugosllavizimi.

Nje ekspozite me kete teme dua ta shoh sado e tmerrshme.

Në mos u gabofsha ka patur dicka te tille para ca vitesh ne Tirane me foto të njerezve të vrare apo denuar nga sistemi i kaluar. Nje person nga flickr kishte sjellë copëza nga kjo ekspozite. Po i kerkoja tani tek profili i tij por i ka te mbyllura albumet. 

Te fillojne qe kur ka filluar shteti shqiptar. mire do te ishte qe te permendeshin dhe vrasjet e shqiptareve nga ballistet, zogistet, legalistet a ca dreqin kane qene atehere, bashke me vrasjet nga komunistet.

Dhe ai vecimi i perdorimit te ti-se shume i cuditshem, une kujtoja se enverizmi kishte qene diktatura e ti-se.

 i tha stalini: si gjeneral 10, si politikan 4.

Zero, zero, i tha. E vertetetoi diteziu kur rrethoi me tanke K.Q. 

Ne fakt vrasjet e bera viteve te fundit para '92 kane shume me teper ndyresi sesa thjesht "krime politike" po nejse. Muhabete per nete te gjata dimri. 

Fakte te tilla eshte mire qe dalin ne shesh,madje jemi teper te vonuar,s'e kisha menduar kurre qe do kishte shqiptare qe e jetuan diktaturen,te kthejne ne mllef dhe humor te piset vuajtjet dhe talljen qe i eshte bere atij populli,na vjen keq per hebrenjte dhe tallemi me veten, komunizmi vazhdon me bijte e tyre ne fuqi, rishikimi i historise dhe ndeshkimi i krimineleve kerkon burra serioze.

Per kafe I denuan... Kush I vrau, pse dhe si nuk an thuhet. Pse?

Ate letren e hedh poshte qe me dy rreshtat e pare... Eshte per ibret! Duket sikur e kan shkruar vete komunistet per ta diskretituar.

Ketu esht mire ti vihet ndonje si pune "kapaku " per te mos u Tallur me jeten e te tjereve dhe per te mos u shfrytezuar jeta e tjetrit nga sharlatane te Grupit te LefKOPEVE .

Vete ata qe kane marre persiper te krijojne e argumentojne nje shoqeri te emertuar "Te perndjekur Politike " nuk duhet te lejojne qe dikush nga stanet Politike ti cfrytezoje per ti Diskretituar .

Edhe vete admin e nderuar , them se mund te konsultohen me njerez me mend nga ai GRUPIM per te mos bere OBJEKT jeten e tjetrit nen cdo koperture Politike te Kohes por aq me teper nga Sharlatane qe nuk mungojne Blogjeve .

Shembulli me klasik i refenjave Jo Historike , te perbaltjes se Jets dhe vepres se tjetrit eshte Komenti mbi Gjetjen e nje Letre ( si kjo ) mga nje HERO Profet .Vleresimi si "mesues i merituar " nuk perputh asnje rresht ne pikpamje Logjike te te shkruares . Nje leter plot percartje te "ngrira " nga nje mendje feminore e Kohes .Nje histori qe nuk ka asnje Baze Logjike per Momentin Historik dhe asnje adresim se kujt e pse i dergohet .

Prandaj e vleresoj dhe e kam vleresuar se kjo Loje e ndyre KUFOMASH qe po shitet si Heroizem  , po behet nga ca matrapaze Politike qe ne emertime te Kurverive te Kohes jane bere Miljonere .Dhe me keqja eshte se perfaqesohen Realisht jo sic jane , te semure Psikik me Mastera ngarkuar  .Formimi i rratheve me pas pas gurit te  hedhur ka si MOTO ...Larg te vertettave ..... Turbulloi ato ...dhe mbyllet me ..Komunist qe nuk ka asgje te perbashket me Kriminelet e denuar Boterisht te Fashizmit e Nazizmit qe  perfaqesojne  keto etiketime .

Dhe keto te nderuar admin .i nxit Injoranca dhe Hipokriozia qe ka shperthyer ne Kurverine e KOHES ! Ne se ju Vlen edhe mund ta vleresoni !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).