Sa më shumë kalojnë ditët, aq më komike bëhet fushata e LSI-së. Gjatë prezantimit të kandidatëve të tij në Gjirokastër, Ilir Meta perifrazoi shprehjen e një liberali të djathtë amerikan, ish- presidentit Ronald Regan, sipas të cilit, “qeveria nuk zgjidh problemet, por ajo është vetë problemi”. Përpara ithtarëve të tij, që e brohorisnin pas çdo lloj fraze që nxirrte nga goja, kreu i LSI-së theksoi se këtë shprehje të çerek shekulli më parë, dukej sikur Ronald Regani e ka thënë fiks për qeverinë Berisha. Përshtypja e parë e atyre që e kanë dëgjuar citimin në TV-të e mbrëmjes, sigurisht që do të ketë qenë befasuese. Sepse mendimi automatik që të shkon në mendje është: Po LSI-ja ku ka qenë këto katër vite, a nuk qe edhe ajo pjesë e problemit? Por, asnjë nga ekranet apo gazetat e së nesërmes nuk e ngritën këtë pyetje. I vetmi reagim ndaj saj qe një karikaturë e gjetur e Bujar Kapexhiut në faqen e parë të “MAPO-s”, ku kreu i LSI-së fliste nga tribuna për të pickuar qeverinë dhe një fshatar i hipur mbi gomar i përgjigjej: “Cila qeveri? Ajo që ke qenë zotrote”?

Kjo është në fakt fabula që po ndodh me këtë parti. Shumëkush ka filluar ta marrë me të qeshur duke i shtuar qëndrimeve të saj shprehjen: “e mo Meta si Meta, e bën për politikë, e kritikon Berishën aq sa për t’u dukur në opozitë”. Të tjerë, që kanë prirje të majta, i janë bindur thirrjes së tij për t’ia lënë video-përgjimin, 21 janarin, zgjedhjet e 8 majit, arkeologëve dhe historianëve. Ata e kanë mbyllur këtë kapitull. Ndërsa ata që janë më djathtas, kanë frikë t’i nxjerrin në publik mëkatet e Metës, njësoj si pështymën që mund t’u bjerë mbi fytyrë.

Kështu, në vetëm një muaj rreth asaj që ka bërë LSI-ja është krijuar një amnezi kolektive. Fabula e re e lindur në 1 prill, duket sikur po i mbivendoset realitetit katërvjeçar. Vetë kreu i LSI e ka ushqyer skajshmërisht këtë amnezi. Ai u kujdes që të bënte një ndarje të butë me Berishën, ndërkohë që mund të kish gjetur me dhjetëra shkaqe për t’u ndarë prej tij me konflikt. Por jo, ai doli në fillim të prillit nga zyra e kryeministrit duke e paraqitur këtë si mbarimin normal të një kontrate të suksesshme bashkëpunimi. Kaluan disa javë dhe ai mezi belbëzoi se po e hidhte këtë hap sepse vendi kish nevojë për balancim pushtetesh (të të njëjtit rrëmbim pushtetesh, të cilit i shërbyen katër votat e LSI-së). Pak më pas, kur në parlament u zhvillua seanca nervëshkatërruese e grabitjes së anëtarit të KQZ-së, situata qe dhe më absurde. Konflikti për jetë a vdekje zhvillohej mes PS-së dhe PD-së, aq sa gati u harrua se njeriu, që gjendej në mes të kësaj loje, i përkiste LSI-së. Madje edhe më absurde u duk në këtë rast ndërhyrja e Ilir Metës, i cili foli gjatë kësaj seance si një lloj Fyleje shqiptar, që shqetësohej më shumë për integrimin dhe imazhin e vendit, sesa për detajin e vogël të KQZ-së, që i kishte ngërthyer palët në konflikt. Këtë qëndrim, sikur të qe mbi palët, kreu i LSI-së e ka shfaqur shumë herë gjatë muajit të fundit, kur ka qenë fjala për integrimin europian, për problemet ekonomike, për një parlament që dëgjon zërin e qytetarit etj.

Po, pikërisht në këto qëndrime duket absurditeti dhe karakteri komik i fushatës së LSI-së. Nga njëra anë ajo është futur në zgjedhje sikur të qe në qendër dhe e baraslarguar nga palët, në anën tjetër votat kërkon t’i mbledhë në thesin e të majtës. Mbi të gjitha kjo lloj strategjie e ka bërë fushatën e Metës të pavërtetë, ose në rastin më të mire, atë të vërtetave të thëna përgjysmë.

Me të drejtë ai ankohet sot se Berisha ka uzurpuar të gjitha pushtetet, por ai nuk guxon ta çojë më tej këtë temë. Ai nuk mundet të thotë se ky pushtet i tepërt i duhet për shembull për të kontrolluar gjyqësorin, pikërisht atë gjyqësor që dha verdiktin në procesin farsë të 21 janarit, në procese si ai i video-përgjimit, apo në çështje si ato të Kolegjit Zgjedhor të 8 majit.

Me të drejtë ai i kritikon Berishës batutat për krahasimin e ekonomisë shqiptare me atë gjermane, por kjo është si ta godasësh kryeministrin me pambuk. Sepse të kërkosh të flasësh për sjelljen e kësaj qeverie në kohë krize, nuk mund të lësh pa përmendur privatizimet klienteliste që i kanë dështuar njëri pas tjetrit. Nuk mund të lësh pa përmendur biznesmenët e huaj që nuk investojnë dot pa paguar tek fëmijët e kryeministrit. Nuk mund të lësh pa përmendur klientët që favorizohen për të mos paguar detyrimet marramendëse ndaj shtetit.

Me të drejtë ai e akuzon Berishën se qëndrimi i gjatë në krye të shtetit e ka bërë të humbasë kontaktet me realitetin, por kjo ngjan me një kritikë qesharake, kur përballë ke një politikan që urdhëron vrasje për të mbajtur pushtetin.

Pikërisht për këto, Ilir Meta po sillet sot si një opozitar fallco. Për të gjitha pikat kyçe ku Berishën dhe opozitarët e tij i ndan një hendek i pakapërcyeshëm, ai nuk ka qëndrim.

Dhe problemi i kësaj fabule të rreme, i këtij opozitarizmi me gjasme, nuk është tek morali politik i Ilir Metës. Nuk është as tek shqetësimi i tij për të cituar Reganin apo për të përqeshur rritjen ekonomike të Shqipërisë. Ai është tjetër kund. Eshtë te enigma e pushtetit të nesërm. Sepse nëse më 23 qershor koalicioni ku LSI-ja bën pjesë do të fitojë me një rezultat të ndjeshëm, kjo do të jetë një fitore e arritur me ndihmën e një pjese, që as nuk i ka denoncuar, as nuk i ka quajtur si të tilla mëkatet e qeverisjes Berisha. Ndaj për këtë arsye, ato mund të përsëriten në të njëjtën formë. Ndërsa në të kundërtën, nëse ky rezultat do të jetë i ngushtë, kjo e lejon fare mirë LSI-në të nënshkruajë një kontratë të re suksesi më atë që e kritikoi veç për makijazhin e qeverisjes së mëparshme. Pra, në këtë kuptim, shqetësimi për të zbardhur fushatën pa qëndrime të LSI-së, nuk është një skrupull gazetaresk. Ai është detyrimi që kemi sot për të vizatuar fytyrën e pushtetit të nesërm.

217 Komente

ore mire shkrimi, po ca u kemi bere qe thuajse cdo 2 dite nxirrni surratin e ketij kokrrockes ne balle te faqes?!smiley

Jo ky eshte me pak trap se te tjeret. Problem kendveshtrimi editorial. Ky po eshte i vecante ne altoparlantin agjitrops.

Shume mire mund te vinin ne ppu letren e Malaj ndaj Majkos .

e solla or Cen qe mbreme, bashke dhe me ate shkrimin e shkurter te Artan Fuges (Lepuri i zgjedhjeve fshihet ne Vlore). Por adminat sikur s'po i preferojne temat politike tani qe hyme ne 40 diteshin e fushates...

E nxehet edhe Belulin o admina, te forte paskeni qene smiley

Ne fakt Meta ka gjete nje stil te ri kritike , e kritikon Berishen per 8 vjet qeverisje jo per 4 vjetet e fundit . Kushedi pse ?! smiley

batuta me e "forte" e ketij trapit neper takime elektorale eshte: "ka ardhur koha per rrotacion politik ne qeverisje..smiley

Akoma su mor vesht sa % i ka kerku ky Rames mqs para ''rrotacionit politik'' Berishes i merrte 20%

Te shkretet militant duhet ti bejn orale edhe metes ,edhe rames

Si përherë i qullët në analizat e tij Bushati. Vazhdon t'i bijë akoma dajres së moralit, kur shkruan se fitorja e ndjeshme e mundshme në 23qershor, do të bëhet pak pis nga (ish)pozitarizmi i Metës, teksa brazdat me origjinë moraliste në energjinë elektorale të socialistëve u sheshuan e u shuan me kohë, aq sa dhe Rama nuk pranon më t'ja shkulësh veshin(ne teori) për këtë lëvizje të tijën. nga ana tjetër, i bën thirrje për vigjilencë Ramës (e të tijve) tek u thotë që kujdes, se Meta mund ta kalojë prapë ylberin me votat e tij (në rast fitoreje të ngushtë). Militantizëm primitiv. Ky gazetar nuk ka ditur kurrë të bëjë analiza.

Do fitoje Sala mos ki merak.. edhe pa analizat e Bushatit apo ndonje R... K... tjeter parazit.

Nuk eshte vene as edhe nje sekonde ne dyshim fitorja pas largimit te LSI nga Qeveria , te kishte qendruar veshtire do ta kishte Sala te fitonte ,rrofte e qofte Ed Rama.

Po nuk fiton sala nga largimet e x apo y o brad... ka krijuar strukture te forte ne llumin e Shqiperise. Kurse keta u percane 8 vjet me radhe.. dhe humben shume pike.. nuk rekuperohet struktura ne 1 muaj.

Llaf me mend ke thone o Gjergj , strukturat jane blind.

Une i shoh keshtu zgjedhjet;

Korca 6-6 , Gjirokatra 3-2 (ps+) , Vlora 7-5 (ps+), Fieri 9-7 (ps+) , berat 5-3 (ps+), elbasani 8-6 (ps+), durresi 7-6 (pd+), tirana ( 16-16), dibra 4-2 (pd+), lezha 4-3 (pd+), kuksi 3-1 (pd+) , shkodra 7-4 (pd+)

70-70

PD 68-70.. tjeter i djathte 0-2

PS 64-65.., LSI 4-6 , PBDNJ 0-1

Skenaret pas zgjedhjeve;

50% qeveri PS-PD-LSI me ilir meten kryeminister

30% qeveri PD-LSI

20% PD mer 71 ( sepse mund te barazoje ne elbasan 7-7) dhe shkeput 2-3 te ps-lsi ( si lefter koka psh) duke qeverisur e vetme

 

 

smiley e paske nderru , deri dje thoje 110 me 30 smiley

Gjergj ,  Tirana 17 - 15 per PD  dhe ky eshte minimumi .

Korca paska barazu ne minutat shtese keshtu ? smiley

tirana eshte e vdekur 16-16

O shoku uli komet ne toke , 16 - 16 e ka pas kur ka qene Edi Kryetar Bashkie , e di ti sa leje ndertimi jane dhene per ish mbeshtetesit e Rames ne 2011 qe kane kalu nga ne tani ?

nuk jane ato.. tirana eshte e ndare 16-16..me shume mundesi ka te mare ps+ 17

flamurin e fitores do e ngreme me se pari ne Corovode, me nje banket te thjeshte me njerezit e popullit.

pastaj le te festoje e gjithe shqiperia per epoken e re!

shume mire qe paskan zgjedh Corovoden , mire e the Epoke e re pa Edi Ramen .

thelbi i epokes eshte "burri i vatanit". rama eshte nje rastesi historike. do sherbehet pak mish helli nga Kulmaku. rakia vjen nga prishta. nenat e vendit po qendisin shamite. Qershite e bllokut te verzhezhes jane si ne ethe... Dule Malindi e ka gati kengen... dua te kem krahe e te fluturoj te jem atje ne ato dite te bekuara.

Eshte mbyll ai hesap , dhe kete rradhe si me zgjedhje si pa zgjedhje dhe 4 vjet ke Salen , Rama ka fillu me nxjerr grune dhe plaken per fushate , i mbarum dmth smiley

e keni ju, c'ne me lazem une smiley

me kujtove ate barcaleten:

- e ke keq o burre...

- keq e ke ti...

(s'po e vazhdoj mo smiley  _)

Ne e kemi ne qe ju bofte dita njemije ishalla smiley

Cimo, me duket mu apo Bradit sikur i ka ra pak entuziazmi per fitore? 

 

ke te drejte Rono , u bo bajate kjo pune , vetem duke fitu .

Ciles dajre duhet ti bjeri si mbas teje?

Nuk është problemi me gjet dajret sepse vendi ndodhet me shumë gjasë në një udhëkryq të drejtimit politik, pasi rezultati i zgjedhjeve mund të mos prodhojë një shumicë të atillë për të garantuar një qeverisje  mjaftueshmërisht të qëndrueshme, e do lindë nevoja për të gjetur zgjidhje të reja, të përqendruara kryesisht te ndryshimi i kodit zgjedhor. Problemi i Bushatit mbetet i njëjti: i tërë pozicioni i tij opozitar i viteve të fundit u "zhvlerësua" nga lehtësia dhe normaliteti me të cilën Rama lidhi aleancën me Metën, lehtësi e cila nënkupton hipokrizinë e mosbesimin e Ramës për opozitarizmin e tij katërvjecar. E Bushati, për të shpëtuar sadopak ç'i ka mbetur nga fytyra, vazhdon t'i bjerë Metës.

mund të mos prodhojë një shumicë të atillë për të garantuar një qeverisje  mjaftueshmërisht të qëndrueshme,

C'ka te re ketu?

Problemi i Bushatit mbetet i njëjti: i tërë pozicioni i tij opozitar i viteve të fundit u "zhvlerësua" nga lehtësia dhe normaliteti me të cilën Rama lidhi aleancën me Metën, lehtësi e cila nënkupton hipokrizinë e mosbesimin e Ramës për opozitarizmin e tij katërvjecar. E Bushati, për të shpëtuar sadopak ç'i ka mbetur nga fytyra, vazhdon t'i bjerë Metës.

Ehe, Bushati humbi fytyre se Rama u lidh me Meten serisht e tani po i bie Metes.  Ummm...nein! Bushati s'ka pasur iluzione per Ramen dhe e ka goditur ate shume me perpara ngjalealeances.  Por le ti leme problemet qe ka Bushati me fytyrehumbje e te shohim ca thot me siper dhe nese qendron a jo?

1. E gjitha e re është, sepse Shqipëria ka patur qeverisje të qëndrueshme këto 22vjet, pavarësisht problemeve. Ndoshta momenti më i paqëndrueshëm ka qenë qeverisja me zv.ministra e Nanos, gjatë kohës së krizës Nano - Meta. Më 24qershor, situata mund të paraqitet vërtet kaotike.

2. Bushati ka thënë që futbolli luhet me top dhe me dy ekipe nga njëmbëdhjetë lojtarë. Qëndron ajo që thotë.

4 vitet e kaluara s'ishin qeverisje aspak e qendrueshme.  Qeveria nga 3 prilli e ketej mbahet me vota mercenaresh dhe kjo eshte prova e paqendrueshmerise.

Problemi nuk eshte thjesht tek "pagesa" e Tony Blair, problemi eshte se populli i thjeshte qe s'e ka shume idene e ketyre gjerave dhe GENJEHET : "Ramen po e mbeshtet BOTA" thone  ... patetike!

eeeehh, keshtu thane edhe per salen me nasdaq, o left, po llafe mileti do kete gjithmone.

lol, ti je qesharak: saliu paguan 400 mije dollare lobuesin amerikan tani ne prag fushate nga buxheti i qeverise dhe nuk e tregon sipas ligjit, pra e fsheh, ndersa ti merresh me opoziten duke folur brockulla. Une te them ja ku e ke ujkun, ti me thua po ku jane gjurmet.

A e pe Edin sot duke folur ne parlamentin Europpian? 

Ti je qesharak se mundohesh te mbulosh m*** me sh*** ! nuk ke ç'te thuash per foton me Tony Blair, qe dihet boterisht qe shet çdo sekonde publike qe ben, por merresh me nje akuze qe e keni ngritur dhe here te tjera, pra nuk eshte e re.

Nuk them se ajo qe ben Qeveria me ate firmen amerikane eshte normale, nuk i di detajet e kontrates etj... por nese Vizat me Ameriken hiqen me Lobim shoku, hallall ti kene, se jane 500 mije shqiptare qe jetojne atje dhe familjaret e tyre kane deshire te shkojne lirisht. Njoh njerez qe kane 10 vjet pa pare familjaret qe jetojne ne US, se ata s'vijne dot, kurse keta s'u jepet dot viza ...

Fakti qe Rama mundohet e perpiqet te krijoi idene boshe se ne Europe po ja var ndonje, tregon se s'ka pike mbeshtetjeje polike ne sferen nderkomebetare, sidomos ne Europe. Perveç ca AYALA / HA_NGJALA apo Jorgo Papandreu nga Internacional Socialist, asnje tjeter nuk ja var, se ne 20 shtete nga 27 ne Europen e Bashkuar, i qeverris e djathta... edhe Bullgaria ne zgjedhjet e fundit, i fitoi e djathta.

Kurse Sala me Europen e ka ne tave muhabetin : ka mbeshtetjen e PPE, ku jane forcat e djathta qe drejtojne shumicen e europes ende sot per sot. Ka mbeshtetje ne OSBE/ODHIR (TCH po ankohej pak e te derguarit per zgjedhjet, ishin "miq" te Grossruck (mikut te Sales qe gjasme beri raport per zgjedhjet pro Sales, shkeli 1 sy medemek) - apo nuk e lexove kete tek TCH ???

Kurse me Ameriken e ka tulle muhabetin, s'pyet as per ambasador me, se i ka punet mire me shefin e Arvizu ketu ...

Ja ç'fare gjeta shpejt e shpejt tek Gazeta prestigjoze "Le Figaro" lidhur me aktivitetin e Tony Blair si "konsulent" i JP Morgan, Zurich Financial etj ... kontrata marramendese vetem per "kontaktet qe ka", + tregohet se si "Guest Star" paguhet 120.000 euro per çdo nderhyrje (artikull i vitit 2010 ky, ne 2013 çmimi do jete rritur)

 

Après la politique, Tony Blair se révèle doué en affaires

 

L'ancien premier ministre travailliste a su gérer sa reconversion en homme d'affaires avisé. Il a commencé en signant un contrat de 2,4 millions d'euros par an avec la banque américaine JPMorgan en tant que consultant. La banque suisse Zurich Financial a suivi. L'engouement est tel que le travailliste a fondé sa propre société de consulting au Moyen-Orient, Tony Blair Associates, qui brasse 2,4 millions d'euros annuels. «Je ne suis pas un banquier ni un businessman, explique-t-il au Sunday Times. Mais je voyage dans le monde entier. Je peux donc aider à comprendre comment évolue la politique.» Tony Blair n'est peut-être pas un businessman, mais il a reconnu en mars dernier qu'il employait 130 personnes.

 

Parmi les affaires très rentables de Tony Blair, ses apparitions en tant que «guest star». Il facture à prix d'or, en général 120.000 euros, ses interventions lors de galas ou de conférences huppées. En tout, selon le Telegraph, ce business lui aurait déjà rapporté 11 millions d'euros. Son parcours n'est pas exempt de fausses notes, comme sa venue à l'ouverture d'une usine de méthanol en Azerbaïdjan, organisée par le patron d'AzMeCo, un oligarque ayant des liens étroits avec l'Iran, la Syrie et l'Afghanistan.

E mo shpejt e shpejtsmileyti e kishe ne sirtar

te rroje Google mj Vlonjate smiley

Kerko "Tony Blair conference price" dhe i gjen te gjitha ... mua me dalin faqen frengjisht ne prioritet prandaj su lodha shume, por e kisha degjuar ne nje emision kete qe Tony Blair ishte shembulli nr 1 per shitjen e "vetes" neper Bote, dhe jo gjithmone per kauza fisnike : akuzohet se ka bere "inaugurime" te fabrikave te gazit ne Siri, ne Irak ca gjera te dyshimta etj etj ... paraja s'ka ere do thoshte Tony Blair, ose "Parate e shqiptareve jane te pastra" smiley

Lefti me duhet nje material ne frengjisht smiley

je suis là pour rendre service Elba! dis moi tout, j'epère pouvoir t'aider, sincèrement!

je te comprend , vous avez tres bien avec moi smiley

shif mesazhin privat.

Gjuzepina Topalli Coba qe e ka shpine ne rrugen pedonale, tall bithen me shkodranet  dhe Sali Berishen :

në një takim elektoral në qarkun e Shkodrës, ajo tha se Berisha ka premtuar heqjen e vizave me SHBA-të dhe këtë premtim do e mbajë.

 

E ka thone Sala ne Durres ne hapjen e fushates , jozi vetem sa e ka perforcu ne Shkoder .

Prap ti mer garip qe pi kafen ne nje klub me Bacin?

cka ketu per garip ?

per te qene me ne rregull duhet ta therrisje Pina smiley

Humor shkodran ky?

si thu ti ?

Njashtu si thu ti.

Pine pra

Dakort. Humor shkodran i rruges pedonale.

Ti po e thu ....

Mos e ndrysho mer burre se nuk jepen medalje per batuta ketu.

thashe mos te kapi pa pergatite....

..dhe per cdo feste zyrtare, krahas kronikave per rradhet e gjata ne doganat me kufijte tokesore, do i shtohen dhe kronikat per rradhat e gjata per te ikur nga Rinasi.

Problemi eshte njerez ( mendimi im ) se si PS e PD kete LSI prap ne Tavoline apo sic thone ne Tirane ne Tave do ta kene. Ka ndonje ketu qe te na sjelle ndonje hesap tjeter?

 

Edhe ne kohen kur LefKOPEJA krenohej se Berishen e priti Arsidi dhe "miku im Kamdesy" populli shqiptar kishte entuziazem .Biles ne nje shkrim te Lefterise gjejme se na paska pergezuar Sarkozyja edhe Berishen si "Burre Mutin Shteti " pas 21 Janarit .Perse te mos krenohemi tani qe e pret Fazllici ,Ed.Selami , Dash Shehu etj .

Une kam kohe qe e ve re se LefKOPEJA e ka dredhur .Si gjithnje shan nga nena e Rames me Bradin, qe te digjoje Ciclieta,  e asaj si shpirt qe ju befte mamaja , JuzePineskes smiley

FRLEFTI - 15 Maj 2013 - 14:55 ose ish Left me ...yyyyyyy ne fund

e solla or Cen qe mbreme, bashke dhe me ate shkrimin e shkurter Por adminat sikur s'po i preferojne smiley

Po pse duhet te shkrush ti njehere / smiley Boll nikun se shkrujme vet c'te duam poshte tij pa gabuar kurre nga porosite e memes parti dhe baba Saliut smiley

 

Majko shpërthen kundër themeluesit të PS: Tradhtar. Islami: Je inferior e mediokër

 

Panorama

 

 

Dy themeluesit e PS replikojnë në Facebook me njëri-tjetrin.

Majko sulmon Islamin: O sa mirë me qenë tradhtar!
Islami: Oh sa mirë me qenë inferior dhe mediokër!

Malaj : Majko me mire te heshte

Kam shpresuar se duke heshtur kur duhet të flisnit, ju i dashur Majko nuk do të flisnit kur duhet të heshtni kundër kolegëve tuaj edhe sikur kjo t’ju kërkohej me votim ‘unanim’ të Kryesisë”, shkruan Malaj

Zonja Lefti, Kaq Islami eshte i majte dhe po futet ne parlament si deputet i sigurte.

PD do e propozoje si nenkryetar parlamenti mbas 23 Qershorit ne gare me Gjuzepinen e rruges pedonale dhe PS do votoje per Kaqin nenkryetar.

jam zotri dhe ato me peshojne flori

Na fal zotri Lefta.

A eshte ky Kac Islami i njejte me ate dikur ne vitin e larget '91 thoshtu "t'ju thyejme kafkat demokrateve?"

Nashi nje mut jane te dy per ate pune.Kaqi e ka nje zanat te pakten , majko nuk dihet se cfare profesioni ka pervec atij te deputetit permanent.

Keta jane keshtu:  Kaci eshte nga ata qe te thote: "ore do me besh prift ketu ne fshatin tone apo te vete hoxhe ne fshaten tjeter

Majko eshte vertet medioker i mirefillte.. ka te drejte kaci.. edhe pse Kaci per mua eshte nje figure super negative, ne kete rast i jap te drejte.

 

FRLEFTI - 15 Maj 2013 - 15:19 ...ose ish Left me ....yyyyyyy ne fund

te rroje Google...smiley

Po c'ke o LefKOPE me shqipen .Me je bere si ato plakat pa dhembe qe kerkojne "piken e qelbit " per nje dite te zeze smiley Mba moj Google .Ma pre kostumin sipas shtatit smiley

Po ti vonon dhe xhevairet moj tu befte Saliu ......smileyjam zotri dhe ato me peshojne flori....smiley  Mbase dhe ke qene moj , po ti ka shtypur babasqapi, ti ka ngjyer me boje floriri dhe te thote tundi si Floricka smiley Po ajo pela qe terheq karrocen , kush eshte ? smiley

 

Harrova te shtoj Shoku Idriz se Islami 'paska shpetuar" nga Rama smiley

Oh sa mirë me qenë inferior dhe mediokër! Turp me pas në krah personazhe që vijnë dhe kërcënojnë nënën e sëmurë, babain 85-vjeçar dhe familjen time. Turp për ty! Tradhtar është term stalinist. Armik është term i Luftës së Ftohtë. Turp! Distancohu se është turp për një personazh të cilit më 1995 i jam gjendur në krah kur e kishin shpallur tradhtar! Je bashkuar me një mediokër. Me një të paaftë. Nëse nuk ke guximin të kundërshtosh, së paku mos u bëj pjesë e maskaradës. Nëse ke guxim, jam gati të ballafaqohem, por unë dhe ti ballafaqimin e kemi me të keqen e madhe, që mban emrin Koço dhe Edi. Do të vijë dita që do ta kuptosh, por do të jetë vonë. Unë kam shpëtuar…”, shkruan Islami.

Gjatë prezantimit të kandidatëve të tij në Gjirokastër, Ilir Meta perifrazoi shprehjen e një liberali të djathtë amerikan, ish- presidentit Ronald Regan, sipas të cilit, “qeveria nuk zgjidh problemet, por ajo është vetë problemi”. Përpara ithtarëve të tij, që e brohorisnin pas çdo lloj fraze që nxirrte nga goja, kreu i LSI-së theksoi se këtë shprehje të çerek shekulli më parë, dukej sikur Ronald Regani e ka thënë fiks për qeverinë Berisha.

Vetem ne Albananistan nje politikan i ashtequajtur i majte, socialist per me teper, perdor thenien ideologjike te nje ikone te djathtes konservatore dhe libertariane e perdorur si moto nga Cajniket e US, per te goditur ish-aleatin e tij te para 1 muaj e gjysem dhe per kater vjet qe vetembahet si i djathte dhe konservator.

http://replygif.net/148

 

E di ti, minor details smiley

U bene mullar ato te shkreta minor details o gjemb.

Nejse mbasi socialisti Meta citon Reaganin per te goditur Berishen, Mc Leo e udheheq turmen elektorale me kengen tij te re.

 

Ej si tha ai tipi, ne fund te fundit eshte i yni tha, eshte Skraparlli.

smiley Kjo qenka epike! nuk po pushoj dot se qeshuri! Dhe keta s'qenkan as Skraparlli si ai kengetari i famshem popullor i qarjes se halleve por qenkan veriore.

E mire!  U bene gjullurdi gjerat dhe politiken krahinore dhe tribaliste te Albananistanit! Mc Leo veriori thot kur degjoni kengen (kete fjale te pakten e shqipton si Skraparlli) e grupit tim/ athere mendoni asht koha per veprim/ tash s'ka mo rrena, jane t'gjitha t'verteta/se vjen ne qeverisje Ilir Meta! duke dale ne foto duke bere gang signs me trimat e tij, kurse ai kengetari ne Berat i kendon Berishes "O Sali tu befsha ferre, merr pushtet edhe nje here!" i veshur me fustanelle. smiley

Tani s'mbetet vecse nje grup isopolifonik lab ti kendoje Bamir Topit se si dilte me sandale ne Tirane kur ishte pese vjec.

O Zot, ca ... uji pijne ato qenie?

Uje me ngjyre eurosh

Tamam. Me ka qellu njehere te degjoj llogari$ zgjedhjesh nga ca dhidera me shifra konkrete. Tamam pazari i bagetise. 

Mos e voto!! Kujt i ben thirje ky shkrim? LSI me sa shoh,nuk po kerkon voten e socialisteve e as PD-istve e te tjere,biles as voten e te paanshmve nuk po kerkon,po kerkon votat e LSI-istve! Me cfare morali i kerkon? Me ate moral qe solli Saliun ne pushtet ne 2005,me ate moral qe beri qeveri me Saliun ne 2009.

votat e LSI-isteve mo? he mo mos! te lutem mos! po kryetari mo qe fliste per "80 mije zemra socialiste qe u tradhtuan nga Meta" ka folur kodra pas bregut?

Ej po ca dmth kjo LSI-ja o Bredho?

Lidhja e Skraparllinjve te Inatos pra

Aaaa une mendoja se kishte dicka me socialiste aty ne emrin e partise, po qekam gabuar...

e kisha fjalen qe elektorati i LSI nuk mund te identifikohet si i vecante. Eshte thjesht ajo pjese e elektoratit socialist por i lidh 100% me interesa personale (qofte punsimi, biznesi etj), per ta dallu nga ajo pjese e elektoratit PS-ist qe voton per shkak tradite, pasioni apo ideali te mirfillte socialist

Po !! Ngjarjet me vone ate treguan!!

eh ca i keni bo piruetes ju socialistet...ja keni heq fare vleren si element baleti

thashe ta lija se nuk ja vlen,por jam kurioz..na sjell dot disa shembuj konkret apo edhe nje te kesaj piruetes? Jo se nuk ka,por jam kurioz ti lexoj nga dikush qe jep verdikte nga kush e di cfare lartesie morali politik..

po hap e lexo per kujtese komentet tuaja deri para 3 muajve, pastaj krahasoji me kto te 2 muajve te fundit dhe ke per te msu pirueten

Sa kerkesa paske ti

Ja se i sjell Gjembi...pastaj flasim!!

Duku nga java

LSI pretendon 120 000 vota ne rang kombetar dhe nga kjo kerkon minimum 8 mandate.

Durres 1, Tirane 3, Berat 1, Fier 1, Lezhe 1,  Gjirokaster 1.

po mori 50 mije ! hallall ti kete

ç'surrat! 

Babaxhan

ëhë.

Burre vatani, lindur thelle ne malet e Skraparit!

Ketij i thone i bukri shejtan. smiley

I shëmtuari shejtan! smiley

E e po ketij po i ngrene epos. Muji e Haili po plasin nga zilia. smiley

Edi me Lirin duke luftuar kundra Bajlozit te Vicidolit.

Po rrotullohen të varfrit në varr  jo nga zilia, por nga hajnia e këtij palaços! smiley

Te rrine urte e mos te ndihen, se po i gjeti ky, ua shet dhe varrin ne ankand te ndershem. smiley

Too late. 20 vjet me qera.

Nje skaparlli* nuk mund te beje mekate, me aq sa uji mund te futet ne gushen e mjellmes, aq mund te depertoje mekati nje skaparlli*. Ata* ose jane vite te gjate perpara moralit te mykur te kohes, ose keqkuptohen ne rrekjet e tyre per te miren e njerezise. Nje skraparlli* nuk ka nevoje per NJOHJE, as per komente levduese, nje skraparlli* ben dhe pa parfume, locione pas rroje, pedikyra apo portrete prej alen delonesh. ai* eshte vetvetja dhe i vetmjaftueshem!

*banor i tokes se shenjte, SKRPR.

ne botes i rrime te bardhe e te dlire

si qaforja e sapo nderruar qafes se ushtarit,

e kush u flijua per kete popull me shume e me mire

tej ures se qabese apo pasarelave te skraparit?

 

e kush u flijua per kete popull me shume e me mire

Dmth paska ardh dita e vlere$imit. Pjesen e vet po merrka dhe Likja. Se s'e kerkoni ju te tjeret, hesapi juj. smiley

Likja po merr dhe pjesen e te tjereve.  Po ju ben nder atyre qe s'kane mundesine ta marrin.  Po te vine ta kerkojne aty e ka Likja, se sic e dime mire te gjithe ai eshte i paster si kristali.

Me gjithe interesa ua jep Likja, bile ne flori.

 

nuk kemi nevoje per aolat plot llak diturie,

per fjalime brukseli a per cekice NASDAKU,

fakir fukarase i zgjasim doren dhe dege kullumbrie

zemrat na i kuq dashuria me teper se gjaku.

 

dhe ne u mpakshim sic mpaket nga koha floriri

apo argjendi vejushes nen driten e zbehur te henes

do rroje ne jete te jeteve amaneti dhe bese e Ilirit,

dhe populli qe i thote, hallall bir, qumeshti i nenes!

Mireseerdhe Like djali
ne per ty na mori malli

Ore per ndonje monument eshte menduar gje? Apo lere se mos sjell ndonje tersllek, larg qofte.

 

s'menduam kurre per monumente mermeri

bronzi si metal nuk na thote asgje,

por kur lengon e ankohet per fatin e jetes i mjeri,

as buka e as uji i Bogoves s'na lipsen me

 

aty ua hipim kuajve te betejes, detyres,

ku therret hera, hasit, librazhdit a dropullit...

poetet ne blloqe shkruajne vargje te muzes e Lyres,

ndersa ne blloqet tona hallet e renda te popullit!

ua hipim

Jepi Cezarit pjesen - tha.

Qe kur lindi Baba Aliu

s'ka pare historia

Burre si Iliri

dhe shoket e tija.

 

Pasurine e shkriu

te ndriste Vatani

Shendetin e treti,

Shqiperise

t'i gezohej xhani.

 

Lumja ti moj Corovode

qe i le pas shoqet e tua,

nxorre te atille burre,

qe s'i arrijne dot as ne thua.

 

 

Pasurine e shkriu

te ndriste Vatani

Shendetin e treti,

Shqiperise

t'i gezohej xhani.

 

oj ç'të djegur, tretur si qiriu! 

Korri vec mllefe

dhe lumenj vreri,

sharje dhe shpifje

porsi flake ferri.

 

E tallen te gjithe

me sa u hante zeri

por Historia e nxorri

m'u ne Bash te Vendit!

 

Beauty is in the eye of the beholder

Eh c'ben euro e shkrete, te duket gomari prift!

Gjemb, për ty është si shpirt, për mu si katran me bojë. Gusto gusto kjo dynja...

You don't just want to pinch his cheeks? Beje se dalin euro qe andej smiley

Une them qe eurot jane perqendruar ne gushe, qe aq harmonishem shkrihet me faqet.

Pinching him, oh please! Don't start now...smiley

Come on, admitt it! You know you want to pinch him and tickle his belly!

Ate po thoja!

eww...smiley no efing way!!!

Mund te hash nje darke me ngjala ne vilen e Metes te gjiri i Lalzit. smiley

Meta palaco, Berisha palaco, Rama  palaco, Nano palaco, Jozefina palaco, Topi palaco,partite politike  palaco, deputetet palaco, ministrat palaco, qeveria  palaco, opozita palaco, komunistet palaco, demokratet  palaco, socialistet palaco, te majtet palaco, te djathtet  palaco, centristet palaco, ekstremet palaco,verioret palaco, jugoret palaco, maloket palaco, leberit palaco, camte  palaco, vlleht  palaco, kosovaret palaco, myzeqaret palaco, minoritaret palaco, KQZ palaco, KZAZ palaco, KQBRFGWNJ palaco, RTSH palaco, tv Klan palaco, Top  Channel palaco, gazetat palaco, botuesit palaco,gazetaret palaco,pronaret e mediave palaco, Lubonja palaco, Stefani palaco, Muc Nano palaco,Frok Cupi palaco, Mero Baze palaco, Agron Tufa Palaco, Edison Ypi palaco, Filip  Cakuli palaco. ndjese nese kam harruar edhe palaco  te tjere.

OJQ palaco,Gjykatesit palaco, prokuroret palaco, diplomatet  tane palaco,policet palaco, tatimtaksat palaco,inspektoriatet  qeveritare te cdo lloj niveli palaco, te gjithe drejtoret e  administrates  shteterore  palaco, edhe nendrejtoret e shefat palaco, menazheret  palaco, Vodafon palaco, AMC palaco, Eagle mobile palaco, Platformat digitale palaco,shoferet e furgonave palaco, peshkataret palaco, trafikantet  palaco, universitetet  private  palaco, edhe ai shteteror palaco, spitalet palaco, stafi i tyre palaco, mjeket palaco, intefermieret  palaco, rojet e  spitaleve  palaco, policia bashkiake palaco, policia  private  palaco, blogjet virtuale  dhe komentuesit  palaco, bankat e bankieret  palaco, 

studiot televizive  palaco, te ftuarit  palaco, blend fevzite e te tjere palaco, cdo njeri qe mendon ndryshe nga une palaco,cdo njeri qe perkrah ate qe mendon ndryshe nga  une palaco, kengetaret palaco, artistet palaco, sportistet palaco, te gjithe  jane palaco, pervec meje  qe po shkruaj kete koment. Dhe secili  qe do  e shkruante ne vendin tim. 

Harrojme se  tere legjionet e palacove qe permenda me siper, e qe jane  nje pjese e vogel e palacollekut shqiptar, dalin nga  ai qe quhet popull. Populli i lind, i ushqen, mekon, rrit, zgjedh, perzgjedh, voton, glorifikon keto palaco. Po populli  eshte palaco?

Nje femije i abuzuar dje  dhe nje i rritur sot , do te  abuzoje  100% femijet e ardhshem ! smiley

Nuk eshte e thene.

Ka plot qe jane abuzuar dhe nuk abuzojne.

Mos gjeni pretekste per cdo gje.

you get my point ? S'eshte e thene me abuzu  vetem me drru ne dore , ajo fillon qe tek shpelarja e trurit dhe cenimi i lirise.

populli duket se ka humb cdo lloj ndjesie dhe reagimi. Ne rastin me t'keq eshte kthy ne nji marionete ne duart e ktyre te lartpermendurve, ne rastin me te mire eshte kthy ne indiferent sepse i ruhet neperkembjes. 

Po populli  eshte palaco?

Po natyrisht qe eshte palaco. Palacolliku i popllit eshte nji madhsi infinite. Sepse, si tha njeri qe rahmet past, nga erdhen gjitha kto? mos vall nga ndonji membrane e ndonje realiteti tjeter? jo, tha, i kemi pilaf nga prinder shqiptar, familje shqiptare, shtepi shqiptare, biznese shqiptare, fshatra shqiptare, qytete shqiptare, universitete shqiptare, dhe jane zgjedh nga zgjedhes shqiptar. pra mbase para se te jene ata/ato palaco, mbase palaco eshte dicka tjeter, si psh publiku shqipar. Pra publiku shqiptar eshte palaco, publiku eshte i dhjere si fillim! eshte cfare sistemi yne prodhon: fut plehra dhe nxjerr plehra. nqse ke qytetare injorante, qe mendojne vetem per bythen e tyre, atehere do kesh edhe politikane dhe superstrukture injorante dhe qe mendon vetem per bythen e vet, pra totalisht, gjashteciperisht, deri ne palce palaco. 

Them te veni njecik doren ne zemer, per te qene pak fair, e kam llafin, mos i bini shume ne qafe palacove prej verteti, te cirkut dmth.

Aspak. flasim per kuptimin e dyte (si ne origjinal) te fjales palaco. Perndryshe, se bashku me Migjenin, ne ofshajme: qeshu paliacio, edhe pse zemra po t'pelset.

100% sakte

Yes, edhe une mendoj se populli  eshte  palaco. Kur  ia  kerkon interesi  imediat militantesk partiak  behet edhe klloun.

Pikërisht për këto, Ilir Meta po sillet sot si një opozitar fallco.

Po pse si te sillet kur ishte deri para 1 muaj e gjysem pjese e qeverisjes?

Fushata e Metes mund te jete amnezike, por Aleatet e tjere te PS-se nuk "harrojne" ata ama, qe Rama i ka tradhetuar pikerisht per LSI-ne...

Aleatët e “tradhtuar” nga Rama, lëkundjet e koalicionit të majtë drejt 23 qershorit

 

"Pas Gjinushit, edhe Paskal Milo shpërthen ndaj kreut të PS: Rama na  shiti për LSI-në. Telefoni i tij nuk funksionon më për ne, ndërsa qurravecët e PS na tregojnë se ç’është e majta”. Pakënaqësi edhe Petro Koçi apo Marko Dajti"

Nipi i Hysni Kapos vazhdon qe 20 vite ne nje vrime ti bjere fyellit dhe ky hartim adoleshentesh militante nuk ben perjashtim.  Ne gjithe bemat e Ilir Metes, nipi i Hysniut, gjene si te keqe menyren se si po ben fushate Meta, nuk po i bie me fort Berishes.  E shikoni more shoke se ku calon puna?  Meta i videos se korrupsionit, Meta qe te gjithe emerimet ne gjyqesor i ka bere bashke me Berishen, Meta qe ka kontrolluar disa ministri dhe qe te gjitha jane keqdrejtuar dhe i ka mbytur korrupsioni, nuk ka asnje faj pervecse po flet shume pak dhe lehte kunder Berishes!

Epo zamet e ke o nipi i Hysniut po edhe kesaj rradhe Berisha fiton zgjedhjet.  Kaq mbeshtetje dhe entuziazem qe ka ne te djathte une skam pare as ne 05.  

po ec mer zedhensi i berishes se po t'i kishte rene shume ne qafe metes ky nipi i hysniut para 2 viteve, ti do ishe i pari qe do kishe qit gjoksin per ta mbrojt.

nga ata informatoret me 70 leke pagese dukesh qe je ti dhe K. Dervishi per ty e ka llafin kur flet se ky Dervishi sa per dijeni eshhte zyrtar i qeverise aktuale dhe ka bere nje pune te madhe me studimet ne arkivin e ministrise se brendsshme po per cudi citohet nga fosile si puna jote.

Rezident qetesohu.  Une kam qene ne klase te pare kur ra regjimi.  Ti je ai qe i ben biografine njerzise e jo une.

ahh, paske qene klase e pare, e gjete justifikimin.  Thuj emrin ketu dhe ja cojme Dervishit menjehere dhe te gjen edhe ty ai, mos ki gajle.  Kartelen aty e ke dhe duhet te kesh qene nga ata vullnetaret fare prandaj je kaq i deformuar psikologjikisht.  Gjoja nacionalist qe eshte vene krah per krah me gay-t.  Ky eshte deformim i PPSH ndryshe nuk shpjegohet.

Rezident iku ajo kohe ku mund ti trembje njerzist me biografiberje, sidomos ata qe s'kane cfare te fshehin.

Nuk je ne QK e Lacit ketu.

jo mer jo me "biografiberje", po te them shqip, je SPIUN i Sigurimit sikurse kane qene plot te tjere qe ti ju citon shkrimet dhe per te dale 6 muaj jashte shtetiit me studime faleshin te Sigurimi i shtetit dhe pastaj perfitonin te drejten.  

Po pra po ma thua shqip qe po projekton veten tek une, por fatkeqesisht realiteti eshte ndryshe.

keto jane fraza femijesh po he por edhe sikur kshu ta shohim, ti erdhe pa me njohur dhe pa me ditur dhe me the rezident, ai "projektimi" te bie ty mbi shpatulla.  Po projektoje veset dhe ndyresite e tua tek une megjithese nuk e di qe une mund edhe te kem qene ne klase te dyte (jo te pare) kur ra regjimi.

Agjitpropsat qe bejne biografine e njerzve s'mund te jene vecse tipa te tille.  Nga menyra se si flet s'ka gjasa fare te kesh qene ne klase te dyte.  Mbase 30-40 vjecar po.

po jo mer burre se nuk ja them dot dhe as ja uroj te kete qene po nuk arrij t'i kuptoj dot kta njerez qe flasin me citatet e prijesit. Sa i kane kunder vetes, nuk lejne gje pa u thene; dhe jane kryesisht gjera qe nuk kane lidhje me ca diskutohet, thjesht per me terheq vemendjen nga subjekti. Kur bashkohen pastaj, transformohen brenda 1 dite dhe keshtu vazhdon. Nuk i ka ngel nji gjurme kocke ne shtyllen kurrizore. Dhe t'mendosh qe arritja me e madhe e pas '90 duhet te ishte individi i cliruar nga pushteti i partise. Paska qene me e veshtire sesa dukej. Kta presin me padurim fjalimin e njishave per ta pertyp direkt pa e kafshu ne fillim  

Matane bujkroberise dhe skllaverimit te ekzaltuar ndaj bejut te tyre te preferuar, ben pershtypje metodat sigurisme te turrjes si qen i eger me biografiberje te tipit, "ti nipi i filanit" "ti djali i fistekut" "ti baxhanaku i ypsilonit" ndaj cdokujt qe s'ndjek linjen e beut te tyre te preferuar.

Gjergjo mos u be merak se 72-73 mandate i keni me apo pa Malajn ose edhe Priftin ne parlament. Me shume zor se behet. Se si do qeverisni pastaj me LSI-ne hall tjeter, aq me shume nqs fitojne keto te pavarurit dhe kane kerkesa per ndryshime kodi psh. 

Nga ana tjeter, Bushatit duhet ti themi bravo. Kur e shajne edhe komentuesit e Tema edhe Mavericku do te thote se po godet si duhet. Pak njerez kane qartesine e tij ne kete periudhe. 

Ata te Temes e shajne se jane militante ordinere si ti, jane mesuar vetem me temenara per Ramen dhe tani ju vjen rende edhe kur goditet me pambuk, kurse une nuk i duroj dot llogjiken ketij.  Ky nuk flet per Meten si simbolin e abuzimit, korrupsionit, klientelizmit dhe qe ka instaluar haptas tani kulturen e mos ndeshkueshmerise ne kete vend mjafton te levizesh nga njeri krah i politikes ne tjetrin,  por per faktin sipas nipit te Hysniut se nuk po shan me fort Berishen.

Epo zamet e ke edhe ti i kominternit po Berisha i ka te sigurta zgjedhjet.  Urgan mbeshtetje kudo qe shkon, ndersa Rama smbush dot asnje shesh ne qytet te vogel.

Nuk fiton e majta Endrit. Populli eshte injorant dhe i varfer.. do blihen tere.. rezultati eshte 70-72 per PDne.

mire qe te erdhen mendte o Gjergj.

Gjergji cpate mo.. pse kaq pesimist sot?smiley    deri para nje jave ishte ndryshe rezultati...

Studiova me kujdes listat e PS sidomos ne vendet ku luftohet.. ja del PDja.

Po mos e thuj mer burr. Keshtu vec sa ul cmimin. smiley

Po listat sikur i beri kryetari. Dihet boterisht qe ai s'ben gabime.

Kryetarit iu duk ngjale por paska qene bolle. I paska ardhur koha per syze.

T'emen Gjeke, me mire diabetik sesa pesimist para zgjedhjeve, vlla! shiko, hidhi dhe nje sy tjeter intervistes se kocos. Dukej 300% i bind qe fitoren e kishte ne xhep. Ta kesh si ne vend te karameles qe mbanin diabetiket ne xhep dikur. 

Une shoh ndryshe.. megjithate humbja me e madhe nuk do jete qeverisja e PD e vetme.. por treshja qe do bejne pas zgjedhjeve, sepse nuk besoj se asnje nga ta nuk do kete shumicen per te qeverisur rehat 4 vjet.

Po po erdhi puna per treshe, prap do ia fusin gjatoshit ata dy jashiket e tjere.

Pa dyshim qe mund ta bejne.. por problemi qendron qe ne kete legjislature do nevojiten shume 3/5.. per te bere reforma strukturore.. per arsye te borxhit publik.. kushdo qe te vije duhet te dish qe sot Shqiperia eshte teknikisht e falimentuar.. dhe ka nevoje per mbi 1 miliard euro borxh menjehere,,, BB dhe FMN e japin vetem em kushtin qe te shkurtohen 10-15% te punonjesve publike ne 4 vitet e ardhshme.. ekonomia dihet qe do kete rritje 0 ne mos minus ne vitet ne vazhdim.

Gjergjo a u shite ca shtrenjte ti apo jo? Mo e jep lire, se kane ata.smiley

Po nuk po flasim per mua apo per ty.. nuk ndryshon gje vota jone.. fitoren e vendos masa.

Vallai vetem mua mos me luaj. Atje s'kam votu. Po ketu votoj gjithmone per humbesin. smiley

 

Gjergjo , te pakten qendro ti mor burre , ca do bojme deri me 23 dhe pa ty masnej smiley

Eh cma more kalane nga brenda mor Bradland...edhe Gjergjin me ne fund ma bleve!

smiley Eshte realiteti Rono nuk ke ci ben..

 

Degjo Gjergjin e justifikoj une. E gdhiu dje ne peshk, dmth mos ia merrni shume per kapital c'thote sot. smiley

smiley

pa merak , neser e ke me parashikim 78 per PS -ne smiley

Jo ko kjo eshte e funditsmiley  Nuk ma hante mendje qe Rama rota e k.. nuk do bente dot nje pale lista te sakta,

Rama rota e k.. nuk do bente dot nje pale lista te sakta,

smiley

Kete do e printoj ta ve ne kornize

Te blene edhe ty o Gjergji! smiley

He thuj po deshe. Kush ofrohet per t'u ble e kush blihet.

Jete mizore. smiley

Kush me bleu ? une PS do votoj.. por jam i bindur qe nuk do kete shumice per te qevrisur..Nuk jam i lire ta shpreh dhe ta ndaj me ju kete mendim ??

Po ne jemi pus per ate pune. Ti, ne e gjithe Interneti. smiley

Po i lire je mo Gjergj. Po bej shaka. smiley

I dolem borxhit Gjergjo , na le neve ti bojme listat i thame , sna nigjovi .

Po te gjitha gjonat vete do me i be ai mo lla. Mentalitet diktatorial.

Rono, mire qe e ka blere Gjergjin,  po  ky  Gjergji duket edhe happy mor vlla... kushedi cpost i ka premtuar...  drejtor dogane ne Kapshtice..

Je ne vete. Aty rrezik shkon vete Likja inkonjito. smiley

epo kolesterolitash a masandej do e bente punen e tij...Sa i shemtuar...nuk ben hiç test si skraparli .Te pakten keta te peshkut duken alametasmiley

Megjthse une jam 50% i bindur se do kemi qeveri treshe pas zgjedhjeve...

treshe??smiley   ore  Gjergji, qeveri i thua ti kesaj??smiley

Kam 2-3 dite qe po e them.. nuk me ke ndjekur sic duket.. po te shohesh pak me lart, ja kam shpjeguar bradit hollesisht.

manage-a-trois

Flm per komplimentin

Jo, do jete nje folie a deux

Po ketu cmenduri e gjalle eshte o magus.. eja jeto 1 vit dhe ta shohesh po mos perfundove ne spital psiqiatrik.. mos na shiko ne se jemi kocke e forte dhe jemi mesuarsmiley

smiley mishi tretet ne Albanie o Gjergji, po kocka mbetet. Hajt se jini mire po he, mos u qani kot. Ja zgjedhjet jane si puna e asaj gjilperes qe te benin kur ishe i vogel, e teta infermerja thoshte "he xhan, do te te dhembi pak, vec nje sekonde, e kalon" smiley

Gjergj, nuk ka koalicion te madh.  Edhe sikur PD-ja te kapi vetem 70 deputete, do dalin kokrra nga LSI por edhe PS qe do i ofrohen PD-se.  Pse Berisha kot i futi ne lista 3 deputete te PS?  Eshte mesazh mer Gjergj qe tregon se Berisha ndryshe nga Rama eshte mirenjohes.

Gjergj, je zotni burre!

po si nuk the nji fjali pa pas berishen si kryefjale mer

Pse Berisha kot i futi ne lista 3 deputete te PS?  Eshte mesazh

Po mesazhi per PD-istet cfare eshte?

Gjergj mos u merzit mo burre... une e kam deklaru bastin PD nuk kalon 65 deputet me zgjedhje pa prishje. kush do le te hudhet. 

 

Por, kam frike qe keto zgjedhje do prishen...dhe do mbarojne nga shtatori. 

Ka fituar shume llume saliu ne keto 8 vjet..se ketu vetem llumi mbeti. megjithate shpresoj te gabohem.

Llumi asnjehere nuk e kalon arsyen... vetem propaganda eshe me e madhe...kurre mos humb arsyen. Se pastaj te shkelin me kembe.

Sa po me mungo Venuska, ne keto lloj temash...????  Venuuuus, ku je fshehur...????

Miiiiseeeer miiiseeeer!

 

gruuure, gruuuuure............

....................

u ngrit fati i shqiperise

si i vdekuri nga varri

veshi rrobat e miresise

dhe shikoi me Skrapari

 

 

Valixhet e Gjergjit qenkan paketuar prap per here te shtate kete muaj.

Gjergjvalixherutina: hap dollapin, qit valixhen, hap valixhen, mbyll dollapin, shan Ramen per listat. Hap sirtarin, qit plackat, i fut ne valixhe, mbyll valixhen, mbyll sirtarin. Hap kompjuerin te prese bileten, lexon lajmet e fundit, i ben dhe nje here llogarite, hap valixhen, qit plackat, hap sirtarin, fut plackat, mbyll sirtarin, mbyll valixhen. Hap dollapin, fut valixhen, pi aldometen, hap gazeten Tema ne kompjuter, i ben prap llogarite...smiley

Kaq konsiderate te ulet ke per mua ?? 

Po jo bre shaka bejme, e ne shaka normal qe do egzagjerojme shifrat smiley

Fundja, ata qe s'adaptohen jane ata qe nuk favorizohen nga evolucioni, dhe per pasoje vdesen. Kjo eshte e provuar shkencerisht. smiley

Gjergjo nje gje di te them. Me kete fryme disfatiste qe po perhap po i con uje mullirit te Saliut! Mbaje veten o burre, e kuptoj qe eshte kohe e veshtire dhe qe gjeneralet i kemi te paafte, po kjo nuk duhet tna bej te ulerasim...humbem...humbem! Te kisha qen oficeri yt ne lufte, te kisha pushkatu menjeher!!!

Mbaje veten Gjergj!!!!

Kshu si e ke nis ti Gjergjo. Me ket fryme disfatiste. Ke per tu shpall armik i partise. Turp te kesh qe ske besim te krietari sipatrembur Rama. Po vazhdove edhe pak keshtu te vjen Roni poshte te shtepia me tabellë te madhe ku shkruhet: Ketu banon Gjergji tradhetari. E gjithe Korca do therrasi: Gjergji zi, Gjergji zi...smiley

daleni more shoke, po kjo eshte...po po, kjo eshte disfatizem.

Roni kopertoni te pakten ben gajret, megjithese e di si Gjergji qe Rama nuk fiton. Eshte inatcar e komunist i vendosur, qe megjithate lufton per partine deri ne fund, Gjergji eshte rruges per tu shpallur element anti parti.

Si do shkojne zgjedhjet? Ja se po e hedh edhe une bastin..ka per te ndodhur ajo qe ka ndodhur gjithmon,pjesmarrje masive diten e votimit,njerez te qete qe respektojne radhen,dalje e Saliut qe mburet se po ben zgjedhje te papara,dhe e PS-se qe pershendet kete dite e ben thirje per votim. Saliu si gjithmon humbet kur fillon te numerohen votat,fillon shtyrja e numerimit,vota te gjetura diku qe dalin si gabimisht qe I perkasin PD..perseri keto marifite nuk mjaftojne,keshtu qe kalohet ne mos firmosje proces verbalesh nga komisioneret,tek tuk nderhyn policia per vendosje rregulli demek... shtyrje shpallje fituesish nga KQZ me arsye ligjore natyrisht,e po me arsye ligjore te mbeshtetur tek esperienca me e mire e vendeve nordike,perseritje ne shume qendra votimesh..e gjithe kjo kohe,dite jave e muaj, I duhet Saliut per te blere deputet e aleate nga fituesit,me hir apo pa hir..e te ngre ne kembe teorine se Edi nuk fitoi,duhet te ik..si do zgjidhet si perfundim ky lemsh? Per mua ka per te plas kallashi..

shif se ktu po humb pike. Update-tohu pak se shefi tani po thote qe zgjedhjet i humbi nga percarja e te majtes dhe qe nuk ka frike se do i vidhen votat mgjse nuk ka as perfaqsues ne KQZ

per ta futur ka shum pozicione,te shohim se ne cfare pozic..po ja fut meta rames kesaj radhe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).