Ishte i drejte sulmi ndaj Italise ne 1992. Ne jemi vetem lajmetare te ndodhive te keqija.

21 vjet me pare ,me fondin e tij “Quantum”, dha kontributin e tij te rendesishem per te shkaterruar liren dhe ekonomine italiane. Sot, George Soros, financieri amerikan me origjine hungareze me nje pasuri te stimuar 14 miliard $ dhe me nje jete te dyte si filantrop, eshte fituesi i fresket i cmimit “Terzani” , te cilin e ka mare dje ne Udine per librin e tij “ Kriza globale dhe instabiliteti financiar i Europes”. Duke u prononcuar per gazetat italiane “ La REPUBLICA” dhe “ LA STAMPA’, pershkruan operacionin spekulativ qe vuri ne gjunje ne vitin 1992 Italine. Duke i mbrojtur, dhe jo pa cinizem, levizjet e tij ne ate kohe.

“Sulmi spekullativ kundra lires- thote Soros- ishte nje operacion financiar legjitim”. Isha bazuar mbi deklaratat e “Bundesbank”, te cilat thonin se banka gjermane nuk do e mbeshteste valuten italiane. Mjaftonte te dije ti lexoje dhe interpretoje ato deklarata te bundesbank. Pra asnje sekret, Asnje informacion i rezervuar apo fjale te rezervuara nga sallonet e finances se larte. Vetem nje aftesi e madhe dhe e pameshirshme per te kuptuar realitetin, qe Sorosi e sintetizon me nje formule te vecante dhe efikase: “ Spekullatoret bejne punen e tyre, nuk kane faj. Perkundrazi thote Soros kjo eshte detyre e legjislatoreve dhe qeverise qe mos te lejoje te ndodhin keto spekullime. Spekullatoret jane vetem lajmetaret e ndodhive te keqija”

“Ne Itali armepushimi nuk do zgjase” . Pra persa i perket nje refleksioni mbi Italine, Soros thote qe armepushimi i tregjeve financiare nuk do te  zgjase shume. Jemi ne nje situate shume te larget nga ekuilibri. “Italia-thote-“ eshte ne nje gjendje shume te rende  por jo pa shprese . Neqoftese behen disa ndryshime ne strukturen e Euros mund ti zgjidhe problemet qe ka.” Me tej shton se “ Vazhdimi i renies ekonomike te Italise vjen si shkak i regullave te austeritetit qe i ka imponuar Europa”. Por “ Italia nuk rezikon te perfundoje si Qipro., thote Soros, i cili kujton se ne Itali peshon shume kriza e brendshme politike. ..“ ka nje tragjedi sot ne Europe dhe nje tragjedi ne Itali : Kriza e Euros po ben te sajen per te risjelle Berlusconin ne pushtet… “  E mbyll intervisten Soros.

Operacioni I Sorosit ne 1992. Aksioni i Sorosit ne vitin 1992- ishte shitja e Lires ( e zbuluar) duke blere Dollare $; Kjo detyroi  Banken e Italise ne ate kohe te shese 48 miliard $ rezerva per te permbajtur kembimin e monedhes ( Lires), duke e shpene kete te fundit ne nje zhvlersim prej 30%.. duke e shkateruar dhe eleminuar monedhen Italiane nga sistemi monetar Europian.

Pasojat. Per tu rifutur ne SME, qeveria italiane u detyrua te beje nje nga manovrat financiare me te renda ne historine e saj- gati 93 mije milliard lira- duke ritur keshtu taksat ne menyre eksponenciale. Gati 5 muaj me pare se Sorosi te niste sulmin spekullativ ndaj Italise, ne ate kohe Kryeministri Amato vendosi te terheqe nga llogarite bankare te Italianeve  0.6% te vleres se tyre .. midis nates se 9 dhe 10 korrikut,  per shkak te situates emergjente te ekonomise se asaj kohe.. Kjo na kujton situaten e Qipros sot.

Mare nga Huffington Post

63 Komente

"Sot, George Soros, financieri amerikan me origjine hungareze"

 

Sot, George Soros, financieri amerikan me origjine cifute apo hebre hungareze

cifut apo hebre ....merrni cilin definicion qe doni .... e rendesishmja eshe se me keto lidhje te vjetra atij dhe te tjerve si ai i hapen disa dyer pak me shpejt dhe kollaj se te tjerve smiley

Ngjergji,

ç'ne ne sulm te Sorosit ju te PS-se ? apo shteruan paret qe financuan direkt apo indirikt Mjaftin, G-99 dhe Partine e Rames ?

Kisha shume deshire qe kete artikull ta lexonte Pjeri...... Si me porosi o Pjerin........ Ja ku eshte politika ekonomiko-financiare....boterore....

Ja ku eshte politika ekonomiko-financiare....boterore....

...nuk jane te gjithe te lige si Soro o aldemso,pastaj sot nuk ke ku te fshihesh sepse ka akoma njerez shume te mire ne ket bote

Pavarisht personazhit per te cilin une nuk kam asnje lloj simpatie..Eshte shume e drejte ajo qe thote Soros:

 “ Spekullatoret bejne punen e tyre, nuk kane faj. Perkundrazi thote Soros kjo eshte detyre e legjislatoreve dhe qeverise qe mos te lejoje te ndodhin keto spekullime. Spekullatoret jane vetem lajmetaret e ndodhive te keqija”

Me pak fjale nqs nuk do e beja une do e bente dikush tjeter...

Pse s'paske asnje lloj simpatie ti per personazhin?

Jo asgje personale me Sorosin.. nuk kam asnje lloj simpatie per kedo financier.. sidomos spekullatoret

Ca te kane bere spekullatoret?

Po ai eshte edhe i majte me bindje - dhe me kete nuk nenkuptoj vec ato qe thote LEFTI/Y me siper.

Dhe? Të majtët s'kanë të drejtë të kritikojnë të majtët. 

Absolutisht qe po. Po se bera pytje pse e urreka, s'me duket se e vrava smiley

Nuk thashë...smiley

jo deri me 23 qershor, kshu eshte motoja

Po te jete Sorosi i majte une jam marxist.

pse mo Gjergjo, marksist (pa x) je ti o?  po une te dija  analist, parashikues, sondazhist..smiley

Belul ju keshilloj te lexoni ( ose rilexoni) “Manifesi i Partise Komuniste". Karl Marks & Fridrih Engels,

Do kthejllohemi mbi Sorosin apo dhe filantropine qe po bejme mbi ate vajzen e vogel 2 vjecare.

Po pse hajdutet cfare me kane bere??

Spekullatoret nuk jane hajdute.

Eshte opinioni yt personal smiley

Eshte fakt. smiley

Te spekullosh duke shfrytezuar me koshience mungesat apo mangesite ligjore me qellim perfitimi personal per mua eshte vjedhje dhe besoj se edhe kodi i procedurave penale duhet ta permbaje nje klauzole te tille. 

S'di c'te te them. Soros eshte nje njeri i lire dhe i respektuar.

Me ngjane sikur Soros dhe njerez te ngjanshem nuk shfrytezojne as mungesa e as mangesi ligjore. Asnje ligj nuk eshte kaluar per te ndaluar sjelljet e tyre dhe ne pergjithesi sjellja e tyre shihet si dicka pozitive. Karakteristika e Soros apo e Paulson-it, gjate krizes se fundit, eshte qe bene shume para kur tregu i valutes ne 1992, apo i shtepive ne 2008, ra. Nuk ka ndonje gje te keqe ne rast se mendon se nje valute apo produktet e sub-prime mortgageve jane te mbivleresuara, dhe nuk ka ndonje gje te keqe ne rast se merre masa te fitosh nga rrenia e tyre. Ne rast se me shume njerez mendonin si ata ne lidhje me tregun e shtepive ne amerike nga 2000-2008, fllucka nuk do arrinte nivelet qe arriti.

E the mor muhamet, e the, po kujt ja the?!

Yep, nga te gjitha anet e debatit, kjo sjellje ne pergjithesi njihet si "shorting," shihet si dicka pozitive. Ndihmon ne uljen e flluckave si dhe ne gjetjen e cmimit te sakte te aseteve. Shume raste ku ka patur mashtrime nga kompani, ishin pikerisht "short-sellers" te cilet thoshnin qe dicka nuk shkon mire me keto kompani. Dhe ne fakt ate qe Sorosi thoshte ne lidhje me Angline apo Italine eshte qe dicka eshte rrenjesisht gabim me menyren sesi valuta e tyre eshte vleresuar. Ketu kishte te drejte.

Llogjika e disave ketu eshte sikur ne 2006 te kishte dale ndonje financier e te thoshte, "shikoni, se dicka eshte gabim me menyren sesi borxhi i greqise eshte vleresuar, dhe menyren sesi greqia i beri llogarite per futjen ne Euro," fajin per krizen do ta kishte financieri.

Pyetja eshte shume e thjeshte: te ishe ne vendin e Sorrosit a do te beje te njejten gje?!

Une, sigurisht qe po! Legale, e zgjuar, shume fitimprurese!

So, where is the problem?

Njof une njerin qe e quanin kasyskley, qe ka pas miqsi me nje disident qe shifte filma te Felinit mçeftas tek jugosllavi, e qe ne kohe te Enverit kane qene te dy njerez shume te respektuar, sepse kane spiunuar nje kapitalist qe ushtronte sportin e ndaluar te boksit dhe nje artist dekadent qe shifte deri naten vone filma me thitje cicash mamaje. Dhe sot ne qofte se muhametaline dhe thithesin e cicave i pyet se si arriten te benin nje gje te tille, ata pergjigjen:

C'te keqe ka, ashtu ishin kohet atehere? Ne kemi vepruar ne perputhje me ligjin. 

Heretik dhe moralist?! Mah... Boh...

Olsi, ndryshimi ndermjet meje, heretikut dmth, dhe nje heretiku, eshte se une nuk jam heretik. Me te njejtin arsyetim dhe strukture fraze mund te vazhdosh me tej per te qene moralist dhe per spiun pa bere as mah e as boh. Shume shume mund te bosh:

Ua mama mia, çfare burrash paska Shqiperia!

Ben edhe rime!

Ngadalsoje pak LSD-ne se s'po te ndjekim dot.

Per mua dhe ne rast se dicka eshte legale, por e gabuar, perseri mbetet e gabuar. Tek diskutimi mbi tax havens, prandaj nuk tregova simpati per gjera te tilla. Besoj tek koncepti i te mires publike, dhe besoj se ai koncept duhet te jete kryesor ne vendimet e qeverive. Besoj se ligji mund te jete gjithashtu dhe ne "shpirt ose substance" e jo vetem ne forme, sidomos kur pyetja eshte ne lidhje me rregulla ekonomike.

Por ajo qe be Sorrosi nuk eshte vetem dicka qe shume te tjere do ta benin, por eshte dicka qe ne si shoqeri deshirojme qe njerezit ta bejne. Kjo eshte arsyeja pse nuk kemi kaluar ligje kunder sjelljeve te tilla... te qe mangesi ligjore do ta kishim mbuluar, por kuptojme qe eshte dicka pozitive.

Sa pa ardhe viti i mbrapshte 2008, "JU" i mendonit pozitive ca gjera qe sot i mendoni negative. Mire e keni "JU" xhanem, gjithnje kaluar, por si ti'a bejme "ne" qe ngelem gjithnje "ne", ose me keq "ata".

Ke te drejte. Per shumicen e njerezeve eshte pothuajse e pamundur ta kuptojne qe jane brenda nje flluckeje... prandaj njerezit si Sorrosi, te cilet jane nje minoritet dhe tek fusha e tyre, vleresohen.

He bravo, tani perpiqu te vlersosh edhe minoritetin e 9/11-tes qe i tregoi njerzve qe jetonin brenda nje fllucke, kushedi vlerson edhe Diçka Tjeter qe ja vlen vertet te vlersohet, dhe qe minoritetet e mbivleresuara dhe qelbezuara jane pikerisht ato qe pengojne vlersimin e Saj.

Mundohem, nuk e di ne rast se jame gjithnje i sukseshem, te flas ne menyre te qarte, me argumenta te lidhura me njera tjetren. Keshtu qe e kame sinqerishte te veshtire te te kuptoj ne shumicen e rasteve. Ate qe shkruaje mundohem te sqaroj me shembuj, ne menyre qe te kuptohet si 2+2=4, te pakten llogjika e asaj qe theme. Keshtu qe habitem pakez nga menyra sesi flet, sesi je i zoti te lidhesh me kaq siguri absolute gjera per te cilat une nuk flas dhe me duken komplet pa lidhje.

E disha un, si gjithnje ketu ngeci karkaleci.

minoritetin e 9/11-tes qe i tregoi njerzve qe jetonin brenda nje fllucke

Per cfare minoriteti e ke fjalen, per Arabet qe moren avionat?

Eh Soros djali, sa inat te kane! Po ti hic. Ata tutje, ti tehu. smiley

E di si eshte kjo pune si tek barcaleta. Ishin dy shoke tu henger e pi ne qejf te vet. Ne fund tepron nje cope e mire mishi. Mbas nje hezitimi, e perlan njeri. I thote tjetri si me ndrojtje, po si o burre e more. Po pse ti ca do beje, i thote marresi. Po ja do te te ta lija ty. Epo mire pjesen time paskam marre.

Njerzit ndahen ne dy grupe te medhoja, thoshte nondaja ime rafmet paste. Ne votues dhe te votuar. Sorosi hyn tek te votuarit. Ne ke votusit. Pro apo kondra pak rendesi ka. Leket po te tjeret do i bojne, ne po llap-llap. smiley

Ore e di qe s'e keq ti. Sikur te kerkoshin nei qindarke per keto llap-llapet ketu. S'bohet he? Sikur ta dijsha qe po llapshim kot. smiley

Po ti provoje i herë s'e ndoshta të del naj mundsi mullari aty pari smiley

Veshtire eshte, duhet me pas talente speciale si Sudja, Sala etj. Ne te tjereve duhet te na bi bretku per fijen e kashtes. Eshte talent me vehte mullari. Kam pas nje shok qe thoshte, jo se s'du, po s'e boj dot. smiley

S'e mos vetëm shoku yt. Një mikesha ime thotë të njëjtën gjë, sikur të ishim sa nji fraksion i ktyre...pastaj ra heshtja dhe një si ah në shpirt...smiley

He se Ai mbase ben dhe kompesime, ose te pakte keshtu eshte me healthy me mendu. smiley

Kurse nendaja ime thoshte qe ka edhe nje kategori tjeter qe bo llapa-llapa per t'i tregu te tjereve qe boni llap-llap. Ne kete menyre qetsojne ndergjegjen e tyre si te votuar ose si votues.

Heretik, me je bere si nendergjegje. Me nje fjale ndergjegje, po qe vjen gjithmone nen komentet e mia. Shif jeto dhe vete mer burre, mos u bo vetem komentus i komenteve te mia. Se ja nje dite do marojne dhe komentet e mia. Cfare do bosh masanej? Apo do hash kokoshka e do psheretish per good old days?

lum si ti qe te vijne mizat nga pas smiley

Posi jo mer. Ja tashti po dalim edhe me mizat perkrahu neper nejberhud.

llapa-llapa-llapa-llapa e ha ha ha ha.

Noçke, jane ndare detyrat nga krietarka, tyja ta kemi vene nga pas Patekun.

E lashe, e lashe me kaq se ti qeke bo per gjynof. smiley

lireta monedh shker**ate - mir ja boni Sorosi. tashti qi osht plak, sikur ta rrjepi nanjoni, do ishte fantastike.

Alidemso, ta kam thone qe spekullimet ne finance, ne Burse, jane te pranueshme, se nepermjet ketyre levizjeve, mesojne dhe financieret e tjere. Jo te gjithe qe mbarojne fakultetin ekonomik, masterat, jo te gjithe qe punojne neper banka dhe institucione financiare, i dine te fshehtat e burses dhe makro-ekonomise. Jane me miliona e miliarda paketat e ndryshme (si ajo e depozitave, thesarit, kredive, kolateraleve, produkteve, parase, etj) , ku `spekullatoret` fusin  `duar`  per te nxjerre paketa te reja per investim, perqindja e te cilave eshte e vogel kuptohet ne detin e madh te ketyre paketave shtylle/kryesore. Ajo e ashtuquajtura, humbje, zhvlersim (disa perqind) qe pesojne keto paketa kryesore/shtylle , mbulohet/justifikohet nga mbeshtetja tek paketat e tjera, kuptohet persa kohe ka besim dhe mirkuptim ndermjet grupimeve financiare. Kur keto te fundit nuk tregojne besim, apo kur terhiqen, dyshojne tek njera-tjetra, apo kur bejne deklarata si ajo e bundesbankes, natyrisht qe do kete humbje te vleres se paketes kur futen `duart` ne menyre spekullative. (Biles edhe kete fjale Spekullative, duhet ta kisha futur ne thojza, se ky veprim financiar behet edhe me pelqimin e dy paleve apo tre paleve, per te mbuluar nje investim qe do behet apo po behet, vlera e se ciles do pasqyrohet automatikisht ne Burse me vone, dhe qe behet edhe per efekt clirimi nga borxhi i regjistruar, per ti patur ne Burse te lira asetet e saja, te mos presesh gjersa te shlyhet ky borxh i ketij investimi e pastaj te luash me paketen e aseteve, jo , je i lire te luash ne tregun e Burses direkt, se e ke suporstuar borxhin) . 

Sa per ate qe thua Alidemso, mos me thuaj qe e kam thon tek VQ, fatkeqesisht e kam thon, por nuk po te them ta lexosh, se eshte liber per ata qe kuptojne nga ekonomia, per ty eshte vetem pjesa e pare ajo e disidences. 

lexuesi anonim (NN), kishte per ti thene alidemsit keshtu, Pjero: "nese ti nuk e lexon VQ, nuk ke si ta kuptosh ate".smiley

Edhe Sorosi pasurine e beri pasi e lexoji dhe e studjoji VQ me laps ne dore, por kete nuk e pranon sepse ka frike se mos i kerkojne royalties

Shiko se ky eshte muhabet me shume spec. Simbas kesaj i bie qe pergjegjesi i vertete i veprimeve te Sorosit paska qene dikush tjeter. Dhe kur mendon qe Sorosit duan t'i heqin skalpin ne gjysmen e botes, nderkohe qe gjysma tjeter eshte e ndare midis pjekjes dhe zierjes, ver doren ne zemer dmth.

Sa per ate qe thua Alidemso, mos me thuaj qe e kam thon tek VQ, fatkeqesisht e kam thon, por nuk po te them ta lexosh, se eshte liber per ata qe kuptojne nga ekonomia, per ty eshte vetem pjesa e pare ajo e disidences. 

smiley

 

eh mer Pjer, sa kena per te mesu....... mbetem gjithe jeten nxenes, e nuk u bom dot kurre profesora....... mesone, lexo ne, konspekto ne...po nuk paska qene e thene...... te japin te tjeret,  edhe pa to,  uje ne bisht te lugges......smiley

c'ben Soros, eshte nje vjedhje e ligjeshme. ata qe e krijuan gjithe kete pune, kishin dhe kane fuqine qe edhe ta ligjerojne. miljona njerez humbin fitimet e tyre qe t'i gllaberoje Soros & co. po ketej, njerzit edhe kur humbin mijra dhe miljona para, nuk bezajne, rrine sus, se ashtu eshte ligji.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).