Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve shqiptarë ortodoksë: Gëzuar edhe për shumë vjet Pashkën!

Paqja, toleranca, mirëkuptimi dhe dashuria qoftë në cdo familje shqiptare kudo që ndodhen! Pashka le të sjellë gëzim, lumturi dhe begati në zemrat dhe familjet tona.

42 Komente

Ca gallate ka bllogu er byrazer. Stalini te uron "gezuar pashket"...

Paqja,toleranca,mirëkuptimi dhe dashuria qoftë në cdo familje shqiptare kudo që ndodhen 

Pse jo, e? Hallall Iosif Vissarionovich!

ahahha epo edhe Stalini i festonte ndonjehere pashket. smiley

Stalin do te thote hekur, Stalin ne shqip= Hekuran! smiley 

Stalin do te thote "celik" dhe jo hekur smiley

He me mire sinonim i forces eshte edhe celiku edhe hekri smiley 

vertet? po ate Hekuran a Hajredin Çelikun, e kishte gje Stalini?smiley

Jo, ka pas kusheri Hekuran Isain smiley Nuk e mbaj mend mire s'e si binin me Pali Misken, kusheri te larget a te afert. 

gjithashtu krushk   me  Rita Markon..smiley    njese, nuk eshte e qarte akoma se kusheriri kujt ishte, perderisa  edhe keta te dy  nuk  jane te qarte..  perfundimisht, Stalin dmth hekur apo çelik?

Gezuar Pashken gjithe besimtareve ortodokse shqiptare!

 

 

p.s   ç'eshte kjo ironi e holle...  temen e paska hapur Stalini,  ateist  i njohur..smiley

Gezuar pashket ! Me nje rilindje dhe mbaresi te Shqiperise dhe gjithe emigranteve! 

Kete rilindje e kishe per Krishtin apo #rilindje?

Per te dyja, apo nuk qellojne afer me njera tjeteren, pashket dhe zgjedhjet, gati nje muaj diference smiley 

Gezuar

Gezuar gezuar, sidomos atyre qe jane nisur per ne Korce sonte ju uroj t'ia kaloni sa me bukur. 

Nuk ka vend me te bukur per pashket ne Shqiperi sesa Korca.

Nqs do ti festosh tamama festat, vetem atje duhet te ikesh. 

E premte e zezë

Sa një grusht vetja ime,
ortek mërzie. 
Zoti im në kryq!
Jam në rradhë me mëkatarët 
për një të puthur,
me shpirtin në dorë që digjet në një pikë flakë.
Me një të puthur 
u kryqëzua perëndia ime.
Të gjithë qajmë
të vrasim dim’ të gjithë,
dhe qeshin ëngjëjt në oborr të kishës.

A.Jatru

Kjo eshte kisha e re tek MMB? 

Po ajo eshte.

Kur ka dek Krishti ne prill apo ne maj?

nuk ka shume rendesi,  te dy jane muajt e duhur..  jo me kot populli yne i mencur ka nxjerre shprehjen legjendare: '' Prill Maj...., mos ju ndaj!!smiley

Prill Maj kishes mos ju ndaj!

Kishes apo pjeshkes?

Beluli mund te na thote ... me shume smiley

PS: Gezuar ata qe e festojne dhe ata/ato qe NUK!

 

nejse kjo pune eshte si e historise veza/pula!

Te gjitha fete ne fund te fundit jane "man made". Per mua ka rendesi qe e nje njeri beson ne dicka (jo gjithmone besim fetar). Ky besim mund te jete ne nje parim/doktrine/fe/apo X ose Y, pra rrjedhimisht nuk ka rendesi qe per katoliket Kirishti vdiq dhe rilindi "a couple of weeks ago" dhe per orthodokset eshte kete jave apo per dike tjeter. nuk do tia dije fare se kur...!

Nga mot Gëzuar! smiley

po ti pse i ke rrudh buzet

Gezuar Pashken shoke e shoqe orthodox. 

Flm per urimet te gjitheve !  Gezuar edhe nga une te gjithe shqiptareve ortodokse kudo qe te jeni, begati ky vit  dhe mbaresi ne pune e familje paci !

Foto nga Korca,sot ne mesnate.

Aman ,hiqe kete Nick se me fute lemerine.....

Gezuar pashket te gjithe besimtareve Ortodoks.

Por GEZUAR DHE DITEN E 5MAJITDESHMOREVE TE ATHDEUT QE RANE NE LUFTE

MOS I HARRONI DESHMORET

Gezuar!

qofte mesazh paqeje per fushaten e zgjedhjevesmiley

Gezuar edhe njeher Pashket  e kalofshi nje te diele te ngrohte familjare , foto e marre ne Elbasan.

Nderime dhe per 5 Majin diten e deshmoreve , bijve dhe bijave qe dhane jeten per Shqiperine .

 

Gezuar Pashket!

Per ju qe festuat si u dolen vezet e kuqe te mira apo jo ?

Te miat moren shume mire , merrni nga nje kokerr  smiley

Ke dyqoni i grekut e blini bojen juve?

Se boja e supermarketit mezi i bon roz...

Jo mua ma kane sjelle prindet , po ne fakt kesaj rradhe vura dy pako se dhe shperndava per qef ne ca miq  dhe doja te dilnin sa me te mira .

1- Vezet bleji jo te bardha

2- Leri ne uje te ngrohte per ca minuta (jo te nxehte)

3-Hidhe bojen ne 1 kile uje me 15 kokrra veze dhe 3 luge uthull

4-Zieji 6 minuta'

5-Hiqi nga uji me luge , dhe fshiji me nje cope te lyer me vaj

shpresoj te te kem ndihmuar

Te gjithe miqve ortodokse i uroj Pashket,ne veçanti Elbes e familjes se saj!!

Rrofsh e dashur smiley

gezuar o peshqit e kuq, me vezen e kuqe

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).