Ekspozita "De l'Allemagne" në Paris duhet të ishte një simbol i miqësisë gjermano-franceze. Por tani gjermanët ndjehen të keqinterpretuar në art.

Në hyrje të ekspozitës për Gjermaninë në muzeun e Luvrit në Paris lexon dy emra të gdhendura në dru: "Madame de Staël" dhe pak centimetra pranë "Heinrich Heine". Njëra është franceze: Madame de Staël shkoi në fillim të shekullit të 19-të në Gjermani dhe shkroi atje librin "De l'Allemagne". Ajo rrëfente nga Gjermania për Gjermaninë dhe u jepte gjermanëve në të njëjtën kohë këshilla, se çfarë mund të mësonin nga Franca. Tjetri, Heinrich Heine, i përgjigjej asaj si poet gjerman nga mërgimi në Paris. Ata madje ziheshin, që atëherë. 

Tani emrat e të dyve hijeshojnë një punim në dru të Anselm Kiefer. Artisti gjerman ka sjellë dhjetë punime me dru për sallën e hyrjes së ekspozitës. Mbi njerën gjen mbishkrimin "De l'Allemagne – nga Gjermania dhe mbi Gjermaninë". Kështu quhet ekspozita në Luvër të Parisit.

"De l'Allemagne" duhet të ishte një projekt i takimit të kulturave, me anë të të cilit festohet 50 vjetori i traktatit të miqësisë gjermano-franceze. Tani gjermanët dhe francezët grinden sërish. Por jo në të njëjtën kohë, njëri pas tjetrit.

Ekspozita është një bashkëpunim, nën patronazhin e kancelares gjermane dhe presidentit francez, e konceptuar nga forumi gjerman për histori arti në Paris dhe e ndërtuar nga Luvri. Hapja u bë para tri javësh nga ministri gjerman i shtetit për kulturën.

Disa të entusiazmuar, të tjerët të shokuar

Kritika franceze është e entuziasmuar, reagimet në gazetat gjermane nga ana tjetër janë shpesh të habitura, nëse nuk e shprehin hapur tronditjen. Akuza: Luvri tregon historinë e pikturave të një vendi  "të munduar nga forca të fuqishme të errëta", Ekspozita kapërcen romantikën dhe drejtohen në mënyrë direkte në periudhën e nazismit", shkruan një gazetë gjermane. Ajo vërteton të gjitha klishetë për vendin fqinj romantik dhe në të njëjtën kohë me një errësirë të rrezikshme.

Danièle Cohn është njëra nga kuratoret e ekspozitës dhe filozofe në universitetin e Parisit Sorbonne. Ajo u përgjigjet pyetjeve të DW në një gjermanishte shumë të rrjedhshme: "Një ekspozitë për Gjermaninë nuk do të thotë, që të thuash gjithçka për Gjermaninë." Ne kemi dashur t'u tregojmë francezëve, të cilët dinë pak për artin figurativ gjerman, një spektër sa më të gjerë të historisë gjermane të artit. "Ne duam që njerëzit të shtrojnë pyetje në lidhje me këtë histori kulture, e cila për ne është aq e afërt dhe njëkohësisht aq e largët." "Për ne arti gjerman nuk është aspak i errët", thotë edhe Sébastien Allard, gjithashtu kurator i ekspozitës dhe restaurues në Luvër.

Gjermanët dhe vetëdija e tyre kombëtare

Afro 200 vepra mund të vizitohen ndërkohë në Luvër. Ata shtrihen nga vitet 1800 deri 1939 dhe janë të nënndara në tre kapituj kryesorë. I pari i përkushtohet kërkimit të vështirë për një vetëdije kombëtare gjermane, e cila në krahasim me francezët u zhvillua çuditërisht vonë.

Ekspozita tregon në piktura, se si gjermanët fillimisht ëndërronin për Italinë, apo për Greqinë e lashtë.

Në piktura të tjera pastaj mund të shihet se si shumë shtete të veçuara gjermane erdhën e u bashkuan, për shembull përmes përrallave dhe legjendave të përbashkëta. Ata ndërtuan sipas shembullit të romantikës kishtare katedralen e Këlnit, një simbol të krenarisë kombëtare.

Një nga veprat në ekspozitë "L’Arbre aux corbeaux" nga Caspar David Friedrich, 1822.

Pikërisht në këtë pjesë vë theksin e parë kritik galeristi gjerman Karsten Greve. Kjo "errësirë mitologjike dhe demonët, që zvarriten kudo", e bezdisin shumë. "Tendenca e kësaj ekspozite, më duket negative", thotë ai. Prej 24 vjetësh galeristi nga Këlni ka një degë në Paris. Ai mendon se ështe "absolutisht e tmerrshme", kur tema kombëtare lartësohet përsëri kaq shumë. Arti është fundja art botëror.

Kapitulli dytë i ekspozitës tregon interesin për natyrën dhe sidomos me Caspar David Friedrich, një nga piktorët më të rëndësishëm të romantizmit të hershëm gjerman. Panoramat e tij të maleve gjermane apo nga Deti Baltik janë të njohura në mbarë botën. Këto peisazhe të mjegullta dhe njëkohësisht sublime, mund të interpretohen lehtë edhe si klishe. Sidomos pasi Friedrich ështe një nga të paktët artistë, të cilët janë ekspozuar shpesh në Francë, thotë Karsten Greve.

Nga romantika tek nazismi

Kapitulli i tretë i kushtohet njerëzve ndërmjet dy luftërave botërore dhe dhe përfundon pikërisht me nazisten e flaktë Leni Riefenstahl dhe filmin e saj "Olympia" të vitit 1936.

"Përse nuk ka Bauhaus?", pyet Karsten Greve. Për të kjo është një shkollë arti, që është e njohur para së gjithash për artet e aplikuara, "një prej zhvillimeve më të mëdha demokratike të shekullit të 20-të". "Aty nuk ka patur kontroll pasaportash, a je francez, rus gjerman, apo çfarëdo që të jesh." Ai vetë tregon në galerinë e saj pikërisht Louise Bourgeois, një franceze, e cila në fillim të luftës së Dytë Botërore shkoi në Nju Jork dhe nuk u kthye kurrë më. Ajo e shihte veten thjesht si qytetarë të botës.

Lovis Corinth, Ecce Homo, 1925.

Por krahas Riefenstahl-it janë të ekspozuara edhe punime të Käthe Kollwitz, Otto Dix dhe Otto Sander. Artistë, të cilët në punët e tyre trajtuan tmerret e e Luftës së parë Botërore dhe parashikuan të vinin ato të Luftës së Dytë.

"Unë mund ta kuptoj se për gjermanët ballafaqimi sërish me nacionalsocializmin është disi i turpshëm", thotë Cohn Danièle, "por kjo nuk duhet të të acarojë." Fundja Luvri me sallën e fundit ka dashur të tregojë diçka krejt tjetër. Se artistët gjermanë pikërisht midis dy luftërave botërore janë konfrontuar me pyetjet e njerëzimit. Fakti që ekspozita mbaron në vitin 1939, ka qenë një përpjekje për të marrë një datë, që është e rëndësishme për të gjithë Evropën. Ata kanë vendosur me vetëdije që të mos marrin vitin 1933 dhe marrjen e pushtetit nga Hitleri si mbyllje të ekspozitës.

E si u duket vizitorëve ekspozita?

Të bie menjëherë në sy: Gjermanët dhe francezët e perceptojnë ekspozitën në mënyrë krejt të ndryshme. Mosmarrëveshja mbi efektin e ekspozitës tregon, nga njëra anë sa të tensionuara janë marrëdhëniet politike mes Gjermanisë dhe Francës. Por mbi të gjitha, si gjermanët pikërisht në mesin e krizës së euros kanë frikë që të perceptohen përsëri si agresor. Nëse Angela Merkel shfaqet në faqet e gazetave greke me mustaqet e Hitlerit, atëherë, me sa duket, nuk është nevoja për një tjetër ekspozitë, që mund ta paraqesë Gjermaninë ndoshta negativisht edhe në art.

Shumë vizitorë të Luvrit e marrin më lehtë. Gjermanë dhe francezë hyjnë e dalin këtu së bashku. Ndoshta ata diskutojnë më pas me një gotë verë apo birrë se çfarë u ka pëlqyer dhe çfarë jo, në miqësi të plotë. Si dikur Madame de Staël dhe Heinrich Heine.

14 Komente

He shyqyr qe paska maru puna duke pi birre! Cfar lehtesimi, sepse shkrimi kishte nje tmerr lengues gjithnje ne ngritje sikur ne fund pritjej ndonje kasapane tip lufte e trete boterore. Ne fakt hiç asgje, mbaroi me nje vere ose birre qe rrjedh e pikon pike pike nga musteqet qe fshihen me dore mbas nje gromesire duke pare mendueshem me nje sy goten dhe me tjatrin boten. Shume tregues fakti qe:

"diskutojnë më pas me një gotë verë apo birrë"

dmth vere per francezet dhe birre per gjermanet, rezultati barazim, edhe kualitivisht, perveç kuantitivisht. Politically correct. 

Akuza: Luvri tregon historinë e pikturave të një vendi  "të munduar nga forca të fuqishme të errëta", Ekspozita kapërcen romantikën dhe drejtohen në mënyrë direkte në periudhën e nazismit"

Ka dicka luciferine ne shpirtin gjerman... qe paraqitet mjaft mire ne pikturen e tyre. Dicka prej barbareje e pagane... e lire e shkaterruese njekohesisht, e bukur dhe e eger, krijuese ne limitet e cmendurise. Filozofike. Humbetira qe ngacmojne iracionalen, mish i mavijosur, shikime purgatori....

Pse ore ti qe nuk ke qef qe ta permend emrin, aty poshte nga zona e jugut, e civilizuar, racionale, e zbutur, me buon sens, me bon bon, me mish engjelli te bute e te ngrohte, me shikime paradiziake, e te tjera zarzavate e biberonate e birbonate, kujton ti se nuk ka ekspozita qe kapercejne klasikiken dhe drejtohen ne menyre direkte ne periudhen e fashizmit?

Biles jugoret e hapen te paret lojen me futurizmin, tjater pune se me pas doli ne mal partizan Moravia, Felini dhe Pazolini qe demaskuan dhe mitraluan te gjithe fashistet te trasformuar brenda nates si zombi ne demokristiane dhe komuniste, mbasi shkapeten njalen me dhame. 

Po ca ke mo lla qe nxefesh. Ishte thjesht nje ndjesi artistiko-poetike ajo e imja.

 

Kam te drejten teme me u nxef bre, çin sha nga veriu ti? Apo perfiton nga rasti qe jeni mbledh ketu nje dore e mire nga jugu?

He mos u merzit edhe ti, rregullohet per bukuri edhe kjo pune duke bere trambe: te jap nje shishe birre maloku, me jep nje gote vere lapi, baraz dy gromesira te barazlarguara ne qiej shqiptare.  

Edhe fshatari më i humbur në Francë e flet frengjishten. (na.ndo.)

Kokat te hane, naplaby!

GALERI f.

Vrimë a zgafelle e gjatë nën tokë ose në dru, e gërryer nga kafshë a nga insekte të ndryshme.

Aty nuk ka patur kontroll pasaportash, a je francez, rus gjerman, apo çfarëdo që të jesh." Ai vetë tregon në galerinë e saj pikërisht Louise Bourgeois, një franceze, e cila në fillim të luftës së Dytë Botërore shkoi në Nju Jork dhe nuk u kthye kurrë më. Ajo e shihte veten thjesht si qytetarë të botës.

Nga kjo ekspozite kuptohet qe kokat e medha te Shqiperise nxjerrin shume perfundime per karaklteristikat e Popujve aq te Fellta , sa qe nderpret edhe fryemmarrjen e vet atyre Popujve me habitine " Ku kemi qene me pare pa na i thene Shqiptaret " .Ashtu si per krizen Financiare e me tej ne Bote , mendimet e Shefqeteve Shqiptare me thjeshtesine e tyre jo vetem qe zbuluan rrenjet por rekomanduan edhe si te kapercehet smileysmiley Viktima te mterreshme te Megallomanise !

Vini re se si e trajton Bota Levizjen...perkunder lehjes se Vlerave Historike te Mbreteroreve me pasaporten e te cilit levizje neper BOTE pa VIZE .Ymer paste N. ma i Dhimi A.Zogu qe Krye Naltmaidhimi SOT  enjeh 'si vlere zotrie "

Kjo vlen per ne qe te mos dalin lloj-lloj  Lehesish inteliDjente te na cajne Maverikun me vlera zogiste .Kjo eshte per ne , pa per cfare merren " Gjermanet me Francezet ..." ka vlere per handikapatet mendore te Shqiperise qe i kane si tespije pershkrimet per Historine e mardhenieve te Popujve neper Bote !

Lol

ej, sa interesant jane keto pune. Halle-halle kjo dynja. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).